Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    9 mënyra për të jetuar një jetë më pozitive

    Gati të gjithë janë në kërkim të mënyrave për të përmirësuar jetën dhe për ta bërë më pozitive. E vërteta është se ekzistojnë ide të vlefshme që funksionojnë. Lexoni këto 9 mënyra praktike dhe do të shihni se do të argëtoheni më shumë, do të përmirësoni marrëdhëniet, biznesin, shëndetin dhe jetën tuaj.
    1. Vlerësoni sa më shumë të mundni
    Kjo është një ndër më të thjeshtat për t'i shtuar pozitivitet jetës suaj. Vlerësimi është një mënyrë e shkëlqyer për ta kthyer zemërimin, trishtimin dhe zhgënjimin në emocione pozitive. Vlerësoni sa më shumë të mundni në jetën tuaj, vlerësoni motin e mirë, fëmijët që luajnë në park, ushqimin e shijshëm dhe njerëzit simpatikë që ju kalojnë pranë. Disa minuta në ditë mjaftojnë që të ndiheni më pozitivë dhe do të përmirësoni këndvështrimin ndaj botës.
    2. Mjaft e krahasuat veten me të tjerët
    Nëse e krahasoni veten me të tjerët, atëherë i shtoni më shumë dhembje të panevojshme jetës. Nëse kaloni një person atëherë do të gjeni një tjetër më të suksesshëm se ju. Ndjenja kalimtare se jeni fitues mund të shndërrohet në ankth, frikë, dhimbje trupore apo infarkt. Do të bëni mirë ta krahasoni veten me veten. Përpiquni të përmirësoheni dhe të shihni si rriteni dhe bëheni persona më të suksesshëm dhe të lumtur. Përqendrohuni në veten tuaj dhe jo në ata që ju rrethojnë.
    3. Kuptoni se është vërtet e mundur të zgjidhni si të reagoni
    Nuk keni pse ta jetoni jetën duke reaguar. Keni një zgjedhje. Ekziston një boshllëk mes stimulit dhe reagimit. Nëse përqendroheni në atë boshllëk, atëherë do të zgjerohet edhe më shumë dhe do të kuptoni se stimuli dhe reagimi nuk janë të lidhura bashkë.
    4. Arsimojeni veten
    Vetë arsimimi mund t'ju ndihmojë të jetoni një jetë më pozitive. Lexoni libra të mëdhenj nga fushat e jetës nëse doni të përmirësoheni. Ndoshta në lidhje me situatën financiare, ndoshta me shëndetin apo marrëdhëniet. Pyetini njerëzit e suksesshëm në atë fushë se çfarë bënë për t'u përmirësuar. Nëse keni një problem në jetën tuaj, ka shumë mundësi që shumë njerëz e kanë patur problemin tuaj disa mijëra vite më parë; dhe të paktën njëri prej tyre duhet ta ketë shkruar zgjidhjen e atij problemi diku.
    5. Veproni sikur ...
    Emocionet ju vënë në punë. Prandaj edhe nëse nuk ndiheni pozitivë, plot besim, të qetë apo të vendosur mund të silleni sikur jeni të tillë. Pasi ta keni bërë për disa minuta, e gjeni se ç'do të ndodhë? Në të vërtetë do të ndiheni pozitivë, plot besim, të qetë dhe të vendosur.
    6. Jetoni të tashmen
    Mos lejoni që mendimet t'ju dërgojnë në të kaluarën apo në të ardhmen më tepër nga ç'është e nevojshme. Kjo është mënyra më e sigurt për të injektuar mendimet negative në mendje. Kështu mund të përfshiheni në një vorbull mendimesh negative që mund të zgjasin me ditë, javë apo vite. Planifikoni jetën tuaj, reflektoni mbi mësimet që keni mësuar nga e kaluara. Por më pas punoni, luani dhe jetoni sa më shumë të jetë e mundur.
    7. Bëni disa prova mendore
    Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar performancën dhe për të ulur ankthin në çdo situatë. Ndoshta merrni pjesë shpesh në mbledhje. Atëherë vizualizoni ngjarjet që do të zhvilloni, shihni dhe dëgjoni. Shiheni veten të buzëqeshni, të jini pozitivë, të hapur, me besim apo si doni që të tjerët të ndihen. Shiheni rezultatin në mendje. Kjo do të ketë efekt habitës dhe do të ulë ndjenjat negative.
    8. Ripërkufizoni dështimin
    Michael Jordan një herë tha: "Kam humbur më shumë se 9 mijë kosha në jetën time. Kam humbur gati 300 lojëra. 26 herë më kanë besuar koshin e fundit të ndeshjes dhe e kam humbur. Kam dështuar përsëri dhe përsëri dhe përsëri në jetën time. Dhe ja se pse kam sukses". Shoqëria ju ka rritur duke pasur frikë nga dështimi. Por nëse i rimendoni dështimet jo si diçka për të pasur frikë, por si mbështetje e vlefshme, atëherë mund ta përmirësoni jetën shumë. Dështimi mund t'ju lëndojë pak, por mund t'ju mësojë shumë. Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë dështuar.
    9. Përqendrohuni në atë që doni, jo atë që nuk doni
    Një problem i zakonshëm është përqendrimi i mendimeve që atë që s'doni, dhe jo në atë që doni. Nëse e bëni këtë do të jetë e vështirë të arrini atë që doni në jetë. Nëse doni të përmirësoni gjendjen financiare, atëherë fokusohuni të keni një situatë të mirë financiare dhe jo tek mungesa e parave. Pra, fokusohuni tek ato që doni në jetë.
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Lexoni Forcen e nderdijes ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 19-07-2007, 16:37
  2. Mbikqyrja e shtypit: TVSH haptazi pro qeverisë
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 09:59
  3. Meditime pozitive...
    Nga KUKUMJAÇKA në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-03-2004, 18:16
  4. Menyra e komunikimit te Shqiptareve
    Nga une jam Z... në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 17-11-2002, 22:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •