Bylis, gjendet njė shtatore e shekullit IV-V para Krishti-2011-03-05
Gjatė gėrmimeve shpresohet tė gjendet edhe koka e “luftėtarit”
Njė shtatore e rrallė e pėrmasave tė mėdha u zbulua dje nė qytetin antik tė Bylisit. Kanė qenė punonjėsit e njė firme e cila po punon pėr rikonstruksionin e rrugės hyrėse qė tė ēon nė Parkun Arkeologjik Bylis, ata qė kanė nxjerrė nė dritė kėtė zbulim tė rrallė. Punimet janė ndėrprerė menjėherė, ndėrsa specialistė tė kėtij parku, tė njoftuar nga punonjėsit kanė shkuar nė vendin ku doli nė dritė kjo shtatore. Shtatorja ėshtė nė gjendje shumė tė mirė, e ndėrtuar me pėrbėrje guri gėlqeror. Ajo paraqet njė trup pa kokė, me njė veshje luftėtari. Drejtori i Parkut Arkeologjik Bylis, Bashkim Vreka, pohoi se pėr kėtė zbulim do tė kryhen studimet pėrkatėse pėr tė pėrcaktuar saktė periudhėn sė cilės ajo i pėrket, si dhe elementė tė tjerė pėrbėrės. “Ky zbulim ka ndodhur gjatė punimeve pėr rikonstruksionin e rrugės qė tė ēon nė Bylis, ku rastėsisht ka dalė nė dritė njė skulpturė. Ėshtė njė shtat me madhėsi natyrale prej guri. Ėshtė njė punim shumė i mirė, mjaft interesant. Ėshtė njė skulpturė e periudhės helenistike, qė i pėrket shekullit katėr ose tre para Krishtit”, - tha Vreka. Sipas tij, kjo shtatore ėshtė e njė luftėtari, sepse janė dy simbole tė rėndėsishme nė shtatore; njė mburojė dhe njė sėpatė. Nga kjo skulpturė nuk ėshtė gjetur koka, qė duket qė ėshtė njė shkėputje e hershme nė Antikitet. “Ndoshta gjatė gėrmimit qė do tė bėhet pėrreth mund tė jetė edhe shansi i mirė qė mund tė gjendet edhe koka. Kemi tė bėjmė me njė skulpturė interesante, tė rrallė nė llojin e vet jo vetėm pėr Bylisin, por edhe me gjerė, pasi ėshtė njė skulpturė e plotė, e llogaritur pėr t’u parė nga tė gjitha anėt, pasi ėshtė punuar nė tė gjitha anėt e saj. Pra, ėshtė njė luftėtar ose njė perėndi nė pozicionin ulur dhe tė jep mundėsi tė mendosh qė ke tė bėsh me njė perėndi, nga pozicioni. Studimet qė do tė vijojnė do ta zbardhin mė tej atė, pasi kėto janė pėrshtypjet e para, ku skulptura ende nuk ėshtė pastruar nga dherat qė e mbulonin”, - sqaroi prof.as Bashkim Vreka.
Nė Bylis ka buste, por kemi pak trupa. Ky ėshtė trupi i dytė qė gjendet, dhe ajo qė ėshtė me rėndėsi lidhet me faktin se kemi tė bėjmė me njė skulpturė tė punuar me gurė gėlqerorė qė ėshtė dhe material i zonės. “Kemi tė bėjmė me njė punė tė mjeshtėrve tė Bylisit, dhe kjo ia shton mė shumė vlerat dhe njėkohėsisht pasuron gjetjet arkeologjike qė vijnė nga Bylisi. Nė kėtė drejtim, edhe pse ajo ėshtė gjetur nė rrugėn e Bylisit, ne kemi lėnė porosi se gjatė punimeve mund tė gjenden edhe vepra tė tjera arti, ashtu si u gjet edhe sot kjo shtatore”, - theksoi Vreka.
Ndėrkohė, ai shtoi se ky zbulim i rėndėsisė sė veēantė tregon se nė tė njėjtin vend mund tė ketė edhe statuja tė kėtij lloji, duke pėrfshirė edhe kokėn e shtatores sė zbuluar.
Rreth dy vjet mė parė, njė ekspeditė arkeologjike zbuloi gjatė gėrmimeve tė saj njė shtatore tė pėrmasave tė mėdha nė brendėsi tė qytetit antik tė Bylisit, nė njė vilė romake.
Prof.as Bashkim Vreka sqaroi se edhe ajo pėrbėn njė zbulim tė rrallė arkeologjik dhe vlerė pėr historinė e kėtij vendi.
Krijoni Kontakt