Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17

    Kuvendi i Shqipërisë përkujton 60 vjetorin e ekzekutimit të deputetëve opozitarë

    Kuvendi përkujton deputetët e ekzekutuar

    Kuvendi zhvilloi dje një seancë plenare përkujtimore në 60-vjetorin e ekzekutimit të deputetëve nga regjimi komunist më 1947. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka folur në nder të tyre, duke e konsideruar të kaluarën si një mësim për të ardhmen. “Deputetët e ekzekutuar punuan me pasion, për të mos e ndarë Shqipërinë nga perëndimi, nga vlerat që vendi ynë ndante me botën e lirë të pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo nuk është një ngjarje aq e largët sa mos të na bëjë të mendojmë kthjellët”, - u shpreh më tej Topalli.


    Të dënuarit me vdekje:

    Shefqet Beja (me varje në litar)

    Riza Alizoti (me varje në litar)

    Sulo Klosi (me varje në litar)

    Selaudin Toto (me varje në litar)

    Sheh Ibrahim Karbunara

    Paolo Saggioti

    Agathokli Xhitoni

    Mehmet Prishtina

    Abdul Kokoshi

    Beqir Çela

    Salim Kokalari (me varje në litar)

    Tefik Deliallisi

    Irfan Majuni (me varje në litar)

    Pertef Karagjozi

    Enver Sazani (me varje në litar)

    Hysen Shehu


    Me privim të përjetshëm lirie u dënuan:

    Foto Bala

    Ramazan Tabaku

    Ram Marku

    Gjovalin Vlashi


    Me nga 20 vjet privim lirie u dënuan:

    Shefki Minarolli

    Rustem Sharra

    Xhevat Xhafa


    Me 15 vjet privim lirie u dënua:

    Sulo Konjari


    Nga Tema

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Kuvendi përkujton 60-vjetorin e ekzekutimit të grupit të deputetëve

    Kuvendi i Shqipërisë ka përkujtuar dje, nën nismën e kryetares Jozefina Topalli, pushkatimin e 16 prej deputetëve që e kanë përfaqësuar atë në vitin 1947. Me një minutë heshtje, deputetët shqiptarë kanë mbajtur një qëndrim etik ndaj kësaj ngjarjeje të errët, e cila vuri para togës së ekzekutimit opozitën e parë të mirëfilltë politike kundër pushtetit të Enver Hoxhës.
    Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetarja Topalli u shpreh me tone emocionale duke nënvizuar se ngjarje të tilla janë një leksion për të ardhmen. “Këto ngjarje të mallkuara na kujtojnë, duke na kapur prej mënge, se është mëse e nevojshme t’i shohim në sy, të reflektojmë, të mësojmë e t’ia tregojmë me zë të lartë brezit të sotëm, por edhe xhelatëve ende të gjallë, se “istoria maestra vitae” (se “historia është mësuese e jetës”)”, - tha ajo. Duke kujtuar arsyet që i çuan këta njerëz drejt një fati tragjik, kryetarja e Kuvendit vuri në dukje se grupi i deputetëve doli hapur si grup i organizuar në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore dhe mori përsipër të bënte opozitën në Parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste.

    11 Tetor 2007
    Albania

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  3. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  4. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •