Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 64
  1. #31
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te nderuar


    Leximi i diskutimit te deritanishem me ben te kuptoj se te gjithe ju jeni dakord me mendimin se Shqiperia sot de facto eshte nje shtet jo i pavarur.

    Pavaresia ne kuptimin e plote te saj do te kerkonte nje pavaresi te te gjithe institucioneve shqiptare, nje pavaresi ekonomike, politike, legale, ushtarake.

    Sa e pavarur eshte Shqiperia sot?

    Une po ndalem tek pavaresia ekonomike.

    12 vjet pas hapjes se dyerve per sistemin kapitalist, Shqiperia e sheh veten sot te varur ekonomikisht.
    Kjo varesi eshte e theksuar dhe behet e rrezikshme per arsye se kapitali i cili eshte futur ne Shqiperi dominohet nga ai i nje shteti te vetem qe ka qellime antishqiptare, Greqise.

    Qe prej vitit 1997 ky kapital ka marre dore mbi jeten tone, mbi kursimet shqiptare, mbi investimet shqiptare, mbi rruget shqiptare, mbi telefonine shqiptare.

    Ne letren e hapur qe u formulua dhe u nenshkrua prej dates 12 deri me daten 21 maj, behet nje paraqitje e mire e kesaj varesie ne rritje te shtetit shqipatr nga Greqia.

    Ne temen tjeter te hapur ne kete rubrike: "Si mund te ulet ndikimi grek ne Shqiperi", kam vendosur nje artikull qe une e gjeta ne kosova.com, por qe ish botuar ne Dakota Sun, me titullin "Ekspansioni grek ne Shqiperi". Ju ftoj ta lexoni ne linkun e meposhtem:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...2&pagenumber=2


    Nje varesi tjeter e drejtperdrejte eshte ajo nga institucionet nderkombetare qe garantojne investime per infrastrukturen shqiptare, por qe ndihmojne dhe mbajtjen ne kembe te buxhetit te shtetit, pra FMN dhe Banka Boterore.
    Duke qene se nevoja per kete mbeshtetje eshte e madhe, shteti shqiptar eshte i detyruar te beje leshime te karakterit politik, sic mund te jete bindja ndaj "keshillave" qe vijne nga Evropa.

    Ka dy forma per kete bindje:

    1- shteti merr ndihmat dhe ne kembim eshte i detyruar te degjoje keshillat (forma normale me te cilen ndeshen te gjithe vendet ne zhvillim)

    2- shtetaret, apo me mire te deshiruarit per pushtet ofrojne qe ne kembim te perkrahjes ndaj tyre dhe pushtetit te tyre te sigurojne nje bindje ndaj gjithe kerkesave dhe keshillave qe vijne nga keto institucione (kjo eshte forma anormale dhe njekohesisht ajo qe po i siguron pushteti socialist shqiperise qe prej vitit 1997.)


    Kjo bindje alla YES-MAN eshte ajo qe po godet ceshtjen kombetare.


    Me poshte po paraqes disa te dhena mbi gjendjen ekonomike te Shqiperise ne vitin 2000, te dokumentuara nga Banka Boterore.

    GDP (US$ billions): 3,8 miliarde

    "Balance of Payments"

    Exports of goods and services: 707 milione

    Imports of goods and services: 1513 milione

    Pra nje deficit prej: 806 milione US $


    External Debt

    Total debt outstandings and disbursement: 784 milione


    IDA (International Development Association): 346
    milione

    IMF (Fondi Monetar Nderkombetar): 88 milione

    other multialterals (te tjera borxhe ne kuader
    kontaktesh multilaterale): 58 milione
    (besoj se ketu perfshihen ato ne kuader marreveshjesh
    me EU-ne apo Pakti i Stabilitetit)

    Bilateral: 218 milione

    private: 37 milione

    Short-term (borxhe afatshkurter): 37 milione


    Borxhi ne vitin 2000 ishte rreth 67% e GDP-se.

    Ne vitin 2002 qe jemi tani parashikohet qe ky borxh te
    arrije nje vlere prej 70% te GDP-se.
    Nga keto rreth 38% do t'i kemi borxh te jashtem dhe
    pjesen tjeter borxh te brendshem.



    Menyra me efikase per te shmangur kete varesi ekonomike nga keto institucione eshte futja ne Shqiperi e investimeve te huaja.
    Edhe kjo do te siguronte varesi, por duhet patur parasysh se ne rrjetin e kesaj varesie gjenden te gjithe vendet e botes.
    Nje faktor tjeter i domosdoshem qe duhet te plotesonin keto investime te huaja do te ishte Larmia e tij, pra investues te kombesive te ndryshme jo-greke.
    Rreziku i kolonializimit me pas do te reduktohej e deri dhe minimizohej.





    Me duhet te nderhyj ne kete teme edhe ne nje funksion tjeter, ne ate te moderatores.
    Me duhet t'ju njoftoj se diskutimet tuaja jane bere personale dhe toni eshte rritur shume, sa do te rrezikoje deri edhe degradimin e temes.

    Por nuk mund te rri ketu pa mbajtur qendrim ndaj atyre qe ka shprehur Taulanti.

    Taulant,

    Nuk e kuptoj se me cfare guximi zoteri vini e na flisni ketu ne forum per te mirat e diktatures komuniste antishqiptare te 45-90.

    Qene pikerisht ato 50 vjet diktature qe bene varrosjen e ceshtjes kombetare, qe bene zhdukjen e nacionalizmit, qe realizuan njeriun e ri pa vlera, pa dashuri per kombin, me frike ndaj gjithkujt.
    Ato qene vitet e antivlerave ne Shqiperi.


    Nese vazhdoni t'i quani normale ato qe shkruani, ju them se replikat qe ju kane bere diskutuesit deri tani jane mese legjitime.

  2. #32
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Peshendetje. shqiperia jo sot qe eshte nen kthetrat e kucederes e nuk e le te marr fryme, por ka me shume armiq se sa dashamires e miqe, me shume keqdashes sesa ka tere popullsin e vete. po shqiperi nuk ka qen asnje here e pavarur deri me sot, nje here nga turqit nje here italinat nje here greku, nje here gjermani, nje fashisti, nje here komunizmi, nje here serbi, e ku ta dim sa e sa ....
    po qe te vjen me shume keq eshte se nuk ka sy per qabe qe kjo gje te ndryshoj e te marre djretim e rruge drejt pavarses. pavarsia e shqiperise bengohet e zabutohet qe nga vete shqipetaret deri tek greku, zerbi me shoke. e kjo eshte per te qare me te vertet.
    me shume respekt
    eda

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    Dita me vjen mire qe ne shkrimin e fundit ke folur per varesine e vendit tone ne te gjitha fushat pas viteve 90 dhe kjo eshte e vertete.
    Ne 50 vjet diktature ne Shqiperi pati shume vrasje,burgime persekutime dhe une nuk pajtohem me kete.Ketu e kam fjalen per te burgosurit politike.Per ata qe kryenin krime them se shteti ka vepruar shume mire sa edhe sot populli shqiptar eshte gati te votoje pro denimit me vdekje vetem se nuk do Evropa qe po ben ligjin ne Shqiperi.
    Por me vjen keq qe ju duke share diktaturen po mohoni edhe punen 50 vjecare te ketij populli.
    Po bej vetem nje histori te shkurter te punes se popullit gjate diktatures dhe varesise se shtetit ne ate kohe krahasuar me kete.
    Gjate ketyre 50 vjeteve u zhduk analfabetizmi dhe me 1957 u hap universiteti i pare shqiptar ai i Tiranes. U thane keneta e u hapen toka buke. U ndertuan fabrika e uzina. U ndertuan hidrocentrale dhe mbaroi elektrifikimi i vendit.Vepra me kolosale e ndertuar nga populli yne. Ne 45 vendi nuk kishte asnje km hekurudhe kurse ne 90 kishte 750 te tilla. Linjat telefonike u shtrine deri ne rajonet me te thella te vendit. U ndertuan spitale dhe u zhduken semundje si psh malarja.U permiresua rrjeti automobilistik.Ne vitet 80 mbaroi ndertimi i brezareve nga Himara ne Butrint.Veper kjo e rinise shqiptare qe sot eshte shkaterruar totalisht. U kalua nga zbatimi i kanuneve ne zbatimin e ligjeve te shtetit. U zhduk gjakmarrja dhe ngujimet. Gruaja pati nje ndikim me te madh ne shoqeri gjithmone krahasuar me periudhat e meparshme.U krijua akademia e shkencave teatri kombetar kinematografia shqiptare.U krijua ushtria, policia, sherbimi informativ brenda e jashte vendit(por ky i fundit sidomos brenda vendit mori nje drejtim tjeter duke bastarduar punen e tij).
    Pavaresisht nga idete qe u futen historiografia shqiptare pati nje hov te madh sidomos ne fushen e ilirologjise ku u tregua me fakte qe ne shqiptaret jemi pasardhes te ilireve(kjo bie ne kundershtim me faktin tuaj Dita se shteti zhduku nacionalizmin,bile do te thoja e beri me te forte)
    U krijua Instituti i Historise dhe Arkeologjise dhe u bene germime ne gjithe vendin(nje fakt tjeter ky).Jam dakord qe historia e re shqiptare eshte ndryshuar dhe dihet ne favor te kujt.
    U arrit te njehsohej gjuha shqipe mision ky i filluar me rilindesit mori forme ne ate kohe. Keto arritje ishin fryt i mundit sakrificave gjakut te popullit tone dhe ato nuk mund te hidhen poshte me aryen absurde se u bene ne kohen e diktatures.
    Sa per varesine e shtetit atehere dihet qe ne si popull i vogel dhe i varfer qe ishim, ishim te varur por kjo varesi erdhi duke u ulur me zhvillimin e vendit aq sa Shqiperia po futej ne punet e brendshme te shteteve te tjera dhe i kundershtonte ato(nese duhet ta bente kete apo jo kjo eshte ceshtje tjeter).Ne vitin 49 Shqiperia u perball me provokacionet greke dhe ushtria shqiptare
    e perballoi vete ate pa ndihme nga jashte,kurse ne 99 shteti shqiptar i varur nga te huajt priste ndihmen e Natos dhe ushtria shqiptare ishte e paafte te mbronte shtetasit e saj kur serbet sulmuan kufirin.Diktatori kundershtoi Hrushovin sepse ai i vuri kushte Shqiperise,kurse keta te sotmit nuk kundershtojne dot dhe ju e dini pse.
    Me nderime
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  4. #34
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po cka gallate,te qesh apo te qaje???!!!

    Perseri lum miku,nuk e ke py't veten,se cfare ishte ajo qe su arrit,qe su la te arritej ne ate kohe!
    Nuk e ke py't veten,se si u ndertu',me ane te kujt.
    Nuk e ke py't veten(se nuk do),se si u arriten ato qe u arriten.

    KOMBI ME I VARFER,ME INJORANT,ME I SHTYPUR,ME I MBYLLUR,ME I TERRORIZUAR I BASHKESISE BOLSHEVIKE,E JO ME EUROPIANE.
    KJO PERSA I PERKET POPULLIT.


    PO UDHEHEQJA?
    CFARE DIFERENCE NIVELI JETESOR KISHTE ME ATE TE POPULLIT?
    CFARE DIFERENCE JETESE KISHTE AJO ME ATO TE VEDEVE BOLSHEVIKE?
    CFARE DIFERENCE KISHTE AJO ME ATO TE VENDEVE PERENDIMORE?

    A MUND TE KRAHASOHET AJO,QE U ARRIT,ME ATE QE SU ARRIT?
    A MUND TE KRAHASOHET AJO QE U NDERTU' ME ATE QE SU NDRTU,POR ME TEPER U SHKATERRU'?

    THIRRI TRU'NIT,SE TE OSHTE BO KAPTINA SI BUNKER!!!!!!!!!!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Taulanti
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Postime
    48
    O ti i zgjuar i shekullit 21 na fal qe po te flas keshtu.
    Po Shqiperia vinte nga minus infiniti more do arrinim ne perendimin kur perendimi ishte me shekuj para nesh.Ne ishim feudalizem ti na dashke barazi me perendimin qe kishte shekuj kapitalizem.Ne kishim mentalitet anadollaku ti do arrish perendimin qe rrezatonte kulture e qyteterim.Ne nuk kishim shtet ti do barazohesh me ata qe te bene shtet dhe me e keqja ti dashke te arrish perendimin me 50 vjet.Idete e revolucionit francez qe u be ne shek 18 u futen ne Shqiperi nje shekull me vone.Shiko sa prapa ishe me perendimin .E di si i thone kesaj sikur amerikanet e sotem ti thone amerikaneve te 50 vjeteve me pare ju nuk arritet asgje.Dikush hedh themelet dikush ngre muret dikush tjeter catine dhe kur perendimi kishte catine ne nuk kishim as truallin as ate nuk ishim te sigurt se do na i jepnin apo jo.
    Nuk u ndertu thote po ato qe shkrova me pare c`ishin .Cfare kishte me pare vendi qe keta e shkaterruan?????????????????
    Nuk ka me shurdh se ai qe nuk do te degjoje
    Asnje komb apo njeri nuk mund te egzistoje pa nje ide sublime
    Dostojevski

  6. #36
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Neverites si gjithnje ju komunistat!

    Lexo mire,se nuk kam shkruajtur asgje per ato,qe thua,se pres qe komunizmi te barazoje kapitalizmin(perendimor).

    Kam thene vetem,se ndersa populli ishte ne nje prapambetje dhe varferi te jashtezakonshme,krahasuar kjo dhe me vende po komuniste,udheheqja kish jo vetem luksin e udheheqjeve lindore,por ndoshta ua kalonte atyreve lindore e perendimore.
    ME PUNEN E POPULLIT??????????

    Kenetat more neperka,u thane,duke kryer krime,me gjakun e njerezve te pafajshem,qe sot therrasin DREJTESI per ju kelyshe te PADREJTESISE.

  7. #37
    Sa kohe kisha pa i degjuar arritjet e medha te socializmit.

    Por kurre nuk kisha degjuar qe socializmi sherbeu per te kaluar ne perendim, pra kapitalizem. Sikur duhet te ishim ne Komunizem tani o Taulant sipas parashikimive te atij qe ti i qan akoma tek varri.

    Tani po thua qe Shqiperia ka qene ne feudalizem dhe shyqyr qe ndoqi parimet e revolucionit francez qe kaloi ne socializem me qellim final per te arritur ne kapitalizem, megjithese ato pasime erdhen nje shekull me vone. Llogarit te kishin ardhur nje shekull me pare cfare do te kishim bere shqiptaret me Enverin ne krye; namin ne fushe te druve do te kishim bere.

    Degjo ketu o nostalgjiku i vampirit; Nese Shqiperia ka qene ne feudalizem ne 44-en, sipas teje si ka qene kur e kishte Ahmet Zogu? Mos ka qene gje ne komunizem?

    Meqe po behet fjale per shtetin shqiptar, perse ti hedh balte mbi shtetin e Ahmet Zogut dhe lavderon shtetin e Enver Hoxhes?

    Gjate kohes se Zogut mos i ndaloi kush shqiptaret te dilnin jashte shtetit? A e di ti se sa vete kane shkuar dhe kane mbaruar studimet e larta ne kohen e Zogut neper bote o Taulant? Te gjithe ata KOKA i vrau Enveri o Taulant. KOKA ore KOKA. Turp per ate shprehje bajate qe ke permendur.
    U bene kembet ti bien kokes.
    Kush ta ka mesuar ate shprehje o Taulant? Po kush ishin kokat dhe kush kembet? Koke quan ti kembet qe qelbin ere te karrocierit Muho Asllani, apo ato te Pali Miskes dhe te gjithe atyre qelbesirave te byrose politike me rradhe deri tek ai me ndyri nga te gjithe, ai Enveri yt.

    Le te vazhdojme me kete punen e shtetit. Zogu, perve qe i la njerezit te shkonin nga te donin, mos ndaloi gje fene or ti? Mos i shkaterroi gje kishat dhe xhamite, mos i burgosi dhe vrau gje prifterinjte apo hoxhallaret?

    Po pronen private mos ta ngau gje? Mos ta mori gje me dhune djersen dhe gjalun tend? E di cfare kam qejf qe te ndodhe?
    Pasi zoteria juaj te kete punuar mire e mire dhe ti kete rene bretku ne emigracion te mbledhe disa para dhe te kthehet ne Shqiperi e te bleje nje cope toke apo te hape nje aktivitet apo dyqan. E pastaj te vije ndonje parti komuniste si puna e atij qelbesires te ta marri e te te lere pa gje fare. Kete ta puthesh, por pastaj te te fuse edhe ne biruce nga ku mos te dalesh me vite te tera.

    Po ne kohen e Zogut rendi mos ka qene gje anarki o zoteri? nuk u varnin ne mes te qyteti vrasesit e hajdutet? Denimi me vdekje edhe atehere ka ekzistuar.

    Pra po te besh dallime mes dy shteteve shqiptare, atij te Zogut dhe atij te qelbesires dallimi eshte si dita me naten.

    nese do te flasesh pastaj per arritjet e medha te socializmit e pame mjaft mire se ku na cuan.

    Zhduku pronen private qe eshte baza e kapitalizmit dhe e nje shteti te forte. Zdhuku fene dhe besimin ne zot qe eshte baza e moralit (prandaj edhe kemi mbushur trotuaret e Europes o Taulant), izoloi shqiptaret nga pjesa tjeter e botes dhe na la si njerez te egjer qe nuk marrnim vesh nga dynjaja.
    Plus qe per ceshtje kombetare as mos e ze ne goje.

    Atehere cfare shteti ishte? Thau keneta dhe ndertoi bunkere? Cfare beri Shqiperia dhe nuk e beri ndonje shtet tjeter i Europes? Mos nuk shtruan rruge ato apo cfare? Ngado qe te shkosh i sheh gjerat me mire se ne Shqiperi. Atehere???

    Akoma do ta krahasojme Shqiperine me vitin 44? Erdhi 90 dhe shteti shqiptar i Enver Hoxhes falimentoi nga te gjitha anet.
    Dhe sot ne nuk kemi shtet sepse pikerisht u munduam te ngreme nje te tille pa bazament, komplet fallco te bazuar mbi demagogji, mashtrim dhe terror, ku injoranti pa shkolle, edukate e kulture iu dha pushtet per te komanduar, goditur e vrare KOKAT e Kombit, per ti denigruar ata.

    Shteti duhet ngritur dhe konsoliduar mbi baza te shendosha ku mbi te gjitha nuk dueht cenuar kurrsesi prona private dhe besimi ne Zot. Nese i prek keto te dyja atehere nuk ke shtet.

    Shteti shqiptar i se ardhmes duhet te ngrihet pikerisht mbi keto dy principe. I pari per te formuar dhe konsoliduar klasen komanduese dhe proncipi i dyte per te mbajtur lart moralin dhe nderin.

    Sot ne mos gaboj ka qene qeveria socialiste ajo qe pas asaj demokrate i njohu meritat shtetit shqiptar te Ahmet Zogut. Bulevardit te Tiranes Zogu I nuk ja dhashe une emrin. Mbreteshen nuk e lejova une ne Shqiperi por parlamenti socialist.

    Ti vazhdo lavdero kohen e qoftelargut dhe qaj akoma tek varri i tij. Per fat te keq shqiptaret do te vuajne akoma nga mungesa e nje shteti te forte me kuptimin e vertete te fjales perderisa teorite antishtet do te ekzistojne akoma. Enver Hoxha ngriti nje antishtet dhe e mbajti gjalle me terror, dhune dhe propagande per te lare trurin e njerezve. Kur lahet truri behet hataja,s'kuptohet me gje fare. Kokes i thuhet Kembe dhe Kembes Koke.

  8. #38
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore ky nuk vjen era Muho Asllani,ky vjen era e atyre leckamaneve korcare,apo minoritare qe nga plehra rrugesh,u bene plehra me vlere nga PLEHRAXHIU i Gjirokastres dhe meqe kane emra te krishtere blasfemuan kundra krishterimit dhe DREJTESISE NJEREZORE.

  9. #39
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Taulant

    Dje mendova te jem e permbledhur dhe ta mbaj veten, por ju zoteri flisni me nje qellim te caktuar dhe kjo e meriton nje reagim.

    Kerkoni te me perfshini ne nje hendek me mendimet tuaja te mbrapshta.
    Gabim zoteri! GABIM shume i madh.


    Mund te bazoheni ne argumentat e mia te cilat deshmojne se ne c'pike e kane sjelle Shqiperine ata pasardhesit e atij sistemit aq te dashur per ju. Bijte e baballareve xhahila jane ne krye te Shqiperise. Po veprojne njesoj si baballaret e tyre, shkolle me te mire nuk kane se ku te gjejne.


    Por zoteri duket se ju ndjekeni kenaqesi te vecante qe t'ju hidhen njerezit kundra, e kuptoj, nuk kane faj kur ju akuzonin per provokator.

    Ne koke bluaj disa mendime se cila mund te jete prejardhja, por sidoqofte dominant eshte mendimi se familja juaj eshte e sigurte qe eshte nga ato qe kane perfituar prej regjimit komunist, qe nuk i ka hyre gjemb ne kembe, qe mundesisht ka patur mundesi shkollimi, dhe ju zoteri kushedi se ku shijoni bursen qe do te keni marre nga shoket tuaj pushtetare.
    Ndoshta ju jeni dhe pjestar i ndonjeres prej familjeve qe e shkaterruan Shqiperine.
    Ndoshta ju ndodheni ne emigracion e punoni sic ben pjesa derrmuese e shqiptareve. E nese kjo eshte e vertete, atehere turp t'ju vije qe e permendni ate kohe te urryer ate tmerr dhe ata gjakpires.

    Do ta meritonit vertet t'i provonit ne kurriz, ta shikonit sesi ju rriteshin femijet me tallona, sesi pleqte tuaj do te mbanin radhen e qumeshtit, te djathit, do te ziheshin tek radha e mishit dhe e bukes. Eh c'mireqenie te madhe qe kemi pasur.

    Gruan e beme punetore krahu, le te bente dhe ajo llac e tulla se eshte e afte fizikisht.

    Mjaft kishin gezuar paria e vendit pushtetin dhe te mirat e tij. Le t'ia vrisnim burrat grave, baballaret femijeve, le t'i benim ata te ulnin kurrizin. Le t'i vrisnim nacionaliste, le t'i zhduknim ushtaraket, le ta tradhetonim Kosoven, Camerine. Pune e madhe. Ne pushtet duhet te vinte kllasa punetore, qe as dy klase shkolle nuk kishte. Do te na sillte perparim te madh ajo, do na e ndriste Shqiperine.

    Ndertuam nje ekonomi qe e hengri veten dalengadale, kombinate ne vlere miliarda dollaresh, pa asnje funksion. Hekurishtat e tyre sot eksportohen kontrabande ne vendet fqinje.



    T'ju vije turp qe i permendni ato vite. Nuk kam se c't'ju them tjeter.



    Dhe sa per kohen e mbreterise.
    Kur ju flisni per kete kohe, beni mire te lexoni e mos i meshoni gishtave kot. Ajo qe periudha e lulezimit te shtetit shqiptar. Te merrni shembull ju personalisht dhe gjithe ata qe ju vijne pas nga patriotet qe atehere punuan per Shqiperine, e jo per Serbine, Greqine, Rusine.

  10. #40
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Ohh mos harxhoni energji me tTaulant-in o njerez!!!!

    Thjesht nuk ja vlen eshte vleresim per te nese i pergjigjeni. Ai nuk eshte ne emigracion eshte ne mes te Tiranes dhe paguhet per keto shkrime qe ben ketu. Jo vetem qe nuk eshte shqiptar por as moshe e re nuk eshte (eshte mbi 50 te). Eshte ish sigurims, njeri qe i ka lyer duart me gjak duke i sherbyer t[ paudhit. Ka lidhje te ngushta me ish bllokmenet. Eshte bir i ATYRE
    Kaq.
    Zoti na ruejte nga keto monstra.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •