Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Kush jep sigurine e vertete per shpetim…..

    Deshiroj te hap kete teme te re qe ne fakt eshte nje teme e derivuar nga tema “Shpetimi”.
    Kemi perballe 2 pikepamje: Protestante dhe Ortodokse

    Le t’I permbledhim me pak fjale ato qe te dyja keto, thone ne lidhje me kete:

    Protestantizmi:
    ----Pergjjithesisht mendojne se njeriu lind mekatar Ka disa grupe protestante si Kisha e Krishtere e Tiranes pretendojne se njeriu lind I pafajshem por behet gjate jetes mekatar.
    ----Njeriu behet i krishtere kur ai pranon Krishtin si Zot dhe si Shpetimtar
    ----I krishteri nuk mund te bjere me ne mekatet e meparshme sepse Shpirti I Shenjte e kontrollon ate.
    ----Nqs I krishteri bie, kjo do te thote se ai nuk e ka pranuar realisht Krishtin, por vetem I eshte dukur sikur e ka pranuar.

    Pikepamja Ortodokse:
    ----Njeriu lind duke patur te trasheguar gjendjen mekatare, qe do te thote se ne nuk trashegojme fajin e Adamit, por pasojat e ketij faji te cilat perbejne tundimet, dobesine e mishit dhe vdekjen
    ----Njeriu behet I krishtere ne momentin qe ai pagezohet ne Kishen Ortodokse dhe merr vulen e Shpirtit te Shenjte nepermjet Misterit te Mirosjes. Pagezimi dhe Mirosja jane akte shpirterore-trupore, mqs dhe vete njeriu eshte qenie shpirterore-trupore, po keshtu e mekati eshte trupor-shpirteror dhe shpetimi duhet te vije patjeter ne rrugen shpirterore-trupore. (Pra jo vetem shpirti por dhe trupi duhet ta marre shpetimin)
    ----Pagezimi mund te kryhet qe ne femijeri. Fakti qe femija nuk e kupton se cfare ndodh nuk eshte nje pengese qe ai te pagezohet, sepse ne kete pikepamje, ai nuk eshte ne nje pozite me te mire se te rriturit, sepse as ata nuk e kuptojne se si mund te shpetohen. Po keshtu mqs mekati hyn tek njeriu ne menyre te pavullneteshme dhe shpetimi mund te hyje ne menyre te pavullneteshme tek ai.
    ----Pas pagezimit dhe Mirosjes, njeriu behet I Krishtere dhe ngelet I tille ne perjetesi, vetem ne rast se me dashje e mohon kete besim dhe ngelet I papenduar deri ne fund te jetes tokesore
    ----Pagezimi nuk eshte nje bilete magjike per ne qiell!!!! Aty fillon PROCESI I shpetimit tone si rezultat I Sinergjise (Bashkeveprimit) Hyjnor-Njerezor

    Ajo qe kam pare une tek shume protestante eshte fakti se ata, duke mos besuar se renia eshte e mundur pas “pranimit te Jezusit”, nqs per nje asye apo per nje tjeter, ndodh qe bien, fillojne gradualisht te besojne se pranimi I Krishtit prej tyre nuk ka qene real, sepse po te kishte qene I tille renia s’duhet te vinte, si rrjedhim dhe “kisha” qe ju serviri atyre kete lloj besimi, nuk mund te jete nje kishe reale!!!!

    Reagimi pergjithesisht eshte largimi nga “kisha” ku ata kane shkuar deri ne ate moment dhe kerkimi I nje “kishe” tjeter, “me te mire”!
    Pasi ky proces, pra kalimi nga nje “kishe” tek tjetra, vazhdon per ca kohe, perfundimisht keta njerez e humbasin besimin dhe kalojne ne ateizem, indiferentizem ose ne ndonje besim tjeter Jo-Kristian!


    E shohim pra se sa shkaterrues eshte ky besim!!!!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    ASNJE NGA ATO QE SHKRUHEN ME LART NUK QENDRON!!!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Abigail!

    Lere te verbrin te ndjeke te verbrin , sepse kjo eshte udha e tij: KANALI.
    Si mund te mendosh se dikush eshte i krishtere, dhe GJYKON kishen e krishtit? Frika eshte fillimi njohjes se shume te Larit Perendi.
    Nje GUXIM i tille vjen prej MAREZISE. Kush je ti qe GJYKON sherbetorine tjetrit, tha Jezusi?
    Gjithsesi Abigail, te inkurajoj qe te mbash nje thenie te Jezusit ne qender te vemendjes; Matu:10:13. ( lexoje)
    Pra PAQJA te rikthehet PERSERI tek ju, eshte gjeja me e rendesishme per nje te krishtere.
    Jezusi te bekofte.
    deshmuesi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Frika eshte fillimi njohjes se shume te Larit Perendi.
    Eu, keshtu mendokan te krishteret??? Na paskeni lodhur kot ne muslimaneve me ato "paqartesite" e frikes ndaj Zotit qe predikohet ne Islam.

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •