Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Si të sillemi me fëmijët? (5 këshilla për prindërit)

    Kufizojini kohën

    Akademia amerikane e pediatreve rekomandon: nuk duhet parë televizor deri në moshën 2-vjeçare; më vonë, me kalimin e moshës orari i lejueshëm është 1, maksimumi 2. Bill Gates, drejtues i "Microsoft"-it, e lejon vajzën e tij 11-vjeçare të navigojë vetëm 45 minuta në internet dhe të luajë në videolojëra. Ndërsa në ditët e festave, maksimumi që Jenniferi duhet të kalojë para kompjuterit, është një orë. Ndërsa për adoleshentët vlen më shumë rregulli: nuk lejohen videolojërat para darkës.

    Zgjidhni cilësinë

    Programe dhe videolojërat jo të dhunshme dhe cilësore mund të kenë efekte pozitive nëse përshtaten me moshën e fëmijës dhe e kulturojnë atë.

    Favorizoni sportin dhe hobet

    Krijoni kushtet ideale për t‘u lejuar fëmijëve tuaj mundësi për të shprehur pasionet dhe dëshirat e tyre.

    Ndihmojeni të socializohet

    Mundohuni të gjeni mënyrën më të mirë për t‘ia bërë më të lehtë jetën sociale fëmijë tuaj: ndihmojeni që të zgjedhë shokë të mirë, si dhe të kapërcejë turpin.

    Flitini për cilësinë

    Shpjegojini fëmijës tuaj se çfarë është reale dhe çfarë jo. Mësojini si ta luftojnë dhunën dhe të duan paqen në çdo kohë.

    GAZETA SHQIP
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anëtarësuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Urime per temen se e ke hapur !
    vertet esht rendshishme mi nejt gati femijes rreth keto gjera e jo me len femijn para televizorit se ashtu eshte "me e lehte" per nje prind.
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    kujdes ne standartet e Edukimit te Femijve

    Me behet qejfi per temen e hapur shume aktuale dhe edukative .
    Ne vazhdim te temes do te vazhdoj te citoj pjese nga artikulli i Gazetes Shqip
    pergatitur Delina Cici materjal te cilin e kam lexuar disa here ,per te vetmen arsye , PROFESIONALIZMI I CILI ISHTE NDERTUAR MATERJALI

    ....Studime të tjera cilësojnë se prej 50 vjetësh e deri më sot, me shfaqjen e televizionit, koeficienti i inteligjencës ka filluar të rritet. Personat të cilët luajnë rregullisht me videolojërat, kanë rezultate më të mira në testet e vëmendjes vizive. Cilat janë efektet e mediave moderne në trurin e të rinjve?
    Televizioni dhe kompjuterët a rrisin aftësitë tona mendore dhe shoqërore, apo
    ndikojnë negativisht, duke na bërë të fiksuar dhe agresivë?

    Për një gjë të vetme studiuesit bien dakord: të gjitha teknologjitë që përdorim
    ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në trurin tonë. Nuk ka asgjë surprizuese në lidhje me këtë. “Jemi këta që jemi për shkak të reagimit të qelizave të trurit tonë, të cilat ndikohen nga ambienti dhe nga gjërat që ne bëjmë. Nëse ndryshojnë lidhjet, ndryshon edhe mënyra si mendojmë”.

    Si ndikon media? Disa studiues janë të mendimit që media mund të ndikojë pozitivisht në inteligjencën tonë, duke na bërë më të zgjuar. Mediat dhe videolojërat kërkojnë një planifikim më kompleks dhe një aftësi të madhe për të zgjidhur problemet, kjo lloj kulture popullore e mban trurin në lëvizje.

    Më të aftë
    Prova që e vërteton këtë? Pikërisht rritja e koeficientit të inteligjencës. Edhe studiues të tjerë janë të të njëjtit mendim. Kush luan rregullisht në kompjuter ka më shumë të zhvilluar anën vizive, ndjek më mirë ndryshimet e vazhdueshme, si dhe mund të kapë më shumë informacione.
    Femrat të cilat dalin më dobët se meshkujt në testet e inteligjencës, u përmirësuan me kalimin e kohës me anë të ushtrimit të tyre në lojërat tredimensionale. Videolojërat janë në gjendje të përmirësojnë edhe aftësitë fizike. Kirurgët më të mirë të endoskopisë janë njerëzit që ushtrohen më shumë se askush me videolojëra. Sipas Rene Weber, edhe telenovelat që shfaqen në televizion janë shumë të rëndësishme, sidomos për njerëzit më pak inteligjentë, të cilët mund të kenë rastin e tyre të vetëm që të njihen me seksin e sigurt, si dhe mbi rreziqet që paraqesin sëmundje si AIDS, apo sëmundje që vijnë si pasojë e konsumimit të drogave.

    Për sa i përket internetit? Ka nga ata të cilët mendojnë se përdorimi i tij mund të na bëjë më socialë, por ka edhe të tjerë të cilët mendojnë se mund të ketë efektin e kundërt. Dimitri Williams, ka zbuluar se programet kompjuterike ndikojnë në personalitetin tonë. Karakteret e hapura bëhen më shoqërorë, ato më të mbyllurat më të vetmuar. Megjithatë, është e pamundur t’i përgjithësosh. “Gjithçka varet nga përdorimi që i bën gjithsecili”, tregon Williams.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2009
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Davius Lexo Postimin
    Kufizojini kohën

    Akademia amerikane e pediatreve rekomandon: nuk duhet parë televizor deri në moshën 2-vjeçare; më vonë, me kalimin e moshës orari i lejueshëm është 1, maksimumi 2. Bill Gates, drejtues i "Microsoft"-it, e lejon vajzën e tij 11-vjeçare të navigojë vetëm 45 minuta në internet dhe të luajë në videolojëra. Ndërsa në ditët e festave, maksimumi që Jenniferi duhet të kalojë para kompjuterit, është një orë. Ndërsa për adoleshentët vlen më shumë rregulli: nuk lejohen videolojërat para darkës.

    Zgjidhni cilësinë

    Programe dhe videolojërat jo të dhunshme dhe cilësore mund të kenë efekte pozitive nëse përshtaten me moshën e fëmijës dhe e kulturojnë atë.

    Favorizoni sportin dhe hobet

    Krijoni kushtet ideale për t‘u lejuar fëmijëve tuaj mundësi për të shprehur pasionet dhe dëshirat e tyre.

    Ndihmojeni të socializohet

    Mundohuni të gjeni mënyrën më të mirë për t‘ia bërë më të lehtë jetën sociale fëmijë tuaj: ndihmojeni që të zgjedhë shokë të mirë, si dhe të kapërcejë turpin.

    Flitini për cilësinë

    Shpjegojini fëmijës tuaj se çfarë është reale dhe çfarë jo. Mësojini si ta luftojnë dhunën dhe të duan paqen në çdo kohë.

    GAZETA SHQIP
    keshilla shume te vlefshme. jemi te etur te lexojme akoma me shume

Tema të Ngjashme

  1. Gjendja e fëmijëve jetimë shqiptarë
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Prindërit dhe Fëmijët
    Nga Gimi3 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-05-2007, 08:50
  5. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •