Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Dhunohej nga bashkëshorti, vetëvritet 39-vjeçarja

    Shekulli
    05-09-2007


    Lindita Tare, nënë e dy djemve, është vetëvrarë me pistoletë. Policia: Pas depresionit nga keqtrajtimet e vazhdueshme

    Arrestohet burri, si shkaktar i vetëvrasjes. Familja e viktimës: Motra nuk u vetëvra, e vrau i shoqi


    Fier-Dhuna që ushtronte bashkëshorti dhe keqtrajtimet e vazhdueshme kanë çuar në vetëvrasje një 39-vjeçare, nga Fieri, nënë e dy fëmijëve. Ngjarja ndodhi mesnatën e së martës, kur në gjendje të rënduar psikike, Lindita Tare i dha fund jetës me një të shtënë pistoletë, që i shoqi i saj e mbante pa leje në shtëpi. Fqinjët dhe fëmijët tregojnë se ngjarja ndodhi pas një sherri mes Linditës dhe bashkëshortit të saj, Zalo Tares. Ndërkohë që familjarët e gruas bëjnë me faj dhëndrin, madje deklarojnë se Lindita nuk është vetëvrarë, por është vrarë nga bashkëshorti dhe për këtë kërkojnë hetime të drejta. Policia ka vënë në pranga burrin nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

    Ngjarja

    Mbrëmjen e së martës, në familjen Tare kishte nisur një debat i ashpër mes bashkëshortëve, që nga sa mësohet ishte shoqëruar edhe me dhunë. Familja me dy bashkëshortët dhe djemtë, njëri në klasën e pestë dhe tjetri në të parën banon me qira në lagjen "Kryengritja e Fierit". Sipas fqinjëve dhe familjarëve, ngjarje të tilla nuk ishin të panjohura për bashkëshortët. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, saktësuar edhe nga deklaratat policore, 45-vjeçari Tare ushtronte dhunë mbi gruan dhe kjo bënte që mes tyre të plaste sherri dhe të kishte debate të shumta. Shpesh herë këto ndodhnin në sy të djemve. Mbrëmjen e së martës ndodhi po njësoj. Pas një debati, që mendohet të jetë shoqëruar me dhunë, gruaja nuk mundi të duronte dot më. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ajo ka rrëmbyer një armë që gjendej në shtëpi dhe ka vrarë veten. Ka qenë ora 22.00 kur fqinjët tregojnë se nga apartamenti i tyre kanë dëgjuar një të shtënë.

    Policia: Është vetëvrasje

    E njoftuar me urgjencë për ngjarjen, policia mbërriti në banesën e viktimës, dhe e ka gjetur atë të pajetë e të mbuluar në gjak. Në vend janë marrë dëshmi të shumta, madje janë pyetur edhe dy fëmijët, si dëshmitarë në ngjarje. "Shkak i vdekjes ka ardhur si rrjedhojë e keqtrajtimit në mënyrë sistematike të kryer nga bashkëshorti i saj Zalo Tare, 45 vjeç"- thanë dje burimet zyrtare të policisë, pas mbledhjes së dëshmive dhe ekspertizës në vendin e ngjarjes. Në bazë të gjitha të dhënave, ekspertëve kriminalë dhe gjurmëve të gjetura gjatë ekspertizës u konfirmua se kemi të bëjmë me një vetëvrasje në kushte depresioni.

    Arrestimi

    Menjëherë pas ngjarjes, policia vuri në pranga 45-vjeçarin. Mësohet se ai u arrestua jashtë banesës, ndërkohë që para kësaj, policia kishte gjetur viktimën. «Mbi këtë shtetas rëndojnë dy vepra penale, 'shkaktimi i vetëvrasjes' dhe 'armëmbajtje pa leje»,- thonë burimet policore. Ai është shoqëruar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Fierit rreth orës 24.00 pa bërë rezistencë. Ai do të qëndrojë në pritje të vendosjes së masës së sigurisë dhe do të përballet me akuzat që tashmë rëndojnë mbi të. Ndërkohë që do të përballet edhe me akuzën që familja e Linditës, ka bërë ndaj tij, jo si shkaktar i vëtëvrasjes, por si vrasës.

    Familja

    Vëllai: Linditën e vrau burri


    Aspak të bindur me versionin e dhënë nga policia, familja e Linditës, pasi i ka bërë nderimet e fundit, ka kërkuar hetime për dhëndrin. Duke e akuzuar atë si vrasës së të afërmes së tyre. Vëllai i viktimës, Sejdi Jahjaj, tregon se para se të ndodhte gjëma, motra e ka marrë në telefon ku e ka bërë me dije për atë që po ndodhte. "Lindita më mori në telefon dhe më tha se Zalua po e kërcënonte",- thotë ai, duke shtuar se pak kohë më pas, ai së bashku me gruan u nisën në drejtim të shtëpisë. Por në mes të rrugës kanë parë furgonin e policisë dhe prej andej dëgjuan zërin e Zalo Tares, që i bërtiste të ikte e të shihte motrën. "Unë kërkoj të drejtën, të zbardhet e vërteta, pasi motra ime nuk është vetëvrarë, por është vrarë",- tha ai. Sejdiu pranon se ka një varg dyshimesh për versionin e policisë. "Kur pyeta ata që bënin ekspertizën, më thanë se kjo del më vonë, pasi të hetohet çështja. Si tani doli menjëherë?",-vazhdon më tej ai, duke pyetur edhe se ku e ka gjetur armën e motra. "Nekemi bërë përpjekje për t'i ndihmuar, por mua më ka nxjerrë jashtë dhe më ka kërcënuar",- tregon vëllai i viktimës. Ai kujton se pasi motra ka qenë pa jetë, Zalua ka shkuar në shtëpinë e tyre dhe ka kërcënuar motrën e Linditës. "Ai e rrihte motrën dhe para vrasjes motra kishte shenja të grykë. Pyeta djalin e ai më tha ia ka bërë babi",- përfundon ai.
    #VamosArgentina

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2021
    Postime
    1

    Për: Dhunohej nga bashkëshorti, vetëvritet 39-vjeçarja

    si jeni deshiroj te flas me botuesin e ktij artikulli sepse un jam djali k viktimes edhe lajmi esht i gabuar

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Dhunohej nga bashkëshorti, vetëvritet 39-vjeçarja

    Citim Postuar më parë nga Jugert Tare Lexo Postimin
    si jeni deshiroj te flas me botuesin e ktij artikulli sepse un jam djali k viktimes edhe lajmi esht i gabuar
    Lajmi eshte marre nga gazeta Shekulli dhe publikimi eshte bere para 14 vitesh, veshtire se e gjen me kete artikull pervec forumit shqiptar.

Tema të Ngjashme

  1. Sarande, 25 vjecarja vdes ne maternitet
    Nga white-knight në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 16:39
  2. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  3. Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 10:38
  4. Tropojë, vetëvritet shefi i policisë bashkiake
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 01:27
  5. Ushtari vetëvritet me tre plumba
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-12-2002, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •