
Postuar mė parė nga
toni77_toni
Maria eshte Eva e dyte
Le te shohim tashti se cfare nenkupton kjo gje:
Eva pati nje pozite te patjetersueshme edhe thelbesore ne Beselidhjen e Pare.
Fati i Races njerezore ishte ne Adamin. Ishte ai qe na perfaqesoi ne. Edhe ne Adamin, ne rame. Megjithese Eva ra, serish, nqs Adami do te kish rezistuar, ne nuk do te kishim humbur privilegjet mbinatyrore qe i ishin dhene atij si ati yne i pare. Megjithate, edhe pse Eva nuk ishte kreu i races njerezore, serish, edhe ne lidhje me racen njerezore, ajo kishte vendin e saje, pasi Adami, te cilit iu dha ti veje emrin gjithshkaje, e therriti Even "Nena e te gjithe te gjalleve", nje emer qe shpreh jo vetem nje fakt se sa nje dinjitet, por per me teper, pasi ajo ne kete menyre pati relaten e vete te pergjitheshme me racen njerezore, ashtu sikurse pati vendin e vete ne lidhje me proven edhe rrenien e Adamit.
Ajo e degjoi Engjellin e Rrene, aji i ofroi frutin te shoqit, ndersa ai hengri prej tij. Ajo ishte nje bashke-punetore, jo si nje instrument i papergjegjshem, por intimisht edhe personalisht ne mekat, pasi ajo e shkaktoi ate.
Sikurse historia na thote, ajo ishte nje sine-qua-non, nje shkak pozitiv, aktiv i rrenies. Po ashtu ajo kishte pjesen e saje ne ndeshkimin, ne fjalet qe iu drejtuan asaj, pasi ajo u njoh si nje agjente e vertete ne tundimin edhe ceshtjen lidhur me te, edhe u denua per ate gje.
Ne ate akt te paligjshem, perfshihen tre pjese, - gjarperi, gruaja edhe burri; ndersa ne momentin e ndeshkimit, u paracaktua nje ndodhi qe do bente vaki me vone, ku serish takohen emrat e te tre pjeseve, te te gjarperit, gruas edhe te burrit.
Pra, duhej te ish perseri nje Adam i Dyte, ndersa Eva e Dyte te ish Nena e Adamit te Ri, "do te ve armiqesi midis teje edhe gruas, edhe fares tende edhe fares se saj".
Fara e Gruas eshte Fjala e Misheruar, ndersa Gruaja, se ciles i takon Fara apo Biri i saje, eshte e Ema e Tij, Maria.
Ky interpretim, edhe paralelizim eshte perfshires edhe i pamohueshem.
Madje kjo ka qene doktrina me e hershme e Eterve te Kishes (te atyre qe sollen pagabueshmerisht ne jete Biblen), edhe duke ditur vendin qe pati Eva ne rrenien e Races njerezore, neve mundemi qe te dime vendin qe ka Eve e Dyte ne Restaurimin e Races Njerezore.
Le pra te shohim se cfare thone Eterit e Kishes:
1) Shen Justin Martiri (120-165 A.D), i cili perfaqeson doktrinen qe besohej ne Palestine.
"Ne e dime qe Ai, para gjithe krijesave, doli prej Atit me pushtetin edhe deshiren e Tij,...edhe me ane te Virgjereshes u be njeri, ashtu qe ne ate menyre qe u shkaktua mosbindja prej gjarperit, ne po ate menyre te mund te cbehej Pasi Eva, duke qene nje Virgjereshe edhe e panjolle, duke e pranuar fjalen qe i erdh prej djallit, shkaktoi mosbindje edhe vdekje, ndersa Virgjeresha Mari, duke patur besim edhe gezim, kur Engjelli i shpalli Lajmin e Mire, qe Shpirti i Zotit do te zbrese ne te edhe Fuqia e me te Lartit do ta mbuloje, prandaj edhe i Shenjti qe do te linde do te ish Bir i Perendise, u pergjigj, "Le te behet ne mua sipas Fjales Tende" (Trifoni 100)
2) Tertuliani (160-240 A.D), doktrina e te cilit perfaqeson mesmet qe besoheshin ne Afrike edhe Rome.
"Perendia e risolli ne jete Imazhin edhe Ngjasimin e Tij, te cilin e kish zene djalli, me ane te nje nderhyrje rivale. Pasi Eva, ende nje Virgjereshe, e kish pranuar fjalen qe u be kornize e vdekjes, po ashtu nje Virgjereshe do te ti sillej Fjala e Perendise, qe u be edhe ndertuesja e Jetes. Keshtu pra ajo qe kish shkuar drejt humbjes nepermjet atij seksi, nepermjet te te njejtit seks te mund te vinte serish Shpetimi.
Eva i pat besuar djallit, Maria i besoi Grabrielit. Faji qe njera kreu me ane te mosbesimit, tjetra me ane te besimit e cbeu". (Mbi Misherimin e Krishtit, 17)
3) Shen Irineu i Lionit (120-200 A.D). Mesimi i tij perfaqeson doktrinen qe besohej ne Azine e Vogel edhe ne France - per me teper qe ai perfaqeson Shen Joan Ungjillorin, pasi ai ish mesuar ne fe nga Shen Polikarp Martiri, i cili kish qene nje shok i ngushte i Gjonit Ungjilltar, edhe i Apostujve te tjere:
"Me ane te nenshtrimit, Maria Virgjeresha u gjet e bindeshme, duke thene: 'Ja o Zot, le te behet ne mua sipas fjales Tende'. Por Eva ishte e pabindeshme, pasi ajo nuk u bind, nderkohe qe ish ende virgjereshe. Sepse ajo edhe pse ishte e shoqja e Adamit, megjithese ende virgjereshe.....duke u bere e pabindeshme u be shkaku i vdekjes se vetes se vete edhe te te gjithe races njerezore, ashtu sikunder Maria, duke sjelle te parathenin, ndonese Virgjereshe, me ane te bindjes, u be shkak shpetimi per vete edhe per te gjithe racen njerezore.
.....Ne lidhje me kete Zoti tha, se i pari do te jete i fundit, ndersa i fundit i pare. Edhe profeti shenon te njejten gje, duke thene, 'ne vend te eterve, ju keni bije'. Sespe, ndersa Zoti, kur lindi, ishte i parelinduri i te vdekurve, edhe morii ne gjirin e Tij eterit e pare, Ai i rigjeneroi ata ne Jeten me Perendine, duke u bere Ai Vete Fillesa e te gjalleve, pasi qe Adami u be fillesa e te vdekurve. Prandaj edhe Luka, e filloi linjen e brezave prej Zotit tek Adami, duke nenkuptuar se Ai i rigjeneroi eterit e mocem, jo ata Ate, ne Jeten e Ungjillit. Edhe keshtu Nyja e Pabindshmerise se Eves u zgjidh me ane te Bindshmerise se Maries, pasi cfare lidhi Eve virgjeresha ne pabesi, ate e zgjidhi Marie Virgjeresha me besim" (Kundra Herezive - po te doni edhe deshmuesave - III. 22.34)
Krijoni Kontakt