Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 41
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Heronjtë e jetës suaj...

    Heroine E Jetes Sime.

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne jeten time treni me ka lene shpesh,kam qendruar shume here ne stacion duke pare ate dicka qe me ikte aq larg....
    Cdo here kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur guret larg me besimin qe do te prekja dike!!
    Ne te gjithe jeten time jam munduar tju ngjas atyre princerve ne perrallat magjike,dhe cdo here deshira per te derdhur lot nuk me ndahej kurre..
    Cdo dite kaloja ne mendjen time nje dite qe ju shtua kesaj jete dhe iluzionet e mija ishin per cdo dite e cdo dite me pak te bukura..
    Fillova te qaja per gjerat me te vogla dhe endrrat e mija nuk me dukeshin te verteta por te pakuptueshme ku ne te cilat nuk shihja me kalimin e stineve dhe diteve te vitit...
    Ecja para vetes time ne pritjen e padurueshme te ndodhjes se nje mrekullie...
    Per mua dashuria kishte humbur emrin e saj,cdo dite ecja ne kete hapesire te bardhe ku ne te cilen nuk shihja me asgje dhe asgje nuk ndodhte...
    Kujtoja se u shmangesha problemeve te shpirtit po ne te vertete i kerkoja ato me teper!!!
    Fati im i trishtuar dukej qe ishte i vetem ne fund te shkrimeve te mia..

    Dhe nje dite.....zilja ra fort dhe ndodhi nje revolucion i brendshem,nje uragan lumturie qe arriti te une...
    Degjoj rrahjet e zemres dhe nuk mbaj dot lotet e gezimit..
    Kjo zemra ime si gur dhe aq krenare shperthen ne mijera ngjyra,dhe papritur nje njeri tjeter del nga vetja ime dhe ben ligjin te une...
    TI erdhe drejt meje nga nje vend se di ku,nga nje qiell mbase i mbushur me yje ne nje dite tetori..
    TI je ketu ne kete nate, veshur me pafajshmeri,me shpirtin te mbushur me shprese....heroina jetes sime!!!
    Frymemarrja jote eshte gdhendur ne gjoksin tim dhe jam gati te te ndjek pas ne jeten tende.
    Syte e tu kane aq ndricim saqe mund te ndriconin nje qytet te tere!!
    Pesha e dashurise qe ti mban dhe sinqeriteti yt me ngrohin dhe me japin pickime ne zemer...
    Nje nga nje ti me dhe te gjitha celesat e shpirtit tend,ti me hape zemren dhe more te shpiri yt te gjithe mbytjen qe mbaja prej kohesh ne vetevte..
    Ashtu si nje yll qielli ti me drejtove ne rruget e dashurise se vertete dhe te pavdekur...
    Sa mire eshte te kalosh kufirin sepse e di qe asgje nuk do te jete me si me pare!!
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore,vuajtjet kthehen ne jepje dhe zhgenjimet e meparshme ishin thjesht formalitete te vjetra..
    Dhe tani prej teje,udhetoj ne kete bote qete dhe ku jeta eshte vetem butesi,dhe ne te cilen udhetoj jo si ne nje drame...

    Nuk mund te te them dot kurre sesa ti me pelqen,nuk mund te te them kurre sesa ti me ndricon!!
    Te gjitha fjalet qe mund te te them ne vesh nuk mjaftojne dot kurre per te te falenderuar per dhuraten me te bukur te jetes sime ,te cilen ti me dhurove ne ate dite dhe ne ditet e vazhdueshme duke me dhene zemren tende per eternitetin!

    Nuk do te rri me asnjehere ne kete stacion treni sepse e di tani qe hypa me ne fund te treni i duhur....


    .Ps..........E pata bere kete postim dikur dhe me ishte bashkuar ne nje teme qe nuk ishte e imja.
    Sot dua te nxjerr per te hapur nje teme te re,nje teme ku ne te cilen do te doja qe secili nga anetaret e ketij forumi,secili nga miqte e mi te mundet te shprehet me anen e fjaleve per mposhtjen e cdo lloj dhimbjeje dhe fatkeqesie ne jeten e tij,
    per te shprehur ate fjale qe une dua ta kuptojne qe te gjithe...
    Po shume nga ne vuajne dhe shume nga ne bien ne pesimizem te atille qe nuk duan dhe nuk kane me forcen qe te vazhdojne jeten,dhe do doja tu thoja ...."Jeta vazhdon dhe jemi ne te vetmit qe duhet te gjejme forcen per te luftuar te keqen dhe te ecim perpara,duhet te jemi ne vete heronjte e jetes sone,njerez te pamposhtur te cilet do kalisin zemren dhe shpirtin duke mposhtur veshtiresite!
    E di qe ne bote ka shume njerez qe vuajne dhe kjo per arsye te ndryshme dhe do te doja shume nga ju qe te perpiqeshim duke luftuar,duke i dhene force vetes dhe njeri tjetrit,duke ndare dhimbjen ,pasi ajo te secili nga ne le nje shije teper te hidhur dhe te pakapercyeshme"
    Dua qe me anen e postimeve te shprehim ndjenjat me pozitive qe duhet te kemi ne rradhe te pare per veten tone dhe sigurisht per njerezit qe duam dhe miqte qe respektojme.
    Do te doja ta quaja kete teme si nje lloj shoqate e cila do harroje vuajtjet dhe do mundohet te eci perpara dhe kjo arrihet me anen e miqesise sone,shprehjes se ndjenjave,ndarjes se opinioneve dhe dhenies force te njeri tjetri.

    Po e vertete....jemi heronjte e jetes sone!

    Ju ftoj ne kete teme.

    A jeni ju heronjte e jetes suaj?

    Nqs jo,cilet jane ata qe ju i mendoni si te tille?

    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 12-12-2007 më 14:58
    "Carpe Diem"

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore..

    Je e vecante,mikeshe,te kam zili,vertet"...kam shume brenga e derte per te zbrazur ne kete teme,aq shume sa qe nuk besoj se do te mjaftonin faqet e saj...E megjithate njeriu eshte qenie e forte,Diana...une isha ai qe e percolla tim vella"Ne ato momente nuk po dija me,se cili ishte kufiri midis jetes dhe vdekjes...toka me qiellin me dukej sikur ishin bere bashke...dhimbja me kishte mberthyer keqazi,nje trysni e jashtezakonshme,si nje morsete gjigande qe te pelcet temthat...mbas nje jave me shpresa te venitura,nuk kisha me asnje deshire,asnje enderr,asnje shprese,me dukej vetja i mbaruar,si nje i vdekur qe ecen mbi toke,me dukej sikur do te shkoja edhe une bashke me te...doja te shkoja bashke me te...nuk doja ta lija vetem...nuk doja ta lija vetem,por...mbrapa deres se reanimacionit me prisnin...me priste familja,jeta ime...me prisnin femijet e tim vellai..ata kishin nevoje per mua..ata kane nevoje per mua...Me duhej tu jepja kuraje prinderve,me duhej te perqafoja time me qe te mos i dilte zemra nga kraharori...me duhej te permbushja amanetin e tim vellai..Dhe sot',po une jam serish,por me i forte"Jam ai qe perkujdeset per femijet e tij,qe u flet e i ben te qeshin,te harrojne te atin,te harrojne fatkeqsine dhe te jetojne mes lodrave te femijeve,mes ngrohtesise familjare,mes jetes normale...jeta eshte nje dhurate Diana,jeta eshte nje dhurate per ne,por ne nuk jetojme vetem per veten,ajo nuk na perket vetem ne..qe te jemi heronj te jetes tone,nuk duhet te mendojme thjesht dhe vetem per veten tone...duhet te japim shume Diana,duhet te japim edhe pse shpesh nuk marrim gje..kjo na ben mbi te gjitha ta quajme veten qenie njerezore,na ben te ndihemi te tille....kjo miresi na ben te ndihemi mire"...nuk kemi perse te heqim dore prej saj..perqafime mikeshe e shtrenjte dhe kurre me mos u perlot....kurre..

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Di Ana dukesh qe nga 1000 km larg qe je person i mrekullushem,desha te te them vetem diçka..........hiqe trishtimin,ai te çon drejt shkaterimit,te gerryen dite per dite nga pak.
    Me pelqen shprehja e jote e fundit"jemi heronjte e jetes sone"........shpresoj ta kesh kuptuar vertete.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore..

    nevoje per mua..ata kane nevoje per mua...Me duhej tu jepja kuraje prinderve,me duhej te perqafoja time me qe te mos i dilte zemra nga kraharori...me duhej te permbushja amanetin e tim vellai..

    ...jeta eshte nje dhurate Diana,jeta eshte nje dhurate per ne,por ne nuk jetojme vetem per veten,ajo nuk na perket vetem ne..qe te jemi heronj te jetes tone,nuk duhet te mendojme thjesht dhe vetem per veten tone...duhet te japim shume Diana,duhet te japim edhe pse shpesh nuk marrim gje..kjo na ben mbi te gjitha ta quajme veten qenie njerezore,na ben te ndihemi te tille....kjo miresi na ben te ndihemi mire"...nuk kemi perse te heqim dore prej saj..perqafime mikeshe e shtrenjte dhe kurre me mos u perlot....kurre..
    Me bere te lotoj...me bere te marr force nga ty,me bere qe te mundem te mendoj serish per jeten..
    Ne jeten time kam humbur me anen e vdekjes te gjithe njerezit qe me kane dashur dhe desha me shume dhe ndoshta kjo eshte arsyeja qe shpirti im eshte kaq i vrare dhe i ndjeshem...
    Je nje mik i mrekullueshem edhe ti,te ngushelloj nga zemra per fatkeqesine dhe te uroj mos njohesh kurre dhimbjen,dua te veprosh keshtu sic thua,nuk dua qe te jene vetem fjale...lufto per ta,per veten...lufto per jeten,lufto sepse ja vlen te jetojme...
    Duhet ta fitojme betejen tone kunder te keqes dhe dhimbjes,duhet te mendojme qe dikush na do,duhet te mendojme qe shume kane nevoje per ne,duhet te shohim diellin miku im...
    Jeta eshte teper e shkurter po eshte dhe teper e bukur.....duhet ti mendojme gjithmone keto fjale,duhet ti besojme ne te vertete!


    Te uroj vetem te mira miku im,vetem te mira

    Sic e thashe ....".Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore"
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    Di Ana dukesh qe nga 1000 km larg qe je person i mrekullushem,desha te te them vetem diçka..........hiqe trishtimin,ai te çon drejt shkaterimit,te gerryen dite per dite nga pak.
    Me pelqen shprehja e jote e fundit"jemi heronjte e jetes sone"........shpresoj ta kesh kuptuar vertete.

    Te falenderoj shume per vleresimin si edhe keshillat..sinqerisht


    Ndoqa shume fantazma ne kete bote hostile qe me frikesonte..
    Me qellonin shpesh ne koke qe te perulesha,dhe lutesha qe kjo gje te ndalonte,lutesha qe kjo vuajtje te kishte nje fund...
    Te ndjesh reren siper kokes tende ,sa budallallik po ne te njejten kohe sa mire te ben te ndjehesh ne keto momente vetmie dhe zhgenjimi...
    I degjoja sesi qeshnin me vuajtjet e mija,i shikoja si kercenin siper zhgenjimeve te mia,dhe kurre se besoja si njerezit mund te kenaqeshin kaq teper perpara nje varri...
    Shpirti im ishte si nje anije qe sado perplasej dhe sado shkatarrohej nga nje shkemb i fuqishem,prej nje mjegulle te dendur;..
    Trupi im ishte vene ne gjume.......dhe se kuptoj pse se endrra kisha akoma!!!
    Shikoja te gjithe keta njerez te lumtur ne nje ane dhe une duke u fundosur dhe duke pare jeten sesi me largohej.....larg.............ne pafundesi..
    Dhe dua te jetoj,dua te ndjej prape dashurine,dua te luftoj dhe te jem ajo qe dikur isha...nje femer e forte dhe e dashuruar me jeten,nje femer e dashuruar me te mirat e kesaj bote!
    Vuajtja dhe zhgenjimi me ben qe te jem ndonjehere dhe e padurueshme per te tjere,me bene qe te isha dikush tjeter,dicka agresive qe me pare nuk bente pjese ne temperamentin tim...
    Dua te jem ajo qe isha...kete dua...dua te gjej heroinen time...

    PS...Nje poet dhe shkrimtar i madh me tha qe kisha shume per ti dhene njerezve qe dua dhe atyre qe kane nevoje,me tha qe cdo nate te shkruaja nga dy ore dhe te beja nje liber...dicka qe e kam filluar dhe qe do ta quaj "Heroine e jetes sime"
    Do te doja ta falenderoja per besimin qe pati te une dhe ta falenderoj per rrugen qe me tregoj ne te cilen duhet te eci,ajo qe do ta quaja ne nje liber tjeter....."Rruga drejt lumturise"
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    diana

    zbatoje ne praktike ate qe di shkelqyeshem ne teori...
    perpiqu t'iu gezohesh cdo dite gjerave ne dukje te parendesishme, pasi ato jane = jete...

    Jeta eshte ajo gje qe me ndodh perdite, ndersa une jam duke bere plane per te ardhmen
    John Lenon me duket se e ka thene kete...

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Degjo Di Ana kjo bote eshte e mbushur plot me te poshter,dhe me plehra por ka dhe patjeter njerez te mire,sepse ndryshe ajo (bota)nuk mund te qendronte ne kembe.Kij parasysh kete qe ka gjithmone dikush qe te do te miren,psh ka shume ketu ne FSH qe jane te afeksionuar pas teje(edhe pse virtualisht)une jam i bindur qe edhe ne jeten tende reale,me shpirtin e mrekullushem qe ke ti,duhe te kete pa tjeter persona qe te duan me gjithe zemer,pershendetje kiss
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga engjellorja Lexo Postimin
    diana


    Jeta eshte ajo gje qe me ndodh perdite, ndersa une jam duke bere plane per te ardhmen
    John Lenon me duket se e ka thene kete...
    Flm edhe nga ty,do te desha qe kjo teme mos ishte vetem imja...Eshte e jona!

    .....jeta eshte ajo qe me ndodh perdite dhe jeta eshte ajo qe me meson te eci drejt lumturise dhe besimit ndaj saj..

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga billy the kid Lexo Postimin
    (bota)
    .Kij parasysh kete qe ka gjithmone dikush qe te do te miren,psh ka shume ketu ne FSH qe jane te afeksionuar pas teje(edhe pse virtualisht)une jam i bindur qe edhe ne jeten tende reale,me shpirtin e mrekullushem qe ke ti,duhe te kete pa tjeter persona qe te duan me gjithe zemer,pershendetje kiss
    Te falenderoj per kurajon qe me jep nepermjet fjaleve
    Sekreti i shkrimeve te mia qendron pikerisht te forca qe me japin keta njerez per te cilet ti flet...dhe cdo gje jua dedikoj atyre!

    respekte billy
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendoj se te gjitha moshat kane te njejten shenje te vrazhde te realitetit...
    Jeta te duket e pakuptimte ne disa momente dhe befas vjen nje moshe tjeter qe te rizbulon vetveten ne nje dimension tjeter.Je i njejti njeri,por qe ka gjetur me ne fund nje arsye per te jetuar.
    Kujton se dashuria eshte vetem per nje person,po kjo nuk ka si te jete e vertete!Natyra prandaj ka krijuar nje pfundesi burrash dhe grash,qe secili te beje nje zgjedhje,pastaj dy ose me shume dhe kur te arrije te bashkoje shume gjera brenda njeres te arrije kenaqesine maksimale.
    Duhet te kuptojme qe dashuria nuk eshte kaq e madhe dhe e pafund sic duket!
    Si mund te jete nje gje e pafund kur te kufizon ne nje rreth te vetem i cili sa vjen e ngushtohet gjer ne ate pike sa te ze frymen?!
    Dashuria eshte fillimi i pjekjes se njeriut...
    Nje femer ka nevoje per prekjen e dashurise qe te ndihet femer dhe me pas cdo prekje do ti sjelle nje ngazellim te ri,nje eksperience te paharrueshme,secila e vecante ne llojin e vet..
    Kjo lloj melodie me con ne fushat me te gjelberta te parajses se pasionit,aty ku qe te gjithe kane shetitur me mijera here,po asnjeri nuk ka arritur qe ta shohe te teren me bukurine e saj ngazellyese...
    Nuk eshte pasioni ai qe e terheq me shume nje femer,por eshte ajo romantika idealiste qe i perkedhel mendjen me delikatese si nje petale trendafili,eshte ajo kersheria e trasheguar besnikerisht ne gjene qe si nje krimb i palodhur germon me kujdes gjersa te ndeze motorin kerkues ne drejtim te dickaje qe ndoshta nuk ekziston ne te vertete,por ne mendjen e cdo femre qendron e fjetur ashtu bute edhe eger bashke,ne kerkim te zgjimit zhurmues qe do te trondise gjithe qenien duke e vene ne levizje....
    "Carpe Diem"

  11. #11
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk kemi pse te na vije turp nga vetja vetem per faktin qe dashuruam dhe ju ulem dikujt!
    Ne fund te fundit jeta eshte e bukur dhe kjo bukuri e fshehur ne forma nga me te ndryshmet dhe me te imagjinueshmet,nuk duhet te na beje te na vije turp nga asgje e saj.
    Ajo eshte nje teresi e pakthyeshme,e pacenueshme,megjithese ne shpeshhere mundohemi te marrim prej saj vetem momentet qe na pelqejne.
    Ndoshta pas ca kohesh edhe une do te mbetem si nje gje qe duhet ti fshihem kujtimeve te mia!!
    Ose me mire do te kthehem vete ne nje kujtim!
    Duart po i leviz ne nje menyre te shperqendruar,por shume domethenese per gjendjen ne te cilen ndodhem.
    Eshte nje levizje e pakuptimte,jo e bukur si ajo e valeve,por shkatarruese per ate qe do ti shikonte.
    E ndjej si me zjen koka dhe se gjithe kjo dite mu kthye ne nje makth te vertete...
    Me e keqja eshte se ndihem si e kurthuar dhe koha qe po fluturon nuk me le ne dispozicion as per te marre fryme...
    Kjo ide e mosngopjes me ajer me rrethon te teren dhe me duket sikur jam ne nje shtet ku ajri dhe bukuria jane kthyer ne vrases...
    Mendimet e nje zemre teper te brishte dhe aspak te forte!
    "Carpe Diem"

  12. #12
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Jeta eshte nje beteje ku ne te cilen luftojme perdite...

    Rrezohemi nga disfatat qe mund te hasim ne jeten tone te perditshme qofshin keto familjare,profesionale apo sentimentale,rrezohemi dhe mundesisht kerkojme nje dege peme si per tu mbajtur dhe si per te shpetuar nga kjo rryme mendimesh te turbullta qe na marrin perpara...
    Rrezohemi po a e dime valle sesa te forte mund te jemi?
    E kemi matur ndonjehere peshen e saj?
    Shpeshhere quajme veten viktima te nje jete qe tregohet e pameshirshme me ne po ne te vertete a jemi te tille?
    Forca jone ekziston te secili prej nesh,mjafton vetem nje moment i duhur dhe nje kuptim i drejte i te ashtuqujtures fati yne...
    A nuk jemi ne vete ata qe kemi te drejten e luftimit per nje jete me te mire?
    RRezohemi dhe duhet te ngrihemi sepse fatalizmi i shpirtrave tane na con ne nje gjendje te mjerueshme ku nuk njohim ne rradhe te pare veten dhe ku askush tjeter nuk na njeh....
    "Carpe Diem"

  13. #13
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    nena parti qe na rriti edhe na kaliti !!! mami edhe babi !!! edhe se fundi edhe e fundit nga heronjte e mi bebushja eshte !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  14. #14
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore..

    Je e vecante,mikeshe,te kam zili,vertet"...kam shume brenga e derte per te zbrazur ne kete teme,aq shume sa qe nuk besoj se do te mjaftonin faqet e saj...E megjithate njeriu eshte qenie e forte,Diana...une isha ai qe e percolla tim vella"Ne ato momente nuk po dija me,se cili ishte kufiri midis jetes dhe vdekjes...toka me qiellin me dukej sikur ishin bere bashke...dhimbja me kishte mberthyer keqazi,nje trysni e jashtezakonshme,si nje morsete gjigande qe te pelcet temthat...mbas nje jave me shpresa te venitura,nuk kisha me asnje deshire,asnje enderr,asnje shprese,me dukej vetja i mbaruar,si nje i vdekur qe ecen mbi toke,me dukej sikur do te shkoja edhe une bashke me te...doja te shkoja bashke me te...nuk doja ta lija vetem...nuk doja ta lija vetem,por...mbrapa deres se reanimacionit me prisnin...me priste familja,jeta ime...me prisnin femijet e tim vellai..ata kishin nevoje per mua..ata kane nevoje per mua...Me duhej tu jepja kuraje prinderve,me duhej te perqafoja time me qe te mos i dilte zemra nga kraharori...me duhej te permbushja amanetin e tim vellai..Dhe sot',po une jam serish,por me i forte"Jam ai qe perkujdeset per femijet e tij,qe u flet e i ben te qeshin,te harrojne te atin,te harrojne fatkeqsine dhe te jetojne mes lodrave te femijeve,mes ngrohtesise familjare,mes jetes normale...jeta eshte nje dhurate Diana,jeta eshte nje dhurate per ne,por ne nuk jetojme vetem per veten,ajo nuk na perket vetem ne..qe te jemi heronj te jetes tone,nuk duhet te mendojme thjesht dhe vetem per veten tone...duhet te japim shume Diana,duhet te japim edhe pse shpesh nuk marrim gje..kjo na ben mbi te gjitha ta quajme veten qenie njerezore,na ben te ndihemi te tille....kjo miresi na ben te ndihemi mire"...nuk kemi perse te heqim dore prej saj..perqafime mikeshe e shtrenjte dhe kurre me mos u perlot....kurre..
    Me vjen shume keq per fatkeqsine tende,dhe nga ana tjeter ndiej respekt per pergjegjesite qe ke mare.
    PS.Shoku tanku ,ça te them me,je nje person i shkelqyer.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  15. #15
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndjejme shume gjera njekohesisht dhe nuk mund te pergjigjemi per asgje!
    Dashuria,tradhetia,humbja,vetmia,harresa,ndarja,ge zimi,hidherimi,jane te gjitha ketu me ne dhe nuk e di se cila eshte ajo qe mbizoteron...
    Por di shpeshhere qe ajo qe eshte dhe do te jete pergjithmone me ne ka vetem nje emer....eshte Dashuria...eshte ajo qe ne ndjejme per te tjeret,ajo qe te tjeret demonstrojne te ne...
    Ndonjehere me duket vetja teper e ndryshuar....kam ndryshuar!
    Me duket se shume endrra ngelen larg te ngulitura vetem ne fantazine e nje femije,qe kerkonte me cdo kusht te rritej.
    Tani me duket sikur jam e boshatisur,e frikesuar,e paafte per te falur ate qe jepja dikur.Nuk e di!....Kam frike...!
    Sa dite dhe nete kam qendruar afer detit duke vrare friken me gure.Sa nete kam mbyllur me shpresen se dikush nga ata qe doja do te kujtohej per mua?
    Sa here kam dashur te mbroj zemren time nga ankthet?
    Sa here kam kerkuar qe dikush te me jepte shpresen qe nuk ma kishin lejuar ta merrja me pare!
    Dhe sduhet te kem frike,nuk duhet!
    Kam endrra te tjera per te realizuar,kemi endrra.
    Duhet ti falim mungesat e njerezve dhe frikat tona egoiste.Duhet te mbajme me fanatizem ne zemer njerezit qe duam dhe ku askush nuk mundet tu zere vendin.
    Deti do te qetesohej po te me shikonte te qete,te lumtur.....
    E shkuara nje dite do te ngjaje me nje enderr te keqe,qe largohet me vitin e mbrapshte dhe ja le vendin dickaje te re dhe te shumepritur.Ndoshta nje viti ku mund te gjejme lumturine e shumepritur,ku do te gjejme pjesen tone munguese,ku do te gjejme te ardhmen,ku do te gjejme vetveten....
    Kam mundur te mbijetoja brenda harreses se diteve dhe neteve qe dukeshin sikur nuk kishin mbarim...
    Dua te jem e lumtur dhe te mos kem frike per asgje....dua te ndihem e plote...e plote si hena!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 23-10-2007 më 06:42
    "Carpe Diem"

  16. #16
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Habitem kur shikoj gjethet e pemeve qe lekunden lehte nen eren e ngrohte.I ngjasojne femijeve te vegjel et cilet u gezohen gjerave te para qe ju ofron natyra.Para pak ditesh ato gjethe ishin te fshehura ne sythe,kurse tani ato kane hyre ne fazen me te bukur te jetes se tyre te gjelbert.Nganjehere i kam zili pemet,zogjte rete.....asnjera prej tyre nuk e vret mendjen sesa do jetoje ne kete bote.Gjethet nuk shqetesohen nese pas pak muajsh do zverdhen dhe do shkelen nga nga kembet e kalimtareve.Rete,megjithese e shikojne boten nga lart nuk merziten me ciklin e perhershem te kthimit ne toke.Zogjte me cicerimat e tyre qe gjithmone me duken gazmore,krijojne fole,shtegtojne,pastaj.....nje brez i ri ze vendi e tyre.Po njerezit,pse duhet te kene aq shume frike nga vdekja?Njeriu mesohet qe i ri me idene se nuk ka perjetesi,qe edhe me te fuqishmit largohen nje dite,qe jeta eshte nje rruge dhe ka nje fund.Por ndoshta asnjehere njeriu nuk eshte i afte te pranoje se do vije nje dite kur ai nuk do jete me.Ka derdhur shume mund per te krijuar gjera qe i sjellin lumturi atij dhe te tjereve qe e rrethojne,sa i duket vetja i pazevendesueshem.I duket sikur bota ka nevoje per te,por gabohet.Te qarat per nje te vdekur duken si nje ritual qe duhet bere domosdoshmerisht dhe harrohen shpejt....i vdekuri harrohet shpejt...sa keq!
    Me kujtohet vdekja e dikujt....derdha aq lot sa qe me dukeshin si lume i pafund dhe teper i thelle qe me trembte.Fshehurazi hyja ne dhomen time dhe pyesa veten perse qaja aq shume dhe ndonjehere vetja me pergjigjej ...."qajme sepse jemi te lumtur qe jemi akoma te gjalle".
    Asnjehere nuk e pata kuptuar se cfare donte te thoshte vetja ime me ato fjale,por tani e kuptoj!!
    Njeriu ne vetvete eshte nje qenie egoiste.Mundohet te provoje vuajtjen qe ndjen dikush tjeter,por ne thellesi i intereson ajo qe ndjen vete.Eshte e pashmangshme dashuria qe ndjen per jeten,kur shikon se ajo i privohet dikujt tjeter.Eshte nje deshire e papermbajtshme te jetosh dhe nje dite me shume me shpresen se dicka e mire,nje mrekulli,nje magji do te ndodhe.Edhe me i varfri,me i semuri,me i dobeti do te jetoje sa me shume....
    Sepse lidhja e njeriut me jeten eshte aq e vjeter,sa edhe origjina e gjithckaje...
    "Carpe Diem"

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Di Ana dukesh qe nga 1000 km larg qe je person i mrekullushem,desha te te them vetem diçka..........hiqe trishtimin,ai te çon drejt shkaterimit,te gerryen dite per dite nga pak.
    Me pelqen shprehja e jote e fundit"jemi heronjte e jetes sone"........shpresoj ta kesh kuptuar vertete.

    O vlla mos perdore gje dylbi t'i,?se me thene te drejten nuk shoh dote aq large une!lol


    p.s Di Ana,keshilla qe Bill djali te ka dhene me larte rreth trishtimit,te keshilloje t'a ndjekesh,se edhe une kam dashur te t'a them dicka te tille,duke me rastisur te shikoje disa nga postimet e tua,kam pare qe ka shume trishtim ne to! Keshtu qe mundoho te clirohesh nga kjo ndjenje me tendenca shkaterruese,per te miren tende gjithmone!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  18. #18
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ju prsh shoku tanku dhe DI_ANA per postimet tuaja.Shoku tanku respektet e mia...dhe mund te te them se nje njeri qe e ka perjetuar ne lekuren e vet nje dhimbje te tille te kupton shume mire.nuk dua te flas per tragjedine time...pasi plaga eshte e hapur ...shume e fresket dhe nuk dua ta lendoj me...kam qare shume ne postimin tend pasi mu rikujtuan te gjitha...dhe nuk mund ti ndalesh sot me syte,lotet shpirtin se vajtuari.Se kur do te zene pak "kore" keto plaget tona.... Kur do ta marrim veten,te kthejme koken para dhe te jetojme...personalisht nuk mundem...jam shnderruar ne nje tjeter njeri...ne nje kufome qe merr fryme pasi asgje me ne kete bote nuk me intereson...

    Heroi per mua eshte njeriu qe me iku..idhulli im,jeta ime,kujtimi im me i shtrenjte,engjelli qe i lutem cdo nate qe ta shof e ti flas...sepse me iku fluturoj shume larg kur e doja shume afer meje.
    me vjen keq DI_ANA mikja ime por nuk mund te gjej dot force per te ecur me tutje...sepse cdo cep i jetes sime eshte bosh tashme...asgje si me pare...cdo gje qe shof ma ben ta kujtoj...Kurre ndonjehere nuk do te bindem se tashme nuk eshte ne kete bote...Jam e sigurte qe eshte diku dhe do me presi deri sa ti vete prane...nuk ka ikur jo ..jo pa mua.. me vjen keq,por nuk mund te permbahesha dot me .
    Respekte te gjitheve...kurajo per shpirtrat e lenduar.u prsh
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #19
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    J

    Heroi per mua eshte njeriu qe me iku..idhulli im,jeta ime,kujtimi im me i shtrenjte,engjelli qe i lutem cdo nate qe ta shof e ti flas...sepse me iku fluturoj shume larg kur e doja shume afer meje.
    me vjen keq DI_ANA mikja ime por nuk mund te gjej dot force per te ecur me tutje...sepse cdo cep i jetes sime eshte bosh tashme...asgje si me pare...cdo gje qe shof ma ben ta kujtoj...Kurre ndonjehere nuk do te bindem se tashme nuk eshte ne kete bote...Jam e sigurte qe eshte diku dhe do me presi deri sa ti vete prane...nuk ka ikur jo ..jo pa mua.. me vjen keq,por nuk mund te permbahesha dot me .
    Respekte te gjitheve...kurajo per shpirtrat e lenduar.u prsh

    Me vjen keq e dashur,teper keq.....jeta eshte e padrejte...te uroj te rigjesh forcen,ta uroj me zemer.

    Per Ty Perla ...


    Sa me tmerron dhe sa me trishton fakti qe dikush mprehet nen dhe dhe nuk ka dot te drejten per te pare driten,sa e padrejte eshte vdekja dhe sa mizore!
    Sa me tmerron fakti qe dikush jeton dhe nuk do te jetoje,nuk do sepse shpirti i eshte nxire dhe si i tille e shef kete parking varrezash me lakmi!!!
    Cfare te pelqen aty me thuaj?
    Eci drejt kesaj erresire dhe vajtoj per keta qe nuk mund te jetojne me e kete bote,eci dhe u flas,eci dhe i pyes..sepse e di qe me degjojne ,e di qe me kuptojne...e di sepse si une kane qene edhe vete dikur.....kane qene te gjalle!!
    U flas dhe u them__"merrmeni ju lutem ne boten tuaj"!
    Dikush ngrihet,nje engjell ngrihet dhe me thote;"Perse urren driten,perse"?
    Mendoj ate dhe te lagur,mendoj qe sa kam deshire me njerezit qe te flas,mendoj qe po te isha aty ne fund te ketij dheu nuk do kisha mundesine me te doja,nuk do kisha mundesine te shikoja,te prekja dike,te ndjehesha e lumtur ne krahet e dashurise,nuk do kisha mundesine te takoja me njerezit qe dua aq shume,nuk do mund te kendoja me,nuk do mund te shkruaja poema dhe vargje per dashurine,nuk do mund te qaja dhe te qeshja.......nuk do mund te beja asgje dhe akoma me kot dhe e zeze do ishte ......vdekja!!!
    Jam afer ketyre varreve dhe ne kulmin e deshperimit shoh njerez te afrohen,ata njerez qe kane dhimbjen si une,ata te cilet nuk besojne me te shpresa dhe te dashuria!!!!
    Kthehem dhe u them;"ju lutem jo ketu,ju lutem beni mbrapa"!
    Jam une nje engjell i humbur,nje engjell i vetmuar,jam une vete engjelli i kesaj nate..........Nuk dua tju flas per vdekjen,ju lutem mos me hidheroni,dua qe tjua flas per dicka te bukur e cila eshte jeta,dua tu flas per bukurine e botes dhe dua tu mesoj te harroni vuajtjet dhe deshperimin!

    Shikoni pak jeten............
    Me drite,me diell,me lule,me gezim....ju lutem shikojeni te tille,se dite me te mira per ne do te vijne!
    Nuk dua qe tju humb....jeten nuk dua ta dhuroni,dua qe te beheni rreshta dhe krahet fort te shtrengoni!
    Do jem engjelli juaj...do ju flas per bukurine....jeten,diellit,lulet,zemren.....do ju flas per dashurine...
    Do tju flas per kete jete...qe e shtrenjte eshte dhe e larte,do ju flas per kete bote....ju lutem,me mos derdhni lot..................!!!
    "Carpe Diem"

  20. #20
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Eshte e lehte mike te thuash shume gjera...ato jane vetem fjale...vargje e vargje...dhimbje e lote.lexoja postimin tend dhe them per o zot perse keshtu,perse tani,per mua cte kam bere...pse duhet te lendohesha keshtu,perse duhet te mbesja e vetme ... kur nje jete e tere me pret perpara dhe une nuk mund te shof do me tutje se 1 min...sepse them nuk do jem e gjalle... do te me plotesohej nje deshire... e them me shpirt kete.por ja qe dhimbjet dhe vuajtjet qenkan per njeriu.Shpirti i tij e di sesi rri aty...nuk ishte per ate ajo grope...e shof cdo nate ne enderr,nuk e harroj kurre...te pakten qe aty kujdeset per mua.Me la vetem per te perjetuar kete tmerr me pas...kush mbyll syt shpeton,kush mbet gjall tretet nga deshperimi derisa shnderrohet ne nje qenie te kote dhe vec merr fryme...e kam lexuar diku tek "e panjohura" 'te jetosh nuk do te thote te marresh fryme' sa e vertet....o zot sa e vertet...nqs ekziston..mu pergjigj
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 02-11-2007 më 10:00
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 02:58
  2. Heronjte e Popullit
    Nga iliria e para në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-03-2006, 22:37
  3. Heronjtë që shesin cigare
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 06:36
  4. Përkujtohen tre heronjtë e UÇK nga Londra
    Nga Shijaksi-London në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 13:24
  5. Heronjte e diteve tona
    Nga Redi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •