Polonia planifikon në qytetin Poczernin të hap qendrën e parë të ekzorcizmit në botë. Ajo do t’ju dedikohet të gjithë atyre që besojnë se janë të pushtuar nga djalli, citojnë mediumet polake. Andrey Trojanowski, i cili punon në këtë qytet si misionar katolik, shprehet se qendra do të jetë e pajisur me kupolë (kishë të vogël) dhe në atë do të ketë ndihmë profesionale psikiatrike. Po ashtu Trojanowski shfaq se me të vërtetë ka nevojë për një qendër të tillë, sepse ai çdo javë takon mbi 20 njerëz të cilët mendojnë se janë të pushtuar nga djalli. Ideja për këtë qendër të pazakontë rrjedh nga kisha katolike e Polonisë, në të cilën punojnë rreth 50 ekzorcistë. Projekti ri, do të mundësoj ndihme të re shpirtërore dhe përkujdesje atyre që me të vërtetë kanë nevojë për këtë gjë. Misionari shpjegon se shërbimet e tyre ekzorciste kanë qenë tepër të popullarizuara te gjermanët, ku atje nuk ka asnjë kishë apo institucion tjetër në lidhje me këtë fenomen. Shumë njerëz mendojnë se njerëzit e prekur nga ekzorcizmi janë të sëmurë mental. Por tjerë pohojnë se të gjithë ato njerëz që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike, në një farë mënyre janë të pushtuar nga djalli. Ekzorcizmi te misionarët fetarë u bë i njohur në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, me atë u bë edhe filmi ‘EXORCIST’ në vitin 1973.
Shqipërimi: Unë.
Burimi: tocka.com.mk
Krijoni Kontakt