Close
Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 195
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Kqyre mire kamben,ose themren e akilit,1000 vjet ashte konun aktuale.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga XH.GASHI Lexo Postimin


    Kemba nuk eshte e legjionarit ,tani nese krahasojm figuren nga kjo monedhe me ate te kembes se zbuluar shofim kjart se figura e kembes nga monedha dhe ajo e zbuluar jan te njejta- identike,si dhe eshte nje argument tjeter i cili kemben e gjetur ne Apolloni e paraqet si kembe te nje vendasi dhe jo te legjionarit sepse monedha daton nja 7-8 shekuj me heret se percaktimi i lashtesis se zbulimit .
    Pra une dyshoj ne saktesin e ketyre arkeologve .
    Ma mer mendja se jane te shekullit te 4 para epokes se re,per afrsisht 360 .keto jane te Damastionit.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    KOKA E DJALOSHIT NGA DIMALI - DĖSHMI E NJĖ QYTETĖRIMI TĖ LASHTĖ
    Sami Starova

    Nė perėndim tė qytetit tė Beratit ndodhet fshati Krotin. Sipėr tij ngrihet njė kodėr relativisht e ulėt deri nė lartėsinė 450 m mbi nivelin e detit.
    Ekzistencėn e kėtij vendbanimi e dokumentoi arkeologu Austriak Pra Chnike, i cili ka bėrė vėzhgime mbi kėtė kėshtjellė (1).


    Disa vite mė vonė, studiuesi Sestieri shkruante: "Nė kohėn kur studioja Gradishten e Belshit tė Elbasanit dhe kur mendoja pėr ekzistencėn e padyshimtė tė njė sistemi tė pėrbashkėt ndėrlidhjeje dhe ndihme reciproke nė tė kaluarėn Iliriane. Midis kėtyre kalave vėzhgimi, u lajmėrova edhe pėr ekzistencėn e njė kalaje vėzhgimi nė Mbjeshovė dhe njė nė Bistricė nė mbarimin jugor tė malit tė Shpiragut. Kėto pa dyshim kanė pasur funksion paralajmėrues (2).


    Kjo kala krahas emrit tė Krotinės, njihet dhe me emrin e Bistrovicės dhe rrallė herė si Kalaja e Allambrezit. Tre emėrtesat e saj janė funksionale, sepse kodra ku ėshtė vendosur kalaja ėshtė qendrore.


    Nėpėrmjet dokumenteve tė autorėve antikė e kryesisht tė Livit dhe Polibit na del dhe emri i qytetit tė Dimalit. Kjo emėrtesė ėshtė evidente nė ngjarjet e Luftėrave Romake, Maqedonase dhe atyre Punike. Duke u nisur nga fakti i ekzistencės sė njė qyteti me emrin Dimal Dr. Hasan Ceka bėri pėrpjekje pėr tė lokalizuar Parthianėt nė trevėn midis Durrėsit dhe Tiranės, nė kalanė e Dorazit (3).


    U deshėn punimet arkeologjike tė viteve 1963-1964 qė emri i Dimalit tė identifikojė kalanė e Krotinės (4).


    Zbėrthimin e kėtij emri nga ana linguistike e gjejmė te referati i Prof. Eqerem Ēabej i mbajtur nė Kuvendin e Parė tė Studimeve Ilire nė shtator tė vitit 1972. Ēabej nė kėtė referat duke ju referuar studiuesit J.G.Hanit shkruan: " Gjuhėsisht ai (ėshtė fjala pėr Hanin), merr dhe heton pėrpilimet e tė dhėnave qė kemi nga koha e vjetėr me gjendjen e sotme, e sidomos ai me njė mėnyrė gati moderne - hyn nė krahasimin e nomenklaturės gjeografike tė lashtė tė vendit me tė renė, e aty veēanėrisht nė ēėshtjen se cilėt emra gjeografikė tė vjetėr janė ruajtur si alternative nė gjuhėn e sotme, i bindur sikurse ishte me tė drejtė, qė ekzistenca e emrave tė tillė ėshtė njė argument i parrėzueshėm pėr kontinentin. Ndėr kėto emra gjenden tek ai barazime tė tilla si Delmata: delme dele, Dardania: dardhe, Dimallum: di dy edhe mal (5) ".


    Ky qytet antik falė pozicionit tė tij gjeografik dhe nė kushte tė njė klime mesdhetare-kontinentale, pati njė zhvillim tė madh ekonomiko-kulturor. Dimali duke qenė maja e njė trekėndėshi me bazė vijėn bregdetare Apolloni dhe Orikum, ishte njė favor i dyfishtė. Ai nė lidhje me detin ishte pak orė rrugė larg dhe bėhej si porta e dytė, ndėrsa pėr tė kaluar nga trevat lindore pėr nė perėndim ndėrmjet detit, Dimali ishte porta e parė nėpėrmjet tė cilės duhet tė kalohej. Ky pozicion komod midis lindjes dhe perėndimit, tė detit dhe tokės i dha njė zhvillim kėtij qyteti, qyteti i Dimalit u fuqizua edhe nga tregtia ndėrmjetėse e cila kryesisht kryhej nėpėrmjet rrugėve lindje perėndim. Ky qytet i ndėrtuar nė gjysmėn e parė tė shekullit IV p.k merr fizionomi tė plotė nė shek. II p.k. E kėtij shekulli mund tė jetė edhe portiku, nė kėtė shekull kemi edhe vepra arti me shumicė dhe kryesorja me cilėsi. Ndėr ato pa dyshim koka e njė djaloshi meriton tė analizohet.


    1. C. Prashnike: " Muzakhia und Malakastra" Wien 1920 fq. 103
    2. Sestieri P.C: " eksplorazioni archeologiche in Albanien nel 1941-1942 v. Milano fq.157
    3. H.Ceka: Zbulimi i njė qyteti antic Ilir nė rrethine Tiranės. "B.SH.K. Shoq" 1, 1951 fq.86-89
    4. B.Dautaj: Iliria 2 "Zbulimi i qytetit Ilir Dimal" Viti 1972 fq.135-151
    5. E.Ēabei: Problemi i vendit tė formimit nė gjuhėn Shqipe" Kuvendi i parė i studimeve Ilire. Shtator 1972 fq. 7-26


    Ėshtė fjala pėr njė vepėr arti fantastike e punuar nė gur vendas qė i datohet shekullit III p.k. Ky fakt na jep mesazhin parė se autori ka qenė nga ky qytet. Gjithashtu del se autori ka qenė bashkėkohės i kėtij djaloshi i cili, me sa duket ka fituar njė garė olimpike. Kjo vepėr arti me lartėsinė 12cm flet shumė. Sė pari, ajo duhet tė ketė qenė trupore ose sė paku njė bust. Pa dyshim pjesėt e tjera janė tė mbuluara nga dherat brenda mureve tė kalasė, diku poshtė rishesė qendrore. Gjetja e pjesėve tė trupit tė kėtij djaloshi, jo vetėm qė do ta bėnte tė plotė kėtė vepėr arti, por do tė na jepte mundėsinė, sė paku, tė saktėsonim llojin e sportit ku ky djalosh ka triumfuar.


    Koka e djaloshit nga Dimali tė befason qė nė pamjen e parė. Te kjo vepėr arti shprehet njė botė qė tė tundon. Ajo flet pėr njė djalosh 18-20 vjeēar. Portreti i tij djaloshar paraqiste njė pamje tė qetė, tė sigurt si dhe tepėr modeste. Nė tiparet e tij tė rregullta njė buzėqeshje e lehtė flet shumė pėr botėn e brendshme tė njė djaloshi tė kurorėzuar. Kjo kurorė quhet tenjė dhe kalon hijshėm nėpėr flokėt krela-krela. Portreti nė fjalė ėshtė punuar pėrsosmėrish nga dora e njė mjeshtri vendas. Me sa duket, autori e njihte mire jo vetėm artin, por edhe autonominė trupore. Koka, qafa, organet shqisore janė tė vendosura me saktėsi dimensionale dhe tė realizuara nė mėnyrė pėrfekte nga ana artistike. Autori ka ditur qė kėsaj vepre jo vetėm t'i japė jetė, por edhe ta bėjė tė lexueshme nga tė gjitha pozicionet e tė shikuarit tė saj. Ajo flet nga ēdo pozicion qė e vendos dhe tė bėn tė meditosh gjer nė pafundėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjurmė tė jetės nė Lissos




    Rezultatet e ekspeditės shqiptaro-gjermane nė Lezhė flasin pėr marrėdhėniet tregtare dhe nivelin e zhvillimit tė qytetit ilir. Objektet mė tė veēanta: monedha nga koha e mbretit Gent, komplet enėsh qeramike, njė skifos nga koha e Augustit, shkruan “Shekulli”.


    Arkeologu Gėzim Hoxha tregon pėr rezultatet e gėrmimeve nė ekspeditėn e zhvilluar nė Lezhė nga 14 korriku deri mė 23 gusht. Objektet mė me rėndėsi janė 150 monedhat nga koha e mbretit Gent, fragmente amforash, enėt e qeramikės, enė importi qė vijnė nga Afrika e Veriut, Mesdheu Lindor, zona e Egjeut.


    Kėto janė dėshmi tė marrėdhėnieve ekonomike dhe tė zhvillimit tė qytetit gjatė periudhės helenistike. Nė zbulimet e fundit radhiten edhe objekte tė periudhės romake dhe antikitetit tė vonė.


    Ekspedita zhvillohet nga Instituti i Arkeologjisė nė Tiranė, nė bashkėpunim me Institutin e Arkeologjisė nė Berlin. Vėmendja e tė dyja palėve pėrqendrohet nė projektin "Lissosi, si njė polis helenistik nė pellgun e Mesdheut", qė mendohet tė zhvillohet mė tej.


    Z. Hoxha tregoi se kėtė vit u bėnė gėrmime nga data 14 korrik deri mė 23 gusht. Ėshtė ekspedita e pestė qė zhvillohet nė qytetin antik dhe mesjetar tė Lezhės, nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Berlinit.


    Tradita arkeologjike nė kėtė qytet ėshtė mė e hershme. Deri nė vitet '80-tė, gėrmimet janė zhvilluar nga kolegėt e vjetėr tė Institutit tė Arkeologjisė. Nė vitin 2001 ka pasur njė fushatė vjetore tė pėrhershme nga ana e Institutit tonė Arkeologjik dhe nga 2005 e deri mė sot bashkėpunojmė me gjermanėt.

    Ai tha se tematika e projektit ėshtė "Lissosi, si njė polis helenistik nė pellgun e Mesdheut". Gėrmimet arkeologjike janė tė pėrqendruara rreth kėsaj teme interesante, qė studiohet nė kuadėr mesdhetar. Megjithatė, dalin gjurmė dhe dėshmi arkeologjike nga periudha tė tjera, periudha helenistike, antike e vonė dhe mė pak nga ajo romake.


    Duke pasur si qėllim kryesor ndjekjen e rrjetit urbanistik tė qytetit nė periudhėn helenistike, e kemi pėrqendruar punėn nė shumė sektorė tė shpėrndarė nė sipėrfaqen e qytetit antik. Kėtė vit gėrmimet janė bėrė nė muret rrethuese tė qytetit, te Porta e Lumit Drin, pranė Memorialit tė Skėnderbeut, te porta jug-perėndimore e qytetit dhe nė njė sektor tjetėr, qė ne e quajmė "ekstra-muros", jashtė mureve tė qytetit.


    Ėshtė e rėndėsishme tė dimė sesi ėshtė zhvilluar rrjeti i urbanistikės sė qytetit, nė intervale kohore tė ndryshme, por dhe brenda njė intervali, nė hapėsirėn brenda dhe jashtė mureve tė qytetit.


    Sipas tij, njė nga faktet mė domethėnėse tė gėrmimeve tė sivjetme janė 150 copė monedha tė periudhės helenistike tė vonė, tė periudhės romake dhe tė periudhės antike tė vonė. Ėshtė numri mė i madh i monedhave tė gjetura nga tė gjitha fushatat qė kemi pasur deri mė sot. Ato na ndihmojnė pėr tė datuar njėsitė stratigrafike qė ne kemi gėrmuar gjatė kėtij viti.


    Numri mė i madh i monedhave vjen nga periudha e mbretit Gent, e njohur si njė periudhė me prerje monetare tė shumta, nė kuadėr tė asaj reforme qė ai bėri pėr qarkullimin monetar nė periudhėn helenistike tė vonė, nė parapėrgatitje pėr luftėn kundėr Romės.


    Monedhat janė gjetur nė tė gjithė sektorėt e gėrmimit. Pėr kėtė jemi tė kėnaqur, sepse na jepet mundėsia tė gjykojmė nė mėnyrė precize pėr ēdo sektor gėrmimi.


    Leximi i tyre nuk ėshtė bėrė akoma. Ato datojnė nė kohė tė ndryshme, duke filluar nga periudha e shek III tė II para Krishtit dhe deri nė shek VI pas Krishtit. Ėshtė njė periudhė kohore rreth 9 shekullore.


    Numri mė i madh i tyre i takon dy periudhave, shek II para Krishtit dhe shek IV-VI, pas Krishtit. U pėrqendruam te monedhat, pasi ato ofrojnė mundėsi datimi tė saktė, por mendoj se zbulimet mė tė veēanta tė kėsaj ekspedite janė sasia e madhe e enėve tė transportit, amforave.


    Nė tė gjithė sipėrfaqen e gėrmuar janė gjetur mijėra fragmente amforash, nė mėnyrė tė veēantė nga periudha helenistike e vonė. Ato dėshmojnė qė qyteti i Lezhės ka qenė njė port i rėndėsishėm lumor. Anijet qė vinin deri afėr mureve rrethuese tė qytetit kanė shkarkuar kėto amfora me produkte tė ndryshme, kryesisht vaji i ullirit dhe disa salca speciale tė peshkut, drithėra.


    Ato kanė ardhur nga rajone tė ndryshme, nga zona e Mesdheut, nė mėnyrė tė veēantė nga Italia e Jugut, nga Afrika e Veriut, nga ishujt e Egjeut dhe tregojnė pėr marrėdhėnie tregtare dhe nė mėnyrė tė veēantė edhe pėr njė hov ekonomik.


    Nė amfora ka me qindra mbishkrime, qė japin informacion herė pėr produktin qė ka mbajtur, pėr pronarin e saj, pėr firmėn qė e ka prodhuar.


    Ka objekte metalike tė ndryshme, ka objekte prej kocke, forma tė ndryshme terrakotash,
    fragmente tė rralla arkitektonike, gjurmė tė ndryshme banesash. Nga qeramika helenistike ka njė komplet enėsh qeramike tė shek II-I para Krishtit. Janė enė tė tavolinės me vernik tė kuq dhe tė zi.


    Janė enė luksi, sepse janė tė zbukuruara me figura tė ndryshme, me aplikime nė reliev. Nga kėto shquhet nė mėnyrė tė veēantė njė enė e periudhės Augustiane, njė skifos, me tetė figura nė reliev qė paraqet njė grotesk tė kohės. Ėshtė njė nga enėt mė interesante tė gjetura deri mė tani.


    Nė sektorėt pranė Portit Lumor tė Qytetit dhe nė njė sektor pranė memorialit tė Skėnderbeut ėshtė gjetur njė shtresė me materiale qė i takojnė antikitetit tė vonė, (shek IV-VI) dhe bėhet fjalė kryesisht pėr enė tė prodhimeve tė importit qė vijnė nga Afrika e Veriut, nga Mesdheu Lindor dhe mė pak nga zona e Egjeut. Po nė kėtė shtresė ka mjaft objekte tė tjera tė paidentifikuara, qė mund tė jenė vendase, ose nga rrethinat e afėrta tė botės ilire, nga Shkodra, Durrėsi.


    Nga analizat qė kemi bėrė, rezulton se nė qytetin e Lezhės ka pasur edhe punishte pėr pėrpunimin e produkteve tė ndryshme metalike. Kjo konstatohet nga disa mbeturina skorjesh qė janė gjetur brenda mureve tė qytetit.


    Pėr ta pėrmbledhur, cili ėshtė informacioni kryesor qė jep ky korpus objektesh tė zbuluara?


    Materiali arkeologjik nė tėrėsi ofron tė dhėna nė lidhje me pozicionin e qytetit, marrėdhėniet ekonomike qė ai ka pasur dhe nga kėto ne zbulojmė edhe stadet e zhvillimit tė tij.


    Qėllimi kryesor i projektit tonė ėshtė zbulimi i rrjetit urbanistik, i arkitekturės, i elementeve tė ndryshme ndėrtimore qė ka pasur qyteti, pėr ta integruar edhe nė klimėn mesdhetare tė qyteteve tė tjera bashkėkohėse tė Mesdheut. Lezha ėshtė njė qytet i inkuadruar mjaft mirė nė zhvillimet e kohės nė botėn e Mesdheut. Mund tė krahasohet me qytete tė botės greke-romake dhe influencat mė tė mėdha vijnė nga Italia e Jugut.


    Sigurisht nė periudhėn mė tė vonshme, merr tendenca tė tjera zhvillimi dhe kjo duket qartė nėpėrmjet elementėve ndėrtimorė tė banesave tė gjetura. Bėhet fjalė pėr njė banesė me mozaikė jashtė mureve tė qytetit, e zbuluar nė fushatat paraardhėse.


    Ajo i takon periudhės helenistike tė vonė, romake tė hershme. Nė mozaikun qė kemi gjetur nė dyshemenė e saj ka njė mbishkrim ku pėrcaktohen tre emra tė rėndėsishėm qė flasin pėr pronarin e banesės, pėr ndėrtuesin dhe pėr njeriun qė u pėrkujdes pėr kėtė godinė publike tė qytetit. Kėtė vit mbishkrimet u zbuluan plotėsisht dhe banesa ėshtė pjesė e njė ansambli, i cili integrohet nė pjesėn e jashtme tė qytetit. Ansambli ėshtė nė zbulim e sipėr.


    Sa pėr qind e sipėrfaqes ėshtė gėrmuar nė ekspeditat qė ju keni ndjekur vitet e fundit? Qyteti i Lezhės vetėm brenda mureve rrethuese pėrfshin mbi 20 hektarė, kurse sipėrfaqja qė ne kemi gėrmuar kėto pesė vjet, mund tė jetė vetėm disa qindra metra katrorė. Edhe jashtė mureve rrethuese, po i njėjti raport.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    The bust of Asclepius, the Greek god of medicine, was snatched from Albania’s Butrinti Archaeological museum and recovered by Italian police from a private ho



    http://www.ablogabouthistory.com/200...es-in-albania/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 10-12-2010 mė 15:53

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Vilat antike me pishina per peshk

    Fotot jane nga libri qe vijon:
    =========== Libri ============
    Monograph
    NAME(S):*Higginbotham, James Arnold
    TITLE(S): Piscinae : artificial fishponds in Roman Italy
    PUBLISHER: Chapel Hill : University of North Carolina Press, c1997.
    ISBN: 0807823295 (alk. paper)
    ================================

    Me terhoqen vemendjen pishinat (hauzet e peshkut) te vilave antike
    dhe me nxiten kureshtjen per te ditur nese jane zbuluar te ngjashme edhe tek ne? (vijon ... )
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    vijon . . .

    Pishine per peshk ne tempull:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 15-12-2010 mė 17:43

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet statuja romake nė Apoloni

    Zbulohet njė statujė romake e pėrmasave tė mėdha nė Apoloninė e lashtė. Zbulimi i statujės ėshtė bėrė gjatė punimeve qė po kryen ekspedita shqiptaro-franceze, nė sektorin “G” tė parkut kombėtar arkeologjik Apolonia, nė pjesėn veriperėndimore tė qytetit antik. Nė fakt, punimet e kėsaj ekspedite kanė katėr ditė qė kanė filluar nė sektorin e vilave romake me impolvium.. Punimet janė vazhdim i gėrmimeve tė zhvilluara nga e njėjta ekspeditė qysh nė vitin e kaluar, ekspeditė kjo e drejtuar nga profesor Zhan Lyk, pėrfaqėsues i palės franceze si dhe profesor Faik Drini, pėrfaqėsues i palės shqiptare. Sipas profesor Zhan Lyk, statuja dyshohet se ėshtė e hedhur nė kėtė pjesė tė vilave romake. Ai tha se ky ėshtė njė zbulim i rrallė dhe se statuja mendohet tė pėrfaqsojė figurėn e njė atleti, ose sportisti. Dhe kjo, tha ai, mbėshtet edhe nga pamja e statujės sė pashkatėrruar dhe simboli me kalė qė ajo ka nė brezin e saj tė skalitur .

    Ndėrkohė qė profesori Lyk shtoi se statuja ėshtė gjendur gjatė gėrmimeve tė kryera nė pjesėn e jashtme tė vilave, sakaq profesor Drini mbėshteti tezėn se kjo statujė ėshtė e rrallė pėr nga pėrmasat e saj nė zbulim dhe se ajo mund tė jetė hedhur nė kėtė pjesė tė vilave ose ėshtė fshehur pėr t’i shpėtuar valės sė vjedhjeve gjatė luftės sė parė dhe tė dytė botėrore. Ajo i pėrket njė figure sportisti, - shtoi ai dhe ne ende nuk mund tė japim tė dhėna tė tjera pa kryer studimet pėrkatėse tė kėtij monumenti tė rrallė historik. Ndėrsa kreu i zyrės rajonale tė Parkut “Apolonia”, Marin Haxhimihali, u shpreh: “Statuja ėshtė e para e kėtij lloji dhe e kėtyre pėrmasave nė vendin tonė. E fundit e kėtyre dimensioneve ka qenė statuja e zbuluar nga ekspedita ruso-shqiptare, drejtuar nga prof. Selim Islami dhe prof. Bllavatski nė fund tė viteve ‘50.”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    28

    Talking

    shume haiduta ,keta ilirianet ,cdogje e mernin te gateshme nga romaket ,greket ,se te themi te dreiten ne qytetet e SARANDES, ORIKUM, APOLONIS ,DURESIT SHKODRES kane qene te banuar vetem romak dhe greqerse ku dreqin ishin keta ILIRJANET nje dreq e mere vesh

    vetem statui ilirjane ajo zben vaki te jet ,,,,,si thua ti fegi??????????

Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •