Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i beni vet. Petat ndahen ne kater copa per se gjati ne menyre qe te mblidhen harxhet. Merrni kater kokrra veze hidhni djath, pak piper, pak qumesht dhe perzieji bashke ne nje ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jete i ftohur) dhe me nje luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne forme trekendeshi. Lyeni taven me yndyre dhe vini me rradhe byreket e pregatitura ne kete menyre.
Keta byreke mund te behen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate nqs deshironi. Procedura eshte e njejte.
Ju befte mire!
Krijoni Kontakt