Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 161
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    O Edvin,

    O qeni qe don me t'kafshu nuk leh, e leh, e leh, po t'kafshon.

    Cetniket Car Llazara vec ulerojne si ujqit se tybe guxoften me ja msy Kosoves.

    E kto organizatat me njerez anonime, keto vec per naj reklame qeshtu, ka 2-3 here ne vit i kemi...

    Ri-bashkimi i Kosoves me Shqiperi, nuk behet me organizata me njerez te pa-njohur. Por behet me forcimin e Shtetit Shqiptar, me njohjen e Pavaresise se Kosoves, zhvillimit te saj te shpejt, drejt nje shtetit te mirefillte Europian.
    Arb,
    une kisha propozue ndryshe; me mire na bjen neve shqiptareve me krijue një Mini-europe tonen me 25 regjione(rrethe) se sa te presim te dera si lypsa qe te na pranojne ne europe !
    Kur ne te Ri-Bashkohemi si kemi qene perpara, do jemi te fort ekonomikishte e do i kemi me te gjitha duke filluar nga energjija elektrike e deri te Agrikultura.
    Me trego pastaje; çka nevoje nje shqiptare te leshoje vendin e vete per te kerkuar pune diku ne europe kur europen shqiptare e ka ne vende te vete ?

    Kjo eshte pra vendosmerija jone qe ti themi vehetes; dojmi te jemi te zotet e vetevehtes.

  2. #42
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nje ribashkim i trojeve do te sillte nje shtet te qendrueshem ekonomikisht. Tani Shqiperia eshte nje trup te cilit i eshte prere koka, kembet e duart. A jeton nje trup pa pjeset tjera? Prandaj qe nga copetimi i Shqiperise, ajo ka pare vetem vuajtje sepse ky cung nuk eshte i afte te funksionoje mire pa pjeset tjera.
    Nje Shqiperi e bashkuar do te kishte energji e pasuri te mjaftueshme, do te kishe drithera e perime me bollek dhe shqiptaret nuk do te kishin nevoje te lusnin as BE e as SHBA se do te kishte per te ngrene boll brenda vendit.
    Ribashkimi eshte proces natyral, me mire i lire e me buke e kripe se i roberuar e me buken qe te jep padroni.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga x_person9 Lexo Postimin
    Arben Zeqiri


    Shokët tuaj, apo së paku ata që pas luftës thanë se kur ishit në mesin tonë, kanë qenë shokët tuaj sot janë bërë miqtë e armiqve tuaj. Ata që u vunë në krye të luftës që e filluat ju dhe familja juaj nënshkruajtën një marrëveshje me ata të cilët ua vranë familjen dhe ua dogjën kullën. Ata që udhëhoqën luftën tuaj e shndëruan atë në një paqe që ju e kundërshtuat. Bacë, ushtarët e tu sjanë më me emblemën që ti i le. Ushtarët e tu që me pushkë në dorë e ruanin çdo pëllëmbë nga ajo tokë që ju e kishit çliruar, sot sillen nëpër Kosovë më duar në xhepa, meqë ua kanë marë pushkat. Ata sot nuk janë ushtarë, ata sot nuk po luftojnë. Ushtria juaj nukë shtë më ajo që e le ti, sot me "mburje" po ushtron dhe krijon kuadro të rejta që janë të gadshëm në çdo rast, ama jo për luftë. Sot ushtarët e tu janë të gatshëm të veprojnë sa herë që të ketë vërshime, sa herë që të digjet ndonjë shtëpi, sa herë që të rrënohet toka, etj etj.

    Bacë!
    Ata që thireshin në emrin tuaj dhe morën detyrën tuaj komanduese në luftën kundër atyre që juve u vranë, sot pikërisht me ata po bisedojnë e po hanë dreka nëpër Europë dukë u gjunjëzuar e duke i lutur për pak mëshirë. Ai i cili dikur ishte president i Kosovës dhe që kurrë nuk erdhi t'ju bëjë as një vizitë të vetme te varri, vetëm e vetëm pse ju kishit kundërshtuar politikën e ti dhe i kishit thënë NDAL durimit dhe tradhëtisë që po bënte, ai sot më sështë në mesin tonë. Por, la të tjerë. Ai la partinë, ai la projektin, ai la planet dhe miqësitë me Sërbinë dhe la njerëzit e ti që do vazhdonin rrugën e tij.

    Me fal kete shkrim eshte shkruar nga nje Shqiptar apo vetem emerin Shqiptar e me adres ne Beligrad?

    Paska qen shum i flluqur...e persona si ky duhet me jau humb faren Aksh-ja...

    Ptuuuuuuuuuuu rrac e flliqt.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Me fal kete shkrim eshte shkruar nga nje Shqiptar apo vetem emerin Shqiptar e me adres ne Beligrad?

    Paska qen shum i flluqur...e persona si ky duhet me jau humb faren Aksh-ja...

    Ptuuuuuuuuuuu rrac e flliqt.


    Boll mir e ka than o Gjilans.

    po ty qe ke per idhull at kancerozin e di se sa ka t'pelqe.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  5. #45
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nje ribashkim i trojeve do te sillte nje shtet te qendrueshem ekonomikisht. Tani Shqiperia eshte nje trup te cilit i eshte prere koka, kembet e duart. A jeton nje trup pa pjeset tjera? Prandaj qe nga copetimi i Shqiperise, ajo ka pare vetem vuajtje sepse ky cung nuk eshte i afte te funksionoje mire pa pjeset tjera.
    Nje Shqiperi e bashkuar do te kishte energji e pasuri te mjaftueshme, do te kishe drithera e perime me bollek dhe shqiptaret nuk do te kishin nevoje te lusnin as BE e as SHBA se do te kishte per te ngrene boll brenda vendit.
    Ribashkimi eshte proces natyral, me mire i lire e me buke e kripe se i roberuar e me buken qe te jep padroni.









    Fjale me vend: por ato qelbesira politikuaj jane te shitur do te fillojsh nga Kosova dhe te dalish ne maqedoni dhe te mbrish ne Shqiperi keta qelbesira politikuaj qe jane bere sherbetoret e botes.
    Eh sikur te ishte realitet s'do te bredhnin Shqiptaret rrugve te botes me.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    AKSH - Paraqitja ne RKT


    AKSH-ja Dhe Gafurr Adili 03.10.2007 KTV



    Gafurr Adili ne TOP STORY - Top Channel



    Ryker e konsideron AKSH-në serioze!

    Shkruar nga Arben Zeqiri


    Në raportin e pregaditur nga kryeadministratori i Kosovës Johakim Ryker, raport të cilin duhet ta paraqet para asamblesë së Kombëve të Bashkuara në Neë York dhe në të cilën do të elaborohet gjendja e sigurisë në Kosovë, ndër të tjera do të flitet edhe për të ikurit nga Burgu i Dubravës, gjendja momentale e sigurise dhe qetsisë të cilët shefi i UNIMK-ut e llogarit sipërfaqësisht stabile mirëpo me gjasa shumë reale për destabilizim.

    Në këtë raport theks i veçantë i është vënë edhe Armatës Kombëtare Shqiptare e cila sipas llogaritjeve të UNMIK-ut paraqet një ushtri të armatosur dhe mirë të pregaditur dhe llogaritet si rreziku më i madh për destabilizimin e mundshëm të Kosovës. Pra, sipas raportit në fjalë dhe sipas analizave profesionale të zhvilluara nga ekspertët e sigurisë të UNMIK-ut, Armata Kombëtare Shqiptare, llogaritet si një faktor serioz dhe me ndikim për sigurinë në Kosovë dhe për ardhmërinë e procesit. Pritet që pas prezentimit të raportit, Ryker të mer edhe rekomandime dhe sugjerime nga OKB për hapat e më tutjeshme të UNMIK-ut dhe KFOR-it, në lidhje me sigurinë e Kosovës në përgjithsi dhe ndaj AKS-së në veçanti. Gjithashtu, popullata e Kosovës janë kurioz dhe presin nga çasti në çast edhe reagimin e udhëheqësve të AKSH-së pas deklaratës së Rykerit.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    PRONONCIMI NR.1 I KRYETARIT TE FBKSH,
    PROF. DR. BASHKIM MITROVICA

    Prof. Dr. Bashkim MITROVICA,
    Kryetar i FBKSH-se :

    SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE T'I MBROJNE JOSHQIPTARET E LLOJIT MAJKO, DHENDURRET E SLLAVEVE TE LLOJIT CEKU DHE AS FAKIRAT E LLOJIT SEJDIU !


    Pandeli MAJKO shfyente kunder djelmoshave e vashave shqiptare te AKSH-se dhe Zedhenseit Politik te FBKSH-AKSH-se, Mr. Gafurr ADILIT, ashtu siq dikur shfryente rahmetlija Millosheviq kunder UCK-se dhe Komandantit Legjendar ADEM JASHARI, dhe aspak kete nuk e beri kunder krimineleve te "Car Llazareve". Ketu doli edhe joshqiptarizmi i Tij dhe tani po publikohet edhe origjina e tij vllaho-bullgare.

    Gjate luftes se Kosoves (1989-199) MAJKO ishte Kryeminister i Republikes se Shqiperise dhe gjate kesaj kohe nderpreu gjithe furnizimin e UCK-se me buke e barot, siq dikur deklaronte Asdreni i madh: "NUK DUAM NUK VEC CA ARME DHE PAK BUKE!", dhe nga ana tjeter si gjel deti na fryhej sikur i priti refugjatet shqiptare te Kosova, por Zoti Majko dhe e gjithe kamarilla e tij duhet ta dije shume mire se asgje nuk ka bere per refugjatet shqiptare te Kosoves, sepse ata i priti populli vella i Republikes se Shqiperise, ashtu siq i priti edhe populli vella nen "Maqedoni" dhe kurrsesi qeveria sllavo-maqedonase.

    Agim CEKU therret qytetaret qe te mbeshtesin organet e sigurise dhe paturpesisht deklaron: "Kosova do te kete forcen e saj te sigurise dhe do te mbrohet ne menyre institucionale. Kosova nuk ka nevoje per njerez si ata te AKSH-se dhe paraqitaj publike e AKSH-se nuk dergon mesazhe te mira per Kosoven"
    Agim CEKU perpiqet qe edhe njehere ta mashtroje popullin shqiptar te Kosoves dhe me gjere, siq e ka mashtruar disa here deri me tani, dhe se fundi (para pak kohesh), edhe permes deklarates: "Me 28 Nentor 2007 do ta shpallte Pavaresine e Kosoves", me qellim qe populli te rrije i qete dhe te kete durim deri kur Kosova te bjere perfundimisht nen grackat e Serbise dhe te BE-se, dhe te mos i bashkangjitet FBKSH-AKSH-se.

    Z. CEKU, Kosova nuk ka "institucione", aq me pak te sigurise, qe te mbrojne ne menyre funksionale Kosoven nga Serbia. Keto "institucione" jane ne nivelin me te ulet te vasalitetit te UNMIK-ut, ketij ndermjetesuesi dhe ambasadori te Beogradit.
    Ata "institucione", per te cilat na flet Ti, duan te "mbrojne" Kosoven prej lirise se vertete, prej ribashkimit kombetar dhe rrjedhimisht prej veprimtareve te Levizjes Kombetare Antikoloniale Shqiptare, qe eshte e do te jete Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) me strukturat e saj, nder te cilat eshte Armata Kombetare Shqiptare (AKSH).
    Keto "institucione" nuk kane qene ne gjendje te mbrojne Kosoven prej ndarjes, keto institucione nuk kane qene ne gjendje te parandalojne deri me tani trupat paraushtarake serbe te Gardes se Car Llazarit qe ushtrojne terror ne Kosoven Veriore (pjesen veriore te Mitrovices), rreth kufirit me Kosoven Lindore (ne fshatrat e Dardanes dhe te Besjanes, ku u shfaqen djem tane), nuk kane qene ne gjendje te mbrojne Kosoven prej veprimtarise agjenturore te Sherbimit Sekret Serb.

    Ata 'Institucione" kane qene dhe jane ne gjendje vetem te "mbrojne" Kosoven prej shkeputjes perfundimtare nga Serbia.
    Me deklaraten se "Kosova nuk ka nevoje per njerez si ata te AKSH-se", Z.CEKU pozicionohet ne vijen qe e kishte dikur rahmetlija Ibrahim Rugova, kur u paraqit UCK-ja dhe qe e quajti "ushtri e fakseve", "pjelle e UDB-se", "dore e zgjatur e Serbise", "grupe katundaresh" etj....

    Por, Kosova dhe te gjitha trevat shqiptare nen pushtim dhe kolonizim kane nevoje per veprimtaret e FBKSH-se dhe luftetaret e AKSH-se, perderisa keto treva akoma nuk jane te lira dhe jane nen meshiren e pushtuesve dhe kolonizatoreve sllave.
    "Mesazhi i mire" i autonomise, pushtimit dhe varesise nga te huajt duhet prishur, thyer dhe vrare, sepse ndryshe sllavo-greket dhe kolaboracionistet e tyre, do te vrasin popullin shqiptar, qenien e tij kombetare!!!

    Kurse fakiri SEJDIU, deklaron : "Kosova nuk ka nevoje per mekanizmat jashte institucionale" dhe beri thirrje KFOR-it dhe UNMIK-ut te reagoje ndaj cdo provokimi. Ai nuk po reagon kunder Serbise, por me dashurine me te madhe ndaj Serbise reagon kunder AKSH-se. Ai, fakiri Sejdiu, duke pasur ende ne nje dore dhe ne tru stafeten e Titos, po vepron njelloj si dikur Azem Vllasi, qe ne kohen e demonstratave te vitit 1981 i beri thirrje ushtrise serbo-jugosllave te nderhynte ne Kosove. Kurse, tani kerkon qe KFOR-i te reagoje ne rolin e ushtrise serbe-jugosllave....

    Mitrovice, 7 tetor 2007.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  8. #48
    po pse ne 2007 u kujtun shqiptaret te cohen e te bashkohen? Keto pune duhet ti kishin bere stergjysherit tane me qindra vjet me pare, se sot nuk ka me bashkime e krijim te Shqiperise se madhe.

    Kunder kujt do luftojm ne per te krijuar kte shqiperine e madhe? Serbit? Grekut? Amerikanit? Rusit? apo te gjithve bashk?

    dhe me ata kallashnikovet me siguri qe i fusim friken ne palce gjithe botes.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Postime
    17

    Rrethe flamurit te bashkuar

    Pajtohem plotesisht me shkrimin e fundit te kesaj faqe qe ju ka pergjigjur komunikates te "sigurimit te atdheut" se AKSHja eshte domosdoshmeri neper proqesin qe po kalon Kosova.Po dua te shtoj se ne keto momente jashtzakonisht delikate te Popullit shqiptar e ne veqanti te popullit shqiptar te kosoves. Ne kete proqes duhet qe i gjithe populli te ngritet ne protesta paqesore sikur atehere te viteve 1988-89 qe ishin, e gjithe Kosova ne prishtine,por tani mendoj se duhet edhe ne qendrat e tjera ne tokat shqiptare dhe ne diaspore e sidomos ne Bruksel e Njujork. Aty ku duan te naj presin teshat pa pelqimin e popullit shqiptar te Kosoves dhe gjith shqiptareve pra duhet me vendosmeri te kerkohet (REFERENDUM) qe eshte e drejte e cdo populli qe te vendos per fatin e vete.Kjo e drejte i garantohet me te gjitha rezolutat e Kombeve te bashkuara te ( OKB) prandaj edhe ne shqiptrve na takon, por duhet te jemi te vendosur e te pa thyeshm ne ket drejtim sepse kjo eshte nje kompromis per pavarsin e plote te kosoves ne kete proqes, perndryshe nese anashkalohet vullneti i popullit per vetvendosje atehere i gjith populli do te behet AKSH jo pse ne duam por jemi te detyruar sepse nuk na mbetet rruge tjter. E kete duhet ta dijne edhe faktori politik shqiptar edhe ai nderkombtar qe te bejne zgjidhjen e drejte e afatgjate nese duan stabilitet ne ballkan,evrope e ma gjere. pershendetje nga veprimtari.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    or shoqa.. kosova e ka nji kryetar ..fatmir sejdiu i thon.. e ai e din se kur duhet me u ba nji ushtri e se kur duhet me u deklarue nji ushtri..
    kto aksh-et e uck-t i pa mir populli se cfar leshit jan..
    aksh-ja asht nji karikature sikurse uck-a e hashim kup lim qosiqve..
    aksh-ja e idajet beqir kur.varit.. shpalli do koh me pare se kish krye njifar aksioni diku ne kambet e nji ure.. ure te kosoves ..te kosoves qe nato pasi perzuni serbine ja dha popullit te kosoves me e gzue..
    ne at aksion te aksh-s u vra.. asnji serb e u demtue asnji tull e gur serbie.. perkundrazi nji djal i ri shqiptar qe verberisht u pat besue ktyre horrave adil e idajet e i ngrati mbet cop cop prej tritolit qe vet e kish vnue kinse po shkatrron nji ure te anmikit..
    pra kta generallAT LEJTNANTA e kolonelat majora e komandanta armatash.. asnji xhenjer skan mujt me e stervit qe me dit ku me vnue tritolin e kujt me ja ba damin..
    Pra djali i shkret iku pa lavdi e trupi i tij mbeti nen kambet e ures e asnji far m.ut armate nuk u duk aty pari me ja mbledh copat e mishit e me ja cue prindve te mjere por mbas shum kerkimesh Kfor Unmiki mundi me gjet te ngraten moter te viktimes se aventurierve hajna me nick AKSH..
    E motra e shkrete e njohu te vllan te bam cop e grim aty ne breg te lumit pa ja kput asnji cop betoni ures por duke kput trupin e vet te njome..

    shkrujta un athere per kte ngjarje tragjike.. e ktu ne forum asht ai koment..
    Pra puna e aksh-ve asht nji m.utsihane e do hajnave te ndyt enveriste te nen rrogozeve.. qe vec Serbia u a sheh hajrin..

    edhe UCK-en e pam.. shtabi i saje bani gam gam e pastaj kur erdh tenku i sllobos iku si miu e mbajti frymen ne rogner te PS-se e ja la peshqesh armaten e vertete serbe fmive e grave te Kosoves te cilat e vuajten tmerresisht lojen e hajgaren kupo jakupiste enveriste qoseiste veton surroiste e hashim thaqoiste e demaqo mu.toiste.. e baton haxhi m.utiste..

    larg o njerez prej ktyne pisave..

    Ka nji NATO qe i doli ZOt Kosoves.. Ka nji President Kosova qe ka me e dhan urdhnin per mobilizim total ne kohen e duhur e ne marveshje me Naton.. Ka nji kryeminister Kosova e nji kryetar parlamenti.. qe e din se kur duhet me ba bam bam e gam gam..

    qashtu..

    ..

  11. #51
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Faik Lexo Postimin
    SHQIPTARET NUK KANE NEVOJE T'I MBROJNE JOSHQIPTARET E LLOJIT MAJKO, DHENDURRET E SLLAVEVE TE LLOJIT CEKU DHE AS FAKIRAT E LLOJIT SEJDIU !
    Une, si SHQIPE nga Kosova, nuk i BESOJ asnjerit qe fyen ndjenjat kombtare te MAJKOS, CEKUT e Profesorit SEJDIU.


    Ata qe kane guxim te ofendojne dhe etiketojne kaq rende kete "trini te shenjte", vetem diskualifikojne veten.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  12. #52
    2 good 2 b 4gotten! Maska e Nderim Tairi
    Anëtarësuar
    27-09-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    6
    O Kinik po ç'është ajo ignore list?
    A mos janë shqiptar anëtarët e saj?
    ______________________
    Ne duhet ti ndëgjojm mendimet e të gjithve pa marë parasysh se a janë gabim apo të sakta!
    Jemi shqiptar,e mbi të gjitha jemi njerëz-krijesa më e përsosur e zotit.

  13. #53
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Nderim Tairi Lexo Postimin
    O Kinik po ç'është ajo ignore list?
    A mos janë shqiptar anëtarët e saj?
    ______________________
    Ne duhet ti ndëgjojm mendimet e të gjithve pa marë parasysh se a janë gabim apo të sakta!
    Jemi shqiptar,e mbi të gjitha jemi njerëz-krijesa më e përsosur e zotit.
    Kam ndegjuar per shume kohe mendime te cilat jane gabim. Jam Shqiptar, por jo i persosur, dhe me eshte harxhuar durimi. Nuk mund te i degjoj me, prandaj edhe ignore lista!!!
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  14. #54
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Une, si SHQIPE nga Kosova, nuk i BESOJ asnjerit qe fyen ndjenjat kombtare te MAJKOS, CEKUT e Profesorit SEJDIU.
    Këta dy të fundit nuk kanë ndjenja kombëtare, ndaj mos u frikëso se s'humbin asgjë pse i shan.

  15. #55
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Shqiptaret duhet te fillojne te zhvillojne patriotizmin dhe nacionalizmin sic e kane shtetet tjera, ne jemi te vetmit qe kemi mbetur mbrapa ne kete fushe (dhe ne shume tjera). NUk po them per nacionalizem te semure si te serbeve, por nacionalizem~atdhedashuri, ta duam kombin dhe atdheun.
    Duhet te behemi se bashku njehere te pakten ashtu sic u beme para turkut nen Skenderbeun. Ku e kemi nderin, lavdine, historine e traditat??? Deri kur bota do te shkoje e te na shkele me kembe???

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    BRARI
    i kam lexuar shum postime tuat ,dhe kam nje paraftyrim se juve shum ju ka demtu qeshtja kombtare dhe lufta e lavdishme e UQK-s,
    Ju ka demtu sepse e paskeni pas shum mir me kumaren shkja,
    Vreri dhe defetizmi i juj me se miri e deshmon ket.!
    Vertet kan then se melezi është shum i rrezikshem !!!

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anëtarësuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    kosova e ka nji kryetar ..fatmir sejdiu i t
    Ka nji NATO qe i doli ZOt Kosoves.. Ka nji President Kosova qe ka me e dhan urdhnin per mobilizim total ne kohen e duhur e ne marveshje me Naton.. Ka nji kryeminister Kosova e nji kryetar parlamenti.. qe e din se kur duhet me ba bam bam e gam gam..



    ..
    Kosova ka nje parlament kukull me qeveri kuislinge,ka kryetar, ka nje kryeminister
    te krisur(sepse punon ne mesin e analfabeteve)te cilet ua mbajn ***** lloj lloj zezaku vetem per ta rujtur bajraktarizmin.
    E brari po te mos ishte kan gryka e pushkes ,ty nuk do te ishte prisur rahatia ende.
    Ne kohen e rugoves e patem nje ministri te mbrojtjes,e cila u krekos vetem kur nato e beri te veten.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga tullumi : 08-10-2007 më 18:30

  18. #58
    n'burgun e hapur Maska e x_person9
    Anëtarësuar
    08-10-2003
    Vendndodhja
    nvaret ku lypet
    Postime
    24
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqiptaret duhet te fillojne te zhvillojne patriotizmin dhe nacionalizmin sic e kane shtetet tjera, ne jemi te vetmit qe kemi mbetur mbrapa ne kete fushe (dhe ne shume tjera). NUk po them per nacionalizem te semure si te serbeve, por nacionalizem~atdhedashuri, ta duam kombin dhe atdheun.
    Duhet te behemi se bashku njehere te pakten ashtu sic u beme para turkut nen Skenderbeun. Ku e kemi nderin, lavdine, historine e traditat??? Deri kur bota do te shkoje e te na shkele me kembe???
    pajtohem plotsisht me ty

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tullumi i shkaut..
    keshtu si ty i do shkau te mendojne shqiptaret..se me nji cet arkanesh i dbon mbrenda dites ..

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    AKSH-ja NUK ËSHTË GOGOL O SHKRETANË TË MJERË, GOGOLË JENI JU QË E PENGONI DHE E DËNONI A
    Shkruar nga Xhemil ZEQIRI- Fadil SHYTI
    Tuesday, 09 October 2007
    LETËR E HAPUR



    Politikanëve shqiptarë kudo në trojet shqiptare që të nxitur nga interesat personale, grupore dhe partiake, të cilët e kanë shitur shpirtin tek të huajt, të nxituar dhe pa hezituar po e dënojnë AKSH-në.
    Elementë të tillë servilë tek të huajt dhe kundër-kombëtar si Sejdiu, Çeku, Majko, Berisha e të tjerë, shpejtuan ta pengojnë dhe dënojnë këtë forcë ushtarake çlirimtare, madje para qeveritarëve të Serbisë dhe qeveritarëve sllavë dhe të tjerë që e kanë rrethuar e okupuar Kosovën me vise të tjera shqiptare, harrojnë se në këtë kohë kur kombit po i rrezikohet qenia fizike, kur atdheu ynë po ri-copëtohet, kombit po i rrezikohet ardhmëria, nga armiqtë tanë shekullorë, kjo që po bëjnë këta shkretanë është hiq më pak se verbësi politike e cila po ri-përsëritë kohën e errët, gjendjen që dikur e krijoi ish-”babai” i tyre politik titisti, Ibrahim Rugova.

    Dihet botërisht kur në skenën historike doli e famshmja UÇK, ishte Rugova &Co, të cilët pa i peshuar fjalët, u hodhën si ujqërit të ulërinin ta pengonin e ta dënonin paskrupullt atë forcë ushtarake çlirimtare, përkundër faktit që koha e tregoi mjerimin e tyre politikë, sot o kurrë nuk i kërkuan falje popullit për ato prononcime të poshtra. Fatkeqësisht, kori i shkretanëve filloi edhe ndaj përbuzjes së forcës ushtarake të AKSH-së. Është në “nderin” dhe në përgjegjësinë e tyre para brezave që do vinë, për të gjitha këto marrëzira politike që po i bëjnë, por një gjë duhet ta kenë të qartë këta zotërinj që u ka marrë koka erë tradhtie se: “jemi të bindur që s´janë më kohët e kaluara kur këta dhe sivëllezërit e tyre pacifistë titistë e të tjerë do të munden ta kapin lehtë “trenin e historisë” sonë të re, jemi të bindur se udhëheqja largpamëse e krahut politikë të kësaj force reale ushtarake e dalë nga gjiri i popullit tonë të kalitur në beteja të lavdishme kundër okupatorëve sllavë në trojet etnike shqiptare; nuk do të lejojë që nesër në një ditë me diell të jeni ata që do të keni pjesë në sofrën e logut e të dialogut kur do të shtrohet për zgjidhje ardhmëria e shtetit tonë shqiptar sipas parimit “ një komb një shtet” dhe se do të keni pjesë për të projektuar ardhmërinë e kombit tonë tani të ndarë copë-copë si një monedhë kusuritjeje, jemi të bindur se fitoret tona të lirisë dhe të ribashkimit të kombit do të arrihen me çdo çmim, më mirë do të ishte të ishim bashkë, e jo të përçarë si dje, por në rast se ju nuk keni kurajën ta bëni këtë bashkim, por ia futni thikën prapa shpine kësaj flakadaneje të lirisë dhe të ribashkimit, ne po ua themi me përgjegjësi morale dhe penale se: do të keni përgjegjësi historike për gjithçka e pakëndshme që do të ndodhë brenda kufijve të Shqipërisë Natyrore”.

    Ne, nuk e duam irakizimin e shqiptarëve, por në rast se ju i fryni zjarrit, dijeni mirë se kartat tuaja do të digjen me kohë, ju nuk do të mbeteni jo në ballë por as në bisht të historisë. Ju, po zotoheni se nuk do të ndodhin ato çfarë ndodhën këto tetë vjet dhe fatkeqësisht po ndodhin sot: - ju thoni nuk do të ketë ndarje të Kosovës, kurse në fakt Kosova u nda në enklava dhe Mitrovica e pësoi fatin e Dibrës. Tani veriu i Kosovës dhe sidomos Mitrovica e Veriut, e cila sipas jush me rezolutën 1244, është dashur të administrohet nga UNMIK-u dhe KFOR- i, të dhe nga SHPK-ja, e TMK-ja. Kurse, as tani pas tetë vjetësh kjo nuk u arrit; prandaj atje ka shpërthyer dhuna mbi shqiptarët. Shqetëson fakti se nga kjo dhunë shumë familje shqiptare po detyrohen të shpërngulen nga trojet e veta stërgjyshore.
    Zotërinj!
    Këto janë fakte tepër të hidhura që nuk mund të tejkalohen lehtë nga ne. Mos thoni pastaj: pse shkoi AKSH-ja, për t' i përzënë kriminelët serbë të "Car Llazarëve"?!
    Po këtë fat të hidhur po e përjeton edhe popullsia e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) nga dhuna që po ushtron xhandarmeria serbe mbi popullin shqiptar të kësaj krahine shqiptare.
    Ju thoni, vendin tonë do ta mbrojnë institucionet tona në bashkëpunim me KFOR-in, ndërsa, gjakpirësit serbë të gardës “Car Llazarit” kërcënojnë me luftë të re, Kosovës i duhet një forcë sinqertë mbrojtëse. Derisa, dolën në skenë këto forca të errëta që hapur e hedhin vallen e okupimit ato të cilat kurrë qeveria serbe nuk i dënoi, po përse të mos e ketë edhe kombi shqiptar një forcë të çlirimit dhe përse ju o “të nderuar” shpejtoni ta pengoni dhe ta dënoni?!!!
    Dihet mirëfilli nga të gjithë se kur mungon vigjilenca e udhëheqjes së një vendi për t´i zgjidhur çështjet e pazgjidhura me mjete diplomatike (paqësore) domosdoshmërisht populli detyrohet nxjerrë në skenë elementë përparimtarë, lëvizje dhe ushtri çlirimtare. Prandaj, dalja ne skenë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani dalja në skenë e AKSH-së nuk ashte asgjë tjetër veç një reagim i drejtë kundër rrugës së tradhtisë që po ndjekë politika shqiptare që nga presidentët dhe i tërë aparati "demokratik", pra institucionet që i përfaqësojnë sot pozitë dhe opozitë.
    Jo zotrinjë !
    Çështja shqiptare nuk zgjidhet me premtime boshe dhe me tërheqje nga pozicionet e drejta që na takojnë ne si komb. Ndërsa, të huajt pastaj të na marrin lehtë nëpër këmbë, të vendosin si të duan për fatet tona!
    Dihet gjithashtu botërisht se që nga Konferenca famëkeqe e Londrës (1913) deri në Konferencën famëkeqe të Rambujës , atdheu ynë u copëtua si mos më keq.
    Revolton në veçanti fakti kur kryeministri, Sali Berisha, ish-opozitari i cili bënte thirrje të mos nënshkruhet në Rambuje se kjo është tradhti, prej nga doli rezoluta famëkeqe 1244, e cila shqiptarët përkundër gjithë atyre vuajtjeve, derdhën gjakun rrëke dhe asgjë nuk fituam më shumë se “sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën” , kurse tani kur erdhi në pushtet me njëmijë e një makinacione politike, fitoi me “votën e lirë” ka ndërruar “faqen”, e përkrahë Konferencën e Rambujës dhe po ky “politikan” sharlatan mundohet ta mashtrojë popullin shqiptar se paketa e Ahtissaarit na qenka e mjaftueshme dhe e dobishme për Kosovën.
    Duke përdorur fraza bombastike si e çliruam Kosovën , ky dhe homologu i tij në Prishtinë, nuk duan ta pranojnë faktin e hidhur se Kosova nuk u çlirua por ka rënë në një robëri moderne kolonialiste. Tani, ahtisarianët po i mbrojnë interesat serbe , kurse titistët autonomistë dhe servilët e tyre “opozitarë” po e përshëndesin si fitore të madhe!!!
    Ikën kohët kur UNMIK-u , maskohej si mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, këtyre gënjeshtrave u erdhi fundi , aspak nuk duhet besuar ato gjepura...
    Këta “administratorë ndërkombëtarë”, janë në fakt kolonizatorë ndërkombëtarë.
    Për më tepër e treguan edhe fytyrën e vërtetë të vrasësve 10 shkurt 2007, kur gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje na vranë rininë tonë heroike.
    Duke u bazuar nga këto, kryetari i parlamentit kukull të Kosovës, aspak nuk ka të drejtë kur thotë se: “ shqiptarët i mbron UNMIK-u dhe KFOR-i”!...
    Siç u theksua edhe në deklaratën e pjesëtarëve të AKSH-së: “ ne nuk jemi kundër KFOR-it, por ne jemi për ta mbrojtur nga sulmet serbe popullin e pambrojtur shqiptar”, fort mirë po dihet nga të gjithë se pikërisht tani rreth kufijve me Serbinë, po bëhen provokacione të rënda dhe popullsia shqiptare po detyrohet të largohet nga trojet e veta.
    Derisa nuk zgjidhet drejt çështja shqiptare, derisa Serbia dhe shtetet aleate të saj do të kërcënojnë me luftëra të reja, është krejt e natyrshme dhe e drejtë e popullit tonë të organizojë forca të reja çlirimtare.
    Danimarkë-Suedi, Më 08.10.2007
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •