Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 64
  1. #41
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Bobo,

    prape na erdhi Taulanti apo dardani ?!

    Jo ore nuk na ndahet as ky , ja kane lene detyre.

    Prape me ate do merremi :

    Taulant si thoshim atehere jemi fanar ndricues ne brigjet e adriatikut

    po per ate Lenka Fanar ishim.

    Tani seriozisht , qe nga 1997 e nuk jemi shtet i pavarur per me te teper lexoni " Si mund te ulet ndikimi grek ne RSH"

    Shnet Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #42
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Me falni qe po dal nga tema, por per ate fanarin :


    Njerėz dhe fate
    Ishte maji i 1971 kur nė mbledhjen e Komitetit drejtues tė Partisė sė Tiranėsu kumboi fort lajmi "i ditės" se ishtė zbuluar dhe eleminuar grupi i tė rinjve kundėr vijės sė partisė nė art e letėrsi me kryetar Bedri Myftari. Aksioni kishte pėrfunduar me sukses Suzana Selenica ishte arrestuar. Mė pas pėsoi tronditje psiqike, pas ditėve tė tmerrshme nė hetuesi dhe pėrfundoi nė ēmendinė e Sigurimit tė Shtetit. Bilal Xhaferri u arratis nė Amerikė nė gusht tė vitit 1969. Nė vitin 1970 u arrestua Sadri Ahmeti. Nė vitin 1967 u internua Namik Mone nė Hamallaj tė Sukthit, u arrestua Piro Kuqi mė 22 prill tė vitit 1971 u arrestua kryetari i grupit Bedri Myftari. Konstandin Dhamon e ēuan ushtar drejt e nga bankat e shkollės nė Karaburun tė Vlorės. Roland Gjoza u internua nė Pukė. U arrestua Ahmet Golemi i cili nga torturat ē'njerėzore pati goditje psiqike. U arrestua Zyhdi Morava. Akuza ishte e njėjtė pėr tė gjithė grupin -"Agjitacion e propogandė kundėr vijės sė partisė nė art e letėrsi". Ky grup e pagoi me 35 vjet burg dhe 30 vjet internim. Pasojat nuk do tė mbteshin me kaq. Nė ditarin e historisė sė tyre shėnohet njė i vrarė nga Sigurimi i fshehtė shqiptar, njė i helmuar dhe njė i vetėvrarė. Bilal Xhaferrin e vrau Sigurimi i Shtetit nė Ēikago tė Amerikės nė vitin 1987. Suzana Selenicėn e helmuan nė vitin 1991. Faik Balanca vrau veten nė vitin 1978.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #43
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    EC LLESH E MERRE VESH

    1945-1990

    - shteti shqiptar krijoi shpirta te vdekur e vrau shpirta te gjalle

    - ndertoi 140 hekurudha e vrau 140.000 intelektual kombetar

    - shtroi asfalte gjithe shqiperine dhe beri tru asfalti kombin

    - futi rrjet elektrik deri ne maja dhe e shuajti driten e bashkimit kombetar!

    - ndertoi kufij ne mes familjes dhe mes trojeve shqiptare

    - ndertoi nje kupe bunkeri qiellin e Shqiperise dhe mbrenda plot kupola bunkeresh, duke bere nje popull kacak, te ftiguar, te perulur para botes, te izoluar nga qielli e dielli i kesaj bote!

    - kualifikoi kuadro nen frymen staliniste (ku Stalini vrau 22 milion njerez te inteligjencise ruse e joruse) tevona me marksizem-leninizen dhe i ktheu shqiptaret ne menshevike e bolshevike, tue mbrojte edhe ate sistem stalinist qe vet ruset e urrenin dhe ky donte ta mbante gjalle ne Shqiperi Stalinin edhe me trim se stalinistet rus, te rame nga leninizmi

    - stalinizmi e leninizmi dy rryma kundershtare ne rusi - e ky trimi enver i mbante e mbronte bashke paralel edhe ma trim se vet ruset.

    - formoi edukaten socialiste marksiste-leniniste (e ne thelb ishte staliniste) dhe shkatrroi GENIN shqiptar, me sllavo-greket e shqiptarizuar tue i ngrite ne krye te pushtetit popullor te PPSH-se
    tue dhunua me hater e me zor femrat ma te bukura te Shqiperise
    dhe prej tyre dolen sot te gjitha keto prostitutka, te gjithe keta kriminele, te gjithe keta gjakpires te popullit, qe ende nuk johin zot, as komb, as fee dhe qe ende mundohen ta mbajne sot pushtetin nen kthetra staliniste e nen perde demokratike!

    - 1945-1990 pushteti stalinist-enverist e beri nje popull lepur, pa zot, pa komb, pa fe - tue marre fryme per kabzherr te tij, pa prone private, pa kapital, pa nacionalizem (kombetarizem), pa nerv zotesie mbi token e vet, pa UNIN moral, material, edukativ - qe sot shqiptari ta shikoj shqiptarin si ujku dhine!

    Ja ky ishte mesimi marksist-leninist dhe arritjet komuniste!

    ***
    1990- 2045 Shqiperia duhet te pastrohet nga ideologjia komuniste diktatoriale dhe te rifillohet perserim nga zero - sepse
    mungojne kuadrot e mirfillta moderne, te cilat i shkatrroi diktatura
    me plumb, burgje, internime dhe izolim karburanti ne makinen diktatoriale staliniste, qe vetem enveri mbajti gjalle stalinizmin edhe kur ne moske u shua - donte te behej edhe me trim se vet Stalini!

    - per aqe kohe sa sundoi diktatura edhe aqe kohe duhet, te kthehet bare kah bota e civilizuar kjo shoqeria shqiptare e sotme!

    - ja keto ishin themelet diktatoriale stalinste, mbi te cilat dikush edhe sot mendon se duhet ngritur muret dhe catine, kulmin e shtetit shqiptar ! Ende kemi KOKETAR (kryetar) te tille! Millo-majko-nano - esht thirrja sllavo-greke edhe 40 vjet, deri ne 2045!

    - gjithe ky kriminaliteti i sotem: ekonomik, politik, moral jane pasardhesit e brezit diktatorial, qe e beri Shqiperine popull lepur!

    - 1990-2045 duhet te pastrohet ndyetsira diktatoriale, qe populli
    te rifilloj ngritjen e vertete ideologjike, politike, morale e kulturale
    kah bota e civilizuar!

    (une keshtu mendoj, e dua te jeme gabim)
    nuk ka gjuhe as nuk ka germa, ta shkruajne krimin real!

    -

  4. #44
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Nje deshmi personale ne fund:

    Ne vitin 1991 ne provimet e fundit te shkolles kam diskutuar akoma pemrbi stalinin me nje te ashtuquajtur profesor historie (marksizmi) xhelal gjecovi.
    Ai ka akoma fytyre te shkruaj apo ndoshta jep akoma mesim ne universitet.

    A do bejme gje kunder grekeve?

    Konkretisht ju lutem sepse me analiza e kritika jemi ngopur.

    Psh

    Nje aksion Kombetar:

    Diaspora shqiptare kunder ndikimit grek

    Sesi e se qysh ta diskutojme se bashku.

    Shnet Anton!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #45
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Exclamation

    Anton,
    Jam shume dakord me iniciativen tende.
    Une do te thoja ajo qe eshte me mundshme nga ne dhe eshte hapi i pare i domosdoshem pa te cilin nuk behet dot asgje tjeter ne menyre te suksesshme eshte INFORMIMI. Duhet te bejme dicka qe te informojme publikun ne Shqiperi se cpo ndodh realisht atje.
    Te mos harrojme se ne Shume zona ne Shqiperi akoma ekziston ideja e cmendur se Shqiperine e dogji Berisha. Ai popull eshte ne terr informativ. Aty jepen lajme qe mashtrojne shqiptaret i trullosin. Ne Shqiperi media kontrollohet nga Shteti dhe Frrok Cupi, njeriu i Beogradit. Ne Jug nuk shkojne valet e TVSH-se edhe sikur te jepte lajme te sakta. Jugu eshte nen influencen e plote informative greke.
    Cfare mund te bejme dicka qe te mund te ndergjejgjesojme opinionin ne Shqiperi?
    Kjo duhet te behet nga njerez patriote dhe ideal te vertete kombetar...se gjithmone ekziston rreziku qe te penetrojne "taulant"-e si ky ketu ne forum dhe na sabotojne?

    Jepni mendime ju lutem
    ATDHEU NE RREZIK....KOHA NUK PRET...nese nuk veprojme tani do ngelemi gjithmone rrugeve te botes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 25-05-2002 mė 06:46
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  6. #46
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar ka aq shume per te diskutuar e per te bere sa.

    Ne jemi jashte , informimin atje duhet ta bejne te patriotet atje.

    Une kam nje pervoje tashme dhe me letren e hapur dhe e di sesi reaguan disa e cfare problemesh dolen.

    Por ketu nuk eshte tema keto dy diskutime tona po i coj tek "Si mund te ...."

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #47
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    cka te bejme?

    kjo eshte pyetja, kunder grekeve mund te veprojme kur t'i perzeme te gjithe jasht shqierise, me fjale ose me shtage!

    po anton, sikur s'the gje per ate 'deshmine tende personale, ate diskutimin tend akoma per stalinin me ate gjenial gjelal gjecovin' disa here e ke potencuar vetem kete fjali dhe asgje konkrete...duhen skjarime ditenat dhe mos rri pafryme per pergjegjen e letres, se pak vlen per ata qe flejne ditenat me greket ne korfuz e athine, ishujve tone te bukur - qe i shkerdhejne greket edhe deeeeri ne tirane.

    ***
    bashkatdhetare, nese doni nje veprim konkret, te formojme nje
    organizem apolitik BESELIDHJA SHQIPTARE 2002, me te gjitha ato nenshkrimet ne Leter dhe tue u zgjanue me shqiptare tjere!

    A po doni nje veprim konkret?

  8. #48
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb

    Ilirian,
    Jam plotesisht dakord me juve, sa me shpejt le ta krijojme dhe te dalim me program konkret:
    Jam shume i sigurte qe ne nje kohe shume te shpejte do grumbullojme rreth ketij organizmi shume figura patriote te Inteligjences qe Kuinsinget e Tiranes i kane detyruar te largohen nga atdheu.

    Sa me shpejt, aq me mire
    KOHA NUK PRET!!!!!
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  9. #49
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    BESELIDHJA SHQIPTARE 2002

    Iceberg, te falenderoj per perkrahjen dhe mendoj se nuk do te na mungoj jovetem nga nenshkruesit e asaj letre te hapur po edhe me gjere...

    Une kam projektin tim per nje organizim BESELIDHJA SHQIPTARE 2002 dhe mendoj se eshte mire te jepen propozime konkrete nga disa shqiptare, mundesisht nga te gjitha trojet shqiptare, sa me shume qe eshte e mundur, te postohen edhe mendimet nga ilirjani e disa tjere ketu dhe ta kompletojme nje projektplatforme
    e cila mbasi te kompletohet me mendimet e disave (qe mos te mbetet vetem nje), te fuqizohet me nje Platforme, te ketij organizimi apolitik kombetar shqiptar!

    Sa e shpejt aq me mire edhe une pajtohem dhe kuptohet me nje organizim te mirefillte, kur kemi potenciale te kuadrove qe nga rinia jone e deri ne te gjitha moshat. Une i njoh mre disa ketu ne baze te shkrimeve te tyre, se meritojne perkrahje te ofrohe ne organizim duke u dekaruar vet ne menyre demokratike, se jemi per formimin e nje keshilli (a si te doni ta quajme) per organizimin e drejtperdrejte te projektplatformes ne fjale!

    Presim mendimet e juaja, pervec Icebergut edhe kush don te paraqitet, thrras: Albon, Enin, reflektimin, bursa33, henry, Redin, antonin, perpiluesit e letres se hapur, Flaken, I love Peja, Sokolin,
    DrininS, kosovarin etj. qe momentalisht nuk po me kujtohen, por qe do t'i mbledhi ne forum per temen e re... Ne forumet shqiptare ka mjafte forca intelektuale, qe do te dijne te bashkohemi...!

    Organizimi le te filloj nga secili qe e ndien veten te afte dhe t'i bashkojme mendimet, forcat, pervojat...qe te jemi sa me konkret
    ne veprim dhe mos te na mungoj forma organizative...

    JU presim - cfare mendimesh keni, si duhet te behet nje organizim i tille, cka mund te kontribuojme ne organizim, qe nje dite te afert, te behemi nje organizim i mirefillte dhe te ndihet Zeri i Shqipes aty ku eshte nevoja kombetare, aty ku duhet te mbrohen interesat tona kombetare, duke potencuar idealin tone Per Nje Shqiperi te Bashkuar!

  10. #50
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Abdi Baleta

    DALLAVERE POLITIKANĖSH, AKUZA POPULLIT, SULM SOVRANITETIT





    Psikologjia qė pėrcjellin dhe pėrpiqen tė pėrhapin sa mė gjėrė e tė rrėnjosin sa mė thellė nė popullin shqiptar antinacionlistėt e zhurmshėm si Fatos Lubonja, Ardian Klosi, Skėnder Shkupi, Remzi Lani, Mustafa Nano e tė tjerė si ata, apo edhe tė tjerė mė tė maskuar pas termave tė “nacionalizmit qytetar” si Bardhyl Londo, Mujė Buēpapa, Kastriot Myftaraj, Mehmet Elezi nė fushėn e propandės ėshtė shumė e pranishme edhe nė politikėn partiake, nė veprimtaritė e pushteraėve, apo tė partiakėve opozitarė.

    Salie Berisha e PD kanė zgjedhur e shpallur mė hapur se ēdo herė tjetėr si moto tė luftės sė tyre poilitike “ tė bėjmė vetėm atė qė thotė Europa”. Pėr ata ēdo pordhė politike e Europės ėshtė simfoni e Bethovenit pėr orkestrėn politike opozitare dhe duhet tė jetė e tillė nė gjithė skenėn e koncerterve politike nė Shqipėri. Pėr ata fjalėt e Doris Pakut, apo tė grekut Alavanos, tani janė urdhėr nga Perėndia. Pėr ata edhe ajo rezistencė e zgėrlaqur qė bėn nga halli, jo pėr parime, Partia Socialiste ndaj disa veprimve tė Europės, duhet mallkuar si herezi e madhe. Tė vjen ndot kur vėren politikanė e gazeta tė opozitės nė Shqipėri qė herė pas here u sulen kundėrshtimeve tė zbeta tė pushtetarėve shqiptarė ndaj formulave europiane me akuzat pėr "“sovranizėm"”, se qenka gjė e palejueshme pėr politikėn shqiptare, e cila u dashka tė shfaqė vetėm nėnshtrim servil e pa kushte ndaj ēdo fjalė qė lėshojnė edhe tė papėrgjegjshmit apo dallkaukėt e politikės nė Europė.

    Spekullimet e trasha me fjalėn “sovranizėm” po bėhen njė shėmti politike dhe propagandistike e opozitės nė Shqipėri. Ndonėse dihet se nė asnjė fjalor nuk do tė gjesh termin “sovranizėm” nga njė konsultim i shpejtė i fjalorė gjuhėsorė “Ėebster’s Neė Ėorld Dictionary”, “Oxford Advaced Dictionary”, “Le Petit Robert” ( i vitit 2000), “Fjalori Gjuhės sė Sotme Shqipe”, “Fjalor Shqip-Italisht”, “Fjalor Frengjisht-Rusisht” (i vitit 1960) vėren se kėta pėrmendin e shpjegojnė vetėm fjaėt “sovereignty”, “ souverainete” “sovranita”, “suvjerenitet”, “sovranitet”. Askund nuk gjen term “sovranizėm”, pra kėtė neobarbarizėm ēorientues qė opozita shqiptare pėrpiqet ta fusė nė mėnyrė spekulative nė gjuhėn shqipe nėn maskėn se me kėtė armė po lufton politikėn e pushtetarėvet.

    Nė fjalorin “Le Peti Rober” qė ėshtė mė i riu nga ato qė u pėrmendėn ekziston termi “sovranist”, por nėn jė kuptim specifik pėr tė treguar banorėt frankofonė tė Kebekut nė Kanada qė luftojnė pėr “sovranitetin e Kebekut”. Pra, spekullimet politike po sjellin efekte bastarduese deri nė gjuhė dhe nė terminologjinė e pėrcaktuar politiko-juridike ndėrkombėtare. Opozitarėt shqiptarė kanė hyrė nė kėtrė rrugė tė mbrapshė sepse duan tė maskojnė politikėn e tyre tė heqjes plotėsisht dorė nga parimi i sovranitetit tė politikės sė brendshme tė jashtėme tė Shqipėrisė dhe janė pėr njė nėnshtrim tė plotė ndaj diktatit e tutelės sė huaj, madje duke ia kaluar edhe vet Fatos Lubonjės.

    Atėherė pėrse u duhet shqiptarėve njė opozitė e tillė? Vetėm pėr ta bėrė Shqipėrinė mė tė nėnshtruar ndaj tė huajve? Vetėm pėr tė ulur edhe mė dinjitetin kombėtar tė shqiptarėve? Vetėm pėr tė ulur ēmimet e tenderave tė akaparimit tė Shqipėrisė nga tė huaj? Vetėm pėr tė kėnaqur ambiciet e disa tė quajturve politikanė shqiptarė pėr tė zėnė vendin e njė mercenari nė shėrbim tė politikave tė huaja nė Shqipėri?

    Po nė gazetėn “55” ku gjejmė sulmet reale kundėr sovranitetit nėn maskėn e kundėrshtimit tė “sovranizmit” tė socialisėtve pak ditė mė parė ishte njė shkrim i njė kritiku letrar, i cili qortonte popullin me fjalėt “ ku je popull”, nė kuptimin qė nuk ngrihesh pėr tė pėrmbysur shkaktarėt e tė kėqijave. Sikur populli tė ishte vėrtetė krejt i shushatur apo indiferent pėr atė qė po ndodh me tė e me Shqipėrinė mund tė pranohej njė qortim i tillė pėr tė vėnė nė sedėr dhe pėr tė nxitur popullin pėr reagim. Por, populli asnjėherė nuk ka qėndruar aq iniferent sa akuzohet nga politikanėt e pakėnqur qė kanė humbur privilegjet qė u jepte pushteti dhe nga karrieristėt qė mezi presin tė kapin njė copė pushtet qė tė bėjnė ata pikėrisht atė gjė qė bėjnė kėta qė e kanė uzurpuar pushtetin.

    Populli ėshtė aty,. vigjilent, i vemendshėm, vlerėues, peshues, mjaft i ēoroditur natyrisht. Por, populli nuk e ka hak tė qortohet shumė sepse detyrėn e tij e ka kryer mjaft mirė disa herė. Popullli u ngrit kur duhej pėrmbysur diktatura e sjellė pluralizmi, madje u ngrit kur nuk ishin kėto 70 partitė e tanishme qė dyfishohen e trefishohen sipas rregullit tė shumėzimit tė amebės. Populli ishte aty kur duhej rrėzuar monumenti i Enverit, kur duhej tė bėhej plebeshiti pėr tė sjellė PD-nė nė fuqi, kur duhej tė dėshtonte kushtetuta e mbrapshtė berishiane e pushtetit personal nė vitin 1994, kur nuk duhej miratuar me referendum kushtetuta greke Nano-Godo-Imami-Likurezos-Cacos pėr Shqipėrinė nė vitin 1998, kur duhej kundėrshtuar intervencioni grek e rebelimi labokomunist nė vitin 1997, kur duhej nderuar Azem Hajdari i vrarė dy herė nė shtator 1998, kur duheshin bojkotiuar zgjedhjet e destinuara pėr manipulim nė vitin 2000, 2001.

    Populli ka qenė gjithmonė aty kur edhe kur duheshin bėrė demonstrata qė njerėzit tė rriheshin nga policia qė politika opozitare tė bėnte mė lehtė pazare me Europėn e rrahėsit e njerėzve. Populli ka qenė aty nė mbėshtetje kur opozitarėt janė betuar tė mos shkelin nė kallashparlamentin socialist e nė parlamentin e Dushkut. Populli ka treguar e durim tė tepruar edhe kur premtimet bombastike janė kthyer nė kapitullime langaraqe dhe zhgėnjime dėshpėruese, kur mbėshtetja e popullit ka shkuar pėr dhkjamė qeni.

    Prandaj ėshtė mėkat ndaj popullit qė dėshtimet manovrimeve spekuluese politike tė PD-sė e tė Berishės tė mbulohen me qortime “ku je o populll”. Pyetjet ka tė drejtė t’i bėjė populli “ Ku je ti opozitė?” “Ku je, moj PD”, “Ku je ti Sali Betisha”?. Cilat janė premtimet qė keni bėrė e cilat janė punėt qė keni kryer? Ku i keni kėrcėnimet "“do t'’ua ngrijmė buzėqeshjen"” "“do t'’u vemė ruspat"” "“ do ta mbrojmė votėn”, “kush luan me votėn luan me kokėn”, “PD e ka tė garantuar fitoren” etj. etj?

    Mos vallė prisni qė populli tė dalė nėpėr rrugė kot sė koti vet tė brohorasė “Rroftė presidenti konsensual?” qė tė mbėshtet etja e Berishės pėr t’u dukur mė i fuqishėm se ėshtė nė politikė, pėr t’u bėrė njė lėmsh i ri nė politikėn shqiptare, ku presidentbėrėsit, domethėnė Nano e Berisha, tė jenė edhe mė tė rėndėsishėm si ai qė ata mund ta bėjnė president nėpėrmjet njė pazari midis tyre?.

    Populli pikėrisht nė kurthe tė tilla nuk duhet tė bjerė. Nėse popullin sot forcat mė regresive politike shqiptare, tė komanduara e tė manipuluara nga shumė forca regresive antishqiptare nxdėrkomėbtare, e kanė privuar nga pėrdorimi i mirėfilltė i tė drejtės sė votės pėr tė zgjidhur problemet poilitke tė vendi, ai nuk duhet tė bėhet edhe vegėl nė duar e politikanėve pėr tė rregulluar pazaret midis tyre.

    Kur e sheh se nuk ka forcė dinjitoze tė fuqishme qė t’i shkojė pas populli ka tė drejtė e bėn mirė tė sodisė politikanėt qė kacafyten si grabitqarėt nė kėrmėn e pushtetit e tė politikės, Populli bėn mirė tė mos e ēajė fare kokėn pėr atė punėn e zgjedhjes sė presidentit, pėrsa kohė kjo zgjedhje nuk i lihet vetė popillit me votim direkt Kur presidentin e zgjedh njė parlament i dalė nga mė pak se 50% e votuesve dhe me votime tė padrejta ai nuk mund tė zgjedhė presidnetin qė i duhet vendit e popullit. Aq mė tepėr nuk mund tė jetė presidnti qė i duhet popullite shtetit njė president qė mund tė dalė nga njė marrėveshje PD-PS, Nano-Berisha-Meta-Meidani. Ky mund tė jetė vetėm president pazarllėku edhe nėse quhet konsensual.

    Berisha disa herė ka ndėrtuar skema politike pushtetbėrjeje qė bien ndesh me natyrėn e rregullimeve politike dhe praktikat politike demokratike duke dėmtuar shumė rėndė punėn pėr krijiminr njė pėrvoje politike tė qėndrueshme e demokratike nė fushėn e ligjėvėnies e pushtebėrjes Shqipėri.Ai qysh nė hapat e parė tė PD-sė pranoi komprimset me diktaturėn qė po jepte shpirt. Ai pranoi qė tė zgidhej Ramiz Alia president kur kjo ishte gjėja mė e kotė, sikurse e dėshmoi largimi i tij pas njė viti. Berisha ka futur praktikėn e dėmshme tė qeverive shkatėrrimtare tė pazareve politike si ajo e “stabilitetit” (1991) dhe e “pajtimit kombėtar” (1997); ka futur praktikėn e zgjedhjes sė presidentit nė kushtet e gjendjes sė jashtėzakonshme; ka futur praktikėn e legjitimimit tė njė qeverie nga njė parlament tė cilin e kishin rrėzuar me grusht shtetit e kryengritje ta armatosur ata qė bėnin qeverinė vetėm pėr tė qėndruar edhe disa muaj president kukull e pėr tė thėnė se u largua me dotrėheqje dhe nuk e rrėzuan (1997).

    Berisha pėt vite tė tėra ka sunduar me Kushtetutė qė nuk quhej kushtetutė. Berisha shkeli dhe kėtė kushtetutė duke detyruar parlamentin tė pėrjashtojė veten nė mėnyrė antikushtetuese nga detyrimet pėr miratimin e kushtetutės ( 1994). Berisha futi praktikėn e dėmshme tė miratimit tė kushtetutės vetėm nė referndum qė ēoi nė dėshtimin e kėsaj tentative, nė dėshtimin e pushtetit tė Berishės dhe nė shkatėrrimin e Shqipėrisė. Tani Berisha bėhet zėdhėns kryesor i njė ideje pėr “president konsensual” qė do tė thotė tė pėrjashtoihet ēdo vulllnet popullor i drejtpėrdrejt ose i tėrthortė nėpėrmjet parlamentit pėr tė zgjedhur presidentin. Berisha kėrkon qė zgjedhja e presidentit tė kthehet nė prerogativė pushtetbėrėse e politikanėve tė dėshtuar. Po tė futet kjo praktikė do tė sjellė pasoja tė rrezikshme mė vonė. Ėshtė e papranueshme pėr ēfardo konsiderate politike ajo qė kėrkon Berisha qė pushtetbėrja tė vihet nė vartėsi tė lojėrave politike yė individėve qė nuk rfepektojnė asnjė nga rregullat klasike.

    Nuk mjafton mbėshtetja nga Doris Oak pėr kėtė ide pėr ta pranuar atė si tė arsyeshme. Nėse Doris Pak pėrpiqet tė tallė prapanicėn me shqiptarėt qė t’i kompensojė opozitės shqiptare dėmin qė i bėri duke mbėshtetur procesin e parregullt zgjedhor qė bėnė socialistėt kėtė nuk duhet ta pranojnėshqiptarėt.

    Me kėtė president qė kemi, apo me jė tjetėr nuk do tė ndryshojė gjė. Me apo pa president njėsoj do tė jetė pėrsderisa gjėrat vendosen nga njė bandokraci shqiptare dhe ndėrkombėtare e vendosur me forcėn e krimit tė organizuar, mafias dhe nė funksion tė skemave tė armiqėve tradicionalė tė Shqipėrisė pėr tė mos e lėnė kombin shqiptar tė ngrejė kokė.

    Konsesusi pėr presidentin ėshtė njė kėrkesė qesharake kur sheh se si partiė qė janė hequr si aleate tė pėrshkushtuara nė “Aleancėn pėr Shtetin” apo “Bashkimin pėr fitore” i bėjnė hile njėra tjetėrs, shahen e pajtohen,ndrysdhin zemėrimet e inatet kur nuk janė tė zonjat tė bėjnė poilitikė tė tyren serioze. Nuk mund tė ketė konsensus pėr presidentin kur gjihtė partitė, edhe ato qė janė mburrur si parti intelektuale e elitare si PDR apo PAD, ēahen e pėrēahen, rrihen me grushta gjatė ,mbledhjeve tė forumeve tė tyre si u nodhi padistėve tė Cekės, Imamit, Zogajt, Pashkos , Demetit mė 18 maj 2002, kur policia ndėrhyn nė mbledhje partiake dhe rreh politikanėt me grushta e shqelma siē bėnė me Ritvan Peshkėpinė nė mbledhjen e e PAD mė 18 maj 2002, “pėr tė mbajtur qetėsinė “, apo pėr t’i dhėnė fitoren partiake drejtuesit Neritan Ceka, kur deputetėt nė parlament me grushta i thyejnė hundėt njėri tjetrit, sikurse bėnė Edi Paloka (PD) dhe Arben Imami (PAD)..

    Konsensusin pėr presidentin e Shqipėrisė nuk mund ta arrijnė shqiptarėt. Nėse shpallet ndonjė konsensus do tė jetė vetėm njė mashtrim dhe njė imponim ndėrkombėtar. Do tė jetė thejsht njė pazarllėk i ndėrkombėtarve nė ēastet e mbrame.. Kur ndėrkombėtarėt tė merren vesh midis tyre se cilin duhet tė bėjnė president nė Shqipėri menjėherė do tė merren vesh edhe Berisha me Nanon edhe macja me miun e qeni me macen nė politikėn shqiptare.

    Por hapi vendimtar pėr arritjen e kėtij “konsesusi” do tė jetė ujdia midis Athinės e Beogradit. Tani Serbia kėrkon t’i dėgjohet mė shumė zėri nė vendimarrjen pėr Shqipoėrinė sepse ka qenė mė larg nga pjesėmarrja direkte nė kohėn e Milosheviēit. Prandaj po vonohet arritja e”konsensusit” pėr presidentin e Shqipėrisė. Nano e Berisha janė nė pritje tė sinjaleve pėrfundmitare nga Athina e Beogradi. Duhet tė tėrheqė mė shumė vemendjen e njerėzve propozimi i Besnik Mustafajt qė president konsensual i Shqipėrisė tė jetė socialisti Ismail Lleshi qė jo njė herė propaganda e PD e ka anatemuar si njėri nga njerėzit e “Klanit Kapo” nė politikėn shqiptare dhe si vazhdues i rolit tė Haxhi Lleshit. Njė tjetėr politikan i “Klanit Kapo”, Ilir Gjoni, shoqėroi Ilir Metėn nė vizitėn nė Beograd. Janė shenja qė flasin pėr shumė gjėra. Tani Mujė Buēpapaj e tė tjerė qė mėsuan Kastriot Myftarajn tė shpallte Abdi Baletėn si “njeriu i Klanit Kapo” nė politikėn shqiptare, meqenėse nuk kishte sulmuar aq sa donin ata Sabit Brokajn, duhet tė japin ndonjė shpjegim pse Berisha e Mustafaj janė qė njerėzit e “Klanit Kapo” tė dalin me ndihmėn e PD-sė nė majat e pushtetit nė Shqipėri. Me cilat ndryshime nė Ballkan e me cilat ndikime tė huaja nė politikėn shqiptare mund tė jenė tė lidhuar piruetat e tilla tė Berishės?! Ka marrė gjė vesh Kastriot Myftaraj pėr kėtė?! Apo Mujė Buēpapaj nuk ia thotė sekretet e Berishės edhe pse Kastrioti ėshtė vetshpallur “tropojan i natyralizuar” dhe e pėrdori vetėm kur duhet tė lehė dikush kundėr atyre qė i ka zėt Berisha?

    Pėrveē njė numri tė kufizuar politikanėsh tė liēensuar qysh nė kohėn e Ramiz Alisė pėr tė trazuar letrat nė tryezėn e bixhozit tė pushtetbėrjes nė Shqipėri tė tjerėt po vijė vėrdallė kot si kali nė lėmė, po rrihen e shahen kot me njėtri tetrin, po qesin petulla nė ujė.

    Ballistėt e Rroqit u zemėruan mė shumė se disa partiēka tė “Bashkimit pėr Fitore” kur vendimarrja nė komisionin pėr rregullimin e ligjit pėr zgjedhjet mbeti nė dorė tė PS e PD. Ballistėt vendosėn tė ankohen se filloi pėrsėri praktika e Katovicės,

    duke harruar se deri tani ata kanė qenė vetė protagonsitrė tė kėtij procesi. Ballistėt e Rroqit u kujtuan tė bėrtasin se Nano e Berisha po bėjnė njė marrėveshje “Trieste 2”. Ka kohė qė kemi folur e paralajmėruar pėr kėtė “Trieste 2”. Ku ishin ballistėt e Rroqit qė nuk kanė dėgjuar por hynė nėn sqetullėn e Berishės pėr ta bėrė mė tė lehtė kėtė marrėveshje?

    Tė tillė janė politikanėt qė sjellin vetėm mjerim e turp nė politikėn shqiptare. Berisha e ka ditur gjithmonė se ēfarė aleatėsh ka pėrreth prandaj as nuk merakoset kur i flak si leckėn me tė cilėn ka fshirė kėpucėt. Mirė ua bėn se nuk meritojnė mė shumė.



    19 maj 2002 Abdi Baleta

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •