Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Shkodra kryeqytet i Shqipërisë !

    Shkodra kryeqytet i Shqipërisë !





    Po japim një letër intime dërguar P.Palit dhe botuar në, “Nëpër gjurmët e Fishtës”, autori: K.Ç. (f.74): Para se të nisesha për në Paris, ne jemi konsultuar me Mons. Sarreqin, Kryeipeshkvin e Shkodrës, mbi vijën politike që ne duhet të mbanim në Konferencën e Paqes dhe ai na këshilloi të kërkojmë pavarësinë e Shqipërisë, një të vetme, të pandarë e pa dallime besimesh. Dhe kjo mënyrë të të gjykuari erdhi duke u perforcuar solemnisht dhe në emër të klerit dhe të popullsisë katolike në Lidhjen e Kombeve në dy rasa:
    Kur P.Anton Ashiku shkoi në Gjenevë për të kërkuar ndarjen e Shqipërisë në kantone;
    Kur një farë Lamberti, ortodoks, avansonte të njëjtën kërkesë në Lidhjen e Kombeve.
    Të dyja herët Mons. Sarreqi pohoi telegrafisht pranë Lidhjes së Kombeve atë që Mons. Bumçi, lidhur me këtë, ngulte këmbë në Paris, Londër e gjetkë. Nëse Mons. Bumçi nuk do të bënte këto deklarata, mendoj që Shqipëria do të ishte ndarë mes Greqisë e Serbisë, perveç Vlorës e Hinterlandit të saj që do t’i kishte kaluar Italisë. Më në fund edhe Lambert Lapy. Po japim më poshtë shkresën e Lambert Lapy, ashtu si e kemi, pa ndryshuar asgjë:
    Konstantinopojë 18 qershor 1923
    Monseigneur Archeveque de Scutari d’Albanie
    Scutari
    Monseigneur! Kam ndere ty benj njoftim qe Komiteti tonë qe u filua në Korçë me 1920 dhe ka dege në Shqipni si dhe jashtë Shqipnisë ju lutet ne ju eshte e munndun dhe e pelqyme per me filua dhe ne Shkodre nje dege të ketij Komiteti me anen e disa miqve të Zotnise si Z. Gaspar Bletoja Gurakuki ose te tjere.- Qelimi i Komitetit po e veshtroni ne memurandumin qe po ju dergojmë siç derguame dhe ne Shoqni te Kombeve dhe cila na u pergjiq me akt nr. 11/28222/1240 me date 9 Maj 1923 tue na dhene shprese se ka me ba hapate e duhura.- Komiteti vendosi me ju dergue kopjene e memorandumit dhe tue ju lutun Zotit tonë Archiveskopit Shkodres me i dergue shentetise te nalte Papa ne Roma ose originalin ose kopjene tue mbajt originalin ne Shkodre dhe tue ju lutun ne papa per me ba hapete e duhuna per Keshtenet e Shqipnise siç ka ba per Krishtenet e Anadollit ne Konference te Lozanit dhe gjetke.
    Tue ju puth doren dhe tue u prosterue perpara Shenjtesise tuaj dhe tue prite pergjigje mbetem juaj me bese
    Lambert Lapy
    Adresse
    Meyer Lambert Lapy
    Ingenieur
    Constantinopl.
    Shënim: Shkresa asht vulosë me vulën: “Komiteti i Katolikeve shqiptare
    Gazeta “Ora e Maleve” që “Në dy fjalë kenduesve” (lexuesve), e ka si primare idenë e njësisë shtetërore e administrative dhe këtë formë rregullimi shoqëror e kuptonte kështu, si shkruhet kalimthi në vj. 1923): “Përsa i përket të ndamit të Shqipnisë në kantone, kjo asht nji çashtje administrate të mbrendshme, e cila rregullohet, ashtu si e do e mira e atdheut, prej fuqisë ekzekutive e prej parlamentit të zgjedhun ligjërisht prej popullit”. Edhe te vepra “Gomari i Babatasit” Fishta shkruan : “…qi ndër kantona/ ta bajmë shtetin sado vona/Por tue e ruejtë njësinë shtetnore/ Edhe të drejtat qytetnore…”; “Nuk duem prift as nuk duem frat/ Jezuitt duen ndrydhë nen bat/ Se këta janë “obskurantista”, “kantonista” e “monarkista”. Anëtarët e Grupit “Ora e Maleve”: Fishta, Gurakuqi, Mjeda, Bumçi, Sh. Gurakuqi, Nd. Çoba Nush Topalli etj, me protesten energjike kanë sqaruar se elementi katolik shqiptar, qoftë në pikëpamje kombëtare, qoftë në pikëpamje fetare, ka tanë interesin e vet me ndejë i bashkuar me Shqipërinë e pavarur.
    Duke pergenjeshtruar gazetat “Veçernja Posta”, Sarajevë e “Jugoslovenski List” për lajmet tendencioze shkruajnë: “… na të nënshkruemit në emën të të gjithë popullit të Shkodrës tue protestue me gjithë fuqinë e shpirtit tonë kundra këtyne lajmeve tendencioze e njiheri shnderuese të atij nam e nder të këtij populli kreshnik lusim atë të shkëlqyeshmën kryesi që ta interesojë mbi këtë çashtje të naltin Kuvend Kushtetues që nëpër ato mjete që ai njef ma të perdorshme e ma të mjaftueshme, ta mbajë gjithmonë ngjitë fatin e Shkodrës e të Shqipnisë së Verit me fat të Shqipnisë mbarë. ( ndjekun nënshkrimet e për Komisionin “Shkodra Kryeqytet” firmosë kryetari P. Gjergj Fishta). Po vetë fakti që u kërkua me të madhe Shkodra kryeqytet i Shqipërisë është kundër akuzave të kantonizmit. Në artikullin “Malcia në rrezik” lexojmë: “Pse pa male nuk ka Shkodër, pa Shkodër s’ka Shqipni Veriore, e pa Shqipni Veriore, per ne Shqipnia nuk ka kuptim”. ( “O. e M., nr. 30,1923).
    “Bile bash pse dëshirojmë me kenë pjesë e Shqipnisë e per me largue çdo rrezik, lypim që Shkodra të jetë kryeqytet”.(O. e M., 6/1924). Sa për vërtetim që gazeta ka shkruar shpesh për këtë problem, po sjellim sa më poshtë: “Tesh pak ditë e tekndej filloi me u perhapë fjala nëper qytetin tone se njifarë ingjinierit, i quejtun Lambert Lapi i kishte drejtue, prej anës së Komitetit Kristian të Stambollit, nji apel Lidhjes së Kombeve në emen të krishtenëve të Shqipnisë. Ky perkujdesim i pakerkuem prej anës së Z. Lambert Lapit i çuditte shqymi katolikët e Shkodrës, kaq sa secili nder ne xuni me të shpejtë me dyshue mos të rrjedhte prej trillimeve të ndonjë propagande të huej sidomos tue kundrue se i naltpermenduni Lambert Lapi, i panjohun mirë në Shqipni nuk ishte i autorizuem prej të krishtenëve të Shqipnisë… kristianët e Shqipnisë nuk kanë nevojë per mbrojtjen e një njeriu të panjohun: kanë mjaft në gji të vet atdhetarë të aftë e besnikë që dijnë me i dalë zot të drejtave të krishtenimit në themel të një urtisë, të një arsyes e të një drejtësisë vëreverte të bindshme… Propagandat e kombeve të hueja… anmiqtë e kombit shqyptar do të orvaten në të gjitha mënyrët per me mujtë me pertrimë ndasinë ndërmjet dy elementave të ndryshme per kah besimi, ndermjet kristianëve e muhamedanëve… Jo, kombet fqinje mos të perkujdesen fare per gjendjen shoqnore të kristianëve të Shqypnisë, pse këta e perbuzin shqimit perkrahjen e tyne antifilantropike… (Intriga të damshme, në “O.e m.”, 1923, nr.14). “Sa për popull të maleve tona mund të thomi pa u trembë se na bie fjala në tokë, se tue sakrifikue ligjin e lirinë e vet kantonale, ka sakrifikue gjithshka. Për ma tepër ka dhanë armët, djalin në ushtri, ka la të dhetën, me një fjalë, lëshue në dorë të shtetit shqiptar kanunin e vet indogjerman, mburojën e indipedencës personale, armën i asht shtrue ligjës së atij armiku që për 500 vjet gati me pushkë për faqe, s’e la kurrkund me ngulë në tokë të Lekë Dukagjinit… Tashti këtë tradicion, këtë indipedencë kantonale, porsa frati i lajmon se krajlat e kanë qitë Shqipninë dukë në vedi e asht gati me rrotullue edhe ai kanunin e vet në themel të nje statuti të përbashkët me dhanë djalin në ushtri, me la të dhetën…” (Një frat i Dukagjinit, Shtatë të vramë që lypin gjyq, “O e M.” nr.32/1924). Dhe në një vend tjetër: “…Po, po, keni arsye ju Lukë Lukaj, Ivanaj, Ceno Bega me avoketën tuej, me e mbajtë Shqypninë e Nordit për një kanton, por… të Serbisë” (“Ku struket lepuri, “O.e M. nr. 24/1924).
    Tashti le të lexojmë mendimin e gazetës “Republika”, plot vner antikatolik e antiklerikal, që të shohim të dyja anët e medaljes. Në gazetën “Republika” lexojmë:
    “… Për me coptue Shqipninë, tue shkoqë krahinën e Shkodrës e tue ndërtue, sa për sot, një kanton për me mujtë ma lehtësisht me ia dhanë nesër të huejit… Mbi kantone, d.m.th. mbi coptimin e shkatërrimin e Shqipnisë e të kombit shqiptar (firmosë Republika)… kantonalizmi shqiptar nen influenca e nen protekcione fqinj!…Përsa i përket klerit katolik, ky asht ende sot per coptimin e Shqipnisë e sidomos që Shkodra me rrethinën e saj të vihet si kanton në vedi, ani ende me Serbiën ose me Dreqin e mallkuem veç mos të jenë e bashkueme me Shqipni etnografike, sidomos tash që e kena ende Kosovën. …Mbasi Shqypnia nuk mund të ekzistojë si shtet krejt i lirë, lypet të jenë nën robninë e dikuj. E sikurse e deshtne Austrinë e pastaj Italinë, tash pranojnë edhe ndokënd tjetër… f.94 (Shih: Historia e Shqipnisë së Re pj. II e nëpër valët e saj. Shqipnia e kleri katolik. Pergjegjja e së përkohshmës “H i D“).
    Kantonizmi te Dela Roka/“… Mjeda gëzonte namin si “patriot i flaktë”, por në ditët e para të funksionit të tij në Shkodër nxitoi të projektojë dhe të kërkojë formimin në Shqipërinë e Veriut të një kantoni katolik të pavarur nga pjesa tjetër e shtetit, për të mbrojtur bashkësinë e tij fetare, që ishte pakicë ndaj një qeverie që e parafytyronte si armike” (f. 159)… Fillohet të mendohet për një shtet katolik në Shqipërinë e Veriut, ose për një ndarje të vendit në tri kantone të përfshira nën një kushtetutë të tipit feudal. Argjipeshkvi i Shkodrës Mjeda bisedon për këtë me një të deleguar të Lidhjes së Kombeve… ( f. 84, shënimi 171). “Nostalgjitë e katolikëve për një zgjidhje politike që t’i shkëpuste nga qeveria e konsideruar “islamike” e vendosur në Tiranë, rriteshin, me gjithë deklaratat e Zogut për laicizëm. Projekti i një kantoni o një shtet-xhuxh shqiptar katolik i pavarur, i sajuar në territorin e Shkodrës, ishte bërë përsëri aktual; sigurisht ishin të vetëdijshëm se në praktikë ishte i pazbatueshëm, sepse kjo do të thoshte ndër të tjera të dorzoheshe te fqinjtë e fuqishëm serbë, të cilët tradicionalisht nuk ishin të butë as ndaj katolikëve, as ndaj shqiptarëve tjerë, por megjithatë çështja diskutohej…” (f. 135), (Shif: Roberto Moroco dela Roka, “Kombësia dhe feja në Shqipëri, 1920-1944).
    Por Zotëri Roberto Moroco dela Roka as nuk e ka kuptue idenë kantonale, as nuk ka dijeninë e zhvillimit të kësaj ideje në Shqipëri, nuk po thomi për prirjen e tij…
    Po japim më poshtë protestën që i është dërguar Lidhjes së Kombeve nga elementi katolik dhe nga deputetët katolikë:
    Protesta që i asht derguem Lidhjes së Kombeve! Na të nenshkruemit, përfaqësuesit e popullit katolik të Shkodrës, tue pasë marrë vesht se një apel i asht drejtue me 9 maj 1923 Lidhjes së kombeve prej disa shqiptarëve kristianë banues në Stambollë, e shohim me detyrë të shfaqim mendimin tonë mbi atë apel. Nisim tue thanë se nenshkruesit e atij apelit nuk kanë pasun asnji perfaqësim as autoritet prej anës sonë, e pra, shkado qi të kenë shkrue n’emen tonë, bie vetvetiu e mbetet pa fuqi. Persa i perket të ndamit të Shqipnisë në kantone, kjo asht një çashtje administrative e mbrendshme e cila rregullohet, ashtu si e don e mira e atdheut dhe e popullit prej fuqisë ekzekutive e prej Parlamentit të zgjedhun ligjësisht prej popullit. Refuzojmë me perbuzje e në mënyren ma kategorike edhe kerkesën per nji mbrojtje nga ana e shteteve fqij mbi popullin kristjan të Shqipnís i cili ka mbrojtun e do të mbrojë kurdoherë indipedencen e sypranín e shtetit të vet, e dëshiron të rrojë i lirë e në bashkim më vëllaznit e vet muhamedanë. Tue mbrapsun edhe njiherë si në formë, si në substancë çdo gja që të kenë thanë e të kenë shkrue redaktuesit e paautorizuem të apelit të permendun, qellimin e të cilit nuk duem ta cilësojmë, po nënshkruhemi: Shuk Sereqi, Filip Kraja, Ndoc Pistulli, Ejell Koliqi, Ndoc Çoba, Kel Deda, Kolë Gjinaj, Ndrekë Kiçi, Lec Shkreli, Mark Kapidani, Luigj Summa, Cuk Bufli, Balto Çoba, Tef Gera, Kel Marubi, Luigj Simoni, Mark Shllaku, Filip Summa, Ndrekë Kaçulini, Pjerin Simoni, Loro Pogu, Kolë Kujxhija, Hilë Staka, R. Daberdaku, K.Mjeda, Simon Dodmasej, Mikel Musani, Jak Zojzi.
    Deputetët: Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, At Gjergj Fishta, N. Ivanaj, Patuk Saraçi, Shuk Gurakuqi.
    (Shih gazetën “Shtypi”, datë 15 korrik 1923).

  2. #2
    Do te te jap pergjigje, nje here tjeter...nek ke te drejte!!!
    Do te ta argumentoj une, nepermjet dokumentash qe i referohen kohes...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Arbereshi niko me fal per pyetjen qe po te bej po jam shum kurioze te di kush esht ai personazh ne masken tende,duket se ka 1000 vjet fotografia.
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga TOKIO HOTEL Lexo Postimin
    Arbereshi niko me fal per pyetjen qe po te bej po jam shum kurioze te di kush esht ai personazh ne masken tende,duket se ka 1000 vjet fotografia.
    Eshte nje ilir i moçem...

  5. #5
    Me lart eshte thene qe: Shkodra do te behej kryeqyteti i Shqiperise...?
    Me respekt prezantoj dokumente te kohes, por qe nuk provohet thenia me lart!
    Behet fjale nga vitet 1862 deri me 1914, lexuesit te me falin qe eshte pak e gjate, por edhe pse jam munduar ta shkurtoj, u desh te provoja te kunderten e shprehjes me lart..., fatkeqesisht nuk eshte por do te ishte Manastiri, kryeqytet!





    Ne vitin 1862, per here te pare, krijohet ne Durres “ Lidhja Shqipetare “, e cila nder te tjera shprehet: “ Duke ngritur dhe nje here lart stendarin e Skenderbeut, bejme thirrje per kryengritje, duke kerkuar ndihmen e popujve kristiane”…
    Me date – 12/02/1878 Patriotet shqipetare, ngarkojne Komitetin Qendror dhe Komitet jashte vendit, te bejne kete publicitet; “ Ne shqipetar te vertete. Protestojme dhe deklarojme me te larte perpara Zotit dhe perpara njerezve: qe Epiri antik, o Shqiperia e jugut, Epiri i ri, o Shqiperia e mesme, Shqiperia e vermut, Gegeria, te cilat kane qene pjese e Mbreterise se Epirit o Shqiperise legjendare, jane toka te cilat i perkasin shqipetareve, te cilat i kane patur ne çdo kohe. Ska memorie njeriu qe mund te diktoje nje tjeter, te cilat i ka zoteruar me pare.Betohemi mbi gjakun e eterve tane dhe shpates se pamposhtur te mbretit tone-hero, Gjergj Kastriotit Skenderbeut, qe ne dhe femijet tane do te dijme ti ruajme jo me pak me bujari se te paret tane; do ti zoterojme derisa te rrahi nje zemer shqipetare, ne perkujtim te atij gjaku”.
    Me 13/06/1878 – nje “Memorandum” nga Shkodra, niset ne drejtim te Kongresit te Berlinit, pasi me traktatin e Sh. Stefanit atribuoen toka shqipetare Malit te Zi, Serbise dhe Bullgarise.
    “ Duke theksuar qe shqipetaret diferencohen “shume nga fqinjet sllave dhe greke… per race,gjuhe, kostume dhe qyteterim”. Keshtu kerkohet te behet drejtesi “ Duke kosideruar qe eshte si nje trup i vetem, qe duke u organizuar ne forme unitare nen nje qeveri te vetme…”.
    Lidhja Shqipetare e Prizrenit organizon kryengritje kunder Malit te Zi, te ciles Fuqite e Medha Evropiane u kishin dhene toka shqipetare. Nderkohe nje fllote e madhe perballe Ulqinit, ne menyre dimostrative mbeshtet Malin e Zi, duke i dhene ultimatum Sulltanit per te nderhyre te shperndaje Lidhjen e Prizrenit. Keshtu Porta e Larte ne Prill te vitit 1881, dergon ne krye te nje ushtrie prej 40 mije ushtaresh, Dervish Passane, i cili i bie Prizrenit gati ne befasi dhe pas 10 dite luftimesh, Prizreni ra. Me pas Lidhja e Pejes 1897-1899, 1903-1905, e cila ju kundervu projektit turk, qe kerkonte te stakonte dy Vilajete ( Manastirin dhe Shkupin )nga trungu, e me pas si Shqiperi do te konsideroheshin vetem dy Vilajete, Shkodra dhe Janina.
    Protestat drejt fuqive te medha ishin te shumta, qe synon ne radhe te pare integritetin dhe ku te Kater Vilajetet te shkriheshin ne nje te vetem.
    Nga e gjithe Shqiperia i drejtoheshin me thirrje e dhimbje, Keshillit Suprem Forcave te Aleances…
    Dok. N° 7: Tetor 1896. Nga Manastiri – Peticion nga shqipetaret per te kerkuar shkrirjen e Vilajeteve te Kosoves,Manastirit,Selanikut,Janines,Shkodres ne nje Vilajet, dhe Manastiri te behej kryeqytet I Shqiperise se bashkuar.
    Dok. N° 8: Shkurt 1897 thuhet: “ Ne emer te popullit shqipetar. Memorandum i shqipetareve drejtuar ambasadorit te Britanise se Madhe ne Kostantinopoje. Vilajetet qe krijojne Shqiperine, te shkrihen ne nje te vetem, kryeqytet te behet Manastiri”.
    Dok. N° 9: Maj1897 thuhet:” Ne emer te popullit shqipetar. Ate qe duan shqipetare: Duan te drejtat etyre; nuk do te leshojne kurre tokat e tyre qe t’ia marrin, nuk ka me nevoje per tutor. Bashkimi I Vilajeteve shqipetare Janina, Manastiri,Shkodra,Kosova, te shkriheshin ne nje te vetem. Shqiperia ka shume raste, e cila ka treguar te qeveriset vete”.
    Dok. N° 11:- Dhjetor 1897 – Nga Komiteti Qendror Shqipetar. Peticion, drejtuar Sulltan Abdyl Hamid II , duke i kerkuar bashkimin e Vilajeteve Shqipetare Shkoder,Kosove,Manastir,Janine, ne nje Vilajet me severi me rezidence ne Manstir.
    Dok. 24: Qershor 1902 – Nga Komiteti Ekzekutiv Shqipetar. I drejtohet sulltanit Abdyl Hamid I qe Vilajetet Shkodra,Kosova,Manastiri,Janina, te kene nje administrate te ndryshme me ato vilajate afrikane dhe aziatike. Me gjuhe shqip.
    Dok. 26: Maj 1903 – Nga shqipetaret e veriut, qeverive te fuqive te medha evropiane, ku kerkoheshin reforma te drejta dhe equo. Te aplikohen me imparcialitet ne te gjithe Shqiperine, keshtu ne Vilajatet Shkoder,Kosove,Manastir dhe Janine.
    Dok. 33: Tetor 1907 – Shqipetaret e te tre feve, prezantojne nje “Memorandum” te derguarve te fuqive te medha, ne Konferencen e Paqes ne Aja.
    Dok. 37: Janr 1909 – Memorial drejtuar Portes se Larte dhe fuqive te medha. Njohjen zyrtarisht te shtetit Shqipetar. Instruksion i detyrueshem ne gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat e Shqiperise. Shkodra,Shkupi,Manastiri dhe Janina, sherbimi ushtarak i detyrueshem, por vetem ne Shqiperi, dhe governatori i pergjithshem te jete shqipetar.
    Dok. 53: 11 Maj 1911 thuhet: Shqiperise dhe opinionit nderkombetar,qeverise se xhon turqeve, u kerkohet qe Shqiperia te bashkohet ne njeVilajet …
    Ne Nentor te 1912, Shqiperia shpall pamvaresine ne Vlore.
    Mjafton per te gjitha, riferimenti i disa rrjeshtave te “Memorandumit” N° 1. Prezantuar me date 2 Janar 1913 nga delegatet e qeverise provizore Shqipetare, drejtuar Sir Edward Grey, ministrit te jashtem te Britanise se Madhe dhe president i Konferences se ambasadoreve te fuqive te medha.
    “ Eshte nje fakt historik, qe populli shqipetar perben grupin etnik me kompakt,me omogjen,me te rendesishem ne gadishullin e Ballkanit. Origjina dhe gjuha,kostumet dhe karakteri e dallon nga rracat e tjera te aferta, te gjitha keto i japin nje individualitet me te cilat cilesi, ka mundur te rezistoje çdo tentative asimilimi. Qe Shqiperia nuk ka mundur te ndjeke kombet e tjera ne avancimin e tyre te admirueshem, ne progres dhe civilizim, eshte e nevojshme te theksohen shkaqet ne kushtet e pafavoreshme ku u gjind. Nga ana tjeter ashpersia fisnike qe ka konservuar si karakter kombetar, ashtu edhe durimin e madh qe iu ka dash te perhatise indipendencen, perbejne proven qe s’mund te jetonte jeten si popull jo-civil dhe keshtu te prosperoje ne nje jete civile.
    Nese sakrificat e shumta qe jane bere, te atyre sakrificave te jetuara dhe fatkeqesive te duruara, do te mjaftonin te provonin te drejten te veteqeveriset, shqipetaret mund te citojne represione te bera ne menyre rigorose me te cilat ishin viktima. Megjitheate populli shqipetar rikerkon me force per Shqiperine, kufijte te cilat asej i jane naturale, ku i detyrohen jo vetem per kushtet etnike, por per faktin qe faktin se eshte banor i pare. Eshte e sigurte qe dashamiresia vigjilante e Fuqive te medha, do te beje qe keto principe baze, te respektohen me rigore. Kufijte qe ne pretendojme, jane ato qe mundte ndiqen me nje linje divizore, duke filluar nga kufijte aktual ( 1912 ), i mbreterise se Malit te Zi, duke perfshire kryesisht qytetet Pej,Mitrovice,Pristine,Shkup,Manastir deri ne Prevede. Duke perjashtuar aresyet etnike, gjeografike qe militojne dhe perbejne kete bashkim rajonal. Eshte e domosdoshme te shtohet qe duke e zvogeluar Shqiperine brenda kufijve natyror, Evropa rrezikon te ver shtetin Shqipetar ne pamundesi te jetoje nje jete normale. Duke e privuar keshtu nga pikepamja ekonomike dhe mundesite te pamjaftueshme per nje zhvillim te saj normal.
    Nder te tjera, lokalitetet e lartpermendura jane te banuara nga popullsi shqipetare, pothuaj totalisht”.
    Trakteti i paqes me 30/05/1913 i bere midis Turqise dhe shteteve ballkanike, dorezoi Shqiperine pa kushte. Me 29/07/1913 Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendos qe Shqiperia te behet nje principate autonome, me nje princ infragjashtemujor midis perfaqesuesve te 6 fuqive…
    Ne pretokollin e Firences, 17 Dhjetor 1913, mbyllet definitivisht kufiri i Shtetit Shqipetar, i cili vjen dhe privohet nga shume territore me popullsi shqipetare.Vendoset kryeqytet Tirana, por princ Wilhelm Wied, edhe pse i rrethuar nga xhandarmeria me oficer suedez, nuk qendronte ne Tirane por preferonte Shkodren, ku kishte afer Kosullaten Austro-Hungareze, ate te vendit te tij…Dy here erdhi dhe iku…, 23/05/1914, dhe me 03/09/1914 u largua perfundimisht…

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Me lart eshte thene qe: Shkodra do te behej kryeqyteti i Shqiperise...?
    Me respekt prezantoj dokumente te kohes, por qe nuk provohet thenia me lart!
    Behet fjale nga vitet 1862 deri me 1914.Trakteti i paqes me 30/05/1913 i bere midis Turqise dhe shteteve ballkanike, dorezoi Shqiperine pa kushte. Me 29/07/1913 Konferenca e ambasadoreve ne Londer, vendos qe Shqiperia te behet nje principate autonome, me nje princ infragjashtemujor midis perfaqesuesve te 6 fuqive…
    Ne pretokollin e Firences, 17 Dhjetor 1913, mbyllet definitivisht kufiri i Shtetit Shqipetar, i cili vjen dhe privohet nga shume territore me popullsi shqipetare.Vendoset kryeqytet Tirana, por princ Wilhelm Wied, edhe pse i rrethuar nga xhandarmeria me oficer suedez, nuk qendronte ne Tirane por preferonte Shkodren, ku kishte afer Kosullaten Austro-Hungareze, ate te vendit te tij…Dy here erdhi dhe iku…, 23/05/1914, dhe me 03/09/1914 u largua perfundimisht…

    Me kujtoni historjanet enverista (mundoheni te shpjegoni ngjarjet deri me 1914
    (Shih gazetën “Shtypi”, datë 15 korrik 1923).


    Tue mbrapsun edhe njiherë si në formë, si në substancë çdo gja që të kenë thanë e të kenë shkrue redaktuesit e paautorizuem të apelit të permendun, qellimin e të cilit nuk duem ta cilësojmë, po nënshkruhemi: Shuk Sereqi, Filip Kraja, Ndoc Pistulli, Ejell Koliqi, Ndoc Çoba, Kel Deda, Kolë Gjinaj, Ndrekë Kiçi, Lec Shkreli, Mark Kapidani, Luigj Summa, Cuk Bufli, Balto Çoba, Tef Gera, Kel Marubi, Luigj Simoni, Mark Shllaku, Filip Summa, Ndrekë Kaçulini, Pjerin Simoni, Loro Pogu, Kolë Kujxhija, Hilë Staka, R. Daberdaku, K.Mjeda, Simon Dodmasej, Mikel Musani, Jak Zojzi.
    Deputetët: Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, At Gjergj Fishta, N. Ivanaj, Patuk Saraçi, Shuk Gurakuqi.
    (Shih gazetën “Shtypi”, datë 15 korrik 1923).

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    ANKES PARA EUROPIANVE !

    “… Për me coptue Shqipninë, tue shkoqë krahinën e Shkodrës e tue ndërtue, sa për sot, një kanton për me mujtë ma lehtësisht me ia dhanë nesër të huejit… Mbi kantone, d.m.th. mbi coptimin e shkatërrimin e Shqipnisë e të kombit shqiptar (firmosë Republika)… kantonalizmi shqiptar nen influenca e nen protekcione fqinj!…Përsa i përket klerit katolik, ky asht ende sot per coptimin e Shqipnisë e sidomos që Shkodra me rrethinën e saj të vihet si kanton në vedi, ani ende me Serbiën ose me Dreqin e mallkuem veç mos të jenë e bashkueme me Shqipni etnografike, sidomos tash që e kena ende Kosovën. …Mbasi Shqypnia nuk mund të ekzistojë si shtet krejt i lirë, lypet të jenë nën robninë e dikuj. E sikurse e deshtne Austrinë e pastaj Italinë, tash pranojnë edhe ndokënd tjetër… f.94 (Shih: Historia e Shqipnisë së Re pj. II e nëpër valët e saj. Shqipnia e kleri katolik. Pergjegjja e së përkohshmës “H i D“).
    ************************************************** ************************************************** *******
    A thue po e gjetem nje Avokat te fort nderkombetar, a do vlenin keto argumente per te kerkuar jo vetem Ribashkimin e Shqierise por edhe demshperblimin e 100 vite ?
    Une mendoje se si popull i vogel qe jemi duhet te jete gjindet dikun mbi dhe nje njeri qe do na e mbronte, pa marru parasysh sa do na kushtoje ama duhet patjeter te shkojm vetem nga kjo menyre se shifet se keta politikanet e rinje te vendit as qe i hyjne kesaje valle...
    Ne duhet te ripertrijm nje Komitet te ri si atehere qe nga Lidhja e Prizrenit, pra duhet fillojm nga zero. Pastaje do formojmi nje komision me vullnetare e intelektual po edhe shqiptar te thjeshte se ketu eshte demtuar shqiptari e te fillojmi me hap nje llogari per buxhet dhe mjafton nje site interneti me seli ne zvicer apo ne Paris ku do bente bum kjo qsshtje e pastaje kete dosje t'ia dergojmi permes Avokatit tonë Gjykates per te drejta te njeriut ne Strasburg dhe nje prane selise kryesore te Kombeve te Bashkuara ne Njujork dhe nje dosje në Gjenevë.
    Vetem ne kete menyrë mund te korrim suksese se perndryshe ketto shkresa do mbesin edhe sot e 1000 vite ne keto faqe te internetit dhe asgje nuk do ndryshoje ne qeshtjen Sshqiptare.

    Me falni se ndoshta ky propozimi im ju duket qesharak por kur nuk kemi forc si duhet kjo eshte menyra me e mire per te zgjuar opinionin botror se mos mendoni se te gjithe shtasit europian te sotem i dijne dredhit e gjysherve e stergjyshve te tyre andaje detyre dhe porosi e brezave tone eshte qe tua bejmi me dije se si na kan bere kete te pa drejte fara e tyre, perndryshe ne as qe do pranojmi kurren e kurres qe te hyjmi ne Bashkesinë EUropiane pa u riparue kjo padrejtesi ndaje kombit shqiptar !

    shendet
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 23-09-2007 më 19:38

  8. #8
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Vetem postimi i arbereshit niko ka vlen te tjerat jane postime koti
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Sod n' Shqypni,more lum miku,

    Histori asht meteliku:

    Paj Shqipetaret si jem'tue pa,

    Sod me sod s'jan tue pase nga

    Me u hutu me shkrime t'oma,

    T'cillat s'pjellin napoljona,

    As nuk bahen,besa ,shkalle

    Per me u njite ku bahet
    palle!



    AT.GJERGJ FISHTA O.F.M

  10. #10
    Postim i gabuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 23-09-2007 më 22:33
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •