Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer,Bojkotohet takimi me ambasadorin e ri Zef Mazit

    Nente shoqata shqiptare nė Angli nuk marrin pjesė nė takimin e prezantimit

    Bojkotohet takimi me ambasadorin e ri Zef Mazit


    Ambasador "Kujdes nga orientimet pėr qėndrime klienteliste"


    Nga Londra
    Muhamed Veliu



    Nėntė drejtuesit e shoqatave tė emigrantėve shqiptarė nė Angli nuk kanė marrė pjesė nė njė takim njohje me ambasadorin e ri tė Republikės sė Shqipėrisė nė Britaninė e Madhe zotin Zef Mazi.

    Inicuese e organizimit tė mos shkuarjes nė takim ėshtė gazeta mė e madhe shqiptare ne Britani "The Albanian" tė cilės nuk ju kthye asnjė pėrgjigje zyrtare nga funksionarėt e ambasadės nė lidhje me disa pytje qė kjo gazetė i drejtonte ambasadorit tė ri.

    Mazi ka dhėnė intervistėn e tij tė parė si ambasador nė Britaninė e Madhe pėr njė tjetėr gazetė shqiptare e cila nė komunitetin shqiptarė nė Angli shikohet si mjet dizinformimi apo sulmesh personale nga financuesit e saj. Njėri prej tė sulmuarve padrejtėsisht nga kjo gazetė ishte ish paraardhėsi i Mazit ambasadori Kastritot Robo dhe shoferi i kėsaj ambasade Shkėlzen Geci. Madje edhe ish ministri i jashtėm Besnik Mustafaj me kėshilltaren Desada Meta numrat e celularit tė cilėve ju botuan nga kjo gazete.

    Burime tė rezervuara thonė se ishin kėshilltarėt e ambasadorit tė cilėt kanė ndėryrė qė ai tė japė kėtė intervistė nė atė organ tė panjohur pėr vetė ambasadorin.

    "Ne besuam se sė bashku me ftesėn do tė kishin nė postėn tonė elektronike apo atė normale, arsyet se pse Ju zoti Ambasador nuk degjuat tė na kthenit pėrgjigje nė lidhjet me pyetjet e drejtuara mbi detyrėn tėnde tė re. Si ēdo media ne dėshiruam qė tė pasqyronim aktivitetin e pėrfaqėsisė shqiptare nė Londėr, nisur nga rotacioni nė kėtė ambasadė. Kjo ishte nė vazhdėn e kontakteve tė herėpashershme qė kemi patur me paraardhėsin tuaj, apo me stafin e ambasadės, si pjesė e misionit tonė pėr tė informuar mėrgimtarėt shqiptarė nė Mbretėrinė e Bashkuar" thuhet nė fillim tė njė letre tė hapur drejtuar ambasadorit Zef Mazi.

    Mė tej nė kėtė letėr e cila i ėshtė dėrguar edhe ministrit Lulzim Basha shkruhet se redaksia e "The Albanian" dhe nėntė shoqatat qė nuk shkuan nė takim, nuk dėshirojmė tė besojmė se ambasadori Mazi ėshtė i prirė apo i orientuar pėr qėndrime klienteliste, qė nuk i shėrbejnė aspak shqiptarėve nė Mbretėrinė e Bashkuar, madje e shėmtojnė imazhin dhe misionin e njė ambasadori, si pėrfaqėsues i shtetit shqiptar.

    Pėrveē problemit me gazetėn The Albanian duket se "harresa" per te ftuar disa personaliteteve tė njohura nga komuniteti shqiptar ka qėnė njė tjetėr shkak pėr tė mos i'a pirė dollinė e mirseardhjes ambasadorit Mazi.

    "Por duke lėnė mėnjanė gazetėn, dėshirojmė qė t'Ju informojmė se arsyeja tjetėr pėr mospjesėmarrjen tonė nė kėtė takim, qėndron nė tendencat pėr ndarje qė i janė bėrė komunitetit. Na lejoni t'iu vėmė nė dijeni se u befasuam, ndėrsa komunikuam me shumė organizma dhe shoqata, tė cilat kanė shėrbyer prej kaq kohėsh nė Britani dhe qė kontributi i tyre ėshtė shumė i ēmueshėm, por qė mjerisht nuk ishin ftuar nė kėtė takim. Shumė prej kėtyre organizatave kanė shėrbyer si ambasada tė shqiptarėve nė Britani, nė momentet kur kėtu nuk kishim pėrfaqėsi diplomatike dhe aktivistėt e kėtyre shoqatave u shndėrruan nė ambasadorė tė shkėlqyer tė mėmėdheut. Ne nuk arrijmė tė gjejmė asnjė arsye se pse kėto organizata nuk janė tė ftuara nė kėtė takim dhe e quajmė si tepėr absurde moslajmėrimin e tyre" pėrfundon letra e hapur mbushur me indinjatė nė adresė tė Ambasadės shqiptare nė Londėr. Nė numrin e muajit Tetor, The Albanian botim i shoqatės Edith Durham ka lėnė njė faqe bosh me pikpyetje nė mes ku u tregon lexuesve se nė atė faqe duhej tė ishte intervista e ambasadorit tė ri Zef Mazi.

    Shoqatat qė nuk pranuan tė shkojnė nė takim.

    1. Shoqata "Edith Durham"

    2. Shoqata "Ardhmeria"

    3. "Qėndra pėr studime shqiptare"

    4. Shoqata "MEAF" Birmingam

    5. Shoqata "Skėnderbeu"

    6. Shoqata "Dituria"

    7. "Kosova Islamic Centre"

    8. Shoqata "Arbėria"

    9. "Anglo Albanian Association"

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Ti, ne radhe te pare s'duhet te mbash logo te Erzenit te Shijakut nese pretendon se flet per shqiptaret ne pergjithesi dhe jo vetem per shijakasit!

    Se dyti,
    te gjithe ju qe mbaheni si intelektuale ne Britani, jeni nje grumbull i madh plehrash dhe bene mire ambasadori i ri qe ju injoron!

    Morracake! Nga vete pozita e gazetarit apo kryetarit te dickaje, duhet te ishit munduar, te pakten formalisht per t'i legalizuar shqiptaret e mbytur nga malli per njerzit dhe vendin e tyre.

    Perderisa asgje nuk keni bere ne anen pozitive dhe keni dhene mjaft mesazhe negative, ne dem te shqiptareve, KUJDES SE JU BEHET SHPINA ME E BUTE SE BARKU NDONJE DITE!

    HESHTNI!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cufi british
    Anėtarėsuar
    25-05-2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    28
    eshte shume e vertete keto qe tha zoteria me lart.keta intelectuale lytha qe hiqen me te shejte se papa,vete kane hyre me ndonje vize fallco the tani na shesin mend bile dojne me respect se sa ambasadori i ri .

  4. #4
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    opo ca shoqatash thote ky mer anomi ca flet ky sikur u be nomi nga shoqatat ketu ,pffffffff
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Pse mendon se njerezve do i behet vone per sherre ndermjet gazetash? Per shkak se ai dha interviste me nje gazete rivale paska plasur ky sherr. Pune e madhe....

    Pale, pale, na thua se edhe nuk paraqet opinone por vetem ndodhite. S'kam pare ndonjehere artikull me te mbushur me opinione, paragjykime dhe kercenime se sa ky. Publiku nuk ka nevoje per lajme qe mundohen ti thone se cfare duhet te mendojne...

Tema tė Ngjashme

  1. Milo: Ju tregoj takimet Nano me Millosheviē dhe Majko-Papandreu
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2017, 15:39
  2. Tregon Paskal Milo..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2009, 06:13
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:33
  4. Filloi nė Durrės, takimi rajonal "Ndėrtimi i miqėsisė ballkanike"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 09:09
  5. Thaci:Rexhepi-Zhvikovic, takimi qe nxit dialogun
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2003, 08:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •