Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1

    8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Ungjilli i Lukes, kapitulli i pare: "26 Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,


    27 te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.


    28 Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ``Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë``.


    29 Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.


    30 Dhe engjëlli i tha: ``Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.


    31 Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jezus.


    32 Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij;


    33 dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur``.


    34 Dhe Maria i tha engjëllit: ``Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?``.


    35 Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.


    36 Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,


    37 sepse me Perëndinë asgjë s`është e pamundshme``.


    38 Atëherë Maria tha: ``Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate``. Dhe engjëlli u largua prej saj."

    http://www.goarch.org/en/special/lis...ativity/learn/

    Ne daten 8 Shtator, Kisha feston lindjen e Virgjereshes Mari.

    Ndonese nuk ka shume informacion historik ne lidhje me lindjen e Shen Marise, ne nje liber te shkruar nga Jakovi, ne shekullin e dyte, qe ndryshe njihet si Protevangelion, thuhet se prinderit e Maries kishin nje kohe te gjate pa femije. Nje dite kur Joakimi shkon ne tempull, Kryeprifti e zbon duke e qortuar per shterpesine e tij. I ndodhur ngushte dhe ne turp, Joakimi largohet nga tempulli dhe nga Jerusalemi dhe shkon te jetoje me barinjte dhe kopete e tyre. Duke u lutur, ne te njejten kohe bashke me gruan e tij Ana, e cila ishte ne Jerusalem, nje engjell u shfaqet te dyve i cili u thote se do te ngelen me femije. Ana i premton engjellit se ajo do t'ia perkushtoje femijen Zotit. Joakimi kthehet ne shtepi dhe ne kohen e duhur ata lindin Marien.

    Gjithashtu, meqenese nuk ka nje date te sigurt per lindjen e Virgjereshes, Kisha ka vendosur ta festoje ne daten 8-Shtator per arsye se kjo date simbolizon diten e krijimit te ri. Kalendari i Kishes Orthodhokse fillon me daten 1 Shtator dhe merr parasysh se bota e vjeter, e cila deshtoi ne mekat u krijua ne 7 ditet e para, dhe krijimi i ri fillon me lindjen e Marise tek e cila u ngjiz dhe premtimi i shpetimit te perjetshem, jeta e ameshuar me Perendine.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga skeshqe : 10-09-2007 më 14:45
    Kokrrizat e reres nuk jane puthje valesh
    Por lot...Lot shkembinjsh, Dashurish, tretur me kot ©

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1
    E permbibekuar je, o Hyjlindese, Virgjereshe,
    se me anen e Atij qe mori trup prej Teje,
    Ferri u roberua, Adami u rithirr, mallkimi vdiq, Eva u clirua,
    Vdekja vdiq dhe ne u ngjallem,
    prandaj duke himnuar therresim,
    I bekuar je o Krisht, Perendia yne,
    qe te pelqeu keshtu,
    Lavdi me Ty!
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nje dite kur Joakimi shkon ne tempull, Kryeprifti e zbon duke e qortuar per shterpesine e tij. I ndodhur ngushte dhe ne turp, Joakimi largohet nga tempulli dhe nga Jerusalemi dhe shkon te jetoje me barinjte dhe kopete e tyre.
    E sheh Ilia qe nuk duhet gjykuar dikush per nje fatkeqesi (ne kete rast shterpesia)
    Jo cdo fatkeqesi eshte ndeshkim nga Zoti.
    Zoti shpeshhere i perdor fatkeqesite per te bere vepren e Tij, si ne rastin e Lindjes se Shen Marise, te Gjon Pagezorit apo profetit Samuel
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Lindja e Përëndilindëses, 8 Shtator

    Gëzim dhe paralajmërim i Shpëtimit


    “Lindja jote, o Hyjlindëse, i lajmëroi gaz gjithë botës. Se prej teje lindi dielli i drejtësisë, Krishti Perëndia ynë. Që duke zgjidhur mallkimin - që kishin marrë të parëgatuarit në Parajsë, pas shkeljes së tyre - dha bekimin. Dhe duke abolitur vdekjen, na dhuroi jetën e amshuar.”

    Babai i së Përmbishenjtës Hyjlindëse dhe Gjithmonëvirgjërës Mari, Joakimi, që do të thotë Perëndia sjell qetësi, rridhte nga fisi mbretëror. Ishte pasardhës i profetit dhe mbretit David. Rrjedhimisht, vinte nga fisi i Judës, bir i patriarkut Jakov. Ishte i pasur dhe e donte shumë Perëndinë. Prandaj, i ofronte dyfish dhuratat ndaj Tij. Por, nuk kishte fëmijë dhe me bashkëshorten e tij, Ana, emri i së cilës do të thotë hir, e ndienin shumë turpin e mospasjes fëmijë dhe shqetësoheshin. Prandaj ranë dakord të luten shumë. Joakimi u ngjit në mal dhe Ana në bahçen e saj, me lot në sy, i përgjëroheshin Perëndisë t’u dhurojë fëmijë. Perëndia e dëgjoi lutjen e tyre dhe u dha jo thjesht fëmijë, por pemë të shenjtë barku, të Përmbishënjtën Hjylindëse, e cila do të lindte Shpëtimtarin e botës.

    Zënia dhe lindja e Hyjlindëses, sipas rregullave të përgjithshme natyrore, e bashkon dhe e lidh ngushtë me tërë njerëzimin, domethënë me të gjithë ne, pasardhësit e Adamit dhe Evës. Fakti që, “motra jonë Mari”, siç e quan Hyjlindësen shën Athanasi i Madh, ia doli të arrijë përsosmërinë morale dhe shenjtërimin, i jep vendin e parë midis njerëzve dhe e tregon udhëheqëse të vërtetë të njerëzimit, në rrugën e përsosmërisë së krishterë.

    Shën Grigor Pallamai, shkruan: “Roli i Nuses Virgjëreshë, ishte të ndërmjetojë midis Perëndisë dhe tërë gjinisë njerëzore, me pasojë të tregojë, nga njëra anë, Perëndinë, Bir të njeriut, dhe nga ana tjetër, njerëzit, bij të Perëndisë me anën e hirit”.

    Dhe shën Kozmai i Etolisë, shpall në mësimdhëniet e tij: “Të gjithë shenjtorët, janë shërbëtorë të Krishtit, por Zonja jonë, Hyjlindësja, është Mbretëresha e qiellit, e dheut dhe e gjithë krijesës mendore e lëndore, dhe lutet për mëkatet tona. E mori Perëndia Hyjlindësen, e bëri Mbretëreshë dhe nderoi gjininë tonë. Prandaj edhe ne, ta nderojmë me kreshmë, me lutje, me lëmoshë dhe me vepra të mira”.

    Para se të lindej Krishti në botë, njeriu i trembej Perëndisë. Para misterit të Perëndisë, njeriu pushtohej nga ndjenja e frikës. Ishte mister i frikshëm. Me trupëzimin e Shpëtimtarit, në lidhjen midis Perëndisë dhe njeriut, dashuria zëvendësoi frikën. “Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën” (1Jn. 4:18), gjëmon i biri i bubullimës dhe nxënësi i dashurisë, shën Joan Theologu. Kështu mund të shpjegojmë edhe fjalët e shën Andonit të Madh: “Unë Perëndinë e dua, nuk i kam frikë.” Ekziston një dashuri e ndërsjellë midis Perëndisë dhe njeriut, krijesës dhe Kryetarit. Misteri i Perëndisë, tani, është tërheqës dhe mahnitës”.

    Ati i hirshëm dhe oratori kishtar, shën Vasili, episkopi i Selefqisë, na përmend vargjet e Hyjlindëses drejtuar Birit të saj të vetëmlindur:

    Ç’të bëj, pra, për ty?

    Të të ushqej me qumësht, apo të të lavdëroj?

    Të të shërbej si nënë, apo të të adhuroj si shërbëtore?

    Të të përqafoj si bir, apo të të adhuroj si Perëndi?

    Ç’është kjo çudi e pashprehur, kjo çudi kaq e madhe?
    Qielli është froni yt dhe, njëkohësisht, froni im të mban!

    Erdhe i tëri në të poshtmet, pa u larguar aspak nga të lartat!

    Gëzohu Nuse e panusëruar!

    Virgjëresha Mari u “mblesua me Josifin”, por nuk u bë kurrë nusja dhe gruaja e tij. Ishte njëkohësisht virgjëreshë dhe nënë, ashtu si Jisui ishte Perëndi dhe njeri. Shën Maria është Hyjlindëse dhe jo njerilindëse. Mishi i saj u end me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë dhe kështu ai që lindi u quajt Biri i të Lartit. Shën Prokli, patriarku i Kostandinopojës, vëren: “Pikërisht ashtu si kandili nuk është shkaku i dritës por mjeti i dritës, kështu edhe Virgjëresha, nuk është ajo vetë Perëndi, por tempull i Perëndisë”. Gjithashtu edhe shën Joan Gojarti komenton: “Virgjëreshë na nxori jashtë Parajsës, nëpërmjet Virgjëreshës gjetëm jetën e amshuar”.

    Ana e Elkanait mburret se, nga shpresëtaria e saj lindet profeti Samuel. Dhe Virgjëresha lindi mburrjen e njerëzimit, Emanuelin, Shpëtimtarin e botës. Në shprehjen njerëzore, emri i së Tërëshenjtës do të thotë Nënë e madhe, që përqafon njeriun e vuajtur, që përshkon detin e turbullt të jetës së tij të hidhur. Ajo, brenda jetës së tij, është simpatia, ndjenja e dhembshurisë, dashuria. Në lindjen e saj, sot, dallojmë foshnjën e bardhë faqekuq, foshnjën e thjeshtë dhe hirplotë, që vaditi shpirtrat e hyjprindërve të drejtë, Joakimit dhe Anës, me kërcime gëzimi. Barku i shterpët i Anës, u bë strehë e përulur e lules që do të japë frytin e saj, çlirimin e botës. Vajza e Nazaretit, si tendë e nderuar dhe e gjallë, përgatit në të brendshmet e saj misterin e pashprehur të ekonomisë hyjnore, shpërblimin e botës.

    Eva e parë doli nga mishi i burrit të saj. Trupi i Jisu Krishtit, nga mishi i qashtër i së Tërëshenjtës, Evës së dytë, Nënës së jetës. Ky është kuptimi i fjalës Eva, jetë. Lindet vajza e Nazaretit, që do të lindë Birin e Perëndisë, Çlirimtarin e botës.


    Ngjalja
    Shtator 2012

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Sot kisha jone e shenjte kremton "Lindjen e Shen Marise".Zhvillohen panaire ne shume vende te Shqiperise,me kryesori zhvillohet ne Manastirin historik te Ardenices,qe mban edhe emrin e kesaj feste.


    Lindja e Shën Marisë

    Profeti David thotë:- “Shfaqja e Zotit bëhet me besim në rrugën, synimet dhe nevojat e jetës tënde, ndaj kij shpresë tek Ai dhe Ai do t’i plotësojë ato që kërkon dhe që ke nevojë”. Me këtë besim dhe shpresë Joakimi dhe Ana, prindërit e Shën Marisë, i luteshin Perëndisë t’i falte një fëmijë për ta pasur si ngushëllim në kohën e pleqërisë. Dhe këtë shpresë Perëndia ua plotësoi. U fali virgjëreshën Mari e cila ishte caktuar që të lindte Shpëtimtarin e botës dhe të shkëlqente si femra më e bekuar ndër të gjitha gratë. Ishte ajo nga e cila do të lindte Ai që do t’i shtypte kryet gjarprit. Në dhiatën e vjetër ka mjaft shëmbëllesa që përfytyrojnë Shën Marinë, po përmendim vetëm një, ferrën në Sinai e cila meqenëse ishte rrethuar nga flakët nuk digjej, ashtu edhe Shën Maria që lindi Zotin dhe Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht mbeti gjithmonë e virgjër. Dhe kështu Joakimi dhe Ana, me shpresën e tyre të fortë tek Perëndia, morën prej Tij dhuratën e dëshiruar që do të bëhej Nënë e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht dhe nënë e botës gjer në mbarim të jetës. Lindja e Shën Marisë është një e kremte e vjetër. E takojmë më shpesh pas Sinodit Ekumenik të Efesit. Nga poeti i madh kishtar, Andrea i Kretës, kemi një kanon shumë të bukur si dhe dy predikime panegjirike për këtë të kremte.





  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    U kremtua sot në manastirin e Ardenices festa e "Lindjes se Shen Marise".Meshuan Mitropoliti i Beratit,Ignati dhe Episkopi i Amantias,Nathanaeli.





    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 08-09-2013 më 15:44

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari






  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Kjo eshte festa e pare e bekuar e kalendarit te ri orthodhoks qe fillon ne 1 shtator. Ne kete dite, Kisha dhe gjithe orthodhokset festojne lindjen e Nenes se tyre te Tereshenjte, Theotokos Mari, njeriu qe mbajti ne barkun e saj Zotin dhe i dha Zotit mish nga mish i saj, e u be njeri. Ne kete dite, kujtojme e nderojme edhe dy prinderit e mrekullueshem dhe beseplote te se Tereshenjtes, Shen Joakimin dhe Shen Ana, te cilet vuajten jo pak para se Perendia te degjonte lutjet e tyre e t'i gezonte me nje vajze ne nje moshe te madhe.

    E permbibekuar je, o Hyjlindese, Virgjereshe,
    se me anen e Atij qe mori trup prej Teje,
    Ferri u roberua, Adami u rithirr, mallkimi vdiq, Eva u clirua,
    Vdekja vdiq dhe ne u ngjallem,
    prandaj duke himnuar therresim,
    I bekuar je o Krisht, Perendia yne,
    qe te pelqeu keshtu,
    Lavdi me Ty!


    Ndricoje erresiren tone shpirterore e ruana o Nene e Tereshenjte me lutjet e Tua!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Ne daten 8 Shtator, Kisha feston lindjen e Virgjereshes Mari.

    Ndonese nuk ka shume informacion historik ne lidhje me lindjen e Shen Marise, ne nje liber te shkruar nga Jakovi, ne shekullin e dyte, qe ndryshe njihet si Protevangelion, thuhet se prinderit e Maries kishin nje kohe te gjate pa femije. Nje dite kur Joakimi shkon ne tempull, Kryeprifti e zbon duke e qortuar per shterpesine e tij. I ndodhur ngushte dhe ne turp, Joakimi largohet nga tempulli dhe nga Jerusalemi dhe shkon te jetoje me barinjte dhe kopete e tyre. Duke u lutur, ne te njejten kohe bashke me gruan e tij Ana, e cila ishte ne Jerusalem, nje engjell u shfaqet te dyve i cili u thote se do te ngelen me femije. Ana i premton engjellit se ajo do t'ia perkushtoje femijen Zotit. Joakimi kthehet ne shtepi dhe ne kohen e duhur ata lindin Marien.

    Gjithashtu, meqenese nuk ka nje date te sigurt per lindjen e Virgjereshes, Kisha ka vendosur ta festoje ne daten 8-Shtator per arsye se kjo date simbolizon diten e krijimit te ri. Kalendari i Kishes Orthodhokse fillon me daten 1 Shtator dhe merr parasysh se bota e vjeter, e cila deshtoi ne mekat u krijua ne 7 ditet e para, dhe krijimi i ri fillon me lindjen e Marise tek e cila u ngjiz dhe premtimi i shpetimit te perjetshem, jeta e ameshuar me Perendine.
    Ki meshire o Nene e Tereshenjte, Theotokos Mari, per te gjithe ne mekataret.

    Te pergjerohemi qe te ruash Kishen qe Krishti ngriti me mish nga mishi yt!

    Te pergjerohemi qe te na ruash nga i ligu, e te na mbash ne rrugen e drejte, ate rruge qe Perendia ka hapur per ne, e jo rrugen pa krye qe i ligu na shtyn te marrim perdite!

    Te pergjerohemi qe te mos te na braktisesh, por te na qendrosh prane, t'i degjosh lutjet tona, e te na mbash shpirtin te mbushur me bese e shprese Perendie!

    Lutju Birit tend te Shenjte o Hireplota Virgjeresha Mari per shpetimin e ne mekatareve!

    Gjithe brezat e te krishtereve e gjithe shenjtoret e Kishes ne shekuj, te pergjerohen ty o Nene e Tereshenjte!

    Cilin njeri tjeter ka lumeruar ne perjetesi Perendia si Ty o Nene e Tereshenjte!


    Te bekuar ne perjetesi jeni ju o prinderit e te Tereshenjtes Mari, Shen Joakim e Shen Ana!

    Judenjte driteshkurter te kohes tuaj ju perbuznin e tregonin me gisht si "te denuar nga Zoti per te mos patur femije".

    Por me shembullin e jetes suaj, ju nuk e humbet besimin ne Zotin e Abrahamit, Isakut e Jakovit! Por iu lutet Zotit per faljen e mekateve gjithe jeten tuaj.

    Dhe Perendia i degjoi lutjet tuaja, i pa perbuzjet e judenjve dhe prifterinjve te tyre karshi jush, dhe ju bekoi me femijen me te bekuar ne bote! Femijen qe do ti lindte botes Fjalen e Misheruar, Birin e Vetem te Lindur prej Atit!

    Te bekuar jeni ne perjetesi o prinderit e te Tereshenjte Joakim e Ana, qe Kisha dhe gjithe orthodhokset iu kujtojne me nje nderim te vecante ne cdo liturgji qe mbahet ne Kishe, si ne toke, edhe ne qiej!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Sot na lindi gruaja me e lumeruar ne historine e njerezimit, Virgjeresha Mari.


  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Lindja e Hyjlindëses Mari

    Emri:  126.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  190.0 KB

    Lindja e Hyjlindëses Mari


    Përveç kremtimit të Ungjillëzimit, janë edhe tre festa të tjera të mëdha për nder të Marisë Hyjlindëse. E para nga këto festa, është festa e Lindjes së saj, e cila festohet në 8 Shtator. Për Lindjen e Marisë nuk flitet në Shkrimin e Shenjtë. Tregimi tradicional i ngjarjes është marrë nga shkrimet apokrife, të cilat nuk janë pjesë e shkrimeve të Dhiatës së Re. Mësimi tradicional që kremtohet në himnet dhe vargjet e Meshës së festës, na mëson se Joakimi dhe Ana ishin dy bashkëshortë të devotshëm judej, të cilët ishin ndërmjet mbetjes* së pakët të besnikëve – “të varfërit dhe nevojtarët” – të cilët ishin në pritje të Mesias së premtuar. Ata ishin të moshuar dhe pa fëmijë. I luteshin vazhdimisht Zotit për një fëmijë, meqenëse tek judejtë shterpësia shihej si një shenjë dënimi nga Perëndia. Si përgjigje ndaj lutjeve të tyre dhe si shpërblim ndaj besnikërisë së patundshme te Perëndia, bashkëshortët e moshuar u bekuan me një fëmijë, që do të bëhej për shkak të mirësisë dhe shenjtërisë së saj personale, Nëna e Krishtit-Mesia.

    Lindja jote, o Hyjlindëse, gëzoi e ndriti tërë gjithësinë, se prej teje shkëlqeu Dielli i Drejtësisë, Krishti Perëndia ynë, që zgjidhi mallkimin dhe na dha bekimin, duke e prishur vdekjen dhe duke na dhënw jetën e amëshuar (Përlëshorja). Me lindjen tënde, o virgjëreshë e pastër, Joakimi dhe Ana u çliruan prej shterpësisë dhe Adami dhe Eva prej prishjes së vdekjes. Dhe ne, populli yt, të çliruar prej mëkatit, të kremtojmë dhe të këndojmë: Ajo që ishte shterpë lindi Hyjlindësen, Ushqyesen e Jetës sonë (Shkurtorja).

    Fakti që nuk ka asnjë pohim biblik në lindjen e Marisë, nuk ka shumë rëndësi për kuptimin e festës. Edhe sikur baza aktuale e ngjarjes, siç kremtohet në Kishë, të ishte e diskutueshme nga ana historike, kuptimi hyjnor i saj “për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë”, është më se i qartë. Duhet të ishte dikush e lindur nga mishi dhe gjaku njerëzor, e cila duhet të ishte shpirtërisht e aftë të bëhej Nëna e Krishtit dhe ajo vetë duhej të ishte lindur nga persona, të cilët duhet të ishin shpirtërisht të aftë për të qenë prindërit e saj. Prandaj, festa e Lindjes së Hylindëses është një lavdërim i lindjes së Marisë, i vetë Marisë dhe i prindërve të saj të drejtë. Ajo është një kremtim si edhe përgatitja e parë e shpëtimit të botës. Sepse “Ena e Dritës”, “Libri i Fjalës së Jetës”, “Dera e Lindjes” dhe “Froni i Urtësisë” u përgatit në tokë, me lindjen e vajzës së shenjtë Mari, nga vetë Perëndia. Vargjet e festës janë të mbushur plot me tituj të tillë, siç ato që u përmendën më sipër. Ato janë të frymëzuar nga mesazhi i Shkrimit të Shenjtë, i Dhiatës së Vjetër dhe të Re. Këndimet e veçanta të festës nga Bibla e tregojnë këtë.

    Në Mbrëmësoren, të tre këndimet nga Dhiata e Vjetër janë “mariologjike”, në interpretimin e tyre nën dritën e Dhiatës së Re. Kështu, Shkalla e Jakovit, e cila lidh qiellin me dhenë dhe vendi që u quajt “shtëpia e Perëndisë” dhe “Porta e qiellit” (Gjeneza 28:10-17), janë kuptuar që të tregojnë bashkimin e Perëndisë me njerëzit, gjë që është realizuar plotësisht dhe përsosmërisht – fizikisht e shpirtërisht – në Marinë, Hyjlindësen, Mbartësen e Perëndisë. Gjithashtu, vegimi i tempullit, me “derën e Lindjes” të mbyllur përgjithmonë dhe të mbushur me “lavdinë e Zotit”, simbolizon Marinë, e cila quhet në himnet e festës “tempulli i gjallë i Perëndisë, i mbushur me Lavdinë hyjnore” (Ezekieli 43:27-44:4). Maria është identifikuar gjithashtu, me “shtëpinë”, të cilën e ka ndërtuar Urtësia Hyjnore për vetveten, sipas Librit të Fjalëve të Urta 9:1-11. Ungjilli i Mëngjesit është po ai që këndohet në të gjitha festat e Hyjlindëses, i famshmi Madhërim prej Ungjillit të Shën Llukës, në të cilin Maria thotë: “Shpirti im madhëron Zotin dhe mendja ime u ngazëllua për Perëndinë, Shpëtimtarin tim, sepse pa përulësinë e shërbëtores së tij, sepse ja, që tani e tutje gjithë brezat do më lumërojnë (Lluka 1:47).

    Apostulli i Meshës Hyjnore është pjesa e famshme që flet rreth ardhjes së Birit të Perëndisë në “formën e një shërbëtori dhe i ngjashëm me njerëzit” (Filipianët 2:5-11) dhe Ungjilli është po ai i kënduar në të gjitha festat e Hyjlindëses: Gruaja nga turma lavdëron Nënën e Jisuit dhe Zoti vetë i përgjigjet, se e njëjta lumëri që po merr nëna e tij, i takon të gjithë atyre “që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe ruajnë atë” (Lluka 11:27-28). Kështu, në festën e Lindjes së Hyjlindëses, si në të gjitha kremtimet liturgjike të Nënës së Zotit, ne shpallim dhe kremtojmë, që me anë të dashamirësisë së Perëndisë ndaj njerëzimit, çdo i krishterë merr po atë që ka marrë Hyjlindësja, “mëshirën e madhe”, e cila i jepet personave njerëzore, për arsye të lindjes së Krishtit prej Virgjëreshës.

    ________________

    * Mbetja është një term teologjik, i cili tregon pjesën e popullit të Izraelit që i ka mbetur besnik mësimeve dhe urdhërimeve të Perëndisë, ndërkohë që pjesa më e madhe e popullit e ka tradhtuar jetën e devotshme.

    KOASH

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    E bekuar dhe lavdëruar si asnjë grua tjetër je ti o Nëna jonë Hirëplotë Virgjëresha Mari!
    Zoti të lavdëroi pas fjetjes duke të bërë Mbretëreshën e Kupës së Qiellit!
    Rreth teje mblidhen gjithë fëmijët e tu, shenjtorët e Kishës në shekuj!

    Lindja jote e mistershme i lindi njerëzve të kësaj bote shpresën!

    Të bekuar në përjetësi janë edhe prindërit e tu, Joakim e Ana.

    Mos na braktis o Nënë e Tërëshenjtë ne mëkatarët sot, por mbrona e shpëtona me lutjet e tua!

    Mbroji fëmijët tanë o Nënë dhe mos i lër në mëshirën e sulmeve të së ligut!

    Paqe në Ukrainë, Rusi e mbarë botën!

    Amin

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari


  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari


  15. #15

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    Me lindjen e Hyjlindëses, Zoti jo vetëm që bekoi Shën Anën por
    realizoi mrekullinë më të madhe për njerzimin…
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: 8 Shtator - Lindja e Hirëplotës Mari

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •