Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Brezi që po shkon dëm

    marre nga Shqip, 26.09.2007

    Brezi që po shkon dëm

    Mentor Kikia

    Duke qenë pjesëtar i një brezi, i cili në rininë e tij të pasurit e një pale pantallonash xhins apo kadife e kishte luks ta madh, ndjej kënaqësi kur shikoj se si gjimnazistët dhe studentët e sotëm kanë të gjitha mundësinë dhe hapësirën për ta shijuar ndryshe këtë fazë të jetës. Por pikërisht, mënyra e të shijuarit të jetës nga rinia sot, ka ngrënë shumë herë diskutim. Është kjo një mënyrë moderne, pra normale për kohën që jetojmë, është shumë ekstravagante (jo në kuptimin e shfaqjeve të huaja të periudhës së para viteve ‘90), është e tepruar, apo edhe më keq, e degjeneruar dhe e degraduar? Për pasojë mund edhe të pyesim nëse brezi i sotëm është një rini normale, është mjaftueshëm i shkolluar e i edukuar për të qenë i gatshëm të marrë në dorëzim Shqipërinë e së nesërmes dhe i aftë për ta dërguar më përpara e për ta bërë më të begatë se etërit e tyre vendin e tyre? Këto pyetje hanë shumë diskutime dhe shumëkush mund të ndajë opinione të ndryshme e kontradiktore. Personalisht do t‘i bashkohesha grupit të njerëzve që ndjehen të shqetësuar për brezin e ri, për cilësinë e shkollimit, për nivelin kulturor, për nivelin e edukatës dhe mirësjelljes dhe për pasojë edhe për të ardhmen e tij.

    Ndërsa ecnim një ditë trotuarit të bulevardit të kryeqytetit, tri vajza, në moshë të gjimnazit, bisedonin shpenguar me zë të lartë. Njërës i ra telefoni dhe u përgjigj: "Hë me kurve, ku je? Nga ***** ku ke humbur një javë?". Pasi mbylli bisedën, shoqja e pyeti se kush ishte. "Ajo shoqja ime e Qemalit (mesa duket e shkollës së mesme "Qemal Stafa"), Lola". "Kush me? - ndërhyri tjetra - ajo shurra që pallohet me atë mallistin, që ndau atë shoqen time nga dashnori?". Biseda mes tyre vazhdoi në të njëjtën temë, kur një djalë i ra borisë së makinës. "Ata robt ku t‘i kesh shkërdhatë" - ia priti e treta, me sa fuqi që kishte. Shumë njerëz kthyen kokën të nxitur nga kjo shprehje, por kjo nuk ndikoi fare që vajzat të ndryshonin temën e bisedës.

    I kërkojmë një mijë herë ndjesë lexuesit dhe gazetës për përdorimin e shprehjeve të mësipërme. Por e riprodhuam dialogun me korrektesë për të qenë më realë në ngritjen e një problemi vërtet serioz dhe shqetësues si dhe për të ndarë me ju një brengë që të mbetet pas, kur shikon tri vajza të bukura e të veshura hijshëm, të flisnin mes turmës së njerëzve me një gjuhë tejet ordinere. Në fakt, fillimisht rrezen e shqetësimit e pata shumë të ngushtë, kur mendova se çfarë përgjigje do të merrja, sikur njëra prej tyre të ishte nesër nusja e tim biri (i cili për fat është ende herët për kësi punës) dhe unë t‘i kërkoja, ta zëmë, të më bënte një kafe? Këtë episod e bëmë objekt diskutimi mes një grupi kolegësh, duke shprehur shqetësimin për degradimin e fjalorit në radhët e rinisë. "Je shumë i vonuar - më thanë. Vajzat kanë kohë që ua kanë marrë frenat djemve. Janë ato tashmë që përdorin si të zakonshme shprehje nga më ordineret, që të shajnë mbarë praptë, siç e themi ne meshkujt, me libër shtëpie. Në rrugë, në shkollë, në kafene, e madje edhe në familje, fjalori i tyre është një degjenerim total".

    Konstatimi i vonuar na u kujtua sërish këto ditë kur Elsa Ballauri, ngrinte në një artikull një shqetësim vërtet serioz: fatin e rinisë "bllokiste". Asaj rinie që braktis shkollën dhe dergjet tërë ditën kafeneve, rinisë që diskuton për çdo gjë, veç për një libër, për një film apo një teatër jo. Të asaj rinie, ku individi që lexon është një humbameno, ai që shkon rregullisht në shkollë është një debil, ai që krahas shkollës bën edhe një punë është fakir. Duhet të jemi seriozisht të shqetësuar për fatin e individëve që do të përbëjnë shoqërinë produktive të së nesërmes, të cilët nuk dinë ku bien dyert e bibliotekave, por dinë adresat e të gjitha pabeve, klubeve të natës dhe moteleve. Koha është duke prodhuar vërtet një kategori të rinjsh shumë të aftë, që po formohen bindshëm edhe në universitete të famshëm në botë. Por ata janë fare pak të për ndikuar në përqindjen e lartë të injorancës që do të mbushë shoqërinë e së nesërmes, pa llogaritur që një përqindje e konsiderueshme e tyre nuk kthehen më në Shqipëri.

    Produkte të një shoqërie ku edukimi ishte çështje e partisë dhe ku mirësjellja dhe të nxënit imponoheshin, prindërit e rinisë së sotme mjaftohen me shpenzimet për të mos u munguar gjë fëmijëve të tyre dhe përgjithësisht nuk kanë në axhendë edukimin e tyre. Shumë syresh që kanë mundur të krijojnë komoditete financiare mjaftohen të paguajnë shtrenjtë në shkollat private dhe nuk e dinë se sa efektivisht notat e tyre janë ekuivalente me njohuritë. Shumë syresh mjaftohen me regjistrimin në universitete private dhe presin fundin e katër viteve për të marrë diplomën e blerë me para. Shumë syresh krenohen që u bëjnë surpriza me BMW ditën e lindjes së fëmijëve të tyre gjimnazistë, të cilët megjithatë nuk kanë një libër në shtëpi. Rinia e sotme nuk ka simbole, nuk ka idhuj për të ndjekur dhe është e prirur të rrëshqasë lehtësisht drejt degjenerimit. Për më shumë se një muaj, idhulli i rinisë dhe adoleshentëve të Tiranës ishte videoja e një artisteje që ishte filmuar nudo ndërsa merrte drogë, të cilën të rinjtë e qarkullonin në telefonat e tyre celularë.

    Me këtë brez nuk bëhet fjalë të flasësh për parime, si p.sh., vullnetarizmi, pasi ata po edukohen me frymën e trotuareve. Media nga ana e saj nuk ofron asgjë edukative. Ekranet televizive kanë në qendër edicionet e lajmeve dhe debatin politik, ndërsa pjesa tjetër e kohës mbushet me telenovela, të cilat kanë të gjitha të njëjtën fabul: një mjedis ku gëlon thashethemi, intriga dhe tradhtia seksuale, ku nëna ngatërrohet me djalin, vajza me babanë e ku si nëna, ashtu edhe vajza, kanë të njëjtin të dashur. Përtej fatalitetit me të cilët po ngrejmë këtë shqetësim, realiteti duhet të na bëjë të mendojmë seriozisht për ta ndryshuar atë. Dhe në radhë të parë sytë duhet t‘i drejtojmë nga shkolla.

    Gjithkush që ka pasur përvojën e pjesëmarrjes apo të asistimit në një institucion arsimor në vendet e qytetëruara, ka parë që të paktën në orën e mësimit nxënësit, studentët dhe mësuesit e kanë të ndaluar rreptësisht të përdorin telefonin celular e aq më shumë të ndezin cigaren. Gjithkush që ka pasur këtë përvojë ka parë që askund nuk ka vajza në shkollë me mini e mikrofunde si në shkollat tona. Shkolla duhet të rrisë shkallën e disiplinimit dhe shkallën e bashkëpunimit me prindërit. Ajo nuk është një institucion argëtimi, ku vajzat shkojnë për të zënë të dashur e djemtë të dashura, por një vatër të nxënit dhe detyrimisht edhe edukimit. Duhet të ndjejmë frikë seriozisht për të ardhmen e shoqërisë sonë.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Kam patur ne pune nje cun student qe pyeste ;- Po Skenderbeu vdiq apo e vrane vet?!!!
    - O kush t'a ka dhene historin ty - i thash une dhe vura duart ne koke.

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Pa i politizuar gjerat,deri ne vitet 90 analfabetizmi ishte praktikisht 0 por niveli i arsimit medioker.
    Sot ka me mijera femije qe nuk shkojne ne shkolle,niveli i universiteteve eshte perkeqesuar me tej,ka persona sa te duash qe kane diploma te blera me lek(per mendimin tim mund te jesh dhe profesor,por ngelesh idiot,nese je bo profesor me gjona fallco)Ja vlen te permendet qe ka me mijera studente qe studiojne ne universitete te famshme europiane,le te shpresojme te jene keta e ardhmja e Shqiperise,gjithmone nese kthehen,por siç po shkojne punet ne Shqiperi!!!!!!!???????
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    Citim Postuar më parë nga engjellorja Lexo Postimin
    Kam patur ne pune nje cun student qe pyeste ;- Po Skenderbeu vdiq apo e vrane vet?!!!
    - O kush t'a ka dhene historin ty - i thash une dhe vura duart ne koke.
    Ti domethene e ditke eeee!!!

    ja dhe nje tjeter,

    Ne nje provim te vitit te trete ne shkollen e larte nje person qe ishte me korrospondece per ekonomik dhe po plotesonte nje tabele me pyeti,
    - Me fal Atesia cfare do te thote!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga pellumbi Lexo Postimin
    Ti domethene e ditke eeee!!!

    ja dhe nje tjeter,

    Ne nje provim te vitit te trete ne shkollen e larte nje person qe ishte me korrospondece per ekonomik dhe po plotesonte nje tabele me pyeti,
    - Me fal Atesia cfare do te thote!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    siç duket do kete qene kopil hahahahahahahahaha
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    siç duket do kete qene kopil hahahahahahahahaha
    Nuk munda ta pyes per kete gje land se ishte burre me kollare dhe se mezi po e mbaja veten nga e qeshura hahahahaha.
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Burre me kollare,korrupsionist!!!!!hahahahahahahaha
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anëtarësuar
    30-04-2005
    Postime
    320
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Burre me kollare,korrupsionist!!!!!hahahahahahahaha
    Ske cti besh Land keshtu eshte e ndertuar hahahahah, ku i dihet se nga e kishte mendjen ate dite ai ndoshta nga ndonje tender dhe nuk dinte se sa do merrte.
    Nese ajo qe do te thuash nuk eshte me e mire se heshtja atehere me mire hesht.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    ne nje sondazh qe u be ishte nje pyetje se cilet ishin shoket e Skenderbeut. Njerezit qe e plotesuan pyetsorin ishin kalimtare te rastit. Shumica u pergjigjen-Isa Boletini e Ismail Qemali

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    ne nje sondazh qe u be ishte nje pyetje se cilet ishin shoket e Skenderbeut. Njerezit qe e plotesuan pyetsorin ishin kalimtare te rastit. Shumica u pergjigjen-Isa Boletini e Ismail Qemali
    ngaqe i kan pa bashk ke portokallia lol ahahahahahahah
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •