Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1

    Gruaja Dhe Mashkulli Të Barabartë Në Kur An

    4. Nisa 124. Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie


    16. Nahl 97. Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.


    33. Ahzab 35. Nuk ka dyshim se për myslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e All-llahut e shumë përmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh

    Kur ka burri të drejtë t i marr 4 gra


    4. Nisa 3. Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakëve, atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrjtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). Ky (përkufizim) është më afër që të mos gaboni.


    SHAMI HITXHAPI A CEKET NË KUR AN DHE A OBLIGOHET FEMRA PËR T A MBAJTUR

    33. Ahzab 59. O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kj është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues

    çka kuptohet këtumbi trupin e tyre apo si e mendoni ju.

    7. A'raf 26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.

    24. Nur 31. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vejnë shamitë mbi krahrorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babajve të vet ose babajve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllazërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmenden) dhe robreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbetorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim

  2. #2
    Nuk qendron e vertata keshtu .
    Sot per sot , ne vendet ku dominon islami , gruaja nuk posedon të drejten e saj thuja as për të grahur veturen vetem , pamvarsishtë nga pregaditja e saj shkollore.
    Një protest të tillë e bënë femrat për të drejtat e tyre .
    Lexo një fakt ketu .

    Arabia Saudite - Gratë kërkojnë ti japin makinës

    Gazeta vendase, Arab News , bënte të ditur së fundmi se gratë akademike i kishin paraqitur një peticion Mbretit Abdullah, ku i kërkonin të drejtën për të ngarë makinën, ashtu sikurse të gjitha koleget e tyre në mbarë botën.
    Gazeta vendase, "Arab News", bënte të ditur së fundmi se gratë akademike i kishin paraqitur një peticion Mbretit Abdullah, ku i kërkonin të drejtën për të ngarë makinën, ashtu sikurse të gjitha koleget e tyre në mbarë botën. Arabia Saudite është e njohur në mbarë botën si i vetmi vend në botë ku gratë nuk lejohen të ngasin makina.
    "Kërkojmë që ne grave të na kthehet e drejta për të ngarë makinën", thuhet në peticionin në fjalë, i cili u përpilua para një jave me rastin e festës kombëtare saudite. Gratë argumentojnë në atë peticion, se nënave dhe gjysheve të tyre, tek e fundit, u njihej e drejta të ngisnin gamilet apo gomarët, para se në rrugët e qyteteve saudite të regjistroheshin automobilat e parë. Arsyetimi mbi ndalimin që u është bërë grave saudite deri më tani për të ngarë makinat, ka qenë ai se gratë në publik nuk duhet të shfaqen kurrë vetëm e sidomos në udhëtim, sipas rregullave strikte të Islamit, por gjithnjë të shoqëruara nga një i afërm i seksit mashkull. Argumenti në fjalë- sipas të cilit parashikohej se gratë gjatë një defekti të makinës apo gjatë thyerjes eventuale të rregullave të qarkullimit rrugor mund të hynin kështu në kontakt me meshkuj jo të afërm, apo farefis, sic janë mekanikët apo policët -për mbrojtëset vendase të të drejtave të grave nuk duket se është marrë shumë parasysh këtë radhë gjatë përpilimit të peticionit. Ato kanë sjellë si shembull për këtë rastin e grave saudite, të cilat shpesh shihen të ulura në krah të shoferëve nëpër makina, të cilët, në fakt, ato shpesh nuk i kanë fare të afërm.
    Marre nga : Gazeta Shqip
    Ai qe shitet për ryshfet nuk ka as komb e as njerzi.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Tani le të permendim disa thënie te Muhammedit a.s:

    1-"Nuk ka dyshim gruaja është e njëjtë , e ngjashme dhe e barabarte me burrin"
    2-" Xhennerti ndodhet nën kembet e nenave"
    3_-"Martohuni por mos u ndani, sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratë te apasjonuar pas deshirave"
    4- Siç keni ju te drejta mbi gratë, kanë edhe ato te drejta mbi ju"
    5-Besimtar me iman te plotë është ai që është me i sjellshem, ndërsa me i miri prej jush është ai që është me i mirë për gratë e veta"
    6-"Kini frikë Allahun ne trajtimin e grave"
    7-"Kjo botë është pasuri, ndërsa pasuria e saj me e madhe është një grua e mirë"
    8-" Ta ushqesh kur te ushqehesh vete, ta veshesh e ta mbathesh kur këtë e bën për vete, mos ta qellosh ne fytyre, mos ta qortosh dhe mos ta lesh vetëm askund përveçse ne shtepi"
    9-"Kush deshiron te mbroje virtytin, nëse vdes duke ruajtur sekretin e dashurisë vdes deshmor"
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    ajete kuranore per gruan

    O ju që besuat për hirëëëë te Allahut të jeni vazhdimisht deshmues ne te drejtë madje edhe nëse(deshmia) është kundër vetvetes kundër prinderve ose te afermve……( nisa 4)
    " A mund te jenë te barabarte ata që dinë dhe ata që nuk dinë ?( Zumer 9)
    " Asnje mekatar nuk mban peshën e mekatit te tjetrit. çdo njeriu i takon ajo që ka punuar( nexhm 38-39)
    " Besimtaret e besimtaret janë te dashur për njëri-tjetrin urdherojne ne te mirë e ndalojnë nga e keqja…( Teube 71)
    " Mos ju afroni imoralitetit sepe ajo është vërtetë vepër e felliqur dhe rrugë shumë e keqe. ( Isra 32)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Barazia femër - mashkull

    Barazia femër - mashkull
    Deri ne lindjen e Islamit, respektivisht deri ne shekullin e VII gruaja askund ne botë s'kishte kurrefare te drejtash. Pyetja, se është gruaja qenie njerëzore ose nuk është ishte teme diskutimi qe i nxiti ligjedhenesit dhe mendimtaret.
    Ndërsa, ne anën tjetër, feja Islame i erdhi në ndihmë gruas se shkelur. Të gjithë njerëzitë, pa marrë parasysh gjinine e racen, ne momentin e lindjes janë te njëjtë:
    “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëtë popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete, e s'ka dyshim se tek All-llahu me i ndershmi nder ju është ai qe me tepër është ruajtur ( nga te keqijat), e All-llahu është shumë i dijshem dhe hollesisht i njohur për çdo gjë. “O ju njerëz! Kini frikë Zotin qe ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palen (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun qe me emrin e Tij perbetoheni, ruajeni farefisin (akraballekun), se All-llahu është mbikqyres mbi ju”.
    Ne Islam gruaja ze vend te jashtezakonshem. Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vërtetë dhe kur e shpalli atë, së pari i besoi një grua.
    “All-llahu me Hatixhen nuk me dha grua me te vyeshme. Kur askush prej njerëzve nuk me besonte, ajo me besoi. Kur njerëzitë iknin prej meje, ajo me ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua me fali fëmijë, jo me gratë tjera por me te.”
    Gruaja, ne te njëjtën kohe është edhe shehidja e pare e Islamit. Nëna e Amarit, Sumejja, qe martirja e pare e Islamit, u be sakrifice e maltretimeve me te mëdha. Vete kurejshet atë, te shoqin e saj Jasirin dhe te birin, Amarin, i veshen me rroba te hekurta dhe ne rere perveluese i leshuan te percellohen ne diell. Kur i pa i Derguari i All-llahut u tha: “Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj ne ardhmëri është Xhenneti.” Dhe në fund, Sumejja plake leshoi shpirtin nën shtizat e Ebu Xhehlit. Ishte kjo shehidja (deshmorja) e pare e Islamit.
    Sa shembuj te mirë tregon dhe Pejgamberi a.s. kur flet për dashurinë, meshiren dhe respektin ndaj gruas. Ai thotë:
    “Mua me është fale te me pëlqejë çdo gjë e pastër dhe e bukur ne botë siç janë edhe gratë. Ndërsa momenti me i lumtur i imi është kur lidhem ne namaz.”
    Derisa bota krishtere shekuj me radhe e llogariste gruan si një ndytesire dhe nuk e lejonte te hyjë nëpër tempuj, një grua ia tregoi rrugën e drejtë "Umerit r.a., rrefimin e te cilit e treguam pak me lartë. Halifi i dytë "Umeri r.a. një ditë, ne Medine, ne minberin e te Dërguarit te Zotit hipi dhe mbajti hutbe para te pranishmeve. Ne hutbe "Umeri r.a. te pranishmeve u tha diçka ne kundërshtim me urdherat e Islamit .Një zonjë shtategjate u vecua nga xhemati dhe iu drejtua "Umerit r.a.:
    “O "Umer, nuk ke te drejtë kur thua ashtu”. Kështu i tha dhe si argumenta ia tregoi ajetet e Kur'anit Famelarte (en-Nisa 20, 21). Halifi u çudit duke shqiptuar “All-llah,
    All-llah, një grua diskuton me "Umerin dhe atij ia mbyll gojen”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ndarja e obligimeve

    Ndarja e obligimeve
    Në institucionin familje, feja Islame ka bërë ndarjen e obligimeve midis gruas dhe burrit sipas mundësive materiale dhe shpirtërore të tyre. Secilës palë ia ka dhënë detyrën që mund ta kryej dhe e ka respektuar aftësinë e tyre. Gruas i ka dhënë detyra që mund t'i kryej, e nuk e ka ngarkuar me përgjegjësi që nuk mund t'i bartë. Në Kur'an Zoti xh.sh. më shpesh njerëzve u drejtohet vetëm në gjininë mashkullore. Kjo rrjedh nga specifika e gjuhës arabe. Në arabisht përdoret gjinia mashkullore, kur i drejtohemi një grupi grash e burrash, për shembull edhe paraqitja “ja ejjuhel ledhine amenu: o ju besimtarë” është në gjininë mashkullore. Nga aspekti i përbërjes dhe kuptimit, i përfshin të gjithë besimtarët, pa marrë parasysh gjininë.
    Para Islamit, ashtu si edhe në vendet tjera të botës, në Arabi, gruaja nuk kishte të drejta. Feja Islame gruas i solli të drejtat e merituara dhe e vendosi në pozitën e saj të lartë. Në një liri të këtillë që erdhi nga kjo reformë e papritur dhe e jashtëzakonshme, gratë mundeshin në mënyrë të haptë t'i shprehnin mendimet e tyre. Siç u theksua më lartë, edhe pse në Kur'anin Famëlartë shprehjet përgjithësisht janë në gjininë mashkullore për shkak, siç u theksua, të specifikës gjuhësore, gratë kërkonin të zbresin edhe ajete të atilla në të cilat do të përmenden edhe ato. Një ditë, zonja Ummi Umare nga muslimanët ensarë erdhi te i Dërguari a.s. dhe i tha:
    “O Pejgamber i Zotit, shikoj se çdo gjë është për meshkujt, pse vallë nuk përmenden gratë?”
    Më pas zbriti ky ajet:
    “Nuk ka dyshim as për muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, adhuruesit dhe adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblimi të madh.”
    Edhe një muslimane që dëshiron barazi totale me burrin nga aspekti i vlerës para Zotit, shpërblimin shpirtëror dhe sevapin... Nëna e jonë, gruaja e Pejgamberit a.s. Ummi Seleme shprehet: “ا'do të bëhej sikur të ishim meshkuj, do të luftonim si ata, do të fitonim shpërblime si ata!” më pas zbret ky ajet:
    “Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.”

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të bashkëshortes dhe bashkëshortit

    Të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të bashkëshortes dhe bashkëshortit

    “...ashtu siç ju keni të drejta ndaj grave, edhe ato kanë të drejta ndaj jush.”
    Muhammedi a.s.

    Në Kur'anin Famëlartë bashkësia bashkëshortore quhet “hududullah: kufinjë që i ka caktuar All-llahu”. Martesa s'është vetëm një ngjarje që ndodh midis dy personave. Ajo e përbën themelin e familjes. E familja është shtylla kryesore e shoqërisë. Martesa përveç anës së rëndësishme humane e juridike, ka edhe anën hyjnore fetare. Kushtet e nevojshme për zgjatjen e lumturisë dhe paqës janë “kufinjt që i ka caktuar All-llahu”. Vazhdimësia e martesës është e mundur me ruajtjen e këtyre kufijve. Shkelja e tyre, në realitet, është shkatërrimi i martesës.
    “Kush i tejkalon kufijtë (e përcaktuar nga ana) e All-llahut, pikërisht të tillët janë zullumqarë.”
    I Dërguari i All-llahut përgjegjësitë e bashkëshortes dhe të bashkëshortit në bashkësinë bashkëshortore i thekson kështu:
    “Keni kujdes, sepse çdokush nga ju është një bari dhe përgjigjet për ata që janë nën pushtetin e tij. Gjithashtu edhe burri është bari i anëtarëve të familjes dhe përgjigjet për ta. Gruaja, në shtëpinë e bashkëshortit si dhe për fëmijët, është një bari. Ø«shtë përgjegjëse për ta. Shërbëtori është rojtar i mallit të pronarit të shtëpisë dhe është përgjegjës për të. Në fund, secili nga ju është bari dhe secili është përgjegjës për atë që ruan.”




    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Të drejtat e bashkëshortes

    Të drejtat e bashkëshortes

    Kur e kanë pyetur se çfarë të drejta ka gruaja ndaj burrit, i Dërguari a.s. është përgjegjur kështu:
    “Kur të hash vetë, do ta ushqesh edhe atë, kur të vishesh vetë, do ta veshish edhe atë. Mos ia përkujto qëllimisht të mirat që ia ke bërë. Mos e quaj atë dhe punët e saja të shëmtuara, kur t'i hidhërohesh, të mos e lësh në vetmi, por brenda në shtëpi (një kohë të caktuar mund t'i rrish larg).”
    Në një hadith tjetër thuhet kështu:
    “U jepni atyre nga ajo që hani, veshni ato sikur që visheni vetë, mos i rrahni, mos i quani të shëmtuara, mos përdorni fjalë të këqia.”
    1) Nevojat materiale dhe shpenzimet kryesore të gruas janë në përgjegjësi të burrit. Kjo ndryshon varësisht nga gjendja materiale e burrit. ا'është me rëndësi, kjo duhet të realizohet sipas nivelit të burrit. Siç u theksua më sipër, nga aspekti juridik gruaja nuk është e obliguar të punojë as në shtëpi. Por, s'ka kurrëfarë dyshimi se puna në shtëpi është e vlefshme nga aspekti i dashurisë, intimitetit dhe ndieshmërisë (senzibilitetit), nëse mund të kryhet. Por, sipas mendimit të Imam Malikut dhe disa të tjerëve nga as'habët dhe tabbiinët, nëse burri është i varfër gruaja duhet të punojë. Nëse burri është koprrac dhe nuk e shpenzon atë që është faktike dhe e zakonshme, gruaja ka të drejtë që për vete dhe për fëmijën e saj, të shpenzojë atë pa e lajmëruar (informuar) burrin. Pejgamberi a.s. e ka lejuar këtë gjë.
    2) Të mos degradohet (nënçmohet) gruaja. Kjo don të thotë se as ajo dhe as punët e saja të mos quhet të shëmtuara. Të mos shprehet (nga ana e burrit) mospëlqimi. Siç dihet, ofendimi më i madh ndaj gruas është kur atë do ta quash e shëmtuar. Gruaja është e dhënë vazhdimisht me shpirt që burrit t'ia tregojë bukurinë dhe prezencën e saj. Ø«shtë sjellje xhentile që asaj t'i thuhet se është e bukur.
    Veç kësaj që u tha më sipër, në hadithe ekzistojnë këshilla që burri të mos i hidhërohet gruas, të mos braktiset ajo. Mirësjellja me gruan është shpallur edhe në Kur'an:
    Coni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, se ndodh që All-llahu të falë shumë të mira në një send që ju e urreni.”
    Për këtë çështje flasin shumë hadithe të Pejgamberit a.s.:
    “Në lidhje me gratë, njëri tjetrin ta këshilloni me mirësi...”
    “Një besimtar një besimtares të mos i hidhërohet kur është i nevrikosur. Nëse nuk i pëlqen ndonjë veti e saj, ndoshta do të jetë i kënaqur me vetitë tjera.”
    Me të vërtetë nuk është e thënë të na pëlqejë çdo veti dhe çdo punë e ndonjë njeriu. Por, një njeri i sinqertë, me siguri do të gjejë shumë veti që do t'i pëlqejnë tek të tjerët, e sidomos tek gruaja. Me ato ai duhet të kënaqet dhe të jetë i lumtur. Një hadith tjetër i të Dërguarit a.s. thotë:
    “Besimtarë, më të pjekur në iman janë ata që kanë moral më të lartë. Nga ju, më i vlefshmi është ai, që ndaj grave sillet më mirë dhe është më xhentil.”
    Të përsërisim se është e ndaluar të hidhërohesh me gruan, të mos i flasish asaj .Gruaja dëshiron që burri të interesohet për të... Ndjen nevojë shpirtërore që vazhdimisht të pranohet prezenca dhe vlera e saj nga ana e burrit. Nëse nuk mund të gjejë një interesim të këtillë nga ana e bashkëshortit, ajo do të jetë e brengosur. Ø«shtë vërtetuar me anketa se njëri ndër shkaqet më të rëndësishme për kërkesën e kënaqësisë shpirtërore e seksuale, është pikërisht një gjendje, siç u theksua më lartë.
    3) Argëtimi në shtëpi me bashkëshorten ose vëzhgimi i përbashkët i ndonjë ngjarjeje argëtuese, është njëra nga të drejtat e gruas ndaj burrit. Nëna jonë, Aisheja bënte gara në vrapim me të Dërguarin a.s.; ndonjëherë ajo e tejkalonte të Dërguarin e Zotit, ndonjëherë e tejkalonte ai. Në Mesxhidin e Medines (një xhami e vogël) ushtarë nga Abisinia ushtronin lojra ushtarake me shtizat e tyre. Pejgamberi a.s. dhe Aisheja i vëzhgonin nga porta e tyre. I Dërguari a.s. e mbuloi me shaminë e tij Aishen dhe kështu, deri sa nuk u mërzit ajo, vazhduan t'i përcjellin ushtarët. Rrëfehen fjalët e Ibën "Abbasit:
    “Si unë që dëshiroj që bashkëshortja ime të rregullohet për mua, ashtu më pëlqen edhe rregullimi im për të. Meqë All-llahu ka urdhëruar:
    “Si kanë të drejtë burrat ndaj grave, ashtu edhe ato kanë të drejtë ndaj burrave.”
    I Dërguari a.s. në një hadith thotë:
    “Të gjitha lojrat që i bëjnë njerëzit janë të kota. Përjashtim bën hedhja e shigjetës me hark, ushtrimi me kalë dhe të luajturit me gruan. Janë këto reale dhe të drejta.”
    4) Të mos rrihet gruaja, duke i pasur parasysh gratë, Pejgamberi a.s. thotë:
    “Mos i rrihni robëreshat e Zotit.”
    Erdhi "Umeri r.a. dhe u ankua se gratë kanë filluar të rebelojnë kundër burrave të tyre. Pas kësaj, i Dërguari i All-llahut lejoi që gratë të rrihen. Kësaj radhe u shtua numri i grave që erdhën tek gratë e Pejgamberit a.s. të cilat u ankuan nga burrat e tyre. Në fund Pejgamberi a.s. tha:
    “Shumë gra po vijnë tek familja ime e po ankohen nga burrat. Ata që i rrahin gratë e veta, s'ka dyshim se nuk janë të hajrit.”
    Në Islam, kreu i familjes është burri. A mundet që kreu i familjes ta rrahë gruan për ta kthyer disciplinën, me kusht që ajo rrahje të mos jetë shumë e dhembshme? Nëse gruaja është rebele ose, nëse ka rebeluar kundër burrit dhe, nëse ka filluar që në mënyrë të drejtëpërdrejtë ta shkatërrojë bashkësinë familjare, burri mund ta rrahe atë por jo ta tejkaloje kufirin. Jashtë këtyre arsyeve, burri nuk ka të drejtë ta rrahë të shoqen. Pejgamberi a.s. thotë:
    “Asnjë nga ju s'duhet ta rrahë gruan si rrihet robëresha. Ndoshta në fund të jetës do të kthehet dhe do të bëjë marrëdhënie me të.”
    5) Nuk duhet bërë gruan lëndë shpirtëkeqësie duke e kontrolluar atë befasisht. S'duhet bërë kontrollime sekrete.
    Vetëm nëse disponon me argumenta të forta dyshimi, mund ta bëjë atë. Në një hadith thuhet: Nëse dikush është larg familjes, mos të kthehet pa u lajmëruar më parë.
    Burri nuk duhet aty për aty t'u besojë thashethënave lidhur me gruan e tij dhe s'duhet të japë gjykime të ngutshme. Njëri ndër mëkatet më të mëdha është, të ndërmjetësuarit në keqësimin e marëdhënieve mes gruas dhe burrit. Pejgamberi a.s. thotë:
    “Ai që spiunon gruan tek burri i saj dhe atë e prezenton si femër të keqe, nuk është prej nesh (musliman).”
    Njëra ndër arsyet përse nuk është e preferuar që burri befas të hyjë në shtëpi ose në ndonjë rast tjetër, është pamundësia e përgatitjes së gruas të dalë para burrit të vet, e jo diç tjetër e papëlqyer.
    6) Nuk është e lejuar që bashkëshortët t'i zbulojnë sekretet lidhur me marëdhëniet seksuale dhe me çështjet tjera.Apo ti bëjnë mardheniet e tyre teme bisedash apo dikutimesh me shokë e shoqe kafenefe apo tregjeve. Një sjellje e këtillë, mund ta prishë ndjenjën e turpit te gruaja dhe t'ia dobësojë emocionet, ndaj është jomorale. Këtë gjë i Dërguari i All-llahut e shpjegon kështu:
    “Ditën e Gjykimit, para All-llahut, në vendin më të keq do të gjenden edhe ata që zbulojnë sekretin e gruas së vet pas mardhënieve me të.”
    Normalisht, edhe gruaja duhet të respektojë këtë parim në të njëjtën mënyrë.

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Moskuptimi midis bashkëshortëve

    Pa marrë parasysh sa mendojmë në mënyrë optimiste, ekziston një realitet që s'mund të mohohet, se në jetën bashkëshortore midis bashkëshortëve ka mosmarrëveshje. Evitimit të një sëmundjeje të këtillë, në Kur'an, i kushtohet kujdes. Shkohet nga ajo që kjo sëmundje të evitohet nga ana e vetë bashkëshortëve. Nëse nuk ka sukses, atëherë problemi hidhet që të gjykojnë dy familjet. Kur as kjo nuk ndihmon, zgjidhja e fundit është shkurorëzimi.
    Nëse mosmarrveshja del nga ana e gruas; ajo u shmanget obligimeve të gruas, s'e dëgjon burrin e vet në të drejtat (kërkesat) e tij të pamohueshme dhe legale, i takon një procedurë në tri kategori.
    a) Këshillimi- do t'i jipen këshilla që ndikojnë në të dhe do të thirret ajo të jetë e dëgjueshme. Do t'i flitet për punët e mira të burrit dhe dashurinë e tij ndaj saj. Sipas situatës mund të përdoret ndonjë mënyrë më e ashpër e mund t'i thuhen fjalë me të cilat i tërhiqet vërejtja. Mënyra e këshillimit varet nga botëkuptimi i saj. Por, me siguri ky do të jetë një instrument i mirë.
    b) Nëse nga këshillimi nuk ka sukses, etapa e dytë është izolimi - të ngelë vetë në krevat. Begatia më e madhe e gruas është feminizmi. Ø«shtë dënim i madh për të bojkotimi nga ana e burrit. Ajo nuk mund të qëndrojë kësaj masë disciplinore. Por, zgjatja e kësaj masë është e rrezikshme.
    c) Nëse edhe kjo masë nuk jep asnjë rezultat, burri mund ta aplikojë edhe rrahjen e gruas nga pak. E kjo masë është qortim i gruas nga ana e burrit, meqë ai është kreu i familjes. Por, me këtë nuk duhet tepruar, respektivisht nuk duhet shkuar deri në sakatimin dhe shkaktimin e dhembjeve të mëdha, pasi ai as që ka kaq të drejtë. Po i tejkaloi kufinjtë, do të ketë kundërmasa. Erdhi një as'hab tek i Dërguari a.s. dhe u ankua nga gjuha e ndytë e gruas: E Pejgamberi a.s. tha:
    -Shkurorëzohu. - as'habi tha:
    -Atë e kam shoqe të jetës dhe me të kam edhe fëmijë. -atëherë Pejgamberi a.s. i tha:
    -Urdhëroje atë të sillet mirë, këshilloje. Nëse ka mirëkuptim, do ta realizojë urdhërin tënd. Atëherë mos e rrih (siç rrihet robëresha)”
    Në një hadith tjetër thuhet:
    “Askush nga ju të mos e rreh gruan siç rrihen robëreshat, ndoshta në fund të ditës do të keni edhe marrëdhënie.”
    Në një atmosferë të tendosur, nëse burri tregon durim në marrëdhëniet me gruan, do të pajtohen. Që ta qetësojë burrin gruaja disponon me aftësi të ndryshme. Këtë më së miri e din vetë ajo. Dhe kështu do t'u konvenojë. Në krahasim me natyrën më të vrazhdë të burrit, gruaja ka natyrë të butë dhe të qetë. Gruaja në karakterin e vet disponon me fuqi që ta zbusë e ta qetësojë burrin, që me të të jetojë në lumturi e paqë.

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Al-Nisa

    35. Burrat jane kujdestare ndaj grave, sepse Allahu i lartesoi disa mbi disa te tjere dhe se ata shpenzojne (per to) nga pasurite e tyre. Pra, femra te virtytshme jane te degjueshme dhe te cilat i ruajne me ndihmen e Allahut fshehtesite e burrave te tyre. Dhe sa u perket atyre per te cilat keni frike se jane te padegjueshme, i keshilloni dhe i lini vetem ne dhomat e tyre te fjetjes dhe rrihni. Por nese permiresohen dhe behen te degjueshme, atehere mos kerkoni ndonje arsyetim (padrejtesie) kunder tyre. Vertete, Allahu eshte i Larte dhe i Madh.


    Komentim: Profeti i Shenjte ka thene se nese ndonje burre detyrohet te rrahe gruan e tij, ai nuk duhet ta rrahe me aq force e ne menyre te pameshirshme sa qe lendohet ajo apo i mbetet ndonje shenje ne trup. Por, te dini se njeriu i tille nuk eshte njeri i mire.
    Barca

  12. #12
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga jimmyswe Lexo Postimin
    Al-Nisa

    35. Burrat jane kujdestare ndaj grave, sepse Allahu i lartesoi disa mbi disa te tjere dhe se ata shpenzojne (per to) nga pasurite e tyre. Pra, femra te virtytshme jane te degjueshme dhe te cilat i ruajne me ndihmen e Allahut fshehtesite e burrave te tyre. Dhe sa u perket atyre per te cilat keni frike se jane te padegjueshme, i keshilloni dhe i lini vetem ne dhomat e tyre te fjetjes dhe rrihni. Por nese permiresohen dhe behen te degjueshme, atehere mos kerkoni ndonje arsyetim (padrejtesie) kunder tyre. Vertete, Allahu eshte i Larte dhe i Madh.


    Komentim: Profeti i Shenjte ka thene se nese ndonje burre detyrohet te rrahe gruan e tij, ai nuk duhet ta rrahe me aq force e ne menyre te pameshirshme sa qe lendohet ajo apo i mbetet ndonje shenje ne trup. Por, te dini se njeriu i tille nuk eshte njeri i mire.
    edhe pse nuk beson ne Zot s'do te thote qe te jepet mundesia te lozesh rolin e Prifterinjeve te cilet ndryshuan vargjet , ja ajetet origjinale te cilat flasin per kete pune e qe ti ke ndryshuar paksa aty ku nuk te ka pelqyer , me qellim qe ta keqperdoresh ate fraze !

    34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.
    35. Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë ngafamilja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  13. #13
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    jimmyswe : Por nese permiresohen dhe behen te degjueshme, atehere mos kerkoni ndonje arsyetim (padrejtesie) kunder tyre. Vertete, Allahu eshte i Larte dhe i Madh.
    Shikoni o njerez si shpif jimmyswe

    Keshtu flet ajeti kuranorë ,e jo se si e shpifi ky shpifes:

    e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

    Ju mbetet ta beni ju dallimin...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  14. #14
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    35. Burrat jane kujdestare ndaj grave, sepse Allahu i lartesoi disa mbi disa te tjere dhe se ata shpenzojne (per to) nga pasurite e tyre. Pra, femra te virtytshme jane te degjueshme dhe te cilat i ruajne me ndihmen e Allahut fshehtesite e burrave te tyre. Dhe sa u perket atyre per te cilat keni frike se jane te padegjueshme, i keshilloni dhe i lini vetem ne dhomat e tyre te fjetjes dhe rrihni. Por nese permiresohen dhe behen te degjueshme, atehere mos kerkoni ndonje arsyetim (padrejtesie) kunder tyre. Vertete, Allahu eshte i Larte dhe i Madh.
    34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

    Dallimet jan goxha te dukshme dhe esenciale duke filluar prej numrit te ajetit(35) e deri te tek fjalit qe poashtu esencialisht e ndryshojn kuptimin ...
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    34. Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

    Dallimet jan goxha te dukshme dhe esenciale duke filluar prej numrit te ajetit(35) e deri te tek fjalit qe poashtu esencialisht e ndryshojn kuptimin ...
    SE cka flet Kurani dhe cka shkruan , ´mund të sjelli shumë të dhena të cilat përputhen me lirin e burrit për të e rrahur gruan , por të i leshojmë pak sy vetem dites se sotme , pra kesaj kohe që jetojmë.
    Ne boten islame, gruaja nuk posedon asnjë të drejtë, dhe thuja fare hiq.
    Bazuar ne ketë, flas mbi faktin e mbeshtetur se ne vendet islame:
    Nuk lejohet që me shumë se tri gra të rrinë bashkë
    Nuk lejohet që gratë të i grahin makines
    Nuk kan të drejtë tëkërkojnë ndihmë nga shteti për keqtrajtim të tyre nga burri
    Nuk kan të drejtë të ndahen dhe të kenë pjesë ne femijet e tre
    Nuk kan të drejtë të shkojnë ne xhami bashkë me burrat
    Nuk kan të drejtë të zgjedhin dashurin
    Nuk kan të drejtë të ecin pa hixhab dhe shumë fakte të tjera qe bazohen për gruan muslimane.
    Pra ,si eshte kjo femer e parrahur kur e din se nuk posedon të drejten ligjore të mbrohet nga burri i vetë, atehere pra ,dhuna ketu duhet të durohet , deshti apo nuk deshti.
    Perderisa policia fetare ka detyren e vetë , kuptohet se sa shumë njerezit duhet të i permbahen rregullave "fetare"
    Edhe sot, studjuesit islam , imam e shumë të tjerë thonë se gratë duhet të rrihen por jo të u mbetet shenjë ne fytyr , ne trup lejohet por ne fytyr jo aq shumë.
    Ai qe shitet për ryshfet nuk ka as komb e as njerzi.

  16. #16
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Kristë Gjinaj Lexo Postimin
    SE cka flet Kurani dhe cka shkruan , ´mund të sjelli shumë të dhena të cilat përputhen me lirin e burrit për të e rrahur gruan , por të i leshojmë pak sy vetem dites se sotme , pra kesaj kohe që jetojmë.
    Ne boten islame, gruaja nuk posedon asnjë të drejtë, dhe thuja fare hiq.
    Bazuar ne ketë, flas mbi faktin e mbeshtetur se ne vendet islame:
    Nuk lejohet që me shumë se tri gra të rrinë bashkë
    Nuk lejohet që gratë të i grahin makines
    Nuk kan të drejtë tëkërkojnë ndihmë nga shteti për keqtrajtim të tyre nga burri
    Nuk kan të drejtë të ndahen dhe të kenë pjesë ne femijet e tre
    Nuk kan të drejtë të shkojnë ne xhami bashkë me burrat
    Nuk kan të drejtë të zgjedhin dashurin
    Nuk kan të drejtë të ecin pa hixhab dhe shumë fakte të tjera qe bazohen për gruan muslimane.
    Pra ,si eshte kjo femer e parrahur kur e din se nuk posedon të drejten ligjore të mbrohet nga burri i vetë, atehere pra ,dhuna ketu duhet të durohet , deshti apo nuk deshti.
    Perderisa policia fetare ka detyren e vetë , kuptohet se sa shumë njerezit duhet të i permbahen rregullave "fetare"
    Edhe sot, studjuesit islam , imam e shumë të tjerë thonë se gratë duhet të rrihen por jo të u mbetet shenjë ne fytyr , ne trup lejohet por ne fytyr jo aq shumë.
    Se cra shkruan Kurani per te drejtat e grave , Gostivari_usa lirisht mund te to tregoj ty se nuk din asgje.
    Ato qe i ke sjellur ti , te drejtat qe u mohohen grave , nuk kane te bejne aspak me Kuranin. Problemi eshte se te drejtat qe Kurani i jep gruas, ne shoqerine arabe ( muslimane ) nuk implementohen.
    Per ate ndodh kjo qe ndodh , jo per shkak te Kuranit por per shkak te mos implementimin te drejtave qe gruaja i gezon sipas Kuranit ne shoqeri.

    Gostivari_usa

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Se cra shkruan Kurani per te drejtat e grave , Gostivari_usa lirisht mund te to tregoj ty se nuk din asgje.
    Ato qe i ke sjellur ti , te drejtat qe u mohohen grave , nuk kane te bejne aspak me Kuranin. Problemi eshte se te drejtat qe Kurani i jep gruas, ne shoqerine arabe ( muslimane ) nuk implementohen.
    Per ate ndodh kjo qe ndodh , jo per shkak te Kuranit por per shkak te mos implementimin te drejtave qe gruaja i gezon sipas Kuranit ne shoqeri.

    Gostivari_usa
    Atehere pra ;
    Shoqeria islame jeton e bazuar ne Sheriatin islamik i dalun nga vetë profeti dhe Kurani .
    Ku qendron e bazuar kjo shoqri islame , ne Kuran apo ne sistemin ligjorë.
    Dihet fare mirë se thenjet islame janë se ;
    Islami ehste shtet , pushtet dhe sundim per muslimanet.
    Ai qe shitet për ryshfet nuk ka as komb e as njerzi.

  18. #18
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga Kristë Gjinaj Lexo Postimin
    Atehere pra ;
    Shoqeria islame jeton e bazuar ne Sheriatin islamik i dalun nga vetë profeti dhe Kurani .
    Ku qendron e bazuar kjo shoqri islame , ne Kuran apo ne sistemin ligjorë.
    Dihet fare mirë se thenjet islame janë se ;
    Islami ehste shtet , pushtet dhe sundim per muslimanet.
    Lexo ma shum lidhur me sheriatin dhe ku e ka burimin !!!

    Gostivari_usa

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Marilyn Monroe, gruaja e endrrave te cdo mashkulli!
    Nga YaSmiN në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 17:56
  3. Si Dashurojnë Burrat Dhe Si Dashurojnë Gratë?
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Mashkulli nuk është standardi
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 14:46
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •