Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Kryeqytetet me popullsinë më të madhe në botë

    Me rritjen e perandorive moderne dhe kombeve, kryeqytetet janë kthyer në një simbol të një shteti dhe qeverisë duke u ngjyrosur me nuanca politike. Për shkak të rëndësisë së tyre strategjike, ekonomike, sociale e politike, kryeqytetet janë gjithnjë në popullim e sipër.
    Historikisht, kryeqytetet kanë tërhequr në mënyrë të natyrshme njerëzit e motivuar politikisht dhe ata, aftësitë e të cilëve janë të nevojshme për një administratë qeveritare funksionale, siç janë avokatët, gazetarët etj.
    Kryeqyteti më i populluar aktualisht në botë është Tokio me 35,197,000 banorë, i pasuar nga Seuli, Pekini, Meksiko Siti etj. Numri i banorëve në këto kryeqytete është llogaritur duke përfshirë gjithë zonat urbane që janë pjesë e çdo kryeqyteti dhe jo vetëm banorët që jetojnë në qytet.
    Tokio
    Tokio konsiderohet si një prej qyteteve më globalë në botë dhe një mega-qytet. Së bashku me rrethinat e saj është metropoli më i populluar në botë me më shumë se 35 milionë banorë. Kryeqyteti japonez ka qenë zona urbane më e populluar në botë që prej 1965-70 dhe vazhdon të pësojë rritje. Deri tani ka janë parashtruar plane të ndryshme për transferimin e funksioneve qeveritare të vendit nga Tokio në qytete dytësore në rajone të tjera të Japonisë për të ngadalësuar zhvillimin e rrufeshëm në kryeqytet dhe për të zhvilluar ekonomikisht dhe zona të tjera të vendit.
    Raste të tjera
    Përveç kryeqyteteve tradicionale, ekzistojnë shumë raste të tjera kur shtetet kanë më shumë se një kryeqytet, ashtu siç ka dhe raste kur shtetet nuk kanë fare një të tillë. Në vende të tjera ka raste kur qyteti i njohur si “kryeqyteti” nuk është banesë e qeverisë. Në Kili, Santiago njihet si kryeqyteti i vendit, por Kongresi Kombëtar është në Valparaiso. Në Gjermani, kryeqytet ekzekutiv dhe legjislativ është Berlini, pavarësisht faktit se një pjesë e zyrave ministrore janë të vendosur në Bon. Edhe në rastin e Holandës, edhe pse Amsterdami është kryeqyteti kushtetues i vendit, qeveria, parlamenti dhe gjykata e lartë janë të vendosura në Hagë.



    Kryeqyteti: Tokio

    Shteti: Japoni

    Popullsia: 35,197,000 banorë



    Kryeqyteti: Seul

    Shteti: Kore e Jugut

    Popullsia: 23,000,000 banorë



    Kryeqyteti: Pekin

    Shteti: Kinë

    Popullsia: 22, 430,000 banorë



    Kryeqyteti: Meksiko Siti

    Shteti: Meksikë

    Popullsia: 19,231,829 banorë



    Kryeqyteti: Kajro

    Shteti: Egjipt

    Popullsia: 15,750,000 banorë



    Kryeqyteti: Buenos Aires

    Shteti: Argjentinë

    Popullsia: 13,349,000 banorë



    Kryeqyteti: Rio de Zhaneiro

    Shteti: Brazil

    Popullsia: 12,620,000 banorë



    Kryeqyteti: Paris

    Shteti: Francë

    Popullsia: 12,067,000 banorë



    Kryeqyteti: Moskë

    Shteti: Rusi

    Popullsia: 10,443,424 banorë



    Kryeqyteti: Lima

    Shteti: Peru

    Popullsia: 9,241,961
    Sui generis

  2. #2
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Shikon sa me funksionant te jete nje shtet aq me i veogel eshte perqendrimi i popullsise ne nje pike te caktuar.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Talking

    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Tokio
    Tokio konsiderohet si një prej qyteteve më globalë në botë dhe një mega-qytet. Së bashku me rrethinat e saj është metropoli më i populluar në botë me më shumë se 35 milionë banorë.
    Na thuj emrat e banoreve te Tokios tashti
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Na thuj emrat e banoreve te Tokios tashti
    Hhahahah prit pak , per 200 vjet i kam gati
    Sui generis

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Talking

    Pse,sa do jetoj un? 300vjet.dhe kaq sa jam boll i kam,u merzita,jet koti.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Genocidi Dhe Masakrimi I Popullit Shqiptar Nga Helenasit
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 07:32
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. PS dhe PD, kompromis i vonuar për ndarjen elektorale zonale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:22
  5. Shqiptaret e konvertuar ne protestante
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •