Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490

    "Koha e Kometės" filmi shqiptar bazuar ne romanine kadarese "Viti i Mbrapshte"

    Ambicjet e kometės


    Naser Pajaziti
    02-08-2007


    Skenė nga filmi "Koha e kometės"


    Shkup - Trupa e filmit "Koha e Kometės" shfaqi pamjet e para tė projektit tė xhiruara gjatė kėtij muaji nė Maqedoni. Gjithēka deri tani flet pėr njė punė tė mirorganizuar, ta administruar, tė pėrpiktė qė nga mbledhja e energjive krijuese kudo qė janė aq sa i lejon buxheti si asnjėherė tjetėr pėr njė film shqiptar, 2.5 milionė euro, deri tek propaganda, marrėdhėniet me median. "Koha e kometės" vetėm dje ka pasur tri konferenca shtypi, nė Shkup, Tiranė dhe Prishtinė, ndoshta me qėllimin qė trupa tė mos bezdiset mė prej gazetarėve.
    "Filmi ėshtė njė sfidė me tė cilėn synohet promovimi i vlerave tė filmit ballkanik dhe arritja e njė prestigji ndėrkombėtar nė festivale." Ky ka qenė mesazhi i Alain Midziē, producenti boshnjak i shtėpisė gjermane tė produksionit L.A.R.A Enterprises gjatė prezantimit tė filmit nė ambientet e Hotel Holiday Inn nė Shkup. "Mendoj se do tė kemi sukses me kėtė film qė shpalos njė tematikė interesante dhe qė ndėrlidhet me kulturat, vlerat dhe traditat nė Ballkan. Ka edhe shumė punė pėr tė bėrė, punė nė postproduksion, nuk do tė ngutem por dua tė jem i shpejtė",- tha Midzic. Ai bėri tė ditur se premiera e filmit do tė jetė gati pėr t'u shfaqur nė dhjetor tė kėtij viti.

    Regjisori i filmit, Fatmir Koēi, tha se ėshtė njė sfidė e re nė realizimin e kėtij filmi, edhe pse ai pranon se ēdo vepėr e shkrimtarit Ismail Kadare ėshtė vėshtirė pėr t'u adaptuar nė skenarė filmi, sikur pėrshtatja e romanit tė shkurtėr "Viti i mbrapshtė". "Nuk mund tė them se kam ndryshuar mėnyrėn e tė bėrit film. Nė kėtė rast, kjo vepėr si ēdo vepėr e shkrimtarit Ismail Kadare ėshtė e vėshtirė pėr t'u adaptuar nė skenar filmik. Pėr mua ka qenė njė fat qė zgjodha pikėrisht "Vitin e Mbrapshtė". Mendoj se ėshtė njė vepėr e fuqishme, e cila na jep njė tablo historike",- thotė regjisori shqiptar.

    Ai shprehet se roli kryesor i ėshtė besuar aktorit tė talentuar shqiptar Blerim Destanit, i cili me natyrėn e tij e pėrmbush rolin e personazhit Shestan Verdha. "Ai ka arritur tė dominojė rolin. Karakteri i Shestanit kėrkon lirinė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Ky ėshtė njė film shumė i vėshtirė, shumė kompleks, edhe pse nuk ka masivitet hollivudian, qė ne nuk mund t'i bėjmė dot, dhe qė normalisht nė rajonin tonė nuk mund tė bėhen dot. Nuk e kam pėr natyrė t'i imponoj ndonjė mesazh spektatorit, por ajo qė mund tė them ėshtė se tek secili nga ne ka njė kėrkim tė vazhdueshėm pėr sa jetojmė nė kuptimin mė real tė fjalės",- thekson regjisori Koēi.

    Aktori dhe kooproducenti i filmit "Koha e Kometės" Blerim Destani, tha se mė nė fund ia ka arritur tė realizojė qėllimin e tij me kėtė film. "Para dy viteve mė kujtohet pėr herė tė parė kur kam lexuar skenarin, mė ka pėlqyer shumė dhe doja me shumė dėshirė ta realizojmė kėtė projekt. Atėherė ishte njė ide njė ėndėrr, por tash gėzohem qė ajo po realizohet. Jam i impresionuar pėr pjesėmarrjen e aktorėve tė mėdhenj ndėrkombėtarė nė kėtė film, ku shpresoj qė tė mos mungojnė edhe arritjet dhe ēmimet",- tha aktori Destani.

    Aktori i Holivudit, Ralph Moeller i njohur pėrmes filmit "Gladiatori", nė kėtė film tė regjisorit shqiptar Koēi luan rolin e njė komandanti austriak tė lodhur nga lufta. "Ajo qė mė kėnaq shumė ėshtė ajo qė po gjej nė kinematografinė shqiptare. Tė gjithė filmat e mi deri tani kanė qenė aksion, mirėpo po has nė vlerat e njė kinematografie ku rėndėsi u jepetmesazheve",- thotė Moeller. Ai shtoi qė "jam i kėnaqur qė nė kėtė vend kam njohur traditėn, vlerat, popullin dhe kam mėsuar shumė nga kolegėt pjesėmarrės nė kėtė film".

    Njė tjetėr aktore shqiptaro-amerikane, ndėr tė paktat personazhe femėrorė nė "Kohėn e kometės", Masiela Lusha, e cila interpreton Anjezėn, ėshtė e impresionuar nga tematika e filmit. "Ndėrsa isha pėr xhirime nė Argjentinė, mora ftesėn pėr kėtė film. Pasi lexova skenarin mbeta e impresionuar aq sa dhe kam qarė. Jam krenare qė marr pjesė nė kėtė film, ku shpalosen vlerat dhe traditat tona historike. Njėkohėsisht jam e lumtur qė pėr herė tė parė po kthehem nė vendin tim",- ka theksuar aktorja Lusha.

    Projekti filmik ėshtė njė komedi romantike, ndėrsa ngjarja bazohet nė zhvillimet e vitit 1914, disa muaj para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Xhirimet do tė kryhen nė 38 vende tė ndryshme, nga tė cilat 34 gjenden nė Maqedoni, ndėrsa 4 tė tjerat nė Shqipėri, ndėrsa kostoja e filmit arrin mbi 2.5 milionė euro. Nė periudhėn prej 18 korrikut deri mė 27 gusht xhirimet do tė realizohen nė Shkup, Kumanovė dhe Bistėr, ndėrsa tė tjerat nė Shqipėri, kryesisht nė veri nė rajonin e Shkodrės.

    Nė rolet e tjera interpretojnė artisti i njohur maqedonas Vllado Jovanovski, Ēun Lajēi, Genti Zenelaj, Xhevdet Jashari, Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena, Naomi Valeska, Mendim Murtezi, Sefedin Shabani, etj. Drejtor i fotografisė ėshtė irlandezi Donal Gilian (Donal Gillian). Skenografia i ėshtė besuar Igor Toshevskit, ndėrsa pėr kostumet kujdeset kostumografja maqedonase Zhaklina Krstevska. Pjesa mė e madhe e kostumeve janė pasuri e Alba Film Studios dhe shumė pak janė krijuar tė reja. Ato tė garderobės sė ish-Kinostudios shqiptare janė mbi 40 vjet tė vjetra.

    Ngjarja

    Nė vitin 1914, pas 450 vitesh tė sundimit tė Perandorisė Otomane, Shqipėria ēlirohet. Pėr ta shmangur kaosin e mėtejmė, britanikėt, gjermanėt dhe francezėt zgjedhin njė princ gjerman, Vilhelm Wid si mbret nė Shqipėri. Mbreti pritet ngrohtė nga tė gjithė, pėrveēse nga ekstremistėt muslimanė dhe nga lideri i tyre Kus Babaj, i cili dėshiron qė Shqipėria tė jetė provincė e perandorisė otomane. Ai i shkruan mbretit dhe i kėrkon qė tė bėhet synet, nė tė kundėrt ata nuk do ta pranojnė si mbret dhe do tė shpallin luftė. Nė Malet e Shqipėrisė Juglindore, pesė fshatarė vendosin qė tė shkojnė nė luftė. Me vete kanė vetėm njė hartė tė Perandorisė otomane e cila nuk i njeh kufijtė e Shqipėrisė. Shestani (kapidani) dhe njerėzit e tij Cutja, Doska, Todi dhe Alushi vendosin qė tė luftojnė pėr mbretin me qėllim qė ai tė arrijė tė vendosė paqen. Natė e ditė ecin nė kėmbė qė tė gjejnė luftėn. Nuk e gjejnė dot sepse kanė gabuar rrugė, sepse janė udhėhequr nga harta e vjetėr. Nė rrugė e sipėr, Shestani, musliman, njihet me Anjezėn, njė vajzė e re katolike, babai i sė cilės e ka sjellė nė njė manastir qė tė bėhet murgeshė. Shestani dashurohet me tė por ndjenjat e tij tė sinqerta dhe vullneti i fuqishėm qė tė luftojė pėr mbretin, nuk do tė jenė mision i lehtė. Gjatė udhėtimit, Shestani dhe grupi i tij do tė ballafaqohen me pengesa tė ndryshme pėrderisa nuk e gjejnė tė vėrtetėn e tyre dhe ndiesinė pėr jetėn.

    Kadare pėrkrah guximtarėt

    Shkrimtari Ismail Kadare i cili ka kohė qė nuk shfaqet nė shtypin shqiptar, ishte dje i pranishėm nė konferencėn e dytė pėr shtyp qė dha brenda ditės stafi i "Kohės sė Kometės" nė Tiranė. I pyetur nėse ai ka ndėrhyrė gjatė punės sė skenarit qė bazohet romanin e tij "Viti i mbrapshtė", shkrimtari ėshtė pėrgjigjur prerė "jo". Nuk e ka bėrė kėtė nė asnjė nga herėt kur janė ekranizuar veprat e tij. "Qė nė momentin qė ato janė zgjedhur nga regjisorėt, ėshtė punė e tyre",- ka thėnė Kadare. Sa pėr ekranizimin e veprės nė fjalė, Kadare nuk eka fshehur admirimin emocional. I ėshtė dukur gati e guximshme sipėrmarrja e regjisorit Fatmir Koēi pėr tė bėrė film "Vitin e mbrapshtė" jo vetėm se ėshtė njė vepėr komplekse, por qė Kadare vetė nuk e ka besuar ndonjėherė se mund tė jetė njė roman edhe filmik.

    Blerim Destani – Shestan

    Ėshtė aktor dhe kooproducent i cili ka tėrhequr vėmendjen me dy filmat e deritanishėm "Metropolet" dhe "Kosova gjurmim i dėshpėruar". Ai nuk ėshtė vetėm aktor, por interesohet pėr tė gjitha aspektet e produksionit tė filmit dhe tanimė ka grumbulluar pėrvojė nė fushėn e regjisė dhe prodhimit kinematografik.

    Masiela Lusha- Anjeza

    Ėshtė aktore e lindur nė Shqipėri dhe qė jeton nė SHBA. Ėshtė angazhuar deri tani nė filma televizivė, video muzikore, reklama, nė njėrėn prej tyre shfaqet pėrkrah aktorit amerikan Ben Aflek. Arritja e saj mė e madhe deri tani ėshtė suksesi nė serialin televiziv amerikan "Law&Order" tė regjisorit Dick Wolf.

    Ēun Lajēi – Kus Babaj

    Ėshtė aktor i njohur shqiptar nė njė numėr tė madh serialesh televizivė dhe filma nė vitet '70-'90 nė Kosovė, ish-Jugosllavi. Ndėr mė tė njohurit janė "Klubi i vetėvrasėsve" 1978, "Gjurmė tė Bardha" 1980, " Proka" 1984, "Rojet e Mjegullės" 1988, dhe interpretimi nė filmin e regjisorit shqiptar Kujtim Ēashku, "Kolonel Bunker" 1996.

    Ralph Moeller – komandanti Ralph Keitell

    Ėshtė aktor amerikan me origjinė austriake i cili njihet pėr interpretimin nė filma dhe seriale tė njohur botėrorė. Disa prej filmave artistikė prodhime tė Hollivudit ku Moeller ėshtė angazhuar janė "Gladiatori", "Mbreti Skorpion", "Kumbari", "Batman dhe Robin" dhe tek "Saga vikinge".

    Hėna duket gjithnjė e plotė qė kėtu. Ti do tė qėndrosh kėtu dhe do tė shohėsh se si ajo kėrkon tė bjerė mbi kėto rrėnojaā€¦ Kristian Risteski, Lajn producent, maqedonas thotė se Havzi Pasha (njė personazh i njohur i historisė maqedonase) i ndėrtoi kėto konakė pėr tė kaluar fundjavat ose stinėn e nxehtė tė verės. Burri, historitė e tė cilit mund t'i gjesh ndėrsa kėrkon tė eksplorosh nė kėtė stacion tė historisė, ku ēdo gjė duket e realizuar me kujdes, vjen pėrmes rrėfimeve tė Risteskit dhe na duket aq sentimental, pavarėsisht se figura e tij nė histori ėshtė pėrshkruar ndryshe. Sigurisht qė maqedonasit do tė flisnin ndryshe pėr tė. Nė Ballkan nuk mund tė flasėsh pėr burra sentimentalė, por pėr burra tė fortė dhe tė egėrā€¦ Kėto janė leksionet qė historia na ka dhėnė deri tani; dhe Risteski, njė artist qė e njeh mirė historinė, e di se thellė brenda ēdo rrėfimi qėndron diēka e padukshme. Diēka tė cilėn kinemaja kėto kohė e ka vendosur nė fokus dhe kėrkon ta zbulojė. Pėr Risteskin, ėshtė koha pėr t'u njohur me tė vėrtetat dhe pėr ta parė Ballkanin si njė vend qė mund tė flasė pa droje pėr gjėrat "e ndaluara"ā€¦ pėr gjėrat qė historia i ka mbuluar me njė shtresė tashmė tė fortė hekuri, tė cilat e bėjnė mė tė ndėrlikuar tė tashmenā€¦

    "Nuk mund tė jemi pėrjetėsisht depresivė", thotė Risteski, i cili ėshtė skeptik ndaj kinemasė maqedonase, e cila vitet e fundit ėshtė kthyer nė njė art qė i flet vetėm njė shtrese tė shoqėrisė. Shumė njerėz nė Maqedoni ndihen tė papėrfaqėsuar nga kinemaja e tyre, ndoshta ngaqė prirja pėr tė qenė gjithnjė tė shqetėsuar i ka bėrė regjisorėt tė fokusojnė nė filmat e tyre gjithnjė shtresėn mė problematike, fshatrat dhe shqetėsimet qė hasin njerėzit jo vetėm tė karakterit social ose politik, por edhe individual, duke shmangur kėshtu ato ēka kėrkon tė shohė nė ekran njė njeri i civilizuar.

    Por nuk ėshtė vetėm Maqedonia ajo qė ka luhatje dhe vuan mungesėn e njė kinemaje tė vėrtetė. Risteski, i cili ėshtė njėri nga producentėt mė tė njohur tė kėtij vendi, qė ka nė cv-nė e tij bashkėpunime ndėrkombėtare, e sheh kėtė si njė problem tė vendeve tė vogla tė Ballkanit.

    Nė Shqipėri mund tė numėrohen vetėm nja dy filma tė mirė dhe ky pėrcaktim ėshtė i diskutueshėm pėr tė, po ashtu edhe nė Kosovė. Janė shumė arsyet qė mund ta shpjegojnė krizėn kinematografike nė rajon dhe kryesisht nė vendet tona, por ky producent kėrkon t'i lidhė shpjegimet me historinėā€¦

    Hėna tashmė ka kaluar mbi ēatinė e njė shtėpie tė ndėrtuar me gurė tė Havzi Pashės. teksa je shumė afėr saj mund tė shohėsh se si ajo i ledhatohet, duke dashur tė hyjė brenda. Por nė shtėpitė e Pashajve ėshtė e vėshtirė tė hyjė edhe hėnaā€¦

    Tashmė Risteskit i duhet ta lėrė pėrgjysmė bisedėn pėr kinemanė nė rajonā€¦ Kėtij burri qė ende nuk i ka shkelur tė 40-at, do t'i kishte pėlqyer tė ishte ndryshe nė kėtė hapėsirėā€¦ Por, i bindur se ka ardhur koha qė kinemaja nė rajon tė ndryshojė, ai ndodhet kėtu pėr t'i dhėnė jetė njėrit prej prodhimeve kinematografike qė synon tė jetė mė pėrfaqėsuesi i rajonit kėto vitet e funditā€¦

    "Koha e kometės", njė bashkėpunim shqiptaro-francezo-maqedonas dhe gjerman po merr jetė vetėm disa hapa larg nesh. I mbėshtetur nė librin e shkrimtarit tė njohur Ismail Kadare "Viti i mbrapshtė", filmi do tė vijė nėn regjinė e Fatmir Koēit dhe me njė kastė tė zgjedhur aktorėsh.

    Konakėt e Havzi Pashės janė shndėrruar nė njė shesh tė vėrtetė xhirimi. Dikush kujdeset tė ndezė disa kandila tė vjetėr, pak mė tej, disa burra me veshje popullore po pjekin nė hell njė qengj, disa tė tjerė kujdesen t'i hedhin dru zjarritā€¦

    Ndėrsa pranė njė kali, teksa hėna vazhdon rrokullisjen e saj mbi kėtė vend historik, tė gjithė janė pėrqendruar pėr tė ngjizur nė ekran vetėm dy minuta nga njėra prej periudhave mė interesante tė historisė sė Shqipėrisė.

    Nė kėto konakė koha ėshtė kthyer mbrapa. Dhe nė kėtė fshat, jo shumė larg Shkupit, po ringjallet Shqipėria e viteve 1913-1914. Njė ringjallje e cila nuk kėrkon t'i ndreqė gabimet e sė shkuarės, por qė nėpėrmjet saj t'i flasė sė tashmes.

    Tė gjithė kėta njerėz qė orvaten t'i kryejnė punėt qė u takojnė secilit, kanė harruar gjithēka qė ndodh nė jetėt e tyre jashtė kėtyre mureve dhe kėsaj hapėsire.

    Ata tė gjithė janė tė shndėrruar nė nxėnės tė mirė tė historisė, duke ndjekur deri dhe nė frymėmarrje lėvizjet e Kus Babaitā€¦


    Trishtimi i Kus Babait


    Asnjė nga miqtė e tij nuk mund t'ia heqė trishtimin e dashurisė Kus Babait. Nė tavolinėn e mbushur me mish dhe verė, i rrethuar nga shokėt e tij tė aventurės, ky personazh i njohur i letėrsisė sonė e ka tė pamundur tė heqė nga mendja imazhin e atij djali (Shestanit) tė cilin e kishte parė ashtu kalimthi mbi lumė. I mirė, si njė kaproll, ai e kishte joshur me lėvizjet e tij. Njė dashnor i pandreqshėm Kus Babai, nuk mund t'i shmangė dot lėndimet e dashurisė. "Ti ēarēafėt lan me lotė, me lot ēarēafėt e mia, ā€¦ah ai djalė qė unė pash sot, harram i qoftė dashnia". Kjo ėshtė kėnga qė ai nxjerr nga buzėt e tij tė trishtuaraā€¦

    Nė punėt e sevdasė askush nuk ėshtė i sigurt. Dhe kėta luftėtarė pasionantė qė janė nisur tė luftojnė pėr tė mbrojtur vendin, e dinė qė, nėse nė luftė janė tė fortė, nė dashuri tė gjithė janė tė tė pafuqishėm pėr t'u dhėnė udhė ndjenjave tė tyre.

    I rrethuar nga kamera, njė ekip i jashtėzakonshėm qė ndiqte lėvizjet e tij, Kus Babai (Ēun Lajēi) e ka pėrsėritur deri nė orėn 02.30 tė mėngjesit drekėn kur ishte aq i lėnduarā€¦

    Ai duhet tė ishte burri potent qė kėrkonte t'i bėnte ballė luftės, por dhe dashnori plot epshe qė nuk ka frikė t'i pranojė prirjet e tij dashurore.

    U thotė miqve se i ka nisur njė letėr mbretit, Vidit. i ka shkruar se do tė jetė nė krah tė tij pėr ta mbrojtur nga lufta, vetėm nėse do tė bėhet synet. Luftėtarėt e tjerė qeshin me guximin e Kus Babait. Dikush edhe pyet se "Mirė mbreti pranon, por mbretėresha Sofi, a do ta pranojė njė burrė tė tillė"?.

    Kus Babai nuk ėshtė vetėm njė burrė romantik, por dhe njė njeri qė ėshtė nisur t'i dalė nė krahė Baba Dovletit dhe tė ndryshojė rrjedhėn e ngjarjeve nė Shqipėri. Ai i ka treguar gjoksin luftės dhe nuk ka frikė prej saj, ashtu si prej dashurisėā€¦

    Pėr herė tė parė ndoshta nė kinemanė shqiptare do tė na shfaqet njė personazh me prirje homoseksuale, tė cilat trajtohen nė film pa asnjė lloj kompleksi, por si njė dashuri si gjithė dashuritė e tjera.

    Regjisori Fatmir Koēi e sheh personazhin e Kus Babait si njė burrė tė lirė, i cili nė njėfarė mėnyre kėrkon tė predikojė rėndėsinė qė ka liria tek secili prej nesh. Ai nuk pranohet asnjėherė nga Shestani (djali qė dashurohet), por ai e ndjek deri nė fund instinktin e tij dhe nuk kėrkon asgjė, vetėm ta takojė njė herė atė; dhe kur e takon, kupton se ai ishte njė personazh i lirė dhe si tė gjithė njerėzit e lirė nuk mund tė pranonte kompromiseā€¦.

    Trishtimi i Kus Babait ėshtė skena qė u xhirua nga ora 17.00 e mbrėmjes tė sė enjtes deri nė orėn 02.30 tė mėngjesit tė djeshėm nė njė kėnd tė konakėve tė Havzi Pashės. Njė ekip prej gati 100 vetėsh rrekeshin t'i jepnin jetė njė momenti nga njė pjesė e historisė mė delikate tė Shqipėrisė midis viteve 1913-1914.

    Njė preokupim qė tė bėnte tė shpresoje se ndoshta mė nė fund do tė mund tė kemi njė film tė gatshėm pėr ta ēuar pa asnjė drojė nė festivale tė ndryshme ndėrkombėtare, ku qė nga kamera, fotografia, ose produksioni ishte i njė niveli tė admirueshėmā€¦


    Sipas Vitit tė mbrapshtė


    Nėse Kadare ndihet i sigurt ta rrėfejė historinė duke prekur pjesėn mė delikate tė saj, pėr Fatmir Koēin ngritja e njė rrėfimi historik nė kinema, mė shumė se rrėfim i sė shkuarės ėshtė njė rrėfim i tė tashmes.

    Andi Deliana, as/regjisor i kėtij filmi, e sheh shndėrrimin e "Vitit tė mbrapshtė" nė "Koha e kometės", si njė adaptim vizual. Sigurisht qė filmi ėshtė njė tjetėr medium dhe e pėrcjell nė mėnyrė tė ndryshme mesazhin e njė novele, a romani, por thelbi mbetet i njėjtė. Ėshtė ngjizja interesante qė Kadareja i ka dhėnė historisė, ajo qė i bėn tė sigurt qė ky film pėrveē produksionit do tė ketė ndoshta edhe njė nga skenarėt mė tė mirė tė shkruar kėto vite nė Ballkan. Kjo ėshtė fjalia qė na e thotė Kristian Risteski, i cili e sheh kėtė prodhim kinematografik si njė shkėputje nga skenarėt disi skematikė dhe pothuajse tė njėjtė." Ky film ka njė nga skenarėt mė tė mirė qė ėshtė paraqitur kohėt e fundit nė Ballkan. Ėshtė filmi i parė me temė historike qė ka qėndrim korrekt ndaj historisė. Ky film i ka tė gjitha parakushtet pėr tė qenė favorit i festivaleve ndėrkombėtare", thotė ai.

    Nė qendėr tė filmit ėshtė historia e pesė fshatarėve nga pjesa lindore e Shqipėrisė, qė njė ditė tė bukur njoftohen pėr ardhjen e mbretit Vid nė Shqipėri nėpėrmjet gazetės. Ata vendosin tė nisen ta ndihmojnė mbretin, tė luftojnė pėr tė kundėr agresorėve tė tij, tė lumtur qė mė nė fund Shqipėria kishte njė mbret. Ishte koha kur po mbaronte Lufta Ballkanike dhe nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore. Shqipėria ishte njė zallamahi e vėrtetė, kishin hyrė trupat franceze, austro-hungareze, grekėt ndodheshin nė kufi, dhe serbėt kishin zbritur pak mė poshtėā€¦ E gjithė historia zhvillohet vetėm disa muaj para Luftės sė Parė Botėrore. Kėta individė kėrkojnė qė Shqipėria t'i bashkohet Evropės dhe tė mos jetė mė pjesė e Perandorisė Osmane. Ata janė tė etur pėr luftė, si burra ata nisen drejt saj pėr tė gjetur se kush ėshtė armiku, dhe pasi kalojnė peripeci tė shumta kuptojnė se lufta nuk ėshtė gjė tjetėr veēse diēka e mbrapshtėā€¦ Njė histori dashurie lind nė film mes personazhit kryesor Shestanit (Blerim Destanit) dhe njė vajze (intepretuar nga Marsela Lusha), e cila pas shumė peripecish mund mė nė fund tė jetė nė krahėt e dashurisė. Kėshtu, nė vend qė tė gjenin luftėn, ata gjejnė dashurinėā€¦

    "Make love not ėar", kjo fjali e thėnė nga Andi Deliana, as/regjisor nė kėtė film, ėshtė ndoshta mesazhi mė i mirė pėr Ballkanin e sotėm, i cili po rreket tė shkėputet nga e kaluara. Njė film qė kėrkon tė pėrcjellė kėtė mesazh nė gjuhėn shqipe, nė gjuhėn e vendit, fati i tė cilit ka qenė dhe vazhdon tė jetė ende peng i historisė nė rajon, ėshtė mė shumė se njė mesazh. Koēi ndihet i sigurt se ky ėshtė mesazhi pėr tė cilin tė gjithė kanė nevojė, por, nga ana tjetėr, pėr tė, ėshtė vėrtet diēka pozitive bashkėpunimi qė ka nė kėtė film me emra tė njohur tė kinemasė, ēka e ka bėrė mė tė lehtė dhe ndoshta mė tė sigurt punėn.

    Buxheti pėr realizimin e filmit ėshtė 2,5 milionė euro. Xhirimet do tė shtrihen nė 38 vende tė ndryshme, 34 nga tė cilat ndodhen nė Maqedoni dhe vetėm 4 nė Shqipėri. Drejtor fotografie ėshtė irlandezi Dnal Gillian, i cili ka punuar nė filmin e Stiven Spilbergut "Shpėtoni ushtarin Rajan", si asistenti i parė i drejtorit tė fotografisė, si dhe nė klipe tė shumta muzikore me grupin U2.

    Rolet kryesore u janė besuar aktorėve me pėrvojė, si artisti i ri gjerman me prejardhje shqiptare, Blerim Destani, artisti i Hollivudit, Ralf Muler, i cili ka marrė pjesė nė filmin "Gladiatori", artisti gjerman Tomas Haince, aktorja e talentuar Marsela Lusha, aktori maqedonas Vllado Jovanovski, i njohuri Ēun Lajēi. Nė role tė tjera janė Gentian Zenelaj, Xhevdet Jashari, Luan Jaha, Adem Karaga, Marsela Lena, Naomi Valeska etj.

    Tashmė nė disa vende historike tė Maqedonisė, historia e njė periudhe tė trazuar tė Shqipėrisė po nis tė zbardhetā€¦

    Ndoshta Risteski ka tė drejtė, e kaluara nuk mund tė na mundojė mė. Ajo ėshtė thjesht e shkuar. E tashmja ka rėndėsiā€¦


    Marre nga shekulli
    To look life in the face....

  2. #2
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    2.5 mln euro, ne mos gaboj ky duhet te jete filmi me i shtrenjte shqiptar. Shpresojme qe te nxjerrin dicka te bukur sepse filmat e fundit qe jane harxhuar jo pak lek (Dear enemy), kane qene shume larg pritjeve.
    To look life in the face....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Njė film i mbrapsht !


    Per mendimin tim ky film me nje tematikė te tille nuk me pelqen fare edhe pse e adhuroje te madhin Kadare, aktualishte ne jemi jashte orarit si popull dmth. ende i papranuar ne europe vetem se aty pari ka kaluar islamizmi, por edhe kur te nxjerresh nje film te kesaje periudhe te viteve 1912-14, ndoshta do shperblehen keta aktoret e regjizori por ne si popull do biem perseri nga dardha se edhe pa kete film jemi te pare keq ne europe e me nje film te tille do behemi gazi i botes e si ekam vrejtur, tek regjizoret shqiptar nuk egziston ideja e patriotizmit fare por vetem se si te arrihet deri tek pranimi i filmit deri ne festival, per ta eshte sukses !
    "Shqiptaret kan humbur rrugen ne oborrin e tyre" "shqiptaret kerkojne si talibanet qe tere bota te behet synet" etjera, qe kjo tem eshte e perditshme para ekraneve te vogla e te na ktheje per nje shekull mbrapa zoti Koēi neve kete nuk e kemi kerkuar as qe e meriton kete shperblim shqiptari modern e ne vend qe te gjindet nje ilaē se si te luftohet kunder feve prap shkojn e ngacmoojn aty ku zjarri ende nuk eshte shuar si duhet, eh vetem se te beje film, per mua kjo eshte ide e mbrapsht !

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    e ke pare filmin... ti aty lart... qe e paragjykon kaq shume?

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Nje nga personazhet kryesore te romanit te Kaderese "Vit i Mbrapshte" eshte princi gjerman i atehershem i Shqiperise, Wilhelm von Wied. Shoqeria e Kombeve, e varur nga Fuqite e Medha, i kishte caktuar ketij shteti te ri autonom nje monark qe kishte rene nga vakti ne vendin e tij.

    Kadareja pershkruan tmerrin e gruas se tij qe ka frike se nga dita ne dite i shoqi mund te behet myslyman (pra synet). Nates ajo e prek ne qender te trupit e bindur se ky eshte plot me fasho. Nuk e di nese do jete kjo skene apo jo, .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    E tere ngjarja sillet rreth traditave te mbrapshta te shqiptarve qe na i la turku, prapambeturi, kurrfare edukate, te pa shkolluar, merre me mend hyn ne sall te kinemas diku ne perendim dhe ti je i vetmi shqiptar aty kur do ndegjosh zera se qeshuri e perbuzje"keta shqiptart as kufijt e vete nuk po i njihkan" ose skena tjeter; duhet te behet synet ēdo mashkull i huaj qe hyn ne Shqiperi !
    Kam frike qe turistet e huaj me nuk do na vijne ne vend se kujtojne se do i bejmi me dhun synet....
    Si e shifni zoterinje, kjo eshte nje komedi mbi tragjedine shqiptare per qellim enkas qe imazhi yni te shemtohet ehe me shumė...

    Une as qe do hargjoje nje leke per te par marrinat me skena te shemtuara.
    Une shkoj ne kinema per te pare filma qe te mesojne diēka te re e jo filma qe ua di permbajtjen permbajtjen e programuar vetem e vetem se si tua ul vleren popullit shqiptar, po nejse dymilion euro nuk qenkan shume per te bere reklam edhe njehere te metat e shqiptarve.
    E keni pare serine tv "Zoterit e Ballkanit" ?
    Keta te te huaj e kan prodhua kete film televizive me nje permbajtje te shkelqyer, me imazhe fantastike e me nje mjeshtri qe asnje realizator Shqiptar nuk do t'ia arrinte te nxjerri nje film aqe te bukur.

    Mos ngurroni pra, kritikat qe dhash une do mbesin ketu e do e shofim ne dhjetor posa te dali filmi dhe do e shohish atehere se si do sillen kritiket e vertete te kinemas.
    Kam bindjen se do bien ne pajtim me keto fjalet qe thash sot.

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •