Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Miush modern Maska e miushi
    Anëtarësuar
    04-08-2007
    Vendndodhja
    si thua shpirt te mungoj ndo pak?
    Postime
    217

    Dëshira më e fshehtë e njeriut? Pyetje e bere nga shume anetare te forumit.

    E kam pare kete pyetje shume ne forum prandaj po jap pergjigje per kete pyetje.

    Instikti për të kryer marrëdhënie seksuale është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër.
    Instinktet tona na nxisim ne të gjithëve të kryejmë marrëdhieve seksuale. Por mënyra se si gratë dhe burrat cyten drejt kësaj është krejt e ndryshme.



    Dy aktorë u dërguan në kompleksin universitar të Londrës me kamera të fshehta për të bërë një pyetje të thjeshtë: "A don të flësh me mua?". Njëri prej aktorëve është femër që pyet meshkujt dhe tjetri është mashkull që pyet femrat.
    Rezultati dihet. Asnjë femër nuk tha po por tre në katër meshkujve u dukej ideja e mirë.

    Ndryshimi tek qasja e meshkujve dhe femrave ndaj marrëdhënies seksuale ka një themel evolucionar. Çdo muaj një grua çliron vetëm një vezë. Nëse kjo vezë pllenohet atëherë asaj do t'i duhet të bartë fëmijën përgjatë nëntë muajsh shtatzënësie.

    Ky është një investim i madh. E kundërta ndodh me burrin i cili ka të gatshme pothuaj një numër të pafundtë spermash dhe mund të bëhet atë i qindra fëmijëve brenda këtyre nëntë muajve. Kështu që nuk është befasuese përse gratë kanë prirje të jenë më nazeqare kur vjen puna për të zgjedhur se me kë të kryejnë marrëdhënie seksuale.



    Kur janë në kërkim të një partneri njerëzve u flet instinktivisht një varg i madh sinjalesh. Më i thjeshti prej tyre është forma trupore. Për gratë, një bel i hollë dhe këllqe të gjera janë shenja të pjellorisë dhe prandaj është vërtetuar se këto i tërheqin shumë burrat.

    Gratë tërhiqen instinktivisht pas formash trupore që tregojnë gjene të mira. Kështu që gruaja do të parapëlqente më tepër një burrë me shpatulla të gjera dhe bel të hollë - një shenjë e sigurtë e si forcës fizike ashtu edhe e një sistemi të mirë imunitar.

    Por ne i zbulojmë partnerët e mundshëm në një mënyrë më të zhdërvjellë. Në Newcastle University (Universiteti i Njukastëllit) iu kërkua femrave të mbanin për disa ditë të tëra një fanellë me mëngë të shkurtër. Meshkujt u ftuan pastaj të zgjidhnin atë fanellë që ata mendonin se mbante erën më të mirë.

    Pothuajse pa ndonjë ndryshim meshkujt parapëlqyen erën e grave që kishin një sistem imunitar krejt të ndryshëm nga i tyri. Kjo është kuptimplotë nga ana evolucionare - fëmijët e lindur prej prindësh që kanë sisteme të ndryshme imunitare kanë gjasat më të mira t'i luftojnë vetë sëmundjet.

    Ian Penton-Voak i Stirling University dhe David Perrett i University of St Andrews kanë pyetur femrat të zgjedhin meshkujt tërheqës, me rezultate magjepsëse.

    Ato që ishin në periudhën e vezëçlirimit parapëlqenin më tepër fytyrat tipike mashkullore. Qafë të trasha, nofulla dhe mjekra të gjera - treguesit tipikë të fuqisë dhe shëndetit - të gjitha këto, cilësi të dëshirueshme gjenetike.

    Meqenëse gratë janë ato që lindin atëherë këto janë të sigurta që fëmija mban gjenet e tyre . Burrat nuk mund të jenë 100 % të sigurt, kështu që ata kanë shtjelluar një mënyrë për t'u mbrojtur nga gjasa e mashtrimit nga partneri.
    What Must the world be like in order that man may know it? -Thomas Kuhn

  2. #2
    Responsible Maska e Observer
    Anëtarësuar
    24-05-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    52
    Po kjo seshte deshira me e fshehte e njeriut.Kjo eshte deshira me e dukshme.

  3. #3
    Little angle Maska e adela 16
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    ne endrrat e nje dashurie te pamundur
    Postime
    22
    Deshira Ime E Fshehte Eshte Qe Te Martohem Me Nje Person Qe Gjith Kohes Them Qe E Urrej. Eshte Nje Nga Deshirat Me Te Medhaja.

  4. #4
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    adela 16, jo rralle here ka ndodhur dhe ndodh qe njerezit te mbajne te shtypura ndjenjat e tyre "reale" kundrejt dickaje apo dikujt.
    Te shprehesh se "deshira jote e madhe" eshte te martohesh me nje person qe thua se e urren, edhe ti vet je e bindur se nuk eshte e vertet.
    Shpeshhere te mbash te lidhur brenda vetes nje ndjenje te caktuar nuk eshte mire. Mbase jane shume gjera, te cilat te bejne ty te mos shprehesh hapur ndjenjat e tua, por ndoshta do jete me keq akoma nese ne momentin qe ti do reagosh do jete teper vone.
    Kam mendimin se gjithcka shprehet sa eshte e fresket. Vetem perballja te mundeson te kuptosh realisht tjetrin dhe njekohesisht te marresh vendime.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ujkus
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    327
    tani deshira me e fshehte .nuk eshe njeriu ka shume deshira dhe ka nje te fshehte .njeriu ne momentin qe deshiron tenton ta vere ne jete ate .


    por them se deshira me e fshehte eshte te qenin "zot"

    te gjithe njerezit duan pare pushtet e perjetesi

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    21
    Deshire e fshehte?
    Mendoj se te gjithe kemi deshira dhe plane ne jete. Disa nga ato jane realizuar, por ajo qe do doja eshte qe te mbetem nje njeri me virtyte packa se cfare do me sjelli jeta, qe une mos te ndryshoj per keq. Qe gjithnje te arrij me teper dhe mbi te gjitha ai qe do zgjedh per gjithe jeten te me beje te lumtur e mos te pendohem per zgjedhjen qe kam bere.

    Gjera shume normale dmth, asgje per tu befasuar.............

Tema të Ngjashme

  1. Implikimet e procesit global të shekularizmit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-07-2004, 15:51
  2. Shtrirja e Islamit tek shqiptaret ne ditet tona
    Nga (AHMEDI) në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 15:37
  3. Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-06-2003, 04:21
  4. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •