Nė eshtrat e lashta tė qytetit tė Butrintit gjendet sėmundje moderne
Transmetuar mė 04.01.2012
Butrint, 4 janar 2012, NOA- Shkencėtarėt Amerikanė deklaruan se studimi i tyre pėr njė grup eshtrash tė gjetura nė Shqipėri ka zbuluar gjurmė tė njė sėmundje infektive qė prek njerėzit qė konsumojnė produkte tė qumėshtit.
Gjetjet u botuan nė Fletoren Amerikane tė Antropologjisė Fizike dhe janė tė parat qė sugjerojnė se sėmundje si bruceloza ka ekzistuar nė Shqipėri tė paktėn qė nė kohėn e Mesjetės.
Kryesisht njė sėmundje e kafshėve, bruceloza ėshtė e zakonshme nė zonat bujqėsore rurale tė rajonit tė Mesdheut dhe siē raporton agjencia e lajmeve NOA.al, mėsohet se ėshtė transmetuar pėrmes ngrėnies sė produkteve tė deleve apo tė dhive si djathi qė janė tė infektuara nga sėmundja pėr shkak tė kafshėve nga e cila prodhohet qė mbartin bakterin e brucelozės.
Nga studimi rezulton se sėmundja mund tė shkaktojė simptoma tė ngjashme me gripin, duke pėrfshirė ethe, rėnie nė peshė, dobėsim kjo bazuar nė Organizatėn Botėrore tė Shėndetėsisė.
Ajo gjithashtu shkakton dėmtime tė kockave qė nė kėtė rast studiuesit dyshuan fillimisht pėr tuberkuloz.
Kockat erdhėn nga qyteti i lashtė i Butrinitit, kur njė koloni e madhe romake, pjesė e Perandorisė Bizantine ngeli nė zonė nė kohėn e Mesjetės, pėr shkak tė pėrmbytjeve.
Dy skelete qė besohet se u pėrkasin dy adoleshentėve meshkuj nga shekuli i 10- tė deri nė atė tė 13-tė, tregojnė dėmtime tė mėdha nė vertebra.
Humultuesit nė Michigan State University morėn pjesė nė njė ekip ndėrkombėtar arkeologėsh tė cilėt gėrmuan nė vend, me njė vėmendje tė veēantė pėr tė analizuar kockat me metodat mė tė fundit tė ADN-sė.
Ata i dėrguan mostrat nė universitetin mjeko-ligjor, nė laboratorin pėr ekzaminimin e ADN-sė nė Michigan, por testi pėr tuberkuloz rezultoi negativ.
Kėshtu ata shpikėn njė test tė ri pėr brucelozėn duke e konsideruar si sėmundje moderne, bazuar nė teorinė qė tė dy sėmundjet shkaktojnė dėmtime tė ngjashme nė kocka, dhe kėtė herė pėrgjigja u kthye pozitive.
Nė kėtė rast ishte kombinim i kėmbėnguljes, kureshtjes dhe natyrisht bashkėpunimit, u shpreh David Foran, drejtor i programit MSU's Forensic Science nė njė deklaratė tė postuar nė websitin e universitetit.
Ėshtė e mahnitshme tė gjesh diēka tė re nė diēka qė ėshtė mijėra vjet e lashtė, vijon mė tej ai, ndėrsa shton se skeletėt nė fjalė u pėrkasin 1 mijė viteve mė parė.
Shkak pėr kėtė zbulim ishte fakti se njė grup studentėsh nė prag diplomimi ishin duke studiuar bakteret nė kocka dhe po gėrmonin nė rrėnojat e qytetit tė Butrintit.
a.y/NOA
Krijoni Kontakt