Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Bullgari, 141 deputetë, ish-punonjës të shërbimit sekret!PO NE SHQIPERI?

    PO NE SHQIPERI?




    Bullgari, 141 deputetë, ish-punonjës të shërbimit sekret!






    Nga Tema


    Një komision bullgar nxori një listë prej 140 deputetësh dhe ish- deputetësh që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimit sekret gjatë kohës së komunizmit, mes tyre dhe presidentit Georgy Parvanov.

    Komiteti, i ngarkuar për të realizuar hapjen e arkivave të Darzhavna Sigurnost publikoi në faqen e tij të internetit emrat e 141 deputetëve nga të gjithë parlamentet, që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1989, përfshirë dhe 19 deputetë nga parlamenti aktual.

    Parvanov, tashmë 50 vjeç, që punonte me emrin e koduar “Gotze”, ndodhej në listë. Ish- drejtuesi i Partisë Socialiste (ish-komunistët), ndodhet në detyrë për një mandat 5-vjeçar.

    Mes emrave ishte dhe ai i Ahmed Dogan, drejtuesit të minoritetit turk, aktualisht një partner kryesor në koalicionin qeverisës.

    Ai kishte punuar si agjent për shërbimet inteligjente ushtarake n ga viti 1974, deri në vitin 1988.

    Nëj tjetër drejtues i një partie të vogël nacionaliste, VMRO, Krasimir Karakachanov, ishte në listë, si spiun për të ashtuquajturën njësi për të luftuar diversionet ideologjike.

    Ish-kryeministr bullgar, Jean Videnov, ndodhej në listë për shkak se shpesh kishtë lënë shtëpinë për të zhvilluar takime me agjentë të shërbimeve sekrete.

    Kandidati socialist për zgjedhjet vendore në Sofje, në tetor, Brigo Asparuhov, ishte gjithashtu në listë.

    Komisioni thotë se ai kishte punuar si spiun nga viti 1970 deri në vitin 1990, përsa se të bëhej drejtor i agjencisë së shërbimeve secrete nga viti 1991 deri në vitin 1997.

    Sipas një ligji të miratuar në dhjetor, emrat e të gjitha figurave publike që kanë punuar për shërbimet secrete përpara vitit korrikut 1991, duhet të publikohen në internet.

    Nuk ka asnjë pasojë ligjore nëse të publikohet emri.

    Që nga miratimi i ligjit të ri, komisioni ka nxjerrë emrat e gjashtë kandidatëve që garonin për Parlamentin Europian, tre ish- anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, 15 të Gjykatës së Lartë dhe 23 anëtarë të administratës presidenciale.

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ne Shqiperi besoj se ka me pak se 141, se (nese nuk gaboj) kopeja numeron 120 krere deputetesh!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  5. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •