Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 108 prej 108
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    edhe kto na merziten akoma nuk e hoqen sollakun nuk shikojne problemet e popullit po meren me gjera boshe po kshtu eshte bark ploti nuk pyet per bark boshin

  2. #102
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Topi heziton per shkarkimin e Sollakut ?

    Shekulli, 21-11-2007

    Kryeministri presion pėr firmosjen e shkarkimit. Topi, 5 ditė jashtė vendit. Kėrkon siguri pėr miratimin e emrit tė ri

    TIRANĖ-Kryeministri Sali Berisha ka lėnė nė mbrėmjen e djeshme sallėn e Parlamentit ku debatohej prej gati 48 orėsh buxheti pėr vitin e ardhshėm dhe iu drejtua Presidencės, pėr njė takim kokė mė kokė me kreun e shtetit, Bamir Topi.

    Duket se mbrėmja e djeshme ka qenė hapėsira e vetme kohore e Presidentit pėr tė biseduar me shefin e qeverisė ēėshtjen mė tė mprehtė, atė "Sollaku", pasi nga sot dhe deri nė fundjavė Bamir Topi do tė ketė njė axhendė tė ngjeshur me takimejashtė vendit.

    Nga burime tė afėrta pranė kryeministrit Berisha u mėsua se kryesisht gjatė takimit u diskutua pėr shkarkimin kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Burimet saktėsuan gjithashtu qė presioni i Kryeministrit ėshtė i madh, qė Presidenti tė hedhė firmėn pėr shkarkimin, pasi vetėm pas 5 ditėsh edhe vetė Gjykata Kushtetuese do tė marrė nė shqyrtim kėrkesėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku.

    Hetimin e parė kjo Gjykatė e vlerėsoi antikushtetues, ndaj lėvizja e Topit duhet tė vijė para datės 26 nėntor edhe pse nė fakt Gjykata Kushtetuese nuk do tė marrė njė vendim, po nė kėtė datė. Nė tė njėjtėn kohė mėsohet se pėrballė presionit nė rritje tė Kryeministrit, (ku kanė kaluar mė shumė se dy javė nga vendimi i Parlamentit pėr shkarkimin e Sollakut) Presidenti ka si kundėr armė emrin e njeriut qė do tė pasojė Sollakun nė detyrėn e Kryeprokurorit.

    Kreu i shtetit po insiston qė kreu i ri i organit tė akuzės tė zgjidhet emri i propozuar nga ai vetė, por nė tė njėjtėn kohė, kandidatura nė fjalė duhettė ketė paraprakisht edhe pėlqimin e Berishės.

    Shkarkimi i Sollakut?

    Po dje nė mbrėmje, pak pas takimit nė Presidencė qarkulloi lajmi se Topi e ka bėrė gati dekretin, i cili pritet tė bėhet publik ditėt e ardhshme. Kjo u konfirmua nė orėt e vona tė mbrėmjes nga burime pranė Partisė Demokratike. Ndėrkohė, ky lajm i orės sė vonė nė fakt u mohua nga njerėz pranė Presidentit.

    Sipas tė gjitha gjasave, presidenti Bamir Topi kėrkon tė marrė siguri tė plotė nga ish-shefi i tij nė PD pėr emrin e Kryeprokurorit tė ri, dhe mė pas tė vendosė pėr dekretin lidhur me Sollakun. Madje burimet pohojnė se nė takimin mes tyre ėshtė folur edhe pėr emra kandidatėsh pėr Kryeprokurorin e ri, pėrfshi kėtu edhe emrin e prokurorit Shkėlqim Hajdari.

    Kreu i shtetit, Bamir Topi udhėton sot nė drejtim tė Brukselit pėr njė takim me Shefin e Diplomacisė Europiane, Havier Solana. Pas kėsaj vizite, presidenti Topi do ta vijojė axhendėn e tij nė Kroaci, nė kuadėr tė zhvillimit tė njė forumi ekonomik, qė do tė zhvillohet atje nė datat 22-23 nėntor dhe nė datat 26 dhe 27 tetor, ai do tė jetė pėr njė vizitė nė shtetin fqinj, Greqi.

    Gjatė kėsaj jave, ditėt mė pak tė ngarkuara tė axhendės sė Presidentit janė e shtuna diela, kohė nė tė cilėn ai, teorikisht, mund tė shpallė vendimin e tij pėr ēėshtjen "Sollaku". Duke parė kėtė axhendė tė Presidentit, Kryeministri ka kėrkuar nga ai sigurinė pėr firmosjen e dekretit pėr shkarkimin e Sollakut, gjė qė duket e Topi do ta bėjė vetėm kur tė marrė konsuesisn pėr Kryeprokurorin e ri

  3. #103
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Presidenti shkarkon Sollakun: Ina Rama, kandidatja per kryeprokurore

    Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut

    Presidenti Bamir Topi firmos shkarkimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe zgjedh emrin e ri per kete detyre. Dekretimi i shkarkimit kete paradite erdhi menjehere pas nje takimi qe pati mengjesin e sotem Presidenti me kryeministrin Sali Berisha. Pasi nje diskutimi koke me koke per emrin e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Krimeve te Renda ne qytetin e Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut. Propozimi u be i ditur nga keshilltari i kreut te shtetit, Artur Metani. Dekreti per shkarkim dhe propozimi do te kalojnee per votim ne parlament dhe ne rast se ligjvenesit e votojne, Ina Rama do te jete kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Dekretimi per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe propozimi i ri u bene pak para se Presidenti te nisej per nje vizite zyrtare ne Kroaci.
    Sui generis

  4. #104
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hajdari: Topi me propozoi per kryeprokuror

    Prokurori Shkėlqim Hajdari, ka pranuar se i ėshtė propozuar posti i Kryeprokurorit nga Presidenti i Republikės, Bamir Topi dhe se e ka pranuar kėtė propozim

    Nė orėt e fundit tė vendimit pėr shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe zėvendėsuesin e tij, ka dalė nė skenė njė emėr i palakuar mė parė si kandidat i mundshėm pėr nė krye tė Prokurorisė shqiptare. Shkėlqim Hajdari, prokuror nė Prokurorinė e Tiranės, mėsohet se ka pranuar se i ėshtė propozuar posti i Kryeprokurorit nga Presidenti i Republikės, duke e pranuar kėtė propozim. Vetė Hajdari ka pranuar faktin se ėshtė kandidaturė pėr kryeprokuror, por nuk ka pranuar tė komentojė mė tej pėr kėtė fakt.
    Nisur nga kandidatura e Shkėlqim Hajdarit, duket se Presidenti Bamir Topi synon vėrtet tė propozojė nė krye tė organit tė akuzės njė njeri brenda prokurorisė dhe qė e njeh kėtė institucion. Zhvillimet e mėpasme, tė cilat mund tė vonojnė jo mė me ditė, por ndoshta me orė, pritet tė tregojnė edhe mbėshtetjen qė do tė ketė kandidatura e Hajdarit jo vetėm nga maxhoranca por edhe nga opozita. Fakti qė Hajdari nuk i pėrket asnjė force politike, por ėshtė thjesht njė prokuror nė detyrė, mund tė shmangė aludimet pėr pazare nė zgjedhjen e kryeprokurorit tė ri.
    Por gjithsesi, reagimet pritet tė vijnė pasi vetė institucioni i Presidencės tė zyrtarizojė kandidaturėn e Shkėlqim Hajdarit. Duke mos qenė pjesė e asnjė force politike, vlerėsimi i Hajdarit pritet tė bėhet nė bazė tė asaj qė ai ka dhėnė gjatė viteve nė detyrėn e prokurorit. Ai i pėrket tė ashtuquajturve, brezi i ri i prokurorėve.
    Hajdari ka kryer Akademinė e Rendit si dhe Fakultetin Juridik, tė cilin e ka pėrfunduar nė vitin 1992. Ka nisur karrierėn e tij fillimisht si oficer i policisė gjyqėsore pranė Komisariatit tė Policisė nr.4 nė kryeqytet dhe mė pas oficer i policisė gjyqėsore nė Prokurorinė e Tiranės. Pas vrasjes sė deputetit tė Partisė Demokratike, Azem Hajdari nė shtator tė vitit 1998, Shkėlqimi zgjidhet si njė nga hetuesit e kėsaj ēėshtjeje, e cilėsuar ndryshe edhe si “dosja e shekullit” tė kaluar. Edhe pse ende i ri nė profesion, Hajdari sė bashku me grupin e posaēėm tė hetimit, arritėn ta pėrballonin hetimin e njė ēėshtjeje tė tillė, ku nuk kanė munguar edhe presionet si dhe kėrcėnimet. Pasi gjykata dha vendimin pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari, Shkėlqimi nė vitin 2003 emėrohet prokuror me propozimin e kryeprokurorit aktual, Theodhori Sollaku. Qė nga viti 2003 e nė vazhdim, Shkėlqim Hajdari ka kryer detyrėn e prokurorit nė Prokurorinė e Tiranės. Ai ėshtė zgjedhur gjithashtu edhe sekretar i Shoqatės sė Prokurorėve tė vendit. Preferencat e tij jashtė detyrės janė futbolli dhe nė mėnyrė tė veēantė, ekipi i Partizanit.

    (GazetaShqiptare)
    Sui generis

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Hajt per hajer edhe kryeprokurori qe do vije. Eshte interesante se si veprohet ne Shqiperine e brishte me emerimet e prokuroreve. Pse vertet kujtoni se Topi firmos?

  6. #106
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kuvend, miratohet me 83 vota pro kryeprokurorja e re, Ina Rama

    Kuvendi votoi me 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim dekretin e presidentit Topi per kryeprokuroren e re te vendit. Te pranishem ne sale ishin 121 depuete. Votimi eshte bere me kuti ku gjithesecili prej deputeteve te pranishem dha voten e tij te fshehte.

    Ora 16:10 Ina Rama eshte prokurorja e re e pergjitshme e Shqiperise. Kuvendi votoi me 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim dekretin e presidentit Topi per kryeprokuroren e re te vendit. Te pranishem ne sale ishin 121 depuete. Votimi eshte bere me kuti ku gjithesecili prej deputeteve te pranishem dha voten e tij te fshehte.

    15:20 Ka filluar ne kuved votimi per dekretin e shkarkimit te prokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku dhe emerimin e kryeprokurores se re Ina Rama.

    Berisha: Votoni per institucionin e se drejtes. Une s’e kam takuar Ina Ramen. E emeroi KLD

    Ora 14:45-Kryeministri Sali Berisha nuk ka komentuar asnje nga deklaratat e Sollakut madje duke mos e lakuar aspak emrin e ketij te fundit ai eshte perqendruar tek figura e Ina Rames, kandidates se propozuar per kryetare te akuzes. “Sot ne votojme per te vendosur institucionin e akuzes ne kuroren e institucioneve te se drejtes. Sot Presidenti i Republikes sjell per here te pare nje personalitet tek e cila ka pasur besimin e plote te te gjithe spektrit parlamentar”, tha ne hyrje te fjales se tij Berisha. Kreu i qeverise ka mohuar ta njohe personalisht zonjen Ina Rama dhe ka theksuar se ajo eshte zgjedhur nga Keshilli i Larte i Drejtesise. “Nuk e kam takuar ndonjehere kandidaten e zgjedhur per Prokurore te Pergjithshme nga Presidenti. Zonja i perket atyre gjykatesve te ketij vendi qe kane patur meriten te meritoje emerimin ne Gjykaten e Apelit te Krimeve te Renda. Nuk e ka emeruar Bamir Topi, as Sali Berisha, e ka emeruar zoti Ilir Panda dhe nje Keshill i Larte i Drejtesise”, tha Berisha.

    Kuvend, Brace: Shkarkimi i Sollakut, atentat ndaj Kushtetutes

    Nenkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Brace ka reaguar ashper ndaj vendimit te presidentit per shkarkimin e kryeprokurorit te pergjithshem Theodhori Sollaku. Duke analizuar kete vendim numri dy i socialisteve ne Kuvend e ka cilesuar vendimin e kreut te shtetit nga pikepamja administrative akt jo transparent, joserioz dhe qesharak, duke shtuar se nga pikepamja ligjore ehste nje atentat kunder Kushtetutes.
    Brace akuzoi presidentin se eshte treguar i njeanshem ne marrjen e vendimit per shkarkimin e kreut te akuzes duke thene se ai eshte konsultuar per marrjen e ketij vendimi me Berishen, kreun e ekzekutivit, pushtet qe sipas Braces eshte ne konflikt me prokurorine. “Presidenti premtoi se do bashkepunonte me opoziten ashtu sikurse premtoi se do te mbronte pavaresine e pushteteve, por nuk ndodhi; presidenti mohoi veten e tij, na genjeu nga Brukseli” tha Brace.
    Duke sjelle ne kujtese se vendimi per shkarkimin e prokurorit te pergjithshem merret pak dite para mbledhjes se Gjykates Kushtetuese, e cila do te vendose te henen per kushtetueshmerine e komisionit hetimor “Sollaku 2”, Brace tha se vendimi I presidentit eshte nje akt i njeanshme qe cenon kushtetetuten, demokracine dhe paanesine e institucioneve.

    Xhufi: Dekretimi i shkarkimit te Sollakut, surprize e pakendshme

    LSI shpreh zhgenjimin e saj per vendimin e presidentit Topi per shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Kryetari I grupit kuvendor te kesaj partie pellumb Xhufi tha sot ne Kuvend se vendimi i presidentit ishte nje surprise e pakendshme. “Gjesti mund te percaktohet si nje gjest jo i denje, madje buracak. Surprize e pakendeshme. Neqoftese Presidenti i Republikes e ka marre vendimin ne avion jo me kembe ne toke kjo nuk eshte denje per figuren e tij”, tha Xhufi duke kujtuar se presidenti eshte nisur per ne Kroaci qe paraditen e sotme.

    Xhaferri: Vendimi i presidentit i drejte

    Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri ka dale ne mbrojtje te vendimit te presidentit te republikes per firmosjen e dekretit te shkarkimit te kryeprokurorit Theodhori Sollaku. “Presidenti ka mese dy jave qe ka ne dispozicion raportin e komisionit hetimor per prokurorin e pergjithshem. Nga ana tjeter presidenti eshte institucion i pavarur dhe nuk ka asnje detyrim ndaj institucioneve te tjera” tha Xheferi duke iu pergjigjur deklaratave te opozites se Topi duhet te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese per komisionin hetimor para se te vendoste per kryeprokurorin. Duke vleresuar kandidaturen e kreut te shtetit per postin e kreut te akuzes, Xhaferri theksoi se zonja Ina Rama nuk ka lidhje ma Partine Demokratike. Me tej deputeti democrat I beri thirrje deputeteve te opozites te shohin me me maturi ceshtjen dhe te tregohen me serioze me lidhje me te.

    PS-Balla: Topi genjeu Solanen

    Taulant Balla ka akuzuar Presidentin se ka genjyer Solanen per ceshtjen e Prokurorit te Pergjithshem. “C’eshte ky president qe dje ne Bruksel i tha Solanes se nuk ka kryer asnje firmosje per shkarkimin e Prokurorit te Pergjtihshem. Nderkohe sot qe ne oren 5 te mengjesit ka firmosur 4 dekrete mes tyre dhe shkarkimin e Sollakut”, diskutoi ne sallen e parlamentit ne 60 minuta debat te lire, deputeti i PS.
    Edhe Blendi Klosi e Namik Dokle deklaruan qe ne nisje te seances se nuk do te votojne dekretin per shkarkimin e kryeprokurorit te firmosur sot nga Presidenti Bamir Topi. “Nuk e kemi votuar qe ne fillim procesin per shkarkimin e Sollakut. Deklarojme se jemi kunder ketij dekreti”, thane ate ne seancen paralementare qe vazhdon ende me debate te nxehta.

    Deputetet socialiste: Do votojme kunder kandidatures se Ina Rames

    Ora 12:30 -Kuvendi i Shqiperise ka nisur punimet, nderkohe qe priten debate te ashpra ne lidhje me ceshtjen e shkarkimit te kryeprokurorit dhe emerimin e kandidatures se Ina Rames per kete post te propozuar nga presidenti Topi. Pak para fillimit te seances deputetet socialiste deklaruan voten e tyre kunder kandidatures se presidentit. Ata e moren vendimin ne nje mbeldhje urgjente te grupit, pas vendimit te kreut te shtetit per te shkakrkuar nga posti kryeprokurorin Sollaku.
    Nderkaq mesohet se votimi per kreun e ri te organit te akuzes do te behet me kuti.

    Theodhori Sollaku reagon: Shkarkimi im, pazar politik si ai i zgjedhjes se Topit

    Ora 11:58-Theodhori Sollaku ka reaguar menjehere pas dekretimit te shkarkimit te tij nga Presidenti Bamir Topi. “Shkarkimi im procedure false”, e ka quajtur Sollaku dekretimin e sotem. Sipas tij Sollakut, Presidenti duhet te kishte pritur vendimin e Gjykates Kushtetuese. “Vendimi per shkarkimin tim eshte rezultat i pazareve qe cuan Topin ne krye te shtetit. Nuk kisha iluzion qe do te ndodhte ndryshe duke pare dhe ardhjen e Topit ne pushtet. Presidenti nuk pati kuraje te diskutonte me mua” , u shpreh Sollaku duke shtuar se Topi e ka ratifikuar gjate nates raportin e hartuar nga mazhoranca, frut i Komisionit Hetimor te zhvilluar para pak kohesh. "Eshte per te ardhur keq qe shkeljet e renda te kushtetues qe nga nisja e Komisionit Hetimor e deri ne miratimin e raportit te tij ne parlament jane miratuar e ratifikuar naten", tha Sollaku duke shtuar se Topi s'beri gje tjeter vecse plotesoi kapricon e shefit te tij.

    Theodhori Sollaku ne kete dalje te pare publike pas shkarkimit te tij nga Presidenti falenderoi ish-presidentin Meidani qe dekretoi kryeprokuror, ish-Presidentin Moisiu qe nuk dekretoi raportin per shkarkim te Komisionit te pare. Sollaku drejtoi falenderime edhe ne adrese te familjes se tij per mbeshtetjen ne profesionin e tij, median dhe prokuroret qe sic theksoi ai “edhe ne kushtet e presionit politik e ndihmuan dhe nuk rane pre e pazarlleqeve”.

    Kryeprokurori, nderpritet seanca ne Parlament. PS: Na njihni me CV-ne e Ina Rames

    Ora 11:25-Seanca parlamentare e radhes ne Kuvend eshte nderprere pak pas fillimit te saj. Grupi kuvendor i PS ka kerkuar nderprerjen e seances dhe shkak per kete ka qene kandidatura per Prokurorin e Pergjithshem. PS ka kerkuar nderprerjen e menjehershme te seances dhe kerkoi te njihet me CV-ne e kandidatures se Presidentit, Ina Rama.

    Presidenti shkarkon Sollakun: Ina Rama, kandidatja per kryeprokurore

    Ora 10:10-Presidenti Bamir Topi firmos shkarkimin e kryeprokurorit Thedhori Sollaku dhe zgjedh emrin e ri per kete detyre. Dekretimi i shkarkimit kete paradite erdhi menjehere pas nje takimi qe pati mengjesin e sotem Presidenti me kryeministrin Sali Berisha. Pasi nje diskutimi koke me koke per emrin e Prokurorit te Pergjithshem, Presidenti Bamir Topi ka propozuar per kete post nje gjyqtare te Krimeve te Renda ne qytetin e Durresit. Ina Rama eshte kandidatura e Presidentit ne vend te Theodhori Sollakut. Propozimi u be i ditur nga keshilltari i kreut te shtetit, Artur Metani. Dekreti per shkarkim dhe propozimi do te kalojnee per votim ne parlament dhe ne rast se ligjvenesit e votojne, Ina Rama do te jete kryeprokuroja e pare femer ne Shqiperi. Dekretimi per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe propozimi i ri u bene pak para se Presidenti te nisej per nje vizite zyrtare ne Kroaci.

    (d.b/e.m)
    Sui generis

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    http://www.president.al/shqip/info.asp?id=3660



    Njoftim pėr shtyp i Zyrės sė Presidentit tė Republikės.

    22 nėntor 2007

    Nė datė 05.11.2007 Kuvendi i Shqipėrisė i ka dėrguar Presidentit tė Republikės vendimin nr.141 tė tij, me tė cilin ėshtė miratuar raporti i komisionit hetimor parlamentar pėr shqyrtimin e kėrkesės pėr nisjen e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, si dhe dokumentacionin shoqėrues mbi tė cilin ėshtė mbėshtetur ky vendim.

    Nė pozicionin e kreut tė shtetit, Presidenti ka monitoruar ēdo marrėdhėnie institucionale nė rrafshin kushtetues dhe marrėdhėniet ndėrinstitucionale tė krijuara prej disa kohėsh ndėrmjet Kuvendit Popullor dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Nė boshtin e tė gjithė analizės juridike tė kėsaj ēėshtjeje Presidenti ka vendosur respektin ndaj parimeve kushtetuese dhe pavarėsisė sė pushteteve.


    Nė deduksionet ligjore tė kėsaj analize, Presidenti ėshtė njohur dhe ka marrė nė konsideratė edhe disa vendime tė Gjykatės Kushtetuese tė cilat, nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ose jo, kanė komentuar dhe interpretuar praktika tė njohura mė parė, nė lidhje me kėrkesa tė ngjashme pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe procedurave tė ndjekura nga Kuvendi i Shqipėrisė dhe Presidenti.


    Presidenti i Republikės e ka ndjekur me shumė vėmendje tė gjithė procesin e ndjekur nga Kuvendi i Shqipėrisė pėr tė hetuar veprimtarinė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, dhe pėr tė arritur nė konkluzione objektive lidhur me tė. Kjo, pėr rėndėsinė e posaēme qė ka figura e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėrsa i pėrket funksionit kushtetues tė organit tė prokurorisė, si organ i ushtrimit tė ndjekjes penale. Funksionimi i organit tė akuzės ka njė impakt tė drejtėpėrdrejtė nė luftėn kundėr krimit, i cili nė kushtet e Shqipėrisė, ndikon nė funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e vlerave tė demokracisė. Nga ana tjetėr, kjo procedurė parlamentare pėr hetimin e veprimtarisė sė z.Theodhori Sollaku, si Prokuror i Pėrgjithshėm, kėrkonte vėmendje tė posaēme edhe pėr arsyen se ndaj tij ėshtė zhvilluar njė procedurė e njėjtė, njė vit mė parė. Gjithashtu, Presidenti pa me vėmendje vendimmarrjen e Kuvendit dhe dokumentacionin mbi tė cilin ky vendim ėshtė marrė, si dhe studioi me tė njėjtėn vėmendje kundėrshtimet e Prokurorit tė Pėrgjithshėm lidhur me konkluzionet e Kuvendit dhe pasi u konsultua me specialistė tė njohur, arriti nė pėrfundimin se duhet tė dekretojė shkarkimin e z.Theodhori Sollaku nga detyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.


    Presidenti i gjen tė mbėshtetura argumentimet mbi tė cilat ėshtė bazuar Kuvendi i Republikės pėr propozimin e tij lidhur me pėrgjegjėsinė qė ka Prokurori i Pėrgjithshėm nė shkeljet e konstatuara dhe pasojat e ardhura. Nė gjykimin e Presidentit tė Republikės, pa dashur tė shmangen pėrgjegjėsitė e prokurorėve pėr ēėshtjet konkrete, fakti qė prokuroria nė Republikėn e Shqipėrisė, sipas nenit 148 tė Kushtetutės, ėshtė organ i centralizuar dhe autoriteti i Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė ruajtur pikėrisht pėr tė kontrolluar dhe verifikuar veprimtarinė e prokurorisė nė tė gjithė sistemin e saj, e bėn figurėn e Prokurorit tė Pėrgjithshėm mjaft imperative si nė arritjet ashtu dhe nė mosrealizimet apo mossukseset e organit nė tėrėsi. Nė vlerėsimin e Presidentit tė Republikės ėshtė fakt i pamohueshėm se veprimtaria e prokurorisė nuk i ėshtė pėrgjigjur sa dhe si duhet fenomeneve tė zhvilluara tė krimit tė organizuar, korrupsionit dhe krimit nė tėrėsi, gjė qė ka ndikuar nė funksionimin e shtetit dhe nė pasigurinė e jetės sė qytetarėve.

    Elementė tė veprimtarisė sė Prokurorit tė Pėrgjithshėm me pasojat e mėsipėrme, tė parashtruara nė mbėshtetje tė propozimit pėr shkarkimin e tij, Presidenti i gjen tė tilla sikurse parashikon neni 149 i Kushtetutės, tė interpretuar dhe nga Gjykata Kushtetuese nė vendimin e saj nr.75, datė 19.04.2002, e cila arsyeton se «kuptimi i saktė dhe i drejtė i shprehjes shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij, tė pėrdorura nė kėtė dispozitė kushtetuese, por edhe nė tė tjera, duhet tė vlerėsohet dhe analizohet nė tėrėsi nga disa faktorė qė kanė tė bėjnė me rėndėsinė e shkeljes sė ligjit, pasojat e ardhura apo qė mund tė vinin nga kjo shkelje, kohėvazhdimin e kėtyre pasojave dhe tė vėshtirėsive pėr riparimin e tyre si dhe vetė qėndrimin subjektiv qė mban personi konkret ndaj shkeljes sė kryer dhe pasojės sė ardhur ».


    Presidenti vlerėson se prokurori aktual, Z.Theodhori Sollaku, nuk i ka pėrmbushur funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore. Ai nuk ka arritur tė ndikojė me autoritetin dhe kompetencėn e tij pėr tė evituar shkeljet e konstatuara nga komisioni hetimor parlamentar nė veprimtarinė e organit tė akuzės dhe nuk ka siguruar dot njė bashkėpunim me strukturat e tjera tė shtetit pėr tė luftuar dhe parandaluar sa duhet krimin nė vend. Pėr kėtė arsye, Presidenti ēmon se propozimi i Kuvendit pėr shkarkimin e z. Theodhori Sollaku nga detyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė i bazuar nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe si President i Republikės, nė zbatim tė Kushtetutės dhe nė mbrojtje tė saj, ai dekretoi shkarkimin e tij.


    Gjithashtu, dėshiroj t’ju informoj se sot Presidenti i Republikės ka dekretuar emėrimin e Prokurorit tė ri tė Pėrgjithshėm, e cila ėshtė
    znj.Ina Rama, e vitlindjes 1972, e vendbanimit Durrės, dhe status civil e martuar. Znj.Rama ka pėrfunduar studimet nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Tiranės me rezulate tė shkėlqyera. Mė pas, zj, Rama ka pėrfunduar Shkollėn e Magjistraturės, nė tė cilėn ėshtė klasifikuar e para ndėr kandidaturat e tjera. Zj Rama ėshtė nė sistemin gjyqėsor prej vitit 1996 dhe prej janarit 2005, ėshtė anėtare e Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda. Ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe zotėron shumė mirė gjuhėt anglisht dhe italisht.

  8. #108
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Ina, njė muaj ankth pas propozimit"

    Intervista/ Flet regjisori Haxhi Rama, babai i Kryeprokurores sė re tė Republikės

    Kufizimet elektrike nuk e kanė lėnė jashtė etheve tė procesit tė votimit, babain e Inės, Haxhi Ramėn, apo siē e njohin tė gjithė Xhixhin. Ankth dhe emocion pėr tė mbyllur njė fazė gati njėmujore, qėkur Ina ishte propozuar si pasuesja e Theodhori Sollakut nė postin mė tė lartė tė akuzės shqiptare. Ende i emocionuar, Haxhi Rama tregon pėr "Shqip" pėr tė bijėn, si i erdhi propozimi, a do tė mundet ta pėrballojė detyrėn dhe tensionet e saj, si e vlerėsoi votimin nė Kuvend dhe reagimin e kryesocialistit Edi Rama pas seancės parlamentare. Biseda me tė ndėrpritet vazhdimisht nga zilja e celularit, nėpėrmjet tė cilit pret urimet nga miqtė e tė afėrmit.

    A ishte i papritur pėr ju propozimi qė iu bė Inės pėr postin e Kryeprokurores?

    Kishte mė se njė muaj qė Inės i ishte thėnė diēka nė njė bisedw nė tavolinė me miq specialistė tė fushės. Atėherė ajo ma tha si njė propozim qė gjithsesi e kishte marrė si njė vlerėsim po dhe me tė qeshur. Me kalimin e kohės, u kuptua se ajo qė ishte hedhur nė tryezė po piqej gjithnjė e mė shumė dhe se figura e saj ishte testuar dhe nėnshtruar sondazheve nė rrethet e specialistėve. Nga tė gjitha anėt merrte telefonata mbėshtetjeje. Mė vjen ēudi qė media nuk arriti ta zbulonte ndėr kandidaturat qė paraqiste dhe emrin e saj.

    E dinit qė sot do tė votohej nė Kuvend pėr tė?

    Jo, ndonėse dihej se kėto ditė do tė bėhej propozimi zyrtar. I shoqi erdhi nga Italia pėr kėtė qėllim pak ditė mė parė. Goni ishte i pari qė ma dha lajmin sot, ndėrsa vajza mė njoftoi pėr tė ndjekur votimin. E ndoqa plot ankth e tension nė njė lokal diku nga Vollga me dy miq.

    Si iu duk rezultati i votimit dhe reagimi i kryesocialistit Rama?

    Nė fakt, prisja diēka mė shumė. Pasi deputetėt duhet tė vlerėsonin faktin qė Ina nuk i pėrket asnjėrit krah tė politikės dhe ėshtė tepėr profesionale nė punėn e saj, jo se ėshtė ime bijė... Megjithatė, rezultati mund tė quhet i kėnaqshėm, ajo qė mė shqetėson ėshtė se sa shpejt do tė pėrshtatet ajo me detyrėn e re, me ambientin ndonėse kam besim tė plotė tek Ina dhe aftėsitė e saj tė treguara qė nė fėmijėrinė e hershme. Sa pėr Ramėn, ai pėrfaqėson opozitėn dhe pritet kundėrshtimi. Gjithsesi ai nuk u shpreh kundėr kandidaturės sė Inės, po kundėr procedurės sė ndjekur.

    Nuk janė tė paktė ata qė mendojnė se posti ėshtė njė barrė e rėndė pėr shpatullat e brishta tė saj. Ju si mendoni?

    Koha do ta tregojė. Arma e saj sekrete ėshtė fryma e sė resė, profesionalizmit qė zotėron dhe anės komunikative. Padyshim do tė dijė tė dėshmojė se ėshtė e zonja tė pėrballojė kėtė sfidė me dinjitet. Ina ka njė personalitet tė fortė.



    Ditėlindja


    Dhurata e madhe pėr 35-vjetorin


    Dhurata mė e bukur pėr 35-vjetorin e lindjes sė Ina Ramės ėshtė emėrimi nė detyrė si Prokurore e Pėrgjithshme e Republikės sė Shqipėrisė. Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha, njė ditė pas ditėlindjes sė gjyqtares sė Gjykatės sė Apelit tė Krimeve tė Rėnda nė Tiranė, Ina Rama, e kanė emėruar atė si pasardhėse e prokurorit Thoedhori Sollaku. Kryeprokurorja Rama lindi mė 21 nėntor tw vitit 1972 nė Tiranė dhe ka jetuar e studiuar nė Durrės. Nė vitin 1995, ėshtė diplomuar nė Fakultetin e Drejtėsisė. Nė janar tė 2005-ws, emėrohet nė Tiranė si eksperte nė programin e gjyqtarėve, funksion tė cilin e ka kryer deri nė kėto momente. Ina Rama njihet nė qytetin bregdetar tė Durrėsit si vajza e regjisorit dhe skenaristit Haxhi Rama. Ajo punon nė sistemin gjyqėsor prej vitit 1996, dhe prej janarit tw 2005-ws, ėshtė anėtare e Gjykatės sė Apelit pėr Krime tė Rėnda. Ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe zotėron shumė mirė gjuhėt anglisht dhe italisht.

    Shqip
    Sui generis

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  5. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •