Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    Euro 2008 Shqiperi -Hollande ndeshkim sportiv apo Racizem?

    Mendova qe kete te teme ta le jashte Forumit te Sportit! Humbja e Shqiperise ne ndeshjen e djeshme, per finalet e Euro 2008 me Hollanden, ne mendjet dhe shpirtrat e sportdashesve dhe tifozave kuq e zi, nuk reflektoi vetem nje humbje te thjeshte sportive. Reagimi i djeshem i tifozave ne stadium, i Lorik Cam-es ne fushe, i mediave ne shtyp dhe tv, i qytetareve ne bare, lokale dhe shtepi ka nje arsye te forte.
    Dje, skuadra kombetare Shqiptare deri ne minuten e '80 ka bere nje loje te paster teknike, virtuoze me fantazi dhe kulture! Ata nuk i humben keto vlera edhe pas nje penalltie te anulluar nga arbitri anglez ne fundin e pjeses se pare. As kur ne 90 minuta loje, lojtaret Hollandeze me ne krye ideatorin Van Basten dhe ekzekutuesit Van Nisterlroy, Van Percing, Schnider and co, fyen, goditen dhe provokuan lojtare tane.

    E them me plot gojen: Skuadra jone Kombetare ka bere lojen me te bukur ne te gjithe historine e takimeve nderkombetare, perballe nje skuadre Hollandeze- qe nuk mund te quhet me Hollande. Por si ka mundesi qe ne te ndeshkohemi perseri!

    Mua mu duk qarte qe arbitrimi i anglezit Majk Rilej, nuk ishte thjeshte paaftesi por njeanshmeri. Perse? Sepse ai e di mire dhe e ka te kiarte qe vende si Shqiperia nuk mund te pretendojne dhe kenaqen me pak ne kupat apo finalet Europiane. Ai e di mire qe ne kemi nje Federate te lodhur qe nuk ben avokatin e skuadres Kombetare por merret me cmimet dhe tenderat e biletave qe dalin ne treg te zi. Ai (si dhe shume gjyqtare nderkombetare, perendimor) ne mendjen e tij e quan Shqiperine Zululand! Ky eshte Racizem i paster nga nje gjyqtar qe ne premier ligen angleze eshte akuzuar per njeanshmeri, korrupsion dhe krahinarizem (Rasti me Celsin)

    E njejta gje dhe per UEFA-n. Asnje reagim pas ndeshjes. Perse ? Ne mendjen e tyre ne jemi vend i Botes se Trete. Ne mendjen e tyre levizin imazhet e nje populli qe cante ambasadat, te futbollisteve qe shiten per pak leke, te Kallashnikoveve, te stadiumeve pa ndricim dhe fusha!

    Edhe Hollandezet me ne krye Van Basten hapen me tutje gryken e thesit me emrin Racizem! Ata reaguan ne nje menyre te tille qe askujt nuk i besohet! Armiqesia e tyre nuk eshte reagimi i goditjeve te denimit ne dem te Kombetares Kuq e Zi (Kjo eshte normale ne nje ndeshje futbolli), por fyerjet, provokimet, armiqesia qe kishin kundrejt lojtareve tane u duk qarte qe ne minutat e para.

    Ky eshte nje turp! Shqiperia ndeshkohet nga paragjykimet e nje bote te civilizuar!
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Mua mu duk qarte qe arbitrimi i anglezit Majk Rilej, nuk ishte thjeshte paaftesi por njeanshmeri.
    Varet sa kellcet "Benjamin-i" nga prapa . S'pyet njeri per racizem sot.

  3. #3
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Hero i Popullit Lexo Postimin
    ***
    E them me plot gojen: Skuadra jone Kombetare ka bere lojen me te bukur ne te gjithe historine e takimeve nderkombetare, perballe nje skuadre Hollandeze- qe nuk mund te quhet me Hollande. Por si ka mundesi qe ne te ndeshkohemi perseri!
    ***
    As qe diskutohet! Eshte mese e vertete! Ju lumte cunave kuqezi per ndeshjen e mbremshme. Sa per rezultatin - pffff, s'na hynte dhe aq ne pune ai rezultat. Kryesorja qe Hollandes iu hap NA NA b.tha per te kapur ndonje pike ne Tirane.

    Jemi vend i vogel dhe per ate arsye na shkelin. Por ama ta kete pare e gjithe Bota se si lozen kuqezite mbreme.
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #4
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Federata Shqitare e futbollit duhet te ankohet prane fifes per gjithcka qe ndodhi ne ate ndeshje. Dhe jo ankese vari jepet por te marrin dy tre avokate te zote e te ikin ti bejne namin.

    Nje ndehsje e gjykua keq perben pervec humdjes sportive dhe humbje te nje sasie te konsiderueshme parash gje qe e ben arbitrimin e keq natyrisht te gjykueshem dhe te paditshem. Per mendimin tim ka ardhur koha mos te ulim me koken e te themi ...eh skemi c'bejme se jemi te vegjel, por te ngreme zerin e te kerkojme te drejten tone me sa fuqi te kemi.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  5. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •