Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 217 prej 217
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Post-Human?Jeffrey Deitch dhe sintezat plastike e ideologjike te ekspozimit ku shume pjesmarres ishin potuaj te rinj,qe sot jane shume te kerkuar nga biznesi i galerive.Damien Hirst,Matthew Barnew,Cindy Sherman.
    Mbase eshte hera e fundit;po behet 200.Sa shume vite kalojne dhe njeriu akoma shikon nje fytyre,dy duar,nje trup te bukur.Eshte menyra me e perseritur kur njeriu merr nje fotografi dhe mediton mbi te duke vizatuar diçka.
    Post-Human,te kthehesh ne ato vite,kishte ne thelb ndryshimin.Une nuk isha aty.Ne Losane,ne 1992.Kinemaja e Cronenberg,filmi eXistenZ.

    Po perse shkruaj,nuk arrij dot,mbase eshte 200 dhe ska me shprehje,mbase kujtesa pershpejton ankthin per te harruar artin e te folurit qe krijon pa rreshtur tragjedi dhe fut perseritjen ne nje nga pjeset me t emykura te trurit dhe kujtesa nuk perjashton edhe ty qe ne nje fare menyre ben pjese e ketij teatri qe jeta nderton perreth pikturave dhe levizjeve te Sterlac qe varet neper hekura dhe arrin te levize mishin e tij per te na dhene nje kujtese qe une e kam harruar sepse kam perjashtuar gjuhen provokuese nga gjendja ime dhe syte e mi.Duhet te jete kjo rendesia qe instalacionet e Roni Horns japin gjithnje shije te Deleuze

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    E rralle:po kthehem tek vetmia e nje tablloje te KANDINSKY.Linja,histori te vjetra,ecuri mendimesh,futje ne endrrat e nje viti te mbrapshte,muzike e degjuar me kufje te vjedhura ne nje hotel prostitutash,drama te nje vajze qe dashuronte pritjen dhe rrethin shoqeror me shume se syte e saj te burkur.Une jam shume i hapur me boten,do te thoshje ti?Une nuk arrij dot te qendroj ne nje dhome dhe te kridhem ne shtrat perballe nje pikture qe dikur i dhurove nje njeriu me seksin femer,dhe qe piktura perkrahte dashurine qe une mendoja te ndaja me mendjen time qe kisha arritur ta vizatoja ne foton e nje nate me pare,aty kisha gjetur shume linja.Man Ray,me kishte ndihmuar per te kushtezuar artin fotografik,nese ka nje te tille dhe nese arti ndikon dhe zgjedhjen e ketij mjeti nga profesionistet qe drejtojne magazinat e medha te prodhimit industrial.Ti po lexon?Une po te shkruaj si nje gaforre qe sapo ka levizur guret ne nje gjendje nervoziteti pasi lapsat ishin perpire nga oqeani qe te rrethon dhe nuk lejonte qe vazhdimesia e vizatimit te ndante keto çaste paqeje.
    Nje pjano qe leviz ne duart e muzikantit,nje kenge qe ndan nje stil te forte nga nje melodi alternative rock.Nje pikture qe nuk ndjen gjendjen e keqesuar te syve te mi.

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Lart e poshtë,duke mbledhur miq,piktorë,piktura,hije,ndjenja,organizime politike,fletë-rrufe të kryetarit politik të kulturës,faqe dhe tituj gazetsh,lart e poshë,vetëm nga vargjet e një gazetareje që s'e kam parë ndonjëherë,por do të doja t'i jepja pak informacion për artin,atë që është kudo në kohë,as lart dhe as poshtë.Flet piktori dhe artisti i aftë,përcjell vrer piktori që ngujohet në studio,përzgjidhet piktura,në një ekspozitë,lart e poshtë një vendi që po rri vetëm poshtë.Pyes mikun tim:asgjë nuk dinte për këtë lart e poshtë,edhe pse tre herë ka mbërthyer qytetin me klithmat e artit të tij,me performancën në qytet,me flamujt,me yjet,me gjithçka.Këtë vit ka vetëm piktura,po është e vertetë,piktura mbizotëron,jeton,fuqizon,shkërdhehet me kryetarin politik që drejton kulturën dhe rininë në Shqipëri.Vetem një artikull gazete,dhe shume lart e poshtë,ikën mendja.Piktorët:Gazmend Leka,Ali Oseku,Hasan Nallbani dhe Nallbani junior.
    Lart e poshtë?Eleni,e ke harruar nje dosje që të pata dhënë disa vite më përpara,me foto apo dhe piktura?Lart e poshtë?
    Arti made in albania?Lart e poshtë.

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    snow by night
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 28-01-2006 më 20:46

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    pikture e ngjyrosur papritmas.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    fotografi.fotografi dhe pikture
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 29-01-2006 më 20:22

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga peoples
    fotografi.fotografi dhe pikture
    Disa perplasje drite hije qe ndodhin ne nje dhome dhe ne nje tavoline qe rri gjithnje prane dritres se mbyllur.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Disa perplasje drite hije qe ndodhin ne nje dhome dhe ne nje tavoline qe rri gjithnje prane dritres se mbyllur.
    Dritarja mbyllet dhe mjeti mekanik hapet,ashtu siç ndodh ne filozofi ku perpjekjet per diskutime mbeshtjellin me nje hije imagjinaten dhe fuqine krijuese.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Dritarja mbyllet dhe mjeti mekanik hapet,ashtu siç ndodh ne filozofi ku perpjekjet per diskutime mbeshtjellin me nje hije imagjinaten dhe fuqine krijuese.
    Nderhyrja e thikave pengon qarkullimin e lapsit dhe krijon nje bashkim idesh,nje prejardhje qe lidhja e drejtperdrejte e subjektit ben;nje kurth qe nen peshen e nje gjuhe mund te quhet jashteqitje nervore dhe eleminim krahasues,ashtu siç edhe vajzat nxjerrin nga syte e tyre interes per boten dhe mekatin qe ajo mban.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Nderhyrja e thikave pengon qarkullimin e lapsit dhe krijon nje bashkim idesh,nje prejardhje qe lidhja e drejtperdrejte e subjektit ben;nje kurth qe nen peshen e nje gjuhe mund te quhet jashteqitje nervore dhe eleminim krahasues,ashtu siç edhe vajzat nxjerrin nga syte e tyre interes per boten dhe mekatin qe ajo mban.
    Mohimi i nje jete te ftohte,pa drite,pa zjarr,pa ngjyra.Ngjyrosja e nje momenti qe flet,qe shikon,qe adhuron,qe dashuron krijimin e nxjerre nga syte,qe flet me hapesiren e shkurter,qe kritikon...Lapsa dhe letra.Nje mjet i mire eshte dhe syri qe vizaton dhe vizatohet duke vizatuar vizatimin qe me pas do vizatoje e jeten e nje vizatimi te pa vizatuar,te pambaruar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Citim Postuar më parë nga peoples
    Mohiete te ftohte,pa drite,pa zjarr,pa ngjyra.Ngjyrosja e nje momenti qe flet,qe shikon,qe adhuron,qe dashuroe,qe flet me hapesiren e srter,qe kritikon...Lapsatra.t i mire eshte dhe syri qe vizaton dhe vizatohet duke qe me pas do vizatoje e jeten e nje vizatimi te pa vizatuar,te pambaruar.

    Copetim mendimesh,shkirje ne nje avull te ftohte,por qe ishte i ngrohte me pare.Nuk qeshe une,nuk do te isha une,nuk do te jem une,une nuk ka pase qene,folje,zgjedhim,trillim.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    ONUFRI 2006

    Armand Lulaj, fitues i "Onufri 2006"

    e.demo
    11-01-2007
    Artisti shqiptar Armand Lulaj mori dje certifikatën e fituesit të çmimit të parë "Onufri 2006". Tre çmimet e para u shpallën dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Të tre fituesit janë pjesëmarrës me videoprojeksione. Krijimi i Lulajt i ngritur në video paralele titullohet "Kohë pa vende". Pavarësisht se juria me kryetare Bonie Clearwater, Drejtore Ekzekutive dhe Kryekuratore e Museum of Contemporary Art, North Miami (MOCA) dhe anëtarë dy drejtuesit e Galerisë Kombëtare të Arteve, Genc Mulliqi e Rubens Shima, e cila u zbulua vetëm dje në mbrëmje, nuk dha ndonjë motivacion për artistët fitues, duhet marrë me mend se krijimi i Lulajt është konform konceptit të "Onufri 2006", "Nuk ka si shtëpia" i kuratorit Rubens Shima.

    Fitues i çmimit të dytë është artistja greke Anna Tsouloufi Lagiou me videoprojeksionin "Metamorphosis Canabis", dhe çmimi i tretë shkon në Kosovë për krijimin e Bekim Bllogut "Sheqeri po derdhej". Asnjë prej tyre, veç Lulajt nuk ishte prezent në apelin e çmimeve.

    Pasi u lexuan emrat fitues, ata pak të pranishëm mbetën në katin e parë për koktejlin e rastit, ndërsa në pavijonet, punëtoret e shërbimit të Galerisë Kombëtare fiknin dritat. Në orën 19.00 punët ranë në errësirë.



    Bravo Mandi!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 12-01-2007 më 19:50

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Shqipëria në Bienalen e Venecias: Historia e një pune përsëmbrapshti

    Marre nga Bota Shqiptare
    30-01-2007
    Ma në fund Bienalja e Venecias hyni në axhendën e Ministrisë sonë të Kulturës, ups. . . të Kulturës e të Turizmit, se kështu ia thonë. Mbasi e kishte injorue për vite e vite me radhë pjesëmarrjen shqiptare në evenimentin ma të rëndësishëm artistik që zhvillohet çdo dy vjet në qytetin e Venecias, Ministria jonë e Kulturës dhe e Turizmit vendosi ma në fund me e marrë në konsideratë këtë pjesëmarrje dhe ia hyni punës. Veçse ia hyni përsëmbrapshti, duke prishë, e, siç thotë poeti, "nuk kish sesi të ndodhte ndryshe".

    NDJESË

    Unë e di fort mirë se sot opinioni ynë asht i lodhun prej debateve e një debat për pjesëmarrjen shqiptare në Bienalen e Venecias nuk kishte me apasionue kërkënd.

    Mandej nuk bahet fjalë për një debat kulturor, për një debat që ka në qendër ide apo vizione, pra për një debat gjithsesi të naltë. Jo, jo. Këtu bahet fjalë për diçka të ultë e të pabukur, nga ato që zyrat dhe konjukturat tona politike dinë me servirë gjthmonë e që përgjithësisht kalojnë në heshtje pikërisht sepse janë meskine e jo tërheqëse.

    I kërkoj të falun pra lexuesit të këtyne radhëve për karakterin jo tërheqës të rrëfimit tem, por nga ana tjetër jam i bindun se sa ma shumë me i lanë në heshtje këto lloj mbrapështish, aq ma shumë ato kanë me u zhvillue e me i ndejtë kamëkryq jetës sonë kulturore.

    PAK KRONIKË

    Më 1997, për herë të parë një flamur i kuq me shqiponjën e zezë sillej nëpër ambientet e Bienales së Venecias. Ishte artisti Sislej Xhafa që pa e thirrë kërkush, me një gjest tipik provokativ por edhe lojcak, kishte vendosë me mbathë rrobat e kombëtares shqiptare e me iu paraqitë platesë së artit botnor në Venecia në formën e një pavijoni klandestin.

    Dy vjet ma vonë, pra në Bienalen e 1999-s, një grup prej dhjetë artistësh shqiptarë në një ekspozitë me titullin "Shqipëria Sot, Koha e optimizmit ironik" të kurueme prej Edi Mukës, merrnin pjesë në të parin pavijon shqiptar që i bashkëngjitej ekspozitave të shumta përreth Bienales së Venecias. Interesi dhe vëmendja ndaj këtij pavijoni ishin të pazakonta për një ekspozitë që gjithsesi zhvillohej jashtë dyerve zyrtare të Bienales, duke shënue kështu suksesin e parë të prezantimit të artit shqiptar në një eveniment të këtij rangu.

    Edicioni i 2001-shit do të sillte një tjetër surprizë. Anri Sala merr çmimin e artistit të ri ma të mirë të Bienales me videon "Uomoduomo". Shqipnia nuk merrte pjesë zyrtarisht në Bienale. Ministria e Kulturës as që e dinte që një aktivitet i tillë po zhvillohej e aq ma pak se një artist shqiptar merrte çmimin e Bienales e. . . nuk kish sesi të ndodhte ndryshe.

    Edhe në Bienalen e 2003-shit shteti shqiptar nuk merr mundimin të përfaqësohet në Bienale. Kuratorët e seksionit ndërkombëtar ftojnë sërisht Anri Salën që merr pjesë këtë vit me videon "Dammi i Colori".

    Në Bienalen e vitit 2005 kena një tentativë të një kuratori të ri, Andi Tepelena që bashkë me kolegen e vet italiane Cecilia Tirelli i bien dyerve të institucioneve shqiptare për të mbështetë pjesëmarrjen në Bienalen e Venecias. Ministria e Kulturës e ban veshin e shurdhër se. . . s'kish sesi të ndodhte ndryshe. I vetmi që mbështet me pak mjete e vullnet të mirë asht drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Abaz Hado.

    Kësaj radhe duket se pjesëmarrja shqiptare do të ketë një petk zyrtar. Sislej Xhafa caktohet tashma jo si klandestin por zyrtarisht përfaqësuesi i Shqipnisë në Bienalen e Venecias.

    Falë punës së palodhun të Cecilias dhe Andit, si dhe mbështetësve dhe përkrahësve të Sislejt vepra-pavijon instalohet pranë parkut të Bienales. Përveç Sislej Xafës edhe autori i këtyne radhëve ftohet nga kuratorja e Bienales jo si përfaqësues i Shqipnisë, por në seksionin ndërkombëtar duke prezantue aty dy vepra.

    Deri këtu pra, Bienalja e Venecias, megjithëse e injorueme prej Ministrisë sonë të Kulturës, Rinisë, Sporteve e tash së fundi edhe Turizmit, kishte pasë si protagonistë të vet kryesisht tre artistë shqiptarë.

    Anri Salën, Sislej Xhafën dhe autorin e këtyne radhëve. Kësisoj na u duk interesant propozimi që ish drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve na bani që për edicionin e 2007-tës të ishim ne, pra tre artistë që kishim marrë pjesë në edicionet e maparshme, që të merrnim rolin e kuratorit të pjesëmarrjes shqiptare. Sigurisht asnjeni prej nesh nuk kishte kurrfarë interesi as material e as si imazh që të merrte pozën e kuratorit. Propozimi na u duk interesant për faktin se shpesh në botën e artit ku kompeticioni asht aq i madh, jo shumë shpesh gjen raste që artistët bashkëpunojnë ndërmjet vetes për me promovue një tjetër koleg. Në rastin tonë bahej fjalë edhe për tre artistë që jetonin jashtë Shqipërisë e që krejt jashtë rrugëve zyrtare të shtetit shqiptar kishin arritë me krijue profilin e tyne në skenën e artit botnor.

    PROJEKTI

    Mbasi Galeria Kombëtare e Arteve na propozoi me u marrë me organizimin e pavijonit shqiptar në Bienalen e vitit 2007, bashkë me Anrin dhe Sislejn biseduem se si do të ishte ma mirë me e konceptue këtë pavijon. Shqipnia nuk ka një ndërtesë të vetën ku mund të organizohej ekspozita, siç e kanë shumë vende të tjera në Venecia, prandaj do të duhej gjetja e një hapësine që gjithsesi mbetej jashtë parkut kryesor të pavijoneve të Bienales. Duke mendue se Bienalja vetë asht një aktivitet shumë kompleks ku ndërthuren prezantimet e vendeve të ndryshme me ekspozitën ndërkombëtare të kurueme prej drejtorit artistik të Bienales si dhe me shumë aktivitete të tjera anësore, ramë dakord se prezenca shqiptare do të ishte ma efikase sikur të mbështetej në prezantimin e një autori e jo në një ekspozitë kolektive. Mendimi i përbashkët i të treve ishte se artisti shqiptar që do të prezantohej në Bienalen e 2007-tës të ishte Edi Hila. Megjithëse jo ma i ri në moshë Edi Hila kishte mbërritë me e mbajtë të freskët kërkimin e vet artistik. Mbas mënjanimit të forcuem që regjimi i kishte imponue në vitet '70, duke e konsiderue veprën e tij si pjesë të devijimit borgjezo-revizionist në kulturë e arte, Edi Hila ia kishte nisë punës me një entuziazëm të pazakontë në vitet '90 duke i ndejtë afër të gjitha zhvillimeve të reja në artin shqiptar. Pa pas nevojë me e "tradhëtue" mjetin e vet të preferuem, pikturën, Hila kishte gjetë forcën me e rinovue atë në funksion të një hreflektimi të rafinuem e të një vëzhgimi të vëmendshëm të realitetit shqiptar. Të tre ishim entuziastë për punën e Hilës dhe ishim të bindun se po të gjendej mënyra efikase e prezantimit të tij në Venecia, pavijoni shqiptar nëpërmjet punëve të tija do tërhiqte vëmendjen e duhun të kritikës dhe publikut ndërkombëtar. Fakti që tre artistë ma të rinj e që punonin kryesisht me mediat e reja prezantonin një artist ma të vjetër që punonte me mjetet e pikturës, rrëzonte një tjetër klishe të botës së artit sipas të cilit artistët e vjetër janë në konflikt me të rinjtë dhe piktura nuk çmohet nga artistët që aplikojnë mjete të tjera si video, fotografi apo instalacione. Të bindun se projekti ishte i vlefshëm filluem kontaktet me drejtuesit e Bienales dhe dukej se edhe ata ishin entuziastë.

    ZHGËNJIMI

    Këtë entuziazëm u përpoqa t'ia transmetoja edhe ministrit të ri të kulturës kur në Janar të 2006-shtës i shkrova një letër ku, mbasi e uroja për detyrën e re, i paraqita projektin e nisun me miratimin zyrtar të Galerisë Kombëtare të Arteve. Përgjigjja ishte korteze, por e shkurtër; duhej të kontaktonim drejtorin e ri. Domosdo çdo qeveri tek ne do të ndërrojë drejtorët. Mos qoftë e thanë që kur ndërron një ministër, drejtori i institucionit që varet prej ministrisë të vazhdojë punën dhe projektet e nisuna ma parë. I shkrova kështu një letër drejtorit të ri të Galerisë, zotit Nestor Jonuzi dhe mora prej tij përkrahjen se Galeria do vazhdonte të mbështeste projektin tonë. Të bindun se tashma asgja nuk pengonte vazhdimin e projektit, ishim përqendrue në kërkimin e hapësinës dhe mënyrave ma të mira të promovimit të pavijonit shqiptar si dhe mbanim të tre kontakte me Edi Hilën duke ndjekë me kuriozitet e vëmendje punën e tij. Mirëpo, si duket, gjanat në Shqipni funksiononin me një tjetër logjikë. Mbrapa krahëve punohej për ta prishë projektin tonë duke ngarkue me organizimin e pavijonit shqiptar tjetër kënd. Kështu që kur nga zyrat e Bienales u nis letra për në ambasadën shqiptare në Romë për të kërkue zyrtarisht atashimin e Shqipnisë pranë Bienales së Venecias për vitin 2007, në dyert e Ambasadës sonë mbërritën tre letra; e para ishte letra zyrtare e protokollueme nëpërmjet së cilës Galeria e Arteve ngarkonte Adrian Pacin, Anri Salën dhe Sislej Xhafën që të merreshin me organizimin e pavijonit shqiptar në 2007-tën, e dyta ishte letra e drejtorit të ri të Galerisë, Nestor Jonuzit që thoshte të njëjtën gja dhe e treta ishte shkresa zyrtare e Ministrisë së Jashtme që përcillte vendimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit se personi që do merrej me organizimin e kësaj pjesëmarrjeje ishte Rubens Shima, nëndrejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve. Sigurisht që Ambasada do t'i bindej Ministrisë. Të ndodhte ndryshe s'kish se si…

    MBYLLJA

    Sigurisht që një pjesëmarrje në Bienalen e Venecias mund të organizohet në mënyra të ndryshme. Unë uroj që gjithsesi kjo pjesëmarrje të jetë sa ma dinjitoze, por praktika e ndjekun prej Ministrisë sonë të Kulturës e Turizmit nuk premton asgja të mirë.

    Një projekt u prish pa asnjë lloj motivimi, pa marrë as ma të voglin mundim me argumentue një pozicion të ndryshëm, pa asnjë kritikë apo oponencë serioze. Tre artistë shqiptarë që punojnë sot në vende të ndryshme të botës u morën për muaj me radhë me një aktivitet nga i cili nuk do të përfitonin asgja, ata donin vetëm për me kontribue në prezantimin e vendit të tyne në mënyrë sa ma të mirë dhe në vend të mbështetjes morën shkopinj në rrota deri në shkatërrimin e projektit. Asgja e mirë nuk mund t'i vijë kulturës nga prapaskena të tilla meskine frute të politikave amatoreske. Mandej kuptohet se sa boshe tingëllojne deklaratat e udhëheqësve tanë për të ashtuquajtunin "thithje të trurit". Një tentativë për me ofrue një kontribut të sinqertë e të kualifikuem u shkatërrue pikërisht nga institucioni që ma shumë se kushdo duhet të ofrojë mirëkuptim ndaj çdo lloj kontributi të tillë. Sigurisht që as Anri Sala as Sislej Xhafa e as Adrian Paci nuk mbeten pa punë se dikush në Ministrinë e Kulturës apo e Turizmit u prishi një projekt. Shpresoj që edhe Edi Hila do ketë të tjera shanse për ta ekspozue veprën e vet nëpër botë. Thjesht një histori e mërzitshme zhgënjyese iu shtue listës së gjatë të historive të ngjashme që Ministria jonë e Kulturës dhe Turizmit prodhon pa pushim.

    Kush janë Adrian Paci, Anri Sala dhe Sislej Xhafa

    Nuk është ky vendi për të bërë analizën artistike të poetikave që përcjellin punimet e tre artistëve, por mund të thuhet pa frikë se ndër tridhjetëvjeçarët e brezit të tyre ata janë sot ndër emrat më të spikatur të skenës artistike ndërkombëtare. I bashkon vetëm fakti që janë shqiptarë, pasi janë krejt të ndryshëm përsa i përket mënyrës së konceptimit të gjestit artistik dhe kanë patur rrugëtime të ndryshme artistike duke krijuar tre profile interesantë që kanë tërhequr vëmendjen e kritikës më të lartë të botë së artit.

    Në kurrikulimin e tre artistëve, vepra e të cilëve është paraqitur herë pas here edhe në faqet e "Botës shqiptare", janë emrat e galerive më në zë të botës, nga Neë Yorku e deri në Japoni duke përfshirë galeri si Deitch Project, Marian Goodmann, Yvon Lambert, Hauser und Wirth, Shugoarts. Kanë ekspozuar në muzeumet më të rëndësishmë të artit në shumë vende të botës e kanë marrë çmime nga më të lartët.

    Anri Sala, pasi ka mbaruar Akademinë e Artit në Tiranë është specializuar dhe ka jetuar në Francë ndërsa tani jeton në Berlin. Sislej Xhafa, nga Peja e Kosovës, ka studiuar në Akademinë e Firences e së fundi ka zgjedhur New Yorkun si qytet të vetin. Ndërsa autori i shkrimit, Adrian Paci, shkodran, ka mbaruar studimet nëInstitutin e Lartë të Arteve në Tiranë për t'u vendosur më pas në Milano ku jeton me familjen kur gjen kohën mes një udhëtimi nga njëri cep i botës në tjetrin.

    "Gjithçka kemi mbërritë e kena mbërritë falë talentit dhe punës, e jo falë ndihmës së shtetit apo institucioneve shqiptare." shkruan Paci. "Në fakt askush nuk po u kërkonte institucioneve shqiptare me na ndihmue. Aq ma pak tashti qe nuk kena asnjë grimë nevoje për këtë ndihme. Çdo shtet serioz duhej t'i ishte vetëm mirënjohës për kontributin që ata japin si përhapës të emnit të mirë për vendin dhe kombin e vet. Por ky i yni, jovetëm qe nuk asht serioz, por nuk din me qenë as i hareshëm..."

    Marre nga Bota Shqiptare ( Gazeta e Shqiptareve ne Itali)


    Opinioni im personal: Adriani nuk eshte shume i bindshem me argumentat qe sjell.Zgjedhja e Edi Hiles,artist me pervoje dhe profesor ne akademine e arteve,ne nje menyre te tille pothuajse private,kur behet fjale per nje perfaqsim ne nje nga institucionet me te rendesishme te artit bashkoheor boteror,eshte pak e habitshme.
    Une kam vizituar Biennalen plot 4 here,dhe mbaj kujtime te çmuara per nga niveli artistik qe permban.Ne vitin 1999(hera e pare qe vizitoja Biennale bashke me nje mikun tim qe shpresoj te marri pjese kete vit),niveli artistik qe zbulova ishte maksimal,dhe ishte fundi i shekullit te XX.Art me te gjitha mjetet qe ofron koha,instalacione,performance,pikture,instalacione sonore.Ngado nuhatej nje tendence per te zhvilluar artin e per t'i dhene atij me shume vend ne kulturen boterore.
    Une personalisht nuk kam marre pjese ne nje aktivitet te tille,por imagjinoj se çfare shansi duhet te jete per nje artist nje pjesmarrje e tille.Anri Sala,Sisley Xhafa,jane artiste qe kane prekur token veneziane,por nuk mendoj qe ato duhet te zgjedhin nje tjeter artist,mbase te grupimit te tyre artistik,nuk po perdor fjalen "klan".Kjo i takon nje kuratori te zgjedhur nga institucionet kulturore ne Shqiperi,sepse behet fjale per perfaqsim kombetar.Me gjithe nivelin qe mund te kene keto tre artiste,nuk besoj se i takon atyre te merren me organizime te tilla ne nje menyre te tille.
    Ishte thjesht nje mendim personal,dhe shpresoj qe Shqiperia,arti qe bejne shqiptaret qofte ato qe jetojne ne Shqiperi apo jashte saj,te prezantohet sa me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 31-01-2007 më 12:03

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Keto jane disa nga punet e artistit shqiptar Armando Lulaj.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Nje artikull konkret per panoramen e shkolles se brezave te rinj.

    Këtu gatiten artistë

    Y.Lezo
    28-02-2007
    Brenda një gjysmë shekulli e ka ndërruar emrin tre herë ai që sot quhet Fakultet i Arteve Pamore. Se si dhe çfarë mediume të artit përveç atyre tradicionale po dhe bashkëkohore jepen prej së paku dhjetë vjetësh, këtë na e paraqet panorama koncize e katalogut modest i prezantuar dje nga ky fakultet. I pari në historinë e atij që në vitin 1959 ishte thjesht dega pikturë, departament më pas, sot de facto fakultet. Ndërsa për të qenë de jure i tillë do duhet të pritet miratimi i Ministrisë së Arsimit brenda këtij viti. Që ky libërth quhet i pari në llojin e vet, merret me mend se sa e varfër mund të jetë kjo vatër e dijes me botime të tjera të botës së artit që duhet t'i kishte me kohë. Siç u shpreh dje Najada Hamza, shefja e departamentit të Arteve "nuk ka pasur asnjë strukturë të gatshme për këtë botim", i cili është një lloj analize e situatës ku ndodhet shkolla. Katalogu mund të shërbejë si guidë për të gjithë ata që studiojnë në këtë fakultet por edhe për ata që dëshirojnë të studiojnë aty. Hamza sqaroi se ky botim është pjesa e parë e një projekti me tre faza që ka nisur në fakultet, projekt që po vazhdon me hapjen gradualisht të fondit të "shkollës", aty ku ndodhet historia e krijimeve të para, e punëve studentore të artistëve që kanë hyrë tashmë në historinë e artit pamor shqiptar. Duke qenë se prej vitit 1959 aty nuk është vënë dorë asnjëherë, grupi i punës, këshilli artistik i fakultetit, ka menduar për një të ardhme jetëgjatë të veprave, që do të thotë asgjë më shumë se t'i futen procesit të kompjuterizimit. Kjo do të ishte rruga më e mirë për t'i dhënë kësaj pasurie, të cilën me pak ngut Hamza e krahasoi me pasurinë e Galerisë Kombëtare, shikueshmëri duke u hedhur në një web site. Faza e tretë e projektit është rikonstruksioni i galerisë së fakultetit që do të shërbejë për ekspozimin e punëve të studentëve dhe të piktorevë të tjerë. Ky do të jetë vendi ku çdo vit do të ekspozohen vepra të zgjedhura nga koleksioni i viteve '60-'90.
    Po për studentët, çfarë është kjo "ngjarje" që vjen pas gjysmë shekulli? Është një hap i rëndësishëm, i vlefshëm sidomos për rishtarët. "Në fillim ishe një kaos i vërtetë. Nuk kishim dëgjuar ndonjëherë emrat e lëndëve si teori ngjyre apo vëllim në hapësirë e jo më të dinim se për çfarë bëhej fjalë",- thotë Genti, student në vitin e tretë të Pikturës. "Për studentët e vitit të parë është një lloj dritareje që u tregon se çfarë ndodh në shkollë." Veç kësaj, do ishte një mjet i mirë për të promovuar vetë Fakultetin jashtë mureve të tij. "Ky fakultet ka nevojë të promovohet dhe kjo është forma më e mirë për ta bërë" thotë Irgin Sena asistent në FAP.

    Aktualisht në këtë fakultet studiojnë rreth 280 studentë, shifër që sipas dekanit skulptor Artan Peqini shënon kulmin pranimit që kanë pasur ndonjëherë auditoret e arteve. Aq i lartë është ky kulm sa nuk përballohet dot me hapësira dhe me staf pedagogjik. Sipas një sondazhi të fakultetit rezulton se interesi për pikturën vazhdon të jetë më i larti, po ashtu dhe për artet plastike, sa ç'është në rritje interesi për artin e fotografisë dhe videoartin, mediume që nuk kanë ekzistuar para nëntëdhjetës në praktikat tradicionale të mësimdhënies në këtë fakultet. Sadoqë ato sot konsiderohen si mediumet që komunikojnë më drejtpërdrejt me publikun.

    Megjithatë, të studiosh tek Artet Pamore nuk është njëlloj si të studiosh fjala vjen tekShkencat Sociale, ku përveç bazës teorike është aq jetike për artistin e ardhshëm baza materiale. Për këtë u duhet të mos kursejnë xhepin. "Fakulteti ynë ka vështirësi financiare e nuk mund të mbulojë dot asnjë shpenzim" thote dekani Artan Peqini. "Madje edhe punimet e diplomave sado të talentuar të jenë studentët, nuk mund t'i mbulojmë dot."

    marre nga "Shekulli"

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Si po e shkruajmë gegërishten

    Nga Ardian Vehbiu
    02-04-2007
    Ndryshe nga edhe vetëm 15-20 vjet më parë, tani gegërishtja shkruhet publikisht; madje e drejta për ta lëvruar me shkrim shpesh interpretohet në kuadrin e lirisë themelore të fjalës. Natyrisht, një tekst i shkruar në gegërishte dhe i botuar në mediat krah për krah tekstesh të tjera në shqipen standard do të tërheqë menjëherë vëmendjen e lexuesit me ngjyrën e vet gjuhësore të posaçme, çka është shpesh edhe qëllim i autorit; sidomos kur ky autor është njëlloj në gjendje të shkruajë mirë edhe standardin dhe gegërishten e zgjedh për arsye, si të thuash, pozicionimi kulturor.
    Nga ana tjetër, gegërishtja letrare ende nuk mësohet gjëkundi në shkollë, prandaj ata që e përdorin detyrohen ta normëzojnë ligjërimin e tyre duke zgjedhur e përshtatur modele në pajtim me bindjet dhe shijet e tyre kulturore ose edhe politike. Për shumë lexues shqiptarë të sotëm trajtat e shkruara të gegërishtes evokojnë sado tërthorazi traditën e shkodranishtes katolike, ndonëse shqipja ka njohur edhe tradita të tjera, si kosovarishten ose elbasanishten. Të orientohesh midis fillesave të ndryshme të gegërishtes së shkruar nuk po duket e lehtë as për gegët vetë; prandaj akti i të shkruarit gegërisht vetvetiu parakupton e kërkon njohje të mirë të letrarishtes, të dialektit e të standardit dhe ka natyrë elitare.

    Po t'u hedhësh një sy orvatjeve të ndryshme që bëhen sot për ta sjellë gegërishten me shkrim, nuk mund të mos vësh re një laryshi normative marramendëse, e cila herë i detyrohet improvizimit ose tradhton padijen e shkruesve, herë qëllimisht kërkon të sabotojë disiplinën pothuajse ushtarake të standardit të 1972-shit. Kjo nuk varet gjithnjë nga laryshia e modeleve për t'u ndjekur, sepse ndonjëherë përcaktohet edhe nga çka kërkojnë të arrijnë shkruesit, ose nga mënyra si po duan ta pasqyrojnë veten e tyre në ligjërim. Që këtej, ka interes të shihen më nga afër dallesat midis këtyre trajtave të reja të ligjëratës së shkruar gegërishte.

    1. Fotografizmi

    Fotografizmi ka të bëjë me tejshkrimin e formave të folura të dialektit dhe ndeshet kryesisht në kontekste të pambikqyrura e ku norma nuk zbatohet rreptë, si në forumet e Internetit. Kur dikush shkruan:

    Pasi u parashiku që xxxxxx.com osht si ni security group e shqiptarve edhe e pash që kërkuj s'ja nijti me hyj e me shkru e s'um nejti zemra rahat, edhe prap hyna me e fillu ni tem diskutimi n'lidhje me security. Tash kisha dasht me jau shpjegu me pika t'shkurta se qka do me thon security, edhe qysh m'u mbrojt apo me e diktu kur najkush osht i hyjm ne sistemin tuaj, dhe ben dem nga sistemi juaj!

    Kjo nuk duhet marrë si ndonjë gjest a orvatje e arsyetuar për t'ia rikthyer gegërishten e shkruar kulturës shqipe; por më tepër si formë e shkeljes pak a shumë të vullnetshme të normës, në emër të shprehjes së lirshme, familiaritetit ose informalitetit. Siç mund të pritej, ajo praktikohet më tepër nga meshkuj të moshave të reja dhe duket se ndikohet nga e folmja e rrugës në qytetet e mëdha (Tiranës, Prishtinës).

    Shembullin si ligjërata qytetëse e paretushuar mund të shfrytëzohet për qëllime stilistike të mirëfillta e sjell grupi prishtinas i "Rrotës", që po ia dhuron lexuesit stripe komike si Spider-Man e Alan Ford të shqipëruara në kosovarishte të lirshme, por korrekte dhe jovulgare, çka duket edhe nga paragrafi në vijim:

    Pa pritë e pa kujtu' duel edhe X-Men #4-5 n'mahallë. Qebesa ky fakt na ka befasu edhe neve njisoj si edhe juve sepse kemi pritë që gjatë verës ka me kapë zhegi krejt mahallën e mos me pasë kurrfarë disponimi tjetër, pos me lypë mrizin ma t'afërm për me chillitë.

    2. Tradicionalizmi

    Disa pak autorë të mësuar, si At Zef Pllumi e Primo Shllaku, praktikojnë një gegërishte e cila mbështetet gjerësisht në traditën shkodrane të këtij varianti letrar. Citoj nga një artikull i Ardian Ndrecës, i cili edhe i përket një brezi më të ri se të parët:

    Sot mâ shumë se kurrë Luigj Gurakuqi ishte dashtë me i mësue diçka të gjithë shqiptarëve, por mâ fort e mâ atyne që duhet të ndiejshin paksa përgjegjsi përpara kombit e s'kanë përgjegjsi – si thonte Gj. Fishta – "msa kanë telat e telegrafit për fjalët që përshkohen ndër to".

    Gegërishtja e Ndrecës jo vetëm i ka tiparet standard të gegërishtes – paskajoren e tipit me punue dhe trajta të tipit atyne (të cilat janë rotacizuar në toskërishte) – por njëkohësisht shenjohet nëpërmjet disa zgjidhjeve drejtshkrimore të posaçme si mâ, âsht e të tjera forma të cilat shenjojnë e përcjellin një traditë të spikatur.

    Disi tjetërlloj paraqitet gegërishtja e praktikuar prej Migjen Kelmendit, një autor nga Kosova që kohët e fundit ka qenë protagonist i debateve rreth standardit dhe shqipes së njësuar. Ja një copëz e ligjëratës së Kelmendit:

    Standardi '72 ka mbetë gjuhë kamuflimi e maskë e njerëzve pa identitet, njerëzve t'ardhun frik në qytete. Ka mbetë gjuhë e mihrijave, shefkijave… "pevaçicave" e politikajve të cilët mendojnë se tue folë n'standard nuk shifet se kush janë e prej nga janë. Ata që kanë vetrespekt, që janë t'kulturuem, nuk mujnë me ba ma aso transformime që i bajnë artificialë, joautentikë, që i bajnë me u ndie se nuk janë ata vetë.

    Edhe Kelmendi në krijimtarinë e vet e ndjek traditën me konsistencë të shënueshme, por gegërishtja e tij dallon ajo e shkollës shkodrane, si më pak elitiste e më e afërt me ligjëratën bisedore. Nëse gegërishtja filologjike e Pllumit, Shllakut e Ndrecës synon ta plotësojë standardin me një përmasë të nevojshme por vetvetiu të kufizuar dhe erudite, ajo e Kelmendit sikur kërkon ta sfidojë ballazi – çka pajtohet edhe me qëndrimet që ky i fundit i ka shprehur haptazi, në lidhje me format e shqipes që duhet përdorur zyrtarisht në Kosovë dhe me vetë statusin e mëvetësishëm të shqipes kosovare.

    3. Kampionimi

    Të tjerë autorë, gjithashtu me prejardhje gege por më të përfshirë në prodhimtarinë kulturore që i bashkëlidhet shqipes zyrtare, duan t'ia afrojnë gegërishten sferës së standardit nëpërmjet një taktike tjetër: kampionimit. Në thelb, kampionimi realizohet duke ndërfutur e promovuar forma përfaqësimtare të gegërishtes në tekste që përndryshe u binden normave të standardit. Këto forma mund të jenë fjalë të rralla të gegërishtes, ose trajta gramatikore e fonetike jostandard të cilat autorët i gjejnë të domosdoshme e të pazëvendësueshme. Tipik është përdorimi i paskajores gege nga Mehmet Elezi:

    Jam kundër teorisë që kërkon me i përcaktue prej fillimit të gjitha rregullat e drejtshkrimit të shqipes. Ndreqjet nuk mund të bëhen duke përsëritur politikat që e çuan gjuhën dhe qenien tonë në buzë të greminës…

    Paskajorja gege në ligjëratën e shkruar të Elezit është gjithnjë simbolike, sepse autori nuk synon t'ia japë menjëherë atributet që ajo ka brenda gegërishtes letrare; por vetëm ta kampionojë, duke ia dhënë lexuesit, si të thuash, me kafshata të vogla. Nëse ky eksperiment do të ketë sukses apo jo, është ende herët të thuhet; një formë e tillë kaq themelore sa paskajorja gege nuk mund të futet në strukturat e gjuhës mekanikisht; pse gegërishtja dhe standardi dallojnë mes tyre jo vetëm në përdorimin e paskajores, përkatësisht lidhores (kërkon me i përcaktue/kërkon t'i përcaktojë), por edhe në morfologjinë e ndërtimit të pjesores së foljeve (përcaktue/përcaktuar). Nga ana tjetër, standardi edhe në të kaluarën ka bërë të vetat trajta të gegërishtes letrare, të tilla si grupi ue në mbiemrat e tipit i kushtueshëm, i përballueshëm, etj.; sikurse ka treguar se është në gjendje të pasurohet me prurje specifike të leksikut geg.

    4. Graffiti

    Ka edhe shkrues që e përdorin gegërishten thjesht për të shenjuar territorin e për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes, ose pozicionimit të tyre në favor të kulturës gegërishte, si alternativë e kulturës zyrtare. Në penën e tyre, trajtat gege shndërrohen në armë të luftës politike e ndonjëherë edhe të vanitetit; sidomos kur ata vetë nuk janë në gjendje ta shkruajnë e ndoshta edhe ta flasin mirë variantin letrar që kanë adoptuar, sepse nuk kanë as kohë (e ndoshta këllqe) ta përvetësojnë, as respekt për ata ndriçimtarë që ia kanë njësuar format.

    Citoj njërin prej tyre, duke e lënë anonim, sa kohë që gjuhësisht përfaqëson pakgjë përtej vetvetes: Tre artistë shqiptarë që punojnë sot në vende të ndryshme të botës u morën për muaj me radhë me një aktivitet nga i cili nuk do të përfitonin asgja, ata donin vetëm për me kontribue në prezantimin e vendit të tyne në mënyrë sa ma të mirë dhe në vend të mbështetjes morën shkopinj në rrota deri në shkatërrimin e projektit […] Mandej kuptohet se sa boshe tingëllojnë deklaratat e udhëheqësve tanë për të ashtuquajtunin 'thithje të trurit'. Një tentativë për me ofrue një kontribut të sinqertë e të kualifikuem u shkatërrue pikërisht nga institucioni që ma shumë se kushdo duhet të ofrojë mirëkuptim ndaj çdo lloj kontributi të tillë.

    Duket se ky shkrues rreh ta zëvendësojë standardin me diçka tjetër, por nuk arrin, ndoshta sepse nuk mundet. Përdor lirisht forma më ue të gegërishtes, si kontribue, ofrue, kualifikuem, shkatërrue; por krahas tyre edhe forma më ua të standardit, si muaj, ashtuquajtun. Teksteve të tilla, ligjërimisht të shëmtuara, u përshtatet për bukuri cilësimi i Fishtës "gjuhë mushku", meqë shembëllzojnë si katandiset ligjërimi, kur përdoret si bajrak ambicjesh dhe rivendikimesh krahinore. Në rrethanat kur veprat e autorëve klasikë të gegërishtes letrare, si Fishta, Mjedja, Koliqi e Camaj, gjenden lehtë së paku në bibliotekat; dhe kur autorë gegë të respektueshëm ndaj dinjitetit të shqipes së shkruar po tregojnë se është e mundshme të shkruhet gegërishtja bukur edhe krahas ose përkarshi standardit, tekste hibride si i mësipërmi janë llangosje kozmetike që e fyejnë publikun.

    Gegërishtja sot shkruhet në forma të ndryshme e sipas kriteresh e kredosh të ndryshme, të cilat në tërësi dëshmojnë se jo të gjithë shqiptarët munden ose duan ta bëjnë të vetën disiplinën e standardit gjuhësor të sotëm. Megjithatë, është ende herët të thuhet nëse shqipja letrare e shekullit XXI e ka të garantuar rekuperimin e traditës gegërishte, sa kohë që kësaj tradite i mungon një letërsi dhe kulturë e mirëfilltë, e krijuar rishtas. Orvatjet e autorëve të mësipërm, madje edhe më të përgatiturve filologjikisht prej tyre, tregojnë më tepër çka mund të bëhet me gegërishten, sesa janë në vetvete arritje të konsoliduara; përndryshe, e ardhmja nuk varet nga dëshirat e mira të askujt.





    Asht e vshtire me shkrujt ne nji gjuhe qi âsht perdhose e perfaqsuesit e saj jane vrà apo burgos.
    Artikulli i Ardian Vehbiut âsht interesant,por bahet i merzitshem kur vjen puna me kritiku ata persona qi munohen me shkrujt ne gegnisht.Nuk analizon pse-te dhe fajet apo mkatet qi i jane bà ksaj ghuhe,por na rradhit tendencat e sotme per me shkrujt ne gegnisht.
    Nji gjuhe ka nevoje per shkolle e per profesora per me u shkru e jo per kritike apo analista qi nuk bajne gja tjeter vetem rrahin siperfaqen e problemit pa hy ne shpjegim konkret.
    N'Shkoder te tane flasin n'gjuhe shkodrane.Por n'shkolla atyne i lypet me i bà detyrat ne shqipe standard,edhe pse zyshat flasin me theks gege.Pra,gjuha gege nuk studjohet me aq sa di une.Perpjekja jeme itu,per me shkrujt ne gegnisht,tu shpresu se t'tjeret kane me m'kuptu,âsht personale,dhe hyn ne nji nga kategorite e Vehbiut,nuk e di a ne grafiti apo fotografizem si tendenca.
    Ardian Ndreca shkrun ne gegnisht,dhe âsht nji autor qi me pasion i kam pase lexu artikujt e tij ne "Bota shqiptare",fatkeqsisht shemullin e Roland Sejko-s,qi lejon me botu artikuj ne gazeten e tij,nuk e njekin gazeta te tjera ne Shqipni,do t'ishte interesante me lexu te Shekulli here mas here noj artikull n'gjuhe gege.Por kjo mungese don me thane qi shqiptart kane nji gjuhe dhe ajo âsht gjuha standard e venosun prej Enver Hoxhes e klikes se tij jugore.Gjuha gege ka me met vetem nji dialekt,apo kureshtje kur gjimnazistet kane me lexu Migjenin,Mjeden,Fishten e madh,apo At Zef Pllumin e noj tjeter shkrimtar verior qi ka shkru vetem ne gegnisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 02-04-2007 më 08:27

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Biennale di Venezia 2007

    Edicioni i 52-te i Biennale di Venezia po afrohet,mungojne vetem 10 dite.10 qershor deri me 21 nentor,kjo eshte koha qe veprat do te qendrojne te ekspozuara.Titulli i ketij edicioni eshte: Mendo me senset-degjo me mendjen.Arti i se tashmes. (Pensa con i sensi - Senti con la mente. L'arte al presente).Drejtori i kesaj ekspozite per kete vit eshte artisti amerikan (USA),Robert Storr.

    Po Shqiperia?Edhe ajo eshte pjesmarrese,me plot pese djelmosha te rinj,qe shumica e tyre kane studjuar jashte vendit.Ne shtypin e dites ka shume zhurme mbi mungesen e artistit,profesor Edi Hila.Pata lexuar mbi kete problem,por sot nje mikja ime me dergoi linkun e faqes se Shekullit,qe mund ta lexoni online besoj.Pra,perseri ngaterresa.Kuratorja amerikane Bonnie Clearwater kerkon pranine e Edit,komisari (i partise) Rubens Shima,e ndalon perfaqesimin e Edit.Pse-te?Ndoshta ndonje gazete qe kerkon vetem scoop-e dhe qe nuk i intereson fort ky skandal sepse kuratorja amerikane figuron ne listen e sitit te Biennales:http://www.labiennale.org/it/arte/mostra/it/73784.html

    Shpresojme qe sidoqofte djelmoshat shqiptare,disa me shume eksperience,disa te tjere me eksperience ne te tjera marifete jo-artistike (kuptohet!),te perfaqsojne denjesisht nje vend te vogel si Shqiperia.

    autori fliste per mungesen e talentit shqiptar ne Canne,nje festival i rendesishem,por edhe Biennalja eshte e nje rendesie te veçante,por ne kete rast kemi te bejme me nje prodhim arti krejtesisht tjeter.Por,ka merite dhe talent ai qe shkon deri ne Biennale,dhe kjo per faktin se eshte nje nga eskpozitat me te rendesishme ne bote.


    Elidon Gjergji, Gent Gjokola, Alban Hajdinaj, Armando Lulaj, Heldi Pema
    Commissario: Rubens Shima. Curatore: Bonnie Clearwater. Sede: Palazzo Malipiero, San Marco 3079/A (San Samuele), piano terra, chiuso il lunedì
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 30-05-2007 më 19:10

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema të Ngjashme

  1. Jeta më e lartë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 12-06-2010, 10:25
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Për kë jetoni?
    Nga Rebele në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 15:20
  4. Koncepti i jetës!
    Nga vagabondi1 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-11-2003, 01:10
  5. Mosha e trete! Me ke duhet te jetoje njeriu ne pleqeri?!
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2002, 15:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •