Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 73
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Janullatosit nuk i jepet nenshtetesia shqiptare

    Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse i mohohet nenshtetesia shqiptare. Qe prej vitit 2003, Anastasis Janullatos ka aplikuar per te marre nenshtetesine shqiptare, sipas statutit te Kishes, por kjo i eshte refuzuar nga qeveria. Ky fakt behet i ditur nga Raporti Nderkombetar mbi Lirine e Fese, i botuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku perfshihet edhe Shqiperia, qe i referohet te dhenave per vitin 2006. “Statuti i vitit 1954, i Kishes Ortodokse, deklaron qe kryepeshkopi i saj duhet te kete nenshtetesi shqiptare, megjithate, kryepeshkopi ishte nje nenshtetas grek, qe kerkonte nenshtetesi shqiptare. Gjate periudhes se mbuluar nga ky raport, qeveria nuk ndermori hapa ne lidhje me kerkesen e tij per nenshtetesi, paraqitur ne vitin 2003”, thuhet ne kete raport. Nderkohe qe ne disa kapituj trajtohet edhe problemi i kthimit e kompensimit te pronave te komuniteteve fetare. “Ambasada amerikane dhe qeveria e SHBA-ve ka nxitur qeverine qe te zgjidh problemin e pronave”, thuhet me tej.

    Diten e djeshme, DASH, ka publikuar raportin vjetor per lirine fetare ne te gjitha vendet e botes. Ne pjesen ku flitet per Shqiperine, viheshin re kapitujt per pronat dhe respektimi e ushtrimi i te drejtes se besimit. Rasti me flagrant eshte refuzimi i nenshtetesise se kryepeshkopit Anastas Janullatos, kreut te Kishes Ortodokse shqiptare. Sipas raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, kerkesa eshte bere qe prej vitit 2003, duke respektuar statutin e kishes, se kryepeshkopi duhet te kete patjeter nenshtetesine e vendit ku drejton. Por, Janullatos ka nenshtetesi greke dhe ne kete menyre ka kerkuar nderrimin e saj, per te marre ate shqiptare. “Qeveria shqiptare nuk ka bere asgje per t’i dhene nenshtetesine kreut te Kishes Ortodokse”, thuhet ne kete raport.

    Nje prej kapitujve eshte edhe ai per pronat e komuniteteve fetare, te cilat, sipas ligjeve duhet te kompensohen, ose t’u kthehen. Si raste flagrante permendet moskthimi i trojeve te Kishes Ortodokse dhe Komunitetit Mysliman. Madje, ky i fundit ka fituar pronen e tij ne qender te Tiranes, por nuk i jepet leja per ndertim nga bashkia dhe ka hyre ne nje konflikt disavjecar. “Ambasada e SHBA vazhdoi te nxiste qeverine qe te trajtonte pretendimet e komuniteteve fetare per pronat dhe kthimin e ndertesave, tokave dhe pronave te tjera grupeve fetare, qe i humben ato gjate regjimit komunist”, thuhet me tej ne raportin per vitin 2006. Sipas ligjit te kthimit dhe kompensimit te pronave te tilla, komunitetet fetare kane te njejtat te drejta si dhe individet private ne ceshtjet e kthimit dhe kompensimit te pronave, por komunitetet fetare vene ne pikepyetje kufizimin e sasise se kthyer te tokes deri ne 150 akra. Por eshte vene re se qeveria nuk ka krijuar nje fond te vecante per zgjidhjen e ceshtjes se pronave fetare.

    Problemet

    Refuzimi i nenshtetesise kryepeshkopit Janullatos

    Moskthimi e kompensimi i pronave te komuniteteve fetare

    Mungesa e nje ligji per fete ne Shqiperi

    Refuzimi i lejeve te ndertimit te objekteve te kulteve

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Edhe te jete nenshtetas shqiptar na duhet...Nenshtetesia shqiptare ti jepet vetem kujt provon se ne 1912 para pavaresise, stergjyshi ka qene banor i nje prej 4 vilajeteve shqiptare....Te huajt te shohin punen e vet....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    65
    Postime
    2,690
    Pa dashur te komentoj dhenien a mosdhenien e nenshtetesise Janullatosit, dua te sqaroj mikun me lart qe nenshtetesia nuk ka te beje kursesi me origjinen shqiptare te personit qe e kerkon ate. Nese ploteson kerkesat e duhura te koheqendrimit ne nje vend, ke te drejten e kerkimit te nenshtetesise per te vepruar ne perputhje me ligjet dhe kerkesat e Kushtetutes se atij vendi. Tjeter gje eshte origjina, kombesia, e cila kursesi s'mund te ndrohet edhe po qe se lajthit mendja e ndonjerit per kete ndrim. Te respektoj Hyj-Njeriu, por m'u desh kjo nderhyrje thjesht per sqarim dhe jo kundervenie. Respekt mondioshall

  4. #4
    Ne fakt ai miku perpara teje ka te drejte sipas mendimit tim. Kur flitet per Janullatosin behet fjale jo per nje person te thjeshte dhe implikimet jane shume here me te medha dhe serioze sesa dhenia e nenshtetesise nje qytetari te thjeshte te huaj. Kisha Ortodokse Shqiptare duhet te kete ne krye te saj nje shqiptar. Dhe te tille nuk te ben nenshtetesia. Vendim i drejte i qeverise. Nese nje dite duam qe kjo kishe te jete teresisht shqiptare, te flasi shqip dhe t'i perkasi vetem shqiptareve atehere Janullatosi ska asnje arsye pse te jete nenshtetas shqiptar.

  5. #5
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    59
    Postime
    1,804
    Une do te plotsoja se kur flitet per shtetesine Shqiptare duhet te jete ashtu sic thote Hyj-njeriu me Vilajetet. Une nuk e dij se si eshte e detajuar plotesisht mbase s'me ka interesuar ende te keme nje shtetesi Shqiptare por, s'do te thote qe nuk do ta bej ne te ardhmen. Une nuk do te pranoja si shqiptar te jeme ne kolonen e njejte te pritjes me Janullatos dhe te huajt . Besoj se kete duhet ta rregullojne nese s'e kane bere deri me tani.Eshte tjeter trajtimi i te gjithe qytetareve njesoj dhe eshte tjeter pune shtetesia.Shtetesia per te huajt duhet te kete norma te avansuara si qe eshte e rregulluar ne boten perendimore.
    Te huajt jane te huaj dhe mysafiret jane mysafir por, ne Shqiperi shqiptaret duhet te jene VIP...dhe per mendimin tim ketu duhet te kete nje dallim.
    Mysafiret qe kane mision asimilimin, agresionin, mosrespektimin e ligjeve dhe gjuhes se shtetit ku jetojne shteti duhet te jete shume i qarte se si priten mysafir te tille.Ketu ende shteti Shqiptar calon, s'eshte turp por nder dhe krenari kombetare qe njerez te tille veshur nen petkun e ortodoksizmit te deportohen nga kane ardhur.
    Vete kerkesa per shtetesi Shqiptare e ketij klerikut ortodoks nuk eshte pse ai u dogj per nje pasaport me shqiponje por, per nje arsye te vetme qe neser te kete mbulese se eshte shtetas dhe mund te bej c'te doje ne shtetin e vet.(edhe nje deshmi se Janullatos s'eshte edhe aq injorant, ai e di misionin e vet..dhe pret parajsen duke perhapur helenizmin ne emer te Zotit .)Sa per prove le te shkoje nje klerik ortodoks shqiptar atje ne Greqi dhe le te mbaje nje meshe shqip dhe njekohesisht le te beje nje lutje per shtetesi greke..nese mbetet i gjalle.
    Te deportohet Janullatos dhe te gjithe kleriket e huaj te cdo konfesioni.. ..
    Shqiptaret nuk duhet te kethehen tek Rruget e Shkronjave dhe tek Zgjimi...qe mos te vendnumrojme ne ne kete qark te mbyllur perjetesisht...Le te shkoj Janullatosi te perhapi ortodoksismin ne Afrike ose edhe me larg , do te gezonte edhe me shume Zotin..atje ka edhe me shume nevoje,Shqiperia e vogel nuk ka edhe aq shume nevoje per "ndihme", dhe per shtetas te huaj( kjo paradoksale ne shtetin me te varfer ne Europe kerkon shtetesi nje grek- e vetmja arsye te mbetet ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare qe mund te kete mbulese ligjore, qe te rekrutoj edhe pasardhesin dhe te vazhdoje misionin e Zotit-Grek)...
    Nese Zoti nuk i merr vesht shqiptaret kur i drejtohen dhe i luten shqip, s'ka cu duhet Zoti shqiptarve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 15-09-2007 mė 13:43

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Kisha Ortodoxe Autoqefale Shqiptare nuk egziston ende, ajo qe egziston quhet Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise. Nuk eshte e njejta gje.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Mosha
    42
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga drity Lexo Postimin
    Kisha Ortodoxe Autoqefale Shqiptare nuk egziston ende, ajo qe egziston quhet Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise. Nuk eshte e njejta gje.

    Dmth po iu dha nenshtetesia shqiptare Janullatosit, do kemi KISHE ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE. Bohet greku shqiptar dhe zhduket ndikimi grek?!

    Ose ka degju ky qe do vije ndonje ligj qe do kerkoje ne krye te cdo komuniteti fetar ne Shqiperi te qendroje nje SHQIPETAR!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    65
    Postime
    2,690
    Vendosja e Janullatosit eshte justifikuar me mungesen e kushteve qe duhej te plotesonte nje shqiptar per kete vend ne Kishen shqiptare. Kjo shpjegohej me mosekzistencen e fese ne Shqiperi, per rrjedhoje dhe te vete personave te pergatitur per nje detyre kaq te larte e me pergjegjesi. Pa dashur te cenoj rregullat e Kishes ne zgjedhjen e te madhit te saj, qe me sa duket nga shembujt ne kishat e tjera fqinje mbetet ne fron deri ne fund te jetes(me perjashtime te justifikuara shendetesore), kam te drejte te shtroj pyetjen, nese ne kete periudhe mbi 15 vjecare te ekzistences se fese ne Shqiperi, a ka dale nje person shqiptar vertet i studjuar dhe perkushtuar per te zene kete vend te nderuar e respektuar? Nese, Po, ekziston vertet privimi i tij per te qene ne vend te Janullatosit, apo dicka e vecante dhe specifike per Shqiperine, duhet marre parasysh per t'u bere ky zevendesim? Perderisa Shqiperia ishte rast i vecante ne ceshtjen e fese, besoj qe dhe ky rregull duhet te jete po i vecante per zgjedhjen e Kryepeshkopit. Nese Janullatos e kupton qe ne vazhdimesi i duhet nenshtetesia shqiptare, per te justifikuar me shqiptarisht vendin qe ka ne krye te Kishes shqiptare, s'ka si mos kuptoje qe me shqiptarisht mund ta realizoje nje shqiptar, qe s'ka nevoje per kete nenshtetesi, pasi e ka ne dejet e tij shqiptare.

  9. #9
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Dmth po iu dha nenshtetesia shqiptare Janullatosit, do kemi KISHE ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE. Bohet greku shqiptar dhe zhduket ndikimi grek?!

    Ose ka degju ky qe do vije ndonje ligj qe do kerkoje ne krye te cdo komuniteti fetar ne Shqiperi te qendroje nje SHQIPETAR!
    Nuk po spekulloj mbi asgje. Po ve ne dukje nje fakt. Nuk eshte kisha Shqiptare, por e Shqiperise.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  10. #10
    thundercloud Maska e eris1979
    Anėtarėsuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Po cuditem nga ky refuzim, sepse nuk njoh asnje kerkese tjeter te grekeve qe te mos jete plotesuar nga qeverite shqiptare.
    Nuk jam plotesisht i sigurte per kete, por mesa di une, ne statutin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare kerkohet si kusht i domosdoshem qe Kryepeshkopi te jete me kombesi shqiptare dhe jo thjesht me nenshtetesi shqiptare. Edhe po t'i jepet nenshtetesia shqiptare Janullatosit qe ka privuar shqiptaret e krishtere te Sarandes nga mesha ne gjuhen e tyre, perseri ky statut rezulton i shkelur.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,113
    Postimet nė Bllog
    4
    Eshte interesant se sa te shqetesuar jeni per Kryepeshkopin dhe KOASH, kur asnje prej jush nuk eshte besimtar orthodhoks. Jeni po aq te sinqerte sa do te isha une po te thosha se nuk me ze gjumi naten per kreun e katolikeve, myslimaneve apo bektashijve!!!

    Se dyti, ajo qe eshte qesharake dhe tregon se me cfare donkishotesh ke te besh, eshte kur shikon se jeni po ju qe thoni "greku do te na nxjerri ne shqiptareve si greke". Dhe kaq te shqetesuar jeni, aqsa nuk doni te lejoni as shtetin shqiptar te beje ate qe ben cdo shtet ne bote, rregjistrimin e popullsise me ane te nje censusi. Dhe momenti kulmor i donkishotizmit tuaj arrin atehere kur hasni me Kryepeshkopin Anastas: "nje grek qe kerkon te behet shqiptar".

    Turpi nuk i ngelet Kryepeshkopit, turpi i ngelet shtetit shqiptar qe kryepeshkopit nuk i njihet nenshtetesia shqiptare. Nuk ka nder me te madh per mua si besimtar orthodhoks kur shoh qe Kryebariu shpirteror i Kishes sime respekton ligjet e vendit tim ne ate pike sa eshte gati edhe te heqi dore nga nenshtetesia e tij greke per hir te shtetesise shqiptare.

    Deshmon per dashurine e tij per popullin shqiptar me te cilin ndan 17 vjet te jetes se tij.

    Albo

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    26,113
    Postimet nė Bllog
    4
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Edhe te jete nenshtetas shqiptar na duhet...Nenshtetesia shqiptare ti jepet vetem kujt provon se ne 1912 para pavaresise, stergjyshi ka qene banor i nje prej 4 vilajeteve shqiptare....Te huajt te shohin punen e vet....
    Ashtu them edhe une, kush nuk ka lindur ne Turqine Evropiane nuk eshte shqiptar!!!! Me te njejten llogjike prej anadollaku ti do ti mohoje nenshtetesine shqiptare edhe Hirėsisė sė Tij Theofan Stilian Nolit qe nuk kish lindur ne asnje prej atyre 4 vilajeteve. Dhe falė injorancės tėnde historike, ti sapo re brenda me fjalėt e tua pasi Kryepeshkopi ka lindur nė vilajetin e Janinės ku bėntė pjese edhe Preveza, vendlindja e Kryepeshkopit.

    Kisha Ortodoxe Autoqefale Shqiptare nuk egziston ende, ajo qe egziston quhet Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise. Nuk eshte e njejta gje.
    Dhe as nuk ka per te ekzistuar ndonjehere pasi Kisha Orthodhokse nuk eshte e shqiptareve, as grekerve, as ruseve, asnje populli ne bote, as e vete botes, eshte e Krishtit.

    Prandaj mos shpalos injorancen tende per Orthodhoksine por shkruaj per gjera qe di.

    Te huajt jane te huaj dhe mysafiret jane mysafir por, ne Shqiperi shqiptaret duhet te jene VIP...dhe per mendimin tim ketu duhet te kete nje dallim.
    Besoj se edhe ty ne Amerike, keshtu si Kryepeshkopin te kane trajtuar, ta kane mohuar nenshtetesine amerikane vetem e vetem se "nuk ke lindur ne Amerike"?! Apo per veten tende te vjen keq e kerkon te behesh nenshtetas ne Amerike, por Kryepeshkopit "grek" qe ka shpenzuar 2 dekada ne Shqiperi nuk duhet ti njohim nenshtetesine shqiptare?

    E ka emrin hipokrizi i mbarsur me racizem: nga nje ane shteti shqiptar u kerkon gjithe shteteve perendimore legalizimin dhe integrimin e te gjithe shtetasve te tij ne shoqerite e huaja ku jetojne e banojne, por nga ana tjeter te huajve qe kerkojne nenshtetesine shqiptare nuk duhet t'ua njohim te njejten gje.

    Dmth po iu dha nenshtetesia shqiptare Janullatosit, do kemi KISHE ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE. Bohet greku shqiptar dhe zhduket ndikimi grek?!

    Ose ka degju ky qe do vije ndonje ligj qe do kerkoje ne krye te cdo komuniteti fetar ne Shqiperi te qendroje nje SHQIPETAR!
    Abdylat e shkretetires qe kane zbarkuar ne Shqiperi pas renies se komunizmit, kane marre nenshtetesine shqiptare dhe sot pergjohen e ndiqen nga sherbimet sekrete te vendit dhe te huaja si te dyshuar per terroriste.

    Kurse Kryepeshkopi Anastas, emri i te cilit del ne raportet e SHBA per shkeljen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi dhe i respekon ne maksimum ligjet e atij vendi, duhet ti mohojme shtetesine shqiptare.

    Po cuditem nga ky refuzim, sepse nuk njoh asnje kerkese tjeter te grekeve qe te mos jete plotesuar nga qeverite shqiptare.
    Nuk jam plotesisht i sigurte per kete, por mesa di une, ne statutin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare kerkohet si kusht i domosdoshem qe Kryepeshkopi te jete me kombesi shqiptare dhe jo thjesht me nenshtetesi shqiptare. Edhe po t'i jepet nenshtetesia shqiptare Janullatosit qe ka privuar shqiptaret e krishtere te Sarandes nga mesha ne gjuhen e tyre, perseri ky statut rezulton i shkelur.
    Ik e degjo Kryepeshkopin se si di te meshoje shqip ne Tirane e pastaj brockollit ndonje genjeshter si ajo e Sarandes. Dhe sa per dijeni qe te mos vdesesh injorant, as shteti grek dhe as populli grek nuk deshiron qe te shohin nje prej njerezve me te medhenj qe ka nxjerre Greqia ne shekullin e XX dhe nje prej misionareve me te medhenj te mbare Kishes Orthodhokse qe te marri nenshtetesine shqiptare, pasi qe nga ai moment ai humbet priviligjet e te qenit shtetas grek. Marrja nga Kryepeshkopi Anastas e nėnshtetėsisė shqiptare do tė pėrjetohej si njė shok masiv nė shoqėrinė greke, dhe nė tė njėjtėn kohė do tė ishte shembulli mė i mirė i miqėsisė dhe bashkėjetesės sė dy popujve fqinjė.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-09-2007 mė 21:52

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Ballisti_Tetove Lexo Postimin
    [...]
    Qe prej vitit 2003, Anastasis Janullatos ka aplikuar per te marre nenshtetesine shqiptare [...]
    Athue, ka marrė vesh diku se Zoti i pranon nė parajsė vetėm ata qė kanė pasaportė Shqiptare?


    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    [...]
    Dhe kaq te shqetesuar jeni, aqsa nuk doni te lejoni as shtetin shqiptar te beje ate qe ben cdo shtet ne bote, rregjistrimin e popullsise me ane te nje censusi. Dhe momenti kulmor i donkishotizmit tuaj arrin atehere kur hasni me Kryepeshkopin Anastas: "nje grek qe kerkon te behet shqiptar".
    [...]
    Kush ėshtė i shqetėsuar kėtu?

    Popullėsia ėshtė e rrrregjistruar se pėrndryshe nuk do tė ishin mbajtė zgjedhjet. Sa i pėrket rrrrregjistrimit tė etnive, pse sot e kėrkoni rrrregjistrim e popullėsisė mjerimin ekonomik tė tė cilės e shfrytėzon greku duke i paguar me u shprehė se janė grekė?
    Nuk duhet ai rrrregjistrim kur sė shpejti do tė jetė rrrregjistri i ADN-sė tė tė gjithė njerėzve. Atėher, do ta kuptoni se nuk bėhet Shqiptari me letra tė nėnshtetėsisė, por lind i tillė. Gjithashtu, do ta vėrtetoni se Shqipėria ėshtė e Shqiptarėve e do tė i ktheni eshtėrat e Shqiptarėve qė i zhvarroset kohėve tė fundit nga toka Shqiptare. Mos i shpėrndani ato eshtra Shqiptare nėpėr Greqi pėr me i pas si dėshmi pėr falsifikime Historike tė mėtutjeshme.
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  14. #14
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Citim Postuar mė parė nga drity
    Kisha Ortodoxe Autoqefale Shqiptare nuk egziston ende, ajo qe egziston quhet Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise. Nuk eshte e njejta gje.
    Dhe as nuk ka per te ekzistuar ndonjehere pasi Kisha Orthodhokse nuk eshte e shqiptareve, as grekerve, as ruseve, asnje populli ne bote, as e vete botes, eshte e Krishtit.
    Nqs egziston nje kishe qe quhet Kisha Ortodokse Greke, atehere mund dhe duhet te egzistoje edhe nje qe quhet Kisha Ortodokse Shqiptare, ashtu si ajo e Nolit.

    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Prandaj mos shpalos injorancen tende per Orthodhoksine por shkruaj per gjera qe di.
    Ky nuk eshte problem besimi. Ky eshte problem politik dhe kombetar.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    65
    Postime
    2,690
    Prape se prape ngaterrohet nenshtetesia me kombesine. Per aq sa te ndodhe ky konceptim i gabuar, edhe interpretimet do jene ne te njejtin kah gabues. Flitet per nje problem konkret dhe arrihet ne ekstreme te tilla interpretuese qe deshmojne pazotesine argumentuese te vete problemit. S'e kuptoj se si mbahet ende hapur kjo teme, kur tema te tjera jane mbylluar vetem e vetem se eshte vene re mungese njohurie, apo kundershtime personash me me the e te thashe.

  16. #16
    thundercloud Maska e eris1979
    Anėtarėsuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Jemi perballe nje fakti te thjeshte dhe konkret, Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka shkelur statutin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai nuk mund te jete ne krye te kesaj Kishe dukeqenese i perket nje kombesie te ndryshme nga ajo shqiptare. Te tjerat jane sofizma dhe vleresime qe ndertohen mbi vleresime te tjera, por jo mbi fakte konkrete.

    p.s. flas per kete argument pasi jam ortodoks.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,318
    Vendosja e Janullatosit eshte justifikuar me mungesen e kushteve qe duhej te plotesonte nje shqiptar per kete vend ne Kishen shqiptare.
    Vendosja e janullatosit nuk eshte justifikuar ndonjehere, aq me teper me mungesen e nje plotesuesi shqiptar. Pavaresisht kesaj, a nuk ekziston ndonje fetar ortodoks me kombesi tjeter? Pse duhej te sillej nje grek? Kjo pyetje mund te behet per cdo kombesi ne bote. Atehere, zgjidhja me e mire do te ishte vendosja e nje shqiptari ne krye te kishes ortodokse. A e dini se kisha dhe rezidenca tek Rruga e Kavajes (ne Tirane) eshte e mbushur vetem me ortodokse greke dhe asnje shqiptar? Kaq e veshtire eshte te gjendet nje ortodoks shqiptar?

    Po porosia e Fan Nolit per moslejimin e grekerve ortodokse ne kishen ortodokse shqiptare?

  18. #18
    I come back
    Anėtarėsuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Refuzimi me duket i drejte. Nuk mund tu jepet nacionaliteti te gjithe atyre qe vijne ne Shqiperi per motive fetare qofshin keta greke, saudiane apo nga ndonje vend tjeter.
    Duhet ti kujtohet Janutallosit : ē'fare ka bere ai per rregullimin me dokumenta te shqiptareve ne Greqi? Pse shqiptareve ne Greqi qe punojne atje prej 17 vjetesh nuk ju jepet nacionaliteti?

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    65
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga eris1979 Lexo Postimin
    Jemi perballe nje fakti te thjeshte dhe konkret, Kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka shkelur statutin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ai nuk mund te jete ne krye te kesaj Kishe dukeqenese i perket nje kombesie te ndryshme nga ajo shqiptare. Te tjerat jane sofizma dhe vleresime qe ndertohen mbi vleresime te tjera, por jo mbi fakte konkrete.

    p.s. flas per kete argument pasi jam ortodoks.
    Ke te drejte parimisht te flasesh per statute e rregullore, por me thuaj pakez, po thjesht dhe konkretisht, pas sa e sa dekadash u vendos institucioni fetar ne Shqiperi, i shkaterruar qe nga themelet nga diktatura e proletariatit? Po vazhdove me kete logjike, po aq thjesht dhe konkretisht do ballafaqosh kerkesat e statutit me realitetin absurd dhe inekzistent, te kushteve me elementare per permbushjen e ketyre kerkesave. Dhe duke qene ortodoks, do vesh re qe kryepeshkopi jo vetem qe s'ekzistonte realisht, por as ne potence. Ketu flas per kryepeshkop ne Shqiperi, dhe jo per Janullatos, Hristodhullos, apo Bartolome. Dhe, kryepeshkop ne Shqiperi, nuk mund te gjeje gjekundi. Se nuk merret tjetri nga rruga dhe mjafton t'i rritje mjekren e ta fronezoje kryepeshkop! Ishte pra nje boshllek, qe faktori shqiptar per ate kohe nuk e mbushte dot. Kjo eshte nje e vertete e hidhur, na vjen apo s'na vjen mire ne. Si u mbush ky boshllek, c'kritere u ndoqen, c'probleme u krijuan, c'pasoja pati, etj, pyetje te tilla, nuk mund te gjykohen kaq lehtazi dhe prerazi, qofte ne kahun pro, qofte ate kundra Janullatosit.

  20. #20
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ashtu them edhe une, kush nuk ka lindur ne Turqine Evropiane nuk eshte shqiptar!!!! Me te njejten llogjike prej anadollaku ti do ti mohoje nenshtetesine shqiptare edhe Hirėsisė sė Tij Theofan Stilian Nolit qe nuk kish lindur ne asnje prej atyre 4 vilajeteve. Dhe falė injorancės tėnde historike, ti sapo re brenda me fjalėt e tua pasi Kryepeshkopi ka lindur nė vilajetin e Janinės ku bėntė pjese edhe Preveza, vendlindja e Kryepeshkopit.

    Cka thashe une kishte te bente me pergjithesine,jo me rastet e vecanta....Keshtu e kane bere Republikat Baltike,kushdo qe provonte origjinen para Luftes se Pare Boterore,quhej nenshtetas,me qellim qe ruset e ardhur pas asaj date te grisnin menderen ne rusi...

    Po ta praktikoje edhe shqiperia,i jepet shkas neser kosoves qe kolonet serbe te ardhur pas 1912 ta shtrengojne mire menderen para se te deklarojne autoktonine e tyre ne kosove e ta dije bota se serbet jane te ardhur me dhune...Po ashtu ne trojet e Manastirit,ohrit dhe kercoves neser pasneser kur te behen ato toka Shqiperi...apo Tuz ,hot grude plave e guci...

    Shqiptaret dhe bota duhet ta mesojne te verteten e kjo eshte nje menyre e mire...Duke e nisur Shqiperia kete pune behet nje pune e mire ne daljen e kufijve Etnike Shqiptare....

    Sa per Janullatosin (e karagjozat e tjere antishqiptare) ai te kete lindur ku te doje,nenshtetesine eshte me mire ta shohe me dylbi....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 18-04-2022, 09:21
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •