Ç’FARË BESOJMË
Besojmë se:
PERËNDIA
është krijuesi dhe sunduesi i gjithësisë. Ekziston nga përjetësia në trinitet: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
Zanafilla 1:1,26,27 3:22 Psalmet 90:2 Mateu 28:19 2 Korintasve 13:13
JEZUS KRISHTI
është Biri i Perëndisë. Jezusi si njeri jetoi një jetë të pamëkatëshme dhe ofroi veten e Tij si një flijim i përsosur për mëkatet e të gjithë njerëzve, duke vdekur si mëkatar lart në kryq në Golgotë. Mbas tre ditësh u ngrit nga të vdekurit duke shfaqur kështu fuqinë e Tij kundrejt mëkatit dhe vdekjes.
Tani ndodhet në lavdi qiellore dhe premtoi se do të kthehet në tokën tonë për të marrë të Tijtë të jetojnë bashkë në përjetësi.
Mateu 1:22-23 Gjoni 1:1-5 Hebrenjve 4:14-15 1 Korintasve 15:3-4 Romakëve 1:3-4 Veprat 1:9-11 Tito 2:13
FRYMA E SHENJTË
është i njëjtë me Atin dhe Birin si Perëndi. është personalitet dhe jo fuqi pa personalitet. Është prezent në botën tonë dhe punon me qëllim që të shfaqë nevojën e njeriut mëkatar të kthehet tek Jezusi Shpëtimtar. Banon brenda ç’do të krishteri që nga momenti i rilindjes së tij. Mbush ç’do të krishterë me fuqi që të jetojë, të kuptojë të vërtetat frymore dhe ta udhëheqë në vullnetin e Perëndisë.
Të krishterët duhet ta kërkojnë prezencën e Tij që ç’do ditë të jetojnë nën kontrollin dhe udhëheqjen e Tij.
Gjoni 16:7-13, 14:16-17 Veprat 1:8 1 Korintasve 2:12, 3:16 Galatasve 5:25 Efesianëve 5:18
NJERIU
U krijua sipas figurës frymore të Perëndisë, që të jetë i ngjashëm në karakter. Është krijesa më e lartë e Perëndisë. Nuk iu bind vullnetit të Perëndisë dhe që atëhere mëkati hyri dhe sundon në jetën e tij. Mëkati e ndau atë nga Perëndia dhe solli vdekjen fizike dhe frymore në jetën e tij.
Zanafilla 1:27 Psalmet 8:3-6 Romakëve 3:23 Isaia 59:1-2
PËRJETËSIA
është gjendja për të cilën u krijua njeriu. Përjetësia do të vazhdojë të ekzistojë qoftë i ndarë (njeriu) nga Perëndia për shak të mëkatit, qoftë në bashkësi me Perëndinë nëpërmjet faljes dhe hirit të shpëtimit të cilit i
ofron. Ndarja e përjetëshme me Perëndinë është ferri i përjetshëm. Bashkësia e përjetëshme me Perëndinë është jeta e përjetëshme.
Gjonit 3:16 1 Gjonit 2:25, 5:11-13 Romakëve 6: 23 Zbulesa 20:15
SHPËTIMI
është dhurata e Perëndisë për njeriun mëkatar. Njeriu vetë nuk mundet të bëjë çdo gjë që ta fitojë. Veprat e tij të mira nuk mund ta fitojnë atë sipas Biblës. Vetëm kur njeriu beson se Jezus Krishti është dhuratë e Perëndisë dhe vdiq në kryq të Golgotës me qëllim faljen e tij, mundet të shpëtojë nga mëkati dhe nga pasojat e tij në jetën e tij.
Romakëve 5:1, 6:23 Efesianëve 2:8-9 Gjonit 14:6, 1:12
SHKRIMET E SHENJTË
është Fjala e Perëndisë për të gjithë njerëzit. U shkrua nga njerëz të cilët u udhëhoqën nga Fryma e Shenjtë. Është i vetmi burim i së vërtetës për besimin dhe jetën e krishterë.
2 Timoteut 3:16 2 Pjetrit 1:20-21 Psalmet 119:105
.
Krijoni Kontakt