Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 74
  1. #21
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    "Ndarja e krimit"
    ( nga cikli :"Mars' 97")

    Ai e kish ndare mendjen te vrase dike
    askush nuk e ndal ,
    megjithese, te gjithe do donin
    te mos e kishte ndare mendjen
    e te mos e kishte bere krimin.!
    Edhe kriminele te tjere , po te ishin askidentalisht
    perballe nje akti te tille
    Do te kishin thene nje "Mos" te zeshme
    ose te pazeshme!
    Vdes rendesia nese kapet apo nuk kapet
    vrasesi....
    Qe te gjithe sa e pane me syte e tyre
    krimin u bene pjese e tij.
    Keshtu me ngjau
    ate dite marsi ne qytetin me te bukur te botes
    Lezhen!
    Kur ai qe e kish ndare mendjen te vriste dike
    erdh mu para syve te te gjitheve
    (rastesia na kish grumbulluar aty
    viktimen, vrasesin te tjere kalimtar
    dhe syte e mij.)
    Iku vrasesi ...
    u derdh viktima perdhe...
    duke paguar keshtu gjakun e derdhur
    te dikujt para 50 a ndoshta 70 vjetesh.
    ...
    Mua me ngjante vetja here me kriminelin,
    heren me viktimen.
    Here me te vdekurin me shume se gjysem shekulli te shkuar
    Madje nje sekond ndjeva peshen e moshes
    se njerezimit....
    M'u duk se udhetova brenda castit te jetuar rastesisht
    deri ne diten kur njeriu vrau per here te pare.
    Nuk eshte vetem e tmerrshme te shohesh nje krim....
    nuk eshte vetem llahtar
    dhe e llahtarshme....
    eshte nje fajsi qe vrasesi
    e ndan me ty
    ne menyre te pafajshme,
    ne menyren me te pafalshme!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 07-10-2007 mė 13:41
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Ndarja e krimit"

    ( nga cikli :"Mars' 97")

    Ai e kish ndare mendjen te vrase dike. Askush nuk e ndal , megjithese, te gjithe do donin te mos e kishte ndare mendjen e te mos e kishte bere krimin. Edhe kriminele te tjere , po te ishin askidentalisht perballe nje akti te tille do te kishin thene nje "Mos" te zeshme ose te pazeshme! Vdes rendesia nese kapet apo nuk kapet vrasesi... Qe te gjithe sa e pane me syte e tyre krimin u bene pjese e tij. Keshtu me ngjau ate dite marsi ne qytetin me te bukur te botes Lezhen!
    Kur ai qe e kish ndare mendjen te vriste dike erdh mu para syve te te gjitheve (rastesia na kish grumbulluar aty viktimen, vrasesin te tjere kalimtar dhe syte e mij.) Iku vrasesi ... e u derdh viktima perdhe... duke paguar keshtu gjakun e derdhur te dikujt para 50 a ndoshta 70 vjetesh.
    ...
    Mua me ngjante vetja here me kriminelin, here me viktimen. Here me te vdekurin me shume se gjysem shekulli te shkuar. Madje nje sekond ndjeva peshen e moshes se njerezimit.. M'u duk se udhetova brenda castit te jetuar rastesisht deri ne diten kur njeriu vrau per here te pare.
    Nuk eshte vetem e tmerrshme te shohesh nje krim.. nuk eshte vetem llahtar dhe e llahtarshme.. eshte nje fajsi qe vrasesi e ndan me ty ne menyre te pafajshme, ne menyren me te pafalshme!


    __________________
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

    ..

  3. #23
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***
    Diskush, qe s'po me kujtohet ka thene:
    "Bota eshte e madhe per tu fshehur....
    por eshte kaq e vogel per t'u pare e gjetur ,
    gabimet (fajet dhe krimet tona)
    sado te vogla,
    sado te vjetra
    ose te sofistukuara te jene".
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Dikush beson ne ate qe sheh
    une besoj ne ato qe ndjej
    hapa nje dere
    druri
    plot damare
    duke besuar qe ti ke ardhe
    * * *

    velcome back mace
    muzg i heshtur

  5. #25
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Me pelqyen shume keto dy te fundit!

    Pershendetje te dyve,
    Fiori

  6. #26
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pertej pritjes


    (tregim(humoristik) i jetuar).

    Njerez te vegjel ne vende te medha.

    Gjithnje , gjithkund ke menduar te shkosh dikush duhet te te pres. Qofte edhe te shkosh ne qytetin me te afert me fshatin tend, ne lagjen tjeter te te njejtit qytet, eshte gjithnje dikush duke te pritur.Qe te duhet per te te pritur. Qe duhet te te pres.Qofte edhe rastesisht. Te gjitheve na ka qelluar, te jemi nisur per diku afer apo larg, dikush ne mos ka qene duke na pritur ne, e kemi takuar dike qe e ka lumturuar disi e per disa sekonda ardhja jone , ne vendin ku qofte rastesia na perplas. Keshtu ndodh edhe kur zgjedhim fatmiresisht ose fatkeqesisht vende te largeta per t'u pritur prej dikujt. Dhe sa me larg te kesh vendosur te shkosh, edhe ne qofte i vogel, i vogel fare pritesi, te duket i madh. Por qe ky njeri "i madh" te te pres duhet ne mos ta njohesh mire, ta takosh heren e pare, e pastaj ne qofte se takoheni heren e dyte vetem ne mberritje , eshte gjithesesi me e lehte.-
    Per te mos thene se Ai kishte degjuar se ata kishin vendosur te shkonin diku dhe pikerisht atje ku nuk iken dot pa te dale nami si "ikes i madh" Qelloi qe Ai erdhi dhe hyri nje dite vere , ne dyqanin ikseve te rralles. Hyri brenda me te madh, duke pershendetur me ze te larte sikur kishte per qellim te pershendetej edhe me clientet e dyqanit dhe jo vetem me punonjesit ose pronaret. Ne dore kishte vene nje rrote te madhe, unaze le t'i themi, e cila ishte e zbukuruar trashe fare , me shenjen e dollarit amerikan. $ Nen jaken e kmishes kishte lidhur trashe nje kollare damasku . Copen e kostumit jeshil e kishte nga ato copat qe ne europe e perdorin ne mos per pallto , per pardysy, e sigurte. Mbasi ra mire e mire ne sy, u afrua dhe ul me te rende sa desh e theu ndenjesen e dyqanit dhe priti sa pronari te gjente momentin t'i kushtonte vemendjen e plote. Dhe keshtu u be , mbasi u rralluan klientet ai kerkoji me krekosje , te mbyllej dera e dyqanit e te ulej me te se kishte ardhur pikerisht per interes te dyqangjiut. Te dy dolen duke kyqyr deren e dyqanit , ne xhamin e te ciles u var mesazhi , "Kthehem shpejt". Mbasi Ai ishte prezantuar , dhe sidomos mbasi kishte prezantuar vendin ku jetonte prej disa vitesh, dhe mbasi ia prishi mendjen iksit se nuk duhet te kete asnje arsye per te mos ikur. Keshtu duke i siguruar garancine , pritjen ne shtepine e tij te madhe, gjetjen e punes, e plot te tjera dhe gjithecka qe ka nevoje nje ikes te gjej ne vendin ku pritet. Dhe keshtu ndodhi. ....
    Erdhi garancia, u kalua intervista , u bene dhjetra telefonata me pritesin, u moren vizat, u blene biletat, u bene gati valixhet, u bene perqafimet dhe perlotjet e rastit dhe fluturoj avioni drejt vendit te larget. Zbriti avioni ne vendin e larget, dhe te ardhurit nuk e gjeten pritesin ne auroport. Ai, pritesi nuk ishte njeri cfaredo , ishte i madh, i dilnin pune pa prit pa kujtuar dhe deshen apo nuk deshen te ardhurit, munden apo nuk munden te ardhurit ne vendin e larget e krejt te huaj ,qe me shume se askund dhe me shume se asnjehere u duhej te priteshin ne aeroport e gjeten mundesine te dilnin nga aeroporti. Mbasi dihet se shqipataret nese nuk dine gjuhen ku i tret fati dine nje tjeter gjuhe te nje vendi tjeter te huaj. Dhe taksisti deshi fati fliste pikerisht gjuhen e dyte te te ardhurve , dhe bene si bene e mberriten ne shtepine e pritesit. Ne shtepine e pritesit i gjetem te gjithe , dhe disa komshi, pervec te madhit fare , qe nuk kishte ardhur akoma. Sigurisht nga puna. Sepse vetem mbas mberritjes e mesuan te ardhurit se Ai nuk jetonte ne vendin e larget krejt ashtu sic kishte treguar ate dite ne dyqan,atje ne vendlindje , por jetonte disi me ndryshe. Sigurisht jetonte mjaft mire, perderisa jetonte si emigrant i ligjshem. Mbas darkes se bollshme , qe pritesi edhe mbas shtate vjetesh i pergjon parqeve te ardhurit e atehershem , nese po groksine akoma mishin dhe rakine e tij.
    Te nesermen te ardhurit mbeten vetem me Ate , pritesin. Mbasi i cili punonte turn i dyte, ne fabrike. Nder te tjera te nesermen u pa e udhes si nga pritesi ashtu edhe nga te ardhurit te behej pagesa e garancise. Ndonese garancia kishte kushtuar vetem 75 dollare, pritesi u kerkoj te ardhurve 2000 dollar. Sigurisht te ardhurit me mirnjohje ia numuruan 2000 dollarshin. Dhe mbas kesaj pyeten se kur do te behej e mundur te dilnin ne apartamentin e tyre. U hodh pritesi:- Kurresesi jo! Ju do te rrini ketu ne apartamentin tim , deri kur te kthehem une prej shqiperie.-Pritesi pra kishte ndermend te shkonte edhe kete vere ne vendlindje me gjithe familje. Dhe do rrinin te ardhurit pa dale ne apartamentin e tyre, do t'i binte te paguanin muajin qe do te ishte Ai ne atdhe.Nese te ardhurit do dilnin ne apart. e tyre Atij do t'i shkonte dem 700 dollarshi, duke e paguar apart e duke pushuar nje muaj ne atdhe. Sigusiht qe ashtu u be. Nderkohe te ardhurit i mori dhe i nxori ne restorantin me te afert, per t'i punesuar si pjatalares. Pune tjeter me te mire nuk benin as nuk meritonin te ardhurit. Keshtu qe pjatalaresit shkonin cdo dite (ne kembe ne pune) e ktheheshin ne apart e tij cdo dite te muajit qe pushoji AI. Me t'u kthyer , pushuesit dhe pritesi i tyre e luten te dilnin ne apart e tyre. Deshi pothuaj dy jave sa te behej e mundur dalja ne apartamentin e tyre. Huuuuuf, shyqyr me ne fund dolen. Mirpo te ardhurve pritesi nuk gjeti kurre kohe t'u tregonte se ku do blinin dyshekun , jasteket, tavolinen e bukes te pakten. Te vetmet dyqane qe i kish nxjerre kishin qene dyqani i ushqimeve , "Farmer Jack" dhe "Silvation army". Keshtu qe u desh te ardhureve te flinin ne shtrese nja nje muaj. Belaja me e madhe ishte , se pritesi na kish qelluar shume xheloz , nuk linte askend nga shqiptaret e tjere te mundshem per t'u afruar "miqve" qe kish pritur AI. Ai mund t'i vizitonte te ardhurit (viktimat) e tij ne cdo ore te dites , dhe po t'u gjente vizitor brenda do fillonte nga te tijat, filanin mos e ler brenda , eshte mashtrues, filani eshte pederast, filani eshte hajdut, filani eshte i marre, filania eshte kurve e ka lshu burri, filani eshte pis e ka lshu gruan e ka marre gru tjeter....e filani e filani. Tmerr i zi, si eshte e mundur thonin te ardhurit me vete , qe ketu qenkan zgjedhur per te ardhur krejt llumi , sipas pritesit. Erdhi dita e duhej dale prej izolimit. Duheshin takuar keto filanet. Dhe filluan filanet te gjithe te jepnin ndihmen e tyre modeste. Dikush i ndihmoj te shkonin ne dyqabin ku bleheshin dysheku, jasteket dhe tavolina e bukes, dhe t'ua transportonte ne apart. Pikerisht sapo ishin futur te blerat brenda rastesia e sjell pritesin.I cili fillon me pyetje: Ku i blete? Sa i blete? Me ke i blete?Pse i blete? Nje m.u.t. iu paska ndihmuar filani , ua ka fut , ka desh qe te harxhoni leke , sepse si keto qe keni blere ju , une ua kisha gjetur falas , ne kazanet gjigande te plehrave. Te ardhurit kerkuan ndihme nje shqiptari qe e kishin njohur tek lanin pjatat ne restorant, qe te hapnin nje numer llogarie ne ndonje banke afer. Sepse mjaft i kishin dorzuar cheqet tek pritesi , per t'ua bere parate cash. Dhe keshtu u be. Hapen llogarine e tyre, mbas dy javesh vjen pritesi per vizite. Gjithe pyetje:- Ka ndodhe ndonje e re me ju? Me cfare po jetoni? ( e vrap te kontrollonte frigoriferin). A nuk ju kane paguar ne restorant? Pse nuk po i thyeni me cheqet? -
    -Jo iu pergjigj njeri prej dy te ardhurve. I thyejme ne filan banke.
    -Keni hapur llogarine tuaj , pa me pyetur mua? ma paqi faqen e zeze, pse e bete kete? Ju nuk dini ende anglisht, c'u duhet banka ju? Ai qe ju ka ndihmuar ka dike qe e njeh ne banke e do t'u vjedhe leket. Etj etj etj. Dhe keshtu mbas 6 muajsh pritje , dashuri, perkushtim , mesohet se pritesi i kish shkuar njerit prej miqve te te ardhurve ne shtepi e pothuaj e kish akuzuar, se i kish vjedhur te ardhurit. I kish kercenuar se po ta bente prap do t'a ftonte ti jepte kafe , ose ne atdhe ose ne emigrim . (se keshtu kercenonte pritesi duke te kerkuar te te jape nje kafe). Dhe i kish treguar, se cfare te ardhurish te rrezikshem kishin qene te ardhurit e tij , dhe se te gjithe duhet t'u rrine sa me larg te jete e mundur. Cfare nuk i kishte treguar. (biles me rastin e ketyre tregimeve per te ardhurit e tij, filloj te behej edhe tregimtar i njohur).! Tani te ardhurit kishin filluar te ziheshin mbas cdo vizite qe u bente pritesi. Njeri i ardhur i thoshte tjetrit te ardhur, ate pritesin qe na ke gjete ti, po erdhi edhe nje here , mbaje mend qe do ta nxjerr jashte. Sh Sh Sh, jooo, mos fol ashtu, eshte turp , te gjithe e dine se na ka pritur. Nuk e bejme dot na duhet ta durojme.Jo e durojme jo nuk e durojme. Se ne fund te fundit pse duhet ta durojme , ne e kemi paguar per garancine , qe paska kushtuar vetem 75dollare e Ai pa piken e turpit na kerkoji 2000. Dhe me mire qe ia kemi paguar se nuk i kam borxh as mirnjohjen.Njeri do e nxjerrim jashte , tjetri jo se nuk ben ashtu se eshte turp. Dhe ndodhi e dyta. Gruaja , si grate qafe shkurtra, nje dite ne mesdite, teksa vjen pritesi per viziten e radhes, nuk duroj dhe i uleriti me sa kishte ne koke, duke i hapur deren , perjashtaaaaaaaaaaaaaaaaa! Pritesi nuk levizi.Pervecse nuk levizi, foli duke u rehatuar ne ndjenjese.- Ule zerin se mua nuk me nxjerrin grate jashte, jam burre veriu une , edhe ky yt shoq eshte burre veriu e nuk urdheron gruaja ne shpine e malsorit. Gruaja e malsorit te ardhur tha me ze edhe me te larte ,- ashtu eshte , por ketu nuk jemi ne fshatin tend as ne katundit e burrit tim ,jemi pikrisht aty ku une mundem me te nxjerr jashte , e dil jashteeeeeeeeeeeeee, po deshe merre edhe kete mikun tend me vete, e per aq kohe sa ky miku yt, (duke treguar si mik te tij te shoqin) jeton ne nje shtepi me mua, ti mos e mesy me kete dere. Jashteeeeee!
    ... Heshten te dy , por vetem njeri doli prej deres e perjashta. Prej asaj dite e deri kesaj dite e vazhdon, pritesi sajon histori nga me te cuditshmet per te ardhurit. Pret , percielle , permend darkat e garancive te paguara, per ardhes te tjere, te cilet shkon pikerisht ne atdhe dhe i "gjuan". Ne biografite e tij te famshme e shkruan me bold , faktin qe i ndihmon shqiptaret qe sapo emigrojne ne te njejtin vend ku jeton AI. Dhe kjo pune e pritesit, pervec te tjerash quhet "patriotizem". Tani meqe ka pesuar aksident ne pune, eshte me leje krijuese, dhe per perfituar jo vetem parate nga siguracioni, por edhe per t'u dukur si shkrimtar i madh i shekullit, leviz verdalle me nje shkop ne dore....Ka edhe nga ata qe i besojne perrallat e tij, ka edhe nga ata qe e besojne famen e tij. Ai vete jo vetem qe e beson , kerkon edhe te te imponohet. Nje dite , dikush per t'u tallur jo me pritesin , por me ata qe i besojne , kopjon nje cikel me poezi te nje poeti shume te njohur ne shqiperi , dhe jo vetem ne shqiperi, dhe ia tregon si te tijat e duke i kerkuar nje mendim , si autor me libra. Dhe ai me te lexuar poezite me te njohura prej gjithekujt qe ka lexuar nje liber te vetem me poezi, dhe i pergjigjet ne te madh. Cfare l.esh. poezish jane keto pacavure, mos shkruaj me se le nam , shko e digji. U hodh ai qe kish sjell poezite dhe te tjere qe ishin prezent dhe qe degjuan ,e i thane - Si ore "prites" e hengre, po ato jane poezite e I. K, dhe ti thua se jane pacavure, dhe ti nuk i njohe , dhe ti nuk e pakse lexuar te pakten I.K. packa se ke botuar 5 a 7 libra.
    Qe atehere pritesi nuk flet per libra, ne park e verdalle. Ama libra vazhdon te botoje nga 3 ne vit. Dhe vazhdon te gjeje nga nje familje fatlume ne vit per t'i pritur.!!!Per t'i pritur....!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 15-10-2007 mė 21:39
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #27
    special Maska e Lemon tea
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-kėtej
    Postime
    99
    Tregimi me siper me pelqeu shume,(si e lexova kaq vone bile) por ndoshta nuk do ta klasifikoja humoristik edhe pse historia e pritesit ka ne vetvete nota te thella komike brenda dramaticitetit e saj...Tema qenka kaq pikante e lezetin ia ndjejme sidomos ne ikesit e vegjel a te medhenj qofshim...vetem puno per ta bere pak me rrjedhese...diku diku me duket sikur fjalite mbeten pergjysem ose perplasen, kjo ndoshta sepse ke hedhur ketu origjinalin e sapo shkruar..
    bravo mace...
    sillna dhe diēka tjeter te ketij lloji nese ke...
    ???

  8. #28
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Lemon tea,
    Ne fakt nuk e kam hedhur origjinalin e sapo shkruar , por e kam shkruar direkt e ne forum
    Gjithesesi flm per kohen dhe perkushtimin.
    macia_blu
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #29
    special Maska e Lemon tea
    Anėtarėsuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-kėtej
    Postime
    99
    megjithate eshte nje nga tregimet me te bukura qe kam lexuar kohet e fundit...
    veēse (pasi eshte ngjarje e vertete) kam rene ne hall te gjej emrin e pritesit se nga natyra kam qelluar shume kurioz (bej lol)
    ???

  10. #30
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Poezi e bukur...

    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    Ciftelia ne mur

    Kam nje cifteli te vjeter
    dikur kish dy tela
    njerin e keputi heshtja
    tjetrin e breu brenga.
    ...
    dhe une per te kujtuar
    jo vetem vendlidjen e saj dhe timen
    e kam varur ne mur, qe ta ruaj
    se mbase nje dite dyzengjeshe
    do beje cifteline time,
    prap te buzeqeshe.!!!!
    Poete macja_blu,
    Me pelqeu kjo poezi , thjeshtesi madheshtore dhe e jashtzakonshme si vete ciftelia dhe vendlindja e saj.Me kete poezi me bere nje cike blu..Ti coj dy tela si mirnjohje qe te buzeqeshe prap ciftelia....shume bukur, falemnderit.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 28-10-2007 mė 09:40
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  11. #31
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Meqė Prifti do tė thoshte Shėrbyes

    Ai ka vene masken e sherbyesit
    rroben e zeze te te vuajturit ka veshur.
    Zerin e "absolutit" nga ngritur
    deri ne ngjirrje,
    Qe une ta besoj, kur ai shtiret.
    Qe une te hesht, kur ai fyen.
    Qe une te mos e kuptoj,
    kur ai mashtron.
    Qe une te mos ankohem
    kur ai me dhunon emrin e prejardhjen.
    Qe une te mos i kundershtoj planet e tij
    kunder nesh.

    Ai ka vene masken e sherbyesit
    Rroben e zeze te te vuajturit
    Pendimin e gjate te te shterptit.
    Vetem e vetem qe une ta besoj
    kur ai shtiret.
    Qe une t'i trembem kur ai kercenon.
    Qe une te ul koken kur ai shpifet.
    Qe une te mos e shoh kur ai, mekaton
    e me keq se kaq!

    Kaq e trashe maska dhe kaq e tejdukshme!!!!

    2.

    Masken e sherbyesit ka vene
    rroben e zeze te vuajturit ka veshur
    pendimin e vetem te te shterptit mbart
    dhe hypur eshte atje "lart"
    shfryn urrejtje pa iu dridhur qerpiku
    nxit hakmarrje pa iu skuqur fytyra
    nen masken e trashe e te tejdukshme.
    Pa keqardhjen minimale per "titullin" qe mban
    dhe tempullin qe ne trib'un e ka kthyer!!!

    Kulti i se keqes
    naltesohet e na verbon syte
    pikerisht ne mes nesh
    e ne krye te kishes!
    Shihna e ruajna o Krisht!!!
    (edhe prej atij qe e therrasim, "prift")!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 31-10-2007 mė 21:12
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #32
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Kulti i se keqes
    naltesohet e na verbon syte
    pikerisht ne mes nesh
    e ne krye te kishes!
    Shihna e ruajna o Krisht!!!
    (edhe prej atij qe e therrasim, "prift")!
    Exactly !!!

    Vargje qe s'te shqiten nga kujtesa. Love 'em !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga MI CORAZON : 30-10-2007 mė 22:17
    Where does a thought go when it's forgotten?

  13. #33
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ***


    Kur njeriu e denon veten
    me vullnet te lire...
    Si mund t'i besojme ketij
    vullnetari(!)???


    Kur muratori vendos te behet "Hero"

    Ne nje mur sado te larte
    mjafton vetem nje tulle e zeze
    e vene gabimisht
    ose me dashje
    midis tullave te bardha...
    qe ky mur te mos duket me
    i larte,
    i drejte,
    dhe madheshtor.
    Nje mur i tille
    eshte thjeshtesisht
    i destinuar te shembet!

    I rrofte mundi muratorit!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  14. #34
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    ***


    Kur njeriu e denon veten
    me vullnet te lire...
    Si mund t'i besojme ketij
    vullnetari(!)???


    Kur muratori vendos te behet "Hero"

    Ne nje mur sado te larte
    mjafton vetem nje tulle e zeze
    e vene gabimisht
    ose me dashje
    midis tullave te bardha...
    qe ky mur te mos duket me
    i larte,
    i drejte,
    dhe madheshtor.
    Nje mur i tille
    eshte thjeshtesisht
    i destinuar te shembet!

    I rrofte mundi muratorit!!!
    Shume mbreselenese,macja blu...faleminderit..

  15. #35
    (((((*)))))
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Postime
    59
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    Ne syte e Mares

    Ne driten e megjesit dhe ne syte e sime bij
    sot me fort se asnjehere
    kam pare, besuar e ndjere
    se....
    Ime bij,
    eshte nena ime dhe une bashke.
    Eshte gjyshi i saj
    me gjithe t'ane.
    Ka sy te medhej sa qielli
    ku brenda te cileve gjindemi te shtate.
    Lleshi e Maria,
    Maria dhe Prenga
    Une, Pjetri dhe
    Mara.
    E vogla ime kaq e madhe!

    Kjo eshte teper prekese...me pelqeu ne veēanti
    ..

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-11-2007
    Postime
    3
    Poezia e dyte ne kete cikel - diēka me shume se poezi.
    Tek disa prej te tjerave has shprehje te njohura e te perdoruara me pare, pa perfshire ketu edhe dialektizmat apo disa fjale jo-poetike.
    Ne pergjithesi, ju gervishtni bukur me penen tuaj.

  17. #37
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Shume mbreselenese,macja blu...faleminderit..
    e ka thone shoku Zylo ket ma pare se te gjithe:
    ti je mur i larte por une t'heq gurin e fundit.

    " Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo". D.Agolli

    sa per ti dhene Cezarit cfare i takon Cezarit... ca t'ngelet masanej jepjani kapterit.

    shendet e te mira

    ps: ju moderatoret ngelet tuj fshi postet e mia...jepni naj sqarim te pakten.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  18. #38
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    sot me gezon fakti qe une akoma jam ne vemendjen tende.Ne perkushtimin tend (te kritikes). Ne mosharrimin tend. Sot te dua fort. (ndoshta ngaqe qenka dita e flamurit). Ndonese asnjehere nuk te kam dashur me pak se sot. Por thjesht nuk ta kam thene. ose ta kam thene perseprapthi. Tung eagle! Tung dhe gezuar!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  19. #39
    i/e larguar Maska e selina_21
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    ≈ღ≈United States!ωho thє Hєll ωants to livє Hєяє Foяєvєя!!=Iм α cгαzу вαву...Hαte IT OR LOVE IT.ღ
    Postime
    1,099
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    Vjeshte 2003- Vere 2007

    Zbrita ne Rome, e Romen nuk e pashe
    vec periferive ku gjarperonte autostrada....
    qe pervecse gjitheandej te conte
    edhe ne Firenze
    (Toscana).
    E bukur Toscana kesaj here.
    Me e bukur se heren e fundit!
    Pastaj ne Milano
    Ne piazen me te madhe atje
    njeren prej mbremjeve qe ngjante
    aq shume me tonat
    e qe shoqerohej me shiun e mungesave te pranishme
    Ndoqa per pothuaj gjithe mbasditen
    lojen e bukur te nje saksofonisti
    te talentuar
    qe nuk e di pse me behej se kishte lidhje me ty
    dhe jo vetem kaq por genjeja besueshem veten
    se ishte saksofonisti per te cilin ti me ke folur
    ashtu sic vetem di TI te flasesh .
    Ishte i gjate, dhe fytyren e kish mbuluar me kapucin e xhupit
    i cili ishte "gucci".
    Gishtin e unazes e kishte te stolisur me nje unaze
    te cmuar...
    Sandalet i kishte si te Jezusit .
    Luante trishtimin !!!
    Sapo vinte re se rrotull tij grumbulloheshin shume degjues
    e thyente muziken dhe behej"amator"...
    Njerezit pakesoheshin.
    Vetem une rrija pa levizur.
    Pyeta njerin prej miqve qe shoqeroheshim
    -Po ky pse e fsheh fytyren me ate kapuc te madh?-
    Ai m'u pergjigj.
    -E shikon, xhupin e ka Gucci
    Unazen e ka diamant
    dhe sandalet nga me te shtrenjtat "Ecco"
    Eshte muzikant i njohur!
    Del ne piaze e luan vetem kur bie shi!
    -Ky duhet te jete saksofonisti i "N".
    i thashe vetes time me bindje
    Ende cuditem si durova pa iu afruar
    sa te mund t'i ngrija pak kapucin e ti shikoja fytyren
    ***
    Te nesermen sigurisht dola prap.
    Piaza cdo mbremje ishte pothuaj plot me artiste
    madje kam pare ne mes te kryqezimit
    ( mbas ore 7pm.nuk levizin makina ne qender)
    nje aziatike te bukur qe kishte nxjerre pianon
    e i binte per shtate pale qejfe te saj e per shtate pale qejfe
    te kalimtareve qe harroheshin per minuta te tere
    rreth tingujve .
    Kam pare piktore,
    madje njerin prej tyre e kam patur komshi ne fshat
    dhe tete vjet rrjesht ne klase.
    Dritan e quajne , ka qene i talentuar.
    emigroji ne Itali pak para se te diplomohej
    Diten punonte murator,
    ndersa ne mbremje dilte tek piaza e famshme
    dhe piktornte portrete turistesh
    Nje portret 30 euro.
    Kur e pashe m'u be nje lemsh transparent ne sy
    kur me ra prej syve, u be muzgu gri.
    Ishte thinjur, duke mbetur i bute njesoj.
    ***
    Mbas 4 ditesh m'u desh te shtyja bilenten
    prisja shiun e rralle ne vere
    te shikoja saksofonistin ne piaze.
    Mbaruan ditet,te tjera dite s'me jepnin te rrija
    deri ne nje mbremje tjeter me shi
    as te vija deri tek kafeja qe do pija me ty.
    ***

    Shume e bukur.










  20. #40
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Citim Postuar mė parė nga macia_blu Lexo Postimin
    sot me gezon fakti qe une akoma jam ne vemendjen tende.Ne perkushtimin tend (te kritikes). Ne mosharrimin tend. Sot te dua fort. (ndoshta ngaqe qenka dita e flamurit). Ndonese asnjehere nuk te kam dashur me pak se sot. Por thjesht nuk ta kam thene. ose ta kam thene perseprapthi. Tung eagle! Tung dhe gezuar!
    tung mi dreq... shef sa mire kur vjen era njeri... t'hyp dashnia e harron grricjet...
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  2. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  3. Berisha pėr "To Vima": Problemi ēam ėshtė problem ligjor jo kombėtar
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-02-2007, 19:16
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •