Korrupsioni 2 i Lul Bashes
Korrupsioni 2 i Lul Bashes
Genc Kondi
70 milionė lekė tė reja, qė parashikohet tė shpenzohen nga Buxheti i Shtetit 2007 pėr rikonstruksionin e rrjetit informatik dhe elektronik tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, me njė firmė nga zėvendėsministrja Edith Harxhi, do tė jepen me njė formulė tė pastėr korruptive. Qė, zakonisht, pėrdoret nė rastin e blerjeve tė vogla. Mė datė 17 tetor, dy kompani shqiptare, qė operojnė nė fushėn e shėrbimeve informatike, kanė marrė nga zyra e zėvendėsministres Harxhi njė faks. Me anė tė kėtij faksi, ato informoheshin pėr faktin se Ministria e Punėve tė Jashtme ka planifikuar rikonstruksionin e rrjetit informatik dhe elektronik, me fond limit prej 70 milionė lekėsh, me TVSH, vėnė nė dispozicion nga Buxheti i Shtetit 2007. Fjala ėshtė pėr njė sistem informatik tė tipit DMS (Document Management System), tė pėrpunimit tė dokumentacionit, qė parashikon modernizimin e lidhjes aktuale tė Ministrisė me ambasadat dhe konsullatat e saj nė tė gjithė botėn. Nė kėtė sistem kėrkohet tė hyjnė nė lidhje 500 pėrdorues terminalė pėr shkėmbim informacioni tė karakterit dokumentar.
Procedura
Zėvendėsministrja u kėrkon dy firmave tė kontaktuara qė tė dėrgojnė, brenda datės 26 tetor, pra deri ditėn e sotme, tė menduar si afati i fundit, ofertat pėrkatėse lidhur me kėtė projekt. Zyra, qė do tė pranojė kėto oferta, ēuditėrisht, nuk do tė jetė ajo e ndonjė enti prokurues apo drejtori ekonomike e financiare, por Drejtoria e Shtypit dhe Diplomacisė Publike pranė MPJ. Qė, duket se do tė jetė pėrdoruesi i ardhshėm i kėtij sistemi. Por, qė vėshtirė se mund tė gėzojė tė drejtėn pėr tė mbledhur oferta, qė i takojnė njė Komisioni tė Vlerėsimit tė Ofertave.
Fondi prej 70 milionė lekėsh tė reja (814 mijė dollarė amerikanė), sipas legjislacionit tė prokurimeve publike nė fuqi, do tė kėrkonte, pa dyshim, kryerjen e njė tenderimi publik. Gjė, qė pėrfshin detyrimisht shpalljen publikisht tė synimit, shifrės dhe shėrbimit tė kėrkuar nga dikasteri, qė investon. Nė kėtė rast, zėvendėsministrja pėrdor pėr njė fond tepėr tė madh procedura, qė zakonisht pėrdoren pėr blerje tė vogla administrative, tė tilla si letėr pėr kompjuter, tonera, kapse aktesh, lapsa, etj. Qė, edhe kėto, do tu nėnshtroheshin tenderimeve, nė rast se tejkalohej njė shifėr e caktuar.
Agjencia
Nė asnjė nga publikimet elektronike tė Agjencisė sė Prokurimeve Publike nuk shpallet tender pas datės 25 tetor 2007 pėr blerje materiali dhe shėrbimi informatik nga Ministria e Punėve tė Jashtme. I vetmi tender nga ky dikaster aty figuron ai pėr blerjen e karburantit pėr qėllim ngrohjeje, me vlerė limit 1.600.000 lekė tė reja, qė duhet tė zhvillohet mė 1 nėntor tė kėtij viti. Ndėrkohė, nuk ekziston asnjė gjurmė qė tė vėrtetojė ekzistencėn e njė prokurimi publik, me vlerė 70 milionė lekė tė reja pėr qėllimin e sipėrpėrmėndur. Ndėrkohė qė nė Buletin nuk mungojnė edhe prokurime pėr dyer e dritare tė shkollave fillore tė komunave, me vlerė nga 600 mijė lekė e sipėr.
Pra, APP nuk ėshtė vėnė nė dijeni tė kėtij prokurimi. Tė cilin, numri dy i kėtij dikasteri e ka gjetur tė udhės ta porositė nė njė rrugė tepėr tė personalizuar. Dokumenti ėshtė i konceptuar nė emėr tė ministrit, por nė mungesė dhe me porosi tė tij. Megjithatė, ėshtė e vėshtirė tė konceptohet qė titullari Basha, nė qendėr tė akuzave pėr njė aferė 770 milionė euroshe, tė ketė marrė edhe kėtė rradhė njė nismė tė tillė tė rrezikshme.
EDITH HARXHI
Fondi prej 70 milionė lekėsh tė reja (814 mijė dollarė amerikanė), sipas legjislacionit tė prokurimeve publike nė fuqi, do tė kėrkonte, pa dyshim, kryerjen e njė tenderimi publik. Gjė, qė pėrfshin detyrimisht shpalljen publikisht tė synimit, shifrės dhe shėrbimit tė kėrkuar nga dikasteri, qė investon. Mė datė 17 tetor, dy kompani shqiptare, qė operojnė nė fushėn e shėrbimeve informatike, kanė marrė nga zyra e zėvendėsministres Harxhi njė faks. Zėvendėsministrja u kėrkon dy firmave tė kontaktuara qė tė dėrgojnė, brenda datės 26 tetor, pra deri ditėn e sotme, tė menduar si afati i fundit, ofertat pėrkatėse lidhur me kėtė projekt
LULZIM BASHA
Numri dy i kėtij dikasteri e ka gjetur tė udhės ta porositė shėrbimin e kėrkuar nė njė rrugė tepėr tė personalizuar. Dokumenti ėshtė i konceptuar nė emėr tė ministrit, por nė mungesė dhe me porosi tė tij. Ėshtė tepėr e vėshtirė tė konceptohet qė titullari Lulzim Basha, nė qendėr tė akuzave pėr njė aferė 770 milionė euroshe, si ajo qė lidhet me segmentin Rrėshen-Kalimash, tė ketė marrė edhe kėtė rradhė njė nismė tė tillė tė rrezikshme, qė mund tė shtojė dyshimet pėr korrupsion. Pikėrisht nė kohėn kur pėr atė kėrkohet, madje, nga organi qendror i akuzės, heqja e imunitetit tė deputetit pėr vazhdimin e procedurave tė ndjekjes penale
Liberté, égalité, fraternité