Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I lumte baletes qe tallet me te djathtit dhe keshtu i sherben shume mire mirekuptimit midis tyre.

    Dhe komunistet kenaqen e kenaqen e kenaqen.

    Nejse se dola nga tema.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #52
    Baleta me te vertete qe eshte i cuditshem ne disa raste. Nuk le njeri pa sulmuar a thua se vete eshte me i pastri nga te gjithe. Nuk mund ta ve ne dyshim ate fakt, por ai ka qene edhe diplomat dhe per hir te saj nuk mund te sulmosh kedo e ngado.

    Tani ta kapim pak me ato qe ka shkruar.



    Popullli u ngrit kur duhej pėrmbysur diktatura e sjellė pluralizmi, madje u ngrit kur nuk ishin kėto 70 partitė e tanishme qė dyfishohen e trefishohen sipas rregullit tė shumėzimit tė amebės. Populli ishte aty kur duhej rrėzuar monumenti i Enverit, kur duhej tė bėhej plebeshiti pėr tė sjellė PD-nė nė fuqi, kur duhej tė dėshtonte kushtetuta e mbrapshtė berishiane e pushtetit personal nė vitin 1994, kur nuk duhej miratuar me referendum kushtetuta greke Nano-Godo-Imami-Likurezos-Cacos pėr Shqipėrinė nė vitin 1998, kur duhej kundėrshtuar intervencioni grek e rebelimi labokomunist nė vitin 1997, kur duhej nderuar Azem Hajdari i vrarė dy herė nė shtator 1998, kur duheshin bojkotiuar zgjedhjet e destinuara pėr manipulim nė vitin 2000, 2001.


    A nuk eshte vete Baleta kryetar i nje prej 70 partive? Madje nuk ka marre pjese kurre ne asnje zgjedhje elektorale me preteksin qe do te manipulohen.
    Atehere perse permend partite e tjera, kur vete me nje parti te tille mundohesh ti turbullosh ujrat e politikes shqiptare me keq nga c'jane?

    Populli ka qene aty gjithmone thote.

    Per cilin popull e ka fjalen ky, per ate te Quebec se ai shqiptar nuk e di une ku ka qene ndonje here.

    Ku ka qene populli shqiptar kur ne 56 Hungaria ngrihet kundra komunizmint? Po kur ne Prage u futen tanket ruse? Po kur solidarnisti ja filloi kenges ne Poloni? Po kur Gorbaciev nisi Perestrojken? Po kur ne Rumani vriten 10 mije vete? Po kur rrezohet muri i Berlinit???

    Ku ka qene populli shqiptar zoti Baleta? A e dini se cfare kane te perbashket ngjarjet e siperpermendura? Revoltat kundra komunizmit, ndersa ti na permend popullin shqiptar qe paska qene atje kur u rrezua Enver Hoxha.

    Pse nuk permend faktin e turpshem qe ne 31 mars 91 PPSH fiton zgjedhjet me mbi 65%? Ky eshte populli qe ti e permend dhe qe paska qene atje kur u rrezua Enver Hoxha.
    Dhe pastaj paska faj Berisha ketu qe pranoi konensusin per Ramiz Aline president. A cfare duhet te bente valle kur kishte pas vetes vetem nje grup personash dhe per me teper karrrieriste sic koha e tregoi me vone.

    Perse u be edhe Baleta nje Ceke e Imam qe e braktisi Berishen dhe pasi e la vetem i kerkon llogari per veprimet e marra dhe jo te marra. Kritikon projektkushtetuten e 94-es, urdhero tani, ke 4 vite me Kushtetute Greke.

    Me keto qe shkruan Baleta vetem sa behet nje shtylle tjeter e forte ne rradhe te socalisteve.

    Nuk e kuptoj se si kundershton idene e konsensusit te Berishes, kur ka qene vete Baleta gjate 97-98 qe dilte perdite ne TV dhe deklaronte se ishte per nje konsensus mbarekombetar dhe per nje asamble kombetare ku te merrnin pjese te gjithe intelektualet e te gjitha partive dhe ata pa parti.
    Nuk dua te them qe kjo ide ishte e keqe, por nuk kuptoj se si nje njeri qe hedh idera te tilla, per konsensuse te tilla kaq te medha e utopike arrin dhe kundershton nje konsensus qe Berisha kerkon te arrije per zgjedhjen e presidentit.
    Pse cfare duhet te beje Berisha kur te tjeret shohin interesat personale dhe grinden per gjera te vogla, sic e ka theksuar edhe vete Baleta. Kur eshte vete ky nje i tille, pra qe nuk le rast pa u grindur e pa sulmuar.
    Nje shkrim se kush kishte bere, Lesi apo dikush tek Koha Jone qe fliste per punen e shamive te kokes tek grate myslimane dhe oburra Baleta, 4 faqe gazete shkruan duke sulmuar ate dhe duke u munduar ti mbushe mendjen qe edhe katoliket e kane ate zakon, a thua se aty eshte puna, tek shamite e kokes.


    Pra edhe nje here, Baleta me keto qe shkruan behet nje shtylle tjeter propagandistike ne krah te socialisteve dhe vetem sa i turbullon me keq ujerat e politikes shqiptare.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    iliriani01...

    .. e pranoj mendimin tuaj, me thuaj se ku eshte tema qe do e diskutoni nje gje te tille - pasi sot e lexova per here te pare - per kete iniciative.

    bursa33

  4. #54
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Redi,
    Me vjen keq qe ke dale nga tema dhe je perfshire ne nje polemike qe nuk ke as njohurite dhe as informacionin e duhur ta perballosh.
    Nese ka njeri ne politiken shqiptare qe e ka mbrojtur Berishen ne momentet me te veshtira te karrieres se tij ai eshte A.Baleta.
    Eshte i vetmi analist i sotem konsekuent ne pikepamjet e tij largpames ne parashikimet e tij, diplomat qe njohurite ne kohen e Enverit ja kushtuar Nacionalizmit dhe Ceshtjes se Shenjte Kombetare. Dua ti them keta jo se ai ka nevoje qe une te behem mbrojtes i tij por keto jane te verteta.
    Baleta ka qene nje nga ligjvenesit me te afte qe ka njohur parlamenti shqiptar dhe i pari ishte Berisha qe me ndihmen e Meksit (se keshtu ju interesonte qarqeve greke) i sajoi dosje Baletes se paska qene perkthyes ne frengjisht i L.Kabiles kur ai ka qene ne Tirane ne vitet 60.
    Baleta tha qe Meksi nuk duhet te jete Kryeminister se eshte spiun i grekeve...Koha a e vertetoi!
    Baleta tha qe kushtetuta duhesh miratuar me Asamble te gjere kushtetuese se ajo ishte e vetmja menyre qe do te siguronte stabilitet ne Shqiperi....ku eshte stabiliteti sot?

    Baleta i tha jo falsifikimit te zgjedhjeve te 96 s se PD nuk ishte nevoje ti fallsifikonte ato...resultatet i din vete besoj, PDja me ate fallsifikim shtroi rrugen per fallsifikimet qe po behen sot e asaj dite.
    Baleta i tha Berishes ne 97 te Shkarkohet urgjent Meksi nga kryeministri dhe te shuheshin pretekstet e Forumit per Demokraci ne 97 en Berisha vazhdoi ne te tijen..rezultatet dihen.
    Baleta tha jo legjitimitet zgjedhjeve te 97 es se kishin ardhe nga Gryka e armeve.... Berisha i legjitimoi ato duke hyre ne Parlament.
    Baleta tha ne asnje menyre te mos futet opozita ne zgjedhje pa u ndryshuar ligji elektoral...Berisha me driteshkurtesi u fut ne zgjedhje me demagogji duke u tallur me shpresat e shqiptareve per nje ndryshim te pushtetit...rezulatatet dihen
    Kur Greket kishin pergatitur rrezimin e Berishes me ane te Pollos ishte Baleta ai qe duke demaskuar Pollon i dha mundesi Berishes te merrte serish kreun e Partise.
    Kur Baleta ishte i vetemi qe bente politike te drejte kombetare...Berisha kishte ne krye te Politikes se jashtme nje diletant nje filogrek si Tritan Shehu...dhe per me teper i kerkonte Zef Brozit te sajonte nje ligj elektoral ta linte Baleten jashte parlamentit se po e "prishte" Berishen me greket...
    Baleta tha ne asnje menyre te mos futet opoziat ne parlament ps zgjedhjeve te 2001 Berisha ne emer te te ashtequajturit konsensus i dili Zot Fatosit ne momentet me te veshtira te karrieres se tij dhe pa perfitimin me te vogel e foti PDne ne parlamentin e Dushkut. Ku eshte perfitimi i opozites dhe i popullit nga ky veprim?
    Berisha eshte njeriu qe i ka kontribuar gjendjes katastrofale ne te cilen eshte Shqiperia sot me kompromiset qe po ju ben socialisteve.
    Deputetet e Berishes apo te Baletes ishin ato qe miratuan amnistine (ndaj funksionareve shteterore te perfolur per korrupsion)e diteve te fundit ne parlament?

    Z.Baleta eshte i vetmi politikan konsekuent i djathte per mendimin tim jo ekstremist pasi ai po lufton qe ne shqiptaret te kemi ate nacionalizem qe e kemi te domosdoshem dhe jo te bejme politike vasale ambasadash.
    Nese Baleta eshte i ashper ne polemikat me kritiket e tij per mua duhet te ishte akoma me i ashper se ato lloj kokash te qelbura qe e kane shitur lekuren per ca dhrami apo dinare shume pak e kane ate qe ju thote ai.
    U zgjata shume me duket...me falmi per daljen nga tema
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #55
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Per: iliriani01...

    Postuar mė parė nga bursa33
    .. e pranoj mendimin tuaj, me thuaj se ku eshte tema qe do e diskutoni nje gje te tille - pasi sot e lexova per here te pare - per kete iniciative.

    bursa33
    ************ Bursa33, kemi nevoje me shume se kurre, per ndihmen intelektuale shqiptare dhe mos te ndjehemi te humbur
    te mundohemi aqe sa mundemi e na premton koha...
    Tema eshte e re, tek Ceshtja Kombetare - Beselidhja Shqiptare 2002 - Per te mos keqkuptuar dikush tek nisma, dhashe nje si hyrje bashkarisht, per nje organizim te tille apolitik - me qellim te ofrimit te shqiptareve... poashtu thirra disa anetare te forumit shqiptar (duke kerkuar falje nese kam harruar ndonje...e qe vet do te paraqiten). - Nisma eshte te postoni disa pika origjinale, per nje Projektplatforme, bashke dhe ta kompletojme nje te tille, si Platforme pune... Ndihmoni hyrjes sime brenda mundesive!

    Jufaleminderit, per pranimin e mendimit tim -
    illiriani01

  6. #56
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar Iceberg te lutem me shkruaj

    anton1as@yahoo.de

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #57
    Iceberg, une kam dashur vetem te komentoj disa aspekte te marra nga artikuli i Balettes dhe jo te bej nje rezyme komplete per gjithcka ka ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre 10 viteve te fundit, pasi do te na duhej shume kohe, do te shkruanim shume dhe perseri do te ishte e pamundur qe te arrinim qofte edhe ne me te voglin konkluzion.

    Nese do ti analizonim gjerat ne kompleks, pa dyshim qe Baleta eshte personalitet teper pozitiv ne jeten politike shqiptare, shume me pozitiv se shumekush.

    Shume nga veprimet apo mendimet e drejta ti vete i ke permendur dhe nuk eshte e nevojshme qe te shtoj une te tjera, por ne shume raste Baleta futet neper qorrsokake dhe harron se ne cilin vend ndodhet dhe me ke po ben politike. Madje harron se cfare perfaqeson ai vete.

    Ai fare mire mund te ishte ne krah te Berishes pasi jane te dy teper karizmatike dhe preferohen si figura politike ne spektrin e djathte, por eshte ndryshe te shkruash ne kete forum, ndryshe te shkruash ne nje gazete dhe ndryshe te shkruash si President Republike.

    Baleta ne nje shkrim te vetin sulmon aq shume persona sa edhe ne ne kete forum nuk e bejme nje gje te tille. Baleta harron se kur nje njeri nen pozitat e kryetarit te partise duhet te flase ndryshe se nen pozitat e kryetarit te shtetit.

    Per kushtetuten e 98-es une ta kam thene kete, qe ai kishte ide mjaft te mire por utopike.
    Gjithashtu te kam thene qe per kushtetuten e 94 ai gaboi qe e kundershtoi, pasi projektkushtetute me te mire se ajo Shqiperia nuk ka patur kurre ne jeten e saj dhe te vetmet nene qe u kundershtuan kane qene ato te kompetencave te Presidentit dhe jo te Berishes, pasi Berisha nuk mund te qendronte perjete ne ate post.

    Per Meksin, Tritan Shehun e te tjere te gjithe i dime se cilet jane dhe sa vlejne dhe Baleta mund te thote shume gjera, te cilat nuk kane kurrfare vlere persa kohe ai tregohet koke shqiptari me vete, i vecuar qe nuk pranon kurrfare kompromisi dhe duke sulmuar kedo dhe ngado.

    Ben mire qe te ruaje pak elekuence ne te sulmuar sepse edhe te tjeret nuk hane bar dhe kane shume me teper mjete propagandistike se ai ne dore per t'ja lare trurin shqiptareve me teper nga sa ja kane lare.

    Ai mund ti kete qene afer Berishes dhe ta kete keshilluar, por kur e barazon ate me Nanon dhe e quan agjent te grekeve apo serbeve per mua nuk ben qe tjeter vetem lojen e pikerisht grekeve dhe serbeve.

    Sepse dihet qarte dhe realiteti te nxjerr syte zoteri, qe nese ka ndonje te djathte qe mund ta marre pushtetin nga te majtet ai tani per tani eshte Berisha dhe Baleta nuk duket asgjekundi.

    Nese une Berishen do ta paragonoj me Nanon une bej mire qe te ndryshoj emer kombesi e cdo gje tjeter, sepse vetem per komb nuk kam c'te mendoj me. Ata te dy bashke kane mbi 80% te elektoratit shqiptar dhe eshte disi e veshtire per te injoruar nje shifer te tille.

    Ah nese do te vashdoj me karakterin shekullor te shqiptarit, secili koke me vete, por e bej edhe kete, po hap nje parti timen dhe kushdo qe nuk eshte dakort me mua qofte edhe per gjera si psh emertimi i rruges se lagjes sime e sulmoj neper gazeta e nuk le gje pa i thene.

    Nese do te flasim per nje shtet shqiptar per ta bere per te qene, per ta konsoliduar dhe per ta bere qe institucionet e tij te funksionojne duhet patur nje fryme me teper tolerance.

    Vete Baleta e ka thene: 70 parti. Po atehere perse edhe ti formon nje parti tenden? Perse ben nje propagande sulmuese kundra te gjitheve? Perse nuk bashkohesh me Berishen, ti mbyllesh syte perpara disa gjerave qe nuk te pelqejne dhe nuk je dakort dhe te beheni bllok te gjithe kundra socialisteve qe e kane bere Shqiperine per ibret.

    Socialistet ate duan, sa me teper parti te djathta, sa me teper zenka , sulme midis njeri tjetrit. Ata kenaqen me kete gje. Mezi presin Berishen te sulmohet nga krahu i vete, mezi presin Baleten te shkruaje 4 faqe gazete ku te sulmoje gjithe ish-nomenklaturen e PD-se.
    Nuk e dime ne se cfare ka bere Meksi? Erdhi 2002 dhe akoma sulmohet ai kur ka 5 vite qe kane mbire me qindra Mekse te tjere. Epo kush ti permendi keta te tjeret kur edhe ata pak te djathte qe jane me ato pak mjete propagandistike qe kane merren me Meksin dhe harrojne keta te tjeret.

    Keshtu puna. Nese do te flasim se ku gabon njeri apo tjetri nuk ja gjejme dot fundin, por kur sheh qe keto gabime vihen ne dukje nga vete ata e presupozohet qe duhet te jene aleate, atehere eshte per te vene kujen.

    Berisha u lodh per ti mbledhur te tere bashke, duke formuar lloj lloj koalicionesh, jo Bashkimi per Demokraci, Jo Bashkimi per Fitore, etj etj. Ne vend qe te bashkohen te gjithe pa interesa, ja fillojne nje e nga nje me te parin Baleten. Une nuk dua te bej pjese sepse atje ben pjese Mehdiu qe ka qene nje nga ata te Vlores 97. Pastaj ja kercet Pollo, e keshtu gjithsecili nxjerr nga ndonje budallallek si adoleshente kapricioze.

    Nderkohe socialistet nuk e kane problem qe te mbajne pas vetes parti me nga 60 anetare si ajo e Gjinushit, pasi u japin lidereve nga nje ministri (ka ministri per te gjithe, krijojme ne sa te duash) dhe u mbyllin gojen. I permendin edhe gogolin Berisha dhe mundesine e ndonje persekutimi ne rastin se ky merr pushtetin.

    Po shteti shqiptar zoteri, a mendon njeri per te? Po te vazhdohet duke pare gjerat nga maja e gjilperes, harroje shtetin. Ose do te kesh edhe per 50 vjet te tjere shtet sipas modelin te tanishem.


    Edhe nje here, se cili ka qene Baleta dhe se cfare roli ka patur ai e di mjaft mire. Po gjykoj rolin e tij dhe pozitat e fundit qe ai ka marre here pas here kuptohet duke e nderlidhur gjithone gjithomone me ate qe duhet te jete qellim final i cdo shqiptari te vertete dhe rruga per te realizuar ate qellim.

    Per Baleten kam respekt dhe sic e thashe e vleresoj, por ne disa raste tregohet shume kokeforte dhe kapricioz je qe e ben te demshem ne disa raste.

  8. #58
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te me falni se nuk po kam kohe , por dua te them vetem kaq:

    Baleta as qe e ka idene sa keq i ka bere Kombit.

    Shnet Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #59
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    pershendetje. Avdi Baleta eshte shume i afte e i zoti. por ama e ka zgjuarsin e djallit, nuk e ve ne perdorim per te mire, e te miren e ati populli. po deri tani vetem ai thote e jep pak shpres per kethimin e tokave te pronave.
    me shume respket
    eda
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 28-05-2002 mė 10:51

  10. #60
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368

    Arrow

    Pavaresi varesi.Ne fund te fundit jane dy fjale te kunderta por qe eshte e domosdoshme te bashkejetojne.
    E kam fjalen qe qe te jesh i pavarur dhe ta ruash e ta gezosh kete pavaresi, detyrimisht (dhe aq me teper nje shtet si Shqiperia) duhet te varesh nga dikush qe te te mbroje krahet kur ta kercenojne pavaresine. Nuk behet fjale qe te hyje greku apo serbi dhe te na pushtoje jo, se ato jane gjera qe jane vulosur njehere e mire dhe nuk ka burre nene qe ta beje ate, po puna eshte tek ai pak reputacion dhe pozite politike ne arenen nderkombetare (ne rast se do e kemi ndonjehere). Pra qe te gezosh keto privilegje te pavaresise duhet te paguash nje cmim, dhe ky cmim eshte te lejosh te tjeret te vendosin per ty sepse nuk ke c'iu ben, se iau ke nevojen dhe edhe ne qofte se ata do te te peshtyjne ti do shkosh dhe perseri do ti lepish kembet. Ky eshte fati i vendeve te vogla ne pergjithesi, dhe KY ESHTE FATI SPECIFIK I VENDEVE QE NUK KANE POLITIKANE. S'ke ci ben, kur u ndane, keto na rane (Populli)

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •