Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 123 prej 123
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Pėrralla e evolucionit tė njeriut


    Ēėshtja qė trajtohet mė shpesh nga mbrojtėsit e teorisė sė evolucionit ėshtė prejardhja e njeriut. Mendimi darvinist mbi kėtė ēėshtje thotė se qeniet njerėzore moderne qė jetojnė sot kanė rrjedhur nga disa krijesa tė ngjashme me majmunėt. Nė kėtė periudhė, e cila mendohet tė ketė filluar rreth 4-5 milionė vjet mė parė, pretendohet se kanė jetuar "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe tė parėve tė tij. Nė fakt, ka katėr "kategori" bazė nė gjithė kėtė skenar imagjinar:

    1. Australopitekėt
    2. Homo habilis
    3. Homo erektus
    4. Homo sapiens



    Nuk ekziston asnjė mbetje fosile qė tė mbėshtesė pėrrallėn e evoluimit tė njeriut. Nė tė kundėrt, regjistrat e fosileve tregojnė se nė mes njerėzve dhe majmunėve ekziston njė kufi i pakapėrcyeshėm. Pėrpara kėtij fakti evolucionistėt i lidhėn shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve tė fantazuar. Mbetjeve tė fosileve u hidhnin (mvishnin) maskat qė dėshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysėm-majmun e gjysėm-njeri.


    Evolucionistėt i japin emrin "australopitek" (qė do tė thotė "majmuni i jugut"), tė ashtuquajturit paraardhės tė parė majmunor tė njeriut. Kėto qenie tė gjalla nuk ishin nė fakt asgjė tjetėr, pėrveēse njė specie e zhdukur majmuni. Kėrkimet e shumta tė Lord Solly Zuckerman dhe profesorit Charles Oxnard, dy anatomistė me famė botėrore nga Britania dhe SHBA-ja, rreth mbetjeve tė australopitekėve tregojnė se kėto qenie i pėrkisnin njė lloji majmuni tė zhdukur dhe se nuk kishin asnjė ngjashmėri me qeniet njerėzore.35

    Evolucionistėt e quajnė fazėn tjetėr tė evolucionit njerėzor "homo" ose "klasa njerėzore". Sipas kėtij pretendimi, qeniet e gjalla tė serisė "homo" ishin mė tė zhvilluara se australopitekėt. Evolucionistėt i vendosėn fosilet e kėtyre krijesave tė ndryshme pranė njėra-tjetrės dhe pėrpiluan njė plan imagjinar evolucioni. Ky plan ėshtė imagjinar, sepse faktikisht asnjė lidhje evolucionare mes kėtyre klasave tė ndryshme nuk ėshtė provuar. Ernst Mayr, njė prej mbrojtėsve mė tė rėndėsishėm tė teorisė sė evolucionit nė shekullin e XX e pranon kėtė duke thėnė: "Zinxhiri qė arrin deri te Homo sapiens nė fakt ka humbur."36

    Kur pėrmendin zinxhirin Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens, evolucionistėt nėnkuptojnė se kėto specie kanė qenė paraardhėse tė njėra-tjetrės. Zbulimet mė tė fundit tė paleo-antropologėve tregojnė se Austrolopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanė jetuar nė tė njėjtėn periudhė nė rajone tė ndryshme tė botės.37

    Pėr mė tepėr, njė segment i caktuar njerėzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri nė kohėt moderne. Neandertalėt dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanė bashkėjetuar nė tė njėjtėn zonė.38

    Kjo, sigurisht, provon pėrfundimisht se kėto specie nuk ishin paraardhėse tė njėra-tjetrės. Stephan Jay Gould, njė prej paleontologėve tė universitetit tė Harvardit, megjithėse ėshtė evolucionist, e shpjegon qorrsokakun nė tė cilėn gjendet teoria darviniste nė kėtė mėnyrė:

    Ē'mund t'i ndodhė shkallėzimit tonė, nėse bashkekzistojnė tri linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe H. Habilis) qė nuk rrjedhin nga njėra-tjetra? Pėr mė tepėr, asnjė nga tė tre nuk shfaq ndonjė tendencė evolutive gjatė qėndrimit nė tokė.39

    Me pak fjalė, vizatimet e krijesave imagjinare "gjysmėmajmun-gjysmėnjeri", qė shfaqen nė media apo librat shkollorė dhe, njėkohėsisht, i gjithė skenari i evolucionit njerėzor qė po mbahet gjallė vetėm me metoda propagandistike, s'janė gjė tjetėr veēse njė mit pa asnjė bazė shkencore.

    Lord Solly Zuckerman, njė nga shkencėtarėt mė tė njohur e tė spikatur, e ka studiuar kėtė ēėshtje pėr vite me radhė dhe ka kryer njė punė kėrkimore 15-vjeēare mbi fosilet e Australopitekut. Edhe pse evolucionist, ai arriti nė pėrfundimin se nė tė vėrtetė nuk ekziston asnjė pemė familjare midis majmunit dhe njeriut.

    Zuckerman gjithashtu ka bėrė njė "radhitje tė shkencave". Ai ndėrtoi njė "spektėr" tė shkencave, duke i radhitur ato, sipas mendimit tė tij, nga ato mė shkencoret tek ato mė jo-shkencoret. Sipas kėtij spektri, mė shkencoret, duke marrė parasysh mbėshtetjen e tyre nė argumente, ishin fizika dhe kimia. Mė pas vinin shkencat biologjike dhe pastaj ato sociale. Nė fund fare, nė pjesėn e konsideruar si "mė jo-shkencore", krahas koncepteve tė "perceptimit jashtėshqisor" dhe "shqisės sė gjashtė", vendosej dhe "evolucioni i njeriut". Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij:

    Mė pas zhvendosim kuadrin e sė vėrtetės objektive nė drejtim tė atyre fushave tė shkencės tė supozuara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtėshqisor apo interpretimi i historisė sė fosileve tė njeriut. Pėr ndjekėsit e kėtyre ideve nuk ekziston asgjė e pamundur. Ata janė tė gatshėm tė besojnė shumė gjėra kontradiktore nė tė njėtėn kohė.41

    Siē shihet, evolucioni njerėzor nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė pėrmbledhje e "disa interpretimeve tė paragjykuara" tė disa njerėzve qė ndjekin verbėrisht idetė e tyre.
    #VamosArgentina

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Teknologjia e syrit dhe veshit


    Njė ēėshtje tjetėr qė mbetet pa pėrgjigje nga teoria e evolucionit ėshtė cilėsia e shkėlqyer e perceptimit tė syrit dhe veshit.

    Para se tė kalojmė te syri, le t'i pėrgjigjemi shkurtimisht pyetjes "Si shohim ne?". Rrezet e dritės qė vijnė nga njė objekt, bien nė retinėn e syrit duke dhėnė njė imazh tė pėrmbysur tė objektit. Kėtu, kėto rreze drite transformohen nė sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj pėrcillen nė njė zonė tė vogėl nė pjesėn e prapme tė trurit, ku ndodhet qendra e shikimit. Kėto sinjale elektrike perceptohen nė kėtė qendėr tė trurit si imazh pas njė sėrė procesesh.


    Duke u bazuar nė kėto njohuri, le tė mendojmė pak: Truri ėshtė i izoluar tėrėsisht nga drita. Kjo do tė thotė qė pjesa e brendshme e trurit ėshtė nė errėsirė tė plotė dhe drita nuk arrin atje. Qendra e shikimit ėshtė njė vend nė errėsirė tė plotė ku nuk hyn kurrė dritė. Ka mundėsi qė tė jetė vendi mė i errėt qė ekziston. Megjithatė, ne shikojmė njė botė tė ndritshme plot dritė me anė tė kėsaj errėsire tė plotė.

    Imazhi i formuar nė sy ėshtė kaq i mprehtė dhe i qartė, sa as teknologjia e shekullit XX nuk ka arritur ta realizojė. P.sh. shikoni librin qė lexoni, pastaj ngrini kokėn dhe shikoni pėrreth. A keni parė ndonjėherė njė imazh tė tillė tė mprehtė e tė qartė si ky nė ndonjė vend tjetėr? Edhe ekrani i televizorit mė tė zhvilluar i prodhuar nga prodhuesi mė i fuqishėm i televizorėve nė botė nuk mund tė sigurojė njė imazh aq tė mprehtė pėr ju. Ky ėshtė njė imazh tre-dimensional, me ngjyra dhe jashtėzakonisht i pastėr.

    Pėr mė tepėr se 100 vjet, mijėra inxhinierė janė pėrpjekur tė arrijnė kėtė qartėsi. Janė ndėrtuar fabrika, janė bėrė shumė kėrkime, plane e projekte, megjithatė, po tė shikoni ekranin e televizori dhe librin qė mbani nė duar, do tė shihni se ka njė ndryshim tė madh nė qartėsi dhe mprehtėsi. Pėr mė tepėr, ekrani i televizorit tregon njė imazh dy-dimensional, ndėrsa me anė tė syrit, njeriu ėshtė nė gjendje tė shohė imazhe tre-dimensionale.

    Pėr vite tė tėra, mijėra inxhinierė janė pėrpjekur tė prodhojnė njė televizor tre-dimensional, i cili mund tė arrijė cilėsinė e shikimit tė syrit. Ata kanė arritur tė shpikin njė sistem TV tre-dimensional, por ai nuk mund tė shihet pa vendosur njė palė syze speciale. Pėr mė tepėr, bėhet fjalė pėr njė tre-dimensional artificial. Sfondi ėshtė mė i mjegulluar, ndėrsa plani i parė duket sikur ėshtė dekor prej letre. Asnjėherė s'ka qenė e mundur tė arrihet njė imazh me cilėsinė e syrit. Edhe nė kamera apo nė televizor, ka njė humbje tė cilėsisė sė imazhit.

    Evolucionistėt pretendojnė se mekanizmi qė prodhon kėtė imazh tė mprehtė e tė qartė ėshtė formuar krejt rastėsisht. Nėse dikush do t'ju thoshte se televizori nė dhomėn tuaj ėshtė formuar si rezultat i bashkimit tė rastėsishėm tė miliona atomeve, ēfarė do tė mendonit ju? Si mund ta bėjnė atomet atė qė mijėra njerėz s'e bėjnė dot? N.q.s. njė paisje qė prodhon njė imazh mė primitiv se syri nuk mund tė jetė formuar rastėsisht, atėherė ėshtė shumė e qartė qė edhe syri apo imazhi qė shikohet prej tij nuk mund tė jenė krijuar rastėsisht.

    E njėjta gjė ndodh edhe me veshin. Veshi i jashtėm i kap tingujt dhe i drejton pėr nga veshi i mesėm, i cili ia pėrcjell veshit tė brendshėm duke i pėrforcuar ato. Veshi i brendshėm ia dėrgon valėt zanore trurit, duke i kthyer nė sinjale elektrike. Ashtu si me shikimin, procesi i dėgjimit pėrfundon nė qendrėn e dėgjimit nė tru.

    Ajo qė thamė pėr syrin ėshtė e vėrtetė edhe pėr veshin. D.m.th. truri ėshtė i izoluar nga tingujt, ashtu si ėshtė izoluar edhe nga drita: asnjė tingull nuk mund tė depėrtojė brenda. Prandaj, s'ka rėndėsi sa zhurmė ka jashtė, brenda trurit mbizotėron njė qetėsi absolute. Megjithatė edhe tingujt mė tė mprehtė perceptohen nga truri. Nėpėrmjet trurit tonė, i cili ėshtė i izoluar nga tingujt, ne dėgjojmė simfoninė e luajtur nga njė orkestėr apo zhurmat nė njė vend tė mbushur plot me njerėz. Megjithatė, nėse bėhet njė matje ekzakte e nivelit tė tingujve nė trurin tonė nė kėto momente, shikojmė se njė qetėsi absolute mbizotėron atje.

    Ashtu si nė rastin e imazhit, dekada tė tėra pėrpjekjesh kanė kaluar pėr tė krijuar dhe riprodhuar tinguj sa mė tė afėrt me origjinalin. Rezultatet e kėtyre pėrpjekjeve janė regjistruesit e zėrit, sistemet HI-FI dhe sistemet e ndryshme pėr kapjen e tingujve. Pavarėsisht nga teknologjia e pėrparuar dhe pėrpjekjet e mijėra inxhinierėve e ekspertėve, nuk ėshtė pėrftuar asnjė tingull qė tė ketė tė njėjtėn mprehtėsi dhe qartėsi si tingulli qė kapet nga veshi. Mendo sistemet HI-FI tė cilėsisė mė tė lartė tė prodhuar nga kompania mė e madhe e industrisė sė muzikės. Edhe nė kėto paisje, kur regjistrohet zėri, humbet njė pjesė e cilėsisė. Kur ndizni njė HI-FI, gjithmonė dėgjoni njė zhurmė tė lehtė para se tė fillojė muzika. Veshi i njeriut asnjėherė nuk e kap njė tingull tė shoqėruar me zhurmė; ai e kap tingullin pikėrisht ashtu siē ėshtė, i mprehtė e i qartė. Kėshtu ka qenė gjithmonė qė nga krijimi i njeriut.
    #VamosArgentina

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Njė besim materialist


    Ajo qė kemi studiuar deri tani tregon se teoria e evolucionit ėshtė njė pretendim qė bie hapur nė kundėrshtim me faktet shkencore. Pretendimi i teorisė nė lidhje me prejardhjen e jetės nuk pranohet nga shkenca. Mekanizmat e evolucionit tė propozuara nga kjo teori nuk kanė asnjė efekt evolutiv, ndėrsa tė dhėnat fosilet tregojnė se format kalimtare nuk kanė ekzistuar kurrė. Nė kėtė rast, teoria e evolucionit duhet tė hidhet tej, sepse ėshtė njė ide qė bie nė kundėrshtim tė hapur me shkencėn.

    Por teoria e evolucionit vazhdon tė mbahet me vendosmėri nė listėn e teorive shkencore. Disa njerėz madje pėrpiqen t'i paraqesin kritikat nė adresė tė kėsaj teorie si "sulm ndaj shkencės". Po pse ndodh kjo gjė..?

    Arsyeja pėr kėtė situatė tė krijuar ėshtė se pėr disa njerėz tė cilėt u pėrkasin disa qarqeve tė caktuara, teoria e evolucionit ėshtė shndėrruar nė njė besim dogmatik tė domosdoshėm. Kėto qarqe kapen fort pas filozofisė materialiste dhe ndikohen nga Darvinizmi, i cili pėr ta ėshtė shpjegimi i vetėm materialist pėr natyrėn.



    Nganjėherė ata e pranojnė hapur kėtė. Riēard Liuontin, gjenetist i famshėm nga universiteti i Harvardit dhe nė tė njėjtėn kohė njė evolucionist i njohur pranon se ėshtė "sė pari materialist, pastaj shkencėtar" me kėto fjalė:

    Nuk ėshtė puna se metodat dhe institucionet e shkencės nė njėfarė mėnyre na detyrojnė tė pranojmė njė shpjegim material pėr botėn, por pėrkundrazi, ne jemi tė detyruar nga pėrkrahja jonė arbitrare e kauzės materialiste tė krijojmė njė aparat hetimi dhe njė sėrė konceptesh qė japin shpjegime materiale, edhe nėse janė kundėr intuitės. Pėr mė tepėr, materializmi ėshtė absolut, kėshtu qė ne nuk mund tė lejojmė tė dalė nė skenė njė Qenie Hyjnore.

    Kėto fjalė janė deklaratė e qartė se Darvinizmi ėshtė njė dogmė e mbajtur gjallė pėr hir tė lidhjes me filozofinė materialiste. Sipas kėsaj dogme asgjė nuk ekziston pėrveē materies. Ajo predikon se lėnda pa jetė dhe e pavetėdijshme krijoi jetėn. Ajo pranon qė miliona specie tė gjalla, si zogjtė, peshqit, kafshėt, insektet, pemėt, lulet, apo qeniet njerėzore u shfaqėn si pasojė e ndikimit tė fenomeneve fizike (shiut dhe rrufeve) mbi lėndėn natyrale. Ky besim ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me mendjen dhe shkencėn. Por darvinistėt vazhdojnė tė mbrojnė kėtė besim me qėllim qė "mos tė lejojnė daljen nė skenė tė njė Qenieje Hyjnore."

    Kushdo qė nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me paragjykim materialist do ta kuptojė kėtė tė vėrtetė tė qartė: tė gjitha gjallesat janė rezultat i krijimit tė njė Krijuesi, i Cili zotėron fuqi, dije dhe inteligjencė superiore. Krijuesi ėshtė Zoti, i cili krijoi tė gjithė universin nga asgjėja, i cili e projektoi atė nė mėnyrėn mė tė pėrkryer dhe krijoi e i dha formė tė gjitha gjallesave.




    Engjėjt thanė: "Larg nga tė metat je Ti o Zot! Ne nuk kemi asnjė dije tjetėr pėrveē asaj qė na mėsove Ti. Vėrtet, Ti je i Gjithėdijshėm e i Urtė." (El-Bekare 32)
    #VamosArgentina

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •