Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Martesa Islame, urtësitë dhe qëllimet e saj

    Martesa Islame, urtësitë dhe qëllimet e saj





    Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, kurse salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (alejhis-salatu ves-selam) mbi familjen e tij, mbi shokët e tij si dhe mbi gjithë ata që ecin në rrugën e tij, deri në Ditën e Gjykimit.



    Duke pasur në hatër se feja Islame është një sistem i plotë jetese, që përfshin të gjitha aspektet jetësore, padyshim se një nga qëllimet më primare dhe më esenciale të saj është formimi i një familjeje dhe shoqërie të shëndoshë, në pajtim me parimet Kur’anore dhe ato profetike.


    Në Islam, martesa dhe formimi i familjes zë një vend shumë të rëndësishëm. Sikur burri, ashtu edhe gruaja është e barabartë në përballimin e kësaj jete, obligimeve, peripecive të saj, etj.



    Allahu i lartësuar thotë:



    "Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, ndalojnë nga e keqja, e falin namazin, japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyesi, i Urti” (Et-Tevbeh-71);



    “…Unë nuk ia humbi mundin asnjërit prej jush, qoftë mashkull apo femër…” (Ali Imran-195);



    “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër, dhe duke qenë besimtar, të tillët do të hyjnë në xhennet dhe atyre nuk u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (En-Nisa-124)



    Pra, familja është një institucion hyjnor, origjina e të cilit përkon me natyrën e njeriut. Vetë lloji njerëzor është rezultat i këtij institucioni. Allahu thotë në Kur’anin e Tij fisnik:



    “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi nga njeri i vetëm dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij, dhe prej atyre dyve Ai shtoi shumë burra dhe gra. Kini frikë Allahun, nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me akraballëkun tuaj. Sigurisht që Allahu është kurdoherë Vëzhgues mbi ju.” (En-Nisa-1).



    Dhe, në një vend tjetër në Kur’anin fisnik, krijimi i mashkullit dhe i femrës si dhe raporti i tyre martesor i përshkruar me siguri, me dashuri e me mirëkuptimi reciprok, janë përshkruar si shenja të Zotit.



    Allahu thotë:



    ”Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është që, për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj bashkëshorte, që të gjeni prehje tek ato. Dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Vërtet, në këtë ka argument për njerëzit që mendojnë” (Er-Rum-21)



    “Ai (Allahu) është që ju krijoi nga një njeri i vetëm, e prej tij Ai krijoi palën e tij (bashkëshorten), për t’u qetësuar pranë saj…” (El-A’raf-189)



    Institucioni i familjes dhe ai martesës, në anën tjetër, janë përshkruar si praktikë jetësore e mbarë profetëve, sidomos profetit tonë, Muhammedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të.



    Allahu mëshirëplotë thotë:



    ”Ne dërguam para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë…” (Er-R’ad-38)



    Muhammedi (alejhis-salatu ves-selam) thotë:”Martesa është pjesë e praktikës sime jetësore. Kushdo që i largohet praktikës sime jetësore, nuk është nga ne.” (Buhariu, Muslimi)



    Meqë martesa është një institucion i së drejtës hyjnore, çdo martesë ka një natyrë të veçantë. Vetë fjala “Nikah”, që theksohet në shumë vende në Kur’anin Fisnik dhe në Sunnetin e Muhammedit (alejhis-salatu ves-selam), përdoret për ta treguar martesën, e që në kuptimin e drejtpërdrejtë do të thotë “Kontratë”.



    Në Kur’an, martesa është e përcaktuar pikërisht si një kontratë dhe marrëveshje private shumë e ndërgjegjshme mes burrit dhe gruas. Që të jetë kjo martesë e vlefshme, kërkohet pëlqimi dhe dashuria mes dy të martuarve. Siç mund të vërehet nga kjo përmbledhje e shkurtër, martesa nuk është thjesht një formë ligjore mes dy të martuarve, por një institucion themelor, me karakter fetar e shoqëror.



    Qëllimet e martesës në Islam



    1) Ruajtja dhe shumimi i llojit njerëzor



    Mbijetesa e llojit njerëzor varet nga funksionimi familjar, sepse Zoti i lartësuar, për ta ruajtur llojin njerëzor, ka krijuar strukturat familjare. Zoti thotë në Kur’an:



    “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj, i Cili ju krijoi nga njeri i vetëm dhe prej tij krijoi bashkëshorten e tij, dhe prej atyre dyve Ai shtoi shumë burra dhe gra. Kini frikë Allahun, nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me akraballëkun tuaj. Sigurisht që Allahu është kurdoherë Vëzhgues mbi ju.” (En-Nisa-1)



    2) Mbrojtja e moralit dhe fesë



    Për këtë, Muhammedi (alejhis-salatu ves-selam) martesën e cilëson si një fortesë, që e mbron njeriun nga një jetë e çrregullt. Muhammedi (alejhis-salatu ves-selam) thotë:"O ju të rinj, kush prej jush ka mundësi të martohet, le të martohet, se ajo pengon shikimin dhe mbron organin nga harami; kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, se kjo është mbrojtje për të.” (Buhariu dhe Muslimi)



    3) Ekuilibri mes dashurisë dhe mirësjellje.



    Pra, qëllimi i martesës është se ajo siguron një mbështetje e qetësi shpirtërore mes burrit dhe gruas. Allahu thotë:



    “… ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..” (El-Bekareh-187)



    4) Edukimi shoqëror



    Allahu thotë në Kur’an:



    ”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim-6)



    5) Siguria shoqërore dhe ekonomike



    Pejgamberi (alejhis-salatu ves-selam) thotë:”Nëse Zoti ta dhuron mirëqenien ekonomike, shpenzoje fillimisht për veten tënde dhe familjen tënde.”


    shkrimi eshte marrë nga Forum-Islamik

    p.s - paraprakisht ju kerkoj falje per ndonje gabim ne drejtshkrim, por ju lutem mos me leni ktu komente sa i perket shkrimit, apo shkruaj un selacki apo not selacki.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    cely-
    p.s - paraprakisht ju kerkoj falje per ndonje gabim ne drejtshkrim, por ju lutem mos me leni ktu komente sa i perket shkrimit, apo shkruaj un selacki apo not selacki.
    "Nuk duhet te shikohet estetika e shkrimit por domethenja e tij"

    mos u brengos per nje gje te tillë celyy
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    Perjashtuar Maska e SHEMSHIR
    Anëtarësuar
    20-05-2007
    Postime
    42
    Misyar marriage
    Arabic: 'al-misyar

    Marriage institution in Islam, allowing for a lesser form of relationship between man and woman than normal marriage, zawaj. Misyar is an official relationship between man and woman, but does not involve that the two live together, nor that the man is economically responsible.
    Misyar allows the man to have a normal wife in a addition to his misyar-wife(s). The misyar wife is expected to live with her parents, and her husband can visit her according to a predetermined schedule.
    Misyar has been practiced in Saudi Arabia and Egypt for years. It was officially legalized by the Egyptian Sunni Imam Shaykh Mohammed Sayyed Tantawi in February 1999, and the Mufti of Egypt has also been defending the arrangement of misyar.
    Misyar has been widely discussed through the year of 1998. Misyar has met strong opposition from scholars outside Egypt, but also from many in Egypt, especially among scholars at the al-Azhar University in Cairo. Defenders of misyar claim that the arrangement is in accordance with Islam. They also say that it gives protection to many women who do not find husbands in the more traditional way.
    Misyar has many similarities with mutt'a, practiced in Shi'i Islam, except for the preceding definition of duration. But misyar can easily be terminated with standard divorce, making it quite possible to form temporary marriage of even short periods.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SHEMSHIR : 31-08-2007 më 15:23

  4. #4
    A lejohen shkrime ne gjuhe te huaja ne nje forum shqipetar pa pasur fare nevoje?

  5. #5
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    jo me sa di un se perndryshe do te quhej forumi internacional e jo shqiptar
    sdi qka jan duke bere keta moderator qe po lejojn te shkruhet ne gjuh tjera vetem ne rast qe ajo fjal ska kuptim

  6. #6
    Po flene

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    MARTESA

    Shkruar nga Xhavahir bint Muhammed (Përktheu: Arsen Muskurti)

    Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:

    “Është Ai që ju ka krijuar juve nga një njeri i vetëm (Ademi) dhe prej tij Ai krijoi bashkëshorten e tij (Havanë) me qëllim që ai të shijonte kënaqësinë e jetës me të”. (A’rafë, 189).
    Nga mirësitë e Allahut për njerëzimin është që Ai vendosi në natyrën e tyre dëshirën për martesë për arsye që të mos shuhet ajo dhe të mbetet trashëgimia.
    Qëllimi i krijimit të njeriut në këtë botë është që ai të adhurojë Allahun të vetëm e pa shok. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’anin Famëlartë:


    “Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua”. (Dharijatë, 56).
    Vazhdimi i trashëgimisë njerëzore vjen vetëm me martesën. Ndërsa, martesa ka një parim tjetër në të cilën të dy bashkëshortët gjejnë në të qetësinë, forcën, vendosmërinë për jetën, gjejnë në të gjithashtu qëndrueshmërinë dhe ndërgjegjen. Qetësia shpirtërore në martesë midis burrit dhe gruas i shtyn ata që të formojnë një jetë të re, e cila paraqitet si një brez i ri. Martesa është një begati prej begative të Allahut të Madhëruar që ua ka dhuruar robërve të Vet, siç e ka përmendur në Kur’anin Famëlartë ku thotë:


    “Dhe nga faktet (e madhështisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëz që mendojnë.” (Rrum, 21).


    “Edhe ata që thonë: Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit.” (Furkan, 74).

    Ata që i ka begatuar Allahu i Madhëruar me këtë begati, po ashtu edhe atyre që ua ka mundësuar Allahu martesën do t’u japim disa këshilla:

    1. Sinqeriteti i nijetit
    Nijeti është baza e një vepre, në të cilën njeriu mund t’i shndërrojë veprat e tij të zakonshme në ibadet, duke e bërë nijet që me këtë vepër ta arrijë shpërblimin e Allahut të Madhëruar. Nëse në këtë rast të dy bashkëshortët e bëjnë nijetin e martesës së tyre për njërën prej këtyre shkaqeve do të jetë e tërë jeta e tyre bashkëshortore ibadet dhe do të kalojnë një jetë të lumtur dhe do ta meritojnë shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Do të përmendim disa prej shkaqeve:
    a) Ta bëjnë nijetin për t’iu nënshtruar urdhrit të Pejgamberit paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të që e ka urdhëruar rininë të martohet. Transmetohet nga Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të se ka thënë: “O ju rini: Kush ka mundësi prej jush të martohet, le të martohet, sepse në të vërtetë kjo do t’ia ruajë sytë nga harami dhe do t'ju mbrojë nga kurvëria.” (Shënon Buhariu).
    b) Për të krijuar një familje muslimane, një familje e cila do ta adhurojë Allahun e Madhëruar, e cila do ta ketë dertin e Islamit. Një familje, e cila do të jetojë me Islamin, duke shpresuar shpërblimin e Allahut të Madhëruar.
    c) Për të lindur pasardhës të devotshëm, të cilët do t’i nënshtrohen urdhrave të Allahut të Madhëruar dhe të Pejgamberit paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Duke i edukuar ata me frymën islame që një ditë nëse do Allahu, të jenë prej atyre që do ta ngrenë fjalën e Allahut të Madhëruar me fjalë dhe vepra. Nëse të dy bashkëshortët i lidhin zemrat e tyre me këto qëllime, atëherë çdo sekondë e jetës së tyre do të llogaritet ibadet, gjë për të cilën do të shpërblehen në Ditën e Gjykimit, plus që do të jetojnë një jetë të begatë në këtë botë, por edhe pas vdekjes do t’u shkojnë sevapet nëse le fëmijë të hajrit siç transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme, dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët dhe nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin.” (Shënon Muslimi).
    Allahu na mundësoftë që të lëmë mbrapa pasardhës të devotshëm, të cilët të luten për ne! Pra, nijeti i martesës duhet të jetë për këto qëllime e jo me qëllimin e bukurisë, pasurisë etj., dhe ata do të kalojnë një jetë bashkëshortore të mirë. Transmetohet nga Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të se ka thënë: “Gruaja merret për katër shkaqe: për shkak të pasurisë, për shkak të sojit të mirë, për shkak të bukurisë dhe për shkak të devotshmërisë. Zgjidhe për shkak të devotshmërisë dhe asnjëherë nuk do të jesh i zhgënjyer.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).

    2. Ndihmesa në ibadete
    Bashkëshortët janë të detyruar që ta urdhërojnë njëri-tjetrin për mirë dhe ta nxisin njëri-tjetrin në punët e mira, siç transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Allahu e mëshiroftë burrin, i cili ngrihet natën për të falur namaz, dhe e çon nga gjumi gruan e tij për të falur namaz, e nëse nuk çohet ia fërkon fytyrën asaj me ujë, dhe Allahu e mëshiroftë gruan, e cila ngrihet natën për të falur namaz, dhe e çon nga gjumi burrin e saj për të falur namaz, e nëse nuk çohet ia fërkon fytyrën atij me ujë.” (Shënon Ebu Davudi, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ahmedi).

    3. Formimi i një shtëpie muslimane
    Formimi i një shtëpie muslimane dhe i familjes muslimane me një besim (akide) të pastër ashtu siç na ka urdhëruar Allahu i Madhëruar dhe Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, duke mos bërë asnjë hap pa kontrolluar se çfarë është vendimi i Sheriatit mbi një çështje, e nëse kjo vepër është e ndaluar, i largohen asaj.

    4. Kalimi i një jete me dashuri
    Kalimi i një jete me dashuri, mëshirë dhe marrëdhënie të mira mes tyre duke marrë shembuj nga urdhrat e Allahut të Madhëruar ku thotë:


    “Çoni jetë të mirë me to…”. (Nisaë, 19).

    5. Sjellja midis dy bashkëshortëve
    Dy bashkëshortët duhet të sillen ndërmjet vete, ashtu si janë sjellë me njëri-tjetrin Ebu Derda dhe gruaja e tij Ummu Derda, ku transmetohet se kur hidhërohej Ebu Derda, ka heshtur gruaja e tij dhe është munduar që ta pajtojë dhe ta qetësojë atë, dhe kur është hidhëruar Ummu Derda ka heshtur burri i saj dhe është munduar që ta pajtojë dhe ta qetësojë atë. Kjo është sjellje e mirë që duhet të jetë shembull për shtëpitë tona, sa e sa njerëz që i njohim i lëshojnë gratë e tyre për shkak të moskontrollit të vetvetes gjatë hidhërimit ndaj grave të tyre, apo ndaj dikujt tjetër, e lusim Allahun e Madhëruar që t’i përmirësojmë sjelljet tona ndaj grave dhe burrave tanë.

    6. Falja
    Duhet ta dimë se çdo njeri gabon, kështu që ne nuk duhet të bëhemi mjet i shejtanit, qëllimi i të cilit është shkurorëzimi i dy bashkëshortëve. Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:


    "E, mësonin (njerëzit) prej tyre dyve atë (magji) me të cilën ndanin burrin prej gruas së vet…”. (Bekare, 102).
    Prandaj nuk duhet ta ndihmojmë shejtanin, por duhet që të jemi të mëshirshëm dhe falës ndaj njëri-tjetrit.

    7. Problemet
    Problemet, mangësitë dhe gabimet e njëri-tjetrit duhet të mbesin mes dy bashkëshortëve, e mos të përhapen problemet dhe mangësitë e të dy bashkëshortëve tek të afërmit e tyre. Sepse nëse këto probleme përhapen tek te afërmit, sado i vogël që të jetë problemi, do të rritet e mund të vijë deri te shkurorëzimi i të dy bashkëshortëve.

    Dasma është një sunet shumë i inkurajuar, por jo i detyruar. I Dërguari i Allahut paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të i ka thënë Abdurrahman bin Avfit: “Bëje dasmën qoftë edhe me një dele.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
    Është transmetuar se ai vetë i ka ushqyer njerëzit me bukë dhe mish për martesën me Zejneben, por për shkak të rrethanave të vështira, disa nga martesat e tij u festuan vetëm me një gjellë me majdanoz, ose vetëm me hurma arabe. Kështu, lloji dhe cilësia e ushqimit i është lënë mundësive të burrit, duke patur parasysh që ekstravaganca, shpërdorimi dhe të shfaqurit për sy e faqe është e ndaluar. Dasma mund të mbahet në kohën e kontratës ose pastaj, ose në kohën e konsumimit ose pastaj, sipas rrethanave dhe zakonit. Është e papëlqyer për të ftuar vetëm të pasurit dhe për t’i përjashtuar të varfrit. Ebu Hurejre, ka raportuar që Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Ushqimi më i keq është dasma, në të cilën ata që do të vinin pengohen dhe ata që do të refuzonin do të thirren.” (Shënon Muslimi).
    Dhe:
    "Ushqimi më i keq është ushqimi i dasmës në të cilën thirren të pasurit dhe anashkalohen të varfërit.”
    Ai që ftohet personalisht në një dasmë, është i detyruar t’i përgjigjet ftesës, përveç kur ka një arsye të vlefshme për të mos shkuar. Pejgamberi paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Kur ndonjëri nga ju është i ftuar në një dasmë, ai duhet të marrë pjesë”. (Shënon Buhariu).
    Dhe:
    “Kushdo që nuk i përgjigjet ftesës, nuk i është bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij”.
    Një arsye e vlefshme për të mos shkuar në dasmë përfshin edhe ftesën më parë në një vend tjetër së pari, vështirësitë personale, ose sëmundja, ose duke e ditur se ndonjë gjynah mund të ndodhë, të tillë si përjashtimi i njerëzve të varfër, përgojimi, shërbimi i ushqimeve të palejuara, ose pijeve etj.. Në këtë rast ai nuk duhet të marrë pjesë, vetëm nëse ai është i aftë t’i influencojë njerëzit që të frenohen nga këto gjynahe.

    Së fundi i këshilloj të martuarit dhe ata që dëshirojnë të martohen, t’i mësojnë këto këshilla dhe t’i praktikojnë ato sipas mundësive të tyre që të kalojnë një jetë më të mirë dhe më të lumtur.

    Marrë nga libri:
    “Senetu ula ez-zevaxh”

  8. #8
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Themelet Për Një Martesë Të Lumtur


    Shkruar nga Shahina Siddiki (Nga anglishtja: Arian Koçi)

    Besimi: Atributi më themelor dhe esencial i një martese islame është besimi i përbashkët që e lidh çiftin. Meqë Islami është mënyrë jetese, dhe jo thjesht fe e kufizuar në adhurimin javor, bëhet kështu pjesë integrale e jetës së muslimanit. Kur pika e referimit është e përbashkët, çiftit lehtëson komunikimin dhe ndarjen e vlerave, gjë që nuk është e mundshme në një martesë ndërfetare. Është shumë e rekomandueshme që besimi të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një marrëdhënieje dashurore.
    Për shembull, siç tha Pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të), kur një burrë ushqen gruan e tij, ai shpërblehet për këtë akt dhe Allahu shton lidhjen e dashurisë mes tyre. Kështu që, kur ne e dashurojmë njëri-tjetrin për hir të Allahut, NE AKTUALISHT RRISIM BESIMIN TONË.
    Falja: Kur Pejgamberi i pyeti sahabët: “A dëshironi t’iu falë Allahu?” Thanë: “Sigurisht, o i Dërguar i Allahut.” Ai u përgjegj: “Atëherë, falni njëri-tjetrin.”
    Një ndër përbërësit kryesor të një martese të lumtur është fakti se bashkëshortët arrijnë ta falin njëri-tjetrin, nuk mbajnë mëri ose paragjykime ndaj njëri-tjetrit. Është e pritshme që, kur jeton me dikë, mund të krijohen situata ku thuhen ose bëhen gjëra që mund ta lëndojnë bashkëshortin-bashkëshorten. Sfidë nuk është të vazhdohet me fjalë ose të hidhet faji te tjetri, por të tejkalohet kjo situatë. Kjo mund të arrihet vetëm nëse nuk jemi aq krenarë sa të kërkojmë ndjesë dhe kur nuk jemi aq koprrac për të falur.
    Nëse presim që Allahu të na falë, atëherë duhet të mësojmë të falim.

    Harrimi: Kur ia kujtojmë bashkëshortes-bashkëshortit vazhdimisht rastet kur na poshtëron ose na lëndon, ne nuk kemi falur me të vërtetë. Gjërat e së shkuarës duhen lënë atje, dhe të mos përdoren si municion i freskët në situata të reja. Çiftet që përdorin këtë teknikë zakonisht e përsërisin këtë gjë dhe shndërrohen në viktima të zemërngushtësisë së tyre, pa mundur të çlirohen prej kësaj.

    Vetëpërmbajtja: Sabri (durimi) është mjeti më i çmuar për bërjen e një jete të shëndetshme. Të qënit i durueshëm dhe i vetëpërmbajtur na vë në një kornizë provokative mendore, na afron me Allahun me anë të mbështetjes dhe besimit tek Ai. Ne zhvillojmë një mekanizëm të brendshëm që na jep forcë të kalojmë momentet e vështira të jetës. Siç ka thënë Allahu në suren Asr: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në humbje të sigurtë. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” [Asr, 1-3]

    Elasticiteti: Shumë çifte pa pasur nevojë e vështirësojnë jetën e tyre për shkak se nuk janë të gatshëm të ulin pak kokën.
    Nuk duhet të presim që bashkëshorti-bashkëshortja të jetë vazhdimi ynë. Ai-ajo është vetvetja, me personalitetin, pëlqimet dhe mospëlqimet e veta. Duhet ta respektojmë të drejtën e tij-saj për të qenë vetvetja, përderisa kjo nuk ia kompromenton dinin (fenë). Të qënit joelastik dhe mospranimi i dallimeve individuale çon në një atmosferë të tendosur dhe përplot stres.

    Miqësia: Ky aspekt i martesës ka tre përbërës.
    Së pari, të zhvillosh një miqësi me bashkëshortin-bashkëshorten. Marrëdhënia e bazuar në miqësi i qëndron më mirë trysnisë së jashtme.
    Ne i nderojmë, i besojmë, i respektojmë dhe kujdesemi për miqtë tanë megjithë dallimet tona. Këto janë aspekte miqësie që duhet t’i fusim edhe në martesën tonë.
    Fatkeqësisht, aspekti i vetëm që njerëzit mendojnë të fusin në martesën e tyre, madje pa vend, është ai “shokut”. Sheriati (ligji islam) i ka dhënë bashkëshortit rol prijës në familje. Kjo kërkon edhe njëfarë dekori, i cili nuk mund të arrihet nëse bashkëshortët e konsiderojnë njëri-tjetrin si shokë.
    Kjo nuk duhet të japë idenë se burri është një diktator, por se një bari i përgjegjshëm për tufën e tij. Ky është pozicion me përgjegjësi të madhe dhe i ngarkon një barrë të rëndë atij. Për më tepër, fëmijët kanë nevojë t’i shohn prindërit si miq e jo si shokë të njëri-tjetrit, pasi kjo nxit në mosrespekt.

    Përzemërsia: Aspekti i dytë i miqësisë është pasja marrëdhënie të përzemërta me vjehërrit. Kur çiftet garojnë se kush i ka prindërit më të rëndësishëm, kjo gjë bëhet burim hidhërimi. Shumë kohë e vlefshme harxhohet për të bindur njëri-tjetrin se prindërit e kujt janë më të mirë. Është më mirë të pranojmë se bashkëshortët nuk do të bien brenda natës në dashuri me vjehërrit vetëm sepse na pëlqen kështu. Për sa kohë që ata mbajnë marrëdhënie miqësore të përzemërta, të bazuara në respektin e ndërsjellë, ne nuk duhet të këmbëngulim shumë.

    Miqtë: Aspekti i tretë i miqësisë është rrethi ynë i miqve. Është në rregull të kesh miq individual të së njëjtës gjini, por çiftet duhet të përpiqen të kenë edhe miq familjarë, në mënyrë që të shoqërohen së bashku. Nëse shkaktohet ndonjë fërkim prej ndonjë miqësie të caktuar, kjo nuk duhet të ndodhë në dëm të martesës. Pejgamberi Muhammed alejhi selam na ka këshilluar të zgjedhim për miq njerëz që i frikësohen Zotit, duke qenë se synojmë të ndjekim rrugën e tyre. Miqtë duhet të jenë burim hareje, jo ligësie.

    Shakaja: Çiftet që nuk qeshin mes vete duhet të përpiqen të kenë momente të gëzueshme. Pejgamberi dihet se luante me gratë e tij. Një shëtitje e thjeshtë në park mund t’i japë ngrohtësi marrëdhënieve. Të luajturit së bashku ose shikimi i një filmi humoristik të pastër mund të jetë një tjetër mënyrë për të qeshur.

    Besnikëria: Të qenit besnik ndaj bashkëshortit-bashkëshortes na është urdhëruar nga Allahu. Tradhtia bashkëshortore është krim kapital në Islam, dhe dënohet me vdekje. Megjithatë ka disa forma të sjelljes jobesnike ndër muslimanët.
    Më e rëndomta është mbajtja e marrëdhënieve me gjininë e kundërt përtej kufijve të Islamit, si dhe dyshimi i bashkëshortit-bashkëshortes. Moda e re e marrëdhënieve nëpërmjet internetit është gjithashtu në kundërshtim me etikën islame dhe po shkakton probleme serioze ndërmjet çifteve. Po u fut hija e tradhtisë, është e zorshme të riparohen këto marrëdhënie. Një tjetër formë e mosqenies besnik-besnike është atëherë kur çifti tradhton konfidencat. Kjo është çështje besimi dhe kur njëri e kompromenton atë, atëherë ia ka ngrënë zemrën martesës.
    Drejtësia: Zakonisht, kur jemi të inatosur ose kur na ka ngelur hatri, kemi tendencën të jemi hileqarë. Përpiqemi ta bindim veten se, meqë e kemi patur gabim, është në rregull të jemi të padrejtë në sjelljen dhe në thëniet tona. Allahu thotë në Kur’an që të mos jemi të padrejtë në çdo situatë, madje edhe kundër armikut, e këtu po flasim për partnerin e jetës dhe prindin e fëmijëve tanë. Të përdorim fjalë si “kurrë” dhe “gjithmonë” kur përshkruajmë sjelljen e partnerit është e padrejtë dhe e vë tjetrin në pozicion mbrojtjeje.

    Financa: Një ndër pikat e zakonshme të grindjeve në martesa është paraja. Ekspertët thonë se 80% e konflikteve martesore bëhen rreth parasë.
    Kështu që është fortësisht e rekomandueshme që çifti të shpenzojë kohë dhe mund për zhvillimin e një plani financiar menaxhues të pëlqyeshëm për të dy partnerët dhe që rishikohet çdo gjashtë muaj ose përafërsisht. Përgatitja e një buxheti së bashku është gjithashtu një mënyrë ndihmëse dhe e mençur për administrimin e të hollave të shtëpisë. Duhet mbajtur parasysh se në Islam paratë e bashkëshortes i përkasin asaj, për t’i përdorur si të dëshirojë vetë, dhe për këtë nuk duhen konsideruar si të ardhura familjare, me përjashtim të rastit kur ajo zgjedh të kontribuojë me to për familjen.

    Familja: Të bëhesh prind mund të jetë një eksperiencë përplot strese, nëse prindërit nuk janë të informuar mirë. Kjo në anën tjetër mund të ushtrojë trysni mbi martesën.
    Ndonjëherë çiftet janë naivë për ndryshimet që ndodhin në stilin e jetesës. Kjo mund të shkaktojë në disa raste depresion dhe në disa të tjera pakënaqësi dhe keqkuptime. Një rregull e artë që duhet zbatuar gjithmonë është: Familja është parësore.
    Kurdo ku ka dëshmi se familja nuk është e lumtur ose nuk është përparësia jonë kryesore, është momenti të ulemi në tavolinën e kuzhinës dhe të diskutojmë me zemër dhe mendje të hapur. Çiftet që kanë prindër të moshuar kanë përgjegjësi edhe më shumë për përkujdesjen ndaj tyre. Edhe kjo mund të jetë shumë stresuese, nëse çifti nuk është i përgatitur për këtë.
    Duhet hartuar një plan përkujdesjeje me vëllezërit dhe motrat dhe me prindërit e të dy bashkëshortëve, se cili do të jetë përkujdesësi kryesor dhe ç’lloj përkrahjeje do t’u jepet prindërve. Në rast të pamundësisë mentale, duhet të vijë në ndihmë edhe noteri. Bërja e një testamenti është shumë thelbësore.

    Ndjenjat: Pejgamberi Muhammed ka thënë se Allahu fal të gjitha mëkatet nëse pendohemi, por jo ato që kemi bërë ndaj të tjerëve, p.sh. i kemi lënduar ndjenjat e tyre, vetëm nëse personi që kemi lënduar na e fal.
    Çiftet janë ndonjëherë shumë të pakujdesshëm kur është fjala për ndjenjat e bashkëshortit-bashkëshortes, duke e marrë për të qenë se tjetri e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Është e çuditshme që njerëzit janë më të ndjeshëm dhe më të sjellshëm ndaj të huajve sesa ndaj të dashurve të tyre. Secili duhet të jetë përherë vigjilent dhe i kujdesshëm që të mos lëndojë ndjenjat e bashkëshortit-bashkëshortes dhe, nëse doemos e bën, duhet të kërkojë ndjesë sa më shpejt të jetë e mundur. Duke qenë se askush nuk e di se kur ka për ta lënë këtë botë dikushi që ai e do, a nuk është më mirë të përmirësojmë sa kemi kohë?

    Liria: Martesa në Islam është partneritet e jo varësi ose skllavëri. Ta konsiderosh gruan pronë është e huaj për konceptin islam të rolit të bashkëshortit dhe të bashkëshortes. Shpirti i skuadrës forcohet e nuk zbehet kur anëtarët e skuadrës janë të lirë të jenë vetvetja. Liri në sensin perëndimor është të jesh i lirë të bësh si dëshiron, ose të jesh egoist. Përkundrazi, të lejosh lirinë e bashkëshortit-bashkëshortes, do të thotë të jesh i vëmendshëm për nevojat e tij-saj dhe të njohësh kufizimet e tij-saj.

    Flirtimi: Një mënyrë e sigurtë për ta mbajtur gjallë romancën në një martesë është flirtimi me bashkëshortin-bashkëshorten. Shumë martesa të sukseshme kanë ruajtur një sjellje rinore duke adoptuar emra specialë për secilin dhe stile sekrete komunikimi.
    Sinqeriteti: Keqkuptimi ndodh kur bashkëshortët nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin. Në marrëdhëniet martesore është vendi ku partnerët duhet të ndiejnë veten të sigurtë të flasin lirisht duke konsideruar ndjenjat e tjetrit, pa kompromentuar pikëpamjet e veta. Kur komunikimi nuk është i sinqertë, pengon zhvillimin e afrimit dhe mirëkuptimin e thellë të brendisë së secilit.

    Lehtësimi: Kur duam të zgjedhim një partner, ne duhet, siç ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të kërkojmë një musliman-muslimane të devotshëm-devotshme. Arsyeja është se synimi i vetëm dhe vendimtar është kënaqësia e Allahut. Ky zotim ndaj Allahut na bën lehtësues të shkëlqyer në rritjen e partneritetit shpirtëror. Në esencë, çifti e bën më të lehtë angazhimin e vet familjar ndaj Allahut dhe Fesë së Tij.

    Lajkatimi: Bërja e komplimenteve dhe kënaqja me lajkatime të ndershme është një mënyrë shumë e lirë për të fituar zemrën e bashkëshortit-bashkëshortes. Secili dëshiron të jetë i vlerësuar dhe në pah. Pra, të qenit koprrac komplimentesh është aktualisht privimi i të qenit i vlerësuar.

    Premtimbajtës: Të jesh i-e besës mund të jetë për bashkëshortin-bashkëshorten një eksperiencë e kënaqshme dhe shpërblyese. Të jesh i dashuruar nënkupton të japësh vetveten. Zemra nuk vendos kushte ose lidh kontrata. Ajo jep pa pritur asgjë në këmbim, por kjo dhënie e vetvetes gjithmonë shpërblehet dhjetëfish.

    Gabimi: Shpesh ndodh që shpresat tona të jenë aq të mëdha, saqë na del nga mendja se jemi qenie të gabueshme. Kur çiftet nisin të kërkojnë të pamundurën, ata duhet t’i rikujtojnë vetvetes se vetëm Allahu është i përsosur.

    Simpatia: Shpesh çiftet nuk arrijnë të krijojnë simpati të ndërsjellë, duke dështuar të shohin bashkëshortin-bashkëshorten si njerëz përmes syve të miqve. Bërja dhe ndarja e aktiviteteve është rrugë ku secili krijon simpatinë.

    Ardhmëria: Çiftet me mend e planifikojnë të ardhmen së bashku. Ata i përkushtohen planeve të tyre financiare dhe atyre që lidhen me pensionin, hartojnë plane dhe i diskutojnë me fëmijët e tyre. Kjo sjell çlodhje mendore dhe i bën të sigurta marrëdhëniet

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    SI DASHUROJNË BURRAT DHE SI DASHUROJNË GRATË?

    Shkruar nga Bahri Curri

    Baza e marrëdhënieve bashkëshortore është raporti i tyre në dashuri dhe mëshirë sikur që e sqaron këtë Allahu subhanehu ve teala në Librin e Tij Famëlartë duke thënë: "...dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë." [Rrum, 21]
    Dashuria dhe mëshira janë raporte të ndërsjella të çiftëzuara mes lidhjes sentimentale dhe të natyrshme përmes dashurisë në njëren anë, dhe të lidhjes fizike (trupore) në anën tjetër.
    Meqë lidhja sentimentale është baza e parë e lidhjes bashkëshortore, ngase ka një ndikim të madh në vazhdimin dhe qetësinë e kësaj jete bashkëshortore, përveç kënaqësisë që përjetohet në këtë jetë, dhe ka një rol domethënës në lumturinë bashkëshortore, patjetër duhet të dish si dashurojnë burrat dhe si dashurojnë gratë!
    Përderisa mashkulli është ndryshe nga femra, sikur që thotë edhe Allahu në Kur'an: "Nuk është mashkulli njësoj si femra." [Ali Imran, 36], atëherë mashkulli dallon nga femra në çdo send, qoftë në aspektin fiziologjik (përbërja trupore) apo në aspektin psikologjik e shpirtëror.

    Cilësitë shpirtërore të femrës dhe të mashkullit lidhur me martesën
    Disa i krahasojnë ndjenjat shpirtërore të femrës me valët e detit, ku ndjenjat dhe emocionet e saj ngriten dukshëm kur ajo është e hareshme dhe e gëzuar, si dhe hetohet rënia e tyre kur ajo është e shqetësuar dhe e humb besimin në veten e saj, nuk provon që ndjenjat e saj të ngriten përsëri. Ndodh me të si me valët e detit që janë të paqëndrueshme dhe lëvizëse.
    Kur të ngriten ndjenjat e femrës dhe të forcohet besimi në veten e saj, ajo bëhetë burim i pashtershëm i dashurisë, sakrificës, mirëkuptimit dhe butësisë ndaj të tjerëve, e veçanërisht ndaj burrit të saj. Por kur ulen valët e saj dhe ajo ndienë një lloj pikëllimi, përjeton një boshllëk të madh brenda vetes, andaj ka nevojë për dashuri dhe përkujdesje nga të tjerët, e sidomos nga burri i saj.
    Disa të tjerë e krahasojnë rënien e ndjenjave të femrës dhe të emocioneve të saj me zbritjen e saj në një pus të thellë e të errët, por ajo pasi që të arrijë në fund të pusit nuk qëndron duarkryq, sidomos kur e di se ka kush e dashuron dhe e dëshiron atë, andaj përpiqet me tërë forcën që të ngjitet lart, të dalë nga pusi dhe të kthehet përsëri në jetën e mëhershme ku ishte burim fisnik i dashurisë dhe përkujdesit ndaj atyre që janë përreth saj, e veçanërisht ndaj burrit të saj.
    Atëherë, nisur nga kjo që pamë, si duhet të sillet burri me ndryshimin e valëve të gruas?
    Jeta është e përmbushur me ndryshime të shumta, sidomos në jetën bashkërshortore, andaj burri duhet të kuptojë këtë realitet dhe të dijë të veprojë në këtë aspekt, në ngritjen dhe uljen e ndjenjave të gruas, zbritjen e saj në pus dhe ngritjen e saj nga aty. Kjo nuk është nga gjestet e saj, por është natyrë dhe karakter me të cilin e ka krijuar Allahu, për këtë duhet të veprohet me të ashtu çfarë është. Është gabim, në të cilin burri shpesh bie në të, që ta pengojë gruan e tij nga ndryshimi i ndjenjave dhe nga temperamenti i saj, apo të përpiqet që ta nxjerrë atë nga ai pus i thellë. Sepse kur gruaja të zbresë në atë pus, ajo nuk ka nevojë për dikë që ta nxjerrë nga aty, por ka nevojë të kuptojë dhe të ndiejë se burri i saj i qëndron pranë, e do dhe kujdeset për të. Ka nevojë të dëgjojë nga ai (burri i saj) fjalë që shfaqin interesimin dhe kujdesin për të, të sillet me të ngrohtësisht me dashuri dhe zemërgjerësi.
    Pra zbritja në pus është çështje e natyrshme si ndërrimi i kohës dhe rrotullimi i valëve, andaj është një rast për burrin që të qëndrojë pranë gruas së tij duke ia ofruar parezervë ndihmën, përkrahjen, dashurinë dhe ndjenjat që ka ndaj saj.
    Prej cilësive shpirtërore të burrit përgjithësisht është se ai kur të shqetësohet apo ka ndonjë problem, nuk flet në mënyrë që të mos largohet nga preokupimi i tij. Në vend që t'ia tregojë dikujt problemet, apo t'ia shfaqë shqetësimin e tij, rri i heshtur dhe izolohet nga njerëzit duke u ngujuar në "shpellë" që të mendojë për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve. Kur të gjejë zgjidhjen e problemeve del nga izolomi i tij, nga "shpella", dhe është njeriu më i gëzuar dhe më i lumtur.
    Nëse nuk mund të gjejë ndonjë zgjidhje të përshtatshme, përpiqet t'i bëjë disa punë që t'ia largojnë apo i ndihmojnë t'i harrojë këto probleme si leximi i gazetës, loja etj. Andaj gruas në këtë rast i takon që të kuptojë këtë situatë dhe mos ta marrë largimin e burrit nga ajo si shenjë të mosdashurisë dhe të moskujdesit, por ta kuptojë se këtu ekziston një problem tjetër.
    Kur e përmendëm gruan se ajo në dashuri dhe në ndjenja është sikur valët e detit, poashtu edhe burri në marrëdhëniet e tij me gruan ka një karakteristikë të veçantë dhe dallon nga gruaja, ngase i afrohet shumë gruas, pastaj largohet pa ndonjë arsye, më pas i afrohet përsëri.
    Gruaja shpesh mund të befasohet kur vëren se burri i saj i largohet për një çast edhe pse është e bindur se ai e do shumë dhe e respekton. Për këtë duhet ta dijë se burri nuk e bën këtë me qëllim apo me ndonjë paramendim, por është një cilësi e përhershme e tij, është natyrshmëri e tij në të cilën e ka krijuar Allahu.
    Prandaj çdonjëri duhet ta dijë se dashuria e burrit është sikur hëna, shkon dhe vjen, ndërsa dashuria e gruas është sikur valët e detit, në ngritje dhe ulje. Gruaja zbret në pus, burri kur ballafaqohet me probleme hyn në shpellë, këto gjëra janë të krijuara kështu nga Allahu, e ka krijuar mashkullin dhe femrën me këto temperamente, andaj nuk ka mundësi që ato të ndërrohen, por patjetër duhet t'i trajtojmë dhe veprojmë me to ashtu si janë.

    Nevojat sentimentale për burrin dhe gruan
    Gjithsesi duhet ta dijnë burri dhe gruaja se nevojat sentimentale për çdonjërin prej tyre ndryshojnë. Është gabim që burri t'ia shfaqë ndjenjat dhe dashurinë e tij gruas së vet në mënyrën që ky e pëlqen dhe e zgjedh, e jo në mënyrën si e dëshiron ajo, dhe anasjelltas. Sepse çdonjëri prej tyre ka metodë dhe mënyrë të veçantë.
    Për shembull burri ka nevojë për një dashuri që ka besim në të dhe e pranon atë ashtu si është. Një dashuri që shpreh admirim për përpjekjet e tij dhe e çmon atë që bën.
    Ndërsa gruaja ka nevojë për një dashuri që tregon kujdes për të, interesohet dhe e dëgjon, i ka parasysh ndjenjat e saj, të cilat i kupton, vlerëson dhe i respekton.

    Mund t'i cekim disa nga këto nevoja si vijon:
    1.Besimi i gruas në burrin – Kujdesi i burrit për gruan;
    Kur gruaja beson në mundësitë e burrit të saj, burri më me dëshirë dhe më tepër i kushtohet kujdesit dhe shërbimit të gruas.
    Poashtu edhe burri kur kujdeset për gruan e tij, gruaja më shumë dhe më bindshëm beson në të dhe në mundësitë e tij.

    2.Pranimi i gruas burrin – Mirëkuptimi i burrit për gruan;
    Burri ka nevojë të kuptojë se gruaja e tij e pranon atë ashtu si është, pa u përpjekur që ta ndërrojë atë, dhe t'ia lëjë atij vetë çështjen e rregullimit dhe zbukurimit, nëse ka nevojë.
    Gruaja ka nevojë të kuptojë se burri i saj e dëgjon dhe e kupton, e ka parasysh atë, ndjenjat dhe emocionet e saj. Çdonjëri prej këtyre dy faktorëve, pranimi i gruas burrin dhe mirëkuptimi i burrit për gruan, ka një rol të veçantë. Kur gruaja e pranon burrin e saj, burri është edhe më i gatshëm që ta dëgjojë dhe ta kuptojë. Kur burri e dëgjon gruan, gruaja edhe më shumë e pranon, e kështu me radhë.

    3.Ta çmojë gruaja burrin – Ta respektojë burri gruan;
    Burri ka nevojë të kuptojë se gruaja e tij e çmon angazhimin e tij për atë që bën dhe tërë atë që ia ofron asaj në mënyrë që ta bëjë të lumtur.
    Gruaja ka nevojë të kuptojë se burri i saj e respekton atë, ku i kushton rëndësi e kujdes ndjenjave të saj, nevojave, dëshirave dhe synimeve të saj, dhe përmes të të përmendurit të disa momenteve të rëndësishme për të, si dhe bërja e disa gjesteve që tregojnë kujdesin ndaj saj si dhurata, buqetë lulesh etj.

    4.Admirimi i gruas ndaj burrit – Përkushtimi i përzemërt i burrit ndaj gruas;
    Burri ka nevojë të ndiejë se gruaja e vet e admiron atë, dhe sa herë që burri e heton këtë, edhe më tepër i përkushtohet përzemërsisht gruas në shërbim dhe kujdes ndaj saj.
    Ndërsa gruaja ka nevojë të ndiejë se burri i përkushtohet asaj në shërbim dhe ia kushton veten kujdesit ndaj gruas dhe mbrojtjes së saj. Kjo bën që ajo edhe më tepër ta admirojë burrin e saj, e sidomos kur e di se ajo është numër një në jetën e tij.

    5.Gruaja ta inkurajojë burrin – Burri ta qetësojë gruan;
    Burri ka nevojë për inkurajimin e gruas, i cili i jep motiv të fortë që të bëjë edhe më shumë sakrifica e përpjekeje.
    Ndërsa gruaja ka nevojë vazhdimisht për qetësimin dhe sigurimin e saj nga burri, e cila bëhet me shprehjen e kujdesit, mirëkuptimit dhe respektit ndaj saj, me pranimin e ndjenjave të saj dhe përkushtimit të tij në dashurinë dhe kujdesin ndaj saj.

    Si vlerësohen çastet (pikët) nga të dy gjinitë?
    Me rëndësi është që çdonjëri, si burri ashtu dhe gruaja, të dinë të vlerësojnë momentet dhe pikët e tjetrit. Burri zakonisht paramendon se ai realizon më shumë pikë dhe fiton më shumë respekt nga shoku i jetës nëse i ofron asaj diçka të madhe, si p.sh. t'ia blejë ndonjë byzylyk të arit, ose nëse ia siguron të gjitha gjërat e duhura për shkollë që kanë nevojë fëmijët etj.
    Ndërsa gruaja vlerëson ndryshe, sasia dhe karakteri i dhuratave të dashurisë nuk kanë edhe shumë rëndësi për të, ku çdo dhuratë vlerësohet me nga një pikë. Mënyra e vlerësimit te gruaja nuk është thjeshtë një proces i favorizuar, por është një nevojë reale që ajo të ndiejë dashurinë në raport me të.
    Pra, sa i përket gruas nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa ndjenjat, andaj çdo burrë që dëshiron ta bëjë gruan e tij të lumtur duhet të dijë se si të veprojë me ndjenjat e saj.
    Burri që e ofendon gruan e tij para njerëzve, para familjes së tij, para fëmijëve të saj, me të vërtetë ai është njeri i pa ndjenja.

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    SI TË BËHESH GRUA E SUKSESSHME?

    Shkruar nga I panjohur (Përktheu: Osman D. Gashi)

    1. Përdorni bukurinë dhe ngacmimin tuaj që të fitoni zemrën e burrit tuaj. Të gjitha gratë kanë bukurinë e tyre trupore që Allahu subhanehu ve teala i ka bekuar me të. Pra përdorni këtë dhunti që ju ka dhuruar Allahu subhanehu ve teala për të fituar zemrën e burrit tuaj.

    2. Kur burri juaj vjen në shtëpi, përshëndeteni atë me një përshëndetje të mahnitshme. Imagjinoni burrin tuaj që vjen në shtëpi dhe e gjen shtëpinë të pastër dhe të ajrosur dhe të gjen me një veshje tërheqëse, me drekë të përgatitur me kujdes, fëmijë të pastër dhe buzëqeshje të ëmbël, dhomën e gjumit të pastër – kjo do ta bënte që ai të dojë ty? Imagjinoni po ta bëni të kundërtën se çfarë mund të ndodh.

    3. Rishikoni karakteristikat e hyrive të Xhenetit dhe mundohuni t’i imitoni ato. Kur’ani dhe Sunneti i përshkruajnë gratë e Xhenetit me karakteristika të caktuara. Siç janë mëndafshi që veshin, sytë e tyre të mëdhenj dhe të errtë, këngët për burrat e tyre, etj. Provoni, të vishni mëndafsh për burrin tuaj dhe vendosni Kohl në sytë tuaj për t’i rritur dhe këndoni burrat tuaj.

    4. Gjithnjë vendosni stoli ari dhe mbani të vendosura në shtëpi. Prej viteve të hershme, vajzat e vogla e kanë stolisur vetveten e tyre me vathë dhe qafore (mbërthyese) dhe kanë veshur fustane të bukura – siç përshkruhen në Kur’an. Edhe si grua, vazhdo t’i mbash stolitë që ke dhe të veshësh fustane të bukura për burrin e tuaj.

    5. Bëj shaka dhe luaj lojëra me burrin tënd. Sekreti i mashkullit: Ata kërkojnë gra që janë gazmore dhe që kanë ndjenjë për humor. Kur Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut subhanehu ve teala qofshin mbi të!) i tha Xhabirit martoje ndonjërën e cila do të të bëjë për të qeshur dhe që ti e bën atë për të qeshur.

    6. Falënderoje burrin tënd vazhdimisht për gjërat e mira që ai i bën. Pastaj falënderoje përsëri. Kjo është njëra nga metodat më të rëndësishme, kurse nëse është e kundërta dije që këto janë karakteristika të grave të xhehenemit.

    7. Një fjalosje është një zjarr në shtëpi. Shuaje atë me një “Më fal” edhe nëse nuk është faji yt. Nëse ti e kthen një fjalë me një fjalë tjetër, ti po i hedh atij zjarri edhe më tepër dru. Shiko se sa me butësi mund të përfundojë një fjalosje, kur ju sinqerisht i thoni burrit tuaj, “Shiko, më vjen keq, më fal i dashur. Të bëhemi shokë.”

    8. Gjithnjë mundohu ta kënaqësh burrin tënd, ai është çelësi yt për në Xhenet. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut subhanehu ve teala qofshin mbi të!) na ka mësuar neve që ndonjë grua e cila vdes në një gjendje me të cilën burri i saj është i kënaqur do të hyjë në Xhenet. Pra, kënaqe atë.

    9. Dëgjo dhe bindu! Bindja ndaj burrit është Farz! Burri juaj është udhëheqës i shtëpisë. Jepja atij këtë të drejtë dhe respekt.

    10. Bëj dua tek Allahu subhanehu ve teala që ta bëjë martesën dhe lidhjen tuaj të suksesshme. Të gjitha punët e mira janë prej Allahut subhanehu ve teala. Kurrë mos harroni të kërkoni prej Allahut subhanehu ve teala për të bekuar dhe pasur sukses martesa juaj e cila fillon në këtë botë (Dynja) dhe vazhdon – me mëshirën e Allahut subhanehu ve teala – në Xhenet.
    Allahu subhanehu ve teala e di më së miri!

  11. #11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    KODI I SJELLJES BASHKËSHORTORE NË ISLAM

    Shkruar nga Mr. Avni Tafili

    FORMULA HYJNORE – “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” (Bekare, 187)

    POROSIA PEJGAMBERIKE – “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.” (Hadith)


    Burri mburojë për gruan e tij, dhe gruaja mburojë për burrin e saj.
    Islami, një sistem i kompletuar vlerash në çdo aspekt, duke plotësuar njëra-tjetrën, i rezistoi çdo sfide nëpër kohë të ndryshme, kështu, duke ruajtur vlerën dhe pozitën e çdo gjëje me ngulm dhe pa kompromis. Ideja për superioritetin mashkullor në raport me atë femëror, në Islam nuk qëndron. Kodi islam ka rregulluar mjaft mirë raportet midis burrit dhe gruas, e secilin e ngarkoi me përgjegjësi të ndara; jo për të ulur a ngritur tjetrin, por për t’u realizuar formula hyjnore “gjetja e prehjes midis njëri-tjetrit”.
    Islami insiston të ndërtojë jetën martesore në kuadër të mëshirës, prehjes së ndërsjellë dhe tolerancës, jo vetëm duke nxitur mirëkuptimin, por edhe duke ua tërhequr vëmendjen se njeri pa tjetrin nuk mund të jetojë. Ky është Kur’ani, Fjala e Atij që krijoi dhe përsosi, mëshira e të Cilit përshkoi çdo krijesë të Tij, jo vetëm që ofronte zgjidhjet, por edhe sjellë argumente logjike për t’u bindur, që të mos humbet kohë në kërkimin e zgjidhjeve tjera, pasi që në fund nuk do të gjejë tjetër pos dështimit dhe dëshpërimit. Ndër argumentet bindëse, të cilat dëshmojnë mëshirën dhe fuqinë e Allahut ndaj krijesave të Tij, është se për çdo lloj krijoi çiftin, ashtu që, në varësi të ndërsjellë, të gjejnë prehje, e ne anën tjetër, prirja e të jetuarit në harmoni brenda llojit, është manifestim i vullnetit hyjnor, nëpërmjet të cilës mbillet dashuria dhe mëshira po brenda llojit.

    “Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)

    Për të vënë në theks më të dukshëm rëndësinë e llojit brenda llojit “njeri” e shohim në një citat kur’anor, ku është përdorur shprehja “libas”, e cila në gjuhën shqipe mund të jep disa kuptime:

    të gjeturit prehje;

    mburojë për njëri-tjetrin;

    po ashtu mund të ngërthejnë me dhjetëra nënkuptime si: ndihmë, përkrahje etj.

    Këtë shprehje kaq të qëlluar e të mahnitshme e gjejmë në këtë citat: “Ato janë ‘prehje’ për ju dhe ju jeni ‘prehje’ për ato.” (Bekare, 187)

    Pra, në Islam, burri për gruan e tij dhe gruaja për burrin e saj janë sikurse një pëlhurë, e cila mbron njëri-tjetrin nga çdo gjë jashtë tyre. Thënë ndryshe, mbulesë nën të cilën gjejnë qetësinë, mbrojtjen dhe lumturinë. E kjo mbulesë e mbrojtje përfshinë të gjitha aspektet, qofshin shpirtërore apo materiale.

    Burri të jetë iniciator

    Në kuadër të kodit islam të mirësjelljes, kërkohet që burri të ndërmarr i pari iniciativën e nxitjes së mirëkuptimit dhe respektit në jetën martesore: “Çoni jetë të mirë me to.” (Nisaë, 19)

    Urtësia qëndron në atë se në shumë raste gratë janë ato që pësojnë nga superioriteti mashkullor, prandaj kërkohet, madje urdhërohet që të tregohen të mëshirshëm, të durueshëm e të jenë sa më të mirësjellshëm. Pra, bëhet fjalë që nëpërmjet mirësjelljeve të tij, të shuhet edhe ideja se burri duhet të sundojë, dhe fjala e tij të jetë ligj për gruan e vet.

    Duke konsideruar se sot, gruaja po bën të pamundurën, madje po sakrifikon edhe dinjitetin e saj që ta gjejë vetveten në shoqëri, Islami jo vetëm që i siguroi pozitën e saj, por edhe e ngriti në një nivel me të lartë, duke e urdhëruar burrin të tregojë respekt dhe mirësjellje doemos.

    Burri duhet të mos nxitojë

    Po ashtu, kërkohet nga burri që të mos nxitojë në vendime, të jetë i durueshëm dhe të tregojë maturi. Në qoftë se ndodh ndonjë pakënaqësi (nëse arsye nuk është imoraliteti) burri duhet të mos thyejë zemrën e gruas se vet, por të hesht, sepse Krijuesi i zemrave mund të rimbjellë sërish dashuri në zemrat e tyre.

    “Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisaë, 4:19)

    Ndërsa, kërkohet që burri të mos nxitojë, por të jetë i durueshëm, rekomandohet se durimi i tij shpërblehet me dhënien e shumë të mirave. Ky kod i mirësjelljes, mosnxitimi, i siguron gruas paqe nga zemërimi, për shkak të ndonjë pakënaqësie rasti nga burri.


    Të çojë jetë të mirë me gruan e tij

    T’i kthehemi sërish kodit kur’anor për mirësjelljen e burrit ndaj gruas. Po ta meditonim me vëmendje këtë porosi hyjnore: “Çoni jetë të mirë me to” do ta kuptonim se çdo përpjekje njerëzore për t’i siguruar gruas te drejta, do t’i nënshtrohej këtij citati i magjepsur.

    Porosia “Çoni jetë të mirë me to” përfshinë çdo fushë që do të ndërlidhej me mbarëvajtjen e raportit të burrit me gruan e vet. Me fjalë të tjera, “Të çosh jetë të mirë me gruan” nënkuptohet mëshira, butësia, respekti, angazhim dhe vullnet të fuqishëm për te nxitur mirëkuptim, për të mënjanuar mosmarrëveshjet, e mbi të gjitha për të siguruar arritjen e qëllimeve të larta të jetës martesore.

    Pra, burri u urdhërua i pari që të tregojë gatishmëri për të iniciuar jetë të mirë dhe të harmonizojë marrëdhëniet bashkëshortore me gruan e tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gruaja gjithnjë duhet të pres iniciativa të tilla nga burri. Qëllimi i iniciativës nga burri ndaj gruas është që jeta martesore të mos jetë thjeshtë lidhje biologjike, por të arrihen qëllimet fisnike nga ajo lidhje. Po, edhe duke pasur parasysh natyrën e brishtë (më të dobët) të gruas, më së shumti kërkohet që burri të tregohet më i kujdesshëm dhe më punëtor në realizimin e harmonisë dhe të paqes brenda lidhjeve bashkëshortore.

    Familja është zemra e shoqërisë, e nëse zemra është e sëmurë, rrjedhimisht tërë shoqëria infektohet me atë sëmundje. Kështu që kodi islam i mirësjelljes, për të parandaluar shembjen e lidhjeve midis çifteve, nxiti burrin, i cili edhe konsiderohet bërthama e familjes, që të marrë rolin e një kundërinfektuesit. Si më poshtë, kemi vënë në spikatje rekomandimet ndaj burrit në raport me gruan e tij për t’u bërë e arrirë harmonia dhe suksesi në jetën martesore:

    Durim, butësi dhe përmbajtje

    Sjellja e mirë dhe përmbajtja në hidhërim, në keqkuptim dhe në mosmarrëveshje është shprehje e mëshirës dhe cilësi e lartë prej besimtari, cilësi e pejgamberëve të Allahut xh.sh..

    Në porosinë pejgamberike si më poshtë, do të shohim se si nxiten burri po edhe gruaja që të tregohen të përmbajtur e të durueshëm ndaj njëri-tjetrit:
    “Kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të gruas së tij, ka për t’i dhuruar Allahu shpërblim sa i dha Ejubit pasi që e sprovoi.”

    Po ashtu, në të njëjtën porosi, nxitet që edhe gruaja të tregohet e përmbajtur ndaj burrit të saj në raste zemërimi si shkak i ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj:
    “Dhe, kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj, ka për t’i dhuruar Allahu shpërblim sa i është dhënë Asijes, gruas së faraonit.”

    Shpeshherë në Kur’an besimtaret janë të nxitur të durojnë dhe se durimi i tyre ka për t’u shpërblyer nga Allahu xh.sh..

    “Nuk ka dyshim se për durimtarët e durimtaret... Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Ahzabë, 35)

    Të dy bashkëshortët janë të ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, mirëpo edhe në këtë rast, burri duhet të tregohet më i kujdesshëm dhe më i përmbajtur. Në një thënie pejgamberike porositen burrat që të kenë mëshirë ndaj grave të tyre, pastaj për të njëjtën gjë ftohen edhe gratë, duke u thënë se që të dy do të kenë shpërblime të mëdha prej Allahut të Madhërishëm.

    Sjellje e mirë apo moral i mirë me bashkëshorten nuk konsiderohet vetëm t’i bësh ndonjë të mirë, por të durosh ndaj të keqes apo të ndonjë gjëje të padëshirueshme. Shembull më i mirë për sjellje të mirë, vetëpërmbajtje dhe durim ndaj gruas kemi Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), ku transmetohet se i është drejtuar me fjalët e tij të buta gruas së tij Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Unë e di kur je e zemëruar dhe se kur je e lumtur.” Aishja ia kthen: Si e paske kuptuar? I përgjigjet Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Kur je e lumtur, thua: Jo pasha Zotin e Muhammedit, ndërkaq kur je e zemëruar thua: Jo pasha Zotin e Ibrahimit.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kthen: Të vërtetën e the. Them ashtu (kur jam e zemëruar) se nuk dua ta them emrin tënd.” (Shënon Buhariu, 8/497)

    Nga ky rast, shohim qartë butësinë dhe durimin e shembullit më të lart njerëzore, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) si bashkëshort, ndaj gruas së tij.

    Maturi dhe ekuilibrim

    Që të dy bashkëshortët duhet të tregojnë maturi dhe ekuilibër në çdo gjë. Por, burri duhet të jetë ai që toleron më shumë, dhe që duhet të ndërtojë maturi dhe ekuilibër në familje. Maturia dhe ekuilibri duhet të manifestohen në shumë aspekte; qoftë në shpenzime, xhelozi po edhe në dashuri. Në shpenzime, si burri po ashtu edhe gruaja duhet të shpenzojnë me maturi dhe kujdes. Problemet materiale shpeshherë bëhen shkak për pakënaqësitë. Financat duhet ndrequr mirë. Për çdo gjë duhet konsultim dhe mirëkuptim. Në Islam çdo gjë e tepërt, ose stërngarkim, është e urryer, qoftë në punë apo në shpenzime etj.

    “Pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (A’rafë, 31)

    Pra, maturi dhe ekuilibër për çdo gjë. S’duhet ngurruar në pranimin e mendimit të njërit bashkëshort, qoftë në këtë rast burri apo gruaja. Në çdo rast, edhe në këso rastesh burri duhet treguar maturi dhe ekuilibër në shpenzime. Nëse gruaja kërkon të shpenzojë apo të blejë diçka, s’duhet pritur apo kthyer kjo me nervozizëm apo me mospërfillje. Duhet përdorur gjuhën e arsyes dhe butësinë.


    Pse burri duhet të tregojë më shumë maturi dhe kujdes, po spikasim disa arsye:

    Me gjithë përgjegjësitë që ka burri ndaj familjes, gruaja për nga natyra e saj është më e ngarkuar emocionalisht se sa burri;

    Gruaja qoftë e integruar në shoqëri apo jo (amvise), më shpejt pushtohet nga lodhja dhe stresi;

    Burri është në gjendje të përballojë çdo sfidë në çdo kohë, ndërsa gruas i duhet kohë të ambientohet me problemin;

    Gruaja konsiderohet të jetë epiqendra e familjes, çdo parregullsi që mund t’i paraqitet, mund të çrregullohet e tërë familja;

    Burri duke qenë se bartë përgjegjësinë më të madhe të përkujdesjes ndaj familjes, në sytë e gruas së tij është shtylla e shtëpisë, e në qoftë se kjo shtyllë lëkundet, e bën gruan të ndihet e pasigurt.

    Këshillim dhe përkujdesje morale e fetare

    “Feja është këshillë.”, kështu jemi porositur nga Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Në një thënie tjetër thotë: “S’ka turp (të pyesësh) në fe.”

    Kjo s’do me thënë se të jesh i turpshëm, është karakter i keq, por do të thotë se nëse ke për qëllim të mësosh diçka, apo të sqarohesh për ndonjë gjë, në fe, s’është turp. Sepse, te jesh i turpshëm në Islam, është një ndër cilësitë e larta të një besimtari: “Turpi është gjysma e besimit.”

    Për çdo gjë, bashkëshortët duhet këshilluar njëri tjetrin. Në këtë rast, burri nëse ka njohuri më shumë për fenë, duhet treguar gruas së tij, p.sh. kohën e pastrimit, rregullat dhe si duhet të veprojë. Ta mësojë në çështje të fesë. Siç thamë më sipër, gruaja është qeliza e familjes, prandaj kjo qelizë duhet edukuar sipas mësimeve të pastra islame. Por, duhet të ndodhë edhe e kundërta, nëse gruaja zotëron njohuri islame më shume, duhet këshilluar burrin e saj. Ky këshillim fetar, duhet të bëhet gradualisht, me urtësi, butësi dhe maturi.

    Dhënia e dhuratave

    Shkëmbimi i dhuratave ndërmjet bashkëshortëve është gjë e nevojshme dhe me rëndësi për të shprehur respektin dhe dashurinë. Këtë gjë është mirë ta bëjë i pari burri. Nuk është me rendësi vlera e dhuratës, mund të jetë një buqetë me lule, apo edhe ndonjë unazë etj. Një dhuratë modeste ndaj gruas, ia vulos buzëqeshjen në fytyrë. E gëzon. Në një mënyrë, kjo forcon edhe më shumë lidhjen martesore dhe shton më shumë ngrohtësinë mes tyre.

    Një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe gruaja ndaj burrit të saj. Dhurata më e mirë, që mund të marrë një burrë nga gruaja e tij, është që kur të kthehet në shtëpi të pritet me buzëqeshje.

    Lozja dhe argëtimi

    Në Islam njeriu trajtohet njeri, dhe si i tillë, ka nevoje për argëtim dhe lozje. Në veçanti, jeta bashkëshortore ka nevojë për më shumë hapësirë për argëtim dhe humor të mirë. Nëpërmjet humorit të mirë, lozjes e argëtimeve, harrohen probleme të parëndësishme e mënjanohen mosmarrëveshjet.

    Kjo gjë, pra lozja e argëtimi, e bën edhe më të plotë kodin e disiplinës së jetës bashkëshortore. Një gjë të tillë e shohim edhe te jeta bashkëshortore e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Transmetohet se njëherë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kishte kaluar në garë Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), mirëpo në një kohë tjetër, Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) arrin t’ia kalojë, dhe i thotë Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Të kalova (u barazuam) pasi që më kalove njëherë më parë.”

    Ky ishte një shembull i hijes së lehtë që ka pasur Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në raport me gruan e tij. Po ka shumë raste të tjera, që dëshmon se Islami në asnjë formë nuk lejon ashpërsinë dhe seriozitetin e tepruar e të vazhdueshëm. Për çdo gjë mesatarja.

    Siç e pamë, Islami (në kohën kur femra konsiderohej e zeza e shoqërisë!) ndërtoi raportet midis burrit dhe gruas dhe çdo njërit ia dhuroi të drejtat dhe përgjegjësitë, duke mos i bërë padrejtësi asnjërës palë. Ata që bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur Islamin si shtypës të gruas, ua përkujtojmë premtimin kur’anor:

    “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saff, 8)

    Në Islam gjejmë një pozitë të kënaqshme të gruas, si në familje dhe në shoqëri. Atë e ngriti duke ia besuar edukimin e qenies më të ngritur, njeriun. E bëri nënë të njerëzimit. Prehje dhe epiqendër e familjes.

    Në një citat kur’anor, Allahu i Madhërishëm thotë:

    “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhuratë, 13)

    Si burri po ashtu edhe gruaja janë të barabartë, por me detyra e përgjegjësi të ndryshme e të ndara. Përkundër kësaj barazie, burri është i thirrur që të jetë i kujdesshëm dhe i matur ndaj gruas, në të gjitha aspektet! I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), shembulli më i lartë i njerëzimit porosit burrat me fjalët:
    “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.”

    Po e përmbyll këtë shkrim, me një thënie, e cila dëshmon se çfarë rëndësie i është dhënë gruas, nënës, në Islam:
    “Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave.”

  12. #12
    Muslimane krenare!
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    26

    Post Kodi i sjelljes bashkëshortore në Islam

    Kodi i sjelljes bashkëshortore në Islam

    “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” - Kur'an, 2:187
    “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.” - Hadith

    Shkruan: Avni Tafili
    Burimi: http://atafili.wordpress.com | Zëri i Pendës Islame


    BURRI MBUROJË PËR GRUAN E TIJ DHE GRUAJA MBUROJË PËR BURRIN E SAJ

    Islami, një sistem i kompletuar vlerash në çdo aspekt, duke plotësuar njëra-tjetrën, i rezistoi çdo sfide nëpër kohë të ndryshme, kështu, duke ruajtur vlerën dhe pozitën e çdo gjëje me ngulm dhe pa kompromis.

    Ideja për superioritetin mashkullor në raport me atë femëror, në Islam nuk qëndron. Kodi islam ka rregulluar mjaft mirë raportet midis burrit dhe gruas, e secilin e ngarkoi me përgjegjësi të ndara; jo për të ulur a ngritur tjetrin, por për t’u realizuar formula hyjnore “gjetja e prehjes midis njëri-tjetrit”.

    Islami insiston të ndërtojë jetën martesore në kuadër të mëshirës, prehjes së ndërsjellë dhe tolerancës, jo vetëm duke nxitur mirëkuptimin, por edhe duke ia tërhequr vëmendjen se njeri pa tjetrin nuk mund të jetojë. Ky është Kur’ani, Fjala e Atij që krijoi dhe përsosi, mëshira e të Cilit përshkoi çdo krijesë të Tij, jo vetëm që ofroi zgjidhje, por edhe solli argumente logjike për t’u bindur, që të mos humbet kohë në kërkimin e zgjidhjeve tjera, pasi që në fund nuk do të gjejë tjetër pos dështimit dhe dëshpërimit. Ndër argumentet bindëse, të cilat dëshmojnë mëshirën dhe fuqinë e Allahut ndaj krijesave të Tij, është se për çdo lloj krijoi çiftin, ashtu që, në varësi të ndërsjellë, të gjejnë prehje, e ne anën tjetër, prirja e të jetuarit në harmoni brenda llojit, është manifestim i vullnetit hyjnor, nëpërmjet të cilës mbillet dashuria dhe mëshira po brenda llojit.

    “Dhe nga faktet e (madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Rrum, 21)

    Për të vënë në theks më të dukshëm rëndësinë e llojit brenda llojit “njeri” e shohim në një citat kur’anor, ku është përdorur shprehja libas, e cila në gjuhën shqipe mund të jep disa kuptime: të gjeturit prehje; mburojë për njëri-tjetrin; po ashtu mund të ngërthejnë me dhjetëra nënkuptime tjera, si: ndihmë, përkrahje etj.

    Këtë shprehje kaq të qëlluar e të mahnitshme e gjejmë në këtë citat:

    “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni ‘prehje’ për ato.” (Bekare, 187)

    Pra, në Islam, burri për gruan e tij dhe gruaja për burrin e saj janë sikurse një pëlhurë, e cila mbron njëri-tjetrin nga çdo gjë jashtë tyre. Thënë ndryshe, mbulesë nën të cilën gjejnë qetësinë, mbrojtjen dhe lumturinë. E kjo mbulesë e mbrojtje përfshinë të gjitha aspektet, qofshin shpirtërore apo materiale.


    BURRI TË JETË INICIATOR

    Në kuadër të kodit islam të mirësjelljes, kërkohet që burri të ndërmarr i pari iniciativën e nxitjes së mirëkuptimit dhe respektit në jetën martesore: “Çoni jetë të mirë me to.” (Nisaë, 19)

    Urtësia qëndron në atë se në shumë raste gratë janë ato që pësojnë nga superioriteti mashkullor, prandaj kërkohet, madje urdhërohet që të tregohen të mëshirshëm, të durueshëm e të jenë sa më të mirësjellshëm. Pra, bëhet fjalë që nëpërmjet mirësjelljeve të tij, të shuhet edhe ideja se burri duhet të sundojë, dhe fjala e tij të jetë ligj për gruan e vet.

    Duke konsideruar se sot, gruaja po bën të pamundurën, madje po sakrifikon edhe dinjitetin e saj që ta gjejë vetveten në shoqëri, Islami jo vetëm që i siguroi pozitën e saj, por edhe e ngriti në një nivel me të lartë, duke e urdhëruar burrin të tregojë respekt dhe mirësjellje doemos.


    BURRI DUHET TË MOS NXITOJË

    Po ashtu, kërkohet nga burri që të mos nxitojë në vendime, të jetë i durueshëm dhe të tregojë maturi. Në qoftë se ndodh ndonjë pakënaqësi (nëse arsye nuk është imoraliteti) burri duhet të mos thyejë zemrën e gruas se vet, por të hesht, sepse Krijuesi i zemrave mund të rimbjellë sërish dashuri në zemrat e tyre.

    “Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.” (Nisaë, 4:19)

    Ndërsa, kërkohet që burri të mos nxitojë, por të jetë i durueshëm, rekomandohet se durimi i tij shpërblehet me dhënien e shumë të mirave. Ky kod i mirësjelljes, mosnxitimi, i siguron gruas paqe nga zemërimi, për shkak të ndonjë pakënaqësie rasti nga burri.


    TË ÇOJË JETË TË MIRË MR GRUAN E TIJ

    T’i kthehemi sërish kodit kur’anor për mirësjelljen e burrit ndaj gruas. Po ta meditonim me vëmendje këtë porosi hyjnore: “Çoni jetë të mirë me to” do ta kuptonim se çdo përpjekje njerëzore për t’i siguruar gruas te drejta, do t’i nënshtrohej këtij citati i magjepsur.

    Porosia “Çoni jetë të mirë me to” përfshinë çdo fushë që do të ndërlidhej me mbarëvajtjen e raportit të burrit me gruan e vet. Me fjalë të tjera, “Të çosh jetë të mirë me gruan” nënkuptohet mëshira, butësia, respekti, angazhim dhe vullnet të fuqishëm për te nxitur mirëkuptim, për të mënjanuar mosmarrëveshjet, e mbi të gjitha për të siguruar arritjen e qëllimeve të larta të jetës martesore.

    Pra, burri u urdhërua i pari që të tregojë gatishmëri për të iniciuar jetë të mirë dhe të harmonizojë marrëdhëniet bashkëshortore me gruan e tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që gruaja gjithnjë duhet të pres iniciativa të tilla nga burri. Qëllimi i iniciativës nga burri ndaj gruas është që jeta martesore të mos jetë thjeshtë lidhje biologjike, por të arrihen qëllimet fisnike nga ajo lidhje. Po, edhe duke pasur parasysh natyrën e brishtë (më të dobët) të gruas, më së shumti kërkohet që burri të tregohet më i kujdesshëm dhe më punëtor në realizimin e harmonisë dhe të paqes brenda lidhjeve bashkëshortore.

    Familja është zemra e shoqërisë, e nëse zemra është e sëmurë, rrjedhimisht tërë shoqëria infektohet me atë sëmundje. Kështu që kodi islam i mirësjelljes, për të parandaluar shembjen e lidhjeve midis çifteve, nxiti burrin, i cili edhe konsiderohet bërthama e familjes, që të marrë rolin e një kundër-infektuesit. Si më poshtë, kemi vënë në spikatje rekomandimet ndaj burrit në raport me gruan e tij për t’u bërë e arrirë harmonia dhe suksesi në jetën martesore:


    DURIM, BUTËSI DHE PËRMBAJTJE

    Sjellja e mirë dhe përmbajtja në hidhërim, në keqkuptim dhe në mosmarrëveshje është shprehje e mëshirës dhe cilësi e lartë prej besimtari, cilësi e pejgamberëve të Allahut xh.sh..

    Në porosinë pejgamberike si më poshtë, do të shohim se si nxiten burri po edhe gruaja që të tregohen të përmbajtur e të durueshëm ndaj njëri-tjetrit: “Kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të gruas së tij, ka për t’i dhuruar Allahu shpërblim sa i dha Ejubit pasi që e sprovoi.”

    Po ashtu, në të njëjtën porosi, nxitet që edhe gruaja të tregohet e përmbajtur ndaj burrit të saj në raste zemërimi si shkak i ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj: “Dhe, kush i duron ndonjë sjelljeje jo të mirë të burrit të saj, ka për t’i dhuruar Allahu shpërblim sa i është dhënë Asijes, gruas së faraonit.”

    Shpeshherë në Kur’an besimtaret janë të nxitur të durojnë dhe se durimi i tyre ka për t’u shpërblyer nga Allahu xh.sh..

    “Nuk ka dyshim se për durimtarët e durimtaret… Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Ahzab, 35)

    Të dy bashkëshortët janë të ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, mirëpo edhe në këtë rast, burri duhet të tregohet më i kujdesshëm dhe më i përmbajtur. Në një thënie pejgamberike porositen burrat që të kenë mëshirë ndaj grave të tyre, pastaj për të njëjtën gjë ftohen edhe gratë, duke u thënë se që të dy do të kenë shpërblime të mëdha prej Allahut të Madhërishëm.

    Sjellje e mirë apo moral i mirë me bashkëshorten nuk konsiderohet vetëm t’i bësh ndonjë të mirë, por të durosh ndaj të keqes apo të ndonjë gjëje të padëshirueshme. Shembull më i mirë për sjellje të mirë, vetëpërmbajtje dhe durim ndaj gruas kemi Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), ku transmetohet se i është drejtuar me fjalët e tij të buta gruas së tij Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Unë e di kur je e zemëruar dhe se kur je e lumtur.” Aishja ia kthen: Si e paske kuptuar? I përgjigjet Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): “Kur je e lumtur, thua: Jo pasha Zotin e Muhammedit, ndërkaq kur je e zemëruar thua: Jo pasha Zotin e Ibrahimit.” Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kthen: Të vërtetën e the. Them ashtu (kur jam e zemëruar) se nuk dua ta them emrin tënd.” (Shënon Buhariu, 8/497)

    Nga ky rast, shohim qartë butësinë dhe durimin e shembullit më të lart njerëzore, Muhammedin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) si bashkëshort, ndaj gruas së tij.


    MATURI DHE EKUILIBRIM

    Që të dy bashkëshortët duhet të tregojnë maturi dhe ekuilibër në çdo gjë. Por, burri duhet të jetë ai që toleron më shumë, dhe që duhet të ndërtojë maturi dhe ekuilibër në familje. Maturia dhe ekuilibri duhet të manifestohen në shumë aspekte; qoftë në shpenzime, xhelozi po edhe në dashuri. Në shpenzime, si burri po ashtu edhe gruaja duhet të shpenzojnë me maturi dhe kujdes. Problemet materiale shpeshherë bëhen shkak për pakënaqësitë. Financat duhet ndrequr mirë. Për çdo gjë duhet konsultim dhe mirëkuptim. Në Islam çdo gjë e tepërt, ose stërngarkim, është e urryer, qoftë në punë apo në shpenzime etj.

    “Pse Ai (Allahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).” (A’rafë, 31)

    Pra, maturi dhe ekuilibër për çdo gjë. S’duhet ngurruar në pranimin e mendimit të njërit bashkëshort, qoftë në këtë rast burri apo gruaja. Në çdo rast, edhe në këso rastesh burri duhet treguar maturi dhe ekuilibër në shpenzime. Nëse gruaja kërkon të shpenzojë apo të blejë diçka, s’duhet pritur apo kthyer kjo me nervozizëm apo me mospërfillje. Duhet përdorur gjuhën e arsyes dhe butësinë.


    PSE BURRI DUHET TË TREGOJË MË SHUMË MATURI DHE KUJDES, PO SPIKASIM DISA ARSYE:

    Me gjithë përgjegjësitë që ka burri ndaj familjes, gruaja për nga natyra e saj është më e ngarkuar emocionalisht se sa burri;
    Gruaja qoftë e integruar në shoqëri apo jo (amvise), më shpejt pushtohet nga lodhja dhe stresi; burri është në gjendje të përballojë çdo sfidë në çdo kohë, ndërsa gruas i duhet kohë të ambientohet me problemin; gruaja konsiderohet të jetë epiqendra e familjes, çdo parregullsi që mund t’i paraqitet, mund të çrregullohet e tërë familja; burri duke qenë se bartë përgjegjësinë më të madhe të përkujdesjes ndaj familjes, në sytë e gruas së tij është shtylla e shtëpisë, e në qoftë se kjo shtyllë lëkundet, e bën gruan të ndihet e pasigurt.


    KËSHILLIM DHE PËRKUJDESJE MORALE E FETARE

    “Feja është këshillë”, kështu jemi porositur nga Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Në një thënie tjetër thotë: “S’ka turp (të pyesësh) në fe.”

    Kjo s’do me thënë se të jesh i turpshëm, është karakter i keq, por do të thotë se nëse ke për qëllim të mësosh diçka, apo të sqarohesh për ndonjë gjë, në fe, s’është turp. Sepse, te jesh i turpshëm në Islam, është një ndër cilësitë e larta të një besimtari: “Turpi është gjysma e besimit.”

    Për çdo gjë, bashkëshortët duhet këshilluar njëri tjetrin. Në këtë rast, burri nëse ka njohuri më shumë për fenë, duhet treguar gruas së tij, p.sh. kohën e pastrimit, rregullat dhe si duhet të veprojë. Ta mësojë në çështje të fesë. Siç thamë më sipër, gruaja është qeliza e familjes, prandaj kjo qelizë duhet edukuar sipas mësimeve të pastra islame. Por, duhet të ndodhë edhe e kundërta, nëse gruaja zotëron njohuri islame më shume, duhet këshilluar burrin e saj. Ky këshillim fetar, duhet të bëhet gradualisht, me urtësi, butësi dhe maturi.


    DHËNIA E DHURATAVE

    Shkëmbimi i dhuratave ndërmjet bashkëshortëve është gjë e nevojshme dhe me rëndësi për të shprehur respektin dhe dashurinë. Këtë gjë është mirë ta bëjë i pari burri. Nuk është me rendësi vlera e dhuratës, mund të jetë një buqetë me lule, apo edhe ndonjë unazë etj. Një dhuratë modeste ndaj gruas, ia vulos buzëqeshjen në fytyrë. E gëzon. Në një mënyrë, kjo forcon edhe më shumë lidhjen martesore dhe shton më shumë ngrohtësinë mes tyre.

    Një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe gruaja ndaj burrit të saj. Dhurata më e mirë, që mund të marrë një burrë nga gruaja e tij, është që kur të kthehet në shtëpi të pritet me buzëqeshje.


    LOZJA DHE ARGËTIMI

    Në Islam njeriu trajtohet njeri, dhe si i tillë, ka nevojë për argëtim dhe lozje. Në veçanti, jeta bashkëshortore ka nevojë për më shumë hapësirë për argëtim dhe humor të lehtë e të mirë. Nëpërmjet humorit të mirë, lozjes e argëtimit, harrohen probleme të parëndësishme e mënjanohen mosmarrëveshjet.

    Kjo gjë, pra lozja e argëtimi, e bën edhe më të plotë kodin e disiplinës së jetës bashkëshortore. Një gjë të tillë e shohim edhe te jeta bashkëshortore e Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!). Transmetohet se njëherë Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia kishte kaluar në garë Muhammedit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), mirëpo në një kohë tjetër, Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) arrin t’ia kalojë, dhe i thotë Ajshes (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Të kalova (u barazuam) pasi që më kalove njëherë më parë.”

    Ky ishte një shembull i hijes së lehtë që ka pasur Muhammedi (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) në raport me gruan e tij. Po ka shumë raste të tjera, që dëshmon se Islami në asnjë formë nuk lejon ashpërsinë dhe seriozitetin e tepruar e të vazhdueshëm. Për çdo gjë mesatarja.

    Siç e pamë, Islami (në kohën kur femra konsiderohej e zeza e shoqërisë!) ndërtoi raportet midis burrit dhe gruas dhe çdo njërit ia dhuroi të drejtat dhe përgjegjësitë, duke mos i bërë padrejtësi asnjërës palë. Ata që bëjnë përpjekje të vazhdueshme për ta paraqitur Islamin si shtypës të gruas, ua përkujtojmë premtimin kur’anor:

    “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, po Allahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Saff, 8)

    Në Islam gjejmë një pozitë të kënaqshme të gruas, si në familje dhe në shoqëri. Atë e ngriti duke ia besuar edukimin e qenies më të ngritur, njeriun. E bëri nënë të njerëzimit. Prehje dhe epiqendër e familjes.

    Në një citat kur’anor, Allahu i Madhërishëm thotë:

    “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhuratë, 13)

    Si burri po ashtu edhe gruaja janë të barabartë, por me detyra e përgjegjësi të ndryshme e të ndara. Përkundër kësaj barazie, burri është i thirrur që të jetë i kujdesshëm dhe i matur ndaj gruas, në të gjitha aspektet! I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), shembulli më i lartë i njerëzimit porosit burrat me fjalët: “Kini frikë Allahun në trajtimin e grave.”

    Po e përmbyll këtë shkrim, me një thënie, e cila dëshmon se çfarë rëndësie i është dhënë gruas, nënës, në Islam: “Xheneti ndodhet nën këmbët e nënave.”
    Muslimane krenare!

  13. #13
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Si Ta Bëni Gruan Tuaj Të Lumtur!?


    (Kjo që vijon është pjesa e parë e përmbledhjes së librit “Si ta bëni gruan tuaj të lumtur!” nga Shejh Muhammed Abdul-Halim Hamid)

    1. Pranim i bukur

    Pas kthimit nga puna, shkolla, udhëtimi, ose çka do që ju ka ndarë:

    - Filloni me një përshëndetje të mirë.

    - Filloni me Esselamu Alejkum dhe me buzëqeshje. Selami është sunet dhe dua për atë në të njëjtën kohë.

    - Shtrëngoni duart me të (përshëndetuni me dorë) dhe lërini lajmet e këqija për më vonë!


    2. Të folurit e ëmbël dhe ftesa mahnitëse

    - Zgjidhni fjalë, të cilat janë pozitive dhe largohuni atyre që janë negative.
    - Keni kujdes në atë që flitni dhe kushtoni vëmendjen kur ajo flet.
    - Flitni me qartësi dhe përsëritni fjalët nëse ka nevojë derisa ajo të kuptojë.
    - Thirreni me emra të mirë, të cilët i pëlqejnë asaj, p.sh. e dashura ime, loçkë, etj.

    3. Dashamirësia dhe rekreimi


    - Kaloni kohë duke biseduar së bashku.
    - Tregoni asaj lajme të mira.
    - Përkujtoni çastet e mira që keni kaluar së bashku.


    4. Lojërat dhe zbavitjet

    - Bërja e shakave dhe sensi për humor.
    - Loja ose garimi me njëri-tjetrin në sport ose diçka tjetër.
    - Dalja për të parë forma të lejuara (hallall) të zbavitjes.
    - Largimi prej gjërave të ndaluara (haram) si forma të zbavitjes.


    5. Ndihma në shtëpi


    - Kryerja e punës që ndihmon dhe të cilën ju si individ mund apo pëlqeni ta kryeni në shtëpi, sidomos kur ajo është e sëmurë ose e lodhur.
    - Gjëja më e rëndësishme është të jetë e qartë dhe e dukshme se burri e çmon punën e vyeshme të gruas.


    6. Konsultimi

    - Në mënyrë specifike në çështjet familjare.
    - Dhënia e ndjenjës se mendimi i saj është i rëndësishëm për ty.
    - Analizimi i mendimit të saj me kujdes.
    - Të jeni të gatshëm të ndërroni mendimin tuaj për mendimin e saj nëse është më i mirë.
    - Falënderimi për ndihmën që ka dhënë me mendimet e veta.


    7. Vizitimi i tjerëve

    - Zgjedhja e njerëzve të edukuar mirë e të pjekur me të cilët do të ndërtohen marrëdhënie. Ka shpërblim të lartë në vizitimin e kushërinjve dhe njerëzve të devotshëm. (Jo duke humbur kohë gjatë këtyre vizitave!).
    - Të ketë kujdes për sjellje islame gjatë vizitave.
    - Mos ta detyrojë t’i vizitojë ata, me të cilët nuk ndjehet e rehatshme.


    8. Sjellja gjatë udhëtimit

    - Ofroni lamtumirën dhe përshëndetje të ngrohtë si dhe këshilla të mira.
    - Le t’i thotë që të lutet për te.
    - Kërko prej kushërinjve të devotshëm dhe shokëve që të kujdesen për familjen gjatë mungesës sate.
    - Jepi të holla të mjaftueshme për gjërat për të cilat mund të ketë nevojë.
    - Mundohuni që të mbani kontakt me te qoftë me telefon, e-mail, letra, etj.
    - Kthehuni sa më shpejt.
    - Sillni një dhuratë për të!
    - Tentoni që të mos ktheheni në kohë të papritur ose gjatë natës.
    - Merreni me vete nëse është e mundur.

    9. Mbështetja financiare

    - Burri duhet të jetë zemërgjerë brenda mundësive të tij financiare. Ai nuk duhet të jetë koprrac me të hollat e tij (por jo edhe shkapërdar).
    - Ai fiton shpërblime për të gjitha shpenzimet për mirëmbajtjen e saj, madje edhe për një copë të vogël të bukës me të cilën e ushqen me dorën e vet (sipas hadithit).
    - Ai me të madhe nxitet që t’i jap të holla asaj para se ajo të kërkojë.


    10. Parfumosja (me erëra të mira) dhe zbukurimi fizik

    - Praktikimi i sunetit në largimin e qimeve prej vendeve të turpshme dhe nënsqetullave.
    - Gjithmonë të jetë i pastër dhe i rregulluar.
    - Të vendos parfum për të.


    11. Marrëdhënie (seksuale)

    - Është e obligueshme që të kryhet zakonisht (në mënyrë të rëndomtë) nëse nuk keni arsyetim (sëmundje, etj.).
    - Filloni me “Bismilah” dhe me duanë e të Dërguarit.
    - Kryeni hyrjen vetëm në vendin e përshtatshëm (jo në anus).
    - Filloni me paralojë duke përfshirë fjalë dashurie.
    - Vazhdoni derisa e keni kënaqur dhe përmbushur edhe dëshirën e saj.
    - Pas kësaj relaksohuni dhe bëni shaka.
    - Largohuni marrëdhënieve gjatë menstruacioneve, pasi që është haram.
    - Bëni çka të mundeni që të mos e dëmtoni nivelin e turpit dhe modestisë siç është heqja e teshave së bashku, në vend se të kërkojë që ajo t’i heq e para derisa ai e shikon atë.
    - Gjatë marrëdhënies shmanguni prej pozitave, të cilat mund të jenë të dëmshme për të, si për shembull, duke shkaktuar shtypje në gjoksin e saj dhe duke bllokuar ajrin e saj, sidomos nëse jeni të rëndë.
    - Zgjidhni kohë të përshtatshme për marrëdhënie dhe bëhuni të kuptueshëm pasi që ajo ndonjëherë mund të jetë e sëmurë ose e stërlodhur.


    12. Mbrojtja e intimitetit dhe fshehtësive

    - Largohuni prej shpalljes së informatave private siç janë fshehtësirat nga dhoma e fjetjes, problemet e saj personale dhe çështje tjera private.


    13. Dhënia e ndihmës në dëgjueshmërinë ndaj Allahut

    - Zgjohuni në pjesën e tretë të natës të falni “kijamul lejl” (namaz nafile që kryhet gjatë natës me suxhud dhe ruku të gjatë).
    - Mësojani asaj atë që e dini prej Kur’anit dhe tefsirit.
    - Mësojani asaj “Dhikrin” (mënyra të ndryshme për ta përkujtuar Allahun sipas shembullit të të Dërguarit) në mëngjes dhe në mbrëmje.
    - Nxiteni që të harxhojë të holla për hir të Allahut siç është sadakaja (lëmosha).
    - Merreni në haxh ose në umre kur keni mundësi financiare për ta bërë këtë.


    14. Tregimi i respektit ndaj familjes së saj dhe shokëve

    - Merreni që ta vizitojë familjen e saj dhe kushërinjtë, e sidomos prindërit e saj.
    - Ftoni ata që ta vizitojnë atë dhe mirëpritni.
    - Jepni dhurata në raste të veçanta.
    - Ndihmoni kur ka nevojë me të holla, mund, etj..
    - Mbani marrëdhënie të mira me familjen e saj pas vdekjes së saj nëse ajo vdes e para.

    Po ashtu në këtë rast burri nxitet që të veprojë sipas sunetit dhe të vazhdojë të jap prej asaj që ajo ka dhanë gjatë jetës së saj, shoqeve të saj dhe familjes.


    15. Stërvitja dhe këshillimi islam

    Kjo përmban:
    - Themelet e Islamit.
    - Detyrat dhe të drejtat e saj.
    - Leximi dhe shkrimi.
    - Nxitja e saj që të marrë pjesë në ligjërata dhe tubime shkencore.
    - Rregullat islame dhe dispozitat lidhur me gratë.
    - Blerja e librave islame dhe kasetave për bibliotekën e shtëpisë.

    16. Xhelozia e mirë

    - Sigurohuni që ajo të mbajë hixhab të përshtatshëm para se të dalë prej shtëpisë.
    - Ndaloni përzierjen me meshkujt jo-mahrem.
    - Largohuni prej xhelozisë së tepruar. Shembuj të kësaj janë:

    a) Duke analizuar secilën fjalë dhe fjali që ajo e thotë duke i mbingarkuar fjalët e saj me kuptime, të cilat ajo nuk i ka menduar.
    b) Duke ia ndaluar asaj që të dalë prej shtëpisë kur arsyet për këtë janë të drejta.
    c) Duke ia ndaluar që t’i përgjigjet telefonit, etj..


    17. Durimi dhe butësia

    - Problemet priten në çdo martesë, prandaj kjo gjë është normale. Ajo që është e gabuar janë reagimet e tepërta dhe zmadhimi i problemeve deri sa të shkaktojë prishjen e martesës.
    - Zemërimi duhet të tregohet vetëm atëherë kur ajo i tejkalon të gjithë kufijtë e Allahut (subhanehu ve teala), duke i vonuar namazet, duke u marrë me përgojim, duke shikuar gjëra të ndaluara në TV, etj..

    - Faljani gabimet që ajo i bën ndaj juve (shiko numër 18).
    - Si mund që më së miri t’ia përmirësoni gabimet e saj?:
    a) Së pari, me këshilla të qarta dhe që nënkuptohen, disa herë me radhë.
    b) Mandej duke ia kthyer shpinën asaj në krevat (duke i shprehur ndjenjat tuaja, pakënaqësinë dhe qortimin). Vëreni se kjo nuk do të thotë që ta lëni dhomën e fjetjes e të kaloni në një dhomë tjetër, apo duke e braktisur shtëpinë dhe për të shkuar në ndonjë vend tjetër, ose të mos bisedohet me të.
    c) Zgjedhja e fundit është që lehtë t’i mëshohet asaj (atëherë kur lejohet). Në këtë rast burri duhet ta ketë në konsideratë këtë që vijon:
    * Ai duhet ta dijë se është sunet që t’i largohet rrahjes sikur që edhe i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka bërë, duke mos rrahur asnjëherë ndonjë grua të tij ose rob.
    * Ai duhet ta bëjë këtë vetëm në raste ekstreme të mosdëgjueshmërisë, p.sh. duke refuzuar shpeshherë pa arsye marrëdhëniet seksuale, në mënyrë konstante duke mos u falur në kohë, duke e braktisur shtëpinë për periudha të gjata të kohës pa leje, dhe refuzimi që t’i tregojë atij se ku ka qenë, etj..

    * Nuk duhet të bëhet përveç pasi është larguar nga krevati dhe pasi që është zhvilluar biseda me të siç është përmendur në Kur’an.
    * Ai nuk duhet t’i mëshojë fuqishëm me qëllim që ta dëmtojë, ose t’i mëshojë në fytyrë ose në pjesët tjera të ndjeshme të trupit.
    * Ai nuk duhet ta turpërojë siç është rasti me rrahjen me këpucë, etj..


    18. Falja dhe ndëshkimi i përshtatshëm

    - Mbajtja llogari vetëm për gabimet më të mëdha.
    - Faljani gabimet që janë bërë në drejtim të tij (burrit), por mbani llogari për gabimet e bëra në drejtim të Allahut, p.sh. vonimi i namazit, etj..

    - Përkujtojani vetes të gjitha të mirat që ajo i bën sa herë që të bëjë ndonjë gabim.
    - Mbani mend se të gjithë njerëzit gabojnë prandaj mundohuni të gjeni arsye për të, siç mund të jetë rasti se ajo është e lodhur, e pikëlluar, e ka ciklin e saj mujor ose se përkushtimi i saj ndaj Islamit është në rritje.
    - Shmanguni sulmeve ndaj saj për shkak të ushqimit të keq pasi që i Dërguari (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) asnjëherë nuk ka fajësuar asnjë prej grave të tij për këtë. Nëse e pëlqen ushqimin, ai hanë, dhe nëse nuk e pëlqen atëherë ai nuk hanë dhe nuk komenton.
    - Para se të deklarojë se ajo është në gabim, tentoni prirje tjera indirekte, të cilat janë më të lehta sesa akuzimet direkte.
    - Largohuni prej përdorimit të ofendimeve dhe fjalëve, të cilat dëmtojnë ndjenjat e saj.
    -Atëherë kur bëhet e nevojshme të diskutohet ndonjë problem pritni që të jeni në vetmi dhe larg prej të tjerëve.
    - Të pritni derisa zemërimi të bie pak, sepse të ndihmon që të mbani kontrollin e fjalëve tuaja.

  14. #14
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    S'ka murgëri në Islam

    Në një anë Islami nuk lejon lidhje gjinore të pakufizuara dhe për këtë ndalon prostitucionin dhe çdo gjë që shpie në të, mirëpo në anën tjetër, lejon të kundërtën, gjegjësisht thërret në martesë dhe ndalon heqjen dorë dhe tredhjen.

    Nuk i lejohet muslimanit të aftë për martesë ta refuzojë aktin e tillë me pretekst se i përqëndrohet vetëm Zotit, adhurimit të Tij dhe murgërimit e largimit nga kjo botë.

    Pejgamberi a.s. ua ka potencuar disa sahabëve të tij të cilët anonin nga murgërimi, se kjo mënyrë trajtohet si devijim nga rruga e Islamit dhe si refuzim i Sunnetit të Pejgamberit a.s. Në këtë mënyrë ai i eliminoi mendimet e tilla të krishtera nga rrethi Islam.

    Ebu Kulâbe thotë se disa sahabe të Pejgamberit a.s. dëshironin ta refuzojnë këtë botë, t'i braktisin gratë e tyre dhe t'i qasen murgërimit. Pejgamberi a.s. foli fjalë të rrepta e pastaj tha:

    "Ata (popujt) para jush u shkatërruan nga murgërimi, ishin të vrazhdë ndaj vetes dhe Zoti u bë i vrazhdë ndaj tyre. Disa prej tyre ende gjenden nëpër manastire e faltore. Adhuroni Zotin, mos i shoqëroni asgjë, shkoni në haxhxh e umre, bëhuni të drejtë dhe çdo gjë do të jetë e drejtë për ju! " (Transmetim i Abdurrezakut, Ibn Xheririt dhe Ibn Mundhirit.)

    Për shkak të tyre u shpall ajeti:

    "O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që per ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall), dhe mos e teproni se Alllahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit)". (Mâide, 87)

    Nga Muxhahidi transmetohet se disa njerëz si Uthman ibn Madh'uni dhe Abdull-Ilah ibn Amri dëshironin të heqin dorë nga kjo botë, të tredhen dhe të veshin tesha të papërpunuara. Për ta u shpall ajeti i lartpërmendur dhe ai që vijon. (Tefsiri i Ibn Xheririt)

    Buhariu transmeton se një grup i sahabëve shkuan te shtëpitë e Pejgamberit a. s. për t'i pyetur bashkëshortet e tij rreth ibadetit të tij. Kur i dëgjuan, menduan se përgjigjja është e pamjaftueshme dhe thanë: "Si mund të krahasohemi me Pejgamberin a.s. kur atij Zoti ia ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshme!" Njëri prej tyre tha se do të agjërojë tërë jetën, tjetri tha se do të lutet tërë natën kurse i treti tha se nuk do të martohet asnjëherë. Kur e dëgjoi këtë Pejgamberi a.s. ua sinjalizoi gabimin dhe u tha:

    "Unë e njoh më mirë se ju Zotin dhe më shumë se ju prej Tij friksohem, mirëpo natën e kaloj në lutje e gjume, agjëroj, ha dhe martohem. Ai që largohet nga Sunneti im, nuk ka lidhje me mua (nuk më takon mua!) ".

    Sa'd ibn Ebi Vekkasi thotë se Pejgamberi a.s. e ka refuzuar murgërinë e Uthman ibn Medh'unit, dhe sikur të lejonte, të gjithë ne do të tredheshim.

    Pejgamberi a.s. u thotë të gjithë të rinjve:

    "O ju të rinj! Ai që mund të kujdeset për gruan le të martohet, ngase kështu i mbyll shikimet dhe mbron veten." (Transmetim i Buhariut)

    Nga këto hadithe disa dijetarë e obligojnë martesën për çdo musliman që ka mundësi për të, kurse disa të tjerë e kushtëzojnë për atë që s'mund të qëndrojë e ta mbrojë veten.

    Nuk i takon muslimanit të mos martohet nga frika prej rizkut të paktë apo prej përgjegjësisë por obligohet të përpiqet, të punojë dhe të presë begatinë nga Zoti, të cilën ua ka premtuar të martuarve që dëshirojnë të jenë të pastër e të dëlirë. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

    "Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja qe janë të ndershëm e të ndershme. Nëse jeni të varfër, Allahu ju begaton nga mirësia e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm ". (Nur, 32)

    Pejgamberi a.s. thotë:

    "Zoti e ka bërë hak t'u ndihmojë tre personave: të martuarin që dëshiron të mbrohet, robin që ia mundëson zotëriu i vet të paguajë e të fitojë lirinë dhe luftëtarin në rrugën e Zotit " (Transmetim i Nesaiut, Tirmidhiut, Ibn Maxhes dhe Hakimit.)

    Shikimi i të fejuarës

    Kur vendos muslimani të martohet dhe të fejojë ndonjë femër, atëherë i lejohet ta shohë para se t'i fillojë hapat e martesës dhe ta njohë më mirë, me qëllim që të mos gabojë e të ngatërrohet me diçka që e urren.

    Pasi që syri është zëdhënës i zemrës, atëherë mund të ndodhë që takimi me sy t'i afrojë zemrat dhe t'i bashkojë shpirtrat.

    Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejreja se ka thënë:

    "Isha te Pejgamberi a.s. kur erdhi një njeri dhe e lajmëroi se dëshironte të martohej me një grua prej ensarëve. Pejgamberi a.s. tha: "A e ke parë! " Kur i përgjigjet se jo, atëherë vazhdon dhe thotë: "Shko ta shohësh ngase ka diçka në sytë e ensarëve!"

    Mugire ibn Shu'be transmeton se kur e ka informuar Pejgamberin a.s. për fejesën e vet, ai i ka thënë:

    "Shihe atë, ngase kështu mund të vazhdoni! " Kur erdhën prindërit e saj, ai ua transmetoi fjalët e Pejgainberit, mirëpo, me sa duket, ata nuk shprehën gatishmëri për një gjë të tillë. Kur dëgjoi vajza nga dhoma, i tha: "Pasi që Pejgamberi të urdhëroi të më shohësh, atëherë më shiko..." Pastaj Mugireja thotë se "e pashë dhe e martova!" (Arrihet pëlqimi dhe midis tyre qëndrojnë engjëjt, (Transmetim i Ahmedit, Ibn Maxhes, Tirmidhiut, Ibn Habbanit dhe Daramiut.))

    Pejgamberi a.s. nuk i ka caktuar Mugires se sa duhet të takohet me të fejuarën e vet, gjegjësisht çka duhet të shohë në të fejuarën e vet. Sipas disa dijetarëve lejohet shikimi i fytyrës dhe i duarve, mirëpo këto pjesë janë të lejuara edhe në raste tjera jashtë fejesës. Pra, meqë bëhet fjalë për rast specifik, atëherë duhet të lejohet diçka më tepër se në rastet e rëndomta. Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet:

    "Kush dëshiron të fejojë ndonjë grua dhe kërkon të shohe diçka që indukton martesën, le të veprojë ashtu!" (Transmetim i Ebu Davudit.)

    Disa dijetarë e teprojnë në atë se çka duhet të shihet, kurse disa të tjerë janë më rigorozë prandaj solucioni më i mirë është mesatarja. Sipas disa hulumtuesve, atij që kërkon fejesën i lejohet ta shohë atë që dëshiron ta fejojë por të veshur me teshat që i veshë para të iatit të vet, vëllait dhe atyre që janë të ndaluar për të. Bile, sipas hadithit të theksuar, i lejohet ta marrë në shoqërim me të jatin e saj ose me ndonjë që i ndalohet martesa me të dhe të shkojnë në vendet ku si zakonisht shkojnë për vizitë ose në vende tjera të lejuara për të njohur intelektin, shijen dhe tiparet e personalitetit të saj, por me kusht që të jetë e veshur me veshje sipas normave të sheriatit. Kjo është një pjesë e domethënies së hadithit të Pejgamberit a.s.: "Dhe kërkon të shohë diçka që indukion martesën, le të veprojë ashtu! ". Nëse mashkulli dëshiron sinqerisht të fejojë ndonjë femër, atëherë i lejohet ta shohë atë me dijen ose pa dijen e saj e të familjes së saj. Xhabir Ibn Abdull-Ilahu, për gruan e vet thotë: "Fshehesha pas drurit për ta parë atë".

    Nga hadithi i Mugires nënkuptojmë se nuk i lejohet babait të pengojë të bijën e vet për të parë atë që dëshiron ta fejojë me qëllim të sinqertë. Nëse e ndalon në emër të traditës, atëherë duhet të dijë se tradita i nënshtrohet sheriatit e jo e kundërta.

    Nuk i lejohet babait, të fejuarit ose të fejuarës që ta keqpërdorin mundësinë (e afruar nga sheriati), dhe të lejojnë që i fejuari dhe e fejuara në emër të fejesës të shkojnë në teatro, në klube e në qendra tregtare pa u shoqëruar me ndonjërin nga të ndaluarit e saj për martesë. Kjo traditë sot është e zakonshme në mesin e muslimanëve, të cilët dëshirojnë t'i imitojnë qytetërimin dhe traditat e Perëndimit.

    Fejesa e ndaluar

    Muslimanit nuk i lejohet ta fejojë gruan që është në idet, ngase në këtë periudhë e pengon martesa e kaluar. Dëshira për fejesë në këtë rast mund të shfaqet me anë të gjesteve indirekte ose sugjestioneve e jo nëpërmjet propozimit direkt. Zoti i Madhëruar thotë:

    "Paraqitja juaj për martesë ndaj grave (që kanë kryer afatin e tyre), në mënyrë të tërthortë ose mbaitja e fshehtësisë në veten tuaj, nuk është mëkat për ju". (El-Bekare, 235)

    Gjithashtu i ndalohet muslimanit të fejojë gruan që është e fejuar me vëllain musliman, ngase i fejuari i parë ka të drejtën që duhet të respektohet për të ruajtur lidhjen dhe dashurinë midis njerëzve. Muslimani është larg moralit që kundërshton burrërinë dhe që i ngjanë grabitjes e sulmit. Në qoftë se i fejuari i parë e prishë fejesën dhe lejon të dytin që ta fejojë të fejuarën e tij, atëherë nuk ka kurrfarë mëkati.

    Muslimi transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    "Besimtari është vëlla i besimtarit. Nuk i lejohet besimtarit të japë çmim më të lartë se atë që e ka ofruar vëllai i tij (në fe) si dhe (nuk i lejohet) ta fejojë të fejuarën e vëllait të vet (në fe) ". (Transmetim i Muslimit.)

    Buhariu gjithashtu transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

    "Njeriu mund të fejojë të fejuarën e ndokujt tjetër vetëm në qoftë se prishet fejesa me të parin ose t'i japë leje i pari." (Transmetim i Buhariut.)

    Pëlqimi i vajzës

    Vajza jep pëlqimin për martesë dhe nuk i lejohet të jatit të saj ose tutorit që ta refuzojë ose ta lë pas dore pëlqimin e saj. Pejgamberi a.s. thotë:

    "Gruaja që ka qenë e martuar ka më shumë të drejtë për veten e saj se tutori, ndërsa prej vajzës kërkohet pëlqimi, e pëlqimi i saj është edhe heshtja ". (Transmetim unanim.)

    Një vajzë shkon te Pejgamberi dhe e lajmëron se i jati i saj dëshiron ta martojë me një person që ajo e urrenë dhe kur ia len asaj të drejtën për zgjedhje, ajo thotë:

    "Pranoj atë që veproi babai im por dëshiroj që t'u tregoj grave se kjo çështje nuk u takon etërve" (Transmetim i Ibn Maxhes dhe i të tjerëve.)

    Nuk i lejohet babait ta vonojë martesën e së bijës së vet në qoftë se vjen dhe e kërkon një njeri me fe e moral. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

    "Tri giëra nuk vonohen: namazi, xhenazja dhe martesa me nieriun adekuat ".

    Ai përsëri thotë:

    "Nëse ju vjen ndokush që është fetar dhe i moralshëm, martone, e nëse jo, atëherë do të ndodhin fitne e korrupsion i madh në tokë". (Transmetim i Ibn Maxhes dhe i të tjerëve.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 10-10-2008 më 12:29

  15. #15
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Gratë e ndaluara

    Muslimanit i ndalohet martesa me ndonjërën nga këto femra:

    1. Gruaja e babait, qoftë e lëshuar ose që i ka vdekur burri. Kjo martesë lejohej në periudhën paraislame, mirëpo me shpalljen e Islamit kjo formë e martesës anulohet, ngase-gruaja e babait ka trajtimin e nënës pas martesës së saj. Është e natyrshme që ndalimi i tillë të mbrojë autoritetin e prindit. Ndalimi i përhershëm i kësaj martese i këputë të gjitha shpresat dhe i përforcon lidhjet e respektit të ndërsjellë.

    2. Nëna, pastaj gjyshja, qoftë nga nëna apo babai, e më tutje.

    3. E bija, vajza e të bijës ose të birit, e më tutje.

    4. Motra, qoftë nga babai ose nga nëna.

    5. Halla - motra e babait, nga babai ose nga nëna.

    6. Tezja - motra e nënës, nga babai ose nga nëna.

    7. Bijat e vëllait.

    8. Bijat e motrës.

    Këto të afërta në Islam quhen meharim (të ndaluara) ngase muslimanit i ndalohen me ndalim të përhershëm, pa marrë parasysh kohën apo vendin. Për këto edhe burri quhet mahreni ngase është. i ndaluar për to.

    Urtësia e penginiit të martesës me gratë e lartpërmendura është e qartë.

    a. Natyra e njeriut refuzon të ketë epshe seksuale ndaj nënës, motrës ose bijës së vet, bile ekzistojnë edhe disa kafshë që i refuzojnë lidhjet gjinore me të afërmet. Përveç kësaj, njeriu respekton tezen dhe haffën si nënën e vet, kurse xhaxhain dhe dajën si baba të vetin.

    b. Sikur të mos kishte ndalim kategorik nga sheriati, atëherë do të rrezikoheshin lidhjet midis burrit dhe atyre ngase ekzistojnë lidhje të ngushta intime e private.

    c. Midis burrit dhe këtyre të afërmeve ka dashuri stabile që manifestohet nëpërmjet respektimit, dhe për këtë shkak më mirë është për të që të kërkojë të huajat me anë të martesës, sepse kështu vendosen lidhje të reja dhe zgjerohet sfera e dashurisë midis njerëzve!

    "Dhe në mesin tuaj bëri mëshirën dhe dashurinë!". (Er-Rrûm, 21)

    ç. Dashuria instinktive që lind midis nieriut dhe të afërmeve të tij të cilat i cekëm pak më parë, dhe që mbështetet në lidhje shpirtërore e sentimentale, duhet të mbetet e fortë dhe e përhershme për të qenë bazë e lidhjes midis tyre dhe parim i kujdesit, dashurisë e respektit. Nëse kjo dashuri shndërrohet në martesë, në konflikt e mospajtim, atëherë shkaktohen përçarje, lidhjet familjare s'janë stabile, të forta dhe të vazhdueshme.

    d. Pasardhësit nga lidhjet e tilla me të afërmet mund të jenë të dobët dhe me të meta. Nëse në organizmin e personit ka ndonjë deformim fizik apo psikik, atëherë mund të trashëgohet në këtë mënyrë. dh. Gruaja ka nevojë për ndokënd që mbron të drejtat e saj dhe interesin e saj para burrit, posaçërisht në rast të prishjes së marrëdhënieve midis tyre. Pra, si mund ta mbrojë atë kur vetë ai është sulmues i saj?

    Martesa e ndaluar nga qumështi

    9. Muslimanit i ndalohet martesa me gruan që i ka dhënë gji në vegjëli, ngase ajo ka fituar statusin e nënës nëpërmjet qumështit që është shndërruar në mish e eshtra. Të dhënurit gji rezulton me lidhje të maternitetit mes tij dhe asaj. Këto lidhje në fillim mund të jenë të fshehta mirëpo në ndërdijen e tij deponohen dhe dalin në raste eventuale. Kushtëzohet ndikimi i ushqimit të tillë që të jetë në kohën e vegjëlisë, gjegjësisht para moshës dyvjeçare, kur qumështi konsiderohet ushqim i parë i foshnjës. Sasia e gjidhënies duhet të jetë pesë herë, gjegjësisht pesë thithje deri në ngopjen e foshnjës.

    Në bazë të transmetimeve nënkuptohet se numri pesë është më i preferuari dhe më i pranuari.

    10. Gjithashtu ndalohen motrat nga qumështi, ngase sikur meshkujt që shndërrohen në vëllezër, ashtu edhe femrat shndërrohen në motra. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

    "Ç'ndalohet nga gjenealogjia, ndalohet edhe nga qumështi!" (Transmetim unanim.) Siç ndalohen halla, tezja, e bija e vëllait dhe e bija e motrës nga gjenealogjia, gjithashtu ndalohen edhe nga qumështi.

    Ndalimet nëpërmjet martesës

    11. Ndalohet nëna e gruas në kurorë ngase sipas Islamit, pas kurorëzimit me të bijën e saj, ajo për bashkëshortin trajtohet si nënë e tii.

    12. Ndalohet edhe e bija e gruas me të cilën martohet burri, e nëse nuk ka marrëdhënie seksuale me të dhe e lëshon, atëherë i lejohet martesa me të bijën e saj.

    13. Gjithashtu ndalohet gruaja e djalit të vërtetë e jo e djalit të adoptuar, ngase Islami nuk pranon legjislaturën e sistemit të adoptimit për shkak të kundërshtimit të të vërtetës dhe realitetit, gjë që rezulton me ndalimin e hallallit dhe lejimin e haramit. Zoti i Madhëruar thotë:

    "E as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt, që i adaptoni si të juaj). Këto janë vetëm thëniet tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-Ilahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë". (Ah'zâb, 4)

    Pra, kjo është vetëm fjalë goje, nuk e ndryshon realitetin dhe nuk e bën të huajin të afërt.

    Këto gjëra të lartpërmendura ndalohen për shkak të lidhjeve martesore që kanë nevojë për marrëdhënie të forta të ndërsjella.

    Bashkimi i dy motrave

    14. Islami ia ndalon muslimanit martesën me dy motra në të njëjtën kohë (ky akt lejohej në kohën paraislame). Me këtë ndalim Islanù dëshiron të mbrojë dashurinë dhe lidhjen midis dy motrave, ngase mund të shkatërrohen po qe se bëhen gra të një burri.. Islami në mënyrë të qartë ndalon martesën me dy motra njëkohësisht, kurse

    Pejgamberi shton e thotë:

    "Nuk lejohet martesa me gruan dhe hallën e saj e as me tezen njëkohësisht ". (Transmetim në dy sahihët.)

    Pejgamberi gjithashtu thotë:

    "Nëse veproni ashtu, do t'i këputim lidhjet e farefisnisë."

    Meqë Islami i përforcon lidhjet farefisnore, atëherë si mund të pranojë diçka që i shkatërron?!

    Të martuarat

    15. Nuk i lejohet gruas së martuar të martohet përderisa është në martesë. Gruaja e tillë mund të martohet vetëm në këto rrethana:

    a. Të përfundojë martesa me vdekje ose shkurorëzim,

    b. Të përfundojë koha e idetit e cila e mbron sinqeritetin e saj ndaj martesës së parë. Periudha e idetit për gruan me bar-rë zgjat deri në lindje, pa marrë parasysh se a është e gjatë apo jo.

    Ideti i gruas të cilës i ka vdekur burri, zgjat katër muaj e dhjetë ditë. E shkurorëzuara pret kalimin e tre menstruacioneve me qëllim që të sigurohet pastërtia e gjakut nga frika se mos ka mbetur diçka nga sperma e burrit të mëparshëm. Ky kujdes vjen në shprehje nga frika se mos ngatërrohen rredhat. Kjo nuk vlen për të rejat dhe të moshuarat që s'kanë të përmuajshme dhe ideti i tyre zgjat tre muaj. Zoti i Madhëruar thotë:

    "E ato gra që janë të shkurorëzuara, janë të. oblige të presin tre menstruacione. Nëse ato i besojnë All-Ilahut dhe Ditës së fundit, atyre nuk u lejohet të fshehin atë qè All-Ilahu e krijoi në mitrat e tyre". (El-Bekare, 228)

    "E ato nga gratë tuaja, të cilave u është ndërprerë cikli mujor (të përmuajshmet) nëse nuk e kanë ditur, koha e priqes së tyre është tre muaj, gjithashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur të përmuajshmet për gratë shtatzënë, afati i pritjes së tyre është derisa të lindin". (Talâk, 4)

    "E ata që vdesin dhe lënë gra pas vete, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë". (El-Bekare, 234)

    Të gjitha këto pësëmbëdhjetë Iloje të grave të ndaluara për martesë, Kur'ani i përfshinë në tre ajete të sures "Nisa":

    "Mos u martoni me ato gra me të cilat ishin të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para Islamit) sepse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.

    U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllait, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vaizat që janë nën kujdesin tuai e të lindura (prej babait tjetër) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt e nëse nuk keni patur kontakt me to atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherë në niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtet, All-Ilahu falë shumë, është mëshirues i madh.

    (Nuk ju lejohet të martoheni) edhe me gra të martuara (që kanë burra e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). Ky është obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuai (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshortësinë e jo kurvërinë. E për atë që e përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahit), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-Ilahu është i gjithëdijshëm, i urtë". (Nisa, 22-24)

    Gratë idhujtare

    16. Ndalohet martesa edhe me gratë idhujtare, të cilat i adhurojnë putat si psh. idhujtaret arabe ose idhujtaret tjera të ngjashme me to. Zoti i Madhëruar thotë:

    "Mos u martoni me idhuitare derisa ato të besojnë (Zotin). Një robëreshë besimtare është më e vlefshme se një idhuitare, edhe nese a)o (idhujtarja) ju mahnit. Mos u martoni as me idhuitarë derisa që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton në xhennet". (El-Bekare, 221)

    Ajeti tregon se muslimanit i ndalohet martesa me idhujtare ashtu siç i ndalohet muslimanes të martohet me idhujtar për shkak të dallimit të madh në fe. Këta thërrasin në xhennet e ata në zjarr, këta besojnë Zotin, pejgamberinë e botën tjetër kurse ato i bëjnë shok Zotit, mohojnë pejgamberinë dhe refuzojnë botën tjetër.

    Meqë në martesë ka qetësi e dashuri, atëherë si të afrohen këto dy palë të kundërta njëra me tjetrën?!

  16. #16
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Martesa me gratë që janë ithtare të Librit

    Kur'ani lejon martesën me gratë që janë ithtare të Librit, si p.sh. me hebraiket dhe të krishteret, ngase ka një trajtim të posaçëm ndaj ithtarëve të Librit dhe i konsideron ithtarë të fesë qiellore, pa marrë parasysh devijimet dhe ndryshimet që i kanë bërë. Ashtu siç lejohet ngrënia e ushqimit të tyre, gjithashtu lejohet edhe lidhja martesore me gratë e tyre. Zoti i Madhëruar thotë:

    "Sot i lejuam për ju ushqimet e mira dhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të Librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therurat) tuaja janë të lëjuara për ta (u janë lejuar). Gra të ndershme besimtare dhe (gra) të ndryshme nga ato të cilave u është dhënë Libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, e jo amoralitetin dhe jo si dashnore ilegale". (Maide, 5)

    Kjo është një pasqyrë e tolerancës islame, e cila nuk mund të haset te asnjë fe tjetër qiellore. Edhe pse ithtarët e Librit akuzohen për kufër e humbje, i lejohet muslimanit të martohet me ithtaren e Librit. Ajo vazhdon në fenë e saj qiellore por në të njëjtën kohë është edhe grua e (muslimanit), amvise në shtëpinë e tij, qetësi për shpirtin e tij, ruajtëse e sekreteve të tij dhe nënë e fëmijëve të tij. Kur Zoti flet rreth çështjes së martesës dhe fshehtësirave të saj, thotë:

    "Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe midis jush krijoi dashuri e mëshirë". (Er-Rrûm, 21)

    Këtu vlen të cekim se për muslimanin më shumë preferohet martesa me muslimanen e devotshme se sa me muslimanen që e pranon Islamin vetëm si trashëgim nga prindërit e vet.

    Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

    "Merre atë që ështëfetare dhe do tëjesh i lumtur!" (Transmetim i Buhariut.) Nëse e njohim këtë gjë, atëherë do të kuptojmë se për muslimanin më e mirë do të ishte martesa me ndonjë muslimane se sa me ithtaren e Librit.

    Në qoftë se muslimani frikohet nga pasojat që i lë kjo martesë në besimin e fëmijëve të tij ose në sjelljet e tyre, atëherë obligohet të veprojë me mençuri dhe të largohet nga ky rrezik.

    Në qoftë se nurriri i muslimanëve është i vogël (në mërgim), atëherë preferohet që të ndalohet martesa me jomuslimanc, ngase në qoftë se ndodh e kundërta, atëherë nënk-uptohet se shumë femra muslimane do të mbeten të pamartuara. Meqë, në këtë mënyrë shoqëria islame dëmtohet, atëherë dëmi i tillë mund të largohet me suspendimin graduai të këtij lejimi.

    Martesa e muslimanes me jo muslimanin

    I ndalohet muslimanes të martohet, me jomuslimanin qoftë ithtar i Librit apo jo. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

    "Mos i martoni idhujtarët derisa të besojnë!" (El-Bekare, 221)

    Për besimtaret emigrante thotë:

    "Nëse vërtetoni se ato janë besimtare atëherë mos i ktheni ato te jobesiintarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to!" (Mumteine, 10)

    Meqë nuk ka përjashtim për ithtarët e Librit, atëherë për të gjitha muslimanet martesa e tillë është e ndaluar.

    Islami lejon muslimanin të martojë hebraiken ose të krishteren por nuk e lejon muslimanen të martohet me ndonjërin prej tyre, ngase burri është shtylla e shtëpisë, më i fuqishëm se gruaja dhe përgjegjës ndaj saj. Islan-ii garanton besinùn e gruas që është ithtare e Librit në martesën me muslimanin dhe i respekton të drejtat e saj në përgjithësi, mirëpo asnjë fe tjetër nuk i garanton të drejtat e gruas që i takon fesë tjetër e as lirinë e besimit të saj, si p.sh. Krishterë dhe Hebraizmi.

    Pra, si ta rrezikojë Islami ardhmërinë e muslimaneve dhe t'i gjuajë në duart e atyre që nuk e nderojnë fenë e tyre si dhe nuk i mbrojnë të drejtat e tyre?!

    Në bazë të kësaj, nënkuptohet se burri obligohet të respektojë besimin e gruas së vet për të patur nùrëkuptim në jetë.

    Muslimanii boson në origjinën e Hebraizmit dhe Krishterimit si fe qiellore, pamarrë parasysh devijimet. Ai beson në Tevratin e Inxhilin si libra të shpallur nga Zoti, ashtu siç beson në Musain dhe Isaun si pejgainberë të Zotit. Pra, ithtarja e Librit jeton në kraharorin e njeriut që respekton fenë e saj, Librin e saj dhe Pejgamberin e saj, bile muk ka iman nëse vepron ndryshe, kurse hebreu apo i krishteri nuk e pranojnë as Islamin, as Librin e Islamit e as Pejgamberin e Islamit; pra si mund të jetojë muslimania në atë rreth, kur dihet se ajo ka obligime fetare, farze e vaxhibe, hallalle e harame!? Është e pamundshme që muslimania ta mbrojë nderin e saj fetar dhe ta mbrojë fenë e saj kur ballafaqohet drejtpëdrejt me burrin e saj?

    Kështu arsyetohet edhe qëllimi i Islamit që ndalon martesën e muslimanit me idhujtare. Meqë Islami refuzon idhujtarinë dhe totemizmin në mënyrë kategorike, atëherë si do të ketë qetësi, dashuri e harmoni midis tyre?

    Bashkimi i këtyre dyve i ngjan fjalës së një poetit arab antik që thotë:

    Çfarë martese bën Suhejli me Thurejjen,
    Zoti i gëzoftë, të dy harmoni s'mund lë kenë
    Kur ndahet, ajo është shamite,
    e Suhejli kur ndahet, është jemenas!?

    Prostitutat

    17. Me termin "prostituta" nënkuptojmë gratë që haptazi merren me kurvëri dhe fitojnë të holla nëpërmjet këtij profesioni. Murthid ibn Ebi Murthid kërkonte lejen prej Pejgamberit a.s. të martohet me një lavire që e njihte prej kohës paraislame e që quhej I'nâk, mirëpo ai refuzoi dhe zbriti ajeti i Kur'anit:

    "Pushti nuk do të duhej të martohej me tjetërkë pos me ndonjë grua të përdalë ose idhujtare, e me gruan e përdalë nuk do të duhej të martohet kush pos ndonji pushti apo idhujtar. Ajo (lavirja), (ose martesa me të) është endaluar për besimtarët." (Nur, 3)

    Pastaj Pejgamberi ia lexon këtë ajet dhe i thotë:

    "Mos e marto!" (Këtë ngjarje e transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu dhe Tirmidhiu.)

    Zoti i Madhëruar lejon martesën me besimtaret dhe me ithtaret e Librit, ashtu siç lejon edhe martesën e burrave, por me kusht që të kenë për qëllim bashkëshortësinë e jo prostitucionin. Ai që se pranon këtë parim të Kur'anit konsiderohet mushrik, dhe i lejohet të martohet vetëm me mushrike. Ai që pranon këtë parim dhe obligohet se do ta aplikojë por martohet me atë që e ka të ndaluar për martesë, konsiderohet zani.

    Ky ajet vijon pas ajetit të dënimit në suren "Nûr":

    "Laviren dhe pushtin t'i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna". (Nûr, 2)

    Ky është dënim fizik e ai është dënim etik. Ndalimi i martesës me pushtin e laviren, sipas traditës bashkëkohore, i ngjanë dënimit me hqjen e nderit të qytetarit, me anulimin e shtetësisë ose me privimin e disa të drejtave të posaçme.

    Pasi që e sqaron kuptimin e ajetit të lartpërinendur, Ibn Kajjimi, (Zoti e mëshiroftë), thotë: "Ky parim është i qartë dhe i obliguar nga Kur'ani, bile obligim instinktiv dhe racional. Zoti i Madhëruar ia ndaloi robit të Vet të jetë burrë i tradhtuar, bashkëshort i mashtruar dhe njeri i degraduar i cili do të martohet me lavire. Zoti d.m.th. e nibolli në njerëzit instinktin që këtë ta urrejnë dhe ta dënojnë. Për këtë shkak, nëse dëshirojnë njerëzit të shajnë ndokënd, thonë: "Burri i lavires!" Zoti nuk e lejon muslimanin të jetë i tillë". (Igathetul-lehefan vëll, 1, f. 66-67.) "Ndalimi i tillë sqarohet më tepër nga fakti se gruaja e tillë bën krim kundër burrit të vet dhe shoqërisë. Ajo fëlliq shtratin e burrit të vet dhe shkatërron rrjedhën të cilën Zoti dëshiron ta mbrojë për hir të integritetit dhe funksionimit të pastër të shoqërisë, që e konsideron edhe dhunti të Veten për njerëzinë. Prostitucioni shkakton kaos në lidhjet e rrjedhës familjare. Një prej karakteristikave të urta të sheriatit është ndalimi i martesës me lavire (prostitute) derisa të pendohet dhe ta bëjë të ditur se nuk është me barrë. (Pastërtia e saj vërtetohet me anë të të përmuajshmeve)".

    Po ashtu, lavirja është grua e degraduar...

    Zoti i Madhëruar e ka bërë martesën për hir të dashurisë e mëshirës. Pasi që dashuria është e pastër, atëherë si mund e keqja të jetë e dashur për burrin e mirë? Btirri quhet zevxh nga dualiteti e që do të thotë barabarësi: dy të martuarit janë dy palë të barabarta, e sipas sheriatit, nuk mund të j enë të barabartë i miri me të keqen, ngase në rage të cila nuk lindin dashuria, mëshira ose respekti i ndërsjellë. E vertetë është fjala e Zotit kur thotë:

    "Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqijtë dhe te këqijtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit dhe të ndrershmit janë për të ndershmet". (Nûr, 26)

    Martesa e përkohshme

    Martesa në Islam është kontratë e fortë dhe betim i rëndësishëm mes dy bashkëshortëve për një jetë të përbashkët e të përhershme, me qëllim që të realizohet fryti psikik të cilin e potencon Kur'ani (qetësia shpirtërore, mëshira dhe dashuria). Qëllimi qytetërues i martesës është të sigurohet vazhdimësia dhe të mbrohet ekzistenca e gjinisë njerëzore.

    "All-Ilahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë Iloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja fëmijë e nipër dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira." (Nahf, 72)

    Martesa ***'a nënkupton lidhjen bashkëshortore me interval kohor të caktuar dhe me kompensim të posaçëm, pa u realizuar ajo që u cek më parë. Këtë Iloj të martesës Pejgamberi a.s. e lejoi para stabilizimit legjislativ të Islamit. Ai e lejoi në rrugë e beteja e pastaj e ndaloi në mënyrë të përhershme.

    Në fillim e lejoi ngase njerëzit ishin në fazën e quajtur "periudhë e tranzicionit" prej xhahilijetit në Islam, dhe ishin mësuar me prostitucionin që ishte shumë i përhapur në periudhën paraislame.

    Pasi që për Fenë islame njerëzit dilnin në luftë e xhihad, filluan të ndiejnë vështirësi nga largimi prej grave të tyre. Pjesëmarrësit e tillë ishin të fortë e të dobët, dhe ekzistonte frika q'ë të dobëtit të ngatërroheshin me prostitucionin, që konsiderohet rrugë më e keqe dhe më e pamoralshme. Ata që ishin të fortë dëshironin ta tredhnin vetveten. Në këtë kontekst ibn Mes'udi thotë:

    "Luftonim bashkë me Pejgamberin a.s. pa i patur gratë me ne, dhe thamë: 'A nuk tredhemi?' Kështu Pejgamberi a.s. na ndaloi këtë mendim dhe na lejoi të martohemi për një kohë të caktuar". (Transmetim unanim)

    Pra, lejimi i martesës së kufizuar në kohë (***'a), ishte zgjidhje e problemit të grupit të dobët dhe atij të fortë, si dhe hap për vazhdimin legjislativ deri te jeta e përkryer martesore, në të cilën realizohen të gjitha qëllimet, gjegjësisht realizohen mbrojtja, stabilizimi, vazhdimësia, mëshira, dashuria dhe zgjerimi i lidhjeve shoqërore. Mënyra graduale e Kur'anit për ndalimin e alkoolit dhe kamatës, të cilat ishin të përhapura në periudhën paraislame, gjithashtu nga Pejgamberi a.s. u aplikua edhe për ndalin-àn e kurvërisë. Pejgamberi në fillim e lejoi niula martesën por më vonë rreptësisht e ndaloi. Këtë e vërejmë qartë nga transmetimet e Aliut dhe të një grupi të sahabëve r.a. Muslimi transmeton në Sahihun e vet se Sibre El Xhuhniu ka luftuar me Pejgamberin a.s. në çlirimin e Mekkes dhe se na ka lejuar ***'a martesën mirëpo pas një kohe shumë të shkurtë Pejgamberi a.s. ua ndaloi dhe ju tha:

    "Zoti ua ndalon atë deri në Ditën e Kijametit".

    A thua ndalohet rreptësisht kjo martesë ashtu siç ndalohet martesa me nënën, bijën dhe ngrënia e cofëtirave, e gjakut dhe e mishit të derrit, apo lejohet në rast të nevojave obligative?

    Sipas mendimit të përgjithshëm të sahabëve, pas stabilizlmit të sheriatit ky ndalim është kategorik dhe pa kurrfarë përjashtimesh, përveç Ibn Abbasit, i cili mendonte ndryshe, gjegjësisht e lejonte në raste të nevojës obligative. Kur pyetet për martesën e tillë, e lejon, ndërsa kur robi i tij e pyet se a lejohet në rast kritik dhe kur ka pak gra, ai i përgjigjet: "Po!".(Transmetim i Buhariut)

    Kur e kupton Ibn Abbasi se njerëzit fillojnë ta keqpërdorin mundësinë e tillë dhe nuk e respektojnë rastin e nevojës obligative, atëherë e ndryshon mendimin e vet dhe e ndalon. (Zadul-me'ad, vëll. 4, f. 7, botimi i Subejhit, Transmetimi i Bejhakiut.)

    Martesa me më shumë gra

    Islami është fe që përputhet me instinktin, shqyrton realitetin dhe largohet nga çdo teprim i dëmshëm. Këtë e vërejmë qartë në qëndrimin e tij ndaj poligamisë, gjegjësisht ia lejon muslimanit martesën me më shumë se një grua për qëllime të rëndësishme njerëzore, qofshin individuale apo shoqërore.

    Shumë fe e shoqëri paraislame lejonin martesën me më shumë gra, numri i të cilave arrinte me dhjetëra ose me qindra sosh pa kurrfarë kushtëzimesh e përkufizimesh, mirëpo kur u shpall Islami, caktoi kufizime e kushte për poligaminë. Numrin më të madh të grave e lejoi deri në katër. Kur e pranoi Islamin, Gilan eth-Thekafiu kishte dhjetë gra, dhe në atë rast Pejgamberi a.s. i tha:

    "Zgjedh prej tyre vetëm katër, e të tjerat lëshoi!" (Transmetim i Shafiiut, Ahmedit, Tormidhiut, Ibn Maxhes, Ibn Ebi Shejbes, Darukutnit dhe Bejhakiut)

    Pejgamberi gjithashtu i urdhëronte të mbajnë nga katër gra edhe ata të cilët rishtazi e pranonin Islamin ndërsa ishin të martuar me tetë ose pesë gra. (Transmetim i Ebu Davudit në Musnedin e tij.)

    Martesa e Pejgamberit a.s. me nëntë gra ishte specifike nga Zoti për shkak të nevojës për thirrje në jetën e tij dhe nevojës së ummetit për to pas vdekjes së tij.

    Drejtësia është kusht për lejimin e martesës me më shumë gra

    Islami e kushtëzon muslimanin që në martesën me më shumë se një grua të jetë plotësisht i drejtë mes dy ose më shumë grave të tij, gjegjësisht të jetë i drejtë në veshmbathje, në ushqim, ne vendbanim dhe në furnizim. Ai që nuk mund të jetë i drejtë në këto obligime, nuk mund të martohet me më shumë se një grua. Në këtë kontekst Zoti i Madhëruar thotë:

    "Nëse frikoheni se nuk do të jeni të drejtë, atëherë (martohuni) me një (grua)!" (Nisâ, 3)

    Pejgamberi a.s. thotë:

    "Nëse ndokush ka dy gra dhe anon nga njëra prej tyre, Ditën e Kijametit do të heqë giysmën e trupit zvarrë ". (Transmetim Unanim.)

    Animi i theksuar në këtë hadith nënkupton keqpërdorimin e të drejtave që ju takojnë e jo vetëm animin sentimental. Pra, meqë kjo ka të bëjë me një drejtësi të pamundshme, vërejtëm se Zoti falë dhe mëshiron:

    "Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë midis grave edhe nëse përpiqeni, pra mos anoni plotësisht nga njëra e ta lini tjetrën si të varur". (Nisâ, 129)

    Kur Pejgamberi a.s. dëshironte të udhëtojë, përdorte shortin dhe cilës i binte shigjeta, e shoqëronte. Ai këtë e bënte me qëllim që ta pengonte hidhërimin dhe ta ruante qetësinë e të gjithave. (Transmetim Unanim.)

    Pejgamberi a.s. i cili vepronte me drejtësi, thotë: "O Zot, kjo është ndarja ime për atë që e posedoj, më fal për atë që s'e posedoj e Ti e posedon!" (Transmetim i autorëve të suneneve.)

    Urtësia e lejimit të martesës me më shumë gra

    Islami është fjala e fundit e Zotit me të cilën e përfundoi ciklin e mesazheve dhe për këtë shkak miratoi sheriatin e përgjithshëm e të përhershëm që vlen për të gjitha vendet dhe për mbarë njerëzinë në botë. Ai nuk vlen për qytetarin më shumë sesa për fshatarin, e as më shumë për vendet arktike sesa për ato ekuatoriale, ai gjithashtu nuk kufizohet për një kohë e t'i lërë pas dore kohët dhe gjeneratat tjera.

    Ai e çmon nevojën e individëve dhe të shoqërisë pa kurrfarëdallimi. Meqë ka njerëz që kanë dëshirë të madhe për vazhdimin e mirëpo janë të martuar me gra sterile, atëherë a nuk do të ishte më mirë që ata të martohen edhe me gra tjera dhe ta realizojnë dëshirën e vet, por me kusht që t'i mbrojnë të drejtat e të parës?
    Gjithashtu ka njerëz që kanë potencial të madh seksual mirëpo janë të martuar me gra frigjide, të sëmura ose me periudhë të gjatë të të përmuajshmeve. Nëse këta njerëz s'mund të durojnë atëherë pse t'u mos u lejohet martesa me një grua tjetër në vend që të kenë dashnore?

    Mund të ndodhë që numri i grave të jetë më i madh se i burrave, veçanërisht në raste të luftës kur vriten burrat dhe fëmijët, dhe në këtë rast në interes të shoqërisë është që këto gra të martohen e jo të mbeten të privuara naa jeta bashkëshortore, që është e gërshetuar me qetësi, dashuri, mbrojtje dhe ndjenja materiale.

    Për gratë që janë më në numër se burrat ka tri alternative:

    1. Të jetojnë tërë jetën në priviniin e tihë të hidhur.

    2. Të jenë objekt kënaqësie e epshi të ndaluar për burrat ose,

    3. Të martohen me njerëz të martuar që mund t'i fumizojnë dhe t'i respektojnë.

    S'ka dyshim se altemativa e fundit është zgjidhje më e përshtatshme e më e drejtë, dhe për këtë ekziston edhe parinù i Islamit:

    "Po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykirn më të mirë se i All-llahut?". (Mâide, 50)

    Kështu është çështja e martesës me më shumë gra për të cilën Perëndimi i krishterë i kritikon mushmanët, kurse në anën tjetër ua lejon meshkujve të vet të kenë shumë dashnore, duke i injoruar të gjitha kufizimet dhe përgjegjësitë ligjore ose etike ndaj gruas ose ndaj rrjedhës që pason nga poligamia joligjore, jofetare e jomorale! Pra, cila prej këtyre dy zgjidhjeve është më e drejtë dhe më e udhëzuar?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 10-10-2008 më 12:34

  17. #17
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kontrata e martesës


    Bazat themelore të martesës janë pranimi dhe rënia dakord nga secila palë për një marrëdhënie afatgjatë. Pasi pranimi është një gjendje mendore jo e dukshme për të tjerët, është e nevojshme të ketë një shprehje përpara dëshmitarëve. Në shekujt e kaluar martesat janë bërë në mënyrë verbale, në shtëpi ose në xhami nga njerëz që e njihnin çiftin, shpesh me prezencën e një hoxhe ose imami për t’i mësuar ata sesi të veprohet. Sot, megjithatë, përshkak të nevojës për shkrimin e dokumenteve pjesa më e madhe e martesave kryhen nga zyrtarë, të cilët pastaj japin një certifikatë ligjore martese. Në secilin rast, procedura është bazuar mbi sunnetin e Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, me pak ndryshime nga vendi në vend sipas interpretimit të dijetarëve nga shkollat e ndryshme të fikhut.

    Në mungesë ose paaftësi nga njëra palë ose të dy palët, një përfaqësues (vekil) mund të caktohet për të kryer kontratën. Mund të jetë një avokat i përgjithshëm ose një i caktuar vetëm për të këtë funksion.

    Përpara se martesa të përfundohet, është sunnet, dhe kështu e dëshirueshme për dikënd për të dhënë një ligjëratë (hutbe) në lidhje me rastin dhe ata që janë të pranishëm mund të bëjnë dua për çiftin. Megjithatë, kjo nuk është e detyrueshme.

    Gjenden dy kushte që martesa të jetë e vlefshme:

    1. Dëshmimi i fjalëve të thëna nga njëra palë dhe pranimi nga pala tjetër gjatë të njëjtit takim [1]. Kjo bëhet për të vendosur vërtetësinë e martesës për mbrojtjen e gruas dhe fëmijëve. Dëshmitarët duhet të jenë të rritur, të shëndoshë nga ana mendore, meshkuj (sipas shumicës së dijetarëve) dhe duhet të jenë prezent, të dëgjojnë dhe të kuptojnë fjalët e kontratës.

    2. Një ofertë formale nga një palë (ixhab) dhe pranimi nga pala tjetër (kubul), kjo përfshin edhe kërkesa të tjera si mëposhtë:

    a). Të dyja palët duhet të kualifikohen nga mosha dhe aftësia mendore për të hyrë në një kontratë.

    b). Fjalët e pranimit duhet të ndjekin ato të propozimit pa ndërprerje nga biseda që nuk kanë lidhje me subjektin. Nuk është gjynah që të këtë një periudhë heshtjeje përderisa dyja palët qëndrojnë në një vend dhe nuk ndahen.

    c). Nuk duhet të ketë mospërputhje midis çfarë ofrohet dhe asaj çfarë pranohet vetëm nëse ajo është në dobi të propozuesit. Për shembull, dikush mund të thotë: “Unë do ta martoi vajzën me ty për një mehër prej pesë mijë dollarësh” dhe përgjigja tjetër mund të jetë “Unë do të pranoi të martohem me të për një shumë prej dhjetë mijë dollarësh”.

    d). Të dyja palët duhet të dëgjojnë nga njëri-tjetri dhe të kenë një kuptim të përgjithshëm të asaj që nënkuptohet me fjalët që portretizojnë kontratën e martesës. Mund të kryhet në cilëndo gjuhë që kuptohet nga të dy ata.

    e). Propozimi dhe pranimi duhet të bëhet në atë mënyrë, që menjëherë sa të pohohet, hynë në fuqi menjëherë. Kjo fuqi është që të dy burri dhe gruaja kanë të gjitha të drejtat e tyre që një martesë ka, megjithëse ato mund të ndryshojnë me rënien dakord sipas zakonit [2]. Me fjalë të tjera, kontrata nuk duhet të jetë me kusht që të presë një ngjarje në të ardhmen [3]. Asnjë fjalë tjetër specifike nuk kërkohet, përveç se duhet të jetë në kohën e tashme dhe të kaluar, si për shembull, “Unë martoi”, “Unë u martova”, “unë pranoi”, “Unë kam pranuar” etj.....duke treguar që pranimi ka hyrë në fuqi dhe është një fakt i kryer.

    Kontrata hynë në fuqi menjëherë mbi përfundim, duke kuptuar me të çdo gjë që është e lejuar midis një burri dhe një gruaje. Pra, madje megjithëse konsumimi mund të shtyhet sipas zakonit ose rrethanave, nuk ka asgjë që i pengon ata të rrinë bashkë në shtëpi ose jashtë. Menjëherë sa kontrata të përfundojë, asnjëra palë nuk ka të drejtë ta prishë pa divorc ose vdekje. Përjashtimi i vetëm është në rastin kur merret vesh se njëra palë ka mashtruar për disa defekte në njërin prej tyre që i pengon ata të kenë marrëdhënie normale. Kontrata është për të dy burrin dhe gruan si një lidhje afatgjatë për të siguruar një ambient të përshtatshëm për ata të dy si dhe për rritjen e fëmijëve të tyre. Ka qenë zakon i sahabeve t’i këshillonin gratë e tyre në kohën e martesës së tyre. Sot, burrat mund të marrin dobi nga e njëjta. Sipas sunnetit të Pejgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, të sapomartuarit duhet të urohen dhe të bëhet dua për ta [4].

    Kushtet brenda kontratës janë të lejuara dhe duhet të përmbushen aq sa nuk bien ndesh me ligjet e sheriatit. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kushtet më me meritë për tu përmbushur janë ato nga të cilat ju i keni bërë marrëdhëniet seksuale të lejuara”.

    Dhe Allahu, subhanehu ve teala, ka thënë: “O ju që keni besuar, përmbushni obligimet tuaja”. [el-Maide:1]

    Kjo përfshin të gjitha kushtet që trashëgohen në një kontratë martese (të drejtat dhe detyrat e të dyve burrit dhe gruas) gjithashtu çdo gjë tjetër të shtuar asaj me aprovimin e të dyve. Kushtet e pavlefshme, ata të cilat përfshijnë çdo dhunim të principeve islame ose që bie në kontradiktë me to [5], nuk duhet të përmbushen megjithëse kontrata vetë është e vlefshme. Ndërsa dijetarët kanë patur ndryshime në mendime mbi pyetje dhe kushte të veçanta tjera.

    Umm Muhammed

    Marrë nga: “Marriage Procedure in Islam”

    Përktheu: Ammar Ardit Kraja


    Shënime:

    1). Oferta e kontratës ose propozimi mund të bëhen nga secila palë, burri ose kujdestari i gruas.

    2). Ashtu siç është praktikë e sotme, kur çifti nuk jeton së bashku menjëherë por preferon për të pritur disa kohë për të bërë përgatitjet, për të gjetur një banesë të përshtatshme, të mbarojë një vit shkolle, etj. Megjithatë, nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin gjatë kësaj periudhe, nuk ka asnjë gjynah përderisa ata janë ligjërisht të martuar dhe kontrata është në fuqi.

    3). Të tilla si kur dikush mund të thojë: “Unë do të martohem me vajzën tuaj nëse/kur të gjej një punë të përshtatshme”. Kontrata nuk mund të varet mbi kushte të dyshimta ose rrethana në të ardhmen.

    4). Pejgamberi, alejhis-selam, thoshte: “Barakellahu leke ve barake alejke ve xheme’a bejnekuma fi hajr”. (Allahu ju begatoftë juve, dërgoftë begatitë mbi ju dhe ju bashkoftë juve të dyve në mirësi). Ahmedi, et-Tirmidhiu dhe Ibën Maxhe, sahih.

    5). “Nuk ka bindje ndaj një qënje të krijuar në mosbindje të Krijuesit”. [Transmetuar nga Ahmedi, sahih] Dhe “Nuk ka bindje ndaj askujt në mosbindje ndaj Allahut. Bindja është vetëm mbi atë që është e drejtë”. [Buhari dhe Muslimi].


    Umm Muhammed,

  18. #18
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Konsultimi & Vendim-marrja në Familje:


    Pse nevojitet dhe si ta bëjmë?


    nga Abdul Malik Mujahid



    Ne Islam marëdhenia mes burrit dhe gruas nuk shihet si nje gare konkurimi siç ndodh ne shume shoqeri perendimore sot. Perkundrazi, maredhenia mes tyre bazohet ne bashkepunim. (shiko Kur'an, 4:32). Ne kontekstin e families, burri eshte lideri (përgjegjësi) i saj (shiko Kur'an, 4:34). Sidoqofte pushteti i ketij lideri, si te gjithe udheheqesit e tjere ne Islam, eshte i lidhur ngushte nga njera ane me Kur'anin dhe Sunetin, dhe nga ana tjeter me konsultimin e ndersjellte - 'amruhum shura bainahum':

    "Edhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta, e nga ajo që Ne u japim ata e shpërndajnë". (Kuran, 42:38)

    Familja muslimane si te gjithe institucionet e tjera muslimane, formale ose joformale, duhet te drejtohet me konsultim te ndersjellte. Nje nga shkaqet kryesore te problemeve te Umetit Musliman sot eshte mungesa e këshillimit me njëri-tjetrin. Procesi i konsultimit, ne qofte se inkuadrohet ne sjelljen personale dhe ushqehet ne familje si nje pjesë e jetes, do te jete e dobishme per Umetin tone ne perspektive.



    Disa rregulla per konsultim joformal

    Konsultim joformal konsiderohet edhe vetëm e folura me njeri tjetrin. Mund te ndodhe ne çdo vend e ne çdo kohe. Ja disa shembuj te konsultimit joformal dhe disa rregulla qe mund t'i perdorim:

    - Degjo me vemendje: ne qofte se bashkeshorti ose femija deshiron te flase me ty; duhet te perqendroheni duke u larguar nga televizori, libri, gazeta, etj.

    - Konsultimi nuk eshte e thene te jete vetem per ceshtje familiare. Konsultimi ne familje mund te behet për çdo teme (për çështje pune, kariere, studimi, apo dhe probleme të tjera më të gjera bashkëkohore).

    - Në qoftë se një çështjë është serioze, mund të diskutohet në doza të vogla në familje pak nga pak.

    - Shume gra kane merak se mos i merzisin burrat me çeshtjet e shtepise. Por merr pak kohe dhe mendo sesi do te doje qe burri te kontribonte për çështjen në fjalë, dhe pastaj fol me të.

    - Bashkeshortët duhet t'i tregojne njeri tjetrit me pak fjale per punet e tyre, lagjen, xhamine apo per aktivitetet ditore te njeri-tjetrit. Informacioni i ndersjellte eshte i nevojshem per konsultimin e ndersjellte.

    - Po ashtu eshte mire te mbahet nje kalendar familjar ku shenohen aktivitetet e anetareve te familjes i vendosur ne nje vend te dukshem, ne kuzhine apo prane telefonit.

    - Lideri duhet te inkurajoje gruan dhe femijet qe te jene pjesemarres aktive ne proçesin e konsultimit familjar, duke u treguar mireprites ndaj reagimeve te tyre.

    - Konsultimi mund te behet edhe ne restorant. Ose edhe gjate nje shetitje ne park.


    Konsultimi Formal

    Konsultimi formal eshte nje proçes gjate te cilit arrihet ne nje dakordim per nje çeshtje me interes te perbashket. Secili duhet te marre pjese ne kete proçes me mendje të hapur. Ja disa pika që mund të ndihmojnë në këtë proçes:

    - Fillo më përmendjen dhe falenderimin e Allahut, si dhe salavatet për Profetin.

    - Duhet te jesh i gatshem te sakrifikosh opinionin tend nese ai nuk pranohet edhe atehere kur ti mendon se eshte shume i mire.

    - Pregatitu pak para takimit per detajet e çeshtjes per te cilen do mbahet konsultimi.

    - Degjo me vemendje se çfare thone te tjeret.

    - Trego respekt gjate diskutimit te mendimeve te te tjereve.

    - Ki parasysh se gjatë këtij proçesi qëllimi është te arrihet ne dakordim.

    - Përfshi fëmijët në proçesin e konsultimit formal në familje. Ata mund të kenë idera të shkëlqyera.

    - Mënjano të sjellurën sarkastike ose mbrojtëse. Tregohu i arsyeshem dhe racional.

    - Bej dua per bereqet (miresi/hajer) kur arrihet ne nje vendim.



    Komunikimi joverbal (pa fjalë)

    Çdo konsultim është një proçes efektiv komunikimi. Ndaj janë të rëndësishme aspektet verbale dhe joverbale të këtij komunkimi. Ja disa nga çështjet që duhet të mbahen parasysh në lidhje me komunikimin joverbal:

    - Bisedë e sinqertë dhe e hapur me 'takua' (vetëdije ndaj Zotit); ky është çelësi për sukses (Kur'an 33:70).

    - Kritikat joverbale (gjeste të ndryshmë, heshtja, etj) mund të shkaktojnë shumë probleme.

    - Mundohu të komunikosh qartë atë që ke në mendje. Mos prit që gruaja apo të tjerët të ta lexojnë mendjen, e pastaj mërzitesh kur ata nuk të kuptojnë.

    - Komunikimi joverbal mund të vijë në ndihmë për të shprehur falenderime apo vlerësime. Sidoqoftë, shprehja me fjalë e asaj që ke në mendje është më e mirë.



    Kritika është një lloj konsultimi

    Konsultimi nuk sjell vetëm diskutime të thjeshta dhe komente pozitive. Ajo mund të përfshijë edhe kritika. Sidoqoftë, në Islam ka etiketë (adab) për dhënien e kritikave. Ja disa nga këto etiketa:

    - Para se të hapësh gojën kontrollo nijetin (motivin). Duhet të bëjmë kritika konstruktive me qëllim që të ndihmojmë dikë, dhe jo që të ndjehemi ne më mirë se të tjerët.

    - Bëj dua për veten dhe për personin që do kritikosh para se ta ballafaqosh atë.

    - Mendohu paraprakisht dhe zgjidh fjalët më të përshtatshme.

    - Mos përdor nota kritike, gjykuese apo përulëse.

    - Zgjedhja e kohës është e rëndësishme; mos e bëj në nxehje e sipër.

    - Kritika pranohet më mirë kur bëhet një-me-një.

    - Rikujto shprehjen e Profetit se: "Besimtari është pasqyrë e një tjetër besimtari". Ndaj thuaj atë që sheh. Por mos ekzagjero.

    - Ki parasysh se informatat dhe konkluzionet e tua mund të jenë të gabuara.

    - Dëgjo shpjegimin me vëmendje dhe pranoje atë edhe në qoftë se është pjesërisht i saktë sipas mendimit tënd.

    - Mënjano debatimin pa fund.

    - Kupto se kur duhet të ndalesh. Mos e tërhiq zvarrë diskutimin nëse e sheh që nuk je duke shkruar dikund.

    Po aq e rëndësishme sa dhënia e kritikës është edhe pranimi i kritikës. Ja disa sugjerimi për këtë rast:

    - Falendero personin i cili do të ndihmojë dhe i kushton rëndësi zhvillimin tënd me mendimet apo këshillat e veta.

    - Mirëprit mendimet dhe vlerësimet e të tjerëve. Pyet për këshilla dhe sugjerime sesi mund të përmirësosh diçka.

    - Shpjego nëse ka ndonjë keqkuptim.

    - Prano gabimet.

    - Koha jo e përshtatshme nuk duhet t'ju mënjanojë nga të dëgjuarit dhe përfituarit.

    - Nuk duhet ta ndalni personin që po ju kritikon për shkak të vendit, gjuhës ose sjelljes.

    - Mos e rrotullo muhabetin që të fillosh ti të kritikosh personin gjatë kësaj kohe.

    - Bëj Dua për personin që po të kritikon.



    Përfshirja e fëmijëve në proçesin e konsultimit

    Fëmijët janë krijesa inteligjente dhe mendimtare, të cilët kanë shumë për të kontribuar nëpër diskutime. Shpesh ndodh që prindërit i refuzojnë opinionet dhe mendimet e fëmijëve të tyre duke menduar se ata janë të vegjël e pa-eksperience për t'u përfshirë në vendim-marrje. Nuk duhet vepruar kështu.

    Praktikimi i vendim-marrjes në familjë ndohmon fëmijët të mësojnë të komunikjonë efektivisht në një ambient ku ata ndjehen rehat dhe të sigurtë. Prindërit duhet të mos harrojnë se dashuria e tyre është vendimtare në rritjen e fëmijëve, por nuk është e mjaftueshme për të rritur fëmijë të lumtur dhe që di të përshtatet mirë situatave. Aftësia për të komunikuar është çelësi i një zhvillimi të suksesshëm tek fëmijët.

    Në vijim janë disa këshilla që mund t'ju vijnë në ndihmë për të inkurajuar fëmijët të komunikojnë efektivisht dhe të marrin pjesë në proçesin e vendim-marrjes në familjë.

    - Që në moshë të vogël, mundohu që fëmijës t'i bëhet zakon të bisedojë me ty për ditën (sesi e kaloi) dhe për ndjenjat e tij.

    - Praktikimi i konsultimit është një nga karakteristikat e një besimtari (Kuran 42:38). Ngulite tek ai që në vegjëli. (Fëmija im më i vogël ulet gjatë konsultimit në familjen tonë me laps e letër dhe mban shënime, edhe pse ende nuk di të shkruaj.)

    - Fëmijët duhet të jenë pjesëmarrës të plotë në të gjitha konsultimet familjare, formale dhe jo-formale, përveç rasteve kur çeshtja e diskutimit ka të bëjë vetëm me prinërit ekskluzivisht.

    - Fëmijët hapen më mirë në rrethana jo-formale sesa formale. Psh, dy minuta bisede në makinë me ta mund të tregojnë informata të rëndësishme për ndjenjat e tyre, më tepër sesa në një bisedë formale (paksa e forcuar).

    - Fëmijët kanë shumë dëshirë të bëjnë pyetje. Përgjigju pyetjeve të tyre me një nga të tuat: "Çfarë mendon ti për këtë?" Mendo për pyetjet e tyre si fillim i një bisede të ndërsjelltë.

    - Lër fëmijët të arrijnë vetë në zgjidhje. Në vend të dhënies së këshillave, pyeti "Pra, çfarë mendoni të bëjmë në këtë rast?" ose "Si duhet të veprojmë në këtë rast sipas mendimit tuaj?"

    - Delego përgjegjësi tek fëmija në vend që të ndjekësh stilin e komunikimit 'ti bëj këtë, ti bëj atë'.

    - Mënjano ngarkesën elektronike: televizorin, manjetofonin, kompjuterin, etj. të cilat mund të shkaktojnë që fëmija të mbyllet ndaj prindërve. Vendos rregulla për shikimin e televizorit.

    - Ruaj sensin e humorit. E qeshura nuk do të ulë autoritetin e as nuk do të sabotojë mësimet. Përkundrazi, do të përmirësojë komunikimin.

    - Respekto opinionet e fëmijëve.

    - Dëgjo me vëmendje se çfarë thonë fëmijët pa u bërë tepër gjykues apo kritik.

    - Shpërble idetë e mira.

  19. #19
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Vendimi për Martesë

    Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t'i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes.

    Atëherë pyetja është: Si ia bëjnë të rinjtë Muslimanë? Së pari, në Islam të rinjtë rriten duke ndërtuar lidhje të forta shoqërie me shokë të të njëjtës gjini. 'Motërzimi' ose 'Vllazërimi' që zhvillohet tek të rinjtë zgjat gjithë jetën.

    Kështu në përgjithësi kur një i ri ose e re vendos të martohet, zakonisht ai/ajo ndjek këto hapa:

    - I riu/e reja bën Dua që Allahu ta ndihmojë të gjejë njeriun e duhur.

    - Familja/shoqëria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatë. Pastaj konsultohen me njëri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatëve. Zakonisht familjet sugjerojnë njëri-tjetrit që palët të takohen.

    - Çifti dakordohet të takohet në një ambient me njerëz.

    - Familja vazhdon të pyesë edhe më për kandidatin - duke folur me shokë, familje, kolege, etj me qëllim që të mësojë për karakterin e tij.

    - Çifti fal Namazin e Istihares duke kërkuar ndihmën e Allahut në marrjen e vendimit.

    - Në fund, palët vendosin nëse do vazhdojnë me martesë ose jo. Islami i ka dhënë liri njeriut në zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund të martohen me forcë nëse nuk kanë dëshirë.

    Kjo lloj proçedure ndihmon që të sigurohet një martesë e fortë, duke marrë parasysh zgjuarsinë dhe udhëzimin e më të rriturve në familje sidomos kur është fjala për një vendim kaq të rëndësishëm në jetë. Përfshirja e familjes në zgjedhjen e partnerit në martesë bën të mundur që zgjidhja të mos bazohet vetëm në nocione romantike, por në vlerësimin objektiv dhe të kujdësshëm me qëllim që çifti të jetë sa më i përshtatshëm për njëri-tjetrin.

  20. #20
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Disa Pyetje që Mund t'ia Bëni një Kandidati për Martesë


    Pyetjet që vijojnë kanë për qëllim t'ju ndihmojnë juve të mendoni për disa çështje të rëndësishmë në lidhje më martesën. Eshtë në dëshirën tuaj t'i merrni ato në konsideratë kur të bisedoni me dikë me qëllim lidhje në martesë. Disa nga këto pyetje mund t'i bëhen edhe një ndërmjetësuesi, i cili është në gjendje t''ju përgjigjet nga një perspektivë e paanshme.

    Pyetje të Përgjithsme:

    - Pse jeni i interesuar të martoheni pikërisht në këtë kohë?

    - Si do ta përshkruanit veten?

    - Cila është një nga arritjet e tua më të mëdha?

    - A mund të më tregosh diçka nga eksperienca jote nga e cila ke përfituar apo ke mësuar?

    - Cila ka qenë një nga vështirësitë më të rënda me të cilat je ballafaquar deri tani në jetë? Si ka ndikuar ajo tek ty?

    - A ka ndonjë gjë që do dëshiroje ta ndryshoje tek vetja dhe cila është ajo?

    - Cilat janë qëllimet e tua në këtë jetë? Çfarë ke dëshirë të realizosh para se të vdesësh?

    - Për çfarë je duke kërkuar tek partneri/partnerja jote e ardhshme?

    Pyetje për Fenë:

    - Çfarë bën që të ndjehesh sa më afër me Allahun (subhanehu ue teala shkurt sut)?

    - Si mendon se martesa do të të afrojë edhe më tepër me Allahun (sut)?

    - Çfarë do kishit dëshirë të përmirësonit tek vetja nga perspektiva Islame?

    - A i falni të gjitha kohët e namazit? Po kur jeni në punë si ia bëni? A shkoni për namazin e Xhumasë?

    - Sa sure nga Kur'ani keni mësuar përmendësh?

    - Sa shumë je i ingranuar me komunitetin?

    - A e agjëroni Ramazanin?

    - Sa shumë jepni për Sadaka? Si e shpërndani Zekatin?

    - A keni qenë për Haxh ose për Umra? Kur keni dëshirë të shkoni?

    - A ke lidhje me ndonjë xhami të veçantë?

    - Sa të rëndësishme e konsideroni Hixhabin për gruan?


    Pyetje për Familjen:

    - Sipas mendimit tuaj, çfarë roli duhet të kenë prindërit dhe familja më gjerë në marrjen e vendimeve të rëndësishme si psh. për martesën, rritjen e fëmijëve, ku do të jetojmë, etj?

    - Çfarë do bëni në rast konflikti midis bashkëshortes/bashkëshortit tuaj dhe familjes tuaj?

    - A do jeni dakort të jetojmë me familjen më gjerë (psh prindërit) sidomos kur ata të plaken?

    - A mund të përshkruash karakterin e anëtareve të familjes tënde?


    Për Profesionin:
    - Çfarë karriere keni planifikuar/zgjedhur për të ardhmen?

    - A do punojnë të dy burri dhe gruaja?

    - Sa kohë harxhoni në punë?

    - A do më mbështesje nëse unë vendos të shkoj përsëri në shkollë për të marrë një diplomë më të avancuar?

    Interesa personale/Hobe:

    - Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?

    - Sa kohë harxhoni dukë parë televizor?

    - Çfarë do kishit dëshirë të bëjmë bashkë?

    - Sa kohë kaloni me shoqërinë?


    Fëmijët:

    - Sa fëmijë do dëshironit të kishit?

    - Kur mendon se do jesh gati për të patur fëmijën e parë?

    - Çfarë mendon për përgjegjësitë gjatë viteve të para të fëmijës?

    - Çfarë mendon se është e rëndësishme t'jua mësojmë fëmijëve?

    - Si do të bëni të mundur që fëmijët të marrin një edukim të mirë Islam?

    - Çfarë do të bëni nëse dikush nga ne nuk mund të lindë fëmijë?

    - Çfarë mendoni për adoptimin e fëmijëve?


    Mosmarrëveshjet:

    - Si duhet t'i zgjidhim mosmarrëveshjet?

    - Çfarë bëni ju kur jeni i mërzitur?

    - Si do ta bëje bashkëshorten/bahskëshortin tënd të ndjehej më mirë kur ajo/ai është i mërzitur?

    Pershtatur nga www.zawaj.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drini_i_Zi : 14-10-2008 më 08:58

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Dashuria dhe Martesa
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 26-05-2006, 15:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •