E Shtune, 01 Shtator 2007
Marinela Kasemaj
Arkeologet bien ne gjurmet e nje mozaiku te lashte, nderkohe zbulohet nje kollone mermeri e cila ka sherbyer per te mbajtur nje monument. Germimet nisen me iniciativen e arkeologeve dhe historianeve te qytetit te mbeshtetur nga Bashkia e Elbasanit. Nga te dhenat e meparshme rezultonte se ne kete vend ka ekzistuar nje mozaik dhe objekte me vlera te rralla historike. Objekte e lashta u prishen ose u mbuluan me dhe, gjate ndertimit te pazarit te Bezistanit para shekullit te 17-te. Gjurme te lashtesise jane ndeshur edhe ne vitin 1932 kur ne kete vend u ndertua nje dyqan nga nje pasanik vendas. Drejtori i Muzeut Etnografik ne Elbasan, Kreshnik Belegu pohon se keto te dhena e shtyne ekspediten qe te ndermerrte germimet ne qender te Elbasanit. Mozaiku eshte 2.5-3 m thelle ne toke dhe se nga germimet e para jane gjetur fragmente te tij. Por surprize ka qene zbulimi i nje kollone prej mermeri e cila mendohet se ka sherbyer per mbajtjen e nje statuje. Zbulimet arkeologjike ja rrisin vlerat qytetit Elbasan. Ideja eshte krijimi i infrastruktures qe do ti sherbeje zhvillimit te turizmit kulturor ne kete qytet te lashte nje nga stacionet me te medha te vijes antike Egnatia.
Sipas historianit dhe arkeologut Riza Hasa ekspedita e kontrollit arriti te vertetoje se ne kete vend ekziston mozaiku i ndertuar nga vendasit me pjese shkembinjsh ngjyra-ngjyra. Jemi ne fillim te kohes romake kur qyteti nisi te zgjerohej jashte mureve te kalase. Kemi gjetur kollonen e mermerit ende e pazbuluar krejtesisht qe mendojme se sherbente per mbajtjen e nje monumenti. Zbulimi i fragmenteve te mozaikut dhe shtylles prej meremri kane rendesi te vecante pasi tregojne zhvillimin e jetes ne Scampis. Eshte ende heret te flitet per kohen kur i takojne keto zbulime. Pas ndertimit te kalase u zhvillua jeta rreth saj. Megjithate para ndertimit te kalase nga romaket ne kete vend ndoshta pak me lart ka ekzistuar nje komunitet i njohur me emrin Vicus. Ne kete ekspedite jane perfshire edhe studente te Universitetit te Elbasanit. Kemi gjetur mbeshtetjen e bashkise Elbasan dhe vecanerisht kryetarit i cili ka deshire qe te zbulohen te ruhen dhe ekspozohen vlerat e historise se Scampes. Ne mendojme gjithashtu se ne kete zone ka edhe objekte te tjera pasi nuk mund te ndertohet nje mozaik i me permasa te tilla.
Zbulimet me te fundit ne qendren e Elbasanit tregojne se ky qytet ka qene mjaft i zhvilluar ne kohen romake. Madje germimet jashte kalase mund te permbysin gjithe historine e krijimit te qytetit i cili besohej se lindi brenda mureve te saj. Historianet mendojne se para se te ndertohej kalaja ne kete vend ka ekzistuar nje komunitet i vogel (Vicus). Me pas eshte ndertuar kalaja dhe lindi Skampa. Megjithate keto mbeten ende hipoteza. Do te duhet ende shume pune per te vertetuar se a ka lindur ne te vertete Elbasani jashte mureve te kalase. Pjese e rendesishme e evidentimit te vlerave historike te Elbasanit jane edhe germimet per te nxjerre ne pah muret e kalase pergjate bulevardit kryesor. Ideja eshte krijimi i nje ansambli arkeologjik i cili do te nderthuret me elemnte te historise se Skampes se lashte.
Ruaj Lidhjet