Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 74 prej 74
  1. #61
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Vete me mesove si heshtet

    Ti i ke thene te gjitha,
    i ke c'virgjeruar te gjitha fjalet
    edhe ato me te rejat
    i ke perdorur
    madje jo per te folur me mua
    as per te me mesuar mua te flas
    Te hesht , ndoshta po.
    ...
    Tani mua s'me mbetet gje tjeter
    vec te numeroj henat e vetmise tone te perbashket
    e te ndare perjetesisht ne dysh.
    ...
    Ti i ke zet fjalet e teperta
    dashurine qe thuhet me fjale nuk e beson
    ndaj ndoshta i ke perdorur te gjitha ato te bekuara
    as te te dua ne heshtje nuk me duron.
    ...
    shpoj te dielat me gjilpere te gjate
    e thur tantella qe nuk me duhen
    duke shkthurur fije fije enderrat
    qe i pata thurur atebote per ty.
    ...
    E megjitheate edhe keshtu-ashtu si deshe
    mundem te te dua larg dhe ne HESHTJE
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #62
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    uji

    Asgje nga gjithecka qe mund e do te beja
    nuk e ndryshon dot jeten time te rene ne cark.
    Guret-ushtaret e lojes tone ishin aq te njejte
    sa tani rremujshem jane bere bashke
    gur te tjere per nje loje te re nuk kemi
    dhe me mire keshtu
    Me te njejtet gure e me te njejtat rregulla
    nuk shkojme gjekundi vecse ketu ku jemi.
    Gjithesesi te pakten nuk jemi bosh.
    Secili brenda vetes ka nje veze ne forme guri
    Ti rri e me prit, te vij, te them si hapet veza jote
    e te shikosh c'ka brenda.
    Me levozhgat e vezes tende qe mund ta thyejme bashke
    do te cajme mes per mes syrin tim te djathte
    e te shpikim ujin nga fillimi.
    ...
    si thua...?
    uji!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 13-07-2008 mė 16:33 Arsyeja: drejtshkrim
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #63
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    Vete me mesove si heshtet

    Ti i ke thene te gjitha,
    i ke c'virgjeruar te gjitha fjalet
    edhe ato me te rejat
    i ke perdorur
    madje jo per te folur me mua
    as per te me mesuar mua te flas
    Te hesht , ndoshta po.
    ...
    Tani mua s'me mbetet gje tjeter
    vec te numeroj henat e vetmise tone te perbashket
    e te ndare perjetesisht ne dysh.
    ...
    Ti i ke zet fjalet e teperta
    dashurine qe thuhet me fjale nuk e beson
    ndaj ndoshta i ke perdorur te gjitha ato te bekuara
    as te te dua ne heshtje nuk me duron.
    ...
    shpoj te dielat me gjilpere te gjate
    e thur tantella qe nuk me duhen
    duke shkthurur fije fije enderrat
    qe i pata thurur atebote per ty.
    ...
    E megjitheate edhe keshtu-ashtu si deshe
    mundem te te dua larg dhe ne HESHTJE
    E mrekullueshme....E veēoj ndonese i kam lexuar dhe pelqyer qe te gjitha.Ti shkruan shume bukur dhe te pergezoj per ēdo varg tendin.

    Me shume Respekte
    Diana
    "Carpe Diem"

  4. #64
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Anna e Shekspirit ka mbetur me barre

    Pese muaj pa hyre ne shkurt, ben tetor.
    Si harron, se jemi takuar tetorin tend te pare?
    ishim breg nje lumi te embel
    por qe nuk eshte Tamizi!
    Heren e dyte jemi takuar ne te parin shkurt timin
    kur vendosem te beheshim shetites!
    Te kujtohet?
    Mbasi i rame rreth e rrotull gjithesise-mendje
    Heshtem, beme sikur u harruam, shkruajtem ndonje here
    Tani, jam punesuar...
    po qendis pelerinen e Shekspirit
    i cili paska vendosur te martohet.
    Nese vjen ne dasmen e Tij,
    mund edhe te shihemi!
    Dasma eshte caktuar ne Nentor!
    ...


    Bo....sa qenkemi plakur...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 15-07-2008 mė 22:58
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #65
    "Shkruaj me gjak" Niēe Maska e Spleen1
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    SHPIRTI ĖSHTĖ MBRET

    E dija qė dhimbja do jetė e tmerrshme,
    E fuqishme deri nė shkatėrrim,
    Qė mund gjithēka,
    Edhe frikėn,
    Edhe gėzimin,

    Gjithēka ėshtė vuajtje !

    E ndieja se si do mė shkulte nga qenia ime,
    Se si do tė me terrorizonte,
    Se si do shndėrrohesha nė avull tė zi,
    Mu atėherė kur bėhet mė kthjelltė,
    Nė stadin e qartėsisė sė avancuar,

    Prova e ardhshme,
    Se shpejti,
    Tash qė kam kuptuar,
    Atė qė s’duhet,
    T’i shoh misteret edhe nė terr
    E kam injoruar dhimbjen,

    Gjithēka ėshtė vuajtje!
    "Sois sage, ō ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  6. #66
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    M-el'-anko-l'-ike

    Ta pane shpirtin?
    Ta pasken pare pra,
    uf, te lidhur me tela qe dridheshin. (...)
    (dredheshin)
    Dridhur-Dredhur- Derdhur
    (zgjidh cilen te duash).
    ***
    Nje shpirt i lidhur me tela
    nje shpirt i perbere edhe prej telash
    qofte edhe qe dridhen
    s'ka e s'mund te jete ndryshe
    vecse i bute ose i zbutur.
    ***
    Shpirti yt mund te besoja
    se eshte nje zbutes i mire
    por asnjehere i zbutshem!
    ***
    Nejse....
    Kur e pata pare une
    shpirtin tend qe kam filluar ta shoh
    gjithnje e me rralle
    Ishte nje shpirt i zgjidhur, i lire si re
    dhe sa i bukur me eshte dukur
    oh ' i bukur!
    ***
    Mos me thuaj se ai i zbuturi qe paskan pare
    qenka shpirti yt.
    Se..., me vjen te vras timin
    e t'ia hedh therrime zogjve qe vizitojne dritaren tende,
    dritaren tende qe pergjon perendimin tim
    te ngadalshem, egersisht.
    ***
    Edhe per pak e po me shpifet fjala shpirt'!!!


    M-el'-anko-l'-ike
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 17-07-2008 mė 23:27
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #67
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ankohem

    Sot bleva 8-metra kambrik te bardhe
    te bardhe si enderra ime per ty
    si enderr e pa bere.
    Dhe nje lemsh me fije te holle.
    Po ta hedh lemshin, fillon ketu e mbaron tek ti
    matane.
    Nese nuk vjen neper fijen qe hodha
    ne nuk vij vete neper te.
    Ta dish se ne vend te carcafeve
    do te qep rrobat e vdekjes.
    Meqe ke filluar te me mallkosh me vaje
    qe me bejne te pendohem
    pamundesise se zhberjes.

    ***
    Ti vete me ke vrare , edhe pse e dije
    se vdekja nuk na shpetonte asnjerin
    (as mua te vdekuren , as ty te gjallin)

    ***
    Ti nuk i ke frike te vdekurit!
    (?)
    as une nuk i kisha...
    (te kujtohet?)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 18-07-2008 mė 21:47
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    Anna e Shekspirit ka mbetur me barre

    Pese muaj pa hyre ne shkurt, ben tetor.
    Si harron, se jemi takuar tetorin tend te pare?
    ishim breg nje lumi te embel
    por qe nuk eshte Tamizi!
    Heren e dyte jemi takuar ne te parin shkurt timin
    kur vendosem te beheshim shetites!
    Te kujtohet?
    Mbasi i rame rreth e rrotull gjithesise-mendje
    Heshtem, beme sikur u harruam, shkruajtem ndonje here
    Tani, jam punesuar...
    po qendis pelerinen e Shekspirit
    i cili paska vendosur te martohet.
    Nese vjen ne dasmen e Tij,
    mund edhe te shihemi!
    Dasma eshte caktuar ne Nentor!
    ...


    Bo....sa qenkemi plakur...!



    E nderuar Macia_blu, edhe pse ditė vikendi, unė u zgjova si rėndomt e meē kam ditė pushimi, iu ēasa menjėherė kompjuterit t'i vizitoj shoqet dhe shokėt poetė.

    Disa poezi i lexova, disa tė tjerė i rilexova e disa i pėrsėrita nga shumė herė dhe metėvėrtetė m'i dhurove ēaste tė kėndshme mėngjesore me nuansa si tė ylberit qė mė magjepsėn totalisht.

    Ju kujtohet kur Ju pata shkruar pėr poezinė "Sonta fjeta meMigjeni"? ...Me siguri po, vazhdoni nėkėtė temė me disa shkrimtarė do tė krijoni njė cikėl tė veēant tė thėnur nė kėtė mėnyrė nga askush deri mė tani.

    Ju pėrgėzoj duke Ju uruar frymėzime edhe mė tė thella!

    Agim METBALA

  9. #69
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    2. Anna e Shekspirit ka mbetur me barre


    Tobi*, me solli nje top atllasi-mendafsh te kuq
    e ma dha me gjithe ftesen e dasmes
    porosine te qendisja pelerinen, si te thashe.
    Mos besimi yt, me ka bere kaq te tundueshme
    dhe ndoshta gabimisht me dashje do te qendis
    ne shpine te pelerines nje shpend te zi e me dy koke
    Qe ku ta di une kush e paska quajtur shqiponje.
    ...
    Po te bej keshtu si po them, edhe mund te mos vish
    ne dasmen e Shekspirit,
    qe jam e sigurte qe Tobi Ty ta solli ftesen
    para se te vinte ketej.
    ...
    Faje...!


    (*, mik i femijerise dhe rinise se Shekspirit, ose perndryshe personazh tek "Nata e Dymbedhjete"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 19-07-2008 mė 09:02
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #70
    "Shkruaj me gjak" Niēe Maska e Spleen1
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    ...

    A ėshte shpirti personazh?

    Vendosa ta vė shpirtin nė sprovė
    e qita nė pazar
    dikush e shihte tė derdhur
    dikush tė dridhur
    dikush tė dredhur
    dikush tė pėrdredhur

    Njėri i thoshte i butė
    tjetri i egėr
    njė i tretė e shihte frikacak
    shpirtin azgan
    Sovran

    Dikush deshi ta gozhdojė
    dikush ta thur me tela
    dikush ta zbukurojė me perla
    Shpirti edhe mė tej vazhdojė
    botėn pėr rreth ta sfidojė

    Gjithė kohėn nė heshtje
    njė engjėll vėshtronte
    mbi njė fletė vizatonte
    lumenj dhe ujėvare
    derisa u ndie
    melodia sekrete e yjeve

    Pas muzgut nxiu nata
    atėherė kur zgjohen
    tė gjithė shpirtrat
    dhe flakėt i kallin
    edhe ėndrrat

    -Pushoni me sarkazmat,-tha!

    (miqėsisht macija)
    --------------------------------
    Gjithēka ėshtė vuajtje...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spleen1 : 19-07-2008 mė 16:37
    "Sois sage, ō ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  11. #71
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ku e lame ?
    Tek fjala "Korrespondence"
    Kjo fjale s'eshte aspak poetike.
    Tek fjala "anonim"
    Po kjo cfare eshte?
    Anonim? Pse?
    Dhe tek kuptimi i lire i lirise
    per te bere c'te duash ti.
    Ndaj dhe nuk e mesova notin
    as ti nuk mesove te fluturosh,
    nga deshira jone e marre
    per te qene te lire te bejme c'duam.
    Apo mos e kishe ne kuptimin e pergjysmuar
    ti te besh si do.
    (telat e shpirtit qe dridhen nuk te pengojne! )
    Ndersa une te bej si me thua(?) .
    Kam provuar edhe keshtu
    e pakenaqesia jote ka pase te njejten fytyre
    dhe kurrizi yt ka akuzuar njesoj
    iktasi, duke kerkuar anonim
    e duke e permbuzur berjen time
    ***
    pif'
    ...
    Kur vdiqa , vdiqa nga kureshtia naive
    per te pare se sa i zoti je te me ringjallesh
    Dhe qe gjalle harrova te kisha frike se
    s'do te mund ta besh!
    Sa here te bie udha prane "varrit tim" here me thua i tunduar
    ngrihu te mbjellim nje shelg per kuptimin e shiut
    e here me kercenohesh duke vene gishtin tregues
    midis syve te mij te mbyllur
    shshsht,
    ....
    Te vdekurit jane te shpetuar...
    edhe prej frikes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 21-07-2008 mė 01:06
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #72
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    E tashme, E thjeshte


    Nje cast kthehem ne dje
    Dhe gjej se te paskam dashur fort,
    Pak
    Krahasuar si te dashkam sot.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  13. #73
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Jam pylli qe pres te shperthej sythet e tu.

    Nje pyll i dendur jam,
    qe me ka fshehur
    debore mbas debore
    dimri.
    Nese vjen do trembet dimri
    do shkrij kjo debore e vjetruar
    e do shikosh si sythet e mij
    do te shperthejne.
    ...
    Ti di si te vish ku jam
    c'te mban?

    Kam rene ne dashuri

    Kam rene ne dashuri
    si debore e pare
    si debore e fundit
    ne kopshtin e pafajshem
    ne rrugen e madhe.


    Kam rene ne dashuri
    si shiu ne vere bie -njomezak
    si rrufeja ne toke- thelle

    Kam rene ne dashuri
    si guri ne pus.


    ***



    Shtohen zogjte ne jeten time-peme
    shkojne e vijne papra
    zogjte qe i pershpejtojne stinet.

    Tek jeta ime-peme
    kane filluar te shfaqen engjej
    te bardhe, te kuq, te zinj
    te larme.

    Kete peme...
    e mbolli im ate
    pothuaj 40 vjet me pare.
    Nuk ia pres dot deget
    Ka aq lumturi e trishtim te tijen
    Vijne zogjte, tash edhe engjejt
    e me ndihin te mbahem.


    Nje leter qe do t'i shkruaj Oscar Wilde

    Tani duhet te jesh duke ecur
    atje larg , shume larg prej meje e nesh
    dhe buze Tamizit, qe me duket yti.

    Duhet te jesh duke ecur
    jo ngadale , por drejt
    sic ecje kur shkoje ne stacion
    per te pritur dike , se s'isha une
    as si une nuk ka si te kishte qene
    i prituri i ecjes tende.

    Ne kujtimin tim ...
    te shoh duke ecur si Tamizi, buze Tamizit
    dhe gati gati mezi ju dalloj prej njeri-tjetrit
    Ty te ikshmin por te pavdekshmin
    dhe Tamizin e larget shekullisht
    ...
    Te shoh duke ecur....
    "Lumenjt e mij" si te "tute"
    nuk flene!
    Ti i ndjek te tute, e behesh lume
    une i shoh te mijte duke ecur...
    dhe behem gur'!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 06-08-2008 mė 02:11
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  14. #74
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    Vjeshte 2003- Vere 2007

    Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
    vec periferive ku gjarperonte autostrada....
    qe pervecse gjitheandej te conte
    edhe ne Firenze
    (Toscana).
    E bukur Toscana kesaj here.
    Me e bukur se heren e fundit!
    Pastaj ne Milano
    Ne piazen me te madhe atje
    njeren prej mbremjeve qe ngjante
    aq shume me tonat
    e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
    Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
    lojen e bukur te nje saksofonisti
    te talentuar
    qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
    dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
    se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
    ashtu sic vetem di TI te flasesh .
    Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
    i cili ishte "gucci".
    Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
    te cmuar...
    Sandalet i kishte si te Jezusit .
    Luante trishtimin !!!
    Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
    e thyente muziken dhe behej"amator"...
    Njerezit pakesoheshin.
    Vetem une rrija pa levizur.
    Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
    -Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
    Ai m'u pergjigj.
    -E shikon, xhupin e ka Gucci
    Unazen e ka diamant
    dhe sandalet nga me te shtrenjtat "Ecco"
    Eshte muzikant i njohur!
    Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
    -Ky duhet te jete saksofonisti i "N".
    i thashe vetes time me bindje
    Ende cuditem si durova pa iu afruar
    sa te mund t'i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
    ***
    Te nesermen sigurisht dola prap.
    Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
    madje kam pare ne mes te kryqezimit
    ( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
    nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
    e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
    te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
    rreth tingujve .
    Kam pare piktore,
    madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
    dhe tete vjet rrjesht ne klase.
    Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
    emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
    Diten punonte murator,
    ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
    dhe piktornte portrete turistesh
    Nje portret 30 euro.
    Kur e pashe m'u be nje lemsh transparent ne sy
    kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
    Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
    ***
    Mbas 4 ditesh m'u desh te shtyja bilenten
    prisja shiun e rralle ne vere
    te shikoja saksofonistin ne piaze.
    Mbaruan ditet,te tjera dite s'me jepnin te rrija
    deri ne nje mbremje tjeter me shi
    as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
    ***
    hmmmmmmmmmmmmmmmmm,saksofonist barbon,dhe ty te paska bere pershtypje,hahahahaha jane te njejte me marokenet qe shesin ora kineze per tre euro dhe lypin 5 euro te tjera lemoshe.

    sa bukur qe e njeh italine

    ca eshte kjo siper poezi?

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  2. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  3. Berisha pėr "To Vima": Problemi ēam ėshtė problem ligjor jo kombėtar
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 19:16
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •