Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Edhe mbas 42 vitesh populli flet me te vjetra..

    gazeta sot

    --

    Nė vendin tonė qarkullon e vetmja monedhė shqiptare, qė emėrtohet lek dhe as lek i ri e i vjetėr

    29 September 2007

    Nga Kristaq THANO

    - Ishte vera e nxehtė e vitit 1965, kur populli shqiptar iu drejtua bankave dhe arkave tė kursimit pėr kėmbimin e lekėve nė raport me 10 lekė me 1 lekė.Vendimi i qeverisė sė asaj kohe kishte dalė nė vitin 1964, por u zbatua nga data 16 gusht 1965, datė kjo qė punonjėsit morėn rrogėn e parė nė lekė tė konvertuar dhe ēmimet e mallrave ndryshuan nė bazė tė kursit tė konvertimit tė pėrmendur mė lart. Nga kjo kohė kanė kaluar 42 vjet dhe nė Shqipėri shumė pak flitet me lekė, por me shtesa mbiemrash tė panevojshme si lekė tė rinj, lekė tė vjetėr apo lekė tė reja e lekė tė vjetra. Tė gjithė shqiptarėt qė kanė lindur nė vitin 1965, sot janė mbi 40 vjeē, ndėrsa ata qė kanė qenė nė marrėdhėnie pune nė atė kohė, sot i pėrkasin grupmoshės sė tretė dhe megjithatė tė gjitha grupmoshat ngatėrrohen e stėrngatėrrohen me lekė, lekė tė rinj dhe lekė tė vjetėr, qė efektivisht kėta tė fundit nuk ekzistojnė dhe se ato lekė tė rinj, gjatė kėsaj kohe qė ka kaluar janė mplakur dhe ia kanė lėnė vendin vetėm lekut shqiptar. Lidhur me kėtė problem, mendojmė se populli duhet tė ishte ndėrgjegjėsuar dhe tė komunikonte duke pėrdorur fjalėn lekė, por jo pa pėrgjegjėsi mbetet Qeveria shqiptare e asaj kohe e deri nė vitin 1990, qė duhet ta kishte edukuar popullin me nocionin lekė dhe asgjė tjetėr, mbasi nė atė kohė ai i bindjen parlamentit dhe qeverisė sė tij verbėrisht. Veē kėsaj ajo qeveri duhet t’i kishte paraprirė kėsaj gjendje tė pakėndshme duke e kėmbyer lekun me njė shifėr jo tė plotpjesėtueshme siē ishte dhjeta, por edhe me presje dhjetore, gjė qė do ta vėshtirėsonte shumė popullin pėr tė bėrė llogaritjen nė jetėn e pėrditshme. Pėrgjegjėsi kanė edhe tė gjitha qeveritė e mėvonshme, mbas rrėzimit tė sistemit diktatorial dhe ardhjes sė demokracisė dhe sistemi kapitalist. Sot nė kėtė sistem, si asnjėherė tjetėr gjatė 50 vjetėve, jeta ėshtė llogari, ėshtė tepėr aktuale thėnia e Nikollaqit “Olimbi jeta ėshtė llogari”, nė komedinė brilante tė Spiro. Ēomorės “Karnavalet e Korēės”. Sot si kurrė ndonjėherė, paraja nuk njeh atdhetarizėm, nuk njeh kufi, nuk njeh nder, shoqėri, miqėsi, etj, etj. Ky lek akoma nuk e ka fituar statusin e vet, pasi shumė qeveritarė tanė tė nderuar, deputetė e shumė funksionarė tė lartė tė institucioneve shtetėrore vazhdojnė e flasin me lekė tė rinj apo tė vjetėr. Kėta mbiemra u vendosen lekėve sipas interesave, kėshtu kur bėhet fjalė pėr ndonjė punė tė mirė, apo ndonjė investim tė madh, qė do tė kryhet me lekė tė vjetra, ndėrsa pėr tė pėrēmuar punėn e tė tjerėve ose pėr tė justifikuar shpenzimet flitet me lekė tė rinj. Nuk ėshtė rastėsi thėnia e kryeministrit shqiptar nė fund vitin e kaluar, se duke filluar nga data 1 dhjetor 2006, asnjė pensionist nė qytet nuk do tė marrė mė pak se 100 mijė lekė pension, po kėshtu dhe pėr sihariqin se ēdo pensionist pėr festat e fundvitit do tė marrė 50 mijė lekė. Kjo gjė u pėrsėrit edhe gjatė fushatės elektorale, kur u paraqitėn sukseset e Partisė Demokratike. Sa mirė do tė ishte qė ēdo pensionist tė merrte kėto para. Zoti kryeministėr tregohet shumė korrekt kur pėrmend vetėm fjalėn lekė, pavarėsisht se nuk jep atė sasi qė premton, ndėrsa shumė pushtetarė flasin me lekė tė rinj ose tė vjetėr. Sa do vazhdojė kjo gjendje dhe kush do punojė pėr tė edukuar veten dhe tė tjerėt pėr t’i bindur se nė Shqipėri ka vetėm lek. Mendojmė se sė pari duhet tė ndėrgjegjėsohet vet populli nė marrėdhėniet me institucionet shtetėrore, sektorin privat, nė jetėn e pėrditshme nė shoqėri, familje e kudo. Sė dyti njė rol tė rėndėsishėm duhet tė luajė ministria e Arsimit dhe Shkencės pėr edukimin e fėmijėve nė shkollat fillore, nė tė mesme e deri nė universitete. Si ėshtė e mundur qė fėmijėt e vegjėl kartėmonedhėn prej 100 lekė, e lexojnė 1000 Lekė? Si ėshtė e mundur qė disa mėsues u japin probleme fėmijėve me lekė tė vjetėr, ose ua japin ēmimet e librave me lek tė vjetra ose iu kėrkojnė nga X lekė tė vjetra pėr ekskursione tė ndryshme, pa pėrmendur disa intervista me disa fėmijė, tė cilėt shprehen para kamerave televizive, e me rastin e 7 Marsit, mblodhėn 5 mijė lekė pėr t’i blerė mėsuesve lule, etj, etj. Ku kanė parė kėta fėmijė, nxėnės, studentė, pse jo dhe mėsues, lekė tė vjetra. Njė punė e mirė ėshtė bėrė dhe bėhet sot pėr zhdukjen e kėtyre mbiemrave tė tepėrt nė banka, qofshin kėto shtetėrore apo private, ku flitet dhe kryhen veprime vetėm me lekė. Ndryshe nė kėmbim jashtė bankave, dhe nė disa shkėmbimore, ku tė gjitha llogaritė bėhen me lekėt e parakonventimit. Njė figurė e keqe dhe diskredituese pėr vendin tonė krijohet kur disa tė huaj shkojnė e kėmbejnė monedhat e vendeve tė tyre si euro, dollarė amerikanė, franga zvicerane, paund britanik, etj, tek tregu valutor i rrugės ku komunikimi dhe llogaritjet bėhen me lekė tė vjetėr, gjė qė i habit tė huajt. Mirė punohet nė sektorin e shėndetėsisė, nė mėnyrė tė veēantė nėpėr farmacitė, ku barnat janė tė etiketuara me ēmimet pėrkatėse nė lekė, por nuk ėshtė kjo gjendja nė spitalet ku pazaret pėr operacione, analizat e ndryshme, shėrbimet etj, vetėkuptohet pėr ato qė jepen nėn dorė, bėhen gjithmonė me lekė tė vjetra. Pėr t’u dėshiruar paraqitet gjendja nė tregun shqiptar, ku me pėrjashtim tė supermarketeve ku ka kulturė tregtare, mallrat janė tė etiketuara me ēmimet pėrkatėse, me njė komunikim normal duke dhėnė edhe faturėn pėrkatėse pėr mallrat e blera, njėsitė e tjera tregtare e veēanėrisht tregu i fruta- perimeve gjendja ėshtė jo e kėnaqshme. Edhe nė rastet kur vendosin tabelėn e ēmimeve pėr ēdo mall, pėrsėri ftojnė klientėt duke pėrmendur ēmimet me lekė tė vjetra ose nuk janė tė pakta rastet kur shitėsi i mallit shkruan nė tabelė: 3 kg mollė 1000 lekė, ose 2.5 kg patate 1000 lekė, 3 tufa sallatė jeshile 500 lekė, etj, etj. A ka kontroll nė tregti pėr cilėsinė, peshėmatjen, afatet e skadimit, etiketimin e mallit, ēmimet etj, edhe pse lejohet kjo gjendje? Sė treti njė ndihmesė tė madhe pėr kėtė problem qė mund tė konsiderohet ordiner, por mjaft i rėndėsishėm duhet tė japė media elektronike dhe ajo e shkruar, ku nėpėrmjet shkrimeve dhe emisioneve tė ndryshme tė ndikojnė te populli shqiptare pėr tė bėrė llogaritė dhe bisedat vetėm me lekė. Nuk janė tė pakta rastet kur nė emisionet e lajmeve flitet me mbiemra shtesė ose pa kėto. Kėshtu, nė kohėn e krizės sė energjisė elektrike ėshtė spekuluar duke thėnė se ēmimi i bukės do tė shkojė 1000 lekė ose nė njė emision televiziv nė Zonė e Lirė, zoti Ēani, duke bėrė promovimin e disa librave tė rinj, thekson se po tė doni ēmimet po jua them: “ Ky libėr kushton 350 lekė tė reja ose 3500 lekė tė vjetra”. Mendojmė se kėto thėnie nuk tingėllojnė mirė edhe pėr faktin se njerėzit e kuptojnė se njė libėr nuk mund tė kushtojė sa njė gjysmė buke. Edhe mė tepėr kur ēmimi del nga goja e njė intelektuali dhe njė drejtuesi tė talentuar tė emisionit qė frekuentohet nga shumė dashamirės. Herė pas here pėrpiqen ta trajtojnė kėtė problem drejtuesit e emisionit Fiks Fare, por mė shumė shkarazi pa e goditur fort kėtė fenomen 42-vjeēar. Edhe nė median e shkruar ka shumė raste kur flitet pėr lekė vihen mbiemra tė reja apo tė vjetra. Kėshtu p.sh, nė disa njoftime tė policisė se pėr kėdo qė jep informacion mbi vendndodhjen e X personi, i cili dyshohet si autor i vrasjes apo pengmarrės, etj policia vė nė dispozicion njė milion lekė tė reja, ndėrsa njė gazetė tjetėr pėr tė njėjtėn ngjarje dhe autor thekson se policia vė nė dispozicion dhjetė milionė lekė tė vjetra, raste tė tilla dhe tė tjera i hasim shpesh nė median e shkruar dhe atė elektronike. Duke u nisur nga kėto pak fakte, jo tė kėndshme qė pėrmendėm mė lart, si dhe klima jo e mirė qė ėshtė krijuar pėr lekun, i cili sot ėshtė prezent orė e ēast nga mėngjesi e deri nė darė, ku nuk mund tė mbarosh punė nė asnjė zyrė shtetėrore, pa paguar nėn dorė si nė zyrat e gjendjeve civile, gjykatė, prokurori, zyrat e hipotekimit, komuna, bashki, polici rrugore, polici ndėrtimi, elektrike, etj, etj. Ju bėjmė thirrej administratės shtetėrore, qeveritare, deputetėve, politikanėve, medias elektronike dhe tė shkruar, si dhe ēdo shqiptari kudo qė mėson, punon apo shėrben se nė Shqipėri ka vetėm lekė.


    ---

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Titulli i temes me kujton per sa me vijon:
    Me problemin a po flitet me leke te reja apo leke te vjetra kane perfituar matrapazet e Shqiperise kur shqiptare nga Kosova e Maqedonia kane ardhur ketu e disa vite me pare per te bere pushime ne Shqiperi. Por kam pershtypjen, se tani informacioni eshte perhapur goje me goje nga turistet nga Kosova tek miqte e te afermit dhe tani nuk i gjenjen dot me njeri. Gjithsesi kush ka shoke e kusherinj ne Kosove e Maqedoni s'ben keq sikur t'ua permende si ceshtje, nese e merr vesh se ata do te vijne per pushime ne Shqiperi.

  3. #3
    TR1920A Maska e Oni_11111
    Anėtarėsuar
    12-11-2006
    Vendndodhja
    Toscana
    Postime
    143
    shpesh here ka pyetur veten se pse ne shqiptaret mbas kaq e kaq vitesh flasim akoma me leke te vjetra apo te reja???

    e kam biseduar shume shpesh me shoqerine time. mos valle ne shqiptaret jemi budallenj????


    aty shkruhet 100 ne i themi 1000
    aty shkruhet 500 ne i themi 5000

    kane kaluar shume vite. nuk e kuptoj pse akoma flitet me leke te vjetra
    L'AMORE, L'UNICA COSA PER CUI VALE LA PENA SOFFRIRE !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Fjalė tė urta
    Nga zemri nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 377
    Postimi i Fundit: 26-02-2019, 15:24
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Fjalė tė urta dhe proverba nė Gjuhėn shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 28-08-2007, 05:42
  4. Festimi i 94 vjetorit tė pavarsisė
    Nga Fiori nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •