Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 195
  1. #101
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    Revista \"Archaeology\", kopertinė pėr nėndetin shqiptar
    Revista \


    Revista prestigjioze amerikane \"Archaeology\" botoi nė kopertinėn e saj njė artikull tė gjatė mbi kėrkimet tona nėnujore me titull \"The Lost Wrecks of Adriatik\". Pėr herė tė parė nė kopertinėn e kėsaj reviste del njė projekt mbi Shqipėrinė i cili koordinohet nga Auron Tare. Shkrimi ėshtė mbi kėrkimet nėnujore nė Shqipėri nga ekipi shqiptaro amerikan dhe nė fakt ėshtė njė vlerėsim shumė i madh pėr kėtė projekt. Revista ka rreth 1.3 milionė lexues dhe botohet nga Instituti i Arkeologjisė Amerikane
    Eshte vertet nje fushe e gjere per t'u eksploruar. Ne link me poshte mund te degjohet intervista e z. Tare dhene VOA.

    Potenciali i eksplorimeve nėnujore nė Shqipėri

    Eksplorimi i arkeologjisė sė nėnujit ėshtė njė punė e vėshtirė dhe e kushtueshme por disa studiues thonė se Shqipėria ka njė potencial tė madh pėr zbulime nė kėtė fushė. Pėr kėtė temė biseduam me zotin Auron Tare, studiues i kėsaj fushe.

    http://www.voanews.com/albanian/news...118189534.html
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-03-2011
    Postime
    37
    Lus zotin qe ne keso rrethanash dhe keso kushtesh mos te zbulohet asgje

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ndaj te njejtin mendim me ju i fshehur. Me pelqen shume arkeologjia dhe mundohem te ndjek lajmin kur flitet per zbulimet arkeologjike ne vendin tone, por me thane te drejten zhgenjehem kur degjoj per zbulime te statujave, kembeve, duarve, monedhave qe jane vetem greke e romake. A thua qe ky popull kaq i lashte per arkeologet tane te kene qene primatet , njerezit me bisht, , te cilet kane ardhur nga hici , e kane jetuar ne hic .
    Po kaq sahanlepires te jemi valle e kaq te pazote qe udhehiqemi nga ekspedita te huaja e mos te dime te mbrojme rrenjet tona ?

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2009
    Postime
    280
    Ah se harrova te them se lajmi i fundit ka qene per zbulimet arkeologjike ne Lushnje ku ishin zbuluar disa objekte qeramike te kohes se neolitit. Vetem per keto poce nuk thuhet se jane greke apo romake. Per poceri sna e ka hang qeni shkopin.

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik nė Durrės, 1.4 milion dollarė
    Qeveria shqiptare ka akorduar njė fond prej 1.4 milion dollarė pėr objektin mė tė rėndėsishėm arkeologjik nė Durrės. Bėhet fjalė pėr rikonstruksionin dhe sistemimin e Muzeut Arkeologjik tė kėtij qyteti. Sipas personave pėrgjegjės pėr objektet e antikitetit, punimet nuk do tė pengojnė vizitorėt qė tė frekuentojnė kėtė muze gjatė sezonit veror. Nė Muzeun Arkeologjik ka njė numėr tė madh objektesh, tė cilat janė tė ekspozuara, si dhe njė sasi tjetėr qė bėn pjesė nė fondamentin e tij.
    Nė Muzeun e Durrėsit ėshtė i vizitueshėm vetėm kati i parė i tij, ndėrsa kati i dytė pėr mungesė tė parave ka mbetur i pavizitueshėm. Projekti parashikon vėnien nė eficencė tė tij. Nė muze janė tė ekspozuara rreth 2100 objekte, ndėrkohė qė nė fondament bėjnė pjesė edhe rreth 300 objekte tė tjera. Gjatė zbatimit tė projektit, specialistėt e fushės do tė pėrcaktojnė jo vetėm objektet qė do tė mbushin eksponatet e katit tė dytė, por do tė shikojnė mundėsinė pėr njė sistemim tjetėr tė katit tė parė pėr tė shtuar objektet antike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    24 Mars 2011 -
    Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVI
    Gjirokastėr, zbulohet nė oborrin e njė shtėpie ujėsjellėsi i shek. XVIGJIROKASTĖR- Gjatė punės pėr sistemimin e oborrit tė shtepisė sė tij, Haxhi Mele nga fshati Kolonjė i Kurveleshit nė rrethin e Gjirokastrės ka zbuluar rastėsisht njė fragment tė njė ujėsjellėsi tė vjetėr qė pėrbėn njė objekt me vlera historike

    Familjarėt Mele kanė njoftuar menjėherė pedagogėt e historisė dhe arkeologjise nė Gjirokastėr dhe akademikun Prof. dr. Myzafer Korkuti, tė cilėt i rekomanduan pjestarėve te familjes qė tė ruanin dhe mos dėmtonin ujesjellėsin e zbuluar prej tyre.

    "Bėhet fjalė pėr njė fragment tė njė ujesjellėsi tė vjetėr, qė tė paktėn nė vendin e zbuluar ėshtė i shtrirė nė njė thellėsi rreth njė metėr nėn sipėrfaqen e tokės",- ėshtė shprehur arkeologu Dhimitėr Ēondi.

    Sipas tij, teknika e ndėrtimit eshte me tuba qeramike tė ngushtė, me elementė tė lidhet dhe puthitet me njeri-tjetrin.
    "Ndonėse pėr tė dhėnė njė mendim pėrfundimtar duhen studimė mė tė thelluara, paraprakisht, mund tė them se, si teknikė ndėrtimi me elementė qeramike tė njėpasnjėshėm, ky objekt ėshtė i ngjashėm me ujsjellėsat e Periudhės Romake, por teknologjia e pėrgatitjes sė qyngjeve prej qeramike duket mė e vonė dhe paraprakisht mendoj se i pėrket periudhės sė Mesjetės rreth shekullit XVI", - ka theksuar Ēondi.

    Elementėt prej qeramike tė ujėsjellėsit kanė njė gjatėsi standarte prej 26 centimetra secila, me njė diametėr tė brendshėm 8 centimetra nė pjesėn e ngushtė dhe 10 cm nė pjesėn e gjerė, ndėrsa diametri i jashtėm ėshtė 9 cm nė pjesėn e ngushtė tė tubit dhe 12 nė pjesėn e gjerė.

    "Ngjyra e qeramikės sė qyngjeve ėshtė okėr nė rozė e qeramikė, ndėrsa lidhja mes tyre ėshtė realizuar me gėrqele tė pastėr dhe tė njė kualiteti tė mirė nė tė gjithė rrethin e bordurės ku bashkohen pjesa e gjerė me atė tė ngushtė tė qyngjave",- pėrfundon Ēondi. Zbulimi i kėtij objekti tė vjetėr, sipas tij ka rėndėsi pėr tė plotėsuar studimet historike pėr rajonin e Kurveleshit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Vlorė, gjenden eshtrat e njė ushtari austro-hungarez




    Zbulohen eshtrat e njė ushtari austro-hungarez nė fshatin Babicė tė Vlorės.

    Zbulimi i rastėsishėm i njė ēobani tė zonės ėshtė konfirmuar edhe nga ekspertėt.

    Kėshtu, pas gjetjes dhe tė sendeve identifikuese tė ushtarit, ka ardhur pėrfundimi se ato i takojnė njė ushtari austro-hungarez.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulime arkeologjike nė Lushnje

    Drejtuesit e muzeut historik tė Lushnjes kanė nisur e gėrmimet nga njė mision arkeologjik nė fshatin Shegas. Gėrmimet kanė filluar pas disa zbulime tė rėndėsishme arkeologjike, tė zbuluara nga fshatarėt gjatė punumeve, ku janė gjetur edhe copa enėsh tė periudhės sė bronxit.

    Gjatė gėrmimeve kanė dalė nė dritė qeramika qė i pėrkasin periudhes Neolotike.

    Zbulimet e tanishme janė bėrė nga banorėt e zonės gjatė punimeve tė tokės dhe nė sipėrfaqen e mbjellė kanė dalė me mijėra copa qeramike tė periudhės Neolitike, ose 3500 vjet pėrpara Krishtit.

    Linku.vidio http://www.google.com/url?sa=t&sourc...b1hB93hPLEBFOg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 03-04-2011 mė 00:46

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia 50 vjeēare e njė qyteti…
    Ēdo qytet ka historinė e tij. Disa qytete janė tė vjetėr, mijėravjeēarė, aq sa nuk u dihet as data e themelimit tė tyre, kurse disa qytete janė shumė tė rinj. Qytetet e rinj, ndryshe nga ata tė vjetrit, e kanė privilegjin e tė pasurit tė datės sė lindjes, apo tė themelimit tė tyre. Njė nga qytetet mė tė rinj tė Shqipėrisė, i cili ėshtė themeluar 51 vjet mė parė, ėshtė qyteti i Librazhdit. Mė 18 shkurt tė vitit 1960, me Dekretin Nr. 3060, tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, Librazhdi u deklarua: "Qyteti i Librazhdit" (Gazeta zyrtare, Tiranė, shkurt 1960).
    Po cila ėshtė historia qė ēoi deri nė krijimin e kėtij qyteti?
    Historia e trevave tė Librazhdit
    Ndonėse historia e qytetit tė Librazhdit ėshtė e re, trevat e tij kanė njė histori tė lashtė. Duke u ndodhur midis dy trevave tė mėdha tė Shqipėrisė, Gegėrisė dhe Toskėrisė, krahas tipareve tė pėrbashkėta me treva tė tjera tė vendit, ato kanė ruajtur edhe dallime nė aspektin gjuhėsor, folklorik dhe etnografik. Gjurmėt mė tė hershme tė banimit nė rrethin e Librazhdit janė gjenden qė nė periudhėn e Gurit tė Vjetėr (Paleoliti). Materialet arkeologjike tė periudhave tė Gurit tė Mesėm (Mexoliti), Gurit tė Ri (Neoliti), Bronzit, Hekurit etj., japin tė dhėna tė rėndėsishme tė jetės ekonomike dhe shoqėrore, si pėr gjuetinė, bujqėsinė, blegtorinė, punimin e enėve prej balte, besimet etj. Sipas autorėve antikė, treva qė shtrihej nė rrjedhėn e sipėrme tė lumit Shkumbin, quhej Kandavia, kurse banorėt quheshin kandavė. Perėndia qė kandavėt besonin mė shumė dhe qė i kishin kushtuar edhe njė tempull ishte Diana e Kandavėve, perėndesha e pyjeve dhe e gjuetisė. Njė fragment i kėtij tempulli ėshtė zbuluar nė vitin 1916 nga arkeologu austriak Prashniker dhe nė tė ishte shkruar pėrkushtimi: "Diana augusta kandavensis", d.m.th., "Diana, mbretėresha e kandavėve". Kandavėt organizonin festa kushtuar perėndeshės sė tyre, Dianės (Zanės). Ēdo pranverė ata festonin ditėn e ripėrtėritjes sė natyrės, e gjallėrimit dhe e vazhdimėsisė sė jetės, duke krijuan kujtin e festės sė Ditės sė Verės, festė e cila ėshtė trashėguar deri nė ditėt e sotme.Nėpėr luginėn e lumit Shkumbin (Scampini) kalonte "Rruga e Kandavisė". Gjatė sundimit romak rruga mori emrin: "Via Egnatia". Ajo lidhte dy pjesėt e perandorisė romake, atė tė Perėndimit me Lindjen. Gjatė shekujve II-IV pas Kr.Nė mesjetė trevat e Librazhdit u quajtėn Aranitia (Aranitid). Ato ishin nėn zotėrimin e aranitėve, njė nga familjet mė tė vjetra fisnike tė Shqipėrisė Qendrore. Aranitėt kishin emblemėn e familjes sė tyre, e cila ishte nė formėn e njė shqyti dhe brėnda saj ishte vizatuar shqiponja me dy krerė me ngjyrė tė artė nė fushė blu. Nė shekujt XIII-XVI aranitėt kishin arritur famė tė madhe nė Shqipėri dhe jashtė saj. Sipas kronistit Gjon Muzaka (despoti i Beratit), pronat nė zotėrim tė djemve tė Komnen Aranitit shtriheshin kryesisht nė territoret e Ēermenikės, Mokrės dhe Shpatit. Kryeqendra e Aranitisė ishte Polis-Vilani (Comnenovili, d.m.th., qyteti i Komnenit), me kėshtjellė nė Kryekorrė (Sopot).Aranitėt mė tė shquar gjatė nė shek. XV ishin Gjergj Araniti me nipat e tij: Moisi Golemi, Muzaka i Angjelinės dhe Gjurik Vladani. Gjergj Araniti organizoi kryengritje tė njėpasnjėshme kundėr turqve, duke arritur fitore tė lavdishme dhe tė bujshme. Kėto fitore i dhanė atij famė nė tė gjithė Europėn. Pas vdekjes sė Gjergj Aranitit dhe krerėve tė tjerė tė Aranitisė, si dhe largimit tė familjes Araniti nė Itali, vendi u pushtua nga Turqia. Populli i kėtyre trevave asnjėherė nuk i reshtėn pėrpjekjet e tyre pėr liri dhe pavarėsi.Nė gjysmėn e parė tė shek. XVII nė fshatin Polisi ishte hartuar njė tekst (dorėshkrim) me njė alfabet origjinal nė gjuhėn shqip. Ai pėrmbante 21 shkronja dhe ėshtė mė i vjetri i njohur pėr gjuhėn shqipe. Po nė Polis ishte krijuar njė sistem numėrimi origjinal, me simbole qė u korrespondonin numrave aritmetikė 1, 5, 10, 50, 100, 500 dhe 1000. Krahina e Ēermenikės kishte formėn e vet tė vetėqeverisjes, atė tė Kanunit tė Ēermenikės. Ligjvėnėsi popullor mė i njohur nė Ēermenikė dhe jashtė saj ka qenė Mus Ballgjini nga fshati Gurakuq, prej tė cilit, e drejta zakonore e Ēermenikės, u quajt "Kanuni i Mus Ballgjinit".Nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX nė Ēermenikė shpėrtheu njė kryengritje e madhe kundėr zbatimit tė reformave tė Tanzimatit. Fshati Bėrzeshtė ka qenė qendra mė e rėndėsishme e lėvizjes patriotike nė anėt e Librazhdit. Rilindasit mė tė dėgjuar ishin prof. Ibrahim Lutfi Pasha (Bėrzeshta) dhe Halit Bej Bėrzeshta. Dr. Ibrahim Lutfi Pasha ishte antar i Shoqėrisė i tė Shtypurit Shkronja Shqipe, qė thmeloi alfabetin e gjuhės shqipe, i cili njihet si Alfabeti i Stambollit. Atdhetarėt librazhdas, si Hajdar Blloshmi, Selman Blloshmi, Abaz Xhurai, Beg (Beqir) Balla etj., ndihmuan pėr ndėrgjegjėsimin kombėtar tė popullsive tė krahinave tė tyre dhe pėr hapjen e shkollave shqipe.Nė vitin 1911 njė fshatar nga Kuturmani, i quajtur Adem Karai, solli fidanin e bimės sė hurmės nė Shqipėri.Librazhdasit morėn pjesė nė ngjarjen mė tė madhe tė kombit shqiptar, atė tė Shpalljes sė Pavarėsisė Kombėtare nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912. Delegat nė Kuvendin e Vlorės, si pėrfaqėsues i trevave tė Librazhdit dhe Pogradecit, ishte Hajdar Blloshmi nga Bėrzeshta. Nė Vlorės shkuan edhe dy ēermenikas: Beg Balla dhe Rushit Kenga nga Orenja. Nė vitin 1913 njė batalion vullnetar nga trevat e Librazhdit, me mbi 300 luftėtarė, shkuan nė Shkodėr pėr tė luftuar nė mbrojtje tė qytetit qė ishte pushtuar nga malazezėt. Kurse nė vitet 1913-15 viset e Librazhdit u pėrballėn me mizoritė mė ēnjerėzore tė hordhive pushtuese serbe. Nė kongresin e Lushnjės, si pėrfaqėsues i trevat e Pogradecit dhe Librazhdit, ishte Shaban Blloshmi, i cili shkoi nė Lushnjė i shoqėruar nga ēeta e tij, pėr tė siguruar zhvillimin normal tė punimeve tė Kongresit. Nė vitin 1920 vullnetarė nga trevat e Librazhdit morėn pjesė nė luftėn pėr ēlirimin e Vlorės tė pushtuar nga forcat ushtarake italiane. Mė 7 prill 1939 Shqipėria u pushtua nga Italia fashiste. Pakėnaqėsia e popullit kundėr pushtuesve tė huaj u kthyer nė revoltė. Tė rinj antifashistė, si Kadri Hoxha, Sami Leka, Shahin Zharri etj. dhe nacionalistėt Haki Blloshmi, Nezir Muzhaqi, Hazis Biēaku etj., organizuan nė zonat e Ēermenikės, Bėrzeshtės, Polisit etj. kryengritjen e armatosur kundėr pushtuesve italianė. Partizanėt dhe ballistėt bėnė marrėveshje qė tė bashkėrendonin luftimet e tyre kundėr armikut tė pėrbashkėt, fashistėve italianė, por tė dyja palėt, nė absurditet tė plotė, i kthyen armėt kundėr njėri-tjetrit.
    Nė shtator tė vitit 1943 u strehuan nė Qarrishtė 26 hebrenj (ēifutė). Gjatė operacionit tė dimrit 1943-1944, gjermanėt kėrkonin hebrenjtė e strehuar nė Qarrishtė. Ata e ndėshkuan kėtė fshat dhe dogjėn 20 shtėpi, por 26 hebrenjtė nuk i kapėn. Vetėm pas ēlirimit tė Shqipėrisė, pas gati dy vjetėsh nė fshehtėsi tė plotė, 26 hebrenjtė u larguan nga Qarrishta dhe u kthyen nė atdheun e tyre.
    Mė 10 nėntor 1944 forcat partizane tė Brigadės XX S. ēliruan qendrėn e Librazhdit. Pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga rrethi i Librazhdit dhanė jetėn 79 dėshmorė.Pas mbarimit tė luftės Librazhdi ishte pothuajse i shkatėrruar dhe me 90% e popullsisė analfabete. Nė vitet '40, '50 dhe '60 gjendja ekonomike si nė qytet dhe nė fshat ishte tepėr e rėnduar. Ushqimet kryesore si mishi, buka, vaji, gjalpi etj. jepeshin me racion. Nė kėtė kohė u propagandua kolektivizimi i bujqėsisė. Fshatarė tė veēantė, tė cilėt nuk pranuan tė kolektivizoheshin, u shpallėn kulakė.Nė vitet '60, nė emėr tė "revolucionarizimit" tė jetės sė vendit dhe tė "emancipimit" tė grave, u prishėn xhamitė dhe u dėmtuan rėndė traditat familjare. Nė vazhdėn e goditjes sė kundėrshtarėve politikė, nė vitet '70 u ndėrmor njė fushatė tė egėr spastrimesh nė radhėt e intelektualėve. Nė vitin 1973 arrestuan dhe e dėnuan me burgim Gani Skurėn nga Pishkashi, i cili kėrkonte mbrojtjen nga ana e shtetit shqiptar tė interesave kombėtare, tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare jashtė kufijve shtetėrorė. Nė vitin 1976 u arrestuan dhe, me akuza tė trilluara, u dėnuan me pushkatim mė 17 korrik 1977 mėsuesit-poetė Genc Leka e Vilson Blloshmi nga Bėrzeshta. Gjithēka u pėrgatit nė fshehtėsi inkuzicionale nė komitetin e partisė tė Librazhdit.

    Historia e themelimit tė Librazhdit si qytet
    Historia e themelimit tė Librazhdit si qendėr banimi zė fill qysh nė vitin 1929, atė vit kur u bė ēvendosja e trasesė sė rrugės automobilistike Tiranė-Elbasan-Korēė buzė luginės sė lumit tė Shkumbinit. Traseja e vjetėr pati kaluar nėpėr shpatet e Malit tė Polisit, nė gjurmė tė rrugės sė hershme "Egnatia". Pranė rrugės sė re dhe buzė lumit tė Shkumbinit u ngrit qendra administrative e nėnprefekturės sė Librazhdit. Veē zyrave tė nėnprefekturės dhe tė postė-telegrafės, nė Librazhd u ndėrtuan dyqanet e shitblerjes, kafene dhe hane. Mė e njohur ka qenė "Kafja e Llaz Popės", qė konsiderohet si themelues i Librazhdit.
    Pas Luftės sė Dytė Botėrore Librazhdi u bė qendėr rrethi. Aty u vendosėn zyrat e administratės partiake e shtetėrore dhe institucionet social-kulturore, si spitali, shtėpia e lindjes, shtėpia e kulturės, biblioteka, kinemaja, shėrbimet sociale, punishte ushqimore etj. Pėr banorėt e rinj tė Librazhdit u ndėrtuan pallate banimi dhe e gjithė infrastruktura e nevojshme.Gjatė viteve '60 qyteti i Librazhdit mori njė zhvillim urbanistik tė veēantė, duke bėrė qė tė spikatet nga qytetet e tjerė tė Shqipėrisė. U ndėrruan pallate tė reja shumėkatėshe, u krijua qendra e re e qytetit, u ndėrtuan shėtitorja (bulevardi), trotuaret ndanė tij, u mbollėn pemė dekorative, u krijuan lulishte, parqe etj., duke i dhėnė qytetit njė pamje tė hijshme e tė veēantė.Deri nė vitet '80, tė shekullit tė kaluar nė qytetin e Librazhdit, krahas institucioneve tė ndryshme administrative, industriale, arsimore etj., numėroheshin edhe disa institucione kulturore si Dega e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Biblioteka e qytetit, Shtėpia e kulturės, Muzeu Historik dhe Etnografik, Galeria e arteve figurative, kinemaja etj. Nė vitin 1986 Librazhdi kishte 3379 banorė (FESh). Pas viteve '90, pėr shkak tė lėvizjes tė lirė tė popullsisė, qyteti i Librazhdit u popullua me banorė tė ardhur nga fshatrat e rrethit. Sot qyteti numėron mbi 15 mijė banorė.Nė vitet '60-'70 nė qytetin e Librazhdit ishin transferuar, apo dhe ishin emėruar me punė nė kėtė qytet, disa nga personalitete tė njohur dhe me emėr tė spikatur nė kulturėn shqiptare, si shkrimtarė, aktorė, regjisorė, muzikantė, piktorė, skulptorė etj. Nė Librazhd bėnė emėr shkrimtarėt Koēi Petriti, Ruzhdi Qatipi, Ēelik Petriti, Astrit Bishqemi, Adelina Balashi etj. Patėn fillimet e tyre nė skenė aktorėt dhe regjisorėt Guliem Radoja, Resul Duro, Gjergji Melo, Ilir Fatkoja. Zhvilloi aktivitetin muzikor kėngėtari i shquar Sherif Merdani dhe muzikantėt e tjerė tė talentuar, si Arben Kurani, Gazmend Mullahi, Luan Bakiu, Lindita Kotorri, Naim Gjoshi etj. Nė Librazhdi i patėn fillimet e tyre nė krijimtari edhe piktorėt dhe skulptorėt Sali Allmuēa, Robert Pėrmeti, Arben Laze, Robert Qafėzezi etj.. Gjithashtu nė Librazhd ishin vendosur me punė edhe disa intelektualė tė fushave tė ndryshme, si arsimtarė, ekonomistė, mjekė, ushtarakė etj., tė cilėt patėn njė ndikim tė madh pėr zhvillimin intelektual, kulturor dhe shoqėror nė qytetin e Librazhdit.
    Gjatė viteve '60, '70 dhe '80, shumė djem dhe vajza nga Librazhdi kishin kryer shkolla tė larta nė vend dhe zhvillonin kontributin e tyre pėr gjallėrimin e jetės ekonomike dhe shoqėrore tė qytetit tė tyre. Arkitekti Zenel Hysa ėshtė autori qė ka projektuar dhe zbatuar planin urbanistik tė qytetit, duke bėrė qė qyteti tė marrė atė pamje qė ka sot. Nga Librazhdi ishte edhe gazetari i mirėnjohur Osman Allkja, njė nga penat mė tė spikatura tė gazetarisė shqiptare te viteve ’60-80. Nė vitet '70 kishte shpėrthyer talenti i jashtėzakonshėm i dy poetėve martirė, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, qė diktatura i preu nė mes, duke i vrarė barbarisht. Artistė vendas, si Sadi Halili (koreograf), Muhamet Muēa (aktor-regjisor), Sabri Cani (regjisor), Ēlirim Ēollaku (piktor), Sami Roēi (piktor), Arif Lushi (piktor), Rajmonda Mato (piktore), Rakipe Karai (kėngėtare lirike-soprano), Hatixhe Lushi (kėngėtare lirike-mexosoprano), Dashamir Leka (muzikant), Julian Muēollari (skulptor), Besnik Haxhillari (piktor), Gėzim Hida (piktor), Bujar Alliu (muzikant) etj., shpalosėn talentin e tyre nė aktivitete lokale dhe kombėtare, si nė festivale muzikore, ēfaqje teatrale, ekspozita figurative etj. Ndonjė artist librazhdas, si aktori Muhamet Muēa luajti me sukses nė disa filma artistikė tė kinostudios "Shqipėria sot", piktori Arif Lushi nė vitin 1984 mori Ēmimin e Parė nė gjininė e portretit, nė Ekspozitėn Kombėtare tė arteve figurative etj.
    Nė Librazhd zhvillojnė aktivitetin e tyre, sot e gjithė ditėn, "mjeshtrat" librazhdas, si Sadi Halili (Artist i Merituar), Hazis Kopaēi, Naim Gjoshi, Arben Kurani, Sami Roēi, Skėnder Karriqi, Gėzim Hida, Isuf Bardhoshi, Xhevahir Karai, Agim Fezollari etj., por edhe shumė djem dhe vajza tė reja, si kėngėtaret Leonora Bahiti, Jeta Faqolli, Nertila Vreto etj., qė debutojnė me sukses edhe nė aktivitete (festivale) kombėtare, por edhe nė skenat jashtė kufijve shtetėrorė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Arkeologia shqiptare nderohet nė Paris pėr projektin mė tė mirė
    Shqiptraja Belisa Muka mori ēmimin Marc de Montalembert–INHA 2011

    Nė auditorin e Galerisė Colbert nė Institutin Kombėtar tė Historisė sė Artit (INHA) nė Paris, nė prani tė shumė personaliteteve tė artit dhe kulturės franceze, arkeologia shqiptare Belisa Muka mori ēmimin Marc de Montalembert – INHA 2011 pėr kėrkimet e saj mbi Figurinat e baltės tė tipit grek nė Ilirinė e Jugut dhe Epir. Ēmimi Marc de Montalembert-INHA ėshtė njė bashkėpunim midis Fondacionit me tė njėjtin emėr dhe Institutit Kombėtar tė Historisė sė Artit me qendėr nė Paris, i cili i jepet ēdo vit njė kėrkuesi me origjinė nga njėri prej shteteve qė lagen nga deti Mesdhe, duke i krijuar mundėsinė tė plotėsojė kėrkimet e tij nė fushėn e historisė sė arteve tė Mesdheut. Projekti i paraqitur nga arkeologia shqiptare Dr.Belisa Muka, qė u pėrzgjodh si mė i miri pėr vitin 2011, reflekton kėrkimet e saj nė fushėn e koroplastikės, njė disiplinė tėrėsisht e re nė kėrkimet arkeologjike shqiptare. Deri nė fund tė viteve 80’ vėmendja kryesore nė kėto kėrkime pėrqendrohej nė njohjen dhe gjurmimin arkeologjik tė qendrave tė mėdha dhe studimin, kryesisht, tė arkitekturės, fortifikimeve, onomastikės etj. Edhe atėherė kur studimi i kategorive tė caktuara tė kulturės materiale filloi tė bėhet gjithnjė e mė shumė objekt i studimeve tė mirėfillta shkencore, figurinave prej balte tė pjekur nuk u ėshtė kushtuar vėmendje e veēantė. Sasia e informacionit nė pjesėn mė tė madhe nuk tejkalon njė paragraf, duke lėnė jashtė vėmendjes aspektet teknike tė cilat mundėsojnė sot karakterizimin e prodhimeve. Ndėrsa, pėr sa i takon interpretimit lidhur me funksionin dhe domethėnien e kėtyre objekteve, studimet tona dhe jo vetėm, edhe studime tė shumta jashtė territorit tonė, kanė rėnė pre e vorbullės sė njė interpretimi tradicional qė ėshtė nė fillesėn e gabimeve apo konstatimeve tė pa argumentuara sa duhet. Siē e tha edhe vetė laureantja nė fjalėn e saj gjatė ceremonisė sė ēmimit: “Ka ardhur tashmė koha, qė nė dritėn e zhvillimit tė sotėm tė kėrkimeve nė kėtė fushė, kjo kategori objektesh tė marrė vendin qė meriton nė gjirin e bashkėsisė mesdhetare tė cilės i pėrket”. Fillimi i viteve 90’ shėnoi hapjen e arkeologjisė shqiptare dhe intensifikimin e bashkėpunimeve me ekipe tė huaja dhe me specialistė nė kėtė fushė tė kulturės materiale antike, gjė qė ka identifikuar interesin pėr tė ndėrmarrė, nė mėnyrė tė plotė dhe me metodat e tanishme, studimin e tėrėsisė sė gjetjeve qė lidhen me koroplastikėn. Objektit i projektit fitues tė arkeologes tonė Belisa Muka, qė bazohet nė studimin e saj tė doktoraturės (mbrojtur nė Universitetin Charles-De-Gaulle Lille 3 nė fund tė vitit 2009), dhe qė synon botimin, pėrbėhet nga tėrėsia e figurinave tė baltės tė cilat i pėrkasin harkut kohor nga periudha arkaike deri nė shekullin e parė tė erės sonė. Ky studim ėshtė nė formėn e dy korpuseve. Korpusi i parė trajton qendrat dhe kontekstet ku janė gjetur figurina prej balte tė pjekur apo gjetje qė lidhen me koroplastikėn. Duke u bazuar nė tė dhėnat e mbledhura nga gėrmimet, autorja karakterizon dhe dokumenton secilin kontekst, nė njėrėn anė nė kėndvėshtrimin funksional dhe hapėsinor – varrezė, tempull, banesė apo punishte – nė anėn tjetėr nė atė kulturor. Korpusi i dytė trajton gjithė gjetjet e lėvizshme nga territori i Shqipėrisė, si vetė figurinat, ashtu edhe gjetjet qė lidhen me prodhimin e tyre, si kallėpet. Korpusi u pėrgjigjet metodave mė bashkėkohore nė fushėn e koroplastikės, dhe objektet trajtohen nė tre drejtime njėherazi : teknik (pėrcaktimin e serive, karakterizimi i metodave tė prodhimit nė masė tė kėsaj industrie arti), stilistik (veēimi i importeve nga prodhimet lokale, e pėr kėto tė fundit pėrcaktimi i origjinės dhe i ndikimeve stilistikore) dhe ikonografik (analiza e repertorit). Pėrfundimet qė mblidhen nga eksplorimi i tė dy korpuseve trajtohen nė pjesėn e tretė e cila pėrbėhet nga shumė ēėshtje, njėra mė interesante se tjetra. Por do tė doja ta pėrqendroja vėmendjen nė njė aspekt tė veēantė, qė lidhet me problematikėn e interpretimit tė figurinave prej balte tė pjekur dhe tė tipeve ikonografikė qė ato ilustrojnė, nė kuadrin e devocionit popullor. Kjo problematikė, komplekse dhe delikate njėherazi, tregon se pėrshtatja e madhe e pėrdorimit tė kėtyre objekteve hedh idenė e mundėsisė sė dy linjave kryesore qė lidhen me interpretimin e kėsaj kategorie objektesh : ose figurinat prej balte tė pjekur ishin tė zhveshura nga ēdo kuptim i paracaktuar nė zanafillėn e tyre dhe se kuptimet tė ndryshme u visheshin nė funksion tė konteksteve tė ndryshme dhe tė dhuruesve, ose kėto objekte kishin njė kuptim tė gjerė, tė njohur dhe tė pranuar nga tė gjithė, i cili, fatkeqėsisht, neve qė jetojmė nė ditėt e sotme na shmanget ende. Pėrfundimet qė Belisa Muka arrin nė studimin e saj tentojnė tė shohin tek kėto objekte, larg interpretimit tradicional si pėrfytyrime perėndish, kryesisht paraqitjen e femrės nė faza tė caktuara tė jetės sė saj: si vajzė, nė momentin e martesės, si nėnė. Pėrtej pyetjeve qė ngre studimi i artizanatit dhe historisė sė artit, projekti i arkeologes shqiptare Belisa Muka prek gjerazi arkeologjinė e besimit – praktikat votive dhe funerare – tė njė territori qė nuk njihet ende sa duhet, ai i Ilirisė sė jugut dhe Epirit.

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nėnshtetėsinė shqiptare
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •