Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48

    Përkthime: Gustavo Adolfo Bécquer.

    Gustavo Adolfo Bécquer
    (17/02/1836 - 22/12/1870)


    Gustavo Adolfo Domínguez Bastida ka lindur ne Sevije ne 17 Shkurt 1836. Poet spanjoll. Djal dhe vella piktori, ngeli jetim nga i ati 5 vjec dhe nga e ema 9 vjec. Jetoi femijerine dhe adoleshencen ne Sevije, ku studioj humanizem dhe pikture.
    Ne 1854 u zhvendos ne Madrird, me mendimin qe te bente karriere letrare. Pa dyshim qe suksesi nuk i buzeqeshi; prejekti i tij ambicioz per te shkruajtur nje Histori te tempujve te Spanjes deshtoi, dhe vetem arriti te publikonte nje pjese, vite me vone.Per te jetuar ju kushtua gazetarise dhe te bente pershtatje te veprave te huaja per teater, kryesisht nga frengjishtja, ne bashkepunim me mikun e tij Luis García Luna, adoptuan pseudonimin «Adolfo García».
    Gjate qendrimit te tij ne Sevija ne 1858 pati nje semundje e cila e la 9 muaj ne shtrat; ka shume mundesi te kete qene turbekoloz edhe pse disa biograf mendojne se ka qene sifiliz. Gjate kesaj periudhe ne te cilen ishte nen kujdesin e te vellait Valerianit , publikoj legjenden e pare , Zoteria i duarve te kuqe, dhe njohu Julia Espin, sipas disa kritikeve muzen e Rimave te tij, mgjse disa te tjere mendojne se ishte Elisa Guillén, me te cilen poeti pati raporte deri ne 1860 kur ajo e braktici, dhe qe ka frymezuar pa dyshim krijimet me te hidhura te poetit.

    Ne 1861 u martua me Casta Esteban, vajza a nje mjeku, me te cilen pati 3 femije. Martesa kurre nuk qe e lumtur dhe poeti gjente shpetim ne pune ne shoqerine e te vellait duke pikturuar.
    Periudha me e frytshme e karrieres se tij ishte ne 1861 deri ne 1865, vite ne te cilat krijoi pjesen me te medha te Legjendave te tij, shkroi kronika gazetarse dhe redaktoi Letra nje gruaje , ku shfaq teorite e tij mbi poezine dhe dashurine.Nje periudhe qe kaloi ne manastirin e Verueles ne 1864 e frymezoi per Letra nga qelia ime,nje pershkrim i mrekullueshem i natyres dhe peisazheve.
    Ekonomikisht gjerat permiresohen per poetin duke filluar nga 1866, kur u punesua si redaktor zyrtar per novelat, gje e cila i mundesoi te le kronikat e tij gazetareske dhe te perqendrohej ne Legjendat dhe Rimat e tij, te publikuara nje pjese ne Muzeun universal. Por me revolucionin e 1868, poeti e humbi punen e tij, dhe gruaja e braktisi ne po kete vit.
    U shperngul me Toledo me vellain e tij Valerianin, dhe atje filloi te ndertoje doreshkrimet e Rimave, origjinali i pare i te cilave u zhduk kur shtepia u bastis nga revolucioni.Serish ne Madrid u emerua drejtor i revistes La Ilustración de Madrid, ne te cilen gjithashtu punoi edhe i vellai si piktor.
    Vdekja e te vellait ne shtator 1870,ndikoi shume tek poeti, duke e cuar deri sa te kerkonte vdekjen e tij,i dergoi mikut te tij Narciso Campillo origjinalet e veprave te tij qe te merrej me to, dhe vdiq 3 muaj mbas Valerianit.

    VEPRAT E Gustavo Adolfo Bécquer


    Fama e madhe e Gustavo Adolfo Bécquer bazohet tek Rimat, qe filluan rrjedhen romantike te poezise intime dhe qe sherbyen si frymezim edhe per poetet me vone.Kritika e kohes nuk i priti mie poezite e tij, edhe pse fama e tij nuk do ndalonte se rrituri ne vitet qe do vinin.
    Rimat, ashtu sic kane arritur deri tek ne, perbejne nje total prej 86 krijimesh.Nga ato,79 u publikuan per here te pare ne 1871 ne ngarkim te miqve te poetit, qe ben edhe disa korrigjime ne text (krijimet origjinale te tij ruhen sot ne Biblioteken Kombetare ne Madrid) Permbajtja e rimave eshte ndare ne 4 grupe: i pari (rimat I deri XI) eshte nje refleksion mbi poezine dhe krijimin letrar; i dyti (XII deri XXIX) ,trajton dashurine dhe efektet e saj ne shpirtin e poetit; i treti (XXX deri LI) kalon ne zhgenjimet dhe disfatat qe dashuria i ka shkaktuar; dhe i katerti (LII deri LXXXVI) tregon poetin duke perballur vdekjen, i zhgenjyer nga dashuria dhe nga bota. Rimat paraprihen nga “Brendia sinfonike” qe Bécqueri e pregatiti si prolog te gjithe vepres se tij.
    Proza e tij karakterizohet, njesoj si dhe poezia, per muzikalitetin dhe ndjenjen e te shprehurit, duke ndjekur hapat e Hoffmanit dhe te Poe-se, Legjendat krijojne ambiente fantastike dhe kthime ne nje atmosfere mbinatyrore dhe misterioze. Keshtu , ne Suta e Bardhe ku personazhi kryesor transformohej naten ne nje kafshe, ose ne Malni e shpirtrave ku njesoj nje skene me nje peisazh dashurie kthehet ne nje fushe horrori fnatazmal; ose ne fund tek Syte jeshil dhe mbi te gjitha tek Rrezja e Henes , ku irrealja , duke u perballur me realen, i zgjedh personazhet nepermjet endrres, ne te cilet ata arrijne te jetojne ate qe ne realitet ju mohoet.


    Perktheu Meri Lika

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    DASHURI E PERJETSHME

    Mund të errësohet përjetësisht dielli;
    Mundet dhe deti në të thatë të dal ;
    Mund të thyhet deri dhe boshti i tokës
    Si një i brishtë kristal.

    Gjithçka mund të ndodhi. Mundet vdekja
    Të më mbulojë dhe të më bëj të mbyll sy;
    Por kurrë tek unë nuk mund të fiket
    Flaka e dashurisë për ty.


    Perktheu Meri Lika

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    Prologu i krijimtarise se Becquerit eshte nje mrekulli me vete. Majfton te lexosh ate dhe kupton se per cfare do flasi vargu dhe proza e tij.
    Ai vdes 34 vjec dhe ne kaq pak vite ka mundur te shkruaj pothuajse gjithcka. Mendoj se eshte nder te rrallet qe kaq shpejt ka mundur te bej kaq shume.
    Mua me ka rrembyer kjo krijimtari dhe shpresoj e uroj te mund te percoj te njejten ndjesi tek te gjithe qe do ta lexojne te perkthyer nga une.



    BRENDIA SIMFONIKE

    Neper kende te frikshme te trurit tim, te kruspullosur dhe te zhveshur, flene femijet ekstravagant te fantazise sime, flene neper te turbulluarit cepa te trurit, te kruspullosur dhe te zhveshur, duke pritur ne heshtje qe Arti tu japi shikimin e fjaleve, dhe te mund ti paraqes me dhjetevjecar ne skenen e botes.
    Fekondohet , si qumshti i dashurise se Mizeries, dhe ju ngjan atyre prinderve qe krijojne me shume femije nga cmund te ushqejne, Muza ime percepton dhe shfaqet ne faltoren misterioze te kokes, populluar nga krijime pa numra, per te cilat as aktiviteti im dhe as gjithe vitet qe me ngelen per te jetuar nuk mjaftojne per tu dhene forme.
    Dhe ketu, brenda, te zhveshur dhe te deformuar, te kthyer dhe te perzier ne nje konfuzion te pa pershkrueshem, i ndiej ndonje here te acarohen dhe te jetojne me nje jete te erret dhe te huaj,shembelltyra te atyre shikimeve qe vlojne dhe tendosen ne nje ankth te perjetshem, brenda vragave te tokes sime, pa takuar forza te mjaftueshme per te dal ne siperfaqe dhe per tu shnderuar, ne puthjen e diellit, ne lule dhe fruta.
    Me mua ikin, te destinuar te vdesin me mua, pa mundur qe prej tyre te mbetet fytyre tjeter pervec asaj qe le nje enderr ne mesnate, qe ne mengjez nuk mund te kujtohet.Ne disa raste, dhe para kesaj ideje te tmershme, zgjohet tek ta instikti i jetes, dhe duke u shqetsuar per te tmerrshmen , edhe pse te qete dhe te lengesht, kerkojne nje shteg nga ku mund te dalin ne drite nga erresirat ku jetojne.Por ,AJ,qe mes botes se ideve dhe formes ekziston nje gremine, dhe prej saj vetem fjala mund te shpetoje, dhe fjale, e turpshme dhe dembele , qe nuk deshiron te perdori forcen e saj per ti shpetuar . Memec, te erret dhe te pafuqishem, pas luftes se kote kthehen dhe bien ne brazden e udhes qe kishin, ashtu si bien gjethet e verdha mbasi pushon era.
    Keto veprime te femijeve rebel te imagjinates shpjegojne disa nga ethet e mia; ato jane shkaku, te panjohura nga shkenca, i shperthimeve dhe i pakurajos sime. Dhe keshtu, edhe pse keq, vij duke jetuar deri ketu, duke kaluar neper indiferencen e kesaj furtune te heshtur ne koken time. Keshtu jetoj; por te gjitha gjerat kane nje fund, dhe ne fund jam une qe vendos pikat mbi i.
    Ne Pagjumesi dhe ne Fantazi vazhdojne te krijojne mostra. Krijimet e tyre, ju ngjajne bimeve rakitike, godasin per te shfaqur ekzistencen e tyre fantastike, duke shtyre atomet e kujteses si ne nje loje me token sterile.E nevojshme eshte tju hapesh rruge ujrave me te thella , qe shkaterruan digen, duke rritur prurjen e tyre te gjalle perdite.
    Ikni tani; ikni dhe jetoni te vetmen jete qe mund tju jap! Inteligjenca ime do tju ushqej mjatueshem qe te mund te jeni konkret. Do tju vesh edhe pse me zhele, mjaftueshem do jete qe te mos turperohet lakuriqesia juaj. Une do doja te shtroja per cdo njerin nga ju nje strof te mrekullueshme mbushur me shprehje te embla, ne te cilen te mund tju rrethoja me krenari, si ne nje veshje te purpurte. Une do doja te mund te gdhendja strofen qe ju duhet te keni, njesoj si te gdhend nje kupe prej ari ne te cilen do ruhet nje parfum i shtrenjte. Me shume eshte e pamundur!
    Mjaft me, kam nevoje te pushoj; kam nevoje, ne te njejten menyre sic trupi per gjakun qe kalon neper vena duke shtyre fort, te shplodh trupin, nga mbajtja e kaq shume absurdeve.
    Jeni, te dorzuar ketu, si ylli i mjegulluar qe shenon kalimin e nje komete te panjohur; si atomet e humbura ne nje bote ne embrion qe shperndan ne ajer vdekjen perpara se Krijuesi te kete mundur te shqiptoje Fiat Lux (Le te behet Drita) qe ndan qartesine nga hijet.
    Nuk dua qe ne netet e mia pa endrra te ktheheni duke me kaluar perpara syve, ne nje zhvillim ekstravagant, duke me kerkuar me gjeste dhe perdredhje pse ju nxorra ne jeten reale, nga skuta ku jetonit te ngjajshem me fantazmat pa lidhje.Nuk dua qe me prishjen e kesaj harpe te vjeter te humbasin edhe notat e mohuara qe kishte.Dua te merrem pak me boten qe me rrethon, nese mundem, te ndaj syte e kesaj bote qe kam brenda ne koke. Me kushton pune te di cfare gjerash kam enderruar dhe cilat me kane ndodhur; dhembshurite e mia ndahen mes fantazmash te imagjinates dhe personazheve real; kujtesa me sjell emra femrash dhe data e dite qe nuk kane ekzituar pervecse ne mendjen time. Me e sakte eshte te mbyll nje here e pergjithmone peshtjellimet qe kam ne koke.
    Nese te vdesesh eshte te flesh, dua te fle ne paqe ne netet e Vdekjes, pa ardhur ju, qe te jeni makthi im , duke me mallkuar qe ju kam denuar me asgje perpara se te lindni. Ju duhet te ikni, me pas, nga bota, ne te cilen kontakt i saj ishit dhe te rrini ne nje komo ku te tregoni per qenien qe takuat ne nje shpirt qe kaloi ne toke me gezimet dhe dhimbjet e tij, shpresat dhe luftrat qe beri.
    Njehere, shume shpejt do jete, duhet te bej gati canten per udhetimin e madh; nga njera ore ne tjetren mund te ndaj shpirtin nga materia ime per ta vendosur ne vende me te pastra. Nuk dua, kur kjo te ndodhi, tju marr me vete, si ekuipazh shumengjyresh te nje shitesi endacak ne nje anije, apo si thesarin e fshehur dhe apo si zhelet qe ka mbledhur fantazia ime ne trurin e bute.



    Perktheu Meri Lika


    Ndryshuar për herë të fundit nga *Meri* : 19-10-2007 më 08:19

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    RIMA I

    Unë di një himn gjigant dhe të çuditshëm
    që netëve të shpirtit lajmëron një agim,
    dhe këto faqe të këtij himni janë
    pranga që ajri i sorollat si hije pa clirim.

    Do doja të shkruaja, për mua njeriun
    Për të butin rebel, me gjuhët meskine të kota,
    Me fjalë që ishin një herë e një kohë
    Frymëmarrje dhe qeshje, ngjyra dhe nota.

    Por e kotë është lufta; që nuk mund
    O e ëmbla ime,tutje të burgos trishtimin tënd
    E unë me duart e tua në të mijat
    Në vesh me ngadalë të të këndoja një këngë.


    Perktheu Meri Lika

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    RIMA II

    Ti shigjetë fluturuese
    kryq,e hedhur kuturu,
    që vrapon duke u dridhur
    për tu ngulur s’di se ku;

    gjethe e thatë që nga pema
    ty furtuna të rrëmbeu
    pa i rënë askujt në sy
    rënia, në pluhur të kthehu;

    valë gjigante që ty era
    të përdredh të shtyn në det,
    të rrethon , kalon, s’të sheh
    që për bregun veten vret;

    dritë që rrathët e errësirës
    i ndrit, që ti ndezësh shpejt,
    dhe që nuk e di prej tyre
    kush i fundit do të jetë;

    ky jam unë, që rastësisht
    pa menduar botës shkoj,
    që nga vi e as se ku
    hapat s’di se ku me çojnë.

    Përktheu Meri Lika
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Meri* : 19-10-2007 më 11:56

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    RIMA XXXIX


    Përse po ma thua? E di: është memece,
    është arrogante , kapriçoze dhe e kotë;
    përpara se ndjenja e shpirtit te saj,
    ujin nga shkëmbi steril ta burojë.

    E di që në zemrën e saj, fole nepërkash,
    nuk ka një fibër që dashurisë i përgjigjet;
    është një statujë e paanimuar..., por...
    ...............
    është kaq e bukur!


    Përktheu Meri Lika
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Meri* : 23-10-2007 më 05:30

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e *Meri*
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Postime
    48
    HISTORIA E NJË FLUTURE DHE NJË MERIMANGE.


    Gustavo Adolfo Bécquer
    (1836-1870)



    Pas shumë kohe që kam shkruar për të tjerët, i lejova vetes që një ditë të shkruaj për veten.
    Në rrjedhën e jetës sime më kanë ndodhur shumë gjëra pa rëndësi që, pa e ditur as unë pse, i kam gjithmonë në kujtesë.
    Unë, që harroj me lehtësinë më të madhe të botës datat më të paharrueshme dhe mezi sa ruaj një kujtim të ngatërruar dhe të ngjashëm me atë të një ëndrre të zhdukur nga ngjarjet, për të cilat mund të them se kanë ndryshuar fatin tim, mund të tregoj me hollësitë më të imta atë që më ka ndodhur këtë apo atë ditë, duke kaluar në këtë anë apo në atë tjetrën, çfarë është thënë në një bisedë pa asnjë interes të bërë gjashtë ose shtatë vjet më parë, apo veshjet, shenjat dhe fizionominë e një personi të panjohur i cili kur unë po bëja këtë apo atë gjë ndaloi në krahun tim, më pa apo i fola. Në disa raste, për të qenë në rregull, kur doja të kisha mendimet larg nga marrëzi të tilla, sepse një punë e tillë do të kërkonte vëmendjen time dhe përdorimin e të gjitha aftësive të mia, më ndodh që fillojnë të grumbullohen në kujtesën time këto kujtime të mërzitshme dhe imagjinata, duke u hedhur nga ideja në ide, ndërthuret që t’i bashkojë si në një mozaik absurd dhe ekstravagant.
    Ndonjëherë besoj që mes asaj gruaje që pashë në një vend çfarëdo, mes njëqind të tjerave që i kam harruar, dhe çfarëdo kënge që kam dëgjuar shumë kohë më pas dhe që e kujtoj më mirë se këngët e tjera që nuk kam mundur t’i kujtoj kurrë, ka një farë afërsie sekrete, sepse në imagjinatën time afrohen njëkohësisht dhe gjithmonë shkojnë së bashku në kujtesën time, edhe pse në dukje mes të dyjave nuk ka asnjë pikë të përbashkët. Gjithashtu më ndodh të them me siguri që një njeri i caktuar, të cilin sapo e njoha, dhe pa e ditur se pse, e kam në çdo orë prezent, ka për të pasur ndonjë ndikim në të ardhmen time, dhe më pret në rrugën e jetës për të më dal përpara.
    Nga këto preokupime të kota, nga këto fakte të izoluara dhe pa rëndësi, sforcohem më kot kur ato sulmojnë kujtesën time për të nxjerrë ndonjë deduksion pozitiv; dhe them më kot, sepse nëse në disa momente më paraqitet e zbuluar marrëdhënia e tyre e fshehur, dhe si e fshehur në formën prozaike dhe materiale të jetës sime, më duket që kam zbuluar diçka misterioze që lidhet mes tyre por edhe me paraqitjet e çuditshme, ose që riprodhon të shkuarën ose i paraprin të ardhmes, të tjerat, dhe këto janë më të shpeshta, pas disa orëve të habisë së inteligjencës praktike, më kthejnë në botën e fakteve materiale dhe bindem që, në më pak raste, jam një i çmendur total.
    Megjithatë, me qenë se kam në kokë shumë ide absurde që gjithmonë më vijnë duke më tronditur, duke u përzier dhe duke u mbivendosur tek ato pak të tregtueshme në tregun e gjykimit të drejtë, dhe siç kam vërejtur që mbasi e kam shkruar dhe e hedhur në publik, e harroj krejtësisht dhe kurrë më nuk kthehet të më bezdisë, do të shkoj pak nga pak të heq qafe ato më rebelet.
    Unë premtoj solemnisht që nëse nga imagjinata ime e sëmurë përfitojnë këto shushunja dhe nesër ose në të ardhmen mund të zotëroj vetveten, duhet të përdor të gjitha aftësitë e mia në diçka më shumë që të çthur marrëzitë, dhe ndoshta emri im iu kalon brezave të ardhshëm, bashkë me atë të një bitumi të ri, të ndonjë paste dhëmbësh ose me ndonjë zbulim ose shpikje të dobishme për njerëzimin.
    Mes të tjerash, i vuajtur si shumë paturpësi të tjera që vuajnë në këtë botë, është dhe tregimi i dy kujtimeve të parëndësishme: historia e dhimbshme e një fluture të bardhe dhe e një merimange të zezë.
    Një ditë pranvere, një ditë plotë dritë dhe ngjyra, nga ato në të cilat, je duke parë se si gjithçka plaket rrotull nesh, admiron që bota nuk plaket kurrë, unë isha i ulur në një gur në hyrje të një qyteti të vogël. Isha i zënë, sa për t’u dukur, që të kopjoja një burim shumë piktoresk, të cilit i bënin hije disa plepa; por, në realitet, ajo që po bëja me këtë pretekst ishte të merrja disa rreze dielli, sepse në më shumë se tre orë që isha atje, i magjepsur me zhurmën e ujit dhe gjetheve të pemëve, nuk kisha hedhur as katër vija në letrën e pikturës.
    Isha i ulur, siç po them, duke menduar, siç zakonisht thuhet, për brejtësit, kur kaluan përpara syve të mi dy flutura të bardha si bora. Të dyja shkonin duke fluturuar, aq ngjitur, saqë kur i shihje dukeshin si një e vetme. Ndoshta kishin prishur të dyja në të njëjtën kohë pupën e larvës që i mbante dhe, duke marrë zemër nga një rreze e vakët dielli, ishin lëshuar menjëherë, në jetën e tyre të dytë misterioze, të endeshin nëpër hapësirë.
    Këto po mendoja unë, kur fluturat kaluan përpara fytyrës sime dhe u ulën të pushonin në një shkurre lulekëmborash të kaltra, qëndruan mes luleve disa sekonda, pa ndaluar së rrahuri krahët e tyre. Më pas u kthyen të ngriheshin në fluturim dhe të bënin rrotullime rreth meje. Unë nuk e di se çfarë donin nga unë. Pa dyshim që në instinktin e fluturave ka diçka fatale që i çon tek vdekja. Ato shqetësohen, si në një kalamendje, rrotull dritës që nuk i kërkon; ato duket sikur na provokojnë, duke ngushtuar rrathët që përshkojnë në ajër rrotull kokave tona, i trembim e ato vijnë përsëri.
    Unë nuk e di se çfarë donin nga mua to flutura, pikërisht ato, dhe jo shumë të tjerat që po fluturonin aty afër; dhe nuk e di dhe as nuk kam mundur ta shpjegoj kurrë, por e sigurt është që unë duhet të vrisja njërën, dhe mekanikisht, pa dashur, duke pritur që ta kap, shtriva dorën për ta kaluar për të njëqindtën herë tek fytyra ime, e kapa dhe e vrava. Ndjeva ta vrisja, siç kam ndier që një natë më ranë butonat e këmishës së teatrit që nga parmaku i një plateje dhe vranë një poltron fatkeq, gjë kjo që nuk më ka ndodhur kurrë, megjithëse shumë herë kam menduar se mund të më ndodhte.
    Kjo është historia e fluturës; le të kalojmë tani tek merimanga.
    Merimanga jetonte në oborrin e një manastiri të rrënuar dhe gati të braktisur. Atje kishte bërë një shtëpi, thurur me fill të errët, mes zbrazëtirës së një basorelievi.
    Unë hyra një ditë në oborr dhe zgjova jehonën e atyre rrënojave me zhurmën e takave të mia. Dhe më shkoi mendja, menjëherë, që manastiret janë bërë për fetarët që mbanin sandale, dhe fillova të ecja me kujdes, sepse edhe mua vetë po më skandalizonte zhurma që bëja, duke qenë aq i vogël, në atë ndërtesë aq të madhe.
    Qielli ishte i vrenjtur, dhe manastiri merrte dritë nga disa harqe të lartë dhe të ngushtë që e linin në gjysmëhije në mënyrë që, megjithëse shihja, nuk mund të dalloja mirë detajet e basorelievit që kisha filluar të vizatoja.
    Basorelievi paraqeste një procesion murgjish me abatin në krye dhe shërbente si zbukurim për kapitelet e një grupi kolonash që formonin një nga këndet. Nuk e di se ku gjeta një shkallë që e mbështeta në mur për t’u ngjitur në të dhe të shihja detajet; puna është se u ngjita dhe kur isha shumë i përhumbur, për të parë më me vëmendje kapelën e abatit më prishte punë një cergë merimange e errët dhe e pluhurosur që e mbështillte gati të gjithën, shtriva dorën dhe e kapa, dhe që nga poshtë asaj gjëje pa emër, që ishte shtëpia e saj, doli merimanga.
    Një merimangë e frikshme, e zezë, me push, me këmbë të shkurtra dhe me qafë të madhe dhe të dhjamur. Nuk e di se çfarë ndodhi më shpejt, dalja e asaj kafshëze nga vrima e saj, apo të bija unë në tokë që nga lart shkallës, më rrezikun që mund të thyeja një krah, krejt i frikësuar, krejt i prekur, sikur të kisha parë që një nga ata gjurmët e gurëve që mbështillen mes gjetheve të tërfilit të merrte zemër dhe të hapte gojën për të më ngrënë të gjallë.
    E varfra merimangë, dhe them e varfra, sepse tani që e kujtoj më prek, e varfra merimangë, them, ecte e hutuar, duke vrapuar sa andej-këndej, sipër atyre personazheve të basorelievit, duke kërkuar një vrimë. Unë, pasi kisha marrë veten nga frika dhe duke dashur të hakmerresha tek ajo për dobësinë time, fillova ta godisja me gurë nga ata që kishte atje në tokë, dhe aq shumë i hodha saqë më në fund e qëllova me njërin.
    Pasi merimanga kishte ngordhur, thashë: “Shumë mirë që ngordhi! Po pse ishte kaq e shëmtuar?”. Dhe mora letrën time të vizatimit, mblodha lapsat dhe u largova shumë i kënaqur.
    E gjitha kjo është një budallallëk, unë e di saktësisht; por ajo që më shqetëson është që mbasi ka kaluar pak kohë, mendoja unë, duke shtrënguar kokën me duar dhe si të doja të mbërtheja arsyen që po më ikte: “Përse sillet rrotull meje kjo grua? Unë nuk jam një llambë dhe, pa dyshim, mund ta përqafoj. Unë nuk dua ta vras dhe, pavarësisht të gjithave, mund ta vras”. Dhe pasi pati kaluar akoma më shumë kohë, mendova dhe besoj se mendova mirë: “Nëse unë nuk do ta kisha vrarë fluturën, do kisha vrarë atë grua”.
    Për sa i përket merimangës..., pikërisht këtu filloj ta humb fillin e padukshëm të marrëdhënieve misterioze të gjërave, dhe duke u kthyer tek arsyeja fillon të më mungojë logjika e çuditshme e absurdit, që gjithashtu e mbaj për vete në disa momente.
    Me gjithë atë, përpara se të mbaroj do të them një gjë që më ka ndodhur shumë herë, kur kam kujtuar këtë episod të jetës sime. Përse duhet të jenë kaq të shëmtuara merimangat dhe kaq të bukura fluturat? Përse duhet të na prek e qara e një palë syve të bukur, ndërkohë që për të tjerët themi: “Le të qajnë, për të qarë janë bërë”?
    Kur mendoj për gjithë këto gjëra, kam dëshirë të besoj tek metempsikozat.
    E gjitha do të ishte të besoja në një budallallëk më tepër nga ato shumë që besoj në këtë botë.


    Publikuar për herë të parë në gazetën “El Contemporáneo” (Bashkëkohësi) më 28 janar 1863


    Perktheu Meri Lika

Tema të Ngjashme

  1. Përkthime nga D.D.
    Nga Diabolis në forumin Shkrimtarë të huaj
    Përgjigje: 183
    Postimi i Fundit: 30-11-2010, 20:23
  2. Poemas en Espanol
    Nga Lioness në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 03-05-2006, 13:33
  3. Rimas de Gustavo Adolfo Becquer
    Nga Veshtrusja në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 08:30
  4. If nga Rudyard Kipling në 6 përkthime
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 09:53
  5. Algo asi....
    Nga Inconstant Moon në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 01:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •