Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 195
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Leka i Madh dhe Ptolemejte ne art

    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin

    Monedha e famshme prej argjendi e “lopės me viēin duke pirė qumėsht” nė Epir dhe nė Iliri
    . . .
    siē na paraqiten edhe perėnditė e lashta . . . me brirė.
    =================================================
    Fotot ngjitur mu kujtuan tek lexoja postimin me lart (e cituar ). Nqse nuk kane lidhje, ju lutem fshijeni kete postim.

    Keto foto flasin per traditen e Ptolemejve per tu paraqitur me simbolet e Aleksandrit _te_Madh, simbole keto qe jane kapelja me lekure elefanti dhe
    briret e vegjel te "Amun - Re", simbole qe ja vune ne tempullin e Amunit ne momentin kur e shpallen perendi, njelloj si "Amun - Re ". Fotoja e pare, monedha ku shihet Leka_i_Madh, sjell kete fakt. Ptolemejte dhe pasuesit i ruajten keto simbole (foto 2. dhe 3. )

    shenim:
    ne nje manual monedhash thuhet qe lopa me vicin, jane thjesht simbol i begatise
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rihapet pėr vizitorėt tuma e Kamenicės sė Koēės
    Publikuar: Sot, mė 30 maj 2011



    Korēė, 30 maj - E mbyllur nga dega e tatim-taksave nė muajin qershor tė vitit 2010, tashmė tuma ilire nė Kamenicė tė Korēės, njė vendvarrim prehistorik, e cilėsuar si njė nga objektet me vlera mė tė rralla arkeologjike ka hapur dyert pėr dhjetėra turistė tė cilėt tregojnė interes pėr ta parė nga afėr. Kushtet administrative qė lidhen me mungesėn e dokumentacionit tė saj tashmė janė plotėsuar.
    "Tuma e Kamenicės ėshtė njė nga tumat dhe monumentet e kulturės mė atraktive tė qarkut tė Korēės. Pėrsa i pėrket numrit tė turistėve relativisht ėshtė njė numėr i kėnaqshėm, ku marrin pjesė turistė nga Evropa, kryesisht nga Gjermania, janė kryesisht arkeologė. Kemi edhe dyndje tė nxėnėsve tė shkollės", deklaron specialisti i Monumenteve tė Kulturės Lorenc Cenolli.
    Nė kėtė muze ėshtė e prezantuar struktura unikale me karakter funeral nė prehistorinė e Shqipėrisė. Objekti mė i veēantė ėshtė ai i njė gruaje tė re, e cila ka vdekur sė bashku me foshnjėn e saj nė bark. Tuma ilire nė Kamenicė tė Korēės ėshtė i vetmi muze natyror me vendvarrimet prehistorike nė Ballkan. Ato i pėrkasin epokės sė hekurit dhe tė bronzit. Datojnė nė shek. VI dhe tė XII tė erės sonė. Sipas specialistėve nė kėtė tumė janė zbuluar 430 varre ilire qė i pėrkasin vetėm shek XII tė erės sonė. Duke iu referuar studimeve tė kryera, mendohet se bėhet fjalė pėr njė vdekje masive tė kėtyre banorėve nė kėtė periudhė, si pasojė e sėmundjes sė malaries.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Afėr njė zbulimi sensacional
    Kristi Pinderi & Ermir Hoxha | 11-06-2011


    Se ku ėshtė forumi romak nė Butrint, kėtė e dinė tė gjithė arkeologėt. Por ajo qė nuk dihet ėshtė si duket nė tė vėrtetė ky forum, pasi deri mė sot, ndonėse pėrpjekjet kanė qenė madhore qė nga prof. Neritan Ceka e deri te gėrmimet nė vitin 2007 e 2008 nga anglezėt nė bashkėpunim me shqiptarėt, akoma nuk ishte mundur tė nxirrej nė dritėn e diellit ky monument. Por ja qė kėto ditė, arkeologėt mund tė jenė duke e zbuluar kėtė monument.

    Ata po gėrmojnė mbi njė dysheme tė periudhės romake, pėr tė cilėn dyshojnė se mund tė jetė pikėrisht forumi romak i qytetit, pjesa arkitektonike shumė e rėndėsishme e qyteteve tė epokės romake, atje ku zhvillohej dimensioni politik dhe shoqėror i jetės njerėzore.

    Ditė mė parė u vu re tension mes arkeologėve dhe njė tentativė tė tyre pėr ta fshehur kėtė lajm, duke u nisur nga qėllime pozitive, duhet thėnė, pasi duan tė jenė sa mė tė qartė nė atė qė po zbulojnė dhe tė mos nxitohen me deklarata qė mund tė jenė tė gabuara. Nėse ėshtė vėrtet forumi romak ky qė po zbulojnė atėherė ky zbulim mund tė jetė ndėr mė tė rėndėsishmit, pasi ky forum duket se ka njė shtrirje shumė mė tė zgjeruar se perceptimet qė kanė patur arkeologėt pėr tė, deri mė sot.

    Arkeologu italian Luigi Ugolini i ndjerė, njė "baba" pėr Butrintin, nėse mund tė shprehemi kėshtu, ka lėnė pas "bijtė e vet", pėr tė vijuar tė nxjerrin nė dritė gjurmė qytetėrimesh e epokash, qė flenė nė nėntokėn e parkut tė njohur. Kėshtu po ndodh dhe kėto ditė, ku nė tė djathtė tė teatrit, po gėrmohet pėr tė mbėrritur te qendra romake; mė saktė bash te Kapitoli romak i Butrintit.

    David Hernandez, profesor arkeologjie nė Universitetin e Notredamit nė SHBA, lėrėpėrveshur e i ndyrė kokė e kėmbė me baltė, ndodhet nė njė gropė mbi tre metra tė thellė, duke gėrmuar e nxjerrė qė andej qindra kova mė ujė e llucė. Ai ėshtė bashkėdrejtor punimesh, sė bashku me kolegė shqiptarė.

    Duke u bėrė njėsh me punėtorėt e krahut, ai ka mėsuar jo vetėm ca fjalė shqip, por dhe ca romuze apo ironira shqip, teksa njėrit prej punėtorėve shqiptarė, i ardhur nga veriu pėr tė gjetur punė atyre anėve, i thotė se duhet ta ketė lexuar me themel Ugolinin!

    Profesor Hernandez flet me pasion pėr Butrintin. Ai e konsideron njė shkollė unike tė arkeologjisė botėrore atė pėr shkak tė shtresėzimit jetėsor qė bart, duke ngėrthyer pothuaj tė gjithė epokat e ekzistencės njerėzore, pasi qė prej periudhės veneciano-otomane, Butrinti shkon thellė e mė thellė nė lashtėsi, deri nė epokėn e bronxit.

    Nė rastin konkret, pėr tė bėrė tė mundur zbulimin e qendrės romake, Kapitolit mė saktėsisht, qė ėshtė pjesė e forumit romak, hasėn vėshtirėsi tė mėdha pėr shkak se mė parė duhet hequr pjesa qė e mesjetės apo e antikitetit tė vonė, si shtresėzim mbi atė romak, nėn tė cilin ndodhet ai helenistik. Kur pėrmenden vėshtirėsitė, fjala ėshtė pėr sasitė e madhe tė ujit qė hasėn gjatė gėrmimeve.

    Pėr kėtė arsye punohet me kova, por dhe me pompė. Nė fakt, Butrinti ndodhet nėn ujė dhe drenazhimi i parkut mbetet imperativ, pasi e gjithė monumentalistika mbetet gjithnjė e rrezikuar ndaj dėmtimeve, duke llogaritur dhe pamundėsinė e vizitorėve pėr ta shijuar nga sa mė afėr.

    Pėr shkak tė ujit, epokė pas epokė, siē ėshtė vėnė re nga gėrmimet, banorėt nė Butrint, kanė tentuar tė jetuarit sa mė lart. Ndėrkohė qė nga studimet antropologjike qė ndėrmarrin nė Butrint qė prej 10 vjetėsh njė grup profesorėsh e studentėsh nga universiteti i Uticas nė ShBA, dilet nė pėrfundimin se banorėt e kėsaj zone gjithnjė kanė vuajtur prej sėmundjesh qė vijnė e shkaktohen nga lagėshtira.

    Nė punėn gėrmuese pėr tė zbuluar qendrėn romake, e cila ka nisur kėtė vit qė prej datės 2 maj e qė do tė zgjasė deri mė 15 qershor, ėshtė e angazhuar njė grup specialistėsh e studentėsh, gjithsej 40, tė huaj e shqiptarė; tė ardhur nga SHBA, Anglia, Franca, Italia, Hungaria, Rumania etj., si dhe nga universiteti i Gjirokastrės. Ata janė tė ndarė nė disa profile, ku veēohen kėrkimet mjedisore, antropologjike, tė polenit, tė xhamit, tė metalit etj.

    Arkeologėt David Hernandez e Dhimitėr Ēondi ende nuk janė nė gjendje tė japin pėrfundime pėr ēfarė ėshtė zbuluar deri mė tani, por pjesė e kėnaqėsisė sė tyre profesionale, ėshtė synimi pėr tė mbėrritur te qendra romake dhe tė dhėnat e deritanishme tė terrenit. Nė dy gropa tė hapura katėkėndore, ėshtė mbėrritur tek njė dysheme me pllaka, por ende e paidentifikuar se ē`pėrfaqėson.

    Pėr forumin romak tė Butrintit, ka 10 vjet qė punohet. Zbulim i kėtij forumi ėshtė pjesė e projektit disavjeēar "Butrinti Bizantin" qė ka si bashkėdrejtues prof.dr. Shpresa Gjongecajn, drejtoreshė e Institutit Arkeologjik, si dhe Richard Hodges, drejtor shkencor i Fondacionit Butrinti, tė cilit i dedikohet dhe njė pjesė e mirė e punės pėr zbulimin nė fjalė.

    Gėrmimet nė Forumin romak nė vitin 2007 nxorėn nė pah dyshemenė nė krahun jugor duke demonstruar qė ishte e orientuar lindje -perėndim, me njė gjerėsi prej 20m duke ndryshuar kėshtu tė kuptuarit e deriatėhershėm pėr planin urban tė qytetit romak. Forumi romak i ka fillimet e tij nė agora-nė helenistike nė periudhėn e vonė republikane.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Hodgesr ka abuzuar dhe i ka shkaktuar dėme Butrintit
    Shkruan Auron Tare
    Unė nuk isha i ftuar nė pėrurimin e librit tė prof. Hodges, “Butrinti i pėrjetshėm”, por edhe nėse do tė kisha ftesė, do ta refuzoja praninė nė kėtė hipokrizi publike tė profesor Hodges, edhe pse botimi i njė libri ėshtė diēka pėr t’u shėnuar. Pėr shumė vjet me radhė nė Butrint e njoh mirė hipokrizinė e madhe qė e karakterizon kėtė personazh dhe pėr njė kohė tė gjatė kam refuzuar tė jem pjesė, ashtu siē pashė qė edhe tė tjerė kishin bėrė tė njėjtėn gjė. Megjithatė, duke lexuar intervistėn e tij pėr shtypin shqiptar, nuk kisha si tė mos vija buzėn nė gaz. Edhe nė kėtė rast nuk kishte ndryshuar. Teksa theksonte vizionin e ministrit tė Kulturės tė 1999-s pėr Butrintin, kishte harruar tė shtonte se pėr pesė vitet e shkuara, Hodges kishte qenė “kėshilltar” i njė ministri qė mbahet mend vetėm pėr marrėdhėniet e tij me doganat dhe njė ministri qesharak si Ylli Pango, miqtė e tij talebanė, tė cilėt do t’i godiste nė njė shkrim tė vitit tė kaluar, pasi pa se nuk kishte mė fonde pėr tė pėrfituar. Profesor Hodges ėshtė njė arkeolog i mirė, por jo njė historian i tillė..... Gjithsesi, prof. Hodges, pėrveē kontributit tė tij nė arkeologji e njoh si njeriun qė pėr herė tė parė futi pagesat “nėn tavolinė” pėr drejtuesit e Institutit tė Arkeologjisė pėr tė pėrfituar lejet e gėrmimeve nė Butrint. Dikur kėta drejtues i kishte shpallur si “komunistėt mė tė pareformueshėm, apo si njė nga tė keqet mė tė mėdha tė shkencės shqiptare”. Mirėpo lejet e gėrmimeve i duheshin, pasi nė emėr tė Shqipėrisė nė 1999-2000, prof. Hodges mori njė fond prej 3 milionė USD (shumė kjo publikuar nga Packart Institute of Humanity, e cila nuk u mor vesh kurrė se si u shpenzua nė Shqipėri). Pėr kėtė arsye komunistėt e dikurshėm tashmė i bėri miq pėr kokė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e njohur nė misionet arkeologjike tė huaja qė operojnė nė Shqipėri. Aq e njohur ėshtė kjo metodė korrupsioni sa shpesh arkeologėt e huaj tallen me faktin se nė gėrmimet arkeologjike tė Butrintit Romak bashkėdrejtori shqiptar ėshtė njė prehistorian.
    ...Nė intervistėn e prof. Hodges mė tėrhoqi vėmendjen fakti i mohimit tė tij mbi rekomandimet qė misioni i UNESCO-s ka bėrė pėr sa i pėrket gėrmimeve arkeologjike. Nė fakt rekomandimi i UNESCO-s qė nė Butrint pėr njė periudhė tė caktuar tė mos ketė gėrmime ėshtė bėrė qė nė 2005-n pas kėrkesave tė pėrsėritura tė administratės sė asaj kohe nė Butrint, pasi ēdo gėrmim qė bėnte Hodges me shokė liheshin tė parestauruara. Aq e vėrtetė ėshtė kjo gjė, sa ēdokush mund tė shikojė se sa keq kanė pėrfunduar gėrmimet e Hodges nė Diapor, fushėn e Vrinės apo nė Pallatin e Trikonkes. Gėrmimet arkeologjike janė lėnė nė mėshirėn e fatit, nė kundėrshtim me ēdo praktikė europiane apo institucion ndėrkombėtar tė restaurimeve. Prof. Hodges e di mirė se ekspertė tė kalibrit ndėrkombėtar tė ardhur nga ICOMOS kanė qenė dhe janė mjaft kritikė me mėnyrėn e tė bėrit arkeologji nė Butrint nga Hodges. Ai nuk ka respektuar asnjė nga kartat ndėrkombėtare tė restaurimeve dhe pėr kėtė, Hodges nė mos nuk mban pėrgjegjėsi pėrpara shqiptarėve tė paaftė pėr t’i kėrkuar llogari, e di mirė se nė rrafshin ndėrkombėtar ai tashmė ka probleme. Po kėshtu, njė metodė nė kundėrshtim me frymėn e UNESCO-s ėshtė praktika e Hodges qė tė gėrmojė nė Butrint me studentė tė cilėt paguajnė 2300 euro pėr dy javė praktikė pranė monumenteve tė kėsaj qendre botėrore tė UNESCO-s. A duhet qė kėto monumente tė kthehen nė vende ku studentėt e Hodges tė mėsojnė dorėn? Kjo praktikė ėshtė kritikuar nga UNESCO, por edhe kėtu Hodges bėn tė paditurin. Disa vite mė parė prof. Hodges dhe njerėzit e tij u paditėn publikisht pėr plagjiaturė, bėrė studimeve tė arkeologėve shqiptarė. Tė vėrteta apo jo, nuk kam kompetencėn e duhur pėr t’i gjykuar, por prof. Hodges me dorėn e tij ka shkruar kėrkesėn qė arkeologia shqiptare qė e denoncoi tė pėrbaltej nė gazetat shqiptare si e “korruptuar”. Sigurisht, jam i bindur se nė librin e tij kjo letėr mungonte. Ashtu siē mungon edhe artikulli qė shkroi nė njė revistė britanike nė vitin 2001 se personi qė solli bustin e Livias nė Butrint ishte ai. Njė gėnjeshtėr publike pėr tė cilėn nuk kėrkoi asnjėherė tė falur. Megjithatė mendoj se ēdo libėr pėr Butrintin sjell vlerat e veta dhe nuk mund tė mohosh se njė libėr mė shumė ėshtė diēka pozitive. Gjithsesi edhe pse nuk dėshiroj tė bėj asnjė koment mbi pėrfundimet historike tė prof. Hodges, tė shprehura nė librin e tij, mė duket jo etike mendimi i tij pėr vendin qė e mirėpriti, qė i dha mundėsinė tė punojė pėr 20 vjet, qė ia fali faktin qė nuk i mėsoi kurrė gjuhėn, por qė pėr tė cilin prof. Hodges pėrsėri sjell kumte rivendikimesh territoriale nė traditėn e pastėr filo-helene.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 16-06-2011 mė 08:24

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohen nė Butrint pjesė tė dyshemesė sė Forumit Romak

    Butrinti ėshtė njė prej vendeve mė tė pasura arkeologjike nė Shqipėri. Sė fundmi arkeologėt kanė hedhur dritė nė njė nga ndėrtimet mė tė rendėsishme tė periudhės romake. Bėhet fjalė pėr dyshemenė e Forumit Romak, njė objekt arkeologjik i pėrmasave tė rėndėsishme kulturore dhe historike jo vetėm tė kėsaj zone
    .
    Vidio.http://www.botasot.info/def.php?category=6&id=123811
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 16-06-2011 mė 15:04

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Nxirren nga Buna shpata e spiranca 400 vjeēare

    Publikuar: 18.06.2011 -
    Shkodėr, 18 qershor - Njė spirancė dhe njė shpatė, lashtėsia e tė cilave llogaritet tė jetė rreth 400 vjet, janė nxjerrė nga lumi Buna, nga njė i pasionuar i zhytjes, qė duket se me kėtė rast ka realizuar edhe ėndrrėn e tij pėr t’u bėrė polumbar.

    Nga njė peshkatar i thellėsive, Dritan Mehmetaj ėshtė kthyer nė zhytės profesionist. “Mė nė fund realizova ėndrrėn time tė fėmijėrisė, qė njė ditė tė bėhesha njė zhytės profesionist”, ka thėnė Mehmetaj.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    I ndjeri Ugolin do kish bere mire te mos kish eskavuar fare ne Butrint, aq keq te vjen per vendin, deri sa te strabilizohej mire situata ne Shqiperi qe te mos beheshin abuzime...nejse...

    Ky inglizi deklaron neper bote dhe se ka pase qene ky vete qe ka hapur muzeun ne Butrint, nderkohe qe ai ka shume vjet qe ekziston (aty flinte dhe Ugolini gjate kohes qe punonte aty), i vetmi ndryshim eshte se ka pase rinovime....Nderkohe ky angloja me shoke gradohen e ngjisin shkalle karriere ne emer te Butrintit...
    ...nejse...

    PS: nderkohe kam lexuar dhe se kjo rruga e re per ne Butrint (qe te kenaqen kosovaret o Zot se ngelen duke u ankuar a thua se cdo rruge duhet te jete autostrade si mes per mes fushave te misrit ne Amerike ) nuk ka ndjek te gjitha rregullat per mbrojtjen e parkut (se eshte dhe park natyror)...vazhdon kasaphana...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 19-06-2011 mė 00:40

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Olli: S’ka gėrmime 100% shqiptare, varemi nga tė huajt
    Kulturee Martė, Qershor 21st, 2011

    Roland Olli
    Tė huajt nuk kryejnė gėrmime pa leje nė Shqipėri, por ama tek ato me leje jemi tė varur nga tė huajt e qė ē’ke me tė.Nuk kanė kaluar shumė, qėkur eksperti italian, Sebastiano Tusa, tregoi pėr gjendjen e parqeve arkeologjike shqiptare, pėrmes njė studimi tė mbėshtetur nga UNESCO. Mes njė morie problematikash, Tusa pėrmendte se ekspedita tė huaja zhvillohen nė parqet shqiptare pa marrė lejen e autoriteteve pėrkatėse. Drejtori i Agjencisė sė Shėrbimit Arkeologjik, Roland Olli, tregon si qėndron e vėrteta e kėtyre konstatimeve. Cilat janė institucionet qė japin leje pėr gėrmime, cilėt mund t’i kryejnė ato, tentativat pėr tė gėrmuar pa leje, projektet nė proces, gėrmimet e shpėtimit dhe bashkėpunimi me tė huajt.
    Nė njė studim tė zhvilluar me mbėshtetjen e UNESCO-s pėr parqet arkeologjike, konstatohet njė lloj “kaosi” nė gėrmimet arkeologjike. Na sqaroni cili i jep lejet dhe cili mund tė gėrmojė nė Shqipėri?
    Me ndryshimet ligjore qė ndodhėn para 3 vitesh, rezultat i sė cilave ishte edhe krijimi pėr herė tė parė i Shėrbimit Arkeologjik Shqiptar, pėrfaqėsuar nga agjencia jonė, u krijua dhe Kėshilli Kombėtar Arkeologjik qė ėshtė bordi mė i lartė vendimmarrės, pėr sa u pėrket gėrmimeve nė territorin shqiptar. Ėshtė e pėrcaktuar tashmė qartė qė ėshtė ky institucion qė jep leje pėr gėrmime arkeologjike, qofshin kėto tė financuara nga institucione tė huaja, marrėveshje bilaterale me shtete, me tė cilat vendi ynė bashkėpunon prej vitesh apo gėrmime qė diktohet nga zhvillimi i infrastrukturės dhe menaxhohen direkt nga agjencia jonė. Gėrmimet arkeologjike ndahen nė dy grupe: gėrmimet e planifikuara, apo siē quhen ndryshe shkencore, tė cilat drejtohen apo bashkėdrejtohen nga Instituti i Arkeologjisė dhe kategoria e dytė janė gėrmimet arkeologjike tė shpėtimit qė drejtohen nga ASHA. Ēdo fillim viti, qė pėrkon me muajin shkurt dhe fillimin e marsit, Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, pranė MTKRS-sė, miraton planin vjetor tė gėrmimeve shkencore, qė drejtohen nga Instituti Arkeologjik. Sipas kuadrit ligjor, asnjė subjekt i huaj nuk ka tė drejtė tė kryejė gėrmime nė Republikėn e Shqipėrisė. Gėrmimet mbeten monopol i shtetit shqiptar. Edhe nė rastet e bashkėpunimit, ato duhet tė kenė pjesė tė ekipit qė do tė realizojė tė gjitha proceset e gėrmimit, konservim, restaurim, duhet tė ketė bashkėdrejtues nga IA, pra janė partnerė me pjesėmarrje tė barabartė.
    Ju ka ndodhur tė pėrballeni me raste gėrmimesh pa leje?

    Njė nga zbulimet e fundit arkeologjike nė Bylis
    Kėto kanė qenė minimale dhe mė shumė nė kuadrin e tentativės, sepse me marrjen e informacioneve, ato janė ndaluar, qoftė nga strukturat tona rajonale apo tė parqeve arkeologjike, qė mbulojnė kėto territore. Njė rast qė do t’ju pėrmendja ka qenė para njė viti e gjysmė nė zonėn e Gjirokastrės, u ndalua dhe nuk krijoi asnjė problem nė aspektin e dėmtimeve apo tė ndėrhyrjeve tė paautorizuara.
    Atėherė, ku bazohen konstatimet e ekspertit italian qė ka kryer studimin?
    Nė periudhėn trevjeēare tė funksionimit tė ASHA-s ka pasur vetėm dy tentativa pėr gėrmime pa leje. Nėse flitet pėr gėrmime klandestine qė janė hasur nė territoret e parqeve, atėherė ėshtė njė tjetėr ēėshtje. Ato realizohen nga individė. Vjet kemi konstatuar dy raste. Njėri nė Apoloni. Pėr shkak tė territoreve tė mėdha tė parqeve apo tė kushteve tė vėshtira nuk mund tė kontrollohen. Bėhet fjalė pėr dhjetėra hektarė. Ndėrsa nga institucione shkencore te huaja, universitete apo subjekte tė tjera, nuk ka gėrmime pa leje. Kėtė e them me siguri.
    Vera ėshtė njė sezon gėrmimesh, ku po punohet ndėrkohė?
    Gėrmimet janė pėrqendruar nė sitet mė tė njohura arkeologjike. Vazhdojnė gėrmimet nė Parkun Kombėtar tė Butrintit, Apoloni, Bylis, duke u ngjitur gjeografikisht nė Durrės, Lezhė dhe Koman, ku kryhet njė gėrmim shumėvjeēar me pjesėmarrės tė njė misioni francez. Nė zonėn juglindore vazhdojnė gėrmimet nė pellgun e Korēės, qė pėrbėn njė nga trevat mė tė njohura sa i pėrket historisė sė Shqipėrisė. Kėto gėrmime nė pėrgjithėsi janė bshkėfinancim me tė huajt. E thėnė mė saktė, nuk kemi njė gėrmim tė mirėfilltė shqiptar, pėr shkak tė kostove tė tyre shumė tė larta dhe tė vėshtira pėr t’u pėrballuar 100% nga pala shqiptare.
    Ē’mund tė na thoni pėr gėrmimet e shpėtimit, kur parashikohen ndėrhyrje tė tilla?
    Gėrmimet e shpėtimit kanė marrė njė zgjerim shumė tė madh kėto dy vitet e fundit. Ky gėrmim ėshtė njė detyrim ligjor pėr tė gjitha veprat e infrastrukturės sė madhe nė Shqipėri, pėr projektet e zhvillimit urban tė qyteteve, ku ne kemi zona arkeologjike. Kemi 9 zona arkeologjike urbane nė gjithė Shqipėrinė, tė cilat pėr ēdo ndėrtim urban qė planifikohet tė fillojė, kanė si detyrim kėrkimin arkeologjik qė zhvillohet nga ASHA dhe nga subjekte private tė licencuara, duke respektuar tė gjitha fazat qė ndiqen pėr njė gėrmim shkencor. Kur rezultatet e sondazheve na tregojnė pėr njė potencial tė madh arkeologjik, atėherė KKA autorizon gėrmim tė plotė arkeologjik pėr tė evidentuar tė gjitha vlerat e mundshme.
    Nė ndryshim nga gėrmimet shkencore, ritmi i gėrmimeve tė shpėtimit ėshtė mė i madh. Nėse njė gėrmim shkencor do njė periudhė 5-10 vjeēare, gėrmimet e shpėtimit duhet tė zhvillohen brenda disa ditėve apo disa muajve, pasi ky gėrmim nuk mund tė kthehet nė njė pengesė pėr veprėn qė gėrmohet. Kohėt e fundit po bėjmė mbikėqyrjen arkeologjike nė rrugėn Lezhė-Kala e Lezhės. Kam kėnaqėsinė tė them se si rezultat i kėtyre gėrmimeve kemi mbledhur tė dhėna shumė tė rėndėsishme, unikale pėr Shqipėrinė. Nė rastin konkret, njė pjesė e projektit nė rrugė ėshtė pezulluar, derisa tė zhvillohen tė gjitha procedurat arkeologjike.
    Meqė duhet tė punoni ngushtė me pushtetin lokal, si ka qenė bashkėpunimi, keni pasur pėrplasje?
    Me pushtetin lokal, bashkėpunimi nė objektet e infrastrukturės ka qenė mė i mirė se ai i zhvillimit urban, si ndėrtesa banimi apo social kulturore, qė ndėrtohen brenda zonave arkeologjike. Ne kemi pasur realisht probleme, pasi shpeshherė nga Kėshillat e Rregullimit tė Territorit nė kėto bashki, qė kanė zona tė mbrojtura arkeologjike, janė dhėnė padrejtėsisht ose nė kundėrshti me ligjin, leje pėr tė bėrė objekte tė reja. Rregulloret e administrimit e thonė fare qartė qė ndalohet ēdo lloj ndėrtimi i ri nė zonėn arkeologjike A, lejohen vetėm restaurimet e ndėrtesave ekzistuese dhe ndėrtimet nė rrjete inxhinierike. Dhe, nė kėtė kontekst, ne kemi pėrplasje me pushtetet vendore, tė cilat e vendosin shėrbimin tonė nė njė pozitė tė vėshtirė, pasi duket sikur janė dy palė qė kanė interesa tė kundėrt. Pa njė bashkėpunim me pushtetin vendor, i cili ėshtė autoriteti qė menaxhon territorin, si rrjedhojė edhe zonėn arkeologjike, nuk ėshtė e mundur qė ASHA tė bėjė rolin e njė mbrojtėsi nga sipėr.
    Momentalisht, ne kemi disa subjekte private tė licencuara nė fushėn e arkeologjisė, ē’duhet tė pėrmbushė njė subjekt pėr tė fituar kėtė tė drejtė?
    Licencimi bėhet nė bazė tė njė rregulloreje tė miratuar nga KKA, ku janė pėrcaktuar qartė kriteret e licencimit. Qė njė subjekt privat tė licencohet, duhet qė drejtuesi tė ketė gradėn mė tė lartė, atė tė profesorit. Nė pėrbėrje tė stafit duhet tė ketė arkeologė, konservues, restaurues, topografė, skicografė etj. Ndėrsa drejtuesi duhet tė ketė marrė pjesė si bashkėpunėtor nė tė paktėn 3 ekspedita nė Shqipėri, tė dokumentuara me botimet pėrkatėse tė arkivuara nė Institutin e Arkeologjisė. Momentalisht kemi vetėm 3 subjekte private tė licencuara dhe mendoj se ishte njė arritje pėr kėtė periudhė kaq tė shkurtėr. Tanimė, KKA ka miratuar edhe rregulloren si duhet kryer njė gėrmim nga subjektet private.
    Studimi i Sebastiano Tusas:
    …Ka dhe njė paqartėsi tjetėr qė lidhet me gėrmimet arkeologjike dhe kėrkimin shkencor. Vihet re njė situatė e pazakontė nė marrėdhėniet mes misioneve shqiptare apo tė huaja dhe drejtorive tė parqeve. Ndodh qė misionet kryejnė punėn e tyre shkencore pa vėnė mė parė nė dijeni drejtorinė e parkut respektiv. Kjo situatė ėshtė e papranueshme, pasi drejtoria e parkut duhet jo vetėm tė jetė e informuar rreth aktivitetit shkencor dhe logjistik, por duhet tė japė mendimin e saj rreth projektit shkencor qė do tė zbatohet nė njė vit apo nė disa vjet. Sipas procedurave shqiptare, leja pėr misione arkeologjike jepet nga agjencitė kombėtare nė bashkėpunim me njėra-tjetrėn, si Instituti i Arkeologjisė, Bordi Kombėtar i Parqeve Arkeologjike dhe Drejtoria e Trashėgimisė Kombėtare…

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Hodges: Institucionet, nė njė mendje qė tė ruhet Butrinti
    Kulturee Martė, Qershor 14th, 2011
    Njė peizazh i denjė pėr aventurat homerike, njė vend ku, sipas Virgjilit, u ndal heroi trojan, Enea, para se tė themelonte Romėn, njė mrekulli nė Mesdhe, renditur nė listėn e pasurive botėrore.“Shumė e dinė se Butrinti ėshtė kryeqyteti i Shqipėrisė”. Kėshtu tė thotė Richard Hodges, drejtori shkencor i fondacionit “Butrinti”, i cili dje promovoi nė Tiranė libėr-albumin “Butrinti i pėrjetshėm”. Njė botim luksoz i shtėpisė botuese “Toena”, i pajisur me fotografi e harta tė vjetra e tė reja. Si arkeolog dhe studiues, Hodges u ka hyrė me themeli studimeve mbi kėtė qytet qė daton tė jetė banuar sė paku qė prej shek. VIII para Krishtit. Gjithēka nis nė zanafillė, nė atė tė shkuarėn e largėt, ku e vėrteta historike plekset me legjendėn, pėr tė vijuar hap pas hapi deri nė ditėt tona. Libri ėshtė i ndarė nė disa kapituj. Fillon me “Nė gjurmėt e Eneas”, pėr tė vijuar me “Njė histori mesdhetare”, “Butrinti, Korfuzi dhe miti trojan”, “Trashėgimia e Cezarit”, “Butrinti bizantin dhe despotik”, “Insula Botentro: mbrojtėsi i Korfuzit dhe syri i tij i djathtė”, “Rrjetė e ngatėrruar: arkeologji, politikė dhe rigjallėrim ekonomik”, “Qendra arkeologjike nė pellgun e Sarandės”. Mė poshtė Hodges sqaron pėrse ėshtė ndalur nė Butrint, cilat janė sfidat me tė cilat po pėrballen Butrinti dhe arkeologjia shqiptare nė pėrgjithėsi.
    Pas 20 vitesh i lidhur me Butrintin, mund t’i pėrgjigjeni pyetjes: pse pikėrisht Butrinti?

    Richard Hodges
    Butrinti ėshtė njė nga vendet mė tė mrekullueshme nė botė, ndaj ėshtė edhe pasuri e trashėgimisė botėrore. Si arkeolog dhe lektor ndjehem krenar qė kam pasur privilegjin tė jem nė gjendje tė punoj nė Butrint, nė njė vend qė mund tė ngatėrrohet si kryeqyteti i Shqipėrisė. Ky privilegj shprehet nė shumė forma. Bukuria e vendit ėshtė rezultat i bashkėpunimit tė shumė shqiptarėve dhe tė huajve gjithashtu. Butrinti ėshtė njė mikrokozmos i historisė mesdhetare nė tė tėrėn e tij. U jam mirėnjohės tė gjithė kolegėve shqiptarė tė Institutit tė Arkeologjisė dhe Institutit tė Monumenteve, me tė cilėt kemi punuar. Butrinti ka njė vend tė pakrahasueshėm nė arkeologjinė mesdhetare dhe do ta ketė pėr njė kohė shumė tė gjatė, sepse me mundėsinė e projekteve me pjesėmarrjen e shumė studentėve tė huaj, nė bashkėpunim me shumė shqiptarė, ne bėjmė tė mundur studimin e qendrės arkeologjike nė kompleksitetin e saj. Nuk ka qendėr tjetėr arkeologjike romake qė tė jetė mė e gėrmuar dhe e dokumentuar nė dhjetė vitet e fundit, ashtu siē e dėshmon edhe gėrmimi aktual qė po organizohet nė Butrint pėr zgjerimin e formimit romak. Pėrsa i pėrket periudhės bizantine, ėshtė e vetmja qendėr nė Mesdhe e datuar aq mirė, me tė gjithė kronologjinė. Kėto do tė jenė pjesė e librave tė ardhshėm qė do tė botohen.
    Me gjithė vlerat “par excelence” tė Butrintit, cilat janė sfidat me tė cilat ai pėrballet nė vitin 2011?
    Sfida e vėrtetė ėshtė a ekziston vullneti i mirė i institucioneve pėr ta mbrojtur Butrintin dhe pėr ta bėrė atė tė respektueshėm nė tė gjithė botėn. Sa mė shumė bashkėpunim dhe vullnet tė mirė tė ketė mes institucionesh tė interesuara, aq mė i sigurt dhe i mbrojtur do tė jetė Butrinti. Nė kapitullin e fundit tė librit tim unė ngre pyetjen: si mund tė arrihet nė nivelet e kėnaqshme? Ėshtė e domosdoshme qė tė hartohet njė vizion i qartė se ku do tė shkojė Shqipėria pas 10, apo pas 100 vjetėsh, ē’trajnime duhen kryer dhe si duhet tė bashkėpunojnė institucionet me njėra-tjetrėn dhe universitetet pėr tė trajnuar brezin e ri tė arkeologėve dhe menaxherėve.
    Duket se njė nga problemet mė tė mėdha ėshtė ndarja e kompetencave dhe bashkėpunimi mes institucionesh. Ju ka penguar ky fakt nė punėn tuaj?
    Ėshtė e njohur shprehja qė dy shqiptarė nė njė mendje nuk i gjen dot. Po, e vėrtetė ėshtė, kam hasur edhe probleme… E

    Kopertina e librit
    vėrteta ėshtė qė nė kėto 20 vitet e fundit Shqipėria ka pėsuar njė ndryshim fantastik, por institucionet publike duhet tė mėsojnė mė shumė nga metodat e institucioneve europiane dhe ėshtė e rėndėsishme ta trajnojė brezin e ri nė fushėn e arkeologjisė, pėr tė mbrojtur trashėgiminė kulturore, pėr tė arritur nė njė menaxhim mė tė mirė, nė tė mirė tė vendit. Unė kam rreth 20 vjet qė vij vazhdimisht nė Shqipėri dhe kam parė se institucionet e fushės zor se bien dakord me njėra-tjetrėn. Por, me rastin e 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, ėshtė momenti qė kėto organizma tė ulen seriozisht dhe tė gjejnė gjuhėn e komunikimit, duke arritur nė njė vizion tė pėrbashkėt.
    Pėrmendėt gėrmime tė reja qė po zhvillohen nė Butrint, ndėrkohė qė sipas UNESCO-s, gėrmimet janė tė mjaftueshme nė kėtė territor dhe i duhet kushtuar mė shumė vėmendje konservimeve. Ē’mendoni pėr kėtė?
    UNESCO nuk ėshtė e interesuar nė gėrmime, por gėrmimet ndihmojnė nė trajnimin e arkeologėve dhe tė kanservuesve. Ka nevojė qė tė ketė njė balancė mes asaj qė gėrmohet me standardet e duhura profesionale, asaj qė konservohet dhe qė publikohet sipas standardeve. Gėrmimet e pakta nė numėr qė po zhvillohen tani nė Butrint, janė tė fokusuara te trajnimet, grumbullimi i fondeve dhe konservimi nė tė njėjtėn kohė.
    Nė njė raport tė fundit mbi parqet arkeologjike, botuar me mbėshtetjen e UNESCO-s, tėrhiqet vėmendja ndaj tė huajve, tė cilėt gėrmojnė pa marrė leje te autoritetet shqiptare. Ka ndodhur kjo nė Butrint?
    Nuk di qė kjo tė ketė ndodhur nė Butrint, por sigurisht qė pėr tė gėrmuar duhet leje, por kėto leje duhen marrė nė mėnyrė moderne..
    Qė do tė thotė?
    Qė do tė thotė qė tė mos ketė shumė burokracira dhe, nga ana tjetėr, ai qė gėrmon tė ketė pėrgjegjėsinė pėr ta botuar materialin, pėr ta dokumentuar punėn e tij, dhe kjo tė bėhej nė njė mėnyrė moderne. Kjo ėshtė ajo qė ne kemi bėrė pėr Butrintin, ndėrkohė qė sa i pėrket UNESCO-s, kjo praktikė ėshtė e pazakontė, sepse shumė projekte nė site nėn mbrojtjen e tyre, nuk janė shoqėruar me botime. Shkenca ndryshon, ėshtė e gjallė, nuk ka histori tė fiksuar dhe gėrmimet nxjerrin nė dritė fakte tė reja. Interpretimi qė unė i kam bėrė Butrintit ėshtė ndryshe nga ai i arkeologėve tė tjerė dhe ndryshe nga ai i arkeologėve italianė, apo edhe tė atyre qė do tė vijnė mė vonė. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė brenda kritereve pėr njė leje gėrmimi tė jetė edhe publikimi i rezultateve. Kjo do tė thotė tė krijohet sistemi i botimeve nė kėtė vend dhe kjo do tė thotė tė mbėshtesėsh gjithė sistemin e trashėgimisė kulturore me standardet e duhura. Mbi kėtė duhet tė diskutojmė kur Shqipėria tė ketė 100-vjetorin e pavarėsisė.

    ALMA MILE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •