Truri, ajka e kombit, shtetit dhe shoqėrisė shqiptare pėrballė njė realiteti tė dhimbshėm, tė pashpresė e nė dėshpėrim total, ka vite qė vazhdon braktisjen e vendit duke emigruar pandalshmėrisht drejt shteteve tė zhvilluara e moderne perėndimore pėr njė jetė mė tė mirė.
PALI NITO
Tue, 15 Jul 2008 08:11:00
Truri, ajka e kombit, shtetit dhe shoqėrisė shqiptare pėrballė njė realiteti tė dhimbshėm, tė pashpresė e nė dėshpėrim total, ka vite qė vazhdon braktisjen e vendit duke emigruar pandalshmėrisht drejt shteteve tė zhvilluara e moderne perėndimore pėr njė jetė mė tė mirė. Me tė vėrtetė njė hemorragji dhe rrjedhje serioze e trurit dhe inteligjencės qė ikin dhe vetėm ikin pa mėdyshje dhe pa e kthyer kojkėn mbrapa.
Largohen sepse ndihen tė papėrfillur, tė pamotivuar, tė braktisur e tė ofenduar nga politika, shteti dhe shoqėria pasi askush nuk interesohet, pėrkujdeset dhe impenjohet qė ti punėsojė ata nė profilet dhe fushat pėr tė cilat edhe janė diplomuar. Askush nuk ka vullnet, pėrgjegjėsi e seriozitet, nuk ka ide, vizion e alternativa tė qarta e perspektive pėr angazhimin dhe pėrfshirjen e trurit nė mbarė institucionet shkencore e akademike, apo nė administratėn qendrore e atė lokale, nė institucione tė ndryshme shtetėrore dhe pse jo, mund dhe duhet tė pėrfshihen edhe nė politikė. Shkaku kryesor pėr kėtė indiferencė dhe shpėrfillje ndaj inteligjencės tonė ėshtė politika dhe politikanėt dritėshkurtėr qė mė parė mendojnė pėr punėsimin dhe sistemimin e militantėve e simpatizantėve mediokėr qė mbushin mitingjet sesa pėr njerėzit me profil inteligjent e profesionalisht tė pėrgatitur e tė aftė pėr tė drejtuar nė fushat respektive e pėr ti kontribuar zhvillimit tė vendit dhe shoqėrisė. Theksojmė se njė mentalitet dhe konceptim tė tillė ndaj inteligjencės shqiptare e kanė tė dyja krahėt e politikės shqiptare, si e djathta, ashtu edhe e majta, dhe sapo njė parti vjen nė pushtet mė parė mendohet pėr tė rregulluar dhe privilegjuar militantėt sesa pėr tė zbatuar programin qeverisės, pa le mė pėr tė menduar pėr intelektualėt, trurin e kombit. Ėshtė kjo arsyeja qė truri shqiptar largohet dhe merr arratinė nga sytė kėmbėt e ku tė mund e si tė mund, nė ēdo shtet tė industrializuar tė globit.
Ēuditėrisht, pėrballė kėtij realiteti tė dhimbshėm e skandaloz e fare tė pakuptimtė, politika, qeveria dhe shteti shqiptar demonstrojnė dukshėm miopi, shurdhėri, memecllėk e pandjeshmėri. Me tė vėrtetė e pafalshme dhe e patolerueshme njė vlerėsim dhe qėndrim i tillė ndaj kėsaj pasurie tė madhe kombėtare, e qė urgjentisht duhet korrigjuar sa nuk ėshtė vonė.
Sikundėr dihet Shqipėria importon ēdo gjė dhe gjithēka, pėrfshi kėtu edhe barin e thatė pėr tė ushqyer e mbajtur gjallė blegtorinė dhe, si pėr ironi, nė kėmbim tė tyre eksporton me ovarda gjėnė mė tė shtrenjtė dhe pasurinė mė cilėsore e mė tė vyer: trurin e vendit. Paradoks mė tė madh nuk ka dhe nuk mund tė gjesh gjėkundi. Dhe tė mos harrojmė se familja, shteti dhe shoqėria shqiptare kanė investuar shuma tė konsiderueshme financiare dhe kanė sakrifikuar jo pak pėr arsimimin, kualifikimin, pėrgatitjen dhe profesionalizmin e gjithė kėsaj inteligjence. Pra, sikundėr shihet, tėrė kėta kuadro tė fushave tė ndryshme janė rritur me mundim e privacione tamam si fėmija nė pelena, prandaj nuk duhet ti humbasim, ti shpėrfillim e denigrojmė por ti mbajmė afėr, tė pėrkujdesemi e ti fitojmė.
Gjithashtu, ajo qė duhet tė na tėrheqė vėmendjen ėshtė fakti se hemorragjia e pafrenuar e trurit ka pėrfshirė tė gjitha fushat dhe profilet e veprimtarisė intelektuale pasi janė larguar shkencėtarė, biologė, kimistė, matematicienė, fizikantė, ekonomistė, kėngėtarė, pedagogė, aktorė, inxhinierė, shkrimtarė, duke krijuar njė vakuum dhe dėm tė madh pėr zhvillimin dhe demokratizimin e pandalshėm tė shoqėrisė sonė. Dhe nėse arratia e trurit shqiptar do tė vazhdojė me kėtė ritėm e intensitet, padyshim qė do tė pėrballemi me pasoja tė rėnda, pėr tė mos thėnė fatale e tė pariparueshme, qė do ti kushtojnė shtrenjtė zhvillimit tė vendit. Dhe pas dy apo tre dekadash, Shqipėria do tė jetė vendi mė i varfėr edhe me intelektual. Pra, shkencės dhe laboratorėve tanė do ju mungojnė shkencėtarėt dhe biologėt, mekanikės dhe veprave industriale do t`ju mungojnė inxhinierėt, lexueseve do t`ju mungojnė shkrimtarėt dhe romanet, skenės do i mungojnė artistėt, kėngėtarėt dhe aktorėt. Pra, gjithė zhvillimit tė vendit do t`i mungojnė arkitektėt e tė gjitha fushave tė veprimtarisė shoqėrore.
Sot, nė kėtė fillim shekulli dhe nė kohėt mė moderne, shkenca, zhvillimi dhe urbanizimi kanė arritur pika mė kulmore e tė pakrahasueshme, e si tė tilla kėrkojnė domosdoshmėrisht dhe urgjentisht, prezencėn dhe angazhimin gjithėpėrfshirės tė trurit dhe inteligjencės shqiptare duke paraprirė me ide, projekte, alternativa e vizione, ambicioze e sa mė progresive.
Shpresojmė dhe besojmė qė politika dhe shteti shqiptar tė ketė prioritet, njė kėndvėshtrim tė ri dhe njė vlerėsim e pėrkujdesje mė tė madhe pėr tė ardhmen dhe perspektivėn e inteligjencės e tė trurit shqiptar qė kjo pasuri tė inkurajohet, tė pėrkrahet e tė bėhet promotori i zhvillimit dhe modernizimit tė vendit dhe shoqėrisė tonė demokratike. Truri ėshtė elita dhe krenaria e kombit, i aftė qė tė shpalosė e demonstrojė ide, koncepte e veprime bashkėkohore e moderne nė zhvillim e drejtim tė vendit, duke spostuar e larguar nga loja mediokrit, dallkaukėt, tė paaftėt, diletantėt dhe militantėt.
Krijoni Kontakt