Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    Te kota jan keto gjera qe i ka than Artsoni nuk ia vlen vetem humbje kohe jan edhe shum veshtir valla e ka pas vetem Copy Paste i ka ba vetem humb kohe me keto gjera se me ba ma interesant dicka jo valla qe keshtu nuk ka Zot nuk ka Parajse...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga DemonicChrist Lexo Postimin
    Te kota jan keto gjera qe i ka than Artsoni nuk ia vlen vetem humbje kohe jan edhe shum veshtir valla e ka pas vetem Copy Paste i ka ba vetem humb kohe me keto gjera se me ba ma interesant dicka jo valla qe keshtu nuk ka Zot nuk ka Parajse...
    me lejo te bej nje pyetje i dashur DemonChrist,
    ti beson ne ekzistencen e djallit?

  3. #13
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Hej fetare,une afetari po ju vij ne ndihme po bej nje pohim shume te rendesishem i cili eshte ky.
    Genjeshtra me e madhe e djallit eshte ajo e cila i bindi njerezit per mos ekzistencen e tij,dhe si rjedhim per mos ekzistencen e asgjeje mbi natyrale,ju ftoj ne debat(por kujdes se une kete poim mund ta rezoj fare kollaj,ju çfare thoni????)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #14
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga alko71 Lexo Postimin
    “ALL-LLAHU NUK KA
    LINDUR AS S’ËSHTË I LINDUR”
    (KUR’AN)

    Miku im është shkolluar dhe ka doktoruar në Francë. Atje, duke u inkuadruar në “Rrymën e jetës moderne”, është shoqëruar përveç të tjerëve edhe me hipikët, me ç’rast ka formuar botëkuptim të atillë për botën i cili çdo gjë mohon. Ai dëshiron të polemizojë me ne besimtarët, ndonëse na konsideron naivë, sepse zbulon se ne vetveten e përqeshim duke u mashtruar me iluzione për xhennetin dhe hyritë derisa ëmbëlsitë dhe bukuritë e kësaj bote na shmangen.

    Me një rast, me shpoti, më tha: Ju konfirmoni: Zoti ekziston, duke e mbështetur konfirmimin tuaj në parimin e “shkakësisë” (kausalitetit). Pohoni se: çdo gjë e ndërtuar ka ndërtuesin e vet, çdo gjë e krijuar, krijuesin e vet, çdo gjë ekzistuese, krijuesin e vet; pëlhura e dëshmon endësin, piktura piktorin, gravura gravuesin, kurse kozmosi, sipas kësaj logjike, është dëshmia më e mirë për ekzistimin e Zotit si krijues i tij. Ndërkaq, nëse e pranojmë gjendjen e këtillë të gjërave, a thua nuk kemi të drejtë që sipas logjikës së njëjtë të shtrojmë pyetjen: kush e krijoi atë Krijues?! A nuk është kjo kurthë për argumentet tuaja?!

    I themi atij: Pyetja jote është e gabueshme - në të nuk ka kurrfarë kurthe për pohimin tonë. Ti, së pari, e pranon Krijuesin e pastaj pyet kush e ka krijuar Atë, duke ia nënshtruar Krijuesin ligjeve të cilat dominojnë në botën e krijesave. Kjo sofistika jote i ngjan kukullave të cilat lëvizin me ndihmën e zemberekut - spirales. Po qe se kundrohen në rrafshin e lëvizjes së tyre, pason se edhe njeriu, i cili i ka bërë, lëviz sipas parimit të zemberekut.

    Sikur, me ndonjë rast, të ishte e mundur t’u thuhet atyre se a lëviz me vetveten, do të përgjigjeshin se kjo është e pamundur, sepse në botën e tyre çdo gjë lëviz me ndihmën e zemberekut. Kështu edhe ti, i kufizuar dhe i zhytur në botën vetjake ku çdo gjë që ekziston, domosdo parashtron Krijuesin, nuk po arrin të kuptosh se Zoti ekziston vetvetiu.

    Filozofi i njohur gjerman Emanuel Kanti në veprën e tij Kritika e mendjes së pastër ka zhvilluar idenë se me mendje nuk mund të përfshihet e verteta e pafund. Sipas natyrës së saj, mendja i arrinë vetëm partikularitë ndërsa është e paaftë të kuptojë të ekzistuarit absolut siç është ekzistimi i Zotit. Ne e kuptojmë Zotin me ndërgjegje e jo me mendje. Dëshira jonë për drejtësi është dëshmi e ekzistimit të së drejtës, sikur që është etja për ujë dëshmi për ekzistimin e ujit.

    Aristoteli shumë më herët ka shtruar një varg të tërë shkaqesh duke thënë: karrigia është nga druri, druri nga trungu, trungu nga fara, kurse fara është nga mbjellësi, që në fund të tregojë se si numërimi i tillë i shkaqeve medoemos shpie tek shkaku i parë. Shkakun i cili nuk ka nevojë për shkak, lëvizësin i cili nuk ka nevojë për lëvizës, krijuesin i cili nuk ka nevojë për krijues, që i përgjigjet të kuptuarit tonë të All-llahut xhel-le shanuhu. Ibni Arebiu konsideron se në pyetjen kush e krijoi Krijuesin aspak nuk duhet përgjigjur. Zoti e dëshmon ekzistimin dhe është jokorrekte me ekzistim të dëshmohet Zoti. Drita e dëshmon ditën e jo e kundërta...
    All-llahu nuk ka nevojë për dëshmi, sepse Ai çdo gjë e dëshmon. Ai vetvetiu është e vërtetë e qartë (el-hakku-l-wâdihi bi dhâtihî). All-llahu shfaqet në ligjet, rendin, bukurinë dhe normat, në gjethin e drurit, pendën e palloit, krahun e fluturës, erën e trëndafilit, këngën e bilbilit, lidhshmërinë e yjeve, në simfoninë e kozmosit. Sikur të thonim se e tërë kjo është krijuar rastësisht, do t’i përngjanim njeriut i cili konsideron se me vetë hedhjen e shkronjave në ajër, prej tyre mund të krijohet vargu në të cilin do të gjenim një poezi të Shekspirit, do të thotë poezi pa poet.
    Kur’ani na liron nga shkoqitjet e këtilla me një dëshmi mjaft të qartë dhe të saktë:

    “Thuaj: Ai All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo
    krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka
    lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i
    barabartë”. (El-Ihlâs, 1-4).
    po qe se te pyesin se kush e ka krijuar Allahun thuaj le te numerojn duke zbritur prej numrit 10 gjere ne 1 dhe pastal le ta shohin se qka ka para 1 le te tregojn ata

  5. #15
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    po qe se te pyesin se kush e ka krijuar Allahun thuaj le te numerojn duke zbritur prej numrit 10 gjere ne 1 dhe pastal le ta shohin se qka ka para 1 le te tregojn ata
    O sa kom qesh, do fillojme countdown hahahaha numri 0(zero) eshte para 1.
    ça i ke kto argumente koti ti mer,kshu tka thon hoxha.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    po qe se te pyesin se kush e ka krijuar Allahun thuaj le te numerojn duke zbritur prej numrit 10 gjere ne 1 dhe pastal le ta shohin se qka ka para 1 le te tregojn ata
    numri 0.
    dhe sipas shembullit tend i bie qe zoti te jete Hiçi.
    ne fakt une besoj se zoti eshte Hiçi, edhe pse duket qesharake.

  7. #17
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Ore njerez, po nuk e kuptoj perse nuk me pergjigjet njeri...?

    Ku jane besimtaret ?

    Dje lexova ne gazete nje lajm mjaft interesant. Nje femer nga Arabia Saudite, atje ku feja muslimane zbatohet ne menyre shume strikte, kishte nderruar seksin. Arsyeja ishte tejet e forte, vetem per te perfituar te drejten e patentes se automjetit. Thua valle te jene ne vitin 2007 keta njerez, apo jane ne 2007-en p.k. ?
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  8. #18
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele Lexo Postimin
    I dashur arston.Ti ke të drejtë por ke dhe frikë.Hiqe frikën sepse je me të vërtetën.

    Kam frike, por nga besimtaret ama...
    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e kelcyra4ever
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Postime
    94
    Artson lol


    ti paske me shume pyetje se besimtaret


    zoti te dhente pergjigjet e duhura hahahahaha
    \m/ TiLL dEaTh KeLcYRiOT \m/

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    po qe se te pyesin se kush e ka krijuar Allahun thuaj le te numerojn duke zbritur prej numrit 10 gjere ne 1 dhe pastal le ta shohin se qka ka para 1 le te tregojn ata
    Te pershendes eldonel .
    Nuk ishte edhe pergjegje shume e mire kjo me numrat se Allahu thote se ai eshte i pari dhe i fundit .Ma mire do te ishte t'ju thuhej qe te shkonin tja gjenin fundin numrave.

    Aegumenti ma i mire per ta eshte surja Ihlas nga Kurani qe e solle ti. Allahu eshte Ai qe çdo krijese i drejtohet (i mbeshtetet) per çdo nevoje.

    Eshte e pamundur te gjesh ndonje krijese qe se paku nje here ne jeten e tij mos ta dij se ka Krijues.
    Eshte e pamundur te gjejsh ndonje krijese qe se paku nje here ne jeten e tij te mos kete besuar ne Zot.
    Kuptohet disa njerez besojn vetem kur jane ne rrezik apo kane nevoje per diçka.
    Edhe ateistat me te medhaj e kane pasur nje kohe kur kane besuar.

    Vete kam qene ateist kam shume shoke ateista , shumehere i dua ateistat ma shume se disa besimtare qe jane me te vertet hipokrita.
    I pelqej ateistat sepse tregojn drejt ,nuk te genjejn per besimin e tyre.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 08:32
  2. Si i festojne Pashket besimtaret Ortodokse
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 17:57
  3. Konkurset, pyetjet do të shiten
    Nga ArberXYZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-05-2005, 08:02
  4. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •