“New York Times”: Si e solli deklarata e Xhelil Gjonit protestën tragjike të 2 prillit
Gazeta amerikane shpjegon motivet e protestës në Shkodër dy ditë pas zgjedhjeve. Si u vra Arben Broci dhe dy të rinj të tjerë
Njësitë e ushtrisë hapën zjarr sot mbi demonstruesit antikomunistë që po protestonin për rezultatin e zgjedhjeve në sheshin kryesor në qytetin verior të Shqipërisë, ku u vranë tre persona dhe u plagosen 30 të tjerë. Mijëra të rinj, të zemëruar nga vrasja, rrethuan dy mjete të blinduara të personelit dhe të pozicionuara përpara zyrave të Partisë Komuniste të Shkodrës, u hapën atyre zjarr me bomba artizanale. Ishte e pamundur që të kuptohej nëse ndonjë nga forcat ushtarake ka qenë i plagosur. Në 3 të pasdites, më tepër se 7 orë pas të shtënave, automjete të blinduara, prodhim rus, qëndronin akoma aty, duke lëshuar shtëllunga tymi të zeza nga pas.
Poshtë komunistët!
Me mijëra të rinj në Shkodër gumëzhinin rreth ndërtesave pesëkatëshe të partisë, ku shumica e dritare të tyre ishin të thyera. Fytyrat ishin të tendosura me zemërim. Vështrimet u hodhën edhe mbi një makinë të huaj me bagazhe, ku ishte një reporter i një gazete perëndimore. Të gjithë të rinjtë, sidomos studentët, mbanin shkopinj dhe ata e pyetën për siguri nëse ishte komunist. Vetëm kur ai tregoi pasaportën amerikane, turma e la që të kalonte atë. "Poshtë presidenti Ramiz Alia!” - thërrisnin ata me zërat e ngjirur. “Poshtë komunistët!” Të tjerë në mes të turmës, nxirrnin fjali të palidhura në gjuhë të huaja. "Tregojini botës atë që ju shikoni”, - tha një i ri në frëngjisht, me fytyrën e tij të skuqur nga emocionet. "Tregojini se si ata janë duke na vrarë”, - tha një tjetër në anglisht.
Raportohen të shtëna në Durrës
Sipas biografisë së tij zyrtare, zoti Ramiz Alia, që drejton Partinë Komuniste, e cila ka qeverisur Shqipërinë për 46 vjet, ka lindur në Shkodër 65 vjet më parë. Presidenti pësoi disfatë në zonën e tij elektorale në Tiranë gjatë votimit të së dielës, por akoma është e paqartë në tërësi nëse e parandalon kjo gjë që të jetë sërish president, pasi partia e tij fitoi shumicën në legjislaturën kombëtare.
Protesta dhe të shtëna të ngjashme nga ushtria ishin raportuar gjithashtu në qytetin portual të Durrësit, 30 milje larg nga kryeqyteti dhe 100 milje larg nga Shkodra. Thuhet se disa civilë janë plagosur, por nuk dihej numri i tij dhe shkalla e plagosjes. “Associated Press” njofton dhunë në katër qytete të tjera. Rreth 40 oficerë policie të pajisur me shkopinj gome dhe me armë sulmuan një grumbull me 1000 persona jashtë zyrave të Partisë Demokratike. Dëshmitarët që shikonin nga zyrat e partisë thanë se disa persona ishin qëlluar keqas. “Associated Press” thotë se një zyrtar i PD-së njoftoi se ka dhunë dhe protesta në Elbasan, Vaqar dhe Kavajë. Thirrjet e përsëritura për largimin e zotit Ramiz Alia u shfaqën dukshëm herën e parë që ai kishte dalë publikisht, duke e denoncuar me emër. Deri tani protestuesit antikomunistë këtu dhe në qytete të tjera, madje edhe në 12 muajt e fundit, kanë limituar sulmet e tyre kundër Enver Hoxhës, diktatorit stalinist që vdiq 6 vjet më parë, pas caktimit të zotit Ramiz Alia si pasardhës i tij. Nën presionin e revoltave popullore që u intensifikuan në qytetet e Shqipërisë në katër muajt e fundit, zoti Alia ra dakord që të mbahen zgjedhjet shumëpartiake. Votimet, të cilat u zhvilluan dy ditë më parë, përfshinë 95% të elektoratit prej 2 milionë zgjedhësish.
Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se Partia Komuniste kishte fituar 2/3 e vendeve në Parlament, kryesisht me votën në zonat rurale në këtë vend, kryesisht bujqësor.
Qytetet votuan fuqimisht për Partinë Demokratike, opozita e krijuar 3 muaj më parë, e cila është antikomuniste. Në Shkodër, një qytet me rreth 72000 banorë, që njihet si një qendër intelektuale në Shqipëri, të tërë kandidatët demokratë të opozitës ishin zgjedhur me rezultate të jashtëzakonshme.
Brenda dy orëve pas qëndrimit të Xhelil Gjonit, rreth 1000 qytetarë të Shkodrës u organizuan duke zhvilluar një grevë përpara zyrave të komunistëve këtu në qytet. Ata u shpërndanë paqësisht në mbrëmje, por në 7 të mëngjesit të sotëm, një grumbull me mbi 30 mijë veta u mblodhën përpara zyrave në sheshin e quajtur “Midis dy Kongreseve”, që ka kuptimin e periudhës midis dy Kongreseve të Partisë Komuniste Shqiptare.
Shfaqen njësitë e ushtrisë
Një dëshmitar tha se ushtarë të armatosur u shfaqën befas në automjete dhe një oficer qëlloi që të provokonte turmën nëse ata do të largoheshin nga rruga “brenda dy minutave”. Koha kaloi dhe ai dha urdhër që të hapet zjarr mbi demonstruesit. Ata vranë në vend 24-vjeçarin Arben Broci, një inxhinier mekanik. Po kështu një 20-vjeçar dhe një 18-vjeçar.
Shkrimi është publikuar në “New York Times” më 3 prill 1991
Titulli është redaksional
Krijoni Kontakt