Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 11 prej 11
  1. #11
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    nga Shekulli

    Njė pėrrallė dimri nė tri variante
    Ardian Klosi

    Heinrich Heine dhe dy shqipėruesit e tij tė mirėnjohur, Poradeci dhe Schwartz.


    Problematika dhe kufijtė e pėrhershėm tė pėrkthimit poetik: njė fushė e bukur apo njė kėmishė ngushtuese?
    Muzikalitet, ritėm i brendshėm apo pėrkthim literal, origjinalitet apo besnikėri e detyruar?
    Katėr vjet mė parė dėshironim tė pėrkujtonim si Shoqatė gjermano-shqiptare e kulturės „Robert Schwartz" Heinrich Heinen, poetin e madh tė Gjermanisė, nė 150-vjetorin e vdekjes. Pėr kolanėn poetike qė desha tė hartoja me kėtė rast, natyrisht qė mendimi i parė ishte te "Gjermania.
    Pėrrallė dimri", mė i shquari poem satirik-filozofik i mėrgimtarit tė Parisit qė ai e shkruante pėr atdheun e tij pasi e vizitoi nė vitin 1844. Dhe natyrisht qė si tekst pėr aktorėt duhet tė merrja pėrkthimin e njeriut qė i kishte dhėnė emrin Shoqatės, kolegut e mikut Schwartz.
    Por duke kėrkuar nė skedat e Bibliotekės Kombėtare shoh qė veē kėtij shqipėrimi, botim i vitit 1990, ekzistonte dhe njė "Gjermania. Pėrrallė dimri" tjetėr, botim i vitit 1959, po nga "Naim Frashėri", nėn shqipėrimin e Lasgush Poradecit.
    Me thėnė tė drejtėn s'kisha patur dijeni. Ndoshta tirazhi i vogėl i botimit tė atėhershėm, ndoshta aludimet e shumta pėr fakte tė Gjermanisė sė messhekullit 19, ose dhe arsye pėrkthimi e kishin hedhur kėtė libėr shpejt nė harresė. Libri qė ndodhet nė BK ishte krejt i shkalafitur nga pėrdorimet, emri i pėrkthyesit aty nė f. 2 me gėrma fare tė vogla.
    Mirėpo ai nuk mund tė shpėrfillej. Midis kolegut dhe pagėzorit tė Shoqatės Schwartz dhe Lasgushit, njėrit prej poetėve kryesorė tė shqipes nė shekullin e 20, po aq pėrkthyes-mėsues, nuk ishte e lehtė tė zgjidhje ose tė lije, tė mėnjanoje ose tė nxirrje nė pah.
    Pėr mė tepėr bėhej fjalė pėr njė mbrėmje letrare ku tekstet do t'i lexonim sė bashku me aktorėt Timo Flloko dhe Ema Andrea, pra jo pėr njė botim me riprodhim tė madh, por njė deklamim poetik nė njė mbrėmje tė vetme ku nė fund tė fundit rėndėsi kishte pėrkthimi i saktė dhe fjala e bukur. Nga ana tjetėr, prej kėsaj vepre qė pėrbėhet prej 27 kapitujsh me afėr 500 strofa katėrvargėshe gjithsej, do tė merreshin vetėm disa episode tė caktuara, jo mė shumė se gjithė-gjithė 100 strofa.
    Kėshtu vendosa qė t'i vėshtroja gjatė punės tė dyja shqipėrimet. Kjo punė mė nxori nė disa pėrfundime qė vlejnė tė shtjellohen kėtu, pasi kanė tė bėjnė me problematikėn dhe kufijtė e pėrhershėm tė pėrkthimit poetik: njė fushė e bukur apo njė kėmishė ngushtuese? muzikalitet, ritėm i brendshėm apo pėrkthim literal, origjinalitet apo besnikėri e detyruar?
    Nė njė vėshtrim tė parė shqipėrimi i Schwartzit lexohej rrjedhshėm e pa shumė pengesa, kurse shqipėrimi i Lasgushit donte mė shumė punė, por edhe erudicion pasi p.sh. tė gjitha fjalėt frėngjisht ishin lėnė frėngjisht, pos qė emrat e pėrveēėm ishin lėnė tė gjithė, me grafi si nė origjinal.
    Njė lexim mė i kujdesshėm dhe krahasimi me origjinalin mė tregoi se nga shqipėrimi i Lasgushit nuk mund tė hiqej dorė. Nė tėrėsinė e vet ky pėrkthim i qėndronte mė besnik Heines, veē kėsaj njė numėr zgjidhjesh poetike ishin tė mrekullueshme. Nė tėrėsinė e vet shqipėrimi i Schwartzit lexohej rrjedhshėm. Por nuk mund tė niseshe me pėrshtypje tė pėrgjithshme, gjithēka duhej matur me origjinalin.
    Dhe kėshtu pas krahasimit tė imtė, duke marrė herė njė strofė prej njėrit poet herė prej tjetrit, herė duke lėmuar vargje tė caktuara, herė duke pėrkthyer strofa tė tjera krejt mirėfilli, i bindur se i afroheshe ashtu autorit mė mirė, doli sė fundi njė tekst qė mund tė kishte tė meta tė ndryshme, si bie fjala mungesėn e njė fryme a njė dore tė vetme (me tė mirat dhe kusuret e saj!), por nė tėrėsinė e vet ishte shumė pranė origjinalit dhe kishte njė rrjedhshmėri e ritėm tė brendshėm qė nuk mund tė qortohej...
    Kėtė e provuan edhe suksesi dhe pėrsėritjet e mbrėmjes nė disa raste - tri herė tė tjera nė Tiranė dhe njė herė nė Ulqin - reagimi i publikut nė deklamimet e Timo Fllokos, qė kishte rolin e poetit, dhe dialogėt e tij me Ema Andrean, ku kjo luante herė nėnėn e poetit e herė perėndeshėn mbrojtėse tė Hamburgut, Hamonian.
    Dy shqipėrues kaq tė nderuar, njėherėshi mėsues, njėri dhe poet i rrallė, patjetėr qė do tė ma ndjenin atė amalgamė qė krijova me "Gjermania. Pėrrallė dimri".
    Secili prej tyre pėrkthimin letrar e ka bėrė nė kushte tė vėshtira, sidomos Lasgushi, qė pėrktheu pas Lufte lirikė tė shumtė rusė, gjermanė, rumunė, francezė etj. thjesht pėr tė mbijetuar, pasi si shkrimtar nuk mund tė jetonte mė, ca mė keq nuk mund tė shkruante i lirė.
    Schwartzi shqipėrimet letrare i bėnte nė orėt e vona tė natės pasi gjithė dita i shkonte, edhe atij pėr arsye mbijetese, me pėrkthime veprash tė udhėheqėsit dhe kashte tjetėr propagandistike.
    Nė kushte normale, sikur t'ua kishin lėnė gjithė kohėn e duhur pėr pėrkthimin e kėsaj kryevepre tė poezisė e tė satirės, sot do tė kishim dy variante tė "Gjermanisė" nė shqip qė do t'i kishin qėndruar kohės mjaft mirė e s'do tė kishte qenė nevoja tė vinte njė i tretė pėr tė nxjerrė rezultanten mė tė mirė prej tė dyjave.
    Pavarėsisht nga kėto rrethana historike, le tė vimė te karakteristikat e secilit pėrkthyes pasi ato dhe na interesojnė mė shumė:
    Lasgushi pėrkthen me masė e me shije poetike tė veēantė. Ai e respekton mė sė miri metrikėn e origjinalit, siē thamė katėrvargėsha tetėrrokėsh ABAB, ku rimat janė vetėm BB, shpesh nė mėnyrė lakonike duke i gjetur kėto rima pa sforcim tė madh e pa tradhti tė madhe ndaj origjinalit. Po sjellim ndonjė shembull:


    Njė vashė e vogėl harpės i bij.
    Kėndonte me zemrėn plotė
    Dhe zėrin fals, po u preka fort
    Nga kėng' e saj fjalėngrohtė.


    ose


    Kur ardha te zonja mėmė, ajo
    U tremb prej gazit q'e zuri;
    Thėrriti befas: "O biri im!"
    Dhe tė dy duart i thuri.


    Sot qė lexojmė kėtė pėrkthim tė Lasgushit ndiejmė hijeshinė e papėrsėritshme tė gjuhės sė tij qė pėrbėhet nė radhė tė parė nga fjalėt e shumta popullore dhe nga trajtat e veēanta dialektore, tė cilat ai i fut me vetėdije tė plotė, madje edhe duke na tėrhequr vėmendjen me poshtėshėnime qė aksh fjalė pėrdoret nė Pogradec.
    Ja disa shembuj fjalėsh, pėr shumicėn e pėrdoruesve tė panjohura: sheputka, kokonka, tagarkė, pepellashė, qimegjalla (njė lloj krimbi), torozhen (njė lloj shpendi), shi tonét (dmth. i butė, Pogradec), kllanik (vatėr, Pogradec), rruskudan (pallavraxhi, Pogradec) etj.
    Ja disa nga trajtat e shumta tė toskėrishtes verilindore: mbesoj, mproj, medje, vojtje, tashinė (pėr tashti), i qojtur, i letė, gas, sundovi, ardha, shij (pėr shihte), pshteti, mos u kėthe, zėmbak, robe, dėrmoj etj. etj.
    Mirėpo sa ėshtė i kujdesshėm pėr tė futur nė shqipėrim fjalė nga qyteti i tij amtar ose pėr tė dhėnė njė strofė qė i pėlqen veēanėrisht, e qė mund tė jetė njė situatė lirike, njė trishtim dashurie, pėrshkrim natyre etj., aq dhe nuk kujdeset por ecėn shpejt kur duhen dhėnė situata politike, tė ngarkuara me aludime pėr personazhe dhe fakte tė kohės. Ja ndonjė shembull strofash qė ėshtė e vėshtirė t'i kuptosh po nuk e njohe Gjermaninė e periudhės sė pararevolucionit tė 1848s:


    Sa kavaleresk! na vjen nė kujtim
    romantizmi qė vate e iku,
    Kastelana Jeanne de Montfaucon,
    Baroni Foqué, Uhland, Tieck-u


    Po, po, mė pėlqen pėrkrenarja, dėshmor
    Pėr frymė naltmadhėrore!
    Njė mbretėrore spiritė ajo ish,
    Me pointe, majuckė thumbore.


    Kur mbėrritėm si brez i fundit nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri" nė vitet 80, ishin proverbiale komentet e Lasgushit, zakonisht nė vargje, pėr normėn nė pėrkthim, sė cilės i nėnshtroheshin veē tij edhe tė tjerė emra kaq tė nderuar tė letrave tona si Mitrush Kuteli, Sotir Caci, Bujar Doko, Petro Zhej etj. Pėr prozėn kjo normė ishte 6 faqe nė ditė, por poezinė, nė mos gaboj 100 vargje. Nėn marshimin e kėsaj norme duket se janė pėrkthyer edhe do pjesė tė "Gjermania.
    Pėrrallė dimri", se ndryshe nuk mund tė shpjegohet qė Lasgushi tė lejonte konstrukte tė tilla aspak tė shqipes si: diamante kurore arthmėrie, fitim punėtoresh duar, valixha m'u vizitua (nga doganierėt), i kalorėsve kostum i ri, njė mbretėrore spiritė, fantomėrisht, fantastėrisht etj.
    Sikurse e pėrmendėm janė lėnė nė frėngjisht thuajse gjithė fjalėt e origjinalit: malheur, page, gentilhomme ose nuk ka kujdes tė veēantė pėr tė pėrdorur ekuivalentet shqipe pėr fjalėt neolatine si eveniment, fantomė, akcent, herė-herė ka pakujdesi tė tilla si "hyra nė vendin jashtė" (do tė thotė qė "u ula nė karrocė nė fronin jashtė") ose "I futnja nganj'herė gishtrinjt'e mij,/ Dhe ngjante shpesh nganj'herė".Shqipėrimi i Lasgushit i ngjan njė skulpture tė ēuditshme, tė punuar ku me daltė tė hollė e fine, ku me tė rėna tė trasha.
    Tė duket nganjėherė si punė e papėrfunduar, tė vjen ta marrėsh ti nė dorė daltėn qė e hodhi njė ditė i mėrzitur nė oborrin e shtėpisė poeti dhe thua: sa keq, sikur tė ishte gjallė e ta rimerrte nė duar, s'do qe ndonjė punė e madhe ta kthente nė shqipėrim tė sosur.
    Me njohuritė e thella tė gjermanishtes (kishte jetuar dhjetė vjet nė Berlin dhe Graz, ku pat mbrojtur dhe doktoratėn mė 1933) dhe poezinė qė e kishte tė brendshme, por dhe ironinė e hollė e cila i shkonte aq mirė asaj tė Heines, i plotėsonte gjithė kushtet e nevojshme qė "Gjermania" tė kėndonte nė shqip si bie fjala dikur "Korbi" i Poes ose "Skėnderbeu" i Longfellow-t nėn dorėn e Nolit.
    Shqipėrimi i Schwartzit ka natyrė tjetėr. Ai ėshtė mė rebel, mė i drejtpėrdrejtė dhe mė afėr kohės sonė.
    Sikurse nė gjithė pėrkthimet e tjera, kujdesi kryesor i Schwartzit ishte qė autori i huaj tė komunikojė me lexuesin shqiptar sikur tė jetė shqiptar. Pėr kėtė synim tė parė ai e kthen komunikimin gati nė gjuhė bisedore, ēka shpesh Heines i shkon, sidomos nė ato pjesė tė poemės qė kanė mė fort natyrė polemike e politike, por jo gjithmonė.
    Nė zgjedhjen e fjalorit bisedor ku gjen shumė shprehje "tė forta" tė tipit: na lėnė ujin nė dorė, ē'budallenj qė jeni, o zog shėmtirė, nė mė rėnē nė dorė, ta jep mu nė tru, s'ua ka kush ngenė, i ha meraku etj. nuk mungojnė fjalėt turke (kėto Lasgushi ka kujdes tė mos i qasė) si avaz, halle, bandill, qese, ibret, lezet, milet, goxha, sefte, sajdis, zarar, ilet, dynja, defter, hem-hem, alamet, namuz etj.
    Edhe pse ka strofa tė njė bukurie tė veēantė (Schwartzi e ka treguar qė ishte dhe ai poet i hollė lirik), shpesh nuk ėshtė ai kujdes i Lasgushit pėr muzikalitetin e vargut dhe ritmikėn. Vargje 10 ose dhe 12 rroksh alternohen me 6 e 7-rrokėsh, megjithėse struktura bazė e poemės ėshtė 8-rrokshi. Nga ana kuptimore ka nevojė pėr krahasime dhe korrigjime.
    Por doemos qė dhe ky variant shqip i poemės ka pėrligjen dhe tė drejtėn e vet tė ekzistencės. Nė mėnyrė tė ngjashme me variantin e Lasgushit, edhe pėr kėtė mund tė themi se njė punė redaktuese, pėr njė besnikėri mė tė madhe gjuhėsore-poetike do tė kish nxjerrė mė fort nė pah ato qė ishin vlerat kryesore tė Schwarzit si shqipėrues: prirjen divulguese, gjuhėn rebele, aktualizimin e njė poeti tė njė shekulli e gjysmė para pėrkthimit.
    Nė mbyllje tė kėtij vėshtrimi krahasues po japim njė shembull tė thurjes qė u pėrdor pėr mbrėmjet poetike „Gjermania. Pėrrallė dimri", fjalimin e famshėm tė poetit drejtuar ujqėrve, nga kapitulli XII:


    Ah, ishin ujqėr tė uritur
    Dhe ulėrinin ato egėrsira
    Me sytė e untė qė u shkėndijonin
    Si gaca zjarri nga errėsira.

    E morėn vesh qė kisha ardhur
    Dhe sikur donin t'mė nderonin
    E pėrshkėnditėn pyllin mbarė
    Nė kor filluan tė kėndonin.

    Madje m'u duk si serenadė,
    Dhe meqė shprehnin kaq nderim
    Mora njė pozė edhe u fola
    Me fjalė e gjeste gjithė ngazėllim:

    „Vėllezėr ujqėr! Ndihem fort i lumtur
    Kėtu mes jush, mes kėsaj brohorie!
    Ju jeni kaq fisnikė dhe mė pritėt
    Me ulėrima dashurie!

    Atė qė ndiej nė kėto ēaste
    S'e shpreh dot fjalė e shkretė!
    Kjo orė e bukur do mė mbetet
    E paharruar pėrjetė!

    Pėr mirėbesimin falėnderoj,
    Kėshtu ju mė nderoni,
    Dhe nė ēdo kohė ju sprova jepni
    Dėshmi besnikėrie tregoni.

    Vėllezėr ujqėr! Ju s'dyshuat kurrė
    Tek unė - dhe as nuk ju morėn mendtė
    Nga maskarenjtė qė ju thanė
    Se paskam kaluar te qentė,

    Se qenkam renegat dhe se te qingjat
    I lartė oborrtar u bėkam sė shpejti...
    Qė t'i mohoja kėto profka
    Nuk ma lejonte dinjiteti!

    Lėkurė e qengjit qė nganjėherė
    E hidhja supeve, trupin tė ngrohja
    S'mė ka shtyrė kurrė (ju betohem!)
    Fatin e qingjave tė ėndėrroja.

    Jo, nuk jam qingj, nuk jam as qen,
    s'jam oborrtar, as peshk trutharė -
    Kam mbetur ujk, me zemėr ujku
    Dhe dhėmbė tė mprehtė si dhe mė parė.

    Jam ujk, jam ujk dhe gjithėmonė
    Bashkė me ujqėrit do ulėrija -
    Mė keni pas, veten ndihmoni,
    Qė t'ju ndihmojė dhe Perėndia!"

    Ky ish fjalimi qė u mbajta,
    Krejt i improvizuar,
    Mirėpo Kolbi nė gazetė
    Ma nxori tė censuruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diabolis : 05-05-2010 mė 08:45

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Kritika e veprės sė Aristidh Kolės
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 05:40
  3. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  4. Harold Pinter, Nobelisti i Letersise per 2005-en
    Nga [xeni] nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-10-2005, 13:51
  5. Heinrich Von KLEIST
    Nga korēar nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-06-2004, 11:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •