Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 270
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Si e solli deklarata e Xhelil Gjonit protestën tragjike të 2 prillit


    Gazeta amerikane shpjegon motivet e protestës në Shkodër dy ditë pas zgjedhjeve. Si u vra Arben Broci dhe dy të rinj të tjerë


    Njësitë e ushtrisë hapën zjarr sot mbi demonstruesit antikomunistë që po protestonin për rezultatin e zgjedhjeve në sheshin kryesor në qytetin verior të Shqipërisë, ku u vranë tre persona dhe u plagosen 30 të tjerë. Mijëra të rinj, të zemëruar nga vrasja, rrethuan dy mjete të blinduara të personelit dhe të pozicionuara përpara zyrave të Partisë Komuniste të Shkodrës, u hapën atyre zjarr me bomba artizanale. Ishte e pamundur që të kuptohej nëse ndonjë nga forcat ushtarake ka qenë i plagosur. Në 3 të pasdites, më tepër se 7 orë pas të shtënave, automjete të blinduara, prodhim rus, qëndronin akoma aty, duke lëshuar shtëllunga tymi të zeza nga pas.
    Poshtë komunistët!
    Me mijëra të rinj në Shkodër gumëzhinin rreth ndërtesave pesëkatëshe të partisë, ku shumica e dritare të tyre ishin të thyera. Fytyrat ishin të tendosura me zemërim. Vështrimet u hodhën edhe mbi një makinë të huaj me bagazhe, ku ishte një reporter i një gazete perëndimore. Të gjithë të rinjtë, sidomos studentët, mbanin shkopinj dhe ata e pyetën për siguri nëse ishte komunist. Vetëm kur ai tregoi pasaportën amerikane, turma e la që të kalonte atë. "Poshtë presidenti Ramiz Alia!” - thërrisnin ata me zërat e ngjirur. “Poshtë komunistët!” Të tjerë në mes të turmës, nxirrnin fjali të palidhura në gjuhë të huaja. "Tregojini botës atë që ju shikoni”, - tha një i ri në frëngjisht, me fytyrën e tij të skuqur nga emocionet. "Tregojini se si ata janë duke na vrarë”, - tha një tjetër në anglisht.
    Raportohen të shtëna në Durrës
    Sipas biografisë së tij zyrtare, zoti Ramiz Alia, që drejton Partinë Komuniste, e cila ka qeverisur Shqipërinë për 46 vjet, ka lindur në Shkodër 65 vjet më parë. Presidenti pësoi disfatë në zonën e tij elektorale në Tiranë gjatë votimit të së dielës, por akoma është e paqartë në tërësi nëse e parandalon kjo gjë që të jetë sërish president, pasi partia e tij fitoi shumicën në legjislaturën kombëtare.
    Protesta dhe të shtëna të ngjashme nga ushtria ishin raportuar gjithashtu në qytetin portual të Durrësit, 30 milje larg nga kryeqyteti dhe 100 milje larg nga Shkodra. Thuhet se disa civilë janë plagosur, por nuk dihej numri i tij dhe shkalla e plagosjes. “Associated Press” njofton dhunë në katër qytete të tjera. Rreth 40 oficerë policie të pajisur me shkopinj gome dhe me armë sulmuan një grumbull me 1000 persona jashtë zyrave të Partisë Demokratike. Dëshmitarët që shikonin nga zyrat e partisë thanë se disa persona ishin qëlluar keqas. “Associated Press” thotë se një zyrtar i PD-së njoftoi se ka dhunë dhe protesta në Elbasan, Vaqar dhe Kavajë. Thirrjet e përsëritura për largimin e zotit Ramiz Alia u shfaqën dukshëm herën e parë që ai kishte dalë publikisht, duke e denoncuar me emër. Deri tani protestuesit antikomunistë këtu dhe në qytete të tjera, madje edhe në 12 muajt e fundit, kanë limituar sulmet e tyre kundër Enver Hoxhës, diktatorit stalinist që vdiq 6 vjet më parë, pas caktimit të zotit Ramiz Alia si pasardhës i tij. Nën presionin e revoltave popullore që u intensifikuan në qytetet e Shqipërisë në katër muajt e fundit, zoti Alia ra dakord që të mbahen zgjedhjet shumëpartiake. Votimet, të cilat u zhvilluan dy ditë më parë, përfshinë 95% të elektoratit prej 2 milionë zgjedhësish.
    Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se Partia Komuniste kishte fituar 2/3 e vendeve në Parlament, kryesisht me votën në zonat rurale në këtë vend, kryesisht bujqësor.
    Qytetet votuan fuqimisht për Partinë Demokratike, opozita e krijuar 3 muaj më parë, e cila është antikomuniste. Në Shkodër, një qytet me rreth 72000 banorë, që njihet si një qendër intelektuale në Shqipëri, të tërë kandidatët demokratë të opozitës ishin zgjedhur me rezultate të jashtëzakonshme.
    Brenda dy orëve pas qëndrimit të Xhelil Gjonit, rreth 1000 qytetarë të Shkodrës u organizuan duke zhvilluar një grevë përpara zyrave të komunistëve këtu në qytet. Ata u shpërndanë paqësisht në mbrëmje, por në 7 të mëngjesit të sotëm, një grumbull me mbi 30 mijë veta u mblodhën përpara zyrave në sheshin e quajtur “Midis dy Kongreseve”, që ka kuptimin e periudhës midis dy Kongreseve të Partisë Komuniste Shqiptare.
    Shfaqen njësitë e ushtrisë
    Një dëshmitar tha se ushtarë të armatosur u shfaqën befas në automjete dhe një oficer qëlloi që të provokonte turmën nëse ata do të largoheshin nga rruga “brenda dy minutave”. Koha kaloi dhe ai dha urdhër që të hapet zjarr mbi demonstruesit. Ata vranë në vend 24-vjeçarin Arben Broci, një inxhinier mekanik. Po kështu një 20-vjeçar dhe një 18-vjeçar.

    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 3 prill 1991
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  2. #42
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    "Pozita e gruas, flasin Mimoza Pashko, Briseida Mema dhe Kristina Budina"

    "New York Times" sjell një shkrim për gjendjen e femrës në shoqërinë shqiptare dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe politikë. Realiteti patriarkal dhe përkeqësimi i gjendjes së tyre gjatë komunizmit

    David Binder

    Kur 21-vjeçares Kristina Budina, një studente e gjuhëve të huaja, iu kërkua që të jepte pikëpamjet e saj për pozitën e femrës në Shqipëri, ajo u përgjigj menjëherë me një strofë të një poezie. Strofa është marrë nga poema e Andon Zako Çajupit, "Fshati", e cila thotë:

    "Burrat nën hije
    Lozin, kuvendojnë
    Pika që s'u bie
    Se nga gratë rrojnë"

    "Çajupi e shkroi rreth 90 vjet më parë", - thotë zonjushë Budina, por "thuajse kështu është edhe sot". Teksa udhëton në fshatin shqiptar këto ditë, shikon mijëra gra me shami në kokë, të kërrusura, që punojnë në arë me shatra, lopata, bela dhe kazma në duar. Të paktë burra duken se janë të mësuar me punët e bujqësisë. "Burrat ngasin karrocën e qeve ose punojnë në zyrat e kooperativave bujqësore", - thotë Mimoza Pashko, 36 vjeçe, një mësuese në Tiranë.
    Ligji është për të drejta të barabarta
    Në teori dhe në preambulën e kushtetutës së qeverisë komuniste, e cila ka sunduar vendin e vogël të Ballkanit që në vitin 1944, gratë janë të emancipuara dhe gëzojnë të drejta të barabarta, përfshirë edhe rroga të barabarta. Zonja Pashko, zonjushë Budina dhe femra të tjera shqiptare, thonë në intervistat e tyre se realiteti është krejt i ndryshëm.
    "Emancipimi nga komunistët e ka shkatërruar gruan më shumë sesa e ka përmirësuar gjendjen e saj", - thotë zonja Pashko. "Këtu nuk mund të ketë emancipim me një ekonomi pa themele. Nuk mund të ketë emancipim pa patur furnizim me energji elektrike në shtëpi. Jeta e përditshme e një gruaje nis duke qëndruar në radhë për të blerë racionin e mishit dhe të qumështit, duke punuar gjithë ditën në punën e saj dhe pastaj duke punuar sërish deri vonë në mbrëmje si shtëpiake".
    Gruaja shqiptare punon 48 orë në javë, po aq sa edhe burrat. Por në Tiranë dhe qytetet e tjera kafenetë janë plot gjatë gjithë ditës me burra që pinë kafe, raki dhe konjak. Pak gra të zë syri nëpër kafene.
    Fatkeqësisht, sundimi i zgjatur i komunistëve në këtë shoqëri e forcoi akoma më shumë pushtetin dhe traditën patriarkale, e cila daton të paktën 1 mijë vjet më parë. Sipas kësaj tradite, gratë kanë detyrime më shumë sesa të drejta.

    Divorci është i vështirë

    Zonja Pashko thotë se zyrtarisht çlirimi i gruas i jep të drejta të barabarta, por "është shumë e vështirë për femrën që të jetojë e vetme në këtë shoqëri". "Shumë konflikte mes çiftesh janë kundër divorcit, thjesht për shkak të opinionit. Një grua e divorcuar shihet si fajtore". Në të kaluarën, divorci ose tradhtia bashkëshortore shpesh bëhej shkak për gjakderdhje mes familjeve shqiptare. "Edhe sot", - thotë zonja Pashko, - "kjo është në vijim të gjakmarrjes pa gjak. Kjo është të vrasësh për moral"
    "Divorcet e shqiptarëve janë të listuara në një nivel të ulët", - thotë Robert Manchin, një specialist i organizatës së Gallup-it për Europën Lindore. Në vitin 1989, viti i fundit për të cilin ka të dhëna të tilla të vlefshme, kanë ndodhur 2,626 divorce në një popullsi prej 3.3 milionë banorësh. Kishte shumë divorce të ndodhura dy herë, kryesisht në qytete si Tirana, Korça dhe Lushnja, si dhe në zonat malore të Tropojës, Kukësit në veri ose të Skraparit në jug.
    Briseida Mema, zëvendëskryeredaktorja e gazetës "Drita", e përvajshme kulturore në Shqipëri, thotë se në të vërtetë opinioni publik është duke rezultuar faktor në shmangien e divorcit të gruas. Po ashtu, varfëria dhe mungesa e strehimit i mbajnë familjet të bashkuara". "Ka akoma ndjesi patriarkale", - thotë ajo në një intervistë. "Shpesh një grua e divorcuar jeton edhe për shumë vjet në të njëjtin apartament me ish-burrin".
    Gratë sillen dhe vishen si burrat
    Duke folur për një divorc që kishte ndodhur në familjen e saj, Mema tregon një histori: "Një femër dashuronte dikënd tjetër. Burri e zbuloi dhe e ndau atë. Kishin dy fëmijë dhe presioni për divorc çoi njërin nga fëmijët në gjendje depresive. Ish-burri dhe gruaja vendosën të jetonin bashkë sërish, por shoqëria nuk e pranon një ribashkim të tillë. Prindërit dhe vëllezërit e burrit shkatërruan jetën e tyre. Ata u përpoqën që të prishnin këtë ribashkim. Ata "ia bënin me gisht asaj" në rrugë".
    Por Mema dhe Pashko thonë se Partia Komuniste kishte imponuar një barrë shtesë mbi gratë, duke u kërkuar që ato të përshtaten me veshje dhe sjellje prej burri. "Ato krijuan gruan e ngjashme si burrë", - thotë zonja Pashko. "Gratë duhet të visheshin si burrat, t'i prisnin flokët si ata dhe të mos përdornin kozmetikë".
    Zonjushë Mema kujton se si tani, si dy vjet më parë, ishte një fushatë komuniste kundër femrave që shfaqeshin në publik të lyera ose me veshje me dekolte.
    "Ata dëshironin një grua standarde më tepër se sa kompleksitetin e gruas me të gjitha individualitetet e saj. Ajo nxjerr në pah se "Partia Komuniste kishte promovuar disa gra duke i emëruar në strukturat e Byrosë Politike. "Por unë ndihem e fyer kur prezantohem si një femër e tillë", - thotë ajo, duke sjellë si shembull Lenka Çukon. "Ajo mund të jetë e ndershme dhe militante, por kapaciteti i saj intelektual është zero". Ajo i referohej të kaluarës fshatare të anëtares së Byrosë Politike.
    Zonjushë Mema thotë se i provoi qëndrimet patriarkale kur ajo kohët e fundit përfundoi një libër kritik letrar. "Unë kisha vështirësi ta publikoja", - thotë ajo.
    Burrat thonë: Sa qesharake! Si e bëni një gjë që nuk e kanë bërë burrat?!"

    Shkrimi është publikuar në "New York Times" më 23 prill
    Titulli është redaksional
    Përgatiti: Albert Gjoka

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: “Si u rrezua Fatos Nano per here te pare ne qershor 1991”


    Gazeta amerikane sjell detaje rreth protestave antikomuniste dhe nje sere grevash qe sollen rrezimin e kabinetit “Nano”, te cilin e kishte marre pese muaj me pare

    David Binder

    Qeveria komuniste e Shqiperise dha doreheqjen sot si pasoje e presionit te vazhdueshem te nje greve te pergjithshme dhe shtimit te protestave ne rruge. “Largimi i kryeministrit Fatos Nano, - tha nje keshilltar jopartiak i kabinetit, - do te sjelle pergatitjen e zgjedhjeve te reja”. Udheheqesi i Partise Demokratike ne opozite, Sali Berisha, pershendeti veprimin si “nje hap te rendesishem ne drejtim te demokracise se vertete. Partia ne minorance e zotit Berisha, e cila refuzoi te bashkepunoje me komunistet muajt e fundit, ra dakord qe te mbeshtese zotin Nano ne te ashtuquajturen “nje qeveri e shpetimit kombetar”.
    Ne te vertete, veprimi i sotem paraqet fundin e nje periudhe me shume se 46-vjeçare te sundimit komunist. Presidenti Ramiz Alia, i cili eshte ne krye te Partise Komuniste qe ne vitin 1985, eshte duke vazhduar si kryetar shteti, por qe erdhi ne drejtim te Presidences pas zgjedhjeve te marsit, ku u zgjodh ne kete post nga partia e tij.
    Shfaqen keshilltaret jopolitike
    Kastriot Islami, kryetar i Parlamentit, qe u shfaq pas konsultimeve me udheheqesit e opozites, thote se do te pergatitet nje qeveri e perkohshme me njerez qe kane qendruar te terhequr nga partite politike. Ai tha se zoti Alia do te zgjedhe kryeministrin e ri dhe eshte shprehur per mbajtjen e zgjedhjeve te reja parlamentare rreth 12 muaj me pas, duke filluar qe nga tani. Udheheqesit e opozites kane deklaruar se “votimet duhet te mbahen sa me shpejt te jete e mundur”. Se fundi, ish-Unioni i Lire dhe Unioni i Tregtise se Pavarur, i cili mobilizoi rreth gjysmen e 700 mije punonjesve shqiptare, bashkepunoi ne nje greve kombetare 20 dite me pare. Thuhet se ai do te rekomandoje kthimin ne pune sa me shpejt te jete e mundur te te gjithe punonjesve pas krijimit te qeverise jopartiake. Kerkesat e greves se tyre kishin perfshire rritjen e pages 50%, kushte me te mira per punonjeset femra dhe gjetjen e pergjegjesve te shtypjes me dhune te protestes antikomuniste ne qytetin verior te Shkodres me 2 prill.
    Protestat
    Rreth 50 mije shqiptare dolen ne mbeshtetje te grevisteve ne kryeqytet te merkuren e kaluar dhe 6 mije police te armatosur dhe me mjete uji ishin vene ne detyre. Komunistet kishin fituar shumicen me 2/3, duke kontrolluar Kuvendin e dale nga zgjedhjet e 31 marsit, te cilat vezhguesit e huaj i gjykuan si te arsyeshme. Sipas tyre, reflektohej ne menyre te sakte ndenja e votuesve.
    Por, forca e tyre ne dukje ishte e dobet ne themele, si pasoje e humbjeve te thella qe pesuan ata, duke u “viktimizuar”, sidomos ne qytetet kryesore te Shqiperise, gje qe tregon humneren e thelle midis reformatoreve dhe besnikeve te linjes se ashper.
    Komunistet, me me shume se 100 mije anetare, jane akoma grupi me i forte politik ne vend dhe do te mbajne kongresin e tyre kombetar te henen. Ata jane shprehur te se do te divorcohen nga Marksizem-Leninizmi, por jo nga te gjitha parimet e tyre ne kete kohe.
    Vendi ndodhet ne krize te gjithanshme
    Shqiperia, nje vend me 3.5 milione banore, eshte perfshire nga trazirat politike dhe ekonomike qekur Partia Komuniste nisi nje program te matur demokratizimi rreth 13 muaj me pare, nen drejtimin e presidentit Ramiz Alia.
    Ky program po bllokohet nga nje mori problemesh ne vendin e izoluar qellimisht nga pjesa me e madhe e botes per kater dekada nga Enver Hoxha, paraardhesi i zotit Alia.
    Pranveren dhe veren e kaluar grevat shperthyen ne Shkoder dhe Kavaje dhe protestues ishin vrare nga forcat e policise. Mijera qytetare iken duke braktisur vendin. Produkti Kombetar Bruto ka rene 10 per qind. Papunesia ka tejkaluar nivelin e 14 perqindeshit. Ne dhjetor, studentet organizuan protesta antikomuniste ne Tirane dhe me nje numer ne rritje te demonstruesve, paralizuan jeten e kryeqytetit, aq sa zoti Alia ra dakord qe te lejoje krijimin e partive politike te pavarura.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 5 qershor 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Kulisat e kthimit te Partise se Punes ne Parti Socialiste


    Debatet e ashpra ne kongresin e komunisteve dhe denoncimi publik qe shkrimtari Dritero Agolli i beri sistemit te degraduar. Si reagoi Nexhmije Hoxha dhe opozita e asaj kohe

    Nga Chuck Sudetic

    Te perballur me humbjen e kontrollit te qeverise, pas nje sundimi 47-vjeçar dhe tani afer anarkise se vendit, udheheqesit e Partise Komuniste po luftojne njeri-tjetrin ne kongresin e partise qe po mbahet sot. Ketu ka kritika dhe mbrojtje per te kaluaren e udheheqesit kohegjate dhe politikave te tij staliniste.
    Debatet e sotme kunder Enver Hoxhes, qe ka sunduar qeverine komuniste shqiptare qe nga themelimi i saj ne vitin 1946 dhe deri ne vdekjen e tij ne vitin 1985, nxjerr ne pah ndarjet e thella midis konservatoreve, te cilet duket se kane nje shumice te gjere ne kongres dhe disa anetareve te partise qe jane ne favor te shkeputjes se plote nga e kaluara totalitare e organizates.
    Shpresat se partia mund te ndahet, jane te turbullta. Por udheheqesit e opozites ketu argumentojne se komunistet, pavaresisht nga perjashtimi i nente anetareve te moshuar te Byrose Politike kete mengjes, mund te skicojne nje kurs ne drejtim te shkrirjes politike, por jo te distancimit te plote te tyre nga trashegimia ‘Hoxha’.
    Dita e pare e kongresit qe u mbajt te henen, megjithese ishte karakterizuar nga rregulli, ne menyre te pashembullt pati kritika ndaj Enver Hoxhes. Nje nga ish-ndihmesit e tij besnike, me nje gjuhe te ashper, gjithe helm, denoi ish-diktatorin dhe politikat shteterore qe farketoi ai.
    “Lindja e kultit te se keqes”
    “Lufta e klasave perfundoi ne kultin e Enver Hoxhes, kultin e partise dhe kultin e organeve te Sigurimit”, - tha Dritero Agolli, nje poet qe dikur kishte lartesuar fitoren e revolucionit ne Shqiperi, Partine e tij Komuniste dhe zotin Enver Hoxha. "Njerezit kane friken e ketyre kulteve dhe morali i tyre eshte shkaterruar”.
    “Kjo ka sjelle shkaterrimin e personalitetit te njeriut”, - tha Agolli. “Kur nje person pyeste ne vitet 1960 se perse e izolojme veten tone nga Europa Perendimore, nxirrej jashte dhe qellohej”. “Traditat e vendit tone jane shkaterruar”, - u shpreh ai. Njerezit kane frike nga njeri-tjetri dhe ata spiunojne kedo. “I bukur eshte gjithashtu ndeshkimi ne vendin tone, ndeshkimi per shkak te ndikimit te huaj”, - thekson ai. “Kjo solli lindjen e kultit te se keqes. Kuterbimi i trupit ishte glorifikuar ndersa nuhatja e aromes ishte e denueshme”.
    Delegatet e moshuar perplasin grushtet
    Zoti Agolli kritikoi gjithashtu edhe mbeshtetesit e zotit Hoxha. "Keta njerez te larte, fytyra e te cileve shkelqen nga mirushqyerja, me vilat e tyre sekrete, behen indiferente ndaj varferise se njerezve”. Delegatet e moshuar, me fytyra te skuqura, perplasin grushtet e tyre per shkak te fjales se Agollit dhe ne nje moment kur ai heshti me qindra delegate nxoren thirrjet ne unison, si jehone, qe lartesonin kongreset e meparshme: “Parti-Enver jemi gati kurdohere”.
    Kongresi i partise behej nje jave pas nje greve mbarekombetare te 350 mije punonjesve, e cila e detyroi qeverine komuniste te Fatos Nanos te terhiqej.
    Zgjedhjet e reja ne pranvere
    Sali Berisha, udheheqesi i Partise Demokratike ne opozite, tha se nje qeveri e re e “shpetimit kombetar” pritet te dale zyrtarisht ne sesionin e Kuvendit diten e merkure”, duke shtuar se “komunistet do te kontrollojne me pak se gjysmen e ministrive ne kabinetin e ri qeveritar”. “Kjo qeveri do te pergatise kushtet per zgjedhjet e reja dhe stabilizimin e situates”, - tha ai. “Asnje anetar i qeverise nuk do te dale per fushate ne zgjedhjet e tjera, te mbaje anetaresine e partise ose te themeloje nje parti te re”, - tha Berisha. Zgjedhjet e reja ka mundesi te mbahen ne pranveren e ardhshme.
    “Askush ketu nuk e di se si ne do te kalojme nga socializmi ne kapitalizem”, - tha Berisha teksa pershkruante se si qyteti i Shkodres nuk qeverisej dhe si fshatareve shqiptare te deshperuar u jane marre bagetite dhe toka bujqesore duke u krijuar fermat kolektive.
    Mbrojtja e nje vejushe
    Ne sesionin e kongresit kete pasdite, vejusha e zotit Hoxha, Nexhmija, mbrojti bashkeshortin e saj. “Une kam mbajtur qetesine”, - tha ajo duke akuzuar opoziten, qe ne menyre monstruoze ka nxire emrin e burrit te saj. “Une nuk mund te mohoj gabimet qe jane bere dhe se Enver Hoxha kishte pergjegjesine e tij si udheheqesi kryesor, por ai ishte udheheqesi i nje partie qe e beri ate detyre kolektivisht. “Vepra e tij nuk eshte si nje Bibel ose Kuran dhe ne nuk jemi besimtare dogmatike”, - tha ajo perpara te pranishmeve, duke iu referuar periudhes se pasluftes ne Shqiperi si nje periudhe e “shkelqyer”. Por vepra e Enverit nuk duhet te hidhet poshte teresisht si e dale mode.
    Linja e ashper staliniste e zotit Hoxha prodhoi nje terror policor te pergjakur, ateizem luftarak dhe izolimin e tre milione banoreve te ketij vendi per gati gjysme shekulli.
    Regjimi i Enver Hoxhes, gjithashtu, çrrenjosi nje shoqeri anarkike dhe te sunduar nga klanet, beri nje industrializim te shpejte dhe shumefishoi numrin e shkollave ne kete vend, i cili kishte thuajse mbi 80% te popullsise se tij analfabete perpara fillimit te Luftes se Dyte Boterore.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 12 qershor 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti: Albert Gjoka
    Sui generis

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çfare tha Berisha ne “New York Times” nje dite para ardhjes se Xhejms Bejkerit


    Gazeta amerikane publikon nje shkrim te kreut te opozites shqiptare vetem pak ore para mberritjes ne Shqiperi te sekretarit amerikan te Shtetit, Xhejms Bejker

    Sekretari i Shtetit, Xhejms Bejker, zhvillon neser viziten e pare te nje zyrtari kaq te larte amerikan ne Shqiperi. Ardhja e tij do te shenoje nje hap te metejshem te vendit tim ne drejtim te lirise. Qe te vazhdojme kete hap, te konsolidojme demokracine dhe te bashkohemi ne komunitetin ekonomik, ne na duhet ndihma e Perendimit.
    Per shqiptaret, Shtetet e Bashkuara kane qene gjithmone sinonimi i lirise dhe I demokracise. Presidenti Woodrow Wilson nuk i la fqinjet tane ta copetonin vendin pas Luftes se Pare Boterore. Vizita e zotit Bejker na ben optimiste.
    47 vitet e sundimit komunist na kane bere vendin me te varfer ne Europe. Ne kemi nevoje per ndihma humanitare, ushqime dhe ilaçe, si dhe asistence teknologjike dhe ekonomike. Shqiperia ka nevoje per biznesin amerikan qe te investoje ne zhvillimin e autostradave, te industrise tekstile dhe ne kerkimet e naftes.
    Shqiperia pembysi regjimin me pervers dhe ushtarak ne Europen Lindore. Ne dhjetor, studentet dolen ne rruge dhe e detyruan Partine Komuniste Shqiptare te heqe dore nga monopoli i pushtetit te saj 47-vjeçar dhe te mbaje zgjedhjet shumepartiake. Pernjeheresh, intelektualet dhe profesionistet formuan Partine Demokratike dhe grupet e tjera opozitare.
    Ndonese te huajt, rendom, e lejuan qe Shqiperia te mbetej nen drejtimin komunist, ne nuk ishim te afte te perfitonim kete moment historik, megjithese ata ishin te pranishem ne mars ne monitorimin e zgjedhjeve.
    Partia Demokratike u shfaq si nje alternative kryesore perballe komunisteve. Ne morem 1/3 e vendeve ne Kuvendin Popullor. Shumica e mbeshtetjes sone erdhi nga qytetet ku qytetaret, pas kater muajsh aktiviteti, nuk e kishin me friken e qeverise. Komunistet fituan 2/3 e votave, kryesisht ne zonat rurale. Vezhguesit e huaj i keqinterpretuan rezultatet. Vota rurale ishte e bazuar me shume te frika se sa ishte nje vote realiste; fitorja e demokrateve tregoi se fshataresia e kishte te mundur te vepronte kunder komunisteve qe mbijetuan.
    Kjo provoi te verteten dy muaj me vone, kur 350 mije punonjes u hodhen ne greve, duke kerkuar paga me te larta dhe liri me te madhe. Mbeshtetja e punetoreve u pranua nga fshataresia, te cilet u kishin dhene mundesine te rezistonin dhe forcoheshin komunistet dhe qe e refuzuan pushtetin dhe formuan nje koalicion te ri.
    Me 12 qershor u krijua nje qeveri tranzitore me perfaqesues nga te gjitha partite politike. Ajo pritet te drejtoje vendin deri ne zgjedhjet e reja qe do te mbahen vitin tjeter.
    Tashme, Shqiperia eshte pranuar ne Konferencen per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe, ku ministrat e jashtem te saj u takuan kete jave ne Berlin.
    Per studentet, intelektualet, punetoret dhe fshataresine, socializmi ka vdekur ne vendin tone, si edhe kudo, ndersa ne jemi duke flakur tutje mbeturinat e tij. Ndertimi i demokracise nuk do te jete i lehte. Perveç problemeve ekonomike serioze, ne jemi perqendruar rreth abuzimit te te drejtave te njeriut te shqiptareve ne Kosove, ne Jugosllavi. Sllobodan Milloshevici, presidenti i Republikes serbe te Jugosllavise, eshte pozicionuar si nje kercenim i madh i paqes ne Ballkan.
    Me keshillen dhe miqesine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, une jam i sigurt se Shqiperia, shume shpejt, do te jape ndihmesen e saj ne bote.

    Autori eshte kryetar i Partise Demokratike te Shqiperise
    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 20 qershor 1991
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhejm Bejker ne Tirane: “Nuk kam ardhur me Plan Marshall per shqiptaret”

    Vizita historike e sekretarit amerikan te Shtetit ne Shqiperi me 21 qershor 1991. Si e priten 300 mije shqiptaret ne sheshin “Skenderbej” dhe takimet me udheheqesit shqiptare

    Rreth 300 mije shqiptare therrisnin ne kor “SHBA! “SHBA!”, te mbledhur ne sheshin kryesor te Tiranes sot, qe te degjonin sekretarin e Shtetit, Xhejms Bejker, i cili do t’u shpjegonte atyre “misionin e lirise” dhe do t’u kerkonte qe te ecnin perpara ne drejtim te demokracise. Kjo ishte vizita e pare e nje zyrtari te larte amerikan ne kete vend te vogel te Ballkanit, i cili ne muajin mars u be vendi i fundit ne Europen Juglindore qe nisi reformat per krijimin e demokracise. Shqiptaret, te cilet per kater dekada ishin izoluar teresish nga bota e jashtme, ishin mbledhur tufe rreth vargut te makinave te zotit Bejker.
    Nje pafundesi shqiptaresh pershendeten zoti Bejker sapo ai hyri ne qytet per te nisur viziten njeditore. Duart zgjateshin ne çdo drejtim per te prekur sekretarin e Shtetit, apo dritaret e makines se tij. Shqiptaret puthnin pjeset e jashtme te makines dhe dritaret, ndersa petale lulesh hidheshin mbi te. Nje burre me trupin e tij doli perpara limuzines dhe puthi rrugen. Gjithçka tregonte nje lidhje me perfaqesuesin e Amerikes.
    “Amerika eshte me ne!”
    Policia shqiptare ishte totalisht e shastisur nga euforia. Por turma miqesore u fut brenda sheshit “Skenderbej”, ne qender te Tiranes, qe te degjonte fjalimin e zotit Bejker. Vizita e tij tregonte nje deshmi te pare te qarte se ankthi i tyre i gjate kishte marre fund.
    Kishin dale femije qe qendronin mbi supet e prinderve dhe te moshuar qe mbanin gishtat lart ne forme “V”-je, shenje kjo e fitores. Kishte njerez mbi ballkone dhe qe vareshin neper peme. Nje grua mbante foshnjen e saj jashte, ne dritaren e katit te katert te nje pallati. Kur zoti Bejker me ne fund kaloi ne podiumin e improvizuar qe te mbante fjalimin, turma u gjallerua, duke valevitur flamujt amerikane. Shqiptaret nisen t’i kendonin atij nje kenge te re per levizjen demokratike. “Shqiperia eshte e jona. Shqiperia eshte e jona. Poshte Partia Komuniste. Shqiperia eshte e jona. Amerika eshte me ne”.
    Zoti Bejker u foli shqiptareve permes nje perkthyesi. “Ne emer te presidentit Bush dhe te popullit amerikan, une jam ketu sot t’ju them ju misionin e lirise. Se fundi, ju jeni te lire te mendoni idete tuaja. Ju jeni te lire qe te flisni sipas mendjes tuaj. Ju jeni te lire te zgjidhni udheheqesit tuaj. Shqiptaret kane zgjedhur te bashkepunojne me shoqerine njerezve te lire kudo”. Si edhe gruaja e tij, Suzan, e cila qendronte prane tij e veshur me nje kostum me ngjyra te kuqe, te bardha dhe blu, zoti Bejker vijoi: "Mire se erdhet te shoqeria e burrave dhe grave te lira, ne rrugen e Krijuesit tone qe na beri ne. Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.
    Disa tabela ne anglisht pershendetnin ate me “Mire se erdhe Zoti Bejker”. Por shenja qe nxirrte ne shesh shprehjen e fytyres se grumbullit te njerezve, qe dukej me mire e permbledhur ne menyren e thjeshte, lexonte: “Mire se erdhe zoti Bejker. Shqiperia ka qene duke ju pritur per 50 vjet”. Por shqiptare nuk po humbitnin kohe qe te nisnin biznes, siç e thoshte nje pankarte e vendosur: “Ne deshirojme per Popullin Shqiptar nje Plan Marshall”.
    “Se çfare po ndodhte, ishte mese e mrekullueshme, - thote Ilir Ikonomi, 36 vjeç, nje korrespondent i Radio Tiranes, - pasi kjo ishte krejtesisht spontane”.
    Nuk kishte postera rreth qytetit. Kjo vizite ishte kryefjala e diteve te fundit dhe pjesa me e madhe e Tiranes dukej sikur vallezonte. Dukej i pashpjeguar entuziazmi i verber me te cilin turma therriste njezeri: “USA!, USA!, USA! Bejker! Bejker! Bejker!”.
    Zoti Ikonomi thote: “Tani qe komunistet thuajse jane duke ikur, ky vend eshte duke kaluar neper nje krize besimi. Njerezit te deshperuar duan diçka qe te besojne dhe ata realisht besojne se Amerika do te zgjidhe problemet tona. Mendoj se shqiptaret i kane varur shume shpresat tek Amerika. “Shpresat e tyre jane te ekzagjeruara”.
    Vendi 3.2 milione banoresh
    Normalisht, pritja e rezervuar per sekretarin e Shtetit ia tronditi koken edhe atij, pasi me vone ai iu drejtua turmes: “Jam prej 14 vjetesh ne politike dhe nuk me kujtohet te kem pare nje gje te ngjashme me kete. Kjo qe ndodhi dhe qe keni bere te gjithe, eshte me shume se e jashtezakonshme”. Ky shperthim i afeksionit dhe mbeshtetjes njerezore ishte ngaqe Amerika perfaqeson tek keta njerez simbolin e shpreses dhe qe ata nuk kishin shpresuar per nje kohe shume te gjate. Por, ndersa vizita e Bejkerit dukej si nje ngacmim, ajo gjithashtu linte te kuptohej se ishte si nje doze e realitetit mbrojtes te fushates se re per demokracine shqiptare. Vendi me 3.2 milione banore pergjate detit Adriatik, ishte izoluar per me shume se kater dekada nen sundimin e diktatorit stalinist, Enver Hoxha, qe nxori jashte ligjit perdorimin e makinave private dhe kufizoi edhe mediat.
    Pas vdekjes se Enver Hoxhes ne vitin 1985, pushteti dhe monopoli komunist ne Shqiperi nisi ngadalesisht qe te shkermoqej. Ne marsin e kaluar bulezuan levizjet demokratike si kudo ne Europen Lindore. Studente shqiptare, sindikatat e punes dhe grupet opozitare qene ne gjendje qe te detyronin drejtuesit e qeverise komuniste qe te lejonte zgjedhjet. Me 12 qershor kabineti komunist ishte zevendesuar me ne qeveri te perkohshme, ne te cilen gjysma e 24 ministrave ishin nga partite politike opozitare, te krijuara se fundi dhe gjysma nga komunistet. Kjo qeveri kujdestare eshte duke e çuar vendin ne mbajtjen e zgjedhjeve te plota shumepartiake ne pranveren e vitin tjeter.
    Takimet me zyrtaret
    Pas fjalimit perpara turmes ne sheshin qendror, zoti Bejker u takua me kryeministrin e qeverise, Ylli Bufi, me presidentin Ramiz Alia, pasues i zotit Hoxha, i cili eshte duke u perpjekur qe te fuse reformat gradualisht, ndonese ndodhet nen dominimin komunist ne njeren ane dhe presionit te udheheqesve te grupeve opozitare te formuara se fundi. Zoti Bejker mbajti nje fjalim edhe ne nje sesion special te Parlamentit Shqiptar. Ai beri te qarte se nuk kishte ardhur me nje Plan Marshall per shqiptaret, megjithese ai kishte sjelle nje pakete ndihmash me qumesht pluhur, ilaçe dhe pajisje mjekesore, me nje vlere financiare prej 56 milione dollaresh. Kjo eshte ndihma e pare e Shteteve te Bashkuara per Shqiperine, e cila eshte duke vuajtur nga mungesa e theksuar e ushqimeve sepse varferia e rende dhe kaosi, po shoqerojne tranzicionin ne demokraci.
    “Nje trup bolshevik”
    Ne takimin e tij me udheheqesit e opozites, zoti Bejker u kerkoi atyre qe te qendrojne te bashkuar sepse vetem keshtu ata mund te permbysin komunistet (te cilet tani kane marre emrin “socialiste”) ne zgjedhjet e ardhshme. Udheheqesi i opozites, Sali Berisha, tha duke shpjeguar zotin Bejker, se lufta gjithnje e ne rritje qe opozita demokratike ka ndermarre, do te rrezoje plotesisht komunistet nga pushteti.
    Zoti Berisha u shpreh: “Ne i thame Zotit Bejker se e zhdukem komunizmin, por ne po perballemi me copezat e tij, te cilat jane akoma te helmuara. Shqiperia ka nje koke demokrate, nje zemer demokrate, por nje trup bolshevik”.
    Megjithese levizja demokratike ne Shqiperi eshte akoma ne hapat e para te saj, Zoti Bejker shtoi ne fjalen e tij ne Parlament se cilesia e marredhenieve shqiptaro-amerikane do te varet ne teresi nga qeveria, sesi do te ece perpara me ligjin, tregun e lire, reformat per zgjedhje te lira, te cilat ajo i ka premtuar.
    Marredheniet diplomatike mes Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Shqiperise rinisen marsin e kaluar, pas nje nderprerje 52-vjeçare.
    Por ketu ne Tirane kane ardhur vetem dy diplomate amerikane. Kur ata u vendosen ne hotelin e tyre, kishte vetem nje telefon ne holl. Kur i kerkuan menaxherit te hotelit nje telefon per dhomat e tyre, ai e hoqi nga holli dhe ua dha diplomateve. Kur dy diplomatet kerkuan nje aparature faksi, ministri i Jashtem shqiptar u dhuroj atyre te vetmin faks ne vend, i cili ishte prone e tyre dhe iu lut atyre me miresi qe ta kthenin ate kur te mbaronin pune.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 23 qershor 1991
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si i mbrojti Papa Gjon Pali refugjatët shqiptarë në Itali në vitin 1991

    Gazeta amerikane “New York Times” sjell reagimet që shkaktoi emigracioni masiv shqiptar tek autoritetet dhe opinioni italian. Qëndrimi i Papës dhe akuzat e qeverisë së Romës për Tiranën zyrtare

    Alan Cowell

    Ndërsa rriten tensionet dhe lufta mes refugjatëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë italiane në Portin jugor të Barit, kritikët po shtohen në Itali, përfshirë edhe përpjekjet e autoriteteve që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, ndonëse ka një përplasje rreth qëndrimit zyrtar. Papa Gjon Pali II sot komentoi ardhjen e shqiptarëve në këtë vend, duke thënë: “Askush nuk mund të qëndrojë indiferent përpara pamjeve dramatike të burrave, grave dhe familjeve. Analistët reaguan duke vënë re se kritikat e përsëritura shpesh dhe pozicioni zyrtar i linjës së ashpër kanë për qëllim që t’i shkurajojnë më tepër shqiptarët për të kërkuar strehim këtu. Vërejtjet e Papës dhe shumë kritikë të shtypit dhe kudo, ishin të frymëzuar nga kushtet skandaloze në të cilat mijëra shqiptarë kanë qëndruar qëkur erdhën javën e kaluar.
    Kushtet skandaloze
    Ata janë grumbulluar brenda një stadiumi futbolli dhe përgjatë dokut në Portin e Barit, ku gjallonin vetëm me bukë dhe me ujë dhe jetonin pa shtroje gjumi, kushte higjieno-sanitare ose strehim, dhe ku përcëlloheshin nga vapa e gushtit. Kritikët që bënë jehonë në disa gazeta italiane, ku e përditshmja e Romës “La Repubblica” dënonte atë që cilësohej “sjelle që tregon mungesë parashikimi dhe improvizimi”. Por zëvendëskryeministri Claudio Martelli mbrojti politikat e qeverisë, duke thënë se “absolutisht ne nuk do të tolerojmë emigrimin e klandestinëve të tjerë nga Shqipëria pas atyre të muajve të fundit”.
    Përplasjet mes refugjatëve dhe policisë
    Shqipëria, vendi më i varfër i Europës, është mbërthyer nga krizat ekonomike si dhe po shfaqet i ngadaltë dhe i pasigurt pas dekadash, ku sistemi stalinist e izoloi nga bota e jashtme. Megjithatë, këtë periudhë autoritetet kanë vendosur dukshëm të tregojnë se Italia nuk është e përgatitur që të veprojë si vend i sigurt strehimi për të ardhurit e rinj.
    Krizat nisën që të enjten, kur 10 mijë shqiptarë, të hipur mbi një anije mallrash, të detyruar në linjën e tyre, hynë brenda në Portin e Barit. Shumë prej klandestinëve dolën njëri pas tjetrit dhe u hodhën nga anija duke notuar në cekëtinën e detit, por policia i rrethoi ata. Që prej këtij momenti këtu ka pasur disa përplasje mes refugjatëve dhe policisë, si dhe përpjekje të vazhdueshme të shqiptarëve që të dalin jashtë stadiumit.
    Sot në mëngjes, korrespondentët në Bari thonë se përplasjet arritën një intensitet të ri kur shqiptarët në port u bënë barrikadë mbi mol dhe oficerët e policisë shpërndanë ushqimin, për të cilin kishin dalë në protestë në lidhje me racionin e pakët dhe kushtet e këqija. Policia hapi zjarr me gaz lotsjellës, duke kthyer mbrapsht me shpejtësi turmën. Zjarri u shua në anije, ku shqiptarët kishin hyrë brenda bashkë me plaçkat e tyre.
    Akuza mes Tiranës dhe Romës
    Autoritetet italiane kanë akuzuar qeverinë shqiptare se po lejon refugjatët t’i drejtohen Italisë, si dhe të kërcënojnë Italinë të japë më shumë ndihma financiare për Shqipërinë. Burime zyrtare thanë sot se ministri i Jashtëm, Gianni De Michelis, do të fluturojë të hënën për në Tiranë, ku do t’i diskutojë këto çështje me autoritetet e atjeshme. Disa të arratisur në Bari kanë thënë se ata nuk kanë hasur në rezistencë zyrtare kur drejtonin anijen, pas përhapjes së thashethemeve se ata do të jenë në gjendje që të largohen. Autoritetet thanë se edhe këtë pasdite, rreth 4 mijë shqiptarë janë kthyer mbrapsht në shtëpitë e tyre me aeroplanë dhe me anije.
    Italia ka vendosur t’i kthejë refugjatët në shtëpi, gjë që duket se është një zgjidhje e gjetur, por që është shumë e vështirë për t’u realizuar shpejt. Pas një kërkese për dërgimin drejt Shqipërisë dy ditë më parë të disa qindra emigrantëve, është raportuar se u refuzua leja në dokun e Portit shqiptar të Durrësit për të shkarkuar të riatdhesuarit.

    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 12 gusht 1991
    Titulli është redaksional
    Sui generis

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Si u “dorezua” Italia, pranohen 18 mije klandestine shqiptare


    Gazeta amerikane sjell reagimet e autoriteteve italiane pas presioneve ne lidhje me qendrimin e tyre per emigrantet shqiptare. Deklarata e Scotti-t dhe kryepolicit Parisi

    Ministri i Brendshem i Italise tha sot se qeveria ka lejuar rreth 18 mije shqiptare te ardhur me anije qe te qendrojne ne vend, megjithese jane duke u shqyrtuar kerkesat e tyre. Qindra mijera shqiptare, qe kishin refuzuar te largoheshin nga moli i portit dhe stadiumi i futbollit ne qytetin e Barit, ishin transferuar sot ne qytetet e tjera te Italise.
    Ministri i Brendshem, Vincenzo Scotti, tha se 17 466 shqiptare qe kishin zbarkuar brenda ne vend javen e kaluar, ishin kthyer ne shtepine e tyre permes linjave ajrore, ose me anije ditet e fundit. Rreth 1 mije shqiptare te tjere jane lejuar qe te qendrojne, perfshire disa qindra ushtare qe dezertuar, te cilet mund te perballeshin me burgosje nese do te ktheheshin ne vendin e tyre”, - tha ai.
    Komision special per leje-qendrimet
    Zoti Scotti u shpreh se shqyrtimi i kerkesave te tyre per leje-qendrim do te behet nga nje komision special, qe do te nise punen me 20 gusht. Ai do te percaktoje nese ata do te klasifikohen per azil politik apo jo. Vendimi duket se do te zgjidhe krizat e fundit te Italise, perfshire edhe shqiptaret qe kerkojne te emigrojne, por qe kane mbetur ne mes te detit Adriatik, ndersa mijera te tjere kerkojne pune. Pergjithesisht Italia ka refuzuar pranimin e tyre, duke e argumentuar se pjesa me e madhe e tyre eshte per arsye ekonomike dhe jo politike, kusht te cilin kishin vendosur per te pranuar nga shteti i fundit komunist i linjes se ashper ne Europe.
    Apeli per ndihme
    Zoti Scotti apeloi per mbeshtetje nga Europa per me teper ndihme per vende qe po perballen me emigracione masive ne vitet e fundit. "Europa duhet ta beje kete qe konsiderohet si nje problem i brendshem per disa vende ne Lindje, duke zgjidhur çeshtjen e Maghreb-it, çeshtjen e Adriatikut, çeshtjen e Europes Lindore", - tha ai ne nje konference shtypi. “Ne qofte se Italia nuk do te ndihmoje ekonomine e centralizuar te Shqiperise qe te ridale nga izolimi i gjate i saj, - tha ai, - ne do ta gjejme veten tone perballe problemeve ne rritje te rendit publik ne vendin tone”. Kushtet duket se ishin bere te papershtatshme si ne port, dhe ne stadium, ku shqiptaret ishin mbajtur te izoluar qe te shkurajoheshin per te mos qendruar si emigrante. Shqiptareve u ishin dhene pak ushqime dhe uje dhe nuk kishin mundesi per te pasur tualete. Meqe shqiptaret e kishin rritur shkallen e deshperimit dhe kerkesave per te dale nga stadiumi dhe hapesira portuale, oficeret e policise u ishin pergjigjur me shkopinj policie dhe ne ndonje rast, edhe duke hapur zjarr.
    Shqiptaret te qendrojne ne Itali
    Drejtori i Pergjithshem i Policise se Italise, Vincenzo Parisi, theksoi se oficeret kishin kerkuar ndjese, pasi kishin pasur brejtje ndergjegjeje per sjelljen e tyre ndaj shqiptareve.
    Keta njerez kane vuajtur shume ne vendin e tyre dhe tani po mashtrohen, kur tashme ata jane larguar nga Shqiperia, prandaj Italia duhet t’i lejoje ata te qendrojne ketu”, - tha zoti Parisi ne nje interviste ime radion shteterore italiane.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 15 gusht 1991
    Titulli eshte redaksional
    Sui generis

  9. #49
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kancelari Kohl premtoi 31 miliarde dollare per Lindjen komuniste

    Thomas Friedman

    Kancelari gjerman, Helmut Kohl, tha sot se “Perendimi ka pergjegjesi per mbeshtetje me te madhe ekonomike per Bashkimin Sovjetik dhe ish-vendeve komuniste te Europes Lindore, qe t’i ndihmoje ato qe te kalojne nga tranzicioni drejt tregjeve te lira. Por eshte e paqarte nese Boni eshte i gatshem qe te jape para per te mbyllur plaget ne Bashkimin Sovjetik dhe ish-Gjermanine Lindore.
    Duke folur ne nje fjalim, ku ishin ministrat e Jashtem te Shteteve te Bashkuara, Kanadase dhe Europes, ku po merrnin pjese per here te pare edhe vende te dala nga Lufta e Ftohte ne Sesionin e 35-te te vendeve te OSBE-se, zoti Kohl u shpreh se Europa Lindore dhe Bashkimi Sovjetik kane nevoje per asistence me teper per te transformuar vendet e tyre. “Do te theksoj se kjo ndihme duhet te vije nga te gjitha vendet e Perendimit”. Ne e dime se ky eshte nje investim qe ia vlen per paqen dhe stabilitetin.
    Pergjegjesia e Gjermanise
    Gjermanet tashme jane te bindur te japin rreth 31 miliarde dollare ndihma ne forme grantesh dhe kredish per Bashkimin Sovjetik, nje pjese e te cilave per Mosken dhe bashkimin e Gjermanise. Por Gjermania po perballet me kostot shtese ne Gjermanine Lindore meqe kohet e fundit duket se ka nevoje per me teper programe ndihmash ne shkalle te gjere. Apeli i Zotit Kohl eshte pjese e manovrave diplomatike qe kane nisur brenda grupit te shtate vendeve demokratike te industrializuara, ne prag te takimit te tyre te ardhshem, qe do te mbahet ne muajin e ardhshem ne Londer me Presidentin e Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov.
    Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania jane duke u perpjekur qe te arrijne nje kompromis rreth nje konsensusi te ofruar per udheheqesit e Bashkimit Sovjetik qe te levizin ne drejtim te reformave demokratike dhe tregut te lire. Kjo eshte njoftuar sot kur Ministrat e Financave te 7 vendeve do te takohen ne Londer te shtunen, si pjese e koordinimit te qendrimeve te tyre. “Nju-Jorku e ka konsideruar te mundshme mbajtjen e nje takimi te tille.
    Shtetet e Bashkuara nuk shfaqen entuziaste
    Sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Bejker, ne fjalimin e tij ne Institicion Aspen ne Berlin diten e marte, konturoi disa programe ndihmash teknike kryesore qe administrata e Bushit ka pergatitur t’i ofroje zotit Gorbaçov, nese ai do te nise rrugen e ndryshimeve serioze ekonomike. Por Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga Gjermania, nuk jane entuziaste rreth ndonje ndihme te gjere financiare per Bashkimin Sovjetik.
    Administrata e Bushit e argumenton se asistenca teknike per te ndihmuar Bashkimin Sovjetik qe te zbraze vete burimet thelbesore permes lehtesirave te tregut, eshte e preferueshme ne ndihma ne para, e cila deri tani nuk ka treguar vemendjen e duhur.
    Shume demokrate ne Kongres jane duke argumentuar se nese procesi i reformave ne Bashkimin Sovjetik do te jete i qendrueshem, Moska do te kete nevoje per disa lloje skemash sigurimi qe Perendimi i provoi ne Poloni dhe qe kjo ka kuptimin e nje detyrimi financiar.
    Zyrtaret gjermane thone se ata nuk kane nje qellim qe te urdherojne qe kontributi i Shteteve te Bashkuara ose vendeve te tjera te beje ndryshime ne Bashkimin Sovjetik. Por kancelari Kohl dhe ministri i Jashtem, Hans-Dietrich Genscher, jo zyrtarisht kane qene te nxitur qe administrata “Bush” te jete njerezore aq sa te jete e mundshme, qe te kujdesen qe zoti Gorbaçov ta alternoje me nje reforme te paster.
    E ardhmja e refugjateve
    Gjermanet thone se ata jane te nxitur nga shqetesimi se çdo kaos politik ose ekonomik ne Bashkimin Sovjetik do te behet nje problem shqetesues per ta, pasi do te sjelle ne te ardhmen mijera refugjate qe do te derdhen ne drejtim te Perendimit.
    Zyrtare gjermane e shikojne zotin Gorbaçov si nje figure te veçante, qe eshte pergatitur te ndermarre hapa me risk politik, te cilat perfundimisht kane shtruar rrugen per bashkimin e Gjermanise. Boni ndihet i detyruar tek ai dhe ka nje interes ne ruajtjen e pozitave te tij ne pushtet.
    Nga 31 miliarde dollare qe gjermanet tashme kane premtuar per Mosken, afersisht 8.5 milione dollare kane shkuar ne drejtim te levizjes se ushtrise sovjetike nga Gjermania Lindore per dhenien e strehimit dhe ndihmat e tjera per ushtaret sovjetike qe te kthehen ne shtepi deri ne fundin e vitit 1994. Mbeshtetja perfshinte grante dhe kredi.
    Ndryshimet ne Gjermanine Lindore
    Zyrtaret gjermane argumentojne se ata jane gati te japin aq shume sa mund t’i lejojne vetes dhe gjithashtu te mund te shpenzojne miliona dollare qe ta çojne Gjermanine Lindore ne standardet ekonomike te Perendimit. Ata do te preferojne te shikojne aleancat Perendimore qe te bejne te njejtat perpjekje si ne Moske me asistence ne ndihma dhe grante.
    “Ne ketu ne Gjermani e dime nga pervoja jone se tranzicioni nga ekonomia e centralizuar ne ate demokratike orientohet nga ligji dhe ekonomia sociale e tregut, megjithese eshte e veshtire. Zoti Kohl e tha kete duke iu referuar papunesise dhe produktivitetit te ulet te ish-shtetit te Gjermanise Lindore.
    Ndryshimi rrenjesor me te cilin ne jemi duke u perballur te shtetet e reja federale, paralajmeron probleme ne shtetet e Europes Lindore dhe Qendrore, perfshire edhe Bashkimin Sovjetik”, - tha ai. “Tranzicioni i tyre drejt demokracise dhe ekonomise se tregut, kerkon kuraje, durim dhe predispozicion te forte per ndryshim, jo siç ka ndodhur se fundi te njerezit”. Perpjekjet kryesore qe do te behen nga shtetet e Europes Lindore dhe Bashkimi Sovjetik, do te jene ne interesin e te gjitha vendeve anetare te Konferences per Sigurine dhe Bashkepunim ne Europe, ku reformimi i vendeve te arrije sukses dhe, ne anen tjeter, te mos shkaktoje ndarje ne Europe, - kete here permes pabarazise ekonomike.
    Ftesa per Shqiperine
    Ne takimin e sotem te Konferences per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe, ministrat e Jashtem te Shteteve te Bashkuara, Kanadase dhe Europes e ftuan Shqiperine qe t’i bashkohet organizates pas formimit te qeverise se re dhe kerkuan qe te respektohen parimet e demokracise, te drejtat e njeriut dhe ekonomise se tregut. Ministri i Jashtem i Shqiperise, Muhamed Kapllani, duke folur nga karrigia ku ishte ulur ne tryezen e konferences, deklaroi se qeveria e tij ka pranuar Aktin Final te Helsinkit te vitit 1974, i cili permban standardet baze per te drejtat e njeriut ne Europe.

    Shqiptaret ishin urdheruar qe te perfshinin anetare nga opozita politike e vendit ne delegacionin e tyre zyrtar. Zoti Bejker vizitoi te enjten Shqiperine.
    Shqiperia u be shteti i 35-te europian qe u anetaresua ne Konferencen e Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe, duke pranuar Marreveshjen e Helsinkit. Organizata eshte duke u bere nje mekanizem i rendesishem ne rritje, per te sjelle bashkerisht ndryshime ne demokracite e reja te Europes Lindore dhe ato te Europes Perendimore dhe te Amerikes se Jugut.


    Shkrimi eshte botuar ne “New York Times” me 20 qershor 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ali Oseku: “Si u detyrova ta pikturoja dy here Hoxhen, kater metra te larte”

    Gazeta amerikane sjell profilin e piktorit te njohur shqiptar, i cili u ndeshkua me burgim dhe internim per shkak te prirjeve moderniste ne art

    David Binder

    Rreth 18 vjet me pare, Ali Oseku ishte shpallur nje nder dizajnet me te mire te vendit, nje piktor qe kishte fituar nje konkurs kombetar dhe qe i kishin dhene nje urdher komunist per rritjen e Shpirtit Revolucionar. Ai ishte vetem 28 vjeç.
    Me vone ai ishte denuar si nje modernist qe kishte rene ne magjine djallezore te Pikasos, Shagallit dhe te me te keqijte, si Xhakson Pollok dhe Salvador Dali.
    Arrestimi
    Police te Ministrise se Brendshme shkuan ne apartamentin e tij te vogel dhe i thane se ai “ishte i arrestuar”. Ata thane se ai kishte bere nje krim ideologjik, “duke bere propagande per armikun”.
    “Jo”, - kishte kundershtuar zoti Oseku. “Piktura nuk mund te beje propagande”. “Policet urdheruan qe te digjen 200-300 pikturat e mia. E kisha harruar numrin e tyre te sakte”. Pastaj, pas gjashte muajve ne hetim, ai eshte derguar ne burg.
    Fjalia qe i kishin thene atij ishte: “I rrezikshem per realizmin socialist shqiptar dhe qe infektonte te rinjte”. Ai eshte derguar ne kampin e te burgosurve ne Spaç, ne pjesen qendrore te vendit, duke u ndeshkuar nen nje regjim te detyruar pune ne miniere. “Nese nuk realizoje normat e plota, ata te keqtrajtonin, duke te mbyllur lakuriq ne qeli”, - kujton ai.
    Antimodernizmi
    Ishte duke u bere nje fushate kunder artit modern edhe ne vendet e tjera komuniste ne ate periudhe, por askush nuk kishte konsekuenca kaq mizore sa ato me te cilat u perballen zoti Oseku dhe artiste te tjere shqiptare.
    “Une nuk lejohesha te pikturoja”, - thote ai, duke pershkruar periudhen e hershme te trajtimit ne sundimin e Enver Hoxhes, i cili e mbajti Shqiperine ne rrugetimin komunist qe nga viti 1944 dhe duke qendruar ne kursin e politikes staliniste te panderprere deri ne vdekjen e tij, ne vitin 1985. Nje statuje e madhe e Stalinit qendronte ne bulevardin kryesor te Tiranes deri ne dimrin e fundit, kur ate e permbysen demonstratat antikomuniste.
    Ne fillimin e vitit 1970 personalisht Enver Hoxha lançoi nje fushate kunder modernizmit ne muzike dhe ne artet shqiptare, e cila viktimizoi edhe zotin Oseku.
    Pas kater vitesh ne Spaç, piktori ishte liruar, por serish u denua me pune te detyrueshme ne kombinatin metalurgjik “Çeliku i Partise” ne Elbasan, nje qytet i ndotur tej mase prane lumit Shkumbin, rreth 35 milje ne jug te kryeqytetit.
    Pavaresisht nga funksioni qe mbante, si te gjithe metalurget e Elbasanit, paga mujore e te cileve arrinte deri ne 80 dollare, zoti Oseku u lejua te rifillonte aktivitetet artistike. Ai krijoi nje rreth artistesh amatore me miqte e tij punetore.
    “Haraçi”
    Thone se mund te pershpejtohej rehabilitimin e tij duke pikturuar sipas rregullave ne stilin ideologjik, te percaktuar nga Enver Hoxha, por ai nisi serish me furçen e tij te dale kunder. “Une pikturova heronjte e punes socialiste”, - kujton ai. “Dy here pikturova Enver Hoxhen, kater metra te larte”. Zoti Oseku tha se ai i kishte marre persiper te tilla detyra perulese “vetem per te mbeshtetur familjen time 9-anetareshe”. Ne teresi ai kaloi 10 vjet nen kontroll te rrepte.
    Studioja e zotit Oseku eshte ne nje qilar te lagesht qymyri ne bodrum, 10 hapa larg rruges “Kongresi i Permetit”, ne nje nga akset kryesore te Tiranes. Ai hapi deren e kalbur prej druri te nje dhome qe ndriçohej nga projektoret. Neper dy anet e murit vareshin pikturat e fundit te Osekut, - portretet e gruas dhe vellait te tij, ende te lageshta, disa peizazhe dhe disa nudo te kushtueshme. “Une duhet qe te lyp dhe te marr hua tubetet e bojerave”, - thote ai.
    Zoti Oseku shpeshtolli nje kopje te vepres se tij te fundit, nje poster per Partine Demokratike te krijuar se fundi, qe u perdor prej saj ne fushaten elektorale kunder komunisteve. “Aty tregohej nje shenje “V”-je, simbol i levizjes antikomuniste. Brenda V-se se Osekut kishte gjelberim, fusha pjellore. Jashte saj fusha ngjyre kafe, te fishkura dhe te acarta, qe simbolizojne sundimin komunist.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 9 maj 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  11. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Si u nda Partia Demokratike ne dy fraksione ne kongresin e vitit 1991”


    David Binder

    Kur u hapen shkollat, pas perfundimit te pushimeve verore, autoritetet arsimore shqiptare ishin terrorizuar kur zbuluan se mbi 740 objekte shkollore ishin shkaterruar: ishin thyer dritaret, dyert, bankat dhe pajisje te tjera.
    Kjo ishte nje tjeter shenje e kaosit ne kete vend te Ballkanit, ku 3.5 milione banoret e tij jane me te varferit e Europes. Pas nje vere, ku rreth 20 mije shqiptare, pjesa me e madhe e te cileve te rinj, u perpoqen te largoheshin nga vendi, por shume prej tyre u rikthyen nga Italia, doli ne skene nje vale hajdutesh dhe kusaresh qe perfshiu te gjithe vendin.
    Gjate muajit gusht, 27 vagona mallrash ne linjat hekurudhore u plaçkiten dhe ngarkesat e tyre u shiten.
    Shqiperia ne krize
    Tekstet shkollore dhe udhezimet qe nga qeveria komuniste, e cila drejtoi Shqiperine, nuk u permiresuan deri ne pranveren e fundit, duke mbetur thuajse te pandryshuar. Me shkaterrimin e policise sekrete gjate ?????????????????muaj te pare dhe me demoralizimin e uniformave te policise dhe te ushtrise, e cila ka patur ndryshime te vazhdueshme ne drejtim ne kete periudhe te trazuar, ka nje renie te rendit publik ne vend.
    Ekonomia vazhdon te perkeqesohet. Niveli i pagave arrin ne 40-60 dollare ne muaj. 2/3 e forces punetore shqiptare merren me bujqesi, pjesa me e madhe e te cileve me pune krahu. Tani fshataresia eshte perqendruar ne marrjen e tokes, ne baze te ligjit te privatizimit te dale pas kater dekadash kolektivizim.
    Apeli per ndihma
    Gramoz Pashko, zevendeskryeminister, i ngarkuar per reformen ekonomike, thote ne nje interviste se “Shqiperia ka nje borxh te jashtem rreth 400 milione dollare”. “Nese do te kishim gjysme miliardi dollare asistence, ne do te mund ta shpetonim Shqiperine jo vetem per kete dimer, por per te gjithe jeten”, - thote ai. “Ne do te kishim nje ekonomi tregu reale dhe njerez qe nuk do te vdesin per buke”. Por, me perjashtim te Italise, e cila eshte duke ofruar nje mbeshtetje te konsiderueshme, veçanerisht ne ushqime, vetem nje prurje e ndihmes se huaj mund ta shpetoje vendin, perfshire edhe premtimin e bere nga Shtetet e Bashkuara.
    Kriza brenda se majtes
    Perkunder kesaj panorame, situata politike, gjithashtu, eshte duke u perkeqesuar. Partia Komuniste, e cila fitoi rreth 70 per qind te vendeve ne Parlamentin e dale nga zgjedhjet e para shumepartiake ne Shqiperi qe prej Luftes se Dyte Boterore, ndodhet ne agoni. Ajo eshte perçare ne me shume se kater fraksione pas marrjes se emrit te ri Parti Socialiste. Pas protestave te pranveres se kaluar, komunistet rane dakord qe te ndanin pushtetin me Partine Demokratike ne opozite, duke krijuar nje koalicion qeverises te “Stabilitetit kombetar”. Komunistet ende mbajne pozicionet me te rendesishme te pushtetit ne Shqiperi, por nuk jane me te sigurt ne sundimin e tyre.
    Nisin fraksionet ne PD
    Demokratet, te drejtuar nga dr. Sali Berisha, nje mjek kardiolog, kerkojne te rrezojne komunistet permes zgjedhjeve te reja. Por, ne rrugen per te arritur qellimet, udheheqja e Partise Demokratike eshte e ndare nga brenda ne dy fraksione, qe jane duke sulmuar njeri-tjetrin me akuza te hidhura. Ne njeren ane eshte doktor Berisha, nje figure popullore. Ne anen tjeter eshte nje grup me shtate ose me shume udheheqes partie, ku perfshihen zoti Pashko, nje ekonomist, Genc Ruli, minister i Financave dhe Azem Hajdari, nje i ri i papermbajtur, qe drejtoi protestat e studenteve te Universitetit te Tiranes me fillimin e procesit per rrezimin e komunizmit ne dhjetorin e vitit te kaluar.
    Ndarja nisi kur doktor Berisha shkarkoi Frrok Çupin, kryeredaktorin e gazetes partiake “Rilindja Demokratike”, qe kishte bere emer si nje disident gjate sundimit komunist. “Une e vendosa sepse ai eshte nje spiun”, - tha doktor Berisha. “Une e dogja ate”. Te tjere drejtues ishin te tronditur dhe ata e akuzuan doktor Berishen se eshte duke vepruar me metoden e Enver Hoxhes, diktatorit shqiptar qe vdiq ne vitin 1985.
    Çarja u duk edhe ne javen e fundit te shtatorit, ku me daten 27 ishte Kongresi Kombetar i kesaj partie. Ne agjende ishin zgjedhjet e kryetarit dhe te Keshillit Drejtues, si dhe vendimi se kur do te caktohej mbajtja e zgjedhjeve te reja parlamentare.
    Shtate kundershtaret u perpoqen qe te bindnin Berishen qe te terhiqej sepse ai kishte pjesen derrmuese te partise fale nje personaliteti dominues. Ai refuzoi. Ne minutat e fundit, ata propozuan dy kandidatura te tjera. Doktor Berisha hodhi kandidaturen e tij perpara Konventes me 561 anetare. Ai mbajti nje fjalim te zjarrte, fitoi shume duartrokitje dhe ne fund mori 449 vota.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 8 tetor 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti: Albert Gjoka
    Sui generis

  12. #52
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bejker kundershtoi Dik Çenein: “Ndihmat me ushqime ne Tirane, jo ne Gjirin Persik”

    Gazeta amerikane rrefen historine sesi ndryshoi destinacioni i nje ngarkese me ndihma ushqimore, e planifikuar per te shkuar ne zonen e luftes ne Lindjen e Mesme.

    David Binder

    Per shqiptaret ky vit do te jete ne shume aspekte si viti i banderolave. Nje kryengritje popullore solli zgjedhjet e lira ne muajin mars, pas me shume se kater dekadash sundimi mizor nga regjimi komunist. Demokracia e re ishte pershendetur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe pjesa tjeter e komunitetit nderkombetar. Por, ne jeten e perditshme te saj, kjo eshte nje periudhe e zymte per me shume se 6 milione shqiptaret qe banojne ne Gadishullin e Ballkanit, te cilet perballen me privime te shumta dhe me shtypje te madhe.
    Gjithashtu, shqiptaret kane mesuar me dhimbje se premtimet per ndihma, perfshire edhe ato te Shteteve te Bashkuara, mbeten fjale dhe jo vepra.
    “Eshte nje katastrofe”, - tha permes nje bisede telefonike javen e fundit Briseida Mema, nje gazetare. “Nuk ka buke neper dyqane. Nuk ka qumesht. Edhe kripa gjendet ne sasi te paket. 500 mije veta jane te papune. Mijera te tjere marrin vetem 80 per qind te pages se tyre”. Me teper se çdo qytetar i Europes, shqiptaret jane te perçare. Rreth 3.5 milione persona jetojne ne Republiken e Shqiperise. Te tjeret jane ne shtetet fqinje te Jugosllavise dhe nje numer i vogel ne Greqi dhe Turqi.
    Ne Shqiperi kane ndodhur largime masive te me shume se 100 mije personave permes detit dhe tokes gjate vitit te fundit. Ndoshta ky eshte emigracioni me i madh i shqiptareve qe nga koha e pushtimit dhe nenshtrimit turk te tokave te Shqiperise rreth 400 vjet me pare. Ne gjashte muajt e fundit Italia ka strehuar me shume se 40 mije veta. Vetem ne fillim te ketij muaji, me shume se 19 mije shqiptare mberriten ne portet italiane, ne gjendje te leckosur, me anije ushtarake dhe mjete te tjera. Pjesa me e madhe u riatdhesuan, duke u kthyer permes trageteve ose linjave ajrore javen e fundit. Ndersa 1700 te tjere u lejuan te qendrojne perkohesisht, deri ne rishqyrtimin e çeshtjeve te tyre. Te pakten 20 shqiptare ishin vrare gjate perpjekjeve per te kaluar kufijte, qe jane hapur prej disa muajsh.
    Thashethemi
    I shqetesuar nga mikpritja e vizitoreve te paftuar, Presidenti i Italise, Françesko Kosiga, fluturoi drejt Tiranes te marten, qe te koordinoje masat me Shqiperine per te kontrolluar rrugen e ngushte te Adriatikut ne kanalin e Otrantos. Gjithashtu, ai dha nje premtim per 115 milione dollare ndihme emergjente, ku me se shumti jane furnizime ne ushqime.
    Kur udhetonin shqiptaret, rojat portuale tronditeshin, pasi ata lundronin si te paret e tyre, mespermes detit, dhe dilnin matane bregut te huaj duke geluar si “tufe bletesh rreth hojeve”, - per here te dyte qe nga muaji shkurt. (Pas shkurtit dhe marsit ndodhi nje eksod i dyte masiv ne muajin gusht – shen. red.)
    Ylli Bufi, i zgjedhur kryeminister i nje koalicioni qeverises ne muajin qershor, thote ne nje interviste te dhene javen e fundit, se “kishte arsye te besonte per eksodet qe kishin ndodhur, te cilat ishin “nxitur nga armiq te brendshem dhe te jashtem”, qe perhapnin thashetheme ne fillim te gushtit. Sipas tyre, anijet ishin gati per nisje ne portet e Vlores dhe Durresit qe te merrnin shqiptare, te cilet deshironin te shkonin ne Itali.
    Gjetja e fajtorit
    Ne nje interviste te posaçme, Doktor Sali Berisha, kryetar i Partise Demokratike, akuzoi ne menyre te veçante mbeturinat e ish-Partise Komuniste dhe ish-policine sekrete, te quajtur “Sigurimi”, per perhapjen e ketyre thashethemeve, me qellimin qe te shkermoqnin procesin e brishte te demokratizimit.
    Si edhe ne vendet e tjera, ne grahmat e fundit te revolucionit postkomunist, Shqiperia eshte duke zbuluar hilete dhe manipulimet, menjehere pas periudhes se mashtrimit leninist. Shume qytetare jepen me shume te besimi per thashetheme sesa faktet e paraqitura nga qeveria, ose nga çdo media vizive e huaj.
    Zoti Bufi, Doktor Berisha dhe te tjere pranojne se hapja e kufizuar e Shqiperise, mbajtja e thatesise per kater vjet kane nxitur eksodet. Ne shume hapesira, veçanerisht ne malesite e Verilindjes, vendi eshte tej mase i varfer, njesoj si ne pershkrimet e bera 83 vjet me pare nga Edith Durham ne rrefimet e saj shtegtare “High Albania”.
    Prillin e kaluar, nje fshatar shqiptar ndaloi perpara shtepise se tij afer Koplikut nje reporter te huaj, i cili i beri nje paraqitje te shkurter varferise se tij. Me krenari ai tregonte pasurine e tij; nje shtambe te importuar, qe ruante gjera te veçanta, te cilen e kishte marre ne kryeqytetin e vendit ne shkembim te mallrave te tilla si frutat. Pastaj, ai tundi nje dokument, te veshur me ngjyre te kuqe, duke thene: “Une mora pasaporten time. Tani une mund te largohem prej kendej”.
    Shume fjale, pak vepra
    Perveç ndihmes italiane te emergjences, e cila eshte gjithashtu si nje menyre per te ndaluar emigracionin masiv permes Adriatikut, pergjigjja e Perendimit per t’i premtuar Shqiperise ka qene minimale. Ne turin e muajit qershor, ku u prit nga me shume se gjysme milioni shqiptare ne Tirane, sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Bejker, premtoi 6 milione dollare ndihma, te cilat do te dergoheshin permes Agjencise per Zhvillim Nderkombetar (IDA). Por deri tani, vetem disa mijera kuti me qumesht pluhur kishin mberritur per Shqiperine dhe zyrtaret e Agjencise nuk ishin ne gjendje te thoshin nese kishte ndonje gje tjeter qe kishte ardhur ketu.
    I shqetesuar nga vonesa, zoti Bejker i ktheu sekretarit te Mbrojtjes Dik Çenei (Dick Cheny) dergesen prej 280 mije kutish me ushqime, te destinuar per konfliktin e Gjirit Persik, drejt Aeroportit te Rinasit ne fundin e muajit korrik.
    Ne kete pike, ndihma te tjera amerikane po i afroheshin Shqiperise, te organizuara nga shqiptaro-amerikane si Skender Perolli, nje biznesmen ne Nju-Jork, qe drejton fondacionin humanitar shqiptaro-amerikan dhe Donald Leka, nje i ri ne Uashington, qe siguroi nje ngarkese me shiringa, qe nevojiteshin per te kuruar te infektuarit me Hepatit B.
    Ajo veshtire te ishte nje lloj ndihme e madhe e shqiptareve qe ishin perfshire te ndihmonin vendin e tyre ne kete situate pas gjysme shekulli izolimi. Ne vend te kesaj, shume shqiptare kane arritur ne perfundimin se “jeta me e mire qe ata enderruan duhet te jete tani per tani largimi, ajo qe mbetet me e mundimshmja per secilin prej tyre”.
    “Te gjithe jane te zhgenjyer”, - thote Mema. “Nuk ka as para, dhe as shpresa”.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times”, me 18 gusht 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  13. #53
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times” një javë para 22 marsit: “PD-ja do të fitojë shumicën”


    Gazeta amerikane sjell atmosferen ne prag te votimeve te 22 marsit. Takimet elektorale te Berishes dhe strategjia per te marre votat ne zonat rurale


    Henry Kamm

    Ne javen e fundit perpara zgjedhjeve parlamentare te dites se diel, Doktor Berisha, favorit per fitoren, eshte duke realizuar fushaten e PD-se ne fundin e saj, ku ka biseduar me rreth 2/3 e popullsise 3-milioneshe qe jeton ne kete vend. “Kjo eshte vendimtare”, – thote kardiologu 47-vjeçar teksa udheton nga Tirana drejt Jugut, ne nje qytet te njohur te vendit per nafte. “Ne qofte se ata fitojne, do te jete shume e veshtire”. “Ata”, e ka fjalen per Partine Socialiste, ish-Partia Komuniste, e cila ne marsin e kaluar u be e vetmja parti komuniste ne Europe qe vazhdoi te drejtoje vendin, duke fituar maxhorancen ne zgjedhjet e lira. Pavaresisht ndryshimit te emrit, shqiptaret akoma i quajne ata “komuniste”.
    Sundimi 48-vjeçar i komunisteve
    Demokratet, mbeshtetesit e partise me e madhe opozitare, besojne se nje fitore tjeter e partise qeverisese do te jete nje hap prapa ne luften e Shqiperise, qe te çrrenjose sundimin 48-vjeçar te partise marksiste-leniniste, me dogmatike ne Europe. Ata besojne se çelesi i fitores gjendet ne fitimin e shumices ne zonat rurale.
    Opozita deshtoi ne marsin e kaluar, kur ajo siguroi fitoren vetem ne qytete. Doktor Berisha tha se partia e tij nuk beri fushate ne thellesi te vendit sepse ajo kishte vetem nje makine. Per me teper, ai tha se zonat zgjedhore ishin te varura nga hapesira rurale, ku kishte me shume perfaqesues dhe per me teper, numri i deputeteve te zgjedhur ishte me i madh ne fshat sesa ne qytet. Por pastaj sistemi u ndryshua ne zgjedhjen se fundi te 40 prej 140 deputeteve, duke e çuar ne 50 numrin e perfaqesuesve te dale nga proporcionali.
    Te tillave modernitete ne votimet e opinionit publik akoma nuk u ka ardhur koha ne kete vend ne zhvillim, por shumica e shqiptareve shprehen per nje fitore te sigurt te demokrateve.
    Rruge te prishura dhe makina te keqija
    Doktor Berisha eshte duke ndermarre rreziqe. Ai eshte duke bere fushate duke ecur me nje shpejtesi te madhe, duke udhetuar ne rruget me te keqija te Europes, te cilat jane bere te rrezikshme per kedo nga shoferet me te afte te botes. Deri vitin e kaluar nuk ekzistonin makinat private. Qe kur u rikthye ligji per perdorimin e tyre, tregjet e dores se dyte te Europes Perendimore duket se kane gjetur nje vend thuajse gati per te çuar produktet me defektoze te tyre.
    Doktor Berisha e cileson partine e tij si te qendres se djathte, ne te njejten linje me konservatoret ne Britani, ose me kristiane-demokratet ne Itali. Ai thote se gjithçka tek e majta eshte e pakonceptueshme tek nje elektorat qe tani eshte zgjuar plotesisht per ate qe eshte bere rreth gjysme shekulli nga komunizmi stalinist.
    Ekonomia e brishte e Shqiperise ka qendruar ne vend-numero. Vendi jeton me se shumti nga ndihmat e nderkombetareve. Punonjesit e sektoreve te industrise dhe minierave jane duke u paguar me 80 per qind te pages, kur ndermarrjet e tyre tashme jane mbyllur. Pjesa me e madhe e tyre jane mbyllur per mungese fondesh per te importuar lenden e pare dhe pjeset rezerve. Shume te tjera kane qene ngritur per te punesuar njerez, ndersa punonjesit preferuan qe te marrin 20 per qind me pak dhe te jene te qete. Ajo eshte nje goditje e padeklaruar kunder komunizmit”, - thote Doktor Berisha.
    Krimi ne lindje
    Shtimi i papermbajtur i kontrabandes dhe tregut te zi kane çuar ne nje rritje te banditeve dhe krimit, qe eshte bere nje çeshtje madhore. “Ne kishim siguri perpara”, - thote nje agronom, qe ka ardhur te degjoje Doktor Berishen ne nje takim me komunitetin afer zones se Roskovecit, ku thote se ai do te votoje per socialistet. “Ne kemi bere nje jete te varfer nen sundimin e tyre”, - kunderpergjigjet gruaja e tij, nje ekonomiste, duke thene se ajo do te mbeshtese demokratet. Kandidati ishte marre nga nje turme e zhurmshme te rinjsh qe ishin grumbulluar rreth tij, pasi ai kishte zbritur nga makina dhe ne te vertete shume prej tyre e kishin pelqyer platformen e tij.
    "Nje vote per social-komunistet eshte nje vote me shume per te vuajtur nen diktaturen djallezore komuniste, per kaosin dhe dhimbjen”, - tha Doktor Berisha. “Mos e humbisni kete kohe. Ky eshte nje moment historik”.
    “Liri – demokraci”, - therriste turma e rreth 3 mije vetave ne nje fushe perreth nje blloku ndertimesh te varfra. “Enver – Hitler”, - therrisnin ata, duke hedhur fjale ndaj Enver Hoxhes, themeluesit te shtetit komunist.
    “Ne e deshirojme Shqiperine si e gjithe Europa”, - bertiste turma ne nje ndalese tjeter. Ne qytet dhe ne fshat shqiptaret po shprehnin zemerimin per izolimin e tyre te gjate nga Europa, liberalizmi i saj dhe mireqenia materiale. Shume thone se kjo deshire e madhe do te jete nje faktor percaktues ne zgjedhjet e se dieles.
    “Vitin e kaluar nuk ishte kjo situate, sepse maturia politike e njerezve ishte akoma ne nje nivel te ulet”, - thote Dragush Spahiu, mekaniku 42-vjeçar i intervistuar rastesisht ne rruge. “Por tani njerezit mund te bejne diferencime mes partive”. Pjesa me e madhe e atyre qe jetojne ne zonat rurale jane me te informuar qe prej vitit te kaluar”.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 17 mars 1991
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  14. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Humbja e PS-se ne mars 1992, Nano i uroi “fat” Berishes

    Gazeta amerikane sjell situaten nje dite pas zgjedhjeve te 22 marsit 1992 dhe pranimit te humbjes nga e majta. Si u zhvillua procesi dhe fitorja e PD-se ne zonat rurale

    Henri Kamm

    Partia Demokratike ne opozite deklaroi nje fitore te bindshme ndaj ish-komunisteve, sot, pas shpalljes se nje numri fituesish nga zgjedhjet parlamentare te mbajtura diten e diel. “Ne kemi fituar 65-70 per qind te te gjitha votave dhe socialistet kane marre maksimumi 25%”, - tha udheheqesi demokrat, Sali Berisha, ne nje interviste te dhene ne zyren qendrore te partise se tij, e cila ishte rrethuar nga nje grumbull i madh mbeshtetesish qe brohorisnin. “Ky eshte fundi i territ komunist ne Shqiperi”.
    Pranimi i humbjes
    Udheheqesi i socialisteve, ish-kryeministri Fatos Nano, pranoi humbjen ne mengjes heret permes nje interviste te dhene ne seline qendrore, ne nje vend te zymte dhe te braktisur, ku kishin ngelur vetem nje grusht mbeshtetesish. “Ne i urojme fituesit fat”, - shtoi ai. Partia e tij nuk ka dale akoma me nje qendrim perfundimtar ne publik.
    Socialistet, qe ndryshuan emrin e tyre ne qershorin e vitit te kaluar, pas kater dekadash qeverisje te Partise se Punes, duken se kane vuajtur nga renia e vazhdueshme ekonomike gjate vitit te fundit te izolimit te gjate te vendit me te varfer ne Europe.
    Socialistet gjithashtu kane hequr dore nga ideologjia e dikurshme, e cila per kater dekada ishte dogmatike dhe armiqesore, pa asnje lloj ndikimi nga shtete te ngjashme komuniste, ose kapitaliste. Ata fituan shumicen parlamentare ne zgjedhjet e para shumepartiake te mbajtura nje vit me pare. Por mungesat e vazhdueshme te ushqimit, ilaçeve, karburanteve dhe energjise e çuan vendin ne nje gjendje kritike.
    Deklarimi i fitores
    Doktor Berisha, kardiologu 47-vjeçar, tha se mbeshtet ne njoftimin e raportimeve telefonike nga demokratet per rezultatet zgjedhore kudo ne vendin ballkanik te 3.3 milione banoreve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se shpreson te beje nje njoftim pak me vone, gjate dites se sotme. Doktor Berisha shprehet se triumfi i partise se tij rezultoi me i madh nga ndryshimi rrenjesor i votes ne fshat, ku jetojne rreth 2/3 e popullsise se gjithe vendit. Ne zgjedhjet e vitit te kaluara demokratet fituan ne te gjitha qytetet, por humben rende ne zonat rurale.
    Ne qofte se perllogaritjet e votave te Berishes jane te konfirmuara, ato pohojne raportimet se fshataret e Shqiperise kane ndryshuar aleancen sepse zhgenjimi i ktheu fshataret te prona private. Shume prej tyre kishin shpresa se do te leviznin ne rritjen e standardeve te jeteses.
    Pjesemarrja ne votimet e se dieles ishte pershkruar si e keqe. Me shume se 500 kandidate garuan direkt ne zonat elektorale per 100 vende ne Kuvend dhe 40-50 vende do te dilnin nga perfaqesimi ne proporcional, sipas renditjes se partive politike. Raundi tjeter i zgjedhjeve do te mbahet te dielen tjeter, midis dy konkurrenteve kryesore ne zonat ku asnje kandidat nuk fitoi shumicen. Njerezit ne fshatra dukeshin javen e kaluar se ne menyre unanime po shprehnin mbeshtetje per Doktor Berishen dhe zhgenjim per socialistet.
    Si u votua ne fshat
    Ne fshatin e Griqanit, te zgjedhur rastesisht, gjate reportazhit tone, pjesa me e madhe e te intervistuarve te dielen lane te kuptohet se kane votuar per opoziten pas mbeshtetjes qe i dhane komunisteve nje vit me pare. Griqani ndodhet ne zonen malore, ne jug te kryeqytetit. Te vetmet shenja te zhvillimit modern jane linjat e energjise elektrike dhe asfalti ne rrugen e shtruar ne gjysmen e saj te pare te degezimit brenda ne Griqan. Fshati i 400 banoreve nuk ka sistem ujesjellesi dhe brenda shtepive mungojne tualetet. Qe pas prishjes se kooperativave bujqesore te krijuara nga komunistet nuk kishte traktore ose makineri dhe sidomos nuk mbillej me grure, miser apo pleherohej toka ose dezinfektohej.
    Pas ores 11 te paradites, 150 nga 198 votuesit e Griqanit kishin shkuar te hidhnin voten e tyre ne nje dhome te madhe ne shtepine me te madhe te fshatit, e cila ishte shnderruar ne nje qender votimi. Votuesit ndalonin prapa nje perdeje te kuqe, te varur ne nje tel, ne kendin e nje dhome te zhveshur, ndersa pese anetaret e komisionit zgjedhor, qe perfaqesonin kater parite politike dhe nje i pavarur, qendronin perreth.
    Anetaret e komisionit pershendeten nje vizitor te huaj dhe i thane me entuziazem dhe deklaruan hapur besnikerine e tyre ne fitoren e demokrateve. Ne Griqan kjo perkrahje jepej per Partine e vogel Republikane, kandidati i se ciles mbeshtetej nga demokratet. “Dr. Berisha eshte njeriu i tyre”, - thane ata.
    “Kohe te mendosh gjate”
    Ne menyre te turpshme ata shprehen per tendencen ne votime, ku pa dyshim ndryshonte rezultati nga ai i vitit te kaluar, kur 170 e 184 votave ishin per komunistet. “Ky ishte vetem fillimi”, - tha nje anetar i komisionit. “Njerezit nuk kishin kohe shume t’i mendonin gjerat me gjate”.
    Nje tjeter burre thote: “Toka jone ka qene e bollshme dhe ne e kemi marre ate qe ne vitin e kaluar. Ne kemi vetem duart tona per ta punuar ate. Vetem 10-15 per qind e saj eshte mbjelle kete vit.
    Ferit Balla, nje 36-vjeçar, anetar i PD-se ne komisionin zgjedhor, thote se fshataret votuan per opoziten sepse “ata mendojne se kjo eshte rruga drejt Europes. "Tani qe hoqen izolimin komunist te Shqiperise me boten ai thote se njerezit deshirojne te jetojne me “standardet europiane”. “Ne nuk deshirojme me te veshim kepucet e vjetra”, - thote nje i ri pas nje bisede qe ishte shnderruar ne nje forum fshati. Burrat visheshin me rroba te vjetruara dhe kepucesh riparoheshin shpesh.
    Zoti Balla thote se njoftimet e radios, televizionit dhe shtypit shqiptar treguan se udheheqja e opozites, e veçanerisht Doktor Berisha, kishin vendosur marredhenie me vendet Perendimore, veçanerisht me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. “Ne shpresojme qe pas zgjedhjeve ata te na japin me teper ndihme”, - thote ai.


    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times”, me 23 mars 1992
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  15. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: Si hoqi Berisha qindra oficere ne vitin 1992

    David Binder

    Nje zyrtar i qeverise shqiptare dhe diplomate amerikane thone se Shqiperia ka vuajtur nga trazirat e dhunshme publike njesoj si perpara edhe pas zgjedhjeve demokratike te marsit, qe duken se kane krijuar perceptimin ne shkalle te gjere se po shkohet ne tatepjeten e anarkise. “Ndonese bandat e grabitesve bredhin kryq e terthor vendit, se fundmi forcat e policise u organizuan dhe i izoluan ata, duke perdorur automjete dhe pajisje komunikimi te siguruara nga Italia”, - tha Bashkim Kopliku, ministri i Brendshem, qe eshte duke vizituar Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne nje interviste, zoti Kopliku tha: “Rendi publik nuk eshte teresisht mire, por eshte me mire”. Dimrin e kaluar, nje vale grabitjesh perfshine Shqiperine, kryesisht ne krahinat e njohura si te varfra duke
    hapur magazinat ushqimore. Magazinat u plaçkiten ne Kavaje, Durres, Pogradec, Librazhd, Çepan dhe Lushnje. Gangstere te amatosur grabiten qytetare dhe shtetas te huaj ne kryeqytetin e vendit, ne Tirane, si dhe ne qytete te tjera.
    Reforma ne polici
    “Gjate veres, policia shqiptare ishte riorganizuar; perfshire edhe spastrimin e rreth nje te tretes se 2600 oficereve qe kishin sherbyer ne qeverisjen ish-komuniste”, - tha zoti Kopliku. Ne luften kunder krimit, here pas here ndermerreshin masa te forta. Ne qershor, kur dy vellezer ishin kapur pasi kishin grabitur nje familje pesanetareshe per rreth 50 dollare (leke ne vlere sa dollaret, - shen. red.) dhe i qelluan, pastaj vdiqen, ata ishin varur publikisht.
    Zoti Kopliku, i cili eshte gjithashtu edhe zevendeskryeminister, tha se, sipas nje ligji te ri, policet mund te kontrollojne tani njerezit ne rruge per arme dhe do te nisin hetimin e krimeve mbi shenjat e lena qe i ngarkohen komisioneve speciale, siç ishin praktikat komuniste.
    Ekonomia, ne vendnumero
    “Ekonomia e vendit me te varfer te Europes ka mbetur ne gjendje te keqe”, - tha zoti Kopliku, - “me shume komplekse industriale qe jane duke punuar me vetem 5 per qind te kapacitetit te tyre dhe me papunesine ne rritje”.
    Sipas Zotit Kopliku dhe zyrtareve te Departamentit te Shtetit, “bujqesia ka rritje si rezultat i privatizimit te 90 per qind te saj pasi ka qene prona e kolektivizuar gjate 46 vjeteve te sundimit komunist”
    Pas nje nisjeje te ngadalte ne vitin 1991, asistenca ekonomike e Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte permiresuar. Nje shume prej 83 milione dollare jane derguar deri tani per kete vit. Midis shume projekteve te ndihmes eshte nje ngarkese qe kap vleren e 15 milione dollareve pambuk per nje fabrike jashte Beratit.
    “Kjo do te siguroje punesimin perreth 15 mije shqiptare per kater muajt e ardhshem”, - thote nje zyrtar i administrates amerikane.
    Qe kur Shqiperia nisi te largoje sistemin stalinist, afer dy vjet me pare, vendi ka marre “nje asgje tjeter” ne termat e investimeve te huaja”, - tha ai. Por, gjate nje vizite ne Tirane ne fillim te ketij muaji te Mishel Kamdesys, drejtori menaxherial i Fondit Monetar Nderkombetar tha se nuk ka pare pengesa serioze ne pajtimin e Shqiperise me rekomandimet e Fondit per ndryshimin ekonomik.
    Perçarje ne PD
    “Skena politike nen presidentin Berisha, qe fitoi ne zgjedhjet e parakohshme ne muajin mars, eshte bere me e tensionuar si pasoje e perçarjeve te konkurrenteve per pushtet te partise se tij ne Kuvend”, - thane zyrtare te Departamentit te Shtetit.
    Nje fraksion eshte kryesuar nga Gramoz Pashko, nje ekonomist dhe bashkethemelues i Partise Demokratike, e drejtuar nga doktor Berisha. Zoti Pashko dhe disa anetare te Parlamentit kete muaj formuan Partine e re te quajtur “Aleanca Demokratike”, ne kundershtim me ate qe ata e quajten “drejtimi autokratik” i doktor Berishes.


    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 29 tetor 1992
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  16. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “New York Times”: “Si u emëruan në krye tre drejtuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri”

    Gazeta amerikane tregon gjendjen në të cilën dolën tre besimet fetare pas rënies së komunizmit në Shqipëri

    Henry Kamm

    “Qeni nuk fle kur fle i zoti”, - thotë Haxhi Hafiz Sabri Koçi, udhëheqësi fetar i myslimanëve të Shqipërisë, komuniteti më i madh fetar në vend. Zoti Koçi, i cili është me titull “Myfti”, tregon duart e tij plot kallo, - bashkon gishtërinjtë, që janë të fryra nga vuajtjet prej viteve të burgut. “21 vjet në punë të rëndë, - thotë ai teksa tund kokën, - në minierat e bakrit. Unë isha saldator, hidraulik. Unë bëra çdo lloj pune, edhe të burgosurit e tjerë. Ata ishin kryesisht të dënuar politikë”.
    Zoti Koçi, në moshën 71-vjeçare, por dhe klerikë të tjerë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, janë përndjekur për rreth gjysmë shekulli, persekutuar dhe tani janë duke udhëhequr rilindjen e besimit. Në popullsinë 3 milionëshe përllogaritet se janë më shumë se 65% e shqiptarëve myslimanë, 20 për qind ortodoksë dhe 13 për qind katolikë.
    Shkatërrimi i ikonave
    Kisha Ortodokse e Shqipërisë, në qendër të kryeqytetit, njoftoi se ka filluar të rikthejë godinën, të cilën deri tani, qeveria e vjetër i kishte shkatërruar ikonostaset, murin e ikonave që është një veçori e kishave ortodokse, ku ishin pikturuar afreske dhe u shkatërruan pjesa më e madhe e pikturave, ndërsa ato më të vjetrat ishin dërguar në muze. Punonjësit janë të zënë duke rikthyer mjediset në kishë, të cilat deri tani kanë shërbyer si gjimnaz.
    Një burrë i dobët hyri dhe bëri kryq. Ai bëri rrugën e tij mes për mes muratorëve që punonin për ngritjen e ikonostaseve, pastaj, ulur në gjunjë, puthi disa faqe të shenjta dhe pëshpëriti një lutje. Ai ishte Imzot Theodhor Plushko, 74 vjeç, i rikthyer që t’i përkushtohej kishës për herë të parë, që kur qeveria mbylli kishën e fshatit të tij në Jug, në vitin 1967 dhe që iu dha për t’u përdorur si magazinë një kooperative bujqësore. At Plushko ishte dërguar që të punonte në pemëtarinë e tij. Lutjeve nëse kisha e tij do të mund të riparohej, ai u ishte përgjigjur: “Me ndihmën e Zotit”.
    Ashtu si edhe në vendet e tjera në Europës Juglindore, ku erdhën në pushtet komunistët në vitet 1944-1945, edhe në Shqipëri nisi persekutimi i të gjithë njerëzve të fesë, në mënyrë graduale. Pastaj, në vitin 1967, diktatori shqiptar Enver Hoxha, deklaroi zyrtarisht se vendi i tij është ateist dhe nxori jashtë ligjit me Kushtetutë ushtrimin e të gjitha zakoneve fetare.
    Pastaj, pa njoftuar, makineria shkatërruese shkoi në të gjithë vendin, duke bërë rrafsh të gjitha kishat dhe xhamitë, të cilat, sipas drejtuesve të të gjitha komuniteteve fetare, përllogariten se janë më shumë se 95 për qind e tyre të prishura krejtësisht.
    Të pakta ishin objektet që nuk u prekën. Disa prej tyre konsideroheshin si “monumente kulturore”, si Xhamia e Ethem Beut, që ishte e shekullit të 18-të. Ose u përdhosën apo u përdoren nga ana e shtetit, siç ishte Katedralja Katolike e Shkodrës, e cila u kthye në pallat sporti.
    Drejtuesit fetarë të besimeve të ndryshme tani flasin plot shpresa për planet e rindërtimit, por në këtë varfërim dhe kolaps ekonomik të vendit dhe varësinë totale nga ndihma e huaj, e cila plotësonte vetëm nevojat minimale për ushqime, ri-ndërtimi i tyre nuk ishte ndër çështjet kryesore.
    Bardhyl Fico, një mysliman me profesion karikaturist, që drejtonte Sekretariatin e ri të Shtetit për Besimet, thotë se “fushata e zotit Hoxha shkatërroi ndërtesat fetare. Ai shkatërroi gjithashtu shpirtin njerëzor. Tani restaurimi do të sjellë lindjen e tyre”.
    Të paditurit e besimit
    Bishopi Ivan Dias, një diplomat i Vatikanit këtu në Shqipëri, thotë se “më shumë se kishat, ne kemi nevojë të shpëtojmë qenien njerëzore”. Monsinjor Dias, një prift indian, është Nunsi Papal, ose ambasador në Shqipëri. Ai është emëruar nga Papa Gjon Pali II që të jetë Bishop për të gjithë katolikët, në mungesë të priftërinjve shqiptarë, të cilët nuk janë ende në gjendje të shërbejnë. “Vetëm 30 nga 300 priftërinjtë në atë kohë arritën të shpëtojnë pas ardhjes në pushtet të komunistëve”, - thotë Monsinjor Dias.
    Zoti Fico shprehet: “Katolikët vuajtën më shumë. Ata ishin më shumë besnikë në besimin e tyre, më shumë të papajtueshëm. Prandaj ata ishin më të persekutuarit sepse terrori u shkaktua nga një strukturë e gjerë informatorësh”.
    Njerëzit këtu thonë se prindërit nuk nxisnin përcjelljen e besimit të tyre. “Ne kishim frikë t’u tregonim fëmijëve tanë se vazhdonim të luteshim në mënyrë të fshehtë”, - thotë Petër Rama, 77 vjeç, më i moshuari i Kishës Autoqefale Ortodokse. “Ne kishim frikë se ata mund të bisedonin për këtë, jashtë, me të tjerët”.
    Për këtë arsye, shumë që vijnë tani në xhami dhe kisha janë kryesisht të paditur në besim. Ata janë duke mësuar që të ushtrohen. “Xhamitë janë plot me të rinj që dinë diçka rreth islamit”, - thotë Sali Tivari, sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Mysliman.
    Të gjitha fetë kanë hapur seminaret dhe shkollat, dhe disa vende islamike kanë dërguar të rinj këtu që të mësojnë të rinjtë shqiptarë. Mësues kristianë tregojnë se detyra e tyre është që në mënyrë të veçantë të shpjegonin atë që i kishte thënë Papa vetë Monsinjor Ivan Diasit kur e dërgoi këtu, se “komunizimi është një e keqe”. Ata i katandisi drejt një gjendjeje çnjerëzore”, – thotë Bishopi. “Unë i gjeta edhe materialisht shumë të rrënuar”.

    Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 27 mars 1992
    Titulli është redaksional
    Përgatiti: Albert Gjoka
    Sui generis

  17. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjedhja e presidentit, si u largua Ramiz Alia per t’ia lene vendin Berishes

    Gazeta amerikane tregon momentet e konstituimit te Kuvendit te ri menjehere pas zgjedhjeve te 22 marsit; caktimi i Aleksander Meksit ne postin e kryeministrit dhe Pjeter Arbnorit kryetar i Kuvendit

    David Binder

    “Sali Berisha, Partia Demokratike e te cilit hoqi menjane mbetjet e sundimit komunist ne zgjedhjet e muajit te kaluar, do te behet presidenti i pare jokomunist ne Shqiperi”, - thane sot burimet zyrtare te PD-se. Zoti Berisha, 47 vjeç, me profesion mjek kardiolog, do te pasoje Ramiz Aline, i cili sot nenshkroi doreheqjen e tij pas mbledhjes se fundmi te deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.
    Zedhenesi i Partise Demokratike, Genc Pollo, thote se zoti Berisha eshte pranuar ne menyre unanime qe te jete kandidatura e vetme e partise. Demokratet, te cilet fituan 92 vende ne zgjedhjet per Kuvendin qe ka 140 deputete, emeruan ne postin e kryeministrit Aleksander Meksin, 53-vjeçar, nje arkeolog i vjeter.
    Rivendosja e ligjit dhe e rendit
    Sipas Kushtetutes se Shqiperise, presidenti i vendit zgjidhet nga Parlamenti. Zoti Berisha eshte shprehur se “do te zgjidhet te henen, kur te mblidhet Kuvendi ne takimin e pare te sesionit plenar. Zoti Alia, pasardhesi i diktatorit stalinist te Shqiperise, Enver Hoxha, njoftoi doreheqjen e tij te premten, duke preferuar te heqe dore perpara se te perballej me “poshterimin” e te qenit i humbur nga Kuvendi i ri.
    Zoti Berisha, ne fjalen e shkurter te tij ne seancen e konstituimit te Parlamentit te pare te Shqiperise, i cili nuk mbizoterohej nga komunistet qekur perfundoi Lufta e Dyte Boterore, tha se “detyrat me urgjente te Kuvendit do te jene rivendosja e ligjit dhe sundimi i rendit dhe siguria publike”. “Kjo eshte nje dite e madhe per Shqiperine”, - tha ai.
    Deklarata e kryeparlamentarit
    Pjeter Arbnori, deputeti i Shkodres, eshte bere kryetar i Kuvendit sot dhe qenia e tij ne kete detyre do te konfirmohet diten e hene. “Ne duhet te sherojme plaget e komunizmit”, - tha perpara deputeteve zoti Arbnori, nje ish-i denuar politik. Demokracia eshte nje fitore per te gjithe, edhe per ata qe kane humbur ne keto zgjedhje”. Ne zgjedhjet e muajit te kaluar, komunistet, qe rimoren emrin “socialiste”, fituan vetem 38 vende, duke u larguar prej demokrateve dhe aleateve te tyre, te cilet kane marre shumicen e 2/3 te Kuvendit, e nevojshme per te kaluar ligjet kushtetuese dhe zgjidhjen e nje presidenti.
    Per here te pare nje rrotacion politik
    Ne zgjedhjet e para shumepartiake ne Shqiperi, te mbajtura nje vit me pare, komunistet, duke perdorur monopolin e tyre ne media dhe mjetet e tjera te komunikimit, siguruan nje fitore te bindshme ndaj opozites jokomuniste. Por qeveria e tyre njepartiake u detyrua qe te jepte doreheqjen nje muaj me vone, pas nje vale grevash, duke i hapur rrugen krijimit te nje koalicioni qeverises me baze te gjere.
    Ishte zoti Alia, i cili, duke pershendetur nje levizje antikomuniste qe kishte perfshire Europen Lindore, vendosi ne dhjetorin e vitit 1990 qe te lejoje zgjedhjet shumepartiake ne Shqiperi, e cila ka nje popullsi me 3 milione banore.
    Nje nga detyrat e para te zotit Berisha, pas zgjidhjes se tij ne krye te shtetit, do te jete qe te urdheroje zotin Aleksander Meksi, bashkethemelues i PD-se se bashku me te, per te formuar nje qeveri, e cila ka per detyre te shpetoje vendin me te varfer te Europes nga rrenimi.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 5 prill 1992
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  18. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skenari serb per te destabilizuar Shqiperine ne vitin 1992


    Gazeta amerikane sjell analizen e nje ish-zyrtari te Departamentit te Shtetit, qe ka punuar ne Beograd, i cili shqyrton te gjithe skenaret serbe te destabilizimit te rajonit, perfshire edhe trazirat ne Shqiperi

    George Kenney

    Çdo gje ne konfliktin jugosllav pergatitet nga qellimet themelore te Serbise, qe te behet me e madhe dhe etnikisht nje shtet i paster. Vetem forca neutralizuese, pushteti i Perendimit, armatimet dhe trajnimet per boshnjaket, mund te ndalojne agresionin serb. Vetem nje permbajtje ushtarake do te çoje te nje paqe e qendrueshme, duke ndaluar zgjerimin serb. Konsekuencat do te jene me shume tragjike ne ish-Jugosllavi nese SHBA-te dhe Europa Perendimore nuk do te nderhyjne ushtarakisht. Mijera njerez tashme jane vrare dhe vale te shumta me refugjate jugosllave jane duke kaluar drejt Europes. Nese nuk eshte bere asgje, qindra dhe mijera njerez te pafajshem mund te vdesin dhe refugjatet do te destabilizojne kontinentin europian. Konflikti do te zgjerohet permes Ballkanit, duke perfshire edhe shtetet islamike. Dy anetare te NATO-s, Greqia dhe Turqia, mund te rreshtohen ne drejtime kundershtare. Perfundimisht, Perendimi mund te jete i detyruar qe te nderhyje ushtarakisht, por kostot do te rriten nese ne do te vonohemi. Rreziqet behen te konsiderueshme pasi ngjarjet mund te marrin permasa me te medha.
    Skenaret e Serbise
    Serbia ka tre qellime strategjike per te cilat ajo nuk do te heqe dore veç se po te perballet me ndonje kundershtar te forte. Se pari, ajo deshiron qe te kontrolloje nje korridor permes veriut te Bosnjes, duke lidhur Serbine dhe hapesiren e pushtuar serbe te Kroacise. Se dyti, ajo kerkon nje korridor lindor pergjate kufijve boshnjak-malazez, duke i dhene mundesi Beogradit drejt se vetmes baze te saj detare ne Adriatik. Nje Serbi e Madhe kerkon qe “pastrimi etnik” te vazhdoje ne keto hapesira derisa te gjithe joserbet te vriten ose te perzihen. Se treti, Serbia deshiron shkaterrimin e Sarajeves, simbolin e bashkejeteses shumetnike boshnjake. Rreth 400 mije boshnjake joserbe vazhdojne te jene ne veri te Bosnjes, pjesa me e madhe e tyre eshte vendosur rreth Bihaçit, ne veriperendim te vendit, te rrethuar nga forcat serbe. Ndoshta nje shtese prej 100 mije vetash qendrojne pergjate kufirit me Malin e Zi. Duke pastruar keto hapesira, arrin nje nga keto objektiva, te qeverite vendore marioneta te saj qe punojne per “legjitimimin” e Serbise se Madhe.
    Ndonese forcat serbe nuk kane nje kontroll te plote te konsoliduar ne keto hapesira, ato kane perparesi ne levizshmeri dhe logjistike. Ne kushtet aktuale te caktuara, ato do t’i arrijne qellimet e tyre ne kohe.
    Megjithate, ne veri dhe juglindje, afer bregdetit, disa luftime te ashpra do te vazhdojne. Ne pjesen veriore, Kroacia do te perpiqet qe te nderprese linjat e furnizimit te Beogradit dhe te shkepuse pjeset e Kroacise te pushtuara nga serbet. Nga bregdeti, forcat kroate nuk kane nder mend qe te dorezojne kontrollin e kodrave perreth Dubrovnikut. Serbia po mban nje kontroll te kufizuar mbi Kroacine, qe perqendrohet te hyrja ne te vetmin port te Serbise, ku ndodhet baza detare.
    Kampet e perqendrimit
    Me teper se 100 mije veta boshnjake – myslimane dhe kroate, si dhe “tradhtare” serbe, jane varrosur ne kampet e perqendruara serbe. Nje kamp tipik eshte si nje stan kafshesh ose strukture banimi, me rreth njeqind burra qe flene mbi dysheke kashte. Shume vdesin nga semundjet, uria dhe rrahjet. Rojet serbe nxisin te tjeret, duke u “zbavitur me vrasje”. Kete dimer, shume prej te burgosurve do te vdesin. Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq, Kombet e Bashkuara dhe Perendimi do te vazhdojne te kerkojne nderhyrje ne te gjitha kampet dhe kontrollin e kushteve te tyre, kerkesa keto qe vazhdojne te injorohen me te madhe nga serbet. Te burgosurit do te zhvendosen nga kampi ne kamp si ne nje loje guaske, ndersa negociatoret perendimore do te vizitojne te burgosurit ne kampet model. Qeverite Perendimore do te ngurrojne per nje nderhyrje me force. Lufta e dimrit mund te marre jeten e 350 mije boshnjakeve. Temperaturat e uleta do te ndihmojne shume rrethimet serbe perqark Sarajeves dhe qyteteve te tjera. Bora do te mbylle rruget. Shkurtimet ne ndihma humanitare do te shkaktojne deme, furnizimi me karburant te qytetet e medha do te jete thuajse i pamundur. Me kete vonese, Perendimi do te pesoje nje deshtim. Ne menyre cinike, duke permendur shqetesimet humanitare, diplomatet perendimore do te bien dakord per kushtet me forcat serbe per nje eksod masiv te boshnjakeve nga kampet e perqendruara dhe hapesirat perqark, jashte Bosnjes.
    Perballja me Kroacine
    Kroacia do te ktheje me teper refugjate aty per aty. Ajo nuk ka ku t’i vendose ata dhe as eshte ne gjendje qe t’i mbaje. Duke pasur nje alternative te shkelqyer, qindra dhe mijera veta do te zbrazen drejt kufijve te Austrise, Gjermanise dhe Italise; pavaresisht nga perpjekjet nga keto vende qe te refuzojne azilimin. Austria tashme i shikon refugjatet jugosllave si nje kercenim per sigurine kombetare te saj. Gjermania dhe Italia do te perpiqen shpejt qe ta shqyrtojne kete.
    Ne vitin 1991 qeveria italiane ishte rrezikuar nga paaftesia e saj qe t’i bente balle refugjateve shqiptare; kjo batice e re do te jape shenjat e nje destabiliteti te politika italiane. Gjermania do te perballet me rritjen e dhunes nga neo-nazistet.
    Per here te pare, serbet thane se planifikuan qe t’i zene frymen Sarajeves. Ata jane kembengules. Nese Sarajeva i reziston rrethimit ose bie, mbrojtesit e saj do te terhiqen nga komunitetet etnike. Boshnjaket, kroatet dhe serbet do te terhiqen nga qeveria; kjo e fundit do te mbizoterohet nga myslimane dhe te radikalizuar.
    Rajoni ne lufte
    Udheheqesit e moderuar do te kerkojne qe te ndihmohen nga shtete islamike: Irani dhe Libia do t’u pergjigjen, si dhe Turqia, e cila eshte shqetesuar nga ajo qe nuhati dhe do te kerkoje te jete pergjegjese per myslimanet e Ballkanit dhe gjithashtu deshiron te perdore krizat, duke provokuar Greqine, me te cilen ka konflikte te tjera.
    Gjate gjithe dimrit, forcat serbe do te shkojne gjithnje e ne shtimin e fitoreve. Lufta ne Bosnje do te perfshihet ne nje qetesi e rreme. Ne Kroaci, Serbet do te vazhdojne te mos respektojne kushtet per armepushim ne zonat e mbrojtura nga OKB-ja. Refugjatet serbe nga rajonet e tjera do te zhvendosen ne shtepite e huaja, ndersa joserbet do te jene te detyruar te dalin jashte zones se tyre, shpesh edhe forcerisht. Procedurat administrative, ligji vendor dhe institucionet politike do te modelohen sipas standardeve serbe. Sepse marreveshjet e armepushimit nuk e specifikojne sesi jane qeverisur zonat e mbrojtura te OKB-se. Serbet do te jene ne gjendje qe t’ua kerkojne atyre, me pretendimin se jane duke mbrojtur vetem te “drejtat e tyre”. Nga pranvera, qeveria kroate do te arrije ne perfundimin se gjate gjithe kesaj kohe ne bisedime, kjo kuptonte me shume mundesi per Serbine qe ta bllokonte ne lojen e saj. Zagrebi do te rigrupohet; nga pranvera, forcat e tij do te jene larg persa i perket forces krahasuar me forcat serbe ne Kroaci; ndonese ato akoma nuk e kane nisur lojen ushtarake per te futur Ushtrine serbe. Kroatet do te vendosurin qe te rimbulojne territorin nga forcat e tyre por do te presin per nje moment taktik te drejte. Kroacia do te shfaqet e qete. Bosnja do te jete me e qete, megjithese serbet nuk do ta kontrollojne plotesisht ate. Qeverite Perendimore do te levizin perpara me bisedimet e Gjeneves. Ata i kane vene shpresat per nje kolonializim, pavaresisht nga viktimat e dimrit, problemi i refugjateve dhe shenjat per prishjen e planeve te perfshirjes se shteteve myslimane. Perendimi do te vazhdoje te refuzoje se eshte e nevojshme nje nderhyrje ushtarake. Beogradi do te bisedoje, ndersa ai po lufton.
    Plani me shqiptaret
    Por sanksionet nisen te kene nje efekt te madh, duke sjelle nje kolaps politik, por edhe ekonomik. Presidenti Sllobodan Millosheviç, veç kesaj do te beje ate qe bejne ne menyre tipike diktatoret. Ai do ta perqendroje vemendjen gjetke - ne Kosove, nje pike ngacmuese per serbet. Si kundershtaret, por edhe mbeshtetesit e Millosheviçit nuk do te heqin dore nga “djepi i civilizimit serb”. Popullsia e Kosoves, 90% shqiptare, kerkon pavaresi. Konflikti eshte i pashmangshem. Ushtaret serbe ne Kosove jane te armatosur dhe te trajnuar. Ata i perçmojne shqiptaret dhe plani per nje pastrim etnik sa me shume shqiptare qe te jete e mundur qe t’i çoje brenda Shqiperise. Te sinjali i zotit Millosheviç, sulmi i çrregullt serb mbeshtetet nga forcat e kembesorise dhe te ajrit. Kjo eshte me keq se ne Bosnje. Ajo mund te jete nje masaker. Shqiptaret e Kosoves jane ne pergjithesi te armatosur, por te paorganizuar. Bombardimet me artileri dhe nga ajri vrasin mijera veta. Nje gjysme milioni kosovare, rreth nje e katerta e popullsise, shkon drejt Shqiperise. Qeveria e Shqiperise mobilizohet menjehere dhe pergatitet per lufte.
    Maqedonia, me 30-40 per qind te popullsise se saj, etnike shqiptare, vendos se eshte nje shans me i mire per te mbijetuar, duke bashkepunuar me Shqiperine. Per te eshte nje risk qe te prese dhe te perballoje Serbine fitimtare vetem. Ne anen tjeter i jepet nje dacke e rende asaj. Moçalet e luftes bien. Shtetet myslimane jane te fyera. Zoti Millosheviç ben nje gabim fatal nga perllogaritje e mundesise se nderhyrjes se tyre. Ata ne menyre te hapur dergojne “vullnetaret” dhe ushtri.
    Ne Kosove dhe Bosnje, forcat serbe, te cilat kurre nuk kane qene kaq te forta, terhiqen. Kroacia kap mundesine qe te rihape fronin e saj kunder Beogradit. Forcat e OKB-se ne rajon vihen nen goditje nga te gjitha anet. Greqia nuk mund te mbaje te fshehta ambiciet e saj per nje ndarje te Maqedonise. Ajo peshon mundesite dhe riskun qe t’i vije ne ndihme Serbise. Turqia kercenon Greqine. NATO-ja lodhet nga problemi i refugjateve, nga pavendosmeria dhe rropatjet. Perendimi nuk mund te ndaloje me konfliktin qe te perhapet. Ky nuk eshte rasti me i keq i skenarit. Ne gjykimin tim, mundesi te tilla qe te ndodhin ngjarjet zinxhir, jane me te medha se 50 me 50, nje raport i tille i ngjashem me opsionin e mosperfshirjes qe diskutohet ne SHBA. Mund te jete mire qe nga pranvera e vitit tjeter, SHBA do te gjeje nje propozim te sajin qe te drejtoje nje force te trupave perendimore nen flamurin e OKB-se, qe te vendose paqen ne ish-Jugosllavi dhe te siguroje paqen ne Europe. “A nuk do ta permbajme agresionin serb, kur ne mund ta bejme?”. Krahasuar ngjashmerisht me kostot e nderhyrjes neser, me koston e kufizuar te nderhyrjes ushtarake sot dhe duke konsideruar se demi do te shkoje ne rritje dhe problemi do te jete gjithnje e me larg zgjidhjes.

    Shenim: George Kenney ishte nje nepunes i Departamentit te Shtetit per Jugosllavine deri me 25 gusht 1992, kur ai hoqi dore, pasi nuk pranoi politiken e SHBA-ve

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 30 shtator 1992
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  19. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mesazhi i Papa Gjon Palit: “Çeshtja kosovare, rrezik per lufte ne Ballkan”

    Alan Cowell

    Papet vijne ne Shqiperi shume rralle. Ne te vertete, Papa i fundit qe u perpoq te vinte, Piruss II, vdiq gjate rruges ne vitin 1464. Ndersa mberritja e Papa Gjon Palit ne kete vend sot, ishte monumentale, ne nje toke e cila deri para pak vitesh ishte zyrtarisht shteti i vetem ateist ne bote, vendi me i izoluar dhe me i ashpri ne parimet e tij staliniste.
    Njerezit u rreshtuan neper rruge ne nje menyre shume te ngrohte per viziten e Papes, mbushen ballkonet e vogla te shtepive te shkaterruara ne vendin me te varfer te Europes.
    Katedralja qe u kthye ne pallat sporti
    Katedralja qe Enver Hoxha, ish-diktatori komunist e transformoi ne nje pallat sporti kur ndaloi te drejten e besimit ne vitin 1967, eshte rikthyer serish siç ka qene, nje nga katedralet me te medha ne Ballkan.
    Nje kryq ka mbuluar tabelen elektronike qe ishte pjese treguese e periudhes komuniste. Kur Papa dhe shpura e kardinaleve hyne brenda, disa njerez thane se ovacionet dhe duartrokitje kishte ne kete salle atehere, kur zhvilloheshin lojerat e volejbollit ne periudhen komuniste.
    Çeshtja e ndikimit
    Pavaresisht nga fakti se vizita 1-ditore e Papes ne Shqiperi u trajtua si nje vizite private, megjithate ai ka promovuar ndryshimet ne shtetet ish-komuniste te Europes Lindore, ku Kisha Katolike ka perdorur ndikimin e saj edhe ketu ne Ballkan.
    Ishte ky qytet me 80 mije banore, qendra e katolicizmit shqiptar, qe shkeputi Shqiperine nga komunizmi qe ne fillimin e vitit 1990, kur te rinjte u perpoqen qe te shkaterrojne statujen e Stalinit. Nje grumbull njerezish ne menyre ilegale e hoqen ate dhe me pas u ndoqen nga mijera veta.
    Vetem 13 per qind e popullsise 3.3 milioneshe te Shqiperise jane te besimit katolik. Rreth 18 per qind jane ortodokse dhe mbi 50 per qind jane myslimane. Shume prej tyre nuk jane ushtrues te besimit. Ka nje ndikim te perziere ne kete zone nga Serbia. Ky vend eshte perpjekur qe te sundoje popullsine me te madhe etnike shqiptare e besimit mysliman ne provincen e Kosoves.
    Kosova, problem i pazgjidhur
    “Serbet jane te pandjeshem ne ndikimin e tyre per te bere diçka ketu”, - thote nje zyrtar i larte i Vatikanit, i cili kerkon qe te mbetet anonim. Papa shmangu çdo gje, por denoi ne nje menyre shume te vendosur luften ne ish-Jugosllavi, - nje çeshtje per te cilen ai ka qene shume i hapur qe nga Roma. Ne kete menyre, kur Papa mbajti fjalimin, ne nje takim ne mbremje ne Tirane, perpara se te kthehej per ne Rome, ai permendi konfliktin boshnjak, i kthyer ne nje lufte mes besimeve te ndryshme, duke lene te kuptohej se ka keshilluar Shqiperine qe ajo te mos ngaterrohej ne punet e Kosoves, te cilat rrezikojne nje lufte te zgjeruar ballkanike.
    “Liria e vertete fetare shmang nxitjet e intolerances dhe sektarizmit”, - tha ai. “Mos lejoni qe ndjesite e kombit, qe i keni te forta, ne kete moment te degjenerojne ne nje lloj intolerance dhe agresiviteti nacionalist, te cilat shkaktojne sot akoma viktima dhe urrejtje mizore dhe te egra ne disa pjese e botes, ku disa ndodhen jo larg prej ketu”.
    Paralajmerimi nga udheheqesi shqiptar
    Ne ndryshim nga paraardhesit, presidenti Berisha, udheheqesi i pare i Shqiperise pas periudhes komuniste, ishte shume me i drejtperdrejte. “Ati i Shenjte ka ardhur ne Ballkan sot, ne kohen kur jo larg nesh, ne Bosnje-Hercegovine, demonet kriminale jane duke kryer masakra dhe spastrim etnik, jane duke nxjerre jashte vendit te tyre njerezit. Ne kembengulim se krizat e rajonit nuk do te marrin fund asnjehere pa nje zgjidhje te çeshtjes se shqiptareve ne Kosove”.
    Ky nuk eshte vetem nje nder shqetesimet e Shqiperise. Varferia eshte shume e madhe. Mjafton te udhetosh 60 milje larg, ne veri te Tiranes, ku mes per mes tokave jeshile, sheh perveç nje traktori, njerez qe kositin, prashisin, apo karroca qe terhiqen nga qete.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 26 prill 1993
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti Albert Gjoka
    Sui generis

  20. #60
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Berisha ne vitin 1993: “Dhuna serbe, SHBA-te e NATO-ja te çojne ushtare ne Kosove”

    Gazeta amerikane rrefen qendrimin e presidentit shqiptar ne vitin 1993. Kerkesa e Sali Berishes per fuqite e medha Perendimore. “Do te reagojme nese ka spastrim etnik”

    Henry Kamm

    Presidenti Sali Berisha ka kerkuar qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe NATO-ja te dergojne trupa ne Kosove, province ne Serbi, qe te shmangin “nje spastrim etnik” ne shkalle te gjere te popullsise shqiptare te rajonit. Me teper se 85 per qind e popullsise se Kosoves prej 2.1 milione banoresh jane shqiptare etnike.
    Me presidentin e Serbise, Sllobodan Millosheviç, shqiptareve etnike u eshte marre pjesa me e madhe e statusit te autonomise, qe kishin fituar me Titon pas Luftes se Dyte Boterore.
    Ne nje interviste ne zyren e tij, Doktor Berisha, nje mjek kardiolog, qe fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, duke u bere presidenti i pare jokomunist i Shqiperise, tha se parimisht, qellimi kryesor i politikes se jashtme eshte qe te shmange nje perhapje te luftimeve ne pjese te tjera te ish-Jugosllavise dhe brenda ne Kosove, e cila eshte ne kufirin verior te Shqiperise. Shefi i kabinetit te presidentit, Edmond Seferi, tha ne nje interviste te veçante se Shqiperia shqetesohet se "çdo konflikt mund te çoje ne bombardimin e Kosoves”.
    Rreziku real i luftes ne Ballkan
    Doktor Berisha thote se Shqiperia eshte duke u perpjekur me te gjitha menyrat qe te binde komunitetin nderkombetare se “nje shperthim ne Kosove do te shkaktoje nje lufte reale ne Ballkan”. Ai thote se Shqiperia do te respektoje parimin e saj per mosndryshimin e kufijve forcerisht, por do te kundershtoje me çdo menyre perhapjen e fushates se Serbise per “spastrim etnik” te shqiptaret etnike ne rajon. Presidenti tha se Shqiperia i jep rendesi praktikisht pranise se nje force ushtarake amerikane ne Kosove, si nje siguri ndaj planeve te Millosheviçit.
    Ai tha se te dyja administratat e presidenteve amerikane, Bush dhe Klinton, kane paralajmeruar Beogradin se Kombet e Bashkuara do te perdorin forcen ushtarake nese udheheqja serbe do te veproje kunder shqiptareve te Kosoves. “Une kam besim tek ata”, - tha ai per amerikanet.
    Ai kerkoi qe Shtetet e Bashkuara dhe fuqite e tjera te NATO-s te perdorin ushtrite e tyre qe ta kthejne provincen ne nje zone neutrale, nen kontrollin e Kombeve te Bashkuara dhe çlirimin e saj prej Ushtrise se Serbise.
    Presidenti Berisha refuzoi te projektoje nje zgjidhje perfundimtare per te ardhmen e shumices se shqiptareve etnike ne Kosove, por tha se jane te mundshme “lloje te shumta te konfederatash”.
    Shumica e nacionalisteve te zjarrte shqiptare te Kosoves e kane denoncuar Doktor Berishen si nje “tradhtar” sepse nuk po punon per bashkimin e saj me Shqiperine. Por, udheheqja shqiptare e Kosoves, koordinon politikat e saj me qeverine e Tiranes ne menyre te ngushte, per te kufizuar qellimin e mbrojtjes se pranise se tyre ne vendin per te cilin ata thone se shqiptaret kane jetuar per shume shekuj, qe perpara se sllavet te vijne aty.
    Vetepermbajtje per momentin
    Doktor Berisha tha se eshte duke u kerkuar vetepermbajte shqiptareve qe jetojne nen ate qe cilesohet si “pushtimi serb”, siç e cilesonte ai, por kjo eshte politika me e mire “per momentin”. “Ne qofte se Millosheviçi nuk bie dakord per kete, ndaj Serbise mund te zbatohet nje izolimi total dhe i plote”, - tha ai.
    Pas rreth nje gjysme shekulli nen sundimin dhe izolimin e qeverise komuniste me dogmatike ne Europe dhe posedimin e nje force ushtarake te armatosur me lloje te ndryshme armesh qe nga Lufta e Dyte Boterore, periudhes se luftes kereane dhe mbetjet sovjetike dhe kineze, Shqiperia ka perqendruar qellimet e saj qe ne bashkepunim te ngushte me fuqite Perendimore, te ndaloje konfliktin jugosllav. “Si nje vend i vogel ne perpiqemi te krijojme aleanca”, – tha Zoti Seferi.
    Doktor Berisha tha se njesite e NATO-s jane duke operuar ne ujerat territoriale shqiptare qe t’u imponojne sanksione Serbise dhe Malit te Zi. Zoti Seferi ta se “Shqiperia eshte gati qe t’i ofroje NATO-s territorin e saj, qe ta perdore per çdo operacion qe te ndaloje konfliktin.

    Shkrimi eshte publikuar ne “New York Times” me 31 maj 1993
    Titulli eshte redaksional
    Pergatiti: Albert Gjoka
    Sui generis

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  3. NjËdimensionalitetin E QytetËrimit PerËndimor
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •