Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Kujtim Hysenaj, kryetar i ri i SHISH

    Shefi i ri i Shėrbimit Informativ ka studiuar pėr frėngjisht dhe ka punuar 30 vjet si diplomat

    Njė ambasador nė krye tė SHISH
    Moisiu dekreton Hysenajn pas propozimit tė Nanos



    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre

    TIRANE

    Presidenti Moisiu e dekretoi dje 55-vjeēarin Kujtim Hysenajn kryetar tė SHISH-it. Diplomati dhe pėrfaqėsues i dy kompanive- njė holandeze dhe njė sllovene, tashmė merr zyrtarisht detyrėn e shefit tė agjentėve sekretė shqiptarė.

    Hysenaj ėshtė zgje-dhur nga Nano si kandidat dhe aktualisht ai ėshtė kėshilltar i jashtėm i kryeministrit pėr diplomacinė. Momenti deri nė zgjedhjen e tij ka kaluar nė shumė takime dhe diskutime kandidaturash tė shumta. Njėra nga kėto kandidatura do tė bėhet nėnkryetar i SHISH-it.
    Kryetari i ri i SHISH-it ėshtė diplomuar nė gjuhėn frėnge dhe nė Juridik. Nė vitin 1970 nis karrierėn e tij nė diplomaci si referent i Ministrisė sė Jashtme pėr OKB-nė dhe organizatat ndėrkombėtare. Nga 1979 deri nė 1992 Kujtim Hysenaj ka shėrbyer nė pėrfaqėsitė diplomatike jashtė vendit. Ai ka kryesuar disa delegacine tė Shqipėrisė nė konferenca tė rėndėsishme ndėrkombėtare, si dhe pėr njė vit ka qenė kėshilltar i Misionit shqiptar nė OKB. Pėr 5 vjet ka kryer detyrėn e kėshilltarit tė ambasadės shqiptare nė Paris. Ndėrsa Beogradi ka qenė qyteti ku Hysenaj ka punuar pėr 6 vjet. Nga viti 1986 deri nė vitin 1992 Hysenaj ka patur detyrėn e ambasadorit nė pėrfaqėsinė diplomatike shqiptare nė Jugosllavi. Ndėrrimi i regjimit nė Shqipėri e risjell atė nė atdhe, tashmė jo mė nė shėrbimin diplomatik, por me aktivitete private. Nė vitin 1992 Kujtim Hysenaj bėhet pėrfaqėsuesi i kompanisė ajrore sllovene "Adria Airways" dhe i kompanisė sė ekspresit ajror TNT Global Express. Kėtė biznes privat ai e ka vazhduar deri dje kur ka marrė emėrimin zyrtarisht nė krye tė SHISH-it. Ardhja nė pushtet e PS-sė dhe nisja e luftės nė Kosovė bėri qė Kujtim Hysenaj, njohės shumė i mirė i ēėshtjeve tė ish-Jugosllavisė tė bėhej kėshilltar special i ministrit tė Jashtėm. Hysenaj ka drejtuar edhe Drejtorinė e analizės dhe tė prognozės si dhe ka qenė kryetar i grupit tė posacėm tė punės pėr Kosovėn ngritur nga kryeministri kur atje shpėrthyeu lufta. Nė 1998 Kujtim Hysenaj rihyn nė diplomaci, por kėtė herė nė shėrbim tė Mbretėrisė sė Holandės qė e zgjedh atė konsull nderi nė Shqipėri. Nė vitin 2001 ai emėrohet konsull i pėrgjithshėm nderi i Sllovenisė nė Shqipėri. Aktualisht Hysenaj ėshtė edhe kėshilltar i jashtėm diplomatik i kryeministrit Nano. Ishte ky i fundit qė e propozoi Hysenajn pėr ta emėruar kryetar tė SHISH-t. Propozimi i tij u pranua nga ana e presidentit Moisiu. Pas 4 ditėsh Hysenaj feston 55- vjetorin e lindjes, por edhe detyrėn e tij tė re nė krye tė shėrbimit sekret shqiptar. Ai do tė zėvendėsojė Klosin nė kėtė detyrė dhe pritet qė nė ditėt e para tė punės tė marrė vendime pėr plotėsimin e vendeve bosh nė kėtė shėrbim tė shkaktuara nga shkarkimet e tjera qė bėri kryeministri Nano.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17
    Kompromisi, SHISH me dy zevendesa

    Ne ditet e ardhshme pritet edhe emerimi i nenkryetarit te ri te SHISH-it. Burime nga Presidenca bejne te ditur se gjate negociatave mes Presidentit dhe Kryeministrit eshte diskutuar nje formule e re per drejtimin e Sherbimit. Sipas te ciles, Sherbimi sekret do te kete dy nenkryetare. Te njejtat burime thane se shefi i komanduar Petrit Myftari do te kaloje ne pozicionin qe kishte para largimit te Klosit, ne ate te nenkryetarit. Ndersa vendi i nenkryetarit te dyte mendohet t'i jepet kandidatit tjeter per kreun e SHISH, Ylli Allushi, propozim i Presidentit. Ishte pikerisht kjo formule, qe beri te mundur arritjen e kompromisit mes Moisiut dhe Nanos. Por problem gjate bisedimeve ka dale ligji aktual per SHISH, i cili percakton se Sherbimi drejtohet nga kryetari dhe nje nenkryetar. Per kete po shihet mundesia e amendimit te ligjit, qe do t'i hape rruge me pas zbatimit te kesaj formule. Ne fjalen e tij para Kuvendit, Kryeministri Nano u shpreh se qeveria po pergatit permiresimin e ligjit per SHISH, por nuk dihet ende nese kjo ceshtje do te pefshihet ne projektligjin e ri.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Analiza dhe komente pėr zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Votėbesohet nė parlament qeveria Berisha
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 10:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •