Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 74
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Nė pazarin e personazheve

    ***
    Ne pazarin e personazheve
    te gjithe shiten
    pervec nje shkrimtareje te re.
    Do te shitet ...
    ma merr mendja se edhe ajo do te shitet.
    Ne pazarin e personazheve
    te gjithe shiten madje nga dy tre here
    pervec nje shkrimtareje
    qe sigurisht mendoj se do te shitet.
    Sapo t'i dale ndonje tregimtari ne shteg
    e tregimtari te na hedh ne treg
    si personazh, personazhin e pa zbuluar
    qe mbulohet , ngaterrohet,
    midis pazarit te madh te personazheve.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Me vjen mire mace, qe e paske gjetur muzen, pikerisht te ai postimi im per kembimin e personazheve. M'a merr mendja qe edhe kesaj here, postimi yt ka qene "krejt miqesisht "apo jo?

    p.s
    kisha degjuar per njerez me gjak blu, aristokratik, po per mace jo... sa gjera te reja po mesoj ne kete forum...!

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***Ne pazarin e personazheve perzihet perseritja***



    C'ke qe kerkon nallban ,
    te mbathesh kuajt e tu
    qe sigurisht nuk kalerojne.
    Fluturojne!!!
    Te kujtohet kur me tregove per kuajt e tu te zbathur
    tek stacioni i trenit
    teksa prisnim te dashuren tende Penelopen?
    ...
    Diten e fundit para se t'i hypja largesive
    te kujtohet tek stacioni perballe RTV
    te kerkova nje krah kemishe
    te cilen e ruaj si krahet e mij te holle e te gjate
    por qe s'mjaftojne per ta mberthyer
    asnjerin prej qiejve ku dremisin ne kembe kuajt e tu. .
    ...
    Kam lindur zbathur,
    ndoshta qe t'i shpetoj ndjekjes se personazheve
    te cilet mund te na kerkojne t'i mbushim
    me jetet tona te pamjaftueshme.
    E te ngaterrohemi deri aty
    sa te blejme veten ne vend te personazheve!
    Kam lindur zbathur,
    ndaj ne vend te kepuceve mora-mbaj dhe ruaj
    si krahet e mij,
    nje krah kemishe...
    Kemisha ishte ngjyre- sysh
    sy kuajsh!




    ***
    sa pershtypje u ben personazheve
    fjala "mall",fjala "blu"
    kur ne fakt "blu" dhe "mall"
    nuk jane vetem fjale

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 19-09-2007 mė 19:36
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Mace , une sikur te te kisha personazh nje femer si ty, do te jepjja si mall skarco, se si poete mund te vlesh..por si njeri nuk vlen dy groshe... qenke kulmi i ligesise...

    Uroj vetem qe kur te arrij ne moshen tende te mos jem kaq e lige me me te rinjte...

    p.s
    se je shitur ti, nuk do te thote qe te shitet edhe shkrimtarja e re, ehhhhh duhen shkalle qe ti te ngjitesh deri aty, jam e sigurt se do te merreshin mendte nga ajri i paster...

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Vjeshte 2003- Vere 2007

    Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
    vec periferive ku gjarperonte autostrada....
    qe pervecse gjitheandej te conte
    edhe ne Firenze
    (Toscana).
    E bukur Toscana kesaj here.
    Me e bukur se heren e fundit!
    Pastaj ne Milano
    Ne piazen me te madhe atje
    njeren prej mbremjeve qe ngjante
    aq shume me tonat
    e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
    Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
    lojen e bukur te nje saksofonisti
    te talentuar
    qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
    dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
    se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
    ashtu sic vetem di TI te flasesh .
    Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
    i cili ishte "gucci".
    Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
    te cmuar...
    Sandalet i kishte si te Jezusit .
    Luante trishtimin !!!
    Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
    e thyente muziken dhe behej"amator"...
    Njerezit pakesoheshin.
    Vetem une rrija pa levizur.
    Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
    -Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
    Ai m'u pergjigj.
    -E shikon, xhupin e ka Gucci
    Unazen e ka diamant
    dhe sandalet nga me te shtrenjtat "Ecco"
    Eshte muzikant i njohur!
    Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
    -Ky duhet te jete saksofonisti i "N".
    i thashe vetes time me bindje
    Ende cuditem si durova pa iu afruar
    sa te mund t'i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
    ***
    Te nesermen sigurisht dola prap.
    Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
    madje kam pare ne mes te kryqezimit
    ( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
    nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
    e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
    te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
    rreth tingujve .
    Kam pare piktore,
    madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
    dhe tete vjet rrjesht ne klase.
    Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
    emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
    Diten punonte murator,
    ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
    dhe piktornte portrete turistesh
    Nje portret 30 euro.
    Kur e pashe m'u be nje lemsh transparent ne sy
    kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
    Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
    ***
    Mbas 4 ditesh m'u desh te shtyja bilenten
    prisja shiun e rralle ne vere
    te shikoja saksofonistin ne piaze.
    Mbaruan ditet,te tjera dite s'me jepnin te rrija
    deri ne nje mbremje tjeter me shi
    as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
    ***
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 20-09-2007 mė 19:11
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kėsaj tė fundit nuk di ēfarė ti them...?! Mė pėlqeu mesazhi (historia) qė mbarte por nuk e di nėse do ishte mė mirė si tregim?! Pastaj e imagjinova si tregim dhe mu duk mė mirė kėshtu. Tani nuk jam e sigurt...

    Gėzohem qė tė shikoj tė shkruash pėrsėri. Kur jeta sjell familjen, fėmijėt etj ėshtė e vėshtirė tė kujtosh dhe gjesh sėrish veten.

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Fiori...te njejten ndjenje tundimi dhe pasigurie kisha dhe une.... ne ta shkruaja per ta treguar, apo ta tregoja duke e shkruar. (tregim apo vargje).
    Megjitheate meqe e thashe (shkrova) u clirova disi... pa dashur t'ia di dhe aq shume si e thashe.
    ...
    Me paska marre malli ...megjithese sa here hyj e dal ne forum , me duket sikur te shoh packa se nuk flasim.
    Flm ,dhe pershendetje te tjera te ngrohta!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165
    Mire qe u ktheve(ne pac pse kthehesh).Pasha daden paske harru me shkru po me doket,vec vjen kadale-kadale.
    Nje poezi te mire per daden Liridone?
    Liridona

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Megjithese Dadushe Liridona me ka harruar mua , dhe kujton se ne saj te harrese se saj , paskesh harruar edhe une te shkruaj, tash po ia kepus e shkruaj prap .....
    Ndoshta neser.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    syte e kuajve, saksofonistet, kemisha dhe Fiori (pershendetje me qe ra Fjala ) me grishin me shume se nje kujtim te vetem - apo shtate. Vetem aspektin fetaro-engjellor te kesaj teme s'po e kap dot. Mos ka te beje gje me nismen jo dhe aq te re te forumit te letersise qe te pranoje ne gjirin e saj(tij) cdo lloj forme e gjallese, pa dallim feje, talenti apo ideje?

    Mjaullime, butesia vete je, hec me perkedhel ca se me ke prishur agjerimin shume-mujorsh Me kish marre malli dmth...
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  11. #11
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ne syte e Mares

    Ne driten e megjesit dhe ne syte e sime bij
    sot me fort se asnjehere
    kam pare, besuar e ndjere
    se....
    Ime bij,
    eshte nena ime dhe une bashke.
    Eshte gjyshi i saj
    me gjithe t'ane.
    Ka sy te medhej sa qielli
    ku brenda te cileve gjindemi te shtate.
    Lleshi e Maria,
    Maria dhe Prenga
    Une, Pjetri dhe
    Mara.
    E vogla ime kaq e madhe!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    VARGJET DHE NJERĖZIT!….


    Po, po!
    Vargjet janė njėlloj si njerzit dhe nuk ėshtė aspak ēudi!
    Ka vargje tė shkurtėr,
    vargje tė gjatė
    vargje tė revoltuara !
    vargje plot me dashuri.
    Ka vargje rrebele,
    vargje tė sakatuara
    vargje tė pisėta
    Vargje tė ėmbėla si …karamele
    Ka vargje pa kuptim
    Vargje qė tė mashtrojnė
    Ka vargje qė u vjen era qė pėrtej…
    Vargje pėrēmim
    Vargje qė tė gabojnė !
    vargje qė kurvėrojnė…

    pa dilni nė bulevardet e mbretėrisė sė poezisė
    tė takoni Naimin, At Fishtėn a Chajupin
    merrni dy vargje prej
    autostradės Migjeni
    se shėtitorja Jeronimit dhe Gavrilit
    thellėsive tė legjendave
    vargjet nuk di ku i humbi !
    Kėrkoni nė shkėmbenjt
    e Xhevahirit
    tė gjeni mademet e vargut tė protestės
    zbrisni nė fushat e Myzeqesė
    tė merrni pak humus prej vargut tė Visar Zhitit
    Ndaluni tek balta e Devollit
    Dhe merini falas vargje prej Driteroit.
    Se matanė Bjeshkėve tė Namuna
    Azemi Shkreli nuk b’zan…
    U ēliruen bjeshkėt…

    Vargjet janė si njerzit!
    Ka njerėz tė shkurtė dhe tė gjatė,
    Barkalecė, mistrecė,
    Njerėz tė llangosur
    Njerėz gjenial
    Ka edhe njerėz vrasės, njerėz viktima
    Njerėz tė pangopur
    Njerėz qė u kruhet…
    Njerėz pa vlerė, tė ftohur
    Njerėz tė lirė !!….ah ? ēfarė the ?… vargje tė lirė ???
    Ah po mė fal !
    Harrova t’a marrė dreqi!
    Vargjet janė si njerzit!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Agim ke harru pa permend Ndoc Gjeten.
    Biles per mendimin tim duhet te renditej nder te paret.

    EL poezia e MARES ishte e mrekullueshme.

  14. #14
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***

    Lindi liria e fjales me vdekjen e diktatures
    E u plak kaq e re liria e fjales
    Tash po i digjen kercenjte lirise se fjales
    e fjala ka mbetur lakuriq pa kuptimin.
    ...Pime kafe-kafeneve te botes
    pa mundur te lexojme asgje ne gjuhen
    tone te pasur.
    Lajmet dhe vargjet s'jane me as fjale
    jane thjesht tym i zi
    i djegjes se lirise ne pakuptimesi.
    ...
    Tani ne vend te fjales se lire
    shenjteron heshtja
    Dhe poezia rri pale
    ne arken e sendeve te te vdekurve
    te pavdekshem.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  15. #15
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***Edhe ne parajse ndodh te vdesin***

    Fluturuan zogjte deri ne fund
    te qiellit
    U vonuan nje stine.
    Kur u kthyen i pyeta;
    Vetem nje stine larg qenka parajsa?
    Ata thane;
    Atje ishin zene te gjitha pemet
    ku ne mund te ngrinim fole
    dhe jo vetem pemet ishin zene.
    Keshtu qe na duhet te bejme
    nje parajse te re ketu
    E ketu te rrojme edhe mbas vdekjes.



    ***
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  16. #16
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***

    Nje ure e re , e bardhe
    breg ne breg
    gjere e gjate
    eshte shtru-shtri
    po pret te dashurin e saj
    te mocem e te rrudhur
    Lumin!
    Lumenjte i presin perjtesisht
    pa mundur kurre t'i ndalin.

    Nje peshk i madh skuqet sonte
    ne tiganin e trashe te komshijes time.
    Ndersa une kerkoj perkthimin e fjales
    shkretetire.


    *** Ne meshe***

    Kundruall lutjes dhe ankthit tim
    per atdheun ....
    Kalon gjithnje shergerti i vogel i zdrukthtarit
    (Jezusi i cili u be marangoz)
    e me jep zemer!
    Ndersa prifti hypur "lart" ne altar
    po flet , po gjykon
    se kujt duhet t'i takojne breket
    e Anna Nikoll Smithit.!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  17. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***
    Zogjte e bejne hapsiren
    te pasigurte.
    Syte e femijeve
    e bejne xheloze driten.

    Furtuna e moshave
    pret durimadhe!


    ***

    Poezia
    eshte arratijse
    prej se perditshmes
    prej te zakonshmes.
    Epope e shkurter
    shprese
    zjarri!
    Xhind i bukur
    deshire marroke
    per tu rrefyer!
    Loje me zare e ndjenjave
    ku fiton gjithnje
    fatbardha dashuri!!!


    ***
    Tek heshtja me duhet ta mbjelle
    kete mbrese.
    E ta var kete mungese tenden
    ne kindet e dites qe do te kthehesh.
    Pastaj do te flasim
    rralle e pa rralle
    duke peshuar perqafimet tona
    mall'


    ***
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  18. #18
    macia blu, fantastike kto vargjet tua...
    s'kam shume fjale, por me te vertet jane art, vlere, MBI TE GJITHA jane POEZI.

    COOL
    KALO SA ME BUKUR

  19. #19
    macia blu,nese mundesh, me shkruja, ne email, se a ke botuar POezi me pare ...?!!

  20. #20
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Ciftelia ne mur

    Kam nje cifteli te vjeter
    dikur kish dy tela
    njerin e keputi heshtja
    tjetrin e breu brenga.
    ...
    dhe une per te kujtuar
    jo vetem vendlidjen e saj dhe timen
    e kam varur ne mur, qe ta ruaj
    se mbase nje dite dyzengjeshe
    do beje cifteline time,
    prap te buzeqeshe.!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  2. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  3. Berisha pėr "To Vima": Problemi ēam ėshtė problem ligjor jo kombėtar
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 19:16
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •