Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Zgjedhjet presidenciale nė Rusi

    Kasparov, kandidat i opozitės pėr President

    Ish-kampioni i shahut, i gatshėm pėr presidencialet: Nuk pretendoj fitore, por zgjedhje tė lira

    Ish-kampioni i shahut, Geri Kasparov, ėshtė zgjedhur kandidat i opozitės ruse nė zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm. Ai fitoi me njė shumicė bindėse votash nė njė kongres tė partive tė koalicionit "Rusia Tjetėr", duke lėnė prapa pesė rivalė. Pas zgjedhjes sė tij, ai premtoi se do tė luftonte pėr njė Rusi demokratike. Sipas sondazheve, Kasparov ka pak shanse pėr fitore kundėr kujtdo qė do tė marrė mbėshtetjen e Presidentit nė largim, Vladimir Putin. Kėtij tė fundit i ndalohet nga Kushtetuta tė kėrkojė njė mandat tė tretė radhazi nė marsin e vitit tė ardhshėm. Nė zgjedhjet primare, Kasparov mori 379 vota nga gjithsej 498 delegatėt nė kongres, duke mundur tė tjerė pretendentė ndėr tė cilėt ish-kryeministri Mikhail Kasianov dhe ish-kreu i Bankės Qendrore ruse, Viktor Gerashēenko. "Do tė bėj gjithēka qė mundem qė idetė e Rusisė Tjetėr tė triumfojnė", tha Kasparov nė takim. "Kjo do tė funksionojė vetėm nė rast se ne do tė qėndrojmė tė bashkuar. Unė e di se rruga do tė jetė e vėshtirė". Kasparov, qė themeloi Rusinė Tjetėr, ėshtė bėrė njė nga kritikėt mė tė zėshėm tė Putinit qė pasi ai u tėrhoq nga shahu dhe u angazhua nė politikė, nė 2005-ėn. Koalicioni i tij pėrfshin politikanė nga tė gjitha krahėt e spektrit politik. "Qėllimi i Rusisė Tjetėr nuk ėshtė tė fitojė zgjedhjet, por tė sigurojė zgjedhje tė lira", tha ai pėr "Associated Press". "Ne po pėrpiqemi tė detyrojmė regjimin tė pranojė tė drejtėn tonė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme". Koalicioni ka zgjedhur Kasparovin edhe si njė ndėr tre kandidatėt qė do tė kryesojnė nė listėn e zgjedhjeve parlamentare qė do tė mbahen nė dhjetor.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Putin, nga President nė Kryeministėr

    Ēfarė do tė bėjė Presidenti rus pasi tė tėrhiqet marsin e ardhshėm... Zbardhet skenari

    Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi tė hėnėn se ai do tė kandidonte nė zgjedhjet parlamentare tė dhjetorit dhe se kishte shumė shanse qė tė synonte postin e Kryeministrit. Ėshtė kjo deklaratė njė bombė politike qė mund tė sinjalizojė njė ndryshim thelbėsor nė mėnyrėn se si qeveriset Rusia. "Unė pranoj me pėrulėsi propozimin tuaj pėr tė kryesuar listėn e Rusisė sė Bashkuar", tha Putin para delegatėve tė mbledhur nė njė sallė nė afėrsi tė Kremlinit, nė kongresin vjetor tė partisė. "Drejtimi i qeverisė ėshtė njė ide realiste, por ėshtė shumė herėt pėr tė menduar pėr kėtė tani", tha ai. Por, qė kjo tė ndodhė, tha ai, nevojitet tė plotėsohen dy kushte: fitore e Rusisė tjetėr nė zgjedhjet e 2 dhjetorit pėr Dumėn shtetėrore dhe zgjedhjen e njė Presidenti qė tė jetė "njė person i rregullt, i aftė dhe efikas". Lajmi i dhėnė nga vetė Putin ka befasuar vėzhguesit dhe analistėt politikė nė Moskė dhe vjen pas disa vitesh spekulimesh mbi atė qė lideri rus, qė gėzon njė mbėshtetje jashtėzakonisht tė lartė nė vend, do tė bėnte pas pėrfundimit tė mandatit tė tij tė dytė dhe tė fundit, vitin e ardhshėm. Analisti politik, i njohur si mbėshtetės i Kremlinit, Gleb Pavlovski, e konsideroi lajmin si njė ndryshim radikal, i pari qė pasi Boris Jelsin sfidoi ish-liderin sovjetik Mikhail Gorbaēov, nė fillimvitet ‘90, njė sinjal i qartė se njė qendėr pushteti jashtė Kremlinit po merr formė. "Ne mund tė harrojmė klishenė tonė tė preferuar nė Rusi, Presidenti ėshtė car", tha Pavlovski pas lajmėrimit tė dhėnė nga Putin. "Ėshtė zgjidhja politike mė logjike pėr problemin e asaj se ēfarė do tė bėjė Putin pasi tė largohet nga detyra", shtoi ai. E ndėrsa lajmėrimi i dhėnė nga Presidenti rus duket se zbeh disa paqartėsi nė lidhje me planet e tij politike nė tė ardhmen e afėrt, ai gjithashtu, ngre menjėherė njė sėrė pikėpyetjesh qė variojnė nga kushtetueshmėria e planit tė tij dhe roli i shefit tė shtetit qė do ta pasojė atė. Maja Grishina, njė anėtare e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, tha se nuk kishte asnjė pikė nė ligjin rus qė mund ta pengojė Putinin tė kandidojė pėr njė vend nė Parlament edhe pse ai mbetet President pėr pak kohė mė pas. "Sipas ligjit ekzistues, Presidentit nuk i ndalohet tė kandidojė nė zgjedhje, pėrfshirė edhe zgjedhjet parlamentare", tha Grishina pėr agjencinė ruse tė lajmeve, "RIA Novosti". Presidenti mund tė vazhdojė tė ushtrojė detyrėn e tij si shef i shtetit, por nuk mund ta pėrdorė zyrėn dhe postin e tij pėr fushatė elektorale, tha ajo. Vėnia e Putinit nė krye tė listės sė kandidatėve tė Rusisė sė Bashkuar, mbi tė gjitha do tė garantojė qė Rusia e Bashkuar tė marrė njė mazhorancė prej dy tė tretash nė Dumė, Dhomėn e Ulėt tė Parlamentit, ēka edhe bėn tė mundur ndryshimin e Kushtetutės. Por, kryesimi i listės sė partisė, nuk do tė thotė domosdoshmėrisht qė Putin tė marrė njė vend nė Parlament; politikanė tė njė profili tė lartė dhe tė tjera figura, shpesh vendosen nė krye nė mėnyrė qė tė tėrheqin vota, por gjithsesi, qėndrojnė jashtė legjislaturave, pas zgjedhjeve.


    Strategjia e Putinit

    Putini, shumėpopullor nė Rusi, premtoi se do tė tėrhiqej nė fund tė mandatit tė tij tė dytė, ashtu siē e kėrkon edhe Kushtetuta, por ka deklaruar se do tė ushtrojė njė ndikim domethėnės. Ai ofroi njė sinjal tė parė tė strategjisė sė tij muajin e shkuar kur emėroi Viktor Zubkov, njė figurė tė errėt dhe tė njohur kryesisht pėr besnikėrinė e tij, si Kryeministėr. Me asnjė fuqi reale nė duar, Zubkov mund tė shėrbejė vetėm si aktor me njė rol tė caktuar nė skenarin e shkruar nga vetė Putin. Nėse ai bėhet President dhe Putin Kryeministėr, Zubkov mund tė lėshojė disa fuqi specifike nė duart e Putinit apo tė japė dorėheqjen dhe ta lejojė atė tė kthehet nė Presidencė. Nė rast se zgjidhet Kryeministėr, Putin ėshtė i pari nė linjė pėr tė zėvendėsuar Presidentin nė rast se ai nuk ėshtė nė gjendje tė ushtrojė pushtetin.

    Gazeta Shqip
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pasi jemi tek mafiozi me i madh Putin, qe fshehet pas imunitetit te nje qeverie/presidence, po postojme ca fotografi pikante te tij te bera kohet e fundit. Keto shume qarte tregojne injorancen e tij.

    Putin me kancelaren gjermane Merkel, dhe qeni i tij ne zyren presidenciale:



    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Putini ne peshkim:
    Ky eshte mafioz i klasit te pare:



    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Informacion jo interesant,nuk besoj se i intereson ndokujt Rusia ketu,ndoshta gabohem
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga billy the kid Lexo Postimin
    Informacion jo interesant,nuk besoj se i intereson ndokujt Rusia ketu,ndoshta gabohem
    Billy,

    Ky nenforum eshte i ceshtjes nderkombetare, dhe ketu flitet per te gjitha problematikat boterore. Sa i perkete temes, ajo eshte me se aktuale neper te gjithe mediat boterore. Forumi Shqiptar eshte nje medium qe nga themelimi i tij per se afermi ka ndjekur zhvillimet globale, qofte me artikuj gazetash, qofte me komente anetaresh apo intervista nga me te ndryshmet. Po te nisesh te gjurmosh pak ne kete nenforum, ku eshte e hapur kjo teme, shume shpejt do te ndryshosh mendimi se eshte kjo nje teme me vend apo pa vend. Te duhet kohe adaptimi ne keto faqe te forumit, andaj nuk te kritikoj per vleresimin tend qe i bere kesaj teme. Plus, temat hapet me prefernce te anetareve dhe vleresimet se nje teme duhet te hiqet apo te fshihet i bejme moderatoret, qe njeri nga ato nuk je ti. Keshtu qe me automatizem te hiqet e drejta te vleresosh nje teme dikujt ne forum. Ne Forum Shqiptar asnjehere nuk ka zene vend cenzura se cilat tema duhet te hapen e cilat nuk mund te hapen. Forumi eshte vend i lire ku cdo kush mund te parashtroje nje problematike dhe te diskutohet nga anetaret tjere. Shendet dhe adaptim sa me te shpejte ne Forum Shqiptar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Jo,tema eshte hapur ekzaktesisht ne vendin e duhur,une nuk thashe keshtu,dhe nuk bej rol moderatori,une thashe thjesht nje mendimin tim,por gabim bera qe pergjithsova,megjithese e theksova "ndoshta gabohem".
    E ke kuptuar gabim plako,hap tema sa te duash ti,jo vetem per Rusine,por per edhe aborigjenet australiane,eskimezet,turkmenistanin,te pakten te lexojme diēka ndryshe nga Iraku,Irani,dhe ēfare na solli lindja?
    PS.po korigjoj shkrimin tim te pare.....informacioni per Rusine per mua nuk eshte interesant..tung
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •