Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 78
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    autonomi do te thoshte nje hap perpara drejt aneksimit nga greqia.

    pastaj nuk e kuptoj se ēfare nenkuptojne me autonomi, te mos quhen me shqiptare?
    nese problemi eshte vetem ekonomik, le ti japi shteti te drejta per te blere energjine nga greqia, s'do kishte asnje problem.

    Sa per "imazhin terrorist" te shqiptareve, pikerisht se bota ka kete imazh duhet ti tregojme botes se ne te vertete nuk eshte ashtu.

    Po kjo lloj politike nuk eshte e re, greku di te luaj piset, kerkon te na copetoje pak e nga pak, te na bleje pak e nga pak, ashtu si bleu himaren e ca vende ne jug, qe e quajne veten minoritet grek.

  2. #42
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    autonomi do te thoshte nje hap perpara drejt aneksimit nga greqia.

    pastaj nuk e kuptoj se ēfare nenkuptojne me autonomi, te mos quhen me shqiptare?
    nese problemi eshte vetem ekonomik, le ti japi shteti te drejta per te blere energjine nga greqia, s'do kishte asnje problem.
    E perserita dhe me lart, autonomi, nuk do te thote te aneksohesh nga greqia . Perse mendoni se korcaret do te duan te bashkohen me grekun??
    eshte, thjesht problem socialo-ekonomik... me pak fjale... autonomi=decentralizim i thelle i administrates pushtetare (kete kuptimi ka per korcaret). Nuk eshte puna vetem tek energjia, por ne te gjitha aspektet e jetes.. njelloj si ne te tere shqiperine.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #43
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    E perserita dhe me lart, autonomi, nuk do te thote te aneksohesh nga greqia . Perse mendoni se korcaret do te duan te bashkohen me grekun??
    eshte, thjesht problem socialo-ekonomik... me pak fjale... autonomi=decentralizim i thelle i administrates pushtetare (kete kuptimi ka per korcaret). Nuk eshte puna vetem tek energjia, por ne te gjitha aspektet e jetes.. njelloj si ne te tere shqiperine.
    Korcar,
    Une jam shume dakort me ty ne ceshtjen e pavaresise ekonomike, por menyra apo terminologjia qe perdor ti (duke thene autonomi) bie ne kundershtim me ato qe deshiron te shprehesh.

    Autonomia ka sens me teper politik sesa ekonomik. Veteqeverisja eshte dicka tjeter.

    Ekonimisht, jo Korca po cdo rreth i vendit duhet te jete i pavarur sa me pak nga qeveria qendrore. Por kjo presupozon se jane zgjidhur shume probleme qe faktikisht jo vetem Korca, por asnje rreth i vendit nuk i ka zgjidhur. Pronat psh. Pa u zgjidhur keto probleme mos prit veteqeverisje ekonomike.

    Ti fare mire me guxim shprehesh se "ju nuk i paguani dritat dhe ne i paguajme dritat prandaj kemi" drejtuar kjo malesoreve. Por mos harro ama se ti arrin ti paguash dritat ngaqe pronat e tua nuk jane poshte ujit te hidrocentralit. Ti arrin ti paguash dritat se cmimi i tyre sponsorizohet nga qeveria qendrore. Arrin ti paguash dritat se ai malesori nuk mori asnje kacidhe per token e vendin qe dha per tu ndertuar hidrocentrali. Nese banoret e fshatrave rreth hidrocentralit marrin si kompesim (jo ne para) aksione te hidrocentralit per tokat qe kane nen uje dhe cmimi i energjise elektrike shkon sipas kerkesave e tregut (dmth nese vlonjati paguan me teper se korcari, Vlora ka drita e Korca jo!) atehere te shohim sa i zoti je ti paguash!

    Prandaj, tani per tani, pa u zgjidhur njehere problemi i pronave dhe i kompesimit te drejte te ish pronareve (midis te cileve jam dhe une si nip nga Korca, po asnje kacidhe nuk kam pare deri tani as nga shteti as nga korcaret qe kane zaptuar tokat e tim gjyshi) mos prit veteqeverisje dhe dike te te mbeshtesi per idete e tua, sado perparimtare e te drejta mund te jene. Ne Shqiperi ka akoma me padrejtesi me te medha per te zgjidhur sesa lira ekonomike e nje krahine te caktuar.

    Dhe mos me thuaj ec e merri pronat e tyt gjyshi ne Korce, se do te te them se si korcari si maloku, kur vjen puna per ti marre pronen (qofte dhe ate qe nuk eshte e tija) njesoj sillen.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ju po diskutoni nje fenomen qe eshte i hershem tek shqiptaret, aq i hershem sa edhe vete historia e shtetformimit, te pakten 100 vjecar. Nuk ka te beje vetem me Korcen e korcaret po ka te beje me cdo qytet me tradita te Shqiperise. Dhe ata qe jane prekur nga ky fenomen kane qene edhe disa prej baballareve te shtetit shqiptar.

    Fenomeni lind nga vete realiteti i shoqerise shqiptare, nje realitet i pershkruar nga nje disnivel i theksuar fetar, moral, kulturor dhe ekonomik. Kjo manifestohet perdite ne rruget e qyteteve kryesore te Shqiperise si Tirana e Durresi ku sot ne to jetojne shqiptare te ardhur nga krahina te ndryshme dhe keto metropole te reja jane kthyer si nje kazan i madh supe. Manifestohet ne shkolla e universitete ku perseri shikon larmine e mini-kulturave shqiptare. Manifestohet edhe ne kete forum e ne kete teme ne botekuptimin e gjithesecilit prej jush qe del ne drite me ate mendim qe ju shprehni.

    Duke qene te ndergjegjshem per kete disnivel kulturor dhe kete disnivel ekonomik qe ekziston ne mbare Shqiperine, heret apo vone, shume intelektuale shqiptare e kane gjetur veten te lodhur e sfilitur nga perpjekja per te emancipuar mbare shoqerine shqiptare ne ate shkalle sa te balancohen disnivelet. Dhe shume prej tyre, here te prirur nga deshtimet e perpjekjeve personale e here te dekurajuar nga fakti qe nuk arriten te shihnin realizimin e aspiratave per nje Shqiperi te zhvilluar brenda harkut kohor te jetes se tyre, humben shpresen tek zhvillimi i njehesuar i Shqiperise si shtet e si popull. Dhe kur kjo ndodh, ata ose heqin dore plotesisht nga levizja kombetare ose ngushellojne veten duke besuar tek identiteti lokal i tyre. Nuk mund te krenohem dot me Shqiperine por mund te krenohem me Korcen/Shkodren/Durresin/Gjirokastren/Permetin/.... Dhe te gjithe emrat me te spikatur te intelektualeve shqiptare ne keto 100 vjetet e fundit jane prekur nga ky fenomen: Ismail Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta etj.

    Komponenti ekonomik i fenomenit sot...

    Nje nga sfidat me te medha me te cilat perballet sot shteti shqiptar dhe nje nga sfidat me pak te reklamuara apo debatuara eshte disniveli i jashtezakonshem ekonomik qe mbreteron ne vend: Kur njerezit flasin per "ekonomine shqiptare" ata kane parasysh vetem ekonomine e Tiranes, Durresit e Vlores, se ne qytetet e tjera te Shqiperise ekonomia shqiptare eshte pak ose aspak prezente. Kjo ka bere qe Tirana te 4-5 fishoje popullsine e saj brenda 2 dekadash dhe qytete e fshatra te tera te Shqiperise te braktisen e humbin njerez qe shkojne te banojne ne Tirane ku mund te gjejne ate mundesine e punesimit qe nuk e gjejne ne vendlindjen e tyre.

    Problemet ekonomike qe nuk marrin zgjidhje ne kohen e duhur pershkallzohen ne probleme politike. Dhe problemet politike qe nuk adresohen sic duhet pershkallezohen ne akte anti-shoqerore. Prandaj keto fenomene nuk duhen thjeshte paragjykuar ne vogelsine e menyres se si shfaqen por duhen kuptuar dhe adresuar.

    Albo

  5. #45
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Korca per tradita njehere te merr me qafe...As 200 vjet qytet shet pordhe se ka tradita..Pse 200 vjet bejne tradita...Ka tradita moderne ate po,po tradita eshte fjale e madhe...Ca duhet te thote Beratsi,Shkodrani,Durrsaku apo Gjirokastriti,kur shet pordhe nje qytet bebe se ka mustaqe...Ska mustaqe Korca...Kur ti mbijne do i degjohet fjala ,deri atehere cdo budallek nga nje laper ....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #46
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kete teme e hapa ngaqe me nevrikosen keta pseudokorcare me autonomine dhe pavaresine e Korces. Une vete kam bere temen e masterit per decentralizmin rajonal apo te qarqeve ne Shqiperi dhe aty shtroj qe qarqet duhet te fillojne te behen sa me pak te varura nga qeveria qendrore ne anen e ekonomise (huamarrje, zhvillimi i biznesit lokal, strategjite lokale te zhvillimit, bashkepunim ndermjet qarqeve fqinje).
    Por ajo qe disa korcare kerkojne eshte nje autonomi apo pavaresi politike gje qe nuk eshte e pranueshme dhe do te sillte shume gjera te keqija me tej.

  7. #47
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ska mustaqe Korca...Kur ti mbijne do i degjohet fjala
    lol... ne menyre paradoksale, jam dakort me ty. prandaj dhe korcaret nuk duan te kene te bejne me fodulle dhe te ziren per pune mustaqe. Pikerisht ky degjimi i fjales eshte nje katalizator i ndergjegjjes lokaliste. Ashtu sic e tha dhe Albo me lart, por qe une po ta them me pak fjale, "nuk mund te zbras kete timen qe te mbush ate tenden (mendjen)" Si te te them une ty...... qe te dy shqipetare jemi, por une kurre sdo mund te indentifikohem me nje person si i joti (me shume flas ne pergjithesi).

    Kete teme e hapa ngaqe me nevrikosen keta pseudokorcare me autonomine dhe pavaresine e Korces
    ata nuk jane pseudo korcare, por qytetare te Korces te cilet kane mare "guximin" te shprehin dicka qe eshte tabu jashte rrethit korcar. Keshtu qe , mos te te vije cudi.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #48



    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  9. #49
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Na more Korcar i Pare, se po vinja rrotull e rrotull e nuku po kuptonja gje nga shqipja qe kishe shkronjtur. Me ne fund u ndricova.

    Ce nuk thua o i uruar qe ju kerkoni autonomine e Elites se kombit pe nga pjesa muzhike (qe te mos perdor fjalezen e rende "e pagdhendur".) e popullit te Shqiperise. Kerkese jo e keqe kur e e kupton holle, po nuk e kam te sigurte ne keni gjetur formen e pershtatshme.

    Se ja te themi ju jeni elita, po me ke do ju krahasojme qe te mbeteni perhere te tille dhe autonome te perhershem? Na del qe duhet t'ju krahasojme me eliten e Grekut dhe te Serbit para se te dalim e t'ju krahasojme me boten me tej. Po greku qe ka cpikur dhe ka monopol kulturen do ju thote qe jeni na bishti dhe jo koka. Keshtu qe do mbeteni as ne qiell e as me toke, as elite dhe as ne fund.

    Pastaj eshte edhe frika tjeter edhe me e madhe se e para, se me qe do jeni te tere shume te mencur ne krahinen autonome , nuk do keni ke te qeverisni.

    Pa po thuhet se autonomi ne qeverisje u jepet monoriteteve etnike. Une gjer me sot nuk kam degjuar te ekzistoje ndonje etni kulture ose etni hajvanesh (pervec Greqise qe hyn eskluzivisht tek e para). Kam degjuar te kete klube, ku njerezit takohen dhe influencojne shoqerine mbi bazen e interesave te caktuara. Per ata studentet qe jane frymezuar me ide te tilla ne Astoria, ky quhet Lobbying. Ne keto lloj klubi pranohen per te gjithe etnive, mbi bazen e kultures.

    Nga na ime une porpozoj ta bejme Korce shtet federal. Keshu marrem taksa jo vetem pe Korces po edhe pe Tiranes e tere Shqiperise, mbase edhe Athines kur ti kandisim qe elita jone Korcare i le ne bisht po te kete fonde. Si thoni ju te iniciatives?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #50
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rri o Kokcar atje ku je e mos na rrokanis shume ti edhe ata 4-5 idiota qe te ndjekin nga pas, kur luan shume me zjarrin mund te digjesh ore i mjere. Shqiperia nuk ngacmohet, ket ta kesh te qarte, nese ndodh ndonje proces ne te ardhmen do jene aneksimet legjitime te tokave te baballareve tane nga Maqedonia, Serbia dhe Greqia.

    Ai qe mundohet te japi "mend" per kete gje se gjoja na paska probleme kulturore-ekonomike(ku ka nje vend qe ska xhanem !!!) mjafton te shikosh se idera separatiste ka ne cdo vend, nga Amerika e deri ne Itali ku jane shume te theksuara, por ka organizma te caktuara qe ste lejne te besh xhap e te vendosesh sipas qejfit. Ne Itali ke Gladion e disa te tjera, ne Amerike jane pafund strukturat paralele, ne Shqiperi kemi dhe ne tonat si cdo vend. Rri urt e mos u ndje bashke me Janullen sa ti vi koha qe te vete ne ferr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 10-11-2007 mė 21:17
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  4. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •