Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Banka Boterore: Investitorët po ikin nga Shqipëria

    Gazeta Shqiptare, 17 shtator 2007

    BB: Investitorët po ikin nga Shqipëria

    Banka Botërore vlerëson se në Shqipëri ka rënie të ritmeve të rritjes së ekonomisë. Vlerësimi erdhi nga kreu i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah, gjatë samitit të dytë për Investimin dhe Biznesin në Shqipëri, organizuar në datat 14 dhe 15 shtator nga Konventa e Financave Evropiane.

    "Ritmet e produktivitetit, (rendimentit) në ekonominë shqiptare janë në rënie. Ndërkohë që vihet re se investimet nga privatët janë në nivele të ulta" tha gjatë fjalës së saj shefja e zyrës së BB, Camille Nuamah gjatë takimit. "Eshtë bërë shumë pak punë që të thitheshin në drejtim të atdheut edhe investime nga diaspora e madhe dhe e fuqishme ekonomikisht e shqiptarëve në botë. Investitorët potencialë vazhdojnë të largohen nga Shqipëria edhe për shkak të paqartësisë së përhershme në të drejtën e pronësisë mbi të patundshmet, që nuk po gjen ende zgjidhje nga organet e shtetit shqiptar" ishte vlerësimi për investimet në Shqipëri nga shefja e zyrës së BB.

    Pengesat

    Në vlerësimin e shefes së BB në Shqipëri, një tjetër problem serioz që pengon çështjen e investimeve dhe ardhjen e investitorëve të rinj në Shqipëri, ka të bëjë edhe me infrastrukturën e dobët. "Një tjetër faktor është edhe problematika që ende haset në kuadrin rregullator të ekonomisë, së bashku me atë që paraqesin shërbimet bazë publike të cilat ofrohen nga gjyqësori, organet e regjistrimit dhe Menaxhimit të Tokës, etj", tha Nuamah.

    Faktori i tretë, por jo më pak i rëndësishëm sipas shefes së BB, është edhe vështirësia që krijohet për bizneset e ndryshme nga mungesa e rregullt me energji elektrike, por edhe me ujë të pijshëm e industrial.

    Ndërkohë që ka përshëndetur rritjen në vlerë të eksporteve, përfaqësuesja e BB në Tiranë nuk ka lënë pa theksuar faktin negativ se ato përqendrohen, në masë të madhe, mbi punën e pakualifikuar dhe produktet e shfrytëzimit intensiv të burimeve natyrore të vendit. Njëkohësisht, Nuamah nuk ka vënë në dukje se qeveria duhet të marrë masa që sektori i turizmit, i cili përfaqëson një potencial të fuqishëm për vendin, të mos cënojë pasuritë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë.

    "Shqipëria hyn ndër vendet me papunësi të lartë, ndërkohë që taksat ende të larta mbi punonjësit frenojnë zhvillimin me ritme më të shpejta të biznesit. Shpesh cilësia e reformave dëmtohet nga politizimi i tyre, po aq sa edhe nga mungesa e aftësive. Megjithë këto sfida, Shqipëria dekadën e fundit ka bërë shumë për të rritur të ardhurat dhe për të ulur varfërinë" deklaroi shefja e misionit të Bankës Botërore.

    Deklaratat e zyrës së BB në Tiranë vijnë në një moment kur statistikat "rozë" të qeverisë, publikohen me mburrje nga ministra të ndryshëm, duke filluar që nga infrastruktura, turizmi dhe deri tek eksportet.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Pronat dhe pronesia.
    Sado qe e anashkalojne eshte problemi me madhor.
    Ne ne Shqiperi e kapim demin nga bishti.
    Dhe rruget duhen ndertuar, dhe investime duhen bere, por gjithshka mbetet nje vrime ne uje pa u zgjidhur problemi i pronesise.
    Prona i duhet kthyer pronarit te ligjshem, dhe duhet hequr dore nga mentaliteti i Komunes se Parisit.
    Toka kurrsesi nuk i takon atij qe e punon, por atij qe e ka blere apo trasheguar brez pas brezi.
    Po te zgjidhet ky problem, gjithshka fillon e merr formen e duhur.
    Por ja qe ka 15 vjet qe luhet mbi kurrizin e pronareve dhe te gjithe Shqiptareve nga klanet e PS dhe PD, duke e zhvatur e cfilitur kete popull qe vetem di te heshte e te tunde koken me trishtim

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Investitoret

    Para ca ditesh bera nje thread ku Shqiperia ne kete kohe me e dobet se kurre ekonomikisht.
    Ca nuk me thane Zp, Edi Rama, etj sikur shkrimi qe kuturisur nga PS.
    Tani ja ku po ju thote edhe World Bank se investioret po ikin nga Shqiperia.
    Pak ju duket?
    Jo eshte shume.
    Paaftesia, mllefi, dumbabizmi, idjotesia, hajduteria ekstreme po karakterizojne kete priudhe te qeverisjes se PD.
    Dhe shume hapa prapa

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ja fusni pordhes kot
    kete e thote gazeta(anti) shqiptare dhe jo banka boterore.
    banka ka investuar vete goxha para ne Shqiperi ne kete periudhe.
    Nuk mbulohet dielli me shoshe or shqiptare(anti de)
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Po ne te semes te vene se na cmenden dhe keta te B.B. E kane bere shqiperine si laborator dhe shqiptaret si kavie
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hero i Popullit : 19-09-2007 më 08:46
    FLANGO MA NON FLECTO

  6. #6
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Ja fusni pordhes kot
    kete e thote gazeta(anti) shqiptare dhe jo banka boterore.
    banka ka investuar vete goxha para ne Shqiperi ne kete periudhe.
    Nuk mbulohet dielli me shoshe or shqiptare(anti de)
    lol lol lol

    Po bb ka investuar ne rrug etj. Tani ti do te me thuash mua se me mungesen e skajshme te energjise elektrike ty te duket cudi se largohen investoret?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema të Ngjashme

  1. Berisha të ikë, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •